Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, deklaroi se qeveria e ka “të qartë planin e dakordësuar me Bashkimin Europian” për anëtarësimin e vendit tonë. “Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe për institucionet do jetë e shumëfishtë", theksoi Rama, duke folur për aspektin e sigurisë ushqimore fillimisht. #A2CNN
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transferuar të enjten, më 15 janar, në një qeli më të madhe, pas një urdhri të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Bolsonaro, i cili po vuan një dënim prej 27 vitesh burg për përfshirje në një komplot për grusht shteti, u zhvendos nga ambientet e vogla të Drejtorisë së Policisë Federale në Kompleksin Penitenciar Papuda në Brasilia, i njohur për strehimin e figurave politike të dënuara. Sipas vendimit të Moraes, transferimi synon t’i ofrojë ish-presidentit kushte më të përshtatshme për trajtim mjekësor dhe për të pritur vizita javore nga familja. Bolsonaro ka kaluar disa ndërhyrje kirurgjikale që lidhen me plagosjen e rëndë me thikë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2018. Qelia e re, e vendosur në godinën e njohur si “Papudinha”, ka një sipërfaqe prej rreth 65 metrash katrorë, shumë më e madhe se dhoma prej 12 metrash katrorë ku ai mbahej më parë. Ajo përfshin dhomë gjumi, banjë, kuzhinë dhe sallon, ndërsa autoritetet theksuan se Bolsonaro do ta vuajë dënimin i vetëm. Mbrojtja ligjore e ish-presidentit nuk ka reaguar ende mbi vendimin. Ndërkohë, kërkesa e tij për arrest shtëpie “humanitar” është refuzuar, me arsyetimin se ekziston rrezik për arratisje. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment
Ishte takimi i parë publik i presidentin rus, Vladimir Putin, pas Vitit të Ri. Bastisjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë – një aleate e ngushtë e Moskës – dhe kapja e presidentit të saj një javë më parë nuk ishin në rend dite, të paktën jo publikisht. Po ashtu nuk u përmendën as protestat që po përshkallëzohen dhe po e tronditin Iranin – një tjetër aleat i rëndësishëm i Moskës. As Kuba, Qeveria e së cilës është nën presion për shkak të krizës në Venezuelë, nuk u diskutua, përcjell A2. Agjenda e takimit publik të Putinit më 12 janar – me një zëvendëskryeministër teknokrat – ishte për prodhimin industrial rus, së bashku me programin hapësinor rus, tashmë të vjetruar. Dikush ka mundur të mendojë se një sërë aleatësh që po destabilizohen ose po shemben do ta shtynin Moskën të kishte një reagim më të fortë. Kremlini i ka kultivuar këto raporte për vite të tëra, në mos dekada, pjesërisht për arsye ekonomike dhe ushtarake, e pjesërisht për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara. Për vite me radhë ajo ka kundërshtuar po ashtu të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra” – protesta antiqeveritare për të cilat Moska pretendon se janë thjesht përpjekje të orkestruara nga SHBA-ja për të minuar qeveritë miqësore ndaj Rusisë. Por, deklaratat jo fort të zëshme nga zyrtarët rusë – për të mos përmendur heshtjen e Putinit – lidhur me ngjarjet në Venezuelë dhe Iran kanë befasuar vëzhguesit që përcjellin Rusinë. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek ura e Dajlanit në Durrës. Policia njofton se një automjet ka rënë nga mbikalimi dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 18-vjeçare. Gjithashtu janë dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit dhe dy këmbësorë të cilët ndodhen në spital. A2 CNN raporton se mjeti ka rënë nga të paktën 30 m lartësi. “Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi
Një kapsulë e SpaceX solli në Tokë, katër astronautë nga orbita ku ndodheshin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, për shkak të një problem serioz shëndetësor të njërit prej tyre. Kapsula “Crew Dragon” e quajtur Endeavour zbriti në det të qetë pranë San Diegos rreth orës 12:45 të mëngjesit, me orën lokale. Kthimi i tyre, disa javë përpara afatit, shënoi herën e parë që NASA ka ndërprerë misionin e një ekuipazhi të ISS-së për shkak të një emergjence shëndetësore. Në bordin e kapsulës gjendeshin, Zena Cardman, 38 vjeç, Mike Fincke, 58 vjeç, astronauti japonez Kimiya Yui, 55 vjeç, dhe kozmonauti rus Oleg Platonov, 39 vjeç.
Një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore Daneze u ul në aeroportin e Nuuk-ut, në Groenlandë të mërkurën vonë. Nga avioni u panë të zbresin forca ushtarake të Danimarkës. Sipas Komandës së Përbashkët Arktike, Forcat e Armatosura Daneze do të mbështesin në përgatitjet për stërvitje. Danimarka dhe Groenlanda thanë më herët të mërkurën se kishin filluar të rrisnin praninë e tyre ushtarake në dhe përreth Groenlandës në bashkëpunim të ngushtë me aleatët. #cnn #politicsnews #usa
Finalizohet operacioni “Bazamenti” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari për ndërtim pa leje. Hidhte mbetje ndërtimi në lumin e Tiranës duke shkaktuar ndotje mjedisore. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment
Ambasada Amerikane ka theksuar se DASH po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike. Përditësime mbi Përpunimin e Vizave Emigruese për Shtetësitë me Rrezik të Lartë të Përdorimit të Përfitimeve Publike Përditësime mbi Përpunimin e Vizave Emigruese për Shtetasit nga Vendet me Rrezik të Lartë të Përdorimit të Përfitimeve Publike Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët. Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike. Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme: Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #shba #ambasada
Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në 27-vjetorin e masakrës që tronditi opinionin ndërkombëtar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se e vërteta për krimet e kryera nga regjimi serb do të mbrohet kudo në botë. Ajo kujtoi dëshminë e ambasadorit William Walker, duke theksuar se ajo që ndodhi në Reçak ishte krim kundër njerëzimit dhe ndaj civilëve të pafajshëm, me synim zhdukjen e popullit shqiptar në Kosovë, përcjell A2 CNN. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën jo vetëm këtu në Kosovë, por gjithkund në botë. Sepse, ashtu siç dëshmoi ambasadori Walker, ajo që ndodhi këtu ishte krim kundër njerëzimit, ndaj të pafajshmëve, dhe ishte dëshmi e gjallë se qëllimi i regjimit serb ishte ta zhdukte popullin shqiptar në Kosovë nga faqja e dheut”, tha Osmani, raporton A2 CNN. Sipas Osmanit, liria, pavarësia dhe demokracia e sotme e Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e martirëve të Reçakut dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit. “Sot jemi të lirë, gëzojmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në shtetin tonë sovran në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak se themelet e shtetit tonë janë të forta dhe janë bërë të forta me sakrificën e martirëve të Reçakut dhe gjithëandej Kosovës, si dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë edhe jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë”, u shpreh Osmani. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #Like #share #follow #comment
Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se situata paraqet rrezik të lartë për kalim, duke detyruar mbylljen totale të qarkullimit për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese. Sipas njoftimit zyrtar, për arsye sigurie nuk lejohet asnjë lëvizje në këtë segment, pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve të tjerë, të cilët mund të rrezikojnë jetën e drejtuesve të mjeteve dhe të punonjësve në terren. Kushtet atmosferike dhe terreni i thyer e bëjnë ndërhyrjen të vështirë dhe kërkojnë masa të kujdesshme. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN