Reading view

Nëntë pjesëtarë të një task-force të US Marshals po ekzekutonin një urdhër arresti në shtëpinë e një personi të dyshuar. Gjatë operacionit, struktura ...

Nëntë pjesëtarë të një task-force të US Marshals po ekzekutonin një urdhër arresti në shtëpinë e një personi të dyshuar. Gjatë operacionit, struktura e jashtme e shtëpisë u shemb papritur, duke i rrëzuar agjentët. Momenti dramatik u filmua nga kamerat e trupit të agjentëve. Sipas US Marshals Service, i dyshuari kishte dështuar të regjistrohej si shkelës seksual.

841 views


💾

  •  

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë badigardët e përfshirë në konfliktin e ndodhur pak ditë më parë në Sarandë. Ngjarja u...

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë badigardët e përfshirë në konfliktin e ndodhur pak ditë më parë në Sarandë. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, kur shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës, Mateo Bakalli, u përfshi në një konflikt dhe dyshohet se u dhunua fizikisht.

1906 views


💾

  •  

A2 CNN ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tre persona. Pamjet tregojnë moment...

A2 CNN ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tre persona. Pamjet tregojnë momentin kur automjeti, që lëvizte me shpejtësi të lartë, humbet kontrollin në një kthesë. Sipas të dhënave të ekspertizës, në momentin e aksidentit automjeti lëvizte me 114 km/orë. Nga rindërtimi i dinamikës së aksidentit rezulton se njëra prej gomave ka goditur platformën prej betoni ku ishte vendosur një tabelë. Pas përplasjes, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Tre personat që ndodheshin në makinë humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave të ekspertizës, përveç shpejtësisë së lartë, drejtuesi i automjetit rezultoi edhe nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ngjarja ndodhi në orët e para të së mërkurës, ndërsa viktimat janë Kleo Vrioni, 26-vjeçarja Sara Brugentelli dhe një 15-vjeçar.

3522 views


💾

  •  

Një qen besnik çoi policinë drejt shtëpisë së pronarit të tij, i cili ishte arratisur pasi u ndalua nga policia në Runcorn të Britanisë së Madhe. Sipa...

Një qen besnik çoi policinë drejt shtëpisë së pronarit të tij, i cili ishte arratisur pasi u ndalua nga policia në Runcorn të Britanisë së Madhe. Sipas policisë së Cheshire, 41-vjeçari Charles Foy po drejtonte në mënyrë të paligjshme një skuter elektrik në një rrugë publike, ndërsa dy qentë e tij vraponin pas tij. Kur policët i kërkuan të ndalonte, ai u largua me shpejtësi. Njëri prej qenve, një Labrador, nuk arriti të ndiqte ritmin dhe mbeti pas. Oficerët ndoqën qenin, i cili i çoi drejtpërdrejt te shtëpia e Foy-t. Atje, policia e gjeti të fshehur në papafingo, nën copa izolimi. Pamjet tregojnë momentin kur ai nxirret nga papafingoja dhe arrestohet. Foy u dënua me tre muaj burg për disa shkelje, përfshirë mosndalimin për policinë, drejtimin e mjetit ndërsa ishte i skualifikuar dhe përdorimin e një mjeti pa sigurim.

1167 views


💾

  •  

CNN i ka kushtuar një artikull Alpeve Shqiptare, duke vënë në fokus shtegun “Majat e Ballkanit” , një itinerar malor që përshkon Shqipërinë, Kosovën d...

CNN i ka kushtuar një artikull Alpeve Shqiptare, duke vënë në fokus shtegun “Majat e Ballkanit” , një itinerar malor që përshkon Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Në artikull theksohet bukuria e peizazheve alpine, natyra e ruajtur dhe rritja e interesit të turistëve ndërkombëtarë për këtë zonë, e cilësuar si një nga hapësirat e fundit të mëdha të natyrës së egër në Europë. Artikulli i CNN: Nga Lianne Kolirin Nuk ka pika të dukshme kontrolli apo kalime kufitare që të ndërpresin bukurinë e shtegut “Majat e Ballkanit”, megjithatë nuk është e pazakontë që një ditë të gjatë me lodhje fizike të nisë me një mëngjes të bollshëm në një shtet dhe të vazhdojë me një darkë të gatuar në shtëpi në një tjetër. Shtegu rrethor prej 120 miljesh përshkon Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën – ndonjëherë duke kaluar disa herë nga një shtet në tjetrin gjatë një dite të vetme ecjeje – përmes një vargmali të njohur si Bjeshkët e Nemuna. Ndërsa ky emër mund t’i ketë stepur fillimisht të gjithë, përveç aventurierëve më seriozë – kryesisht nga Europa Veriore – shtegu, që ndryshon vazhdimisht, po nis të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota për të eksploruar majat e larta gëlqerore, liqenet akullnajore, livadhet me lule të egra dhe pyjet e dendura me lagështi. Ato ofrojnë një qetësi që rrallë mund të gjendet në pjesët jugore të kontinentit. Në fakt, malet e kanë marrë emrin nga kushtet e tyre të vështira sezonale. Ky emër lidhet gjithashtu me izolimin e epokës së Luftës së Ftohtë, kur pjesë të këtyre territoreve ishin të paarritshme. Sot, ato janë shtëpia e asaj që, me të drejtë, është cilësuar si një prej hapësirave të fundit të mëdha të natyrës së egër në Europë – një peizazh që e ka ngritur “Majat e Ballkanit” pranë majës së listës së shtigjeve më të mëdha ndërkufitare të ecjes në botë. Aftësitë teknike për ngjitje malore nuk janë të nevojshme, por kjo nuk është një shëtitje e zakonshme. Bukuria e ashpër e këtyre maleve kërkon një palë çizme të forta, një çantë shpine të pajisur mirë dhe një nivel të mirë përgatitjeje fizike. Ngjitjet janë të pjerrëta dhe i gjithë shtegu ka një grumbullim total ngjitjeje prej gati 35 mijë këmbësh, që është dukshëm më shumë se lartësia e Everestit. Rekomandohet një përgatitje fizike përpara nisjes, si dhe përdorimi i shkopinjve të ecjes.

3625 views


💾

  •  

A2 CNN ka siguruar foton e Luis Miguel Varela Mendes, turistit portugez që humbi jetën në orët e para të së martës në Ksamil. 11 persona janë arrestua...

A2 CNN ka siguruar foton e Luis Miguel Varela Mendes, turistit portugez që humbi jetën në orët e para të së martës në Ksamil. 11 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e të riut portugez. I dyshuari kryesor për goditjen me thikë është një 29-vjeçar, Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, i cili ka precedentë penalë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra të lidhura me trafikun e drogës, mbajtjen e armëve dhe drejtimin e rrezikshëm të automjetit.

7220 views


💾

  •  

Një përplasje mes dy varkash është regjistruar pasditen e sotme në ujërat e Komanit, duke shkaktuar disa të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, t...

Një përplasje mes dy varkash është regjistruar pasditen e sotme në ujërat e Komanit, duke shkaktuar disa të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, tre prej personave të lënduar janë nisur me helikopter drejt Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, personat e tjerë që ndodheshin në dy varkat kanë mundur të dalin në breg, shkruan A2CNN. Në total, tetë persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa raportohen jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

540 views


💾

  •  

Në një periudhë kur situata gjeopolitike ndërkombëtare është e tensionuar, ndërsa vendet e NATO-s do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen përfshirë ar...

Në një periudhë kur situata gjeopolitike ndërkombëtare është e tensionuar, ndërsa vendet e NATO-s do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen përfshirë armët dhe infrastrukturën, bizneset shqiptare kërkojnë daljen në masë në tregjet ndërkombëtare të veshjes ushtarake “Made in Albania”. Shqipëria mund të prodhojë veshje për ushtritë e shteteve anëtare të NATO-s. Në një kohë që zhvillimet gjeopolitike po ridimensionojnë përparësitë e sigurisë në mbarë botën, sektori i manifakturës në vend duket se ka një dritare mundësie. Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve që prej më se dy vitesh vuan pasojat e zhvlerësimit të euros është gati të hyjë në një fazë të re zhvillimi. “Kohët e fundit, si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike dhe objektivit të shteteve anëtare të NATO për të investuar rreth 5% të GDP-së në mbrojtje, është rritur ndjeshëm interesi për prodhimin e artikujve ushtarakë (veshje dhe këpucë) në Shqipëri. Me një strategji të mirëfilltë dhe bashkëpunim me qeverinë, Shqipëria mund të shndërrohet në një pol rajonal për prodhimin e artikujve ushtarakë” thotë Sektori i Manifakturës. Për më tepër, pozicioni gjeografik dhe kapacitetet prodhuese janë avantazhe të pakontestueshme. Por, sipas përfaqësuesve të sektorit, potenciali i vërtetë do të shfrytëzohet vetëm me një strategji të qartë dhe me mbështetje institucionale për ngritjen e një “Akademie Ekselence” për prodhimin e veshjeve ushtarake. “Ekselenca nuk është gjë tjetër veçse krijimi i një poli studimi, kërkimi dhe certifikimi të mallrave. Pra në thelb do të krijohen, realizohen prototipe të reja modelesh që do të jenë në shërbim të biznesit më qëllim hyrjen në treg me modele të reja”, u shpreh Edvin Prençe, kryetar “Proexport Albania”. Ky është objektivi i bizneseve në sektorin e manifakturës, të cilët duan të shkëputen nga varësia ndaj kontratave të huaja, dhe ta bëjnë vetë të plotë të gjithë ciklin duke filluar me prodhimin, modelimin e produkteve, deri te shitja e tyre. “Shumë fokus do të marrë edhe trajnim i personelit ekzistues dhe burimeve të reja që do të bëhen pjesë e tregut. Pa mirë-kualifikim nuk mund të pretendojmë transformim”, theksoi Prençe. Në një botë ku prodhimi i artikujve ushtarakë nuk është më vetëm çështje sigurie, por edhe zhvillimi ekonomik, Shqipëria ka një rast historik për të qenë pjesë e zgjidhjes. Nga njëra anë, kjo qasje do t’i jepte frymëmarrje sektorit të veshjeve, i cili aktualisht përballet me sfida të kursit të këmbimit dhe kërkesave në rënie. Nga ana tjetër, do të sillte më shumë siguri në kontrata, më shumë vende pune dhe më shumë vlerë të shtuar në ekonomi.

1590 views


💾

  •  

Dy lopë deti mbetën të bllokuara për disa orë në bregun e New Smyrna Beach, në Florida, përpara se të merrnin ndihmën e zjarrfikësve. Ngjarja ndodhi t...

Dy lopë deti mbetën të bllokuara për disa orë në bregun e New Smyrna Beach, në Florida, përpara se të merrnin ndihmën e zjarrfikësve. Ngjarja ndodhi të hënën, më 17 gusht, kur zjarrfikësit e New Smyrna Beach u thirrën në Smyrna Dunes Park rreth orës 22:30 për të ndihmuar kafshët. Në pamjet e publikuara, zjarrfikësit shihen duke bashkëpunuar për të tërhequr një nga lopët e detit drejt ujit. Sipas departamentit të zjarrfikësve, të dyja kafshët u rikthyen me sukses në det dhe u larguan duke notuar. Një lopë deti e rritur mund të arrijë rreth 3 metra gjatësi dhe të peshojë afërsisht 545 kilogramë.

1324 views


💾

  •  

Një fugon i braktisur prej dy ditësh ka ngritur dyshime për praninë e një lënde plasëse në rrugën “28 Nëntori” në Vlorë. Policia ka mbërritur në vendn...

Një fugon i braktisur prej dy ditësh ka ngritur dyshime për praninë e një lënde plasëse në rrugën “28 Nëntori” në Vlorë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po verifikon sinjalin e dyshuar. Mjeti është tërhequr me karrotrec nga Policia për t’u dërguar në Komisariat, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme. Deri tani nuk është bërë e mundur të identifikohet pronari i fugonit.

9893 views


💾

  •  

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur provincën Sivas në Turqinë qendrore, ku katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur. Ka...

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur provincën Sivas në Turqinë qendrore, ku katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur. Katër prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në rrugën që lidh fshatrat Elmasek dhe Çokrak, në territorin e distriktit Suşehri. Sipas të dhënave paraprake, minibusi i pasagjerëve, me 14 persona në bord, po udhëtonte nga Sivas drejt Suşehrit kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit për shkaqe ende të paqarta. Minibusi u përplas fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe më pas doli nga rruga, duke përfunduar në një përrua. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u mobilizuan forca të shumta policie dhe xhandarmërie, ambulanca, zjarrfikëse dhe ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD). Ekipet e shpëtimit punuan për disa orë për nxjerrjen e pasagjerëve nga minibusi i dëmtuar. Pavarësisht ndërhyrjes, katër persona humbën jetën, ndërsa dhjetë të tjerë u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Për katër të plagosurit në gjendje të rëndë u përdor edhe një helikopter-ambulancë, ndërsa të lënduarit e tjerë u dërguan me ambulanca në spitalet e Sivasit dhe zonave përreth.

2936 views


💾

  •  

Një ndjekje policore në Oklahoma City përfundoi në mënyrë dramatike të shtunën, më 8 gusht, pasi një shofer goditi disa automjete dhe makina e tij për...

Një ndjekje policore në Oklahoma City përfundoi në mënyrë dramatike të shtunën, më 8 gusht, pasi një shofer goditi disa automjete dhe makina e tij përfundoi e përmbysur në oborrin e një banese. Sipas Departamentit të Policisë së Oklahoma City, oficerët tentuan të ndalonin një Dodge Challenger të kuq për shkelje të rregullave të qarkullimit, por drejtuesi nuk iu bind urdhrit dhe nisi një ndjekje. Pamjet e filmuara nga një dron tregojnë automjetin duke kaluar dy tabela “STOP”, përpara se të përplasej anash nga një tjetër makinë në një kryqëzim. Pas goditjes, Challenger-i u rrotullua dhe përfundoi në oborrin e një banese. Drejtuesi, 36-vjeçari Jaramy Yeats, u arrestua dhe përballet me disa akuza, përfshirë shmangien e policisë, drejtimin e rrezikshëm të mjetit, drejtimin me leje të pezulluar dhe shkaktimin e një aksidenti me të lënduar

3243 views


💾

  •  

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh optimist pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjetur zgjidhje...

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh optimist pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjetur zgjidhje për çështjen e presidentit. Ai i cilësoi si shumë serioze bisedimet me kreun e LDK, Lumir Abdixhiku, ish presidenten Vjosa Osmani dhe nënkryetarin, Lutfi Haziri.  Kurti tha se nuk ishte diskutuar me emra të përvecëm për presidentin, por për standardet që ai duhet të ketë. “Shqyrtuam e diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes së re, nga shumë kënde dhe disa rrafshe. Por, në veçanti, sa i përket vlerave dhe kontributeve në shoqëri, për mbarë kombin.”, ishin fjalët e Kurtit. Sipas tij, bëhet fjalë për një vendim tejet të rëndësishëm, dhe se pas këtij takimi do të zhvillojnë kosultime me subjektet përkatëse politike. “Besoj që mirëbesimi që kemi dhe vullneti i qartë për të arritur marrëveshje, duhet të na bëjnë optimistë” shtoi më tej Kurti. Bisedimet u zhvilluan pasi Abdixhiku njoftoi se nuk dëshiron marrëveshje politike me Kurtin për formimin e institucioneve të reja, por shtoi se është i hapur për mbështetjen e një kandidati konsensual, jopartiak për postin e kreut të shtetit.

1467 views


💾

  •  
❌