Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.
Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se palët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit për 48 orë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s (KDI) ka thĂ«nĂ« pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook se KQZ-ja ka kryer shkelje, fillimisht duke shpallur rezultate pa u konsumuar afati ligjor pĂ«r ankesa, dhe mĂ« pas duke shpallur rezultate âtĂ« pjesshmeâ.
âAjo qĂ« ndodhi sot Ă«shtĂ« absurde. Cilido anĂ«tar qĂ« votoi kundĂ«r ose abstenoi, nĂ«se kishte dyshime reale pĂ«r rezultatet, ishte ai qĂ« duhej tĂ« ankohej. Situata nuk zgjidhet me votim politik brenda KQZ-sĂ« dhe as duke bllokuar ose lejuar rezultate sipas interesave tĂ« momentit. Por, duke e ditur se çfarĂ« do tĂ« ishte epilogu ligjor nga njĂ« ankesĂ« potenciale nĂ« PZAP apo Supreme, disa zgjodhĂ«n ta shtyjnĂ« edhe njĂ« episod tĂ« kĂ«saj shfaqjeje tĂ« pakuptimtĂ« politikeâ, ka thĂ«nĂ« Cakolli.
Radoniqi e ka adresuar çështjen e ankesave në mbledhje, duke thënë se, sipas mendimit të tij, tashmë është tejkaluar afati për ankesa për shkak se votat janë rinumëruar, andaj ankesat nuk parashihen me ligj pas një procesi të tillë, ndërsa edhe vetë ai e ka cilësuar të pakuptimtë mosmiratimin e përbërjes së Listës Serbe nga anëtarët tjerë të KQZ-së.
Rezultatet e partive
Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.
Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe dhe një ulëse, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Emrat e deputetëve
Deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje:
- Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika GĂ«rvalla â Scharz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Ăeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari â Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti â Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli â Dalipi, Artane Rizvanolli â Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, LabinotĂ« Demi â Murtezi, ArbĂ«reshĂ« Kryeziu â Hyseni, ArbĂ«r Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, ArbĂ«rie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir KĂ«rçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi dhe Valon Hoti.
Deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike të Kosovës:
- Bedri Hamza, Arian Tahiri, PĂ«rparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Ăitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi â Ramaj, MĂ«rgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu â Kodra, Ariana Musliu- Shoshi.
Deputetët e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës:
- Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, UkĂ« Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi â Meta, Fadil HadĂ«rgjonaj dhe Ermal Sadiku.
Deputetët e ardhshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:
- Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi dhe Time Kadrijaj
Deputetët e Listës Serbe:
- Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Millan Kostiq, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliq, Serxhan Popoviq dhe Verica Ăernaniq.
Deputeti nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë:
Deputetët nga komunitetet tjera joserbe:
Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Erxhan Galushi.
Dhjetë ulëse për minoritetin serb dhe dhjetë tjera për minoritetin joserb janë të rezervuara me Kushtetutë në Kuvendin me 120 ulëse në total.
KQZ-ja i ka publikuar këto rezultate pasi e ka përfunduar të premten në mbrëmje procesin e rinumërimit të votave.
Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.
PĂ«rgjatĂ« procesit, votat pĂ«r disa kandidatĂ« ndryshuan â me raste deri nĂ« 6 mijĂ« pĂ«r njĂ« individ â ndĂ«rsa ato pĂ«r partitĂ« nuk u cenuan.
Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet.
PĂ«r disa zyrtarĂ« shtetĂ«rorĂ«, ky ka qenĂ« âprocesi mĂ« i komprometuar zgjedhorâ nĂ« KosovĂ«, pasi vendi Ă«shtĂ« lavdĂ«ruar shpesh nga organizata vendore dhe ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r organizim tĂ« proceseve zgjedhore tĂ« drejta dhe transparente.
Pse ndodhën tani manipulimet?
Agon Maliqi, njohës i çështjeve politike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më herët gjatë javës se mund të ketë ndikuar edhe mënyra e ndryshimit të votimit.
Në proceset e fundit zgjedhore, qytetarët kanë mundur të zgjedhin deri në dhjetë kandidatë për deputetë, nga pesë sa kanë qenë më parë.
Të tjerë e kanë përmendur faktin që ka pasur më pak vëzhgues, pas numërimi fillestar është kryer në ditët e festave të fundvitit.
Për Maliqin dhe njohës tjerë të kësaj fushe, manipulime të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Disa besojnë se ato mund të jenë kryer me miratimin e udhëheqësive partiake, disa jo.
Zyrtarë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë dënuar dyshimet për manipulime dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të mos amnistohen.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.
Pas certifikimit të rezultateve, hapet rruga për formim të institucioneve të reja.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.
Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./REL