Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Këngëtarja amerikane Nikki Minaj, është bërë sërish virale, pasi deklaroi, në prezencë të presidentit, se me shumë mundësi është fansja numër një e Do...

Këngëtarja amerikane Nikki Minaj, është bërë sërish virale, pasi deklaroi, në prezencë të presidentit, se me shumë mundësi është fansja numër një e Donald Trump. Minaj tha se deklaratave të saj, kësaj here, do t’u qëndrojë deri në fund, pavarësisht fjalëve që mund të thonë njerëzit. #lajmeshqip #donaldtrum #nikkiminaj

5008 views


💾

Emmanuel Macron do të mbahet mend për syzet aviator që mbante vënë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, por tashmë është viral edhe për kë...

Emmanuel Macron do të mbahet mend për syzet aviator që mbante vënë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, por tashmë është viral edhe për këtë pjesë të fjalimit të tij. “Asgjë nuk i bashkon më shumë njerëzit sesa një president francez duke folur me një anglishte të dobët,” shkroi një nga mediat e vendit duke raportuar për videon virale. Edhe pse ajo që i bëri njerëzit të fiksoheshin ishte fraza “for sure”, në këtë pjesë të fjalimit të tij, shefi i Elizesë po flet për Europën, si “një vend të ngadaltë që duhet reformuar, por besnike dhe e parashikueshme”, përballë disa aktorëve të tjerë që së fundmi kanë reflektuar çdo gjë tjetër veç parashikueshmërisë dhe stabilitetit. #a2cnn #emmanuelmacron

594 views


💾

3 personat kanë dalë vetë ka nga makina pasi kanë rënë në ujë dhe kanë qëndruar poshtë urës tek mbajtëset plastike. Më pas i kanë ardhur në ndihmë kal...

3 personat kanë dalë vetë ka nga makina pasi kanë rënë në ujë dhe kanë qëndruar poshtë urës tek mbajtëset plastike. Më pas i kanë ardhur në ndihmë kalimtarë dhe efektivë duke i nxjerrë. Dy janë jashtë rrezikut ndërsa i treti ka pësuar dëme serioze. #A2CNN

1990 views


💾

Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në Shkodër pasditen e së mërkurës. A2 CNN ka mësuar se 3 persona janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dër...

Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në Shkodër pasditen e së mërkurës. A2 CNN ka mësuar se 3 persona janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. #A2CNN

1006 views


💾

Policia e Korçës arrestoi në flagrancë shtetasin N.Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, shkruan A2. Gjatë kontrollit të ushtrua...

Policia e Korçës arrestoi në flagrancë shtetasin N.Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, shkruan A2. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin  Polenë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

820 views


💾

❌