Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, ku një automjet është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur, raporton A2CNN. #a2cnn #Lajmeshqip
4545 views
Bota e sportit elitar është mësuar me sakrifica ekstreme, sidomos kur bëhet fjalë për medalje olimpike. Por një akuzë e fundit ka kaluar çdo kufi të imagjinatës. Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka nisur hetimet për një praktikë të pazakontë, sipas së cilës disa sportistë të ski-jumping dyshohet se kanë injektuar acid hialuronik në organin gjenital për të fituar avantazh aerodinamik, shkruan A2 CNN. Skandali u raportua fillimisht nga gazeta gjermane Bild dhe ka shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv ndërkombëtar. Acidi hialuronik përdoret zakonisht në mjekësinë estetike si filler për rritjen e vëllimit të indeve, përfshirë edhe procedurat për zmadhimin e perimetrit të penisit. Sipas ekspertëve të urologjisë, injektimi i tij do ta bënte organin më të madh në perimetër, por efekti është i përkohshëm dhe kërkon përsëritje çdo 6 deri në 12 muaj. Ç’lidhje ka kjo me ski-jumping? Para fillimit të sezonit, sportistët maten me skaner 3D për të përcaktuar përmasat e kostumit të tyre, i cili është rreptësisht i rregulluar nga Federata Ndërkombëtare. Çdo centimetër shtesë në trupin e matur mund të përkthehet në një kostum pak më të madh, me sipërfaqe më të gjerë, që krijon më shumë ngritje në ajër dhe mund të sjellë disa metra shtesë në fluturim. Sipas specialistëve të biomekanikës sportive, edhe një rritje e vogël e sipërfaqes së kostumit mund të ndikojë ndjeshëm në performancë. Megjithatë, rreziqet shëndetësore janë serioze. Mjekët paralajmërojnë se injektimi i acidit hialuronik në penis mund të shkaktojë dhimbje, deformime, infeksione, probleme dhe mosfunksionim seksual. Në raste të rralla, infeksioni mund të përhapet dhe të çojë në nekrozë të indeve, madje edhe në humbjen e organit.
741 views
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Punisher”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Elvis Lezo, 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm). Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share
274 views
Dhjetëra skiatorë u shpëtuan në veri të shtetit të Nju-Jorkut, pasi një teleferik pati defekt. Ngjarja ndodhi në një resort të njohur skish në Malet Adirondack, të mërkurën në mëngjes. Autoriteti Rajonal i Zhvillimit Olimpik njoftoi se pati një problem mekanik. Zyrtarët thanë se rreth 67 persona, në afërsisht 20 kabina, ndodheshin në gondolë në momentin e defektit. Rojet e parkut evakuuan të gjithë dhe i zbritën në mënyrë të sigurt poshtë. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share
306 views
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë një top zjarri pranë stacionit hekurudhor Kochetovka-2 në rajonin Tambov, pasi disa vagonë cisternë me karburant dolën nga shinat dhe u përfshinë nga flakët. Autoritetet ruse dërguan trena zjarrfikës, ndërsa incidenti shkaktoi vonesa në qarkullimin e trenave dhe është hapur hetim për zbulimin e shkaqeve. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #rusi #shperthim
380 views
I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara herë pas here edhe me erë, duke krijuar vështirësi në disa segmente rrugore. Reshjet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, kur janë ndërprerë gradualisht.Si pasojë e motit të paqëndrueshëm, në disa akse rrugore të qarkut janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh nga shpatet malore, veçanërisht në zonat me terren të thyer, raporton A2CNN. Menjëherë pas sinjalizimeve, subjektet kontraktore të mirëmbajtjes rrugore kanë qenë në terren duke punuar pa për pastrimin e rrugëve dhe garantimin e qarkullimit të mjeteve. Problematika më e theksuar është evidentuar në segmentin rrugor Kukës-Bushtricë, ku në orët e para të ditës së sotme janë regjistruar rënie gurësh dhe masash dherash, duke vështirësuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve. Nga kompania mirëmbajtëse është ndërhyrë menjëherë me mjete dhe forca pune, duke bërë pastrimin e rrugës. Aktualisht, ky aks kombëtar që lidh Kukësin me Peshkopinë është i qarkullueshëm normalisht, megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim. Sipas raportimeve nga strukturat vendore, në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk janë konstatuar dëme në banesa apo infrastrukturë tjetër publike dhe nuk ka pasur situata emergjente që të kërkojnë ndërhyrje shtesë. Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht në të gjithë territorin e qarkut, pa ndërprerje. Autoritetet vendore dhe shërbimet emergjente mbeten në gatishmëri për të monitoruar situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të ndjekin informacionet zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, sidomos në akset malore. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share
500 views
Një aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka ndodhur mëngjesin e të enjtes, raporton A2 CNN. Ngjarja ndodhu rreth orës 9:00, ku ka përplasja e dy mjeteve, një BMW dhe një Renault, mbetën të plagosur 3 persona. Shoferi i mjetit Renault Clio, Klevant Vasi, kishte mbetur i bllokuar brenda në makinë dhe grupi i shërbimit zjarrfikës ndërhyri për ta nxjerrë. Ai u transportua me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi
330 views
Deti i trazuar dhe era e fortë me drejtim nga jugu kanë shaktuar probleme të shumta në shëtitoren "Taulantia" në Durrës gjatë natës. Siç shihet edhe në imazhet, zhavorri që ndodhej në kantierin e pjesës fundore të shëtitores që po rehabilitohet ka mbuluar të gjithë hapësirën publike ku kalimtarët e shfrytëzojnë për të shëtitur, raporton A2CNN. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share
1235 views
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të së njëjtës familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në zonën e Luccës. Sipas mediave italiane, viktimat janë një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre, përkatësisht 48, 43, 22 dhe 15 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare. Dyshohet se shkaku i ngjarjes ka qenë një defekt në kaldajën e shtëpisë, që ka çliruar gazin vdekjeprurës brenda banesës. Një i afërm i familjes, vëllai i kryefamiljarit, ka shkuar në banesë pasi nuk merrte përgjigje në telefon. Ai ka njoftuar autoritetet, të cilat pasi kanë hyrë në shtëpi kanë gjetur katër trupat pa jetë. Personi i pestë është shpëtuar, por ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi edhe ai u intoksikua nga monoksidi i karbonit. Gjatë ndërhyrjes janë helmuar lehtë edhe dy efektivë të policisë që hynë në banesë për të dhënë ndihmën e parë, por ata janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e darkës, pasi në banesë u gjet tavolina e shtruar, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi shkakun e tragjedisë. Në vendngjarje mbërriti edhe kryetari i bashkisë së zonës, i cili shprehu tronditjen për humbjen e katër jetëve, duke e cilësuar ngjarjen si një dramë për gjithë komunitetin.
3138 views