Kryeministri Edi Rama reagoi në platformën "X" mbi propozimin e Partisë Socialiste mbi Reformën Territoriale. Sipas tij, "dokumenti i reformës së prop...
Kryeministri Edi Rama reagoi në platformën "X" mbi propozimin e Partisë Socialiste mbi Reformën Territoriale. Sipas tij, "dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin". Rama theksoi se "të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve - ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftrat e 2000 vjetëve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhana të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat". #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip
325 views