"Pse u thirrën deputetët në ambasadën e SHBA?" #lajmeshqip #a2cnn #Politics
2074 views
Këngëtarja amerikane Nikki Minaj, është bërë sërish virale, pasi deklaroi, në prezencë të presidentit, se me shumë mundësi është fansja numër një e Donald Trump. Minaj tha se deklaratave të saj, kësaj here, do t’u qëndrojë deri në fund, pavarësisht fjalëve që mund të thonë njerëzit. #lajmeshqip #donaldtrum #nikkiminaj
5008 views
Emmanuel Macron do të mbahet mend për syzet aviator që mbante vënë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, por tashmë është viral edhe për këtë pjesë të fjalimit të tij. “Asgjë nuk i bashkon më shumë njerëzit sesa një president francez duke folur me një anglishte të dobët,” shkroi një nga mediat e vendit duke raportuar për videon virale. Edhe pse ajo që i bëri njerëzit të fiksoheshin ishte fraza “for sure”, në këtë pjesë të fjalimit të tij, shefi i Elizesë po flet për Europën, si “një vend të ngadaltë që duhet reformuar, por besnike dhe e parashikueshme”, përballë disa aktorëve të tjerë që së fundmi kanë reflektuar çdo gjë tjetër veç parashikueshmërisë dhe stabilitetit. #a2cnn #emmanuelmacron
594 views
Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në Shkodër pasditen e së mërkurës. A2 CNN ka mësuar se 3 persona janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. #A2CNN
1006 views
Policia e Korçës arrestoi në flagrancë shtetasin N.Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, shkruan A2. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin Polenë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
820 views