Rama kapet me socialisten “me 4 kalamaj”
545 views
Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili kryente grabitje në dyqane të ndryshme duke kërcënuar shitësit me thikë. “Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin”, tha policia. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës”. Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
724 views
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, deklaroi se qeveria e ka “të qartë planin e dakordësuar me Bashkimin Europian” për anëtarësimin e vendit tonë. “Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe për institucionet do jetë e shumëfishtë", theksoi Rama, duke folur për aspektin e sigurisë ushqimore fillimisht. #A2CNN
1764 views
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transferuar të enjten, më 15 janar, në një qeli më të madhe, pas një urdhri të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Bolsonaro, i cili po vuan një dënim prej 27 vitesh burg për përfshirje në një komplot për grusht shteti, u zhvendos nga ambientet e vogla të Drejtorisë së Policisë Federale në Kompleksin Penitenciar Papuda në Brasilia, i njohur për strehimin e figurave politike të dënuara. Sipas vendimit të Moraes, transferimi synon t’i ofrojë ish-presidentit kushte më të përshtatshme për trajtim mjekësor dhe për të pritur vizita javore nga familja. Bolsonaro ka kaluar disa ndërhyrje kirurgjikale që lidhen me plagosjen e rëndë me thikë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2018. Qelia e re, e vendosur në godinën e njohur si “Papudinha”, ka një sipërfaqe prej rreth 65 metrash katrorë, shumë më e madhe se dhoma prej 12 metrash katrorë ku ai mbahej më parë. Ajo përfshin dhomë gjumi, banjë, kuzhinë dhe sallon, ndërsa autoritetet theksuan se Bolsonaro do ta vuajë dënimin i vetëm. Mbrojtja ligjore e ish-presidentit nuk ka reaguar ende mbi vendimin. Ndërkohë, kërkesa e tij për arrest shtëpie “humanitar” është refuzuar, me arsyetimin se ekziston rrezik për arratisje. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment
3508 views
Ishte takimi i parë publik i presidentin rus, Vladimir Putin, pas Vitit të Ri. Bastisjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë – një aleate e ngushtë e Moskës – dhe kapja e presidentit të saj një javë më parë nuk ishin në rend dite, të paktën jo publikisht. Po ashtu nuk u përmendën as protestat që po përshkallëzohen dhe po e tronditin Iranin – një tjetër aleat i rëndësishëm i Moskës. As Kuba, Qeveria e së cilës është nën presion për shkak të krizës në Venezuelë, nuk u diskutua, përcjell A2. Agjenda e takimit publik të Putinit më 12 janar – me një zëvendëskryeministër teknokrat – ishte për prodhimin industrial rus, së bashku me programin hapësinor rus, tashmë të vjetruar. Dikush ka mundur të mendojë se një sërë aleatësh që po destabilizohen ose po shemben do ta shtynin Moskën të kishte një reagim më të fortë. Kremlini i ka kultivuar këto raporte për vite të tëra, në mos dekada, pjesërisht për arsye ekonomike dhe ushtarake, e pjesërisht për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara. Për vite me radhë ajo ka kundërshtuar po ashtu të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra” – protesta antiqeveritare për të cilat Moska pretendon se janë thjesht përpjekje të orkestruara nga SHBA-ja për të minuar qeveritë miqësore ndaj Rusisë. Por, deklaratat jo fort të zëshme nga zyrtarët rusë – për të mos përmendur heshtjen e Putinit – lidhur me ngjarjet në Venezuelë dhe Iran kanë befasuar vëzhguesit që përcjellin Rusinë. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share
675 views
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek ura e Dajlanit në Durrës. Policia njofton se një automjet ka rënë nga mbikalimi dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 18-vjeçare. Gjithashtu janë dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit dhe dy këmbësorë të cilët ndodhen në spital. A2 CNN raporton se mjeti ka rënë nga të paktën 30 m lartësi. “Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi
1967 views
Një kapsulë e SpaceX solli në Tokë, katër astronautë nga orbita ku ndodheshin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, për shkak të një problem serioz shëndetësor të njërit prej tyre. Kapsula “Crew Dragon” e quajtur Endeavour zbriti në det të qetë pranë San Diegos rreth orës 12:45 të mëngjesit, me orën lokale. Kthimi i tyre, disa javë përpara afatit, shënoi herën e parë që NASA ka ndërprerë misionin e një ekuipazhi të ISS-së për shkak të një emergjence shëndetësore. Në bordin e kapsulës gjendeshin, Zena Cardman, 38 vjeç, Mike Fincke, 58 vjeç, astronauti japonez Kimiya Yui, 55 vjeç, dhe kozmonauti rus Oleg Platonov, 39 vjeç.
1258 views
Një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore Daneze u ul në aeroportin e Nuuk-ut, në Groenlandë të mërkurën vonë. Nga avioni u panë të zbresin forca ushtarake të Danimarkës. Sipas Komandës së Përbashkët Arktike, Forcat e Armatosura Daneze do të mbështesin në përgatitjet për stërvitje. Danimarka dhe Groenlanda thanë më herët të mërkurën se kishin filluar të rrisnin praninë e tyre ushtarake në dhe përreth Groenlandës në bashkëpunim të ngushtë me aleatët. #cnn #politicsnews #usa
973 views