“Më provokuan dhe më goditën nga pas!”, Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Ja çfarë ndodhi #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
21.1K views
Lirza Zaloshnja performon live në studio me violinë. Edukimi muzikor dhe ndikimi te fëmijët. Muzika është një nga terapitë më efektive për shëndetin mendor, formimin e karakterit dhe zhvillimin emocional. Veçanërisht te fëmijët, instrumentet muzikore shërbejnë si një alternativë e shëndetshme shprehjeje, disipline dhe zbulimi të talentit. Lirza Zaloshnja, violiniste e njohur shqiptare, e lindur në Tiranë dhe e diplomuar në Universitetin e Arteve me Medaljen e Artë në interpretimin e violinës, ishte e ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, në rubrikën “Impakt Shëndet”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti. Përtej skenës, ajo është e angazhuar në edukimin muzikor të fëmijëve përmes mësimit të violinës, duke e konsideruar muzikën jo vetëm si art, por si një mjet formimi, qetësie shpirtërore dhe kulture familjare. Violinistja foli për rolin e edukimit muzikor në zhvillimin e fëmijëve, për artin si mburojë ndaj problemeve sociale dhe për mënyrën se si familjet mund të krijojnë një mjedis më të shëndetshëm dhe më të balancuar përmes muzikës. 📌 Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #LirzaZaloshnja #ImpaktShëndet
231 views
Përdorimi i cigareve elektronike nga të rinjtë. Çfarë raportohet për efektet? Trend, bullizim, shije, adoleshencë apo thjesht eksperiment? Përdorimi masiv i cigareve elektronike nga fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18 vjeç është kthyer në një ndër shqetësimet kryesore. E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja toksikologe Prof. Asoc. Esmeralda Thoma shpjegoi se këto produkte nuk janë për adoleshentët dhe se përdorimi i tyre ka sjellë raste me sëmundje serioze të mushkërive te tyre. 📌 Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #EsmeraldaThoma #ToksicitetKronik
840 views
Cilat lodra janë të rrezikshme? Çfarë duhet të bëni? Lodrat plastike konsiderohen ndër objektet më të pasigurta për fëmijët. Prania e plastikës, e shoqëruar me kimikate përforcuese për ngjyrën apo ngurtësinë e tyre, shihet nga mjekët si një ndër shkaktarët kryesorë të helmimeve te fëmijët. Te fëmijët e vegjël, ekspozimi përmes futjes së lodrave në gojë apo edhe thjesht përmes kontaktit me duart, mund të ndikojë në zhvillimin e toksicitetit. E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja toksikologe Prof. Asoc. Esmeralda Thoma këshilloi prindërit të shmangin sa më shumë ekspozimin e fëmijëve ndaj lodrave plastike dhe të përjashtojnë kategorikisht përdorimin e enëve plastike për ushqyerjen e tyre. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #EsmeraldaThoma #ToksicitetKronik
420 views
A mund të jetojmë pa u helmuar? Përgjigjja befasuese e mjekes A mund të jetojmë pa u helmuar, edhe pse tregohemi të kujdesshëm? Kjo është një pikëpyetje që na shoqëron vazhdimisht, sa herë që jemi përballë një ushqimi, një pijeje, një mjedisi të panjohur apo një lënde të dyshimtë. Edhe kur kujdesi nga ana e qytetarëve është maksimal, rreziku i helmimit mund të vijë nga agjentë të jashtëm, pa qenë e nevojshme të konsumojmë diçka. E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja toksikologe Prof. Asoc. Esmeralda Thoma shpjegoi se ekspozimi përmes ajrit, ujit apo ndotja e mjedisit nga metalet e rënda mund të shkaktojnë helmime, të cilat shpesh nuk shfaqin shenja të menjëhershme, duke vonuar kështu edhe trajtimin. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #EsmeraldaThoma #ToksicitetKronik
398 views
Studiuesi dhe fotografi francez Wandrille Potez tregon sesi zbuloi disa kisha të braktisura bizantine në Shqipëri, përfshi për rëndësinë e tyre historike dhe kulturore, si edhe për të ardhmen e mundshme të këtyre monumenteve. Episodi #88 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
826 views
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për të vendosur mbi ankimin e kryeministrit. Kësisoj, ndarja e votave 4 me 4 do të thotë rrëzim i ankimit për shkak se nuk arrihet shumica vendimmarrese dhe Belinda Balluku pezullohet nga detyra, shkruan A2. GJKKO, me kërkesë të SPAK, pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku, por Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij. Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie. Pas kërkesës së kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga “Kushtetuesja”. #a2cnn #lajmifundiyt #ndiqa2cnn
1474 views
Bota e sportit elitar është mësuar me sakrifica ekstreme, sidomos kur bëhet fjalë për medalje olimpike. Por një akuzë e fundit ka kaluar çdo kufi të imagjinatës. Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka nisur hetimet për një praktikë të pazakontë, sipas së cilës disa sportistë të ski-jumping dyshohet se kanë injektuar acid hialuronik në organin gjenital për të fituar avantazh aerodinamik, shkruan A2 CNN. Skandali u raportua fillimisht nga gazeta gjermane Bild dhe ka shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv ndërkombëtar. Acidi hialuronik përdoret zakonisht në mjekësinë estetike si filler për rritjen e vëllimit të indeve, përfshirë edhe procedurat për zmadhimin e perimetrit të penisit. Sipas ekspertëve të urologjisë, injektimi i tij do ta bënte organin më të madh në perimetër, por efekti është i përkohshëm dhe kërkon përsëritje çdo 6 deri në 12 muaj. Ç’lidhje ka kjo me ski-jumping? Para fillimit të sezonit, sportistët maten me skaner 3D për të përcaktuar përmasat e kostumit të tyre, i cili është rreptësisht i rregulluar nga Federata Ndërkombëtare. Çdo centimetër shtesë në trupin e matur mund të përkthehet në një kostum pak më të madh, me sipërfaqe më të gjerë, që krijon më shumë ngritje në ajër dhe mund të sjellë disa metra shtesë në fluturim. Sipas specialistëve të biomekanikës sportive, edhe një rritje e vogël e sipërfaqes së kostumit mund të ndikojë ndjeshëm në performancë. Megjithatë, rreziqet shëndetësore janë serioze. Mjekët paralajmërojnë se injektimi i acidit hialuronik në penis mund të shkaktojë dhimbje, deformime, infeksione, probleme dhe mosfunksionim seksual. Në raste të rralla, infeksioni mund të përhapet dhe të çojë në nekrozë të indeve, madje edhe në humbjen e organit.
741 views