Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vjet nga deti, këtë vit nga qielli, kështu është shfaqur babagjyshi i Himarës në këtë vigjilje Krishtlindjesh. Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, Babagj...

Vjet nga deti, këtë vit nga qielli, kështu është shfaqur babagjyshi i Himarës në këtë vigjilje Krishtlindjesh. Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, Babagjyshi i Himarës është shfaqur ndryshe nga vitet e tjera, duke sjellë surprizë dhe emocione për fëmijët e qytetit. Nëse vitin e kaluar ai mbërriti nga deti, këtë vit Babagjyshi zbriti nga qielli me parashutë, duke krijuar një atmosferë festive dhe magjike në shëtitoren e bregdetit të Himarës. Dhjetëra fëmijë, të shoqëruar nga prindërit e tyre, u mblodhën për të përjetuar nga afër këtë moment të veçantë, ndërsa Babagjyshi shpërndau me dhjetëra dhurata. Festimet vijuan me shfaqjen e teatrit të kukullave për fëmijë, e cila u ndoq me shumë të qeshura dhe argëtim. Në sallën “Neco Muko” u vu në skenë shfaqja “Tomi dhe Xheri”, një shfaqje edukative, argëtuese dhe interaktive, që përfshiu aktivisht fëmijët përmes situatave gazmore dhe mesazheve të rëndësishme. Përmes humorit dhe lojës, aktivitet u kthye në një përvojë të veçantë për të vegjlit, të cilët reaguan me duartrokitje dhe entuziazëm. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #Like #share

16.5K views


💾

Çmimi në rënie i kokainës po detyron trafikantët e drogës që të ri-përdorin “narko-nëndetëset”, që më parë i fundosnin pas çdo transporti nga Amerika ...

Çmimi në rënie i kokainës po detyron trafikantët e drogës që të ri-përdorin “narko-nëndetëset”, që më parë i fundosnin pas çdo transporti nga Amerika e Jugut drejt Europës, njoftojnë autoritetet spanjolle. Që nga viti 2006, kur u gjet në Galician e Veriut një nëndetëse e braktisur, policia spanjolle ka regjistruar dhjetë raste të tilla në ujërat e Spanjës. Këto mjete të pjesërisht të zhytura, të ndërtuara me kosto prej rreth 600 000 eurosh, më parë përdoreshin për një udhëtim të vetëm. Por për shkak të prodhimit të madh të kokainës dhe rënies së çmimeve në më pak se gjysmën e vlerës së mëparshme, rreth 15 000 euro për kilogram, trafikantët nuk mund të justifikonin më fundosjen e tyre. “Përpara, këto nëndetëse shkonin drejt Ishujve Kanarie dhe më pas fundoseshin. Çmimi i drogës e bënte këtë të vlefshme. Por tani, me çmimet kaq të ulëta, organizatat e kanë riparuar strategjinë: shkarkojnë drogën dhe përdorin platforma furnizimi në det për t’i kthyer në vendet e origjinës dhe për të bërë sa më shumë udhëtime”, tha Alberto Morales, shefi i brigadës qendrore të narkotikëve të Policisë Kombëtare Spanjolle për “The Guardian”, përcjell A2. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share

2101 views


💾

Një shtëpi banimi në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se nga zjarri...

Një shtëpi banimi në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se nga zjarri nuk raportohen persona të lënduar. Sipas tij flakët e zjarri kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shkaka i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike. #shqiperiaime_ #A2CNN #lajmeshqip

2101 views


💾

❌