Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SPAK kërkon arrestimin, socialistët shtyjnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun –

✇27.al
By: 27

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka shtyrë mbledhjen e cila ishte parashikuar të mbahej mesditën e kësaj të mërkure, për shqyrtimin e çështjes së imunitetit të zv/kryeministres, Belinda Balluku.

Mbledhja ishte parashikuar të mbahej orën 12:00, ndërsa Këshilli, ka njoftuar shtyrjen e saj duke mos caktuar ende një datë tjetër.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojmë me Urdhër të Kryetarit nr. 8, datë 27.01.2026 shtyrjen e mbledhjes që do të zhvillohej sot, datë: 28.01.2026, ora 12:00”,- thuhet në njoftim.

Ky njoftim vjen pasi Këshilli ka deklaruar se do të japë një vendim për Ballukun pasi të jetë shprehur Gjykata Kushtetuese.

Trupa e Kushtetueses u mblodh ditën e djeshme por sërish nuk dha një vendim për numrin dy të qeverisë Rama, me argumentin se ju duhet më shumë kohë.

Balluku, akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur, ndërsa i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj, pasi sipas prokurorisë, lënia e saj e lirë rrezikon prishjen e provave.

Mbrëmje ‘zjarri’ në Champions League, sot vendoset fati i shumë skuadrave të mëdha –

✇27.al
By: 27

Faza e kampionatit të Ligës së Kampioneve mbërrin sonte në aktin e saj të fundit, me të gjitha ndeshjet që do të luhen njëkohësisht në orën 21:00. Një mbrëmje e mbushur me duele spektakolare, përballje me të kaluarën dhe skuadra që luajnë gjithçka për gjithçka, qoftë për biletën direkte, qoftë për një vend në zonën playoff.

Vëmendje të veçantë tërheqin disa sfida me ngarkesë të fortë emocionale. Mourinho, tashmë në stolin e Benfica, do të përballet me një nga ish-skuadrat e tij, Real Madrid, aty ku rikthehet edhe Alvaro Arbeloa, një emër i njohur për tifozët portugezë dhe spanjollë. Një tjetër përballje me aromë të fortë të së shkuarës zhvillohet në Itali, ku Antonio Conte pret Chelsea, klub me të cilin ka fituar Premier League.

Në Spanjë, Barcelona përballet me Copenhagen, në një ndeshje ku katalanasit kërkojnë me çdo kusht kualifikimin direkt për në fazën tjetër të Champions. Po aq e fortë pritet të jetë edhe sfida Dortmund-Inter, si dhe Monaco-Juventus, ku pikët janë vendimtare për renditjen finale.

Spektakli është i garantuar në të gjitha fushat, me gjigantë evropianë që nuk kanë më hapësirë për gabime.

Ndeshjet (21:00)

Luhen ndeshjet e fundit për fazën e grupeve të Champions League,

 

 

Shënohet rekord negativ! Rritet numri i divorceve, një në tre çifte po ndahen –

✇27.al
By: 27

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë.

Një në tre martesa kanë përfunduar në divorc në vitin 2024, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës.

Nga rreth 29 mijë martesa në vitin 1990, niveli mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, me luhatje rreth 25–27 mijë në vit, përpara se të nisë një rënie strukturore pas vitit 2004.

Një ndërprerje e fortë vihet re që nga mesi i viteve 2000, kur martesat bien nën 22 mijë dhe nuk arrijnë më të rikuperojnë nivelet e mëparshme, pavarësisht disa rikthimeve të përkohshme.

Pas vitit 2015, trendi bëhet qartësisht negativ, me një përshpejtim të rënies pas vitit 2019. Pandemia e thellon më tej këtë prirje, por rënia nuk ndalet as pas saj.

Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, gati gjysma e nivelit të fillimit të viteve ’90, duke reflektuar jo thjesht një efekt demografik apo ekonomik, por një ndryshim të thellë në zgjedhjet sociale, emigracionin e të rinjve dhe hezitimin gjithnjë e më të madh për të formalizuar lidhjet në martesë.

Sakaq edhe treguesi i divorceve për 1 000 martesa, i cili në vitin 1990 ishte 9.2, ka ndjekur një trajektore rritëse për më shumë se tri dekada, por vitet e fundit kanë thyer çdo rekord të mëparshëm.

Nga fundi i viteve ’90, kur treguesi zbriti në minimumin historik prej 5.9 në vitin 1997, divorci nisi një ngjitje të pandalshme gjatë viteve 2000 dhe 2010, duke kaluar mbi 20 ndarje për 1 000 martesa që pas vitit 2018.Raportimi më i fundit tregon se viti 2024 shënon një rekord absolut prej 29.8 divorceve për 1 000 martesa, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Analistë të fushës socio-demografike shohin në këto shifra jo vetëm një ndryshim statistikor, por një transformim të thellë të strukturave sociale.

Gëzim Tushi, sociolog shprehet se, në vitet pas tranzicionit, kur mungesa e perspektivës dhe krizat ekonomike mbajtën bashkë familje të tëra, divorci shpesh shihej si luks ose dështim. Sipas tij, sot, shqiptarët, të ekspozuar ndaj ndikimeve ndërkombëtare, më të pavarur ekonomikisht dhe më të vetëdijshëm për standardet e mirëqenies personale, po bëjnë zgjedhje të reja për jetën në çift.

Ekspertë të familjes dhe politikave sociale vlerësojnë se rritja e divorceve është ndikim i drejtpërdrejtë i disa faktorëve kryesorë: urbanizimit të shpejtë, emigracionit masiv të brezave të rinj, presionit ekonomik mbi familjet e reja dhe një normë sociale që ka evoluar drejt mirëqenies individuale, mbi mbijetesën kolektive.

Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor dhe shërbimet sociale po përballen me një volum gjithnjë e më të madh çështjesh familjare, që kërkojnë reagim politik dhe mbështetje institucionale, sipas komunikimeve të marra nga psikologët socialë në gjykata.

Z.Tusha thekson se, një rritje e divorceve sjell sfida të reja për kujdesin ndaj fëmijëve, për çështjet e pronës dhe për mbështetjen sociale të prindërve të vetëm.

Avokate Nexhi Beqiri shton se divorcet vitet e fundit vijnë kryesisht nga çifte në të 40at, të cilët nuk bëjnë kompromise si dikur. Problematika që ndjekin këto divorce, sipas avokates, janë ndarjet e pasurive dhe kujdestaritë e fëmijëve, të cilët marrin muaj e vite në dyert e gjykatave. /Monitor

Vuçiç mund t’i humbasë zgjedhjet –

✇27.al
By: 27

Protestat kundër qeverisë autoritare të Vuçiçit në Serbi vazhdojnë prej muajsh. Gjithnjë e më shumë po dalin në pah tema konkrete. Lëvizja e studentëve aksionet e veta nuk do t’i konsiderojë më si protestë e thjeshtë.

Në Beograd mijëra vetë protestuan kundër neglizhencës së qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universitete. Demonstruesit dëgjuan fjalime të drejtuesve të shkollave dhe universiteteve, që nxorën në pah lënien pas dore të sistemit arsimor dhe represionin ndaj kritikëve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, sikurse ka vëzhguar një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve dpa. Lëvizja studentore kishte bërë thirrje për protestën që u zhvillua nën moton “dija është fuqi”.

Manifestimi i protestës ishte pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që morën shkas nga shembja e tendës përpara stacionit qendror të trenit në Novi Sad në nëntor 2024. Prej kësaj fatkeqësie gjetën vdekjen 16 vetë dhe studentët nxitën protestat duke bërë përgjegjëse qeverinë e Vuçiqit për neglizhencë dhe korrupsion. Qeveria reagoi ndaj bllokimit të universitetit, bllokimit të rrugëve dhe demonstratave masive edhe duke përdorur dhunën, arrestimet arbitrarisht dhe shkarkimet nga puna të pedagogëve që simpatizonin protestuesit.

Në vend të protestave tubime përmbajtësore

“Asnjë qeveri e mëparshme nuk ka reguar me kaq dhunë dhe dashakeqësi ndaj botës akademike, vetëm sepse ajo nuk do të vazhdojë të heshtë më”, tha rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Djokiç, në fjalën e tij gjatë protestës të martën në mbrëmje (27.01.2026). Vladimir Ristic, drejtor i një shkolle fillore në Pançevo pranë Beogradit, theksoi: “arsimi duhet t’i aftësojë njerëzit, të mendojnë, të krijojnë gjykimin e vet dhe të marrin pjesë në shoqëri, e jo të heshtin.” Ai tha, se jam këtu sot „si një njeri, që refuzon të tradhtojë të ardhmen”, shtoi ai.

Studentet dhe studentët për një vit rresht mbajtën të bllokuar pothuajse të gjitha universitetet në Serbi. Në nëntor ata i dhanë fund bllokadës. Ndërkohë ata janë përqendruar tek lufta politike për të imponuar zgjedhjet e reja të parakohshme. Sipas sondazheve kampi i Vuçiqit mund t’i humbasë këto zgjedhje. Demonstratat e tyre në rrugë studentët duan të mos i konsideorjnë më si protestë e thjeshtë, por si tubime qytetare, ku duan të trajtohen tema konkrete – si arsimi./DW

18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër –

✇27.al
By: 27

Pas një seancë maratonë që ka zgjatur rreth 18 orë Kuvendi ka miratuar ndyrshimet në Kodin Penal.

Ndryshimet u miratuan me 85 vota pro të mazhorancës, ndërsa 9 deputetët e pranishëm të opozitës votuan kundër.

“Ndryshimet e miratuar me 85 vota shënojnë një avancim tjetër në përpjekjen tonë të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, adresimin e shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, kontrollin e territorit, pastrimin e parave, trafikimin e qënieve njerëzore, terrorizmit etj.

Veç kësaj, përmbushim gjithashtu detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit për në BE, përmes përafrimit të 7 akteve kyçe të Acquis communautaire.

Sfida e madhe që kemi tani përpara është projekti për një Kod të ri Penal, për të cilin është bërë një punë e shkëlqyer me transparencë e gjithëpërfshirje dhe procesi vijon për të mbledhur kontributet më të mira e për të bërë reflektimet e duhura”, shkruan ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Kërkesën e deputetes Jorida Tabaku, që shpifja të dekriminalizohet si vepër penale tërësisht dhe për të gjithë, jo vetëm për gazetarët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi si një qokë të deputetes demokrate ndaj kryetarit të partisë së saj, Sali Berishës.

“Ju, zonja Tabaku, më ftoni që të votoj një ligj që amniston kryetarin e partisë tuaj, ti do t’i bëhesh një qokë kryetarit të bashkisë. Për gazetarët, padyshim që i kemi përjashtuar”, tha Balla.

Votimi ne Parlament

Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar.

85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024”.

85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale””.

84 pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë””.

85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit”.

85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Votimi në parim: 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Amendamenti i Braçes: 2 pro, 82 abstenim, 0 kundër

Votimi në tërësi: 85 pro, 0 abstenim, 9 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Nisma e Jorida Tabakut

10 pro, 1 abstenim, 82 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.

85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.

85 pro; 1 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”.

83 pro 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”.

84 pro 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.

85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

85 pro; 0 abstenim; 1 kundër

Këmbimi valutor 28 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

✇27.al
By: 27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

Screenshot_4

Parashikimi i motit për sot, 28 Janar 2026 –

✇27.al
By: 27

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshmeSipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi  me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë.

Screenshot_1

Screenshot_2

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Janar 2026 –

✇27.al
By: 27

Dashi

Do të ndiheni pak të bllokuar; rutina ndonjëherë bën lojëra të këqija dhe ju keni dëshirë për ndryshim. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos e teproni. Në dashuri ka një situatë ngecjeje me partnerin; mund të organizoni diçka ndryshe nga zakonisht për të thyer monotoninë.

Demi

Do të përjetoni një ditë pozitive. Në punë mund të sillni disa risi që do t’ju ndihmojnë të rrisni të ardhurat. Ata që janë në çift do ta shfrytëzojnë momentin për të organizuar një mbrëmje të veçantë. Beqarët mund të marrin një mesazh shumë të këndshëm që e kanë pritur prej kohësh.

Binjakët

Do të përballeni me një ditë me tension në ambientin e punës. Mundohuni të mos ushqeni konflikte të panevojshme dhe tregohuni diplomatë. Në dashuri, xhelozia e theksuar mund të shkaktojë një debat me partnerin, që nuk duhet nënvlerësuar.

Gaforrja

Do të përpiqeni të dëgjoni më shumë emocionet tuaja. Yjet favorizojnë hapjen dhe dialogun me njerëzit e dashur, si dhe aftësinë për të menaxhuar tensionet me qetësi dhe mirëkuptim. Në punë do të keni disa ide për t’i vënë në praktikë brenda një kohe të shkurtër. Do të ketë hapësirë edhe për kreativitet.

Luani

Do të ndieni nevojën të dilni në pah, por duhet të shmangni sjelljet shumë dominuese. Yjet këshillojnë një qasje më bashkëpunuese dhe fleksibël për të arritur rezultate të mira. Ata që janë në çift mund të kenë pasur keqkuptime; tani është momenti për t’i sqaruar.

Virgjëresha

Shfrytëzojeni mundësinë për ta organizuar sa më mirë ditën dhe për të planifikuar me kujdes. Qartësia mendore do të jetë një avantazh i madh. Për çiftet gjithçka do të ecë qetësisht, ndërsa beqarët duhet të bëjnë hapin e parë ndaj një personi interesant që e kanë pasur prej kohësh në mendje.

Peshorja

Do të duhet të balanconi emocionet me arsyetimin. Yjet nxisin komunikimin dhe mirëkuptimin për të krijuar marrëdhënie më harmonike, veçanërisht në çift. Në punë mund të dalë një e papritur, por me pak përkushtim do ta kaloni pa vështirësi.

Akrepi

Do të përjetoni një ditë me ulje-ngritje. Në punë do të ketë një problem për t’u zgjidhur që mund të kërkojë kohë. Në dashuri, ata që janë në çift do të alternojnë momente qetësie me debate të kota, ndërsa beqarët do ta kenë të vështirë t’i afrohen personit që pëlqejnë.

Shigjetari

Do të lëvizni me energji dhe dëshirë për veprim. Yjet mbështesin iniciativa të reja, por ju kujtojnë t’i kushtoni rëndësi detajeve për të shmangur probleme. Disa çifte po kalojnë një krizë; kjo mund të jetë dita për të bërë një hap përpara.

Bricjapi

Do të përqendroheni tek objektivat afatgjata. Dita është e favorshme për të marrë vendime të rëndësishme në punë. Ata që janë në çift do të kalojnë një mbrëmje të qetë, ndërsa beqarët do të kenë më shumë mundësi për të njohur persona interesantë.

Ujori

Do të përjetoni një ditë plot stimuj dhe kreativitet. Yjet këshillojnë të ndiqni idetë e reja, por me një qasje praktike dhe konkrete. Në dashuri gjithçka do të ecë mirë; do të ketë shumë harmoni dhe mirëkuptim me partnerin.

Peshqit

Këtë të mërkurë mund të jeni pak nervozë. Në punë keni pasur disa diskutime me një koleg ose me eprorin, dhe situata është bërë e rëndë. Ky nervozizëm mund të ndikojë edhe në jetën sentimentale, ku do të duket sikur nuk po e kuptoni njëri-tjetrin me partnerin.

 

 

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK –

✇27.al
By: 27

Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik në Rumani. Ai është identifikuar zyrtarisht vetëm pak minuta më parë nga policia rumune, e cila tashmë ka kaluar informacionin edhe drejt policisë greke.

Vasil Pilo mësohet se jetonte me familjen e tij në Alexandria të Imathias në Greqi prej shumë vitesh. Jashtë kamerave miqtë e tij tregojnë se Vasili ishte tifoz i zjarrtë i PAOK dhe ishte prezent në gjithë ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës, e cila ishte dhe arsyeja që ai po udhëtonte drejt Francës sot.

Aksidenti tragjik ndodhi në Rumani, kur një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut, të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, u përfshi në aksident në autostradën pranë qytetit Lugoj. Të gjithë tifozët ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç. Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas fillimisht me të dhe më pas kaloi në krahun e kundërt të rrugës, ku u përplas me një kamion tjetër. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.

Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve. Ndërkohë, Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve.

gijotina.com/

Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve –

✇27.al
By: 27

Këtë të martë Greqia është tronditur nga një aksident i rëndë që u mori jetën 7 tifozëve të skuadrës greke PAOK, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur. Për fat të keq, mes viktimave është konfirmuar edhe 29-vjeçari Vasil Palo me origjinë nga Korça, ndërsa mes të plagosurve është një tjetër shqiptar, i identifikuar si Genci Sadiku.

Të gjithë personat që po udhëtonin në këtë furgon ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç.

Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por është përplasur kokë më kokë me një tjetër kamion.

Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve.

Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve. Dhjetëra tifozë të tjerë të PAOK që ishin nisur për në Lion janë kthyer në Greqi. Ndërkohë, kërkesa për anulimin e ndeshjes nuk është pranuar nga Federata Europiane e Futbollit.

Ngushëllime për aksidentin tragjik kanë shprehur gjithë liderët e partive greke, por edhe klubet e futbollit të Greqisë.

gijotina.com/

Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja –

✇27.al
By: 27

Forca të shumta policie kanë qënë të pranishme mbrëmjen e sotme në afërsi të qëndrës së qytetit të Fierit.

Një person është nxjerrë me forcë nga automjeti i tij dhe është shoqëruar në furgonin e Forcave “Shqiponja”.

Në vendngjarje janë parë dhjetëra efektivë policie, ndërsa situata është zhvilluar në sy të qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit. Shkaqet mbeten ende të paqarta, ndërsa në vijim pritet një informacion zyrtar i Drejtorisë Vendore të Policisë .

gijotina.com/

Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!

✇27.al
By: 27

Kanë nisur në Kuvend diskutimet për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar.

Lamallari sqaroi se ndryshimet e propozuara vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit, duke afruar më tej legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian, me qëllim përputhjen për aq sa është e mundur.

Dy ndryshimet e propozuara më të debatuara në opinionin publik dhe qarqet mediatike janë ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes. Këtë ndryshim, Lamallari e cilësoi një shembull të diskriminimit pozitiv që shteti shqiptar ka ndaj medias, ndërsa theksoi se parkimi dysh do të trajtohet si vepër penale vetëm në raste kur kjo shkelje pengon qarkullimin e autoambulancave, zjarrfikësve apo operacionet e Policisë së Shtetit.

Ligjvënësit e Partisë Demokratike thanë se mazhoranca po synon të miratojë ndryshimet në Kodin Penal me shpejtësi dhe në fshehtësi. Në vazhdën e këtyre pretendimeve, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike kërkoi shtyrjen e miratimit të draftit.

Kryetar, ju kërkoj ta tërhiqni dhe ta shqyrtoni edhe njëherë, që kur të vijë në Kuvend të mos ketë deputetë që të mos dinë çfarë ndryshimesh keni sjellë”, – tha Bardhi.

Ministri Lamallari u përgjigj duke thënë se ndryshimet e propozuara për Kodin Penal kanë marrë “bekimin” e Brukselit, pas konsultimit të autoriteteve shqiptare me Bashkimin Europian.

Me ndryshimet që PS ka dërguar në Kuvend dekriminalizohet pjesërisht shpifja, vetëm për gazetarët. Socialistët janë kundër propozimit të PD-së që të hiqet shpifja si vepër penale për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ligji shoqërohet me masa mbrojtëse për sigurinë e gazetarëve, duke dënuar ata që i kërcënojnë apo dhunojnë për shkak të profesionit.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se qeveria e ka përdorur ligjin penal si mjet presioni.

Tabaku u shpreh se duhen shfuqizuar nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal, pasi sipas saj, shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale.

“Së pari, prej disa muajsh së bashku me një grup shumë të mirë ekspertësh, gazetarësh, juristësh, aktivistësh, kemi punuar për të sjellë në Kuvend një amendim për Kodin Penal. Kjo është nismë që ne si PD e propozojmë jo thjesht për rregullim burokratik, por sepse këmbanat e alarmit për median në Shqipëri, bien aq fort saqë ata që kanë mbyllur veshët nga zhurma e propagandës së pushtetit, nuk e dëgjojnë. Realiteti i medias nuk është kaq rozë sa u prezantua këtu. Kujtesa është shpesh armiku më i madh i kësaj qeverie. Në vitin 2004, Shqipëria rënditej në vendin e 34 në botë për lirinë e medias. Në vitin 2014, Shqipëria ishte ne vendin 85, sot Shqipëria është në vendin e 99. Ky është rrënim, certifikim ndërkombëtar i kapjes së medias nga interesat e pushtetit.. Analiza bëhet më e zymtë kur shohim edhe indeksin e demokracisë. Shqipëria klasifikohej si autokraci elektorale. Sot ligji penal përdoret si presion, e përdorni si mjet presioni politik. Vetëm në 2024, janë shënuar 45 incidente të rënda ndaj gazetarëve. Këto tregues targetojnë kryesisht gazetare gra. Nuk ka integrim europian me gazetarë që rrinë nëpër gjykata për shkrimet e tyre. Ligji penal nuk mund të përdoret për të mbrojtur reputacionet e politikanëve. Propozimi është i qartë, i drejtë, europian, e ndarë në dy shtylla. Shtylla e parë është liria, kërkojmë shfuqizimin e neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal, shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale. Sigurisht që nëse dikush ka ankesë,e mbron me ligjin civil, por pranga dhe qelia nuk mund të jenë kërcënim për fjalën e lirë. Kush prek një gazetar duhet të dënohet njësoj, gazetari është shërbyes publik.  Ky amendament nuk ka absolutisht asgjë politike. Ky është ligj që duhet ta bashkojë këtë parlament. Sot, kemi zgjedhje të qartë para vetes, mund të votohet kundër, ose të mbahet Shqipëria në këtë listë. Me ligjin që ka sjellë qeveria shqiptare dhe ndryshimet në kod, asnjë gazetar nuk do të përfitojë. Unë shpresoj që kolegët t’i thërrasin arsyes së tyre.”, theksoi ajo.

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë edhe burg deri në 1 vit për ata që parkojnë dysh. Po ashtu do të ashpërsohen dënimet për ndërtim të paligjshëm e zjarrvënie.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Lamallari sqaroi se ndryshimet vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit, duke afruar më tej legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian, me qëllim përputhjen për aq sa është e mundur.

Dy ndryshimet e propozuara më të debatuara në opinionin publik dhe qarqet mediatike është ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes. Këtë ndryshim, Lamallari e cilësoi një shembull të diskriminimit pozitiv që shteti shqiptar ka ndaj medias, ndërsa theksoi se parkimi dysh do të trajtohet si vepër penale vetëm në raste kur kjo shkelje pengon qarkullimin e autoambulancave, zjarrfikësve apo operacionet e Policisë së Shtetit.

“Në fokus të kësaj pakete janë detyrimet që ka Shqipëria në përafrim me 7 akte kyçe të aktit legjislativ europian, në kuadrin e kapitullit 24 të negociatave që kemi me Komisionin dhe vendet anëtare. Kjo paketë përfaqëson një politikë penale më të qartë, më koherente, më europiane, e bazuar mbi analiza konkrete. Në thelb, paketa konsiston në një kontribut dhe hap të matur në drejtim të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Një nga shtyllat kryesore të kësaj pakete është nevoja për të adresuar disa nga pikat e ndërmjetme të identifikuara në pozicionin e përbashkët të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian. Kodi Penal përfarohet me 7 direktiva të Komisionit Europian, që lidhen me pastrimin e parave, trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, sigurinë e BE-së. Kjo ka qenë një analizë e përbashkët me ekspertët europianë. Këto nuk janë ndryshime formale, ato forcojnë realisht kapacitetet e shtetit shqiptar për të ndjekur krimin e organizuar dhe krimin kufitar.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar mbrojtjes së fëmijëve dhe grupeve vulnerabël, rriten dënimet për abuzimet seksuale. Nga ana tjetër zgjerohen edhe afatet e parashkrimit për këto vepra me ndjeshmëri shumë të lartë.

Një ndërhyrje e matur dhe e domethënëse bëhet edhe në një fenomen të përditshëm që është parkimi në rresht të dytë, që trajtohet si vepër penale vetëm në ato raste kur pengohet seriozisht qarkullimi i ambulancave, zjarrfikësve dhe policinë e shtetit që mund të jetë në operacione të ndryshme.

Qeveria shqiptare ka marrë një angazhim që nuk ka ndodhur kurrë më parë: për herë të parë shteti shqiptar shkon me një nismë shumë serioze në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe një vendimi më demokrat që përfaqëson punën e gazetarëve, pa i vendosur ata para presionit për procesim penal, sidomos për akuzat që mund të bëhen për shpifje; nuk mund të ketë kurrsesi ndjekje penale për ta. Krahas dekriminalizimit të shpifjes për gazetarët, kemi shkuar më tej duke garantuar mbrojtje specifike për ta”,- tha Lamallari ndër të tjera.

gijotina.com/

The post Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi! appeared first on 27.

mes 7 viktimave, dy tifozë shqiptarë të PAOK –

✇27.al
By: 27

Një aksident i rëndë rrugor në Rumani u ka marrë jetën shtatë tifozëve të klubit grek PAOK, të cilët po udhëtonin drejt Francës për të ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjen kundër Lyon në Europa League.

Mes viktimave janë edhe dy shtetas shqiptarë, të identifikuar si Vasil Pilo dhe Genci Sadiku.

Sipas mediave rumune, mjeti me të cilin udhëtonin dhjetë persona u përplas fillimisht me një autobot dhe më pas me një kamion, duke shkaktuar një përplasje fatale. Shtatë persona humbën jetën në vend, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia dhe po udhëtonte drejt Francës, ku PAOK do të luante ndeshjen e radhës në kuadër të Europa League.

Autoritetet rumune kanë nisur hetime të thelluara për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa janë njoftuar edhe autoritetet greke dhe familjarët e viktimave.

gijotina.com/

Të burgosurit korruptojnë drejtuesit për të dalë në takime speciale –

✇27.al
By: 27

Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, në News24, u publikua dhe një raport i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, që nxjerr në pah shkeljen në mënyrë arbitrare e rregulloreve të brendshme në burgje.

Në raport thuhet se përkundrejt rryshfetit, të burgosurit korruptojnë drejtuesit e burgjeve, me qëllim për të dalë nga këto institucione dhe për të kryer takime speciale.

Gjë që është konstatuar në raportin e saj edhe nga SHKBB, (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve)

Raporti i SHKBB

Nga informacionet e përftuara në kohë nga SHKBB rezulton se shpeshherë shoqërimi për në spital i të burgosurve që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe në gjendje të mirë ekonomike, dyshohet se kryhet për t’iu mundësuar atyre favore të ndryshme, kryesisht takime speciale, kundrejt dhënies së rryshfetit drejtuesve të institucioneve dhe personelit përkatës.

Edhe në rastin e planifikimit për vizita në Spitalin Rajonal Durrës të të paraburgosurit Altin Ndoci, duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për spital, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital që përkojnë me periudhën Tetor 2025-Janar 2026 janë fiktive.

Vlen për t’u përmendur se për mundësimin e vizitave në spitalet rajonale duhet të jetë dakordësia e gjithë personelit të angazhuar në këtë proces, duke përfshirë nga stafin e sektorit të shëndetësisë, sektorit të policisë dhe Drejtorin e institucionit.

Gjithashtu, nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se për daljet nga IEVP të të burgosurit Altin Ndoci që përkojnë me periudhën tetor 2025-janar 2026, në asnjë rast nuk është pasqyruar në komunikatën e aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe në asnjë rast nuk është informuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia e gjen “shkakun” tek depozitat e pallateve –

✇27.al
By: 27

Qytetarë nga zona të ndryshme të Tiranës ankohen për cilësinë e ujit, e shqetësohen për sasinë e tepërt të klorit dhe aromën që mban.

Top Channel u interesua pranë laboratorit të UKT për problematikën, të cilët sqaruan se nuk ka vend për panik pasi parametrat e klorit në rrjetin shpërndarës, janë në nivelet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga 0,3 deri në 0,5 miligramë për litër.

“Analizimi për klorin e lirë mbetës si dhe dozimi klorit në të gjitha depot e stacionet tona të pompimit nuk bëhet manualisht në mënyrë që të themi që është dozuar pak apo më shumë por bëhet me dozator automatik kështu që ajo ngjyra e bardhë zakonisht qytetarët e ngatërrojnë me presionin që duket si turbullirë, por që në fakt është thjesht presioni i ujit në atë moment. Për pjesën e aromës, kjo lidhet pak me pjesën e depozitave sepse pastrimi i tyre duhet të bëhet sipas protokollit 2-3 herë në vit dhe ka pallate që nuk e kryejnë fare pastrimin e depozitave”, u shpreh përgjegjësja e laboratorit UKT, Theodora Kamberi.

Për të kaluar nga burimi, tek depot grumbulluese e deri tek çezmat e banesave në kryeqytet, uji i pijshëm duhet të kalojë nëpër disa filtra në mënyrë që të arrihen parametrat e duhur që të jetë i sigurt për qytetarët. Momentalisht në rrjetin e Tiranës kontrollet për ujin kryhen në 16 pika nga 37 të tilla.

“Uji është vazhdimisht në qarkullim ndaj dhe bëhen kontrolle të vazhdueshme. Momentalisht kontrollojnë 16 pika në rrjetin e Tiranës që analizojnë për 7 parametra fiziko-kimik dhe për parametra bakterologjik. Përcaktimi i pikave ku bëhet kontrolli i ujit të pijshëm në rrjet bëhet bashkë me Inspektoriatin e Kujdesit Shëndetësor”, u shpreh Kamberi.

Ndërmarrja e UKT paralajmëron se do ta zgjerojë këtë plan kontrolli dhe deri në përfundim të javës së fundit të janarit, në kryeqytet do të jenë në total 51 pika monitorimi.

Deputetja milionere e “Shqipëria Bëhet”, zbardhet pasuria dhe llogaritë bankare të Ana Dajkos –

✇27.al
By: 27

Ana Dajko është deputetja e cila doli nga listat e Partisë së Adriatik Lapajt, Nisma Shqipëria Bëhet, edhe pse u bënë disa tentativa që mandatin e saj ta merrte vajza e tezes së Lapajt, por KAS vendosi se i takonte asaj.

60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar.

Sikur çdo deputet, edhe Dajko ka plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë, e cila vlerësohet në rreth 1.19 milionë euro, pasuri e përbashkët me bashkëshortin.

Në deklaratën e saj të pasurisë pranë ILDKPKI, ajo dëshmon se një pjesë e madhe e pasurisë së saj vjen nga aksionet në shoqërinë “Dajko-Koci SHPK”, së bashku me të shoqin, Spiro. Në këtë pasuri, vetëm në emrin e saj, me total pasuri në euro 394 mijë euro, pasuri në lekë 24,403,449.92 (rreth 253 mijë euro), pasuri në dollarë 126.063.48 (rreth 107 mijë euro) ajo zotëron 16 llogarive bankare, disa apartamente, tokë, ullishte, pemëtore, etj.

Vlera totale e akumuluar e pasurive të deklaruara nga subjekti dhe bashkëshorti është përafërsisht:

Apartament (50%)      77,911.68 €
Apartament (50%)      26,379.58 €
Ndërtesë (50%)           48,000.00 €
Apartament (50%)      80,114.75 €
Automjet (50%)          27,500.00 €
Automjet (50% – Spiro)          7,056.67 €
Aksione: DAJKO – KOCI SHPK (33%)        330,000.00 €
Kursime Cash (Ana)   5,000.00 €
Kursime Cash (Spiro) 5,000.00 €
Llogari rrjedhëse (Ana)          2,068.26 €
Llogari kursimi (Ana) 16,045.77 €
Llogari page (Ana)      5,949.10 €
Llogari bankare (Kursimi/Rrjedhëse – Shared/Spiro) 37,258.98 €
Depozitë bankare (Ana – 100%)         60,000.00 €
Depozitë bankare Shumëemërore (Shared)    284,384.75 €
Fonde investimi (Ana) 111,525.36 €
Llogari individuale Spiro (USD/EUR/ALL)  91,989.31 €

gijotina.com/

Kokaina sillej me avion nga Meksika, dënohen dy shqiptarë në Liverpul –

✇27.al
By: 27

Një grup kriminelësh, përfshirë dy shqiptarë nga Liverpuli, janë dënuar për një plan të sofistikuar të trafikut të kokainës nga Amerika dhe Meksika, me destinacion aeroportin e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar, pas një hetimi të gjerë të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Sipas NCA të cilës i referohet Top Channel, të dy shqiptarët nga Kukësi, Elton Hallaci (32 vjeç) dhe Artur Iseberi (27 vjeç), ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar (OCG) që morën pjesë në transferimin e kokainës nga kurierët amerikanë. Ky grup, së bashku me disa të tjerë, kishte krijuar një rrjet ndërkombëtar për të kontrabanduar lëndën narkotike nëpërmjet fluturimeve nga Cancun në Meksikë në aeroportin e Mançesterit.

Në vitin 2024, kurierët amerikanë udhëtuan në Mançester pa bagazhe dhe pasuan udhëzimet që merrnin nga një organizator i quajtur “Nate” për të mbledhur valixhe që përmbanin qindra kilogramë kokainë. Pas mbërritjes në aeroport, ata transferuan kokainën te bashkëpunëtorët britanikë, përfshirë shqiptarët Hallaci dhe Iseberi, që ishin të angazhuar në shpërndarjen e drogës brenda Britanisë.

Më 11 maj 2024, tetë valixhe me kokainë mbërritën në Mançester nga Cancun dhe Barbados. Pas mbledhjes së tyre, ato u shpërndanë përmes një sërë takimesh dhe transferimesh, ku Hallaci dhe Iseberi morën pesë prej tyre, ndërsa Hosker dy të tjerë. Megjithatë, një nga kurierët la një valixhe pas, e cila më vonë u hap nga forcat kufitare, ku u gjetën 20 blloqe kokainë të paketuara me një kilogram secili. Hetimi i NCA-së tregoi se në këtë ditë shqiptarët kishin mbledhur 100 kg kokainë.

Një muaj më vonë, më 31 maj, 300 kg kokainë me pastërti të lartë u futën në Mançester, të cilat u sekuestruan nga autoritetet. Pjesëmarrësit shqiptarë, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë britanikë, ishin përgjegjës për shpërndarjen e lëndës narkotike nëpërmjet një rrjeti të gjerë në të gjithë vendin.

Në shtëpinë e Hallacit, hetuesit gjetën çelësa për një makinë Jaguar me një ndarje të fshehur për kontrabandën e drogës, si dhe një numër shënimesh që tregonin se si do të shpërndahej kokaina në qytete si Bradford, Londër dhe Birmingham.

Gjatë hetimeve, NCA sekuestroi gjithashtu dy makina Jaguar të tjera, të cilat ishin të pajisura me ndarje të fshehura për kontrabandën. I gjithë operacioni i trafikut u mbikëqyr nga kamerat e sigurisë në aeroport dhe nga hetuesit, të cilët kishin vënë nën mbikëqyrje të dyshuarit.

Përfundimisht, Hallaci, Iseberi dhe Hosker pranuan fajësinë për kontrabandë dhe mbajtjen e kokainës me qëllim shpërndarjen, ndërsa Creen, një tjetër i dyshuar i përfshirë, u dënua për mbajtjen e kokainës, por u shpall i pafajshëm për kontrabandën e saj.

Cat McHugh, komandante e NCA-së, tha: “Këta individë ishin pjesë e grupeve kriminale që lëviznin sasi të konsiderueshme kokainë nëpërmjet Britanisë, duke shkaktuar dëme të mëdha në shoqëri. Hetimi ynë ishte i gjatë dhe kërkoi shumë orë punë, por tani ata po paguajnë për krimet e tyre.”

Të pandehurit pritet të dënohen në një datë të mëvonshme, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar të tjera pjesëmarrës në këtë rrjet kriminal.

gijotina.com/

Elbasani bën goditjen e madhe në merkato, afron kampionin e Afrikës –

✇27.al
By: 27

Elbasani ka bërë një goditje të madhe në merkaton e janarit. Pak çaste më parë verdheblutë prezantuan afrimin e parë në skuadër. Bëhet fjalë për një mesfushor senegalez. Insa Boje ka luajtur për përqafuesen e Senegalit në 2025-ën por tani nuk ishte i thirrur për Kupën e Kombeve të Afrikës. Rikujtojmë që ata fituan titullin e dytë radhazi.

https://www.instagram.com/reel/DUBTHPJDI__/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==

gijotina.com/

Shqipëria krijon ‘Diellën’ për të frenuar korrupsionin, por krijuesit e saj akuzohen për afera me tenderat –

✇27.al
By: 27

Prestigjiozja “New York Times” i ka kushtuar një artikull ministres së Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, e njohur me emrin “Diella”, duke përmendur gjithashtu akuzat për korrupsion që godasin qeverinë.

Artikulli thekson se avatari “Diella” është bërë një kryqëzatë publike kundër korrupsionit, ndërsa citon se “Udhëheqësit e agjencisë që e krijuan atë tani akuzohen për manipulim të ofertave në kontrata publike”.

Po ashtu, në artikull përmendet edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, duke shtuar se kjo çështje ka shkaktuar “dhimbje koke” për kryeministrin Edi Rama.

ARTIKULLI I NEW YORK TIMES

Avatari shqiptar i njohur si Diella, një kryqëzatë publike kundër korrupsionit, është përshkruar si ministri i parë qeveritar në botë i krijuar nga inteligjenca artificiale. Avatari i njohur si Diella, i reklamuar si ministri i parë qeveritar në botë i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, supozohej të ndihmonte në uljen e korrupsionit endemik të Shqipërisë.

Por ka një problem – udhëheqësit e agjencisë që e krijuan atë tani akuzohen për manipulim të ofertave në kontrata publike.

E veshur me veshje tradicionale dhe një buzëqeshje enigmatike, Diella është bërë fytyra e përpjekjeve të Kryeministrit Edi Rama për të frenuar korrupsionin, ndërsa Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Gjatë vitit të kaluar, Diella ka folur në konferenca ndërkombëtare dhe është mbuluar me publicitet si një simbol i mënyrës se si inteligjenca artificiale po integrohet në shtyllat e shoqërisë në të gjithë botën, përfshirë qeverinë.

Madje, ajo deklaroi se ndihej “e lënduar” kur iu drejtua Parlamentit të Shqipërisë në vjeshtë për shkak të kritikave që përpjekjet e saj për të identifikuar mashtrimet dhe abuzimet në kontraktim ishin jokushtetuese, duke theksuar: “Unë nuk jam qenie njerëzore.”

“Nuk kam ambicie apo interesa personale,” u tha Diella ligjvënësve në një video në shtator, me flamujt e Shqipërisë dhe të Bashkimit Evropian të mbivendosur pas saj. “Unë kam vetëm të dhëna, njohuri dhe algoritme të dedikuara për t’iu shërbyer qytetarëve në mënyrë të paanshme, me transparencë dhe pa u lodhur kurrë.”

Në praktikë, Diella i ndihmon qytetarët të aplikojnë për shërbime qeveritare në internet, duke eliminuar një sistem ryshfeti të vendosur prej kohësh, për dorëzim të shpejtë të dokumenteve dhe caktim takimesh. Së shpejti, ajo do të jetë në gjendje të mbledhë aplikime për kontrata qeveritare dhe të vlerësojë se cili ofertues është më i kualifikuar, bazuar në të dhënat e paraqitura. Puna e saj mund të auditohet. Ndërmarrja e hapave për të ulur korrupsionin është një kërkesë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një çështje e trashëguar për zotin Rama. Ai e quajti avatarin Diella, fjala femërore për diellin, për të promovuar transparencën në prokurimin publik.

“Ne jemi një vend kushërinjsh, nuk është e lehtë të kesh ndërveprime krejtësisht të drejta dhe transparente në një vend kushërinjsh”, tha ai në një intervistë njëorëshe në fillim të këtij muaji. Me reformat që ka kryesuar që nga marrja e detyrës në vitin 2013, tha zoti Rama, “tani kemi një pamje krejtësisht të ndryshme”. Z. Rama tha se do të largohej nga posti publik sapo Shqipëria të anëtarësohet zyrtarisht në Bashkimin Evropian. Kjo mund të ndodhë që në vitin 2030, nëse negociatat vazhdojnë me ritmin e tyre aktual, megjithëse ai vuri në dukje se “ka tre gjëra që janë përtej aftësisë njerëzore për të planifikuar: Zoti, seksi dhe BE-ja”.

Një raport i nëntorit nga zyrtarët e BE-së tha se Shqipëria kishte “treguar njëfarë progresi”, por se “korrupsioni mbeti…”. Kjo ka krijuar një lloj enigme për zotin Rama, megjithëse ai është shmangur nga skandalet.

Ndërsa shprehu krenari për punën e njësisë së prokurorisë për të frenuar korrupsionin, ai tha gjithashtu se hetimet e saj në vitet e fundit kishin kontribuar në rritjen e normave të paraburgimit në Shqipëri, të cilat janë ndër më të lartat në Evropë. “Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbështetur këtë institucion”, tha z. Rama. “Në të njëjtën kohë, duhet të jemi të vetëdijshëm se ky institucion duhet të garantojë jo vetëm që vepron në mënyrë të pavarur, por edhe që vepron profesionalisht.”. Zyrtarët në njësinë speciale të hetimit nuk pranuan të komentojnë. Por statistikat e saj treguan se rastet e korrupsionit publik nuk janë një komponent i rëndësishëm i paraburgimeve. Raporti vjetor i njësisë për hetimet për vitin 2024, të dhënat më të fundit në dispozicion, sugjeruan se rastet e saj të korrupsionit përbënin vetëm rreth 14 nga gati 2,800 personat që u ndaluan para gjyqit atë vit. Rasti kundër znj. Balluku, për keqpërdorim të fondeve shtetërore në projekte të mëdha infrastrukturore, është bërë një dhimbje koke e veçantë politike për z. Rama, i cili po përballet me kërkesa që asaj t’i hiqet imuniteti që i jepet si anëtare e Parlamentit, në mënyrë që akuzat kundër saj të mund të vazhdojnë. Ajo ka mohuar shkeljet.

Z. Rama nuk pranoi të komentonte, kur u pyet nëse e mbështeste heqjen e imunitetit të saj. As nuk pranoi të diskutonte kundërshtimin politik që është rritur me akuzat në rritje për korrupsion që muajin e kaluar nxitën protestuesit e armatosur me bomba shpërthyese të bënin thirrje qeverisë së tij të jepte dorëheqjen.

Nuk është e mundur të vlerësohet se sa Diella e ka ulur korrupsionin në Shqipëri, meqenëse sistemi është krijuar për ta parandaluar atë, jo për ta zbuluar. Andi Hoxhaj, një ekspert i ligjit dhe Ballkanit Perëndimor në King’s College London, tha se Diella është mënyra se si zoti Rama mund t’i “thotë botës dhe Bashkimit Evropian se ‘Unë e kuptoj që ju jeni të shqetësuar për korrupsionin dhe do të përpiqem ta adresoj atë’”. Në një analizë të dhjetorit, ekspertët në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë thanë se ministri i inteligjencës artificiale kishte rritur “efikasitetin dhe paanshmërinë e vendimeve të prokurimit publik të marra nga qeveria”. Por në përgjithësi, ata arritën në përfundimin se rekordi i Shqipërisë në përmbushjen e standardeve të BE-së për luftimin e korrupsionit, veçanërisht në dhënien e kontratave të ndërtimit dhe turizmit, mbetet “problematik”.

Fakti që zhvilluesit e Diella-s janë akuzuar vetë për korrupsion ka ngritur pyetje nëse një ministër i krijuar nga inteligjenca artificiale mund të programohet për të anashkaluar prova të caktuara të korrupsionit, ose për t’u furnizuar me të dhëna të pabesueshme për ta zbuluar atë. Dr. Hoxhaj tha se “vetëm koha do ta tregojë”, por vuri në dukje se qeveria nuk ishte përpjekur të ndërhynte në hetimin ndaj agjencisë që drejton Diellën. “E kuptoj skepticizmin”, tha ai. “Ka shumë dyshime. Por fakti që u zbulua, jo u fsheh, tregon se ata po e pranojnë se korrupsioni është një problem dhe duhet të parandalohet në të ardhmen”. Kështu thotë se e sheh edhe zoti Rama. “Vendi po përpiqet të luftojë korrupsionin, me të gjitha të metat, me të gjitha problemet, me të gjitha mangësitë, me të gjitha dëmet”, tha ai. “Pra, kjo është mirë”.

gijotina.com/

Kokainë përmes lëkurës së gjedhëve! SPAK dërgon për gjykim 10 persona për trafik ndërkombëtar –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal nr. 141/1 të vitit 2023, ndaj një grupi personash të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe krijim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, në këtë procedim janë marrë të pandehur gjithsej 11 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët dyshohet se kanë vepruar si një rrjet kriminal me shtrirje ndërkombëtare, në bashkëpunim me organizata kriminale në Amerikën Latine, për importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Ndër të pandehurit janë Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez dhe Geis Sejfullai, të akuzuar, mes të tjerash, për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe drejtim të këtij grupi. Ndërkohë, Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini akuzohen për trafikim droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas akteve hetimore, një pjesë e të pandehurve akuzohen edhe për prodhim dhe shitje narkotikësh, në ambiente banimi dhe lokale në zonën e Manzës, Durrës, gjatë muajit shkurt 2024. Po ashtu, ndaj njërit prej të pandehurve është ngritur edhe akuza për prodhim, mbajtje dhe shitje pa leje të armëve të ftohta.

Nga hetimet rezulton se grupi ka përgatitur kushtet dhe infrastrukturën për importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave të deklaruara si “lëkurë gjedhësh”, brenda të cilave u gjetën të fshehura rreth 90 kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth 3.6 milionë euro. Këto ngarkesa kanë mbërritur në Portin e Durrësit në muajt korrik dhe nëntor 2024 dhe më pas janë magazinuar në ambiente në zonën e Mulletit, në Tiranë.

SPAK bën me dije se hetimet kanë zbuluar edhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë aktivitet, ndaj është vendosur ndarja e akteve dhe vijimi i hetimeve në një procedim të ri penal pa autor, për disa vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Ky procedim lidhet gjithashtu me një çështje të mëparshme të vitit 2022, ku të njëjtët persona janë akuzuar si organizatorë, financues dhe pjesëmarrës në importimin nga Kolumbia në Shqipëri të një sasie të madhe kokaine të fshehur në “pleh organik artificial”. Për këtë çështje, Gjykata e Posaçme ka dhënë vendime fajësie, të konfirmuara edhe nga Apeli, ndërsa ndaj një shtetasi kolumbian gjykimi vijon ende.

SPAK thekson se hetimi është zhvilluar me përdorimin e teknikave të posaçme hetimore dhe në bashkëpunim me agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja.

gijotina.com/

❌