Frika e Ramës nëse shkonte në Davos: “Nuk do surpriza në aeroporte si Thaçi” #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like
16.9K views
Politologu dhe pedagogu Ilir Kalemaj analizon sesi përmes një sërë parullash, përfshi justifikimin për “eksportimin e demokracisë dhe lirisë”, SHBA ka ndjekur doktrina sekrete për të shkaktuar konflikte dhe për të pushtuar vende sovrane, në mënyrë që të sigurojë dominimim botëror në favor të interesave të saj strategjike. Episodi #86 i ELEFANTI NË DHOMË gjendet i plotë në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts #a2cnn #Lajmeshqip
1368 views
Politologu dhe pedagogu Ilir Kalemaj analizon sesi përmes një sërë parullash, përfshi justifikimin për “eksportimin e demokracisë dhe lirisë”, SHBA ka ndjekur doktrina sekrete për të shkaktuar konflikte dhe për të pushtuar vende sovrane, në mënyrë që të sigurojë dominimim botëror në favor të interesave të saj strategjike. Episodi #86 i ELEFANTI NË DHOMË gjendet i plotë në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts
1171 views
Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar zyrtarisht tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke finalizuar një objektiv të kahershëm të presidentit Donald Trump. Lajmi u konfirmua të enjten nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), i cili njoftoi se të gjitha fondet amerikane për OBSH-në janë ndërprerë dhe se personeli amerikan i angazhuar në këtë organizatë është tërhequr. “Ky vendim përmbush angazhimin e Presidentit Trump përmes një urdhri ekzekutiv të firmosur një vit më parë, për shkak të keqmenaxhimit nga OBSH të pandemisë Covid-19 dhe mungesën e vazhdueshme të reformave, llogaridhënies dhe transparencës”, tha Shtëpia e Bardhë, përcjell A2 CNN. SHBA i detyrohet ende OBSH-së rreth 260 milionë dollarë, por sipas ekspertëve ligjorë, është e pamundur që OBSH ta detyrojë Uashingtonin të shlyejë këto detyrime financiare. Administrata Trump e justifikon largimin me pretendimin se OBSH ka dështuar gjatë pandemisë së Covid-19, duke vonuar shpalljen e emergjencës globale dhe duke, sipas saj, minimizuar rreziqe kyçe si përhapja ajrore e virusit dhe transmetimi nga persona pa simptoma. Zyrtarët amerikanë thonë se organizata ka vepruar në kundërshtim me interesat e SHBA-së dhe ka lavdëruar pa kritika reagimin e Kinës. Megjithatë, ekspertë të shëndetit publik paralajmërojnë se ky vendim mund të ketë pasoja serioze globale dhe kombëtare. Ata theksojnë se largimi nga OBSH dobëson bashkëpunimin ndërkombëtar, kufizon aksesin në të dhëna jetike epidemiologjike dhe e bën SHBA-në më të pambrojtur përballë pandemive të ardhshme. OBSH e ka quajtur këtë tërheqje një situatë “nga ku humbin të gjithë”. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi
803 views
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër institucionit të Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe prokurorit Ols Dado, shkruan A2 CNN. Në këtë padi, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Dados si prokuror. Sipas Veliajt, emërimi i Ols Dados në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ai, sipas pretendimeve, është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës, një kriter i domosdoshëm ligjor për ushtrimin e këtij funksioni. Veliaj thekson se Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi në atë kohë. Në padi thuhet se ky emërim i paligjshëm ka sjellë pasoja të rënda institucionale dhe administrative, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe për Republikën e Shqipërisë në tërësi. Sipas kryebashkiakut, veprimet e ndërmarra nga Dado në ushtrimin e funksionit të tij si prokuror kanë ndikuar drejtpërdrejt në procese që lidhen me administrimin vendor dhe interesin publik. #a2cnn #lajmeshqip
1239 views
Steve Witkoff, i dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë për të takuar Presidentin rus, Vladimir Putin. Kremlini publikoi pamjet kur Putin shtrëngon duart me dy të dërguarit e SHBA-së, shkruan A2CNN. Sipas mediave ruse, Witkoff dhe Kushner biseduan me Vladimir Putin rreth luftës në Ukrainë. Wittkoff dhe Kushner më herët ishin të pranishëm edhe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share
4004 views