Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos po flitet për tema të rëndësishme, e megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump gjeti kohë për të bërë humor me...

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos po flitet për tema të rëndësishme, e megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump gjeti kohë për të bërë humor me syzet e diellit të homologut të tij francez, Emmanuel Macron. Zyra e shefit të Elizesë sqaroi një ditë më parë se Macron duhet t’i mbajë syzet për të mbrojtur sytë, pas shpërthimit të një kapilari në një nga sytë e tij. #cnn #usa

2218 views


💾

Presidenti Donald Trump mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, gjatë së cilës ai e përsëriti kërkesën e tij për kontrollin...

Presidenti Donald Trump mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, gjatë së cilës ai e përsëriti kërkesën e tij për kontrollin e Groenlandës, por tha se nuk do të përdorë forcë për të marrë ishullin vetëqeverisës danez. Megjithatë, shefi i Shtëpisë së Bardhë, nuk la pa përmendur se nëse SHBA do të zgjidhte të përdorte forcën, do të ishte e pandalshme.#cnn #politicsnews #usa #greenland

1372 views


💾

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri. Të tre të a...

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri. Të tre të arrestuarit janë me precedentë penalë. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov, shkruan A2 CNN. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi. Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk. “Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”. Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit: -I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje; -A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim; A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov”, tha policia. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

837 views


💾

Nën masa të rrepta sigurie I shoqëruar nga një delegacion Dhëndri i Donald Trump, sapo ka mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur me një delega...

Nën masa të rrepta sigurie I shoqëruar nga një delegacion Dhëndri i Donald Trump, sapo ka mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur me një delegacion në zonën e ujit të ftohtë Aty do të zhvilloj një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit. Kushner ka një projekt për të investuar në vila luksoze në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec. Për këtë ata po bashkëpunojnë me shtetin shqiptari, i cili ka krijuar edhe një kompani, “Albanian State Development & Real Estate”, që do të jetë aksionare në resortin turistik që do të ndërtohet në ishullin e Sazanit. Nga një ish-bazë ushtarake e kohës së komunizmit, Sazani është në prag të një transformimi rrënjësor. Një ishull i mbuluar prej dekadash nga heshtja, tani pritet të ndriçojë në hartën globale të turizmit elitar – mes interesave amerikane, pasurive shqiptare dhe sfidës për zhvillim të qëndrueshëm. Dhëndri i Donald Trump, biznesmeni Jared Kushner, e mori statusin e Investitorit Strategjik në vitin 2024. Sipas këtij vendimi, investimi në ishull nga kompania e lidhur me dhëndrin e Donald Trump kap vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8% të ishullit, ose në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Nga ky projekt pritet të punësohen mbi një mijë persona. Pak javë më parë, Kushner u tërhoq nga një projekt zhvillimi në Beograd, ku parashikohej të ndërtohej një hotel luksoz në kryeqytetin serb. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #vlore

8262 views


💾

❌