Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Muzikanti dhe kompozitori Ron Gjura flet për zgjedhjet e ashpra mes pasioneve të kundërta, për sakrificat e egra në emër të artit, si dhe për arsyet s...

Muzikanti dhe kompozitori Ron Gjura flet për zgjedhjet e ashpra mes pasioneve të kundërta, për sakrificat e egra në emër të artit, si dhe për arsyet se përse në Shqipëri ka pak muzikë të mirë. ELEFANTI NË DHOMË #83 hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.

962 views


💾

“Krenare për ty”, Ami Toska surprizon fizoterapistin Ervin Kapaj Ervin Kapaj, një prej fizioterapistëve më të njohur, ishte i ftuar në studion e emisi...

“Krenare për ty”, Ami Toska surprizon fizoterapistin Ervin Kapaj Ervin Kapaj, një prej fizioterapistëve më të njohur, ishte i ftuar në studion e emisionit Diagnozë, në rubrikën “Impak Shëndet”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti. Pasi kreu studimet në Milano dhe zhvilloi një eksperiencë pune prej 8 vitesh, Ervini u kthye në atdhe për të punuar pranë familjes, miqëve dhe pacientëve shqiptarë. Gjatë bisedës, ai u surprizua nga Amarda Toska, moderatorja e njohur e ekranit shqiptar. Një profesionist i zoti, një njeri human, baba i përkushtuar dhe një amvis i mirë për miqtë e tij, kështu e përshkroi Ami angazhimin e Ervinit në jetën profesionale dhe familjare. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #ErvinKapaj #impaktshendet #amardatoska #fizioterapi

1876 views


💾

Dy herë kampioni i botës në peshat e rënda, Joshua, u rikthye në ring për herë të parë që nga humbja me nokaut ndaj Daniel Dubois në shtator 2024. Ish...

Dy herë kampioni i botës në peshat e rënda, Joshua, u rikthye në ring për herë të parë që nga humbja me nokaut ndaj Daniel Dubois në shtator 2024. Ish-kampioni britanik i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, i dha një dozë realiteti YouTuber-it të shndërruar në boksier, Jake Paul, ndërsa fitoi përballjen e tyre të shumëpritur. Sipas mediave të huaja, Joshua u detyrua të punonte shumë më tepër sesa do të donte për të ‘shuar’ sfidën e një kundërshtari të guximshëm, por me disa kufizime. Joshua e rrëzoi tre herë me nokaut Paulin, përpara se t’i jepte goditjen e fundit me të djathtën në gjysmën e raundit të gjashtë. Luftëtari britanik i ngriti dorën Paulit në shenjë respekti pas ndeshjes që u transmetua në platformën Netflix, shkruan A2 CNN. "Jake Paul ka bërë shumë mirë sonte. Dua ta përgëzoj, ai u ngrit, herë pas here", tha ai për kundërshtarin e tij. Joshua tha se "nuk ishte performanca më e mirë", duke shtuar: "U desh pak më shumë kohë se sa pritej. Por dora e djathtë më në fund gjeti destinacionin." Ndërkohë, Paul tha: “Ndihem mirë, ishte argëtuese. E dua këtë sport. Dhashë gjithçka, është çmenduri. E kalova shumë mirë.” "Bëra shumë, por për këtë bëhet fjalë në këtë sport. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj", shtoi ai. Paul vijoi më tej duke thënë: "Thjesht u lodha për të qenë i sinqertë. Ai luajti në mënyrë të mrekullueshme dhe godet shumë fort." Ndeshja shënoi fundin e një pauze 14-mujore për Joshuan, 36 vjeç, ndërsa për Paulin 28-vjeçar ishte ndeshja më e madhe që nga fillimi i karrierës së tij në boks në vitin 2020.

318 views


💾

Departamenti i Drejtësisë nën administratën e Donald Trump ka publikuar grupin e parë të dokumenteve të shumëpritura lidhur me Jeffrey Epstein. Materi...

Departamenti i Drejtësisë nën administratën e Donald Trump ka publikuar grupin e parë të dokumenteve të shumëpritura lidhur me Jeffrey Epstein. Materialet përfshijnë fotografi, regjistra telefonatash, dëshmi para jurisë së madhe dhe dokumente hetimore mbi abuzuesin e dënuar seksual. Në disa prej fotove shfaqet ish-presidenti Bill Clinton, përfshirë imazhe në shoqëri të figurave të njohura publike. Autoritetet theksojnë se Clinton nuk është akuzuar për shkelje dhe se përfshirja e emrave apo imazheve nuk nënkupton fajësi. Dosja përmban gjithashtu disa foto të Princit Andrew dhe imazhe të tjera të Epstein, si dhe një numër të vogël fotografish të Donald Trump, të cilat kanë qenë prej vitesh publike. Departamenti i Drejtësisë sqaroi se publikimi i plotë i dosjeve po vonohet për shkak të procesit të redaktimit për mbrojtjen e viktimave, ndërsa qindra mijëra dokumente të tjera pritet të publikohen në javët në vijim. #a2cnn #like #lajmeshqip #ndiqa2cnn #A2CNN #share #videovirale

615 views


💾

❌