Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein, refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve gjatë një seance para Komitetit për Mbikëqyrjen dhe Reformën Qeve...

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein, refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve gjatë një seance para Komitetit për Mbikëqyrjen dhe Reformën Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Një seancë që u shoqërua me kritika si nga anëtarët republikanë ashtu edhe nga ata demokratë të Komitetit. Maxwell, e cila u shpall fajtore në vitin 2021 për ndihmën që i jepte Epstein me rekrutimin dhe abuzimin e vajzave të mitura dhe aktualisht është e dënuar me 20 vite burg, përdori Amendamentin e Pestë kundër vetë-inkriminimit dhe nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve. #lajmeshqip #a2cnn #Politics

194 views


💾

“Prej sa kohësh e dije për Andreë dhe Epstein?” Kjo është pyetja që një i erdhi mbretit të Britanisë së Madhe nga turma teksa vizitonte qytetin Clithe...

“Prej sa kohësh e dije për Andreë dhe Epstein?” Kjo është pyetja që një i erdhi mbretit të Britanisë së Madhe nga turma teksa vizitonte qytetin Clitheroe të hënën. Mbreti Charles nuk reagoi, por ajo që reagoi ishte turma, e cila mesa duket u bezdis nga kjo pyetje e bërë në drejtim të monarkut britanik. Kujtojmë se Charles e ka zhveshur vëllain e tij të vogël Andrew nga titujt mbretërorë në tetor, pikërisht për lidhjet që ai rezulton te këtë pasur me trafikuesin dhe abuzuesin e vajzave të mitura, Jeffrey Epstein. #lajmeshqip #a2cnn #Politics #jeffryepstein

551 views


💾

Kjo e hënë e 9 shkurtit ishte dita e parë e punës për Shkëlqim Hajdarin. Pas një karriere pune si inspektor i përgjithshëm, Hajdari do të ushtrojë det...

Kjo e hënë e 9 shkurtit ishte dita e parë e punës për Shkëlqim Hajdarin. Pas një karriere pune si inspektor i përgjithshëm, Hajdari do të ushtrojë detyrën e prefektit të Tiranës. Prezantimi i tij u bë nga ministre e brendshme Albana Koçiu, në prani edhe të ish-prefektit Afrim Qendro dhe përfaqësues të tjerë të qarkut të Tiranës. Për Shkëlqim Hajdarin kjo mund të jetë detyra e tij e fundit në karrierën e gjatë prej 35 vitesh, por më e dashura për të në shërbim të qytetarëve të qarkut të Tiranës. “Për mua ky nuk është thjesht një funksion shtetëror, por një mision që lidhet drejtpërdrejtë me njerëzit, me jetën e tyre dhe me të ardhmen e këtij qarku. Tirana është vendlindja, kujtesa dhe shpirti im. Do të jem prefekti i të gjithëve, i autoktonëve të Tiranës dhe i çdo qytetari tjetër që jeton në këtë metropol pa dallime politike, fetare apo shoqërore, sepse Tirana është e fortë vetëm kur qytetarët e saj janë të bashkuar. Në ushtrimin e kësaj detyre ligji do të jetë busulla ime e vetme”, tha Hajdari, përcjell A2 CNN. Roli i prefektit është ura lidhëse dhe zbatuese e ligjeve nga pushteti qendror tek ai vendor. Ndaj takimet me kryebashkiakët është puna e parë që Hajdari thotë se do të kryejë. “Do takoj të gjithë kryetarët e bashkive, të gjithë drejtuesit e institucioneve qendrore dhe do të krijoj një ide më të qartë se cilat do jenë prioritetet dhe si do zbatohen ato radhë pas radhe. Unë kështu jam mësuar të punoj. Nuk krijoj prioritete pa e njohur situatën dhe pa e prekur me dorë”, shtoi ai. Nga janari i këtij viti është hedhur për konsultim publik projektligji i ri për prefektin e qarkut, ku sipas ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu, me këtë projektligj forcohet roli i prefektit në sigurinë publike, mbrojtjen e territorit dhe në menaxhimin e emergjencave civile. #A2CNN

2180 views


💾

Apeli i Posaçëm dërgon në qeli Edison Memollën, kryebashkiakun e Rrogozhinës. Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj kryebashkiakut, të fajë...

Apeli i Posaçëm dërgon në qeli Edison Memollën, kryebashkiakun e Rrogozhinës. Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj kryebashkiakut, të fajësuar nga GJKKO për "korrupsion aktiv në zgjedhje". Sipas SPAK, Memolla ka ndikuar tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

896 views


💾

❌