Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli –

✇27.al
By: 27

Këtë të martë u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të vlefshme për raundin e shtatë në fazën e ligës së Champions League. Arsenali siguroi fitoren e shtatë në po kaq takime, duke mposhtur 1-3 Interin në Milano, teksa merr të drejtën për të kaluar më tej.

Tri pikë edhe për Club Brugge, Bodo/Glimt, Olympiacos, Real Madrid, Ajax dhe Tottenham. Dështim për PSG e Napolin dhe turpërim për Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

‘Qytetarët’ pësuan disfatë 3-1 kundër Bodo/Glimt në udhëtim. Norevegjezët shënuan dy herë në pjesën e parë me Hogh, duke befasuar gjigantët e Evropës. Hauge thelloi shifrat me golin e tij në minutën e 58-të. Anglezët ngushtuan shifrat me Cherki në minutën e 60-të, por pa mundur dot të futen në lojë. Rodri doli me karton të kuq te City.

Në Milano, Interi pësoi humbjen e tretë radhazi duke u mposhtur 1-3 nga Arsenali. Gabriel Jesus shënoi dy gola në pjesën e parë për ‘Topçinjtë’, ndërsa Sucic barazoi përkohësisht. Në fundin e sfidës, Gyokeres ‘vulosi’ ndeshjen për 1-3. Me këtë sukses Arsenali kryeson me 21 pikë të plota dhe ka siguruar fazën me eliminim direkt.

Në ‘Bernabeu’ Real Madridi fitoi 6-1 kundër Monacos. Kylian Mbappe shënoi dy gola dhe kërkoi falje pasi karrierën e ka nisur te Monaco. Mastantuono, autogoli i Kehrer, Vinicius dhe Bellingham ishin autorët e golave për vendasit, ndërsa Teze shkurtoi për Monacon.

Në Lisbonë, vendasit e Sporting mposhtën 2-1 kampionët në fuqi të PSG-së me dopietën e Luis Suarez, teksa Kvaratskhelia barazoi përkohësisht te francezët.

Hap fals për Napolin, me kampionët në fuqi të Serie A në Itali që barazuan 1-1 kundër FC Copenhagen në udhëtim dhe rrezikojnë pozitën e 24-t që të dërgon në play-off.

Të mërkurën luhen nëntë ndeshjet e radhës që do tregojnë panoramën e plotë të renditjes, vetëm një raund nga fundi i fazës së ligës.

Champions League, raundi 7-të:

E martë, 20 janar 2026

16:30 Kairat Almaty 1-4 Club Brugge

18:45 Bodo/Glimt 3-1 Manchester City

21:00

FC Copenhagen 1-1 Napoli

Inter 1-3 Arsenal

Olympiacos 2-0 Bayer Leverkusen

Real Madrid 6-1 Monaco

Sporting Lisbone 2-1 PSG

Tottenham 2-0 Dortmund

Villarreal 1-2 Ajax

gijotina.com/

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions –

✇27.al
By: 27

Real Madrid u është kthyer fitoreve bindëse në Ligën e Kampioneve, ku skuadra e Arbeloas ka triumfuar me shifrat 6-1 përballë Monakos.

REAL MADRID-MONAKO 6-1
6′, 26′ Mbape, 51′ Mastantuono, 55′ (ag) Kehrer, 65′ Vinicius, 80′ Bellingam / 72′ Teze

Goli i Bellingam (VIDEO)

Goli i Teze (VIDEO)

Goli i Vinicius (VIDEO)

Bellingam gabon rastin e artë (VIDEO)

Golovin vë në provë Kurtua (VIDEO)

Autogoli i Kehrer (VIDEO)

Goli i Mastantuono (VIDEO)

Kurtua pret gjuajtjen e Balogun (VIDEO)

Goli i dytë i Mbape (VIDEO)

Rasti i humbur nga Ansu Fati (VIDEO)

Goli i parë i Mbape (VIDEO)

gijotina.com/

52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën –

✇27.al
By: 27

Deri më sot, thuhet se 52 udhëheqës të botës janë ftuar në Bordin e Paqes, dhe vetëm shtatë prej tyre, Argjentina, Hungaria, Kazakistani, Uzbekistani, Shqipëria dhe Vietnami kanë konfirmuar zyrtarisht qëllimin e tyre për të marrë pjesë.

Shumica e qeverive që kanë lëshuar deklarata zyrtare në lidhje me ftesat e tyre dhe kanë treguar se çështja është nënshtruar shqyrtimit politik dhe ligjor institucional, ndërsa disa kanë theksuar nevojën për tu konsultuar me partnerët e tyre. Ndërkohë, pritet që ende të ftohen udhëheqës të tjerë.

gijotina.com/

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq –

✇27.al
By: 27

E pabesueshmja ndodh në javën e parafundit të League Phase në Ligën e Kampioneve. Manchester City humbi në shtëpinë e Bodo/Glimt 3-1 me skuadrën norvegjeze që shënoi fitoren e saj të parë në këtë edicion të kompeticionit.

Kjo ndeshje e mori drejtimin në favor të Bodo/Glimt, në harkun e dy minutave, më konkretisht në minutën e 22 dhe të 24 kur Manchester City pësoi të dy golat pikëridsht me Hogh dhe në të dy rastet ai u gjet saktë nga Blomberg. me rezultatin 2-0 për Bodo/Glimt u mbyll pjesa e parë. menjëherë pas pushimit të ndeshjes skuadra norvegjeze shënoi edhe golin e tretë me Evjen por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Bodo/Glimt e gjeti vërtet golin e tretë këtë radhë me Hauge për të çuar rezultatin në 3-0. Dukej se kjo ndeshje ishte e mbyllur, por në minutën e 60, Cherki shkurtoi diferencën për Manchester City në 3-1. Me 30 minuta që kishin mbetur, Citizens kishin kohën e mjaftueshme për ta përmbysur apo të paktën për ta barazuar ndeshjen, por Guardiola ‘u tradhtua’ nga Rodri që në dy minuta mori dy kartona të verdhë që u shndërruan në karton të kuq duke lënë skuadrën angleze në inferioritet numerik. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më me Bodo/Glimt që me këtë fitore të madhe shkon në 6 pikë, ndërsa Manchester City mbetet me 13 pikë.

Shiko këtu golin e parë të Bodo/Glimt

Shiko këtu golin e dytë të Bodo/Glimt

Shiko këtu golin e tretë të Bodo/Glimt

Shiko këtu golin e Manchester City

gijotina.com/

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, kur rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur shtetasi D. Muçenji, 31 vjeç, në fshatin Skutaraq, Njësia Administrative Petran.

Të afërmit e viktimës e kanë gjetur atë të vetëvarur në shkallët e shtëpisë.

Ndërkaq, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet e para hetimore. Mbeten mister arsyet e vetëvarjes së të riut.

gijotina.com/

Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Tiranes ka dënuar me 23 vite burg ish-policin Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen me dashje të dy personave gjatë vitit 1997. Vendimi lidhet me vrasjen e Elton Danit dhe Ledian Hoxhës, ngjarje e ndodhur në një nga periudhat më të vështira për vendin.

Çela, 56 vjeç, iu dorëzua autoriteteve shqiptare gjatë verës së kaluar për të vuajtur dënimin, pasi për vite me radhë kishte qëndruar jashtë vendit. Gjykata e Tiranës, përmes këtij vendimi, ka konsideruar se i pandehuri nuk kishte pasur dijeni të plotë për proceset e mëparshme gjyqësore të zhvilluara në mungesë të tij, duke e çuar çështjen drejt rigjykimit.

Sipas dosjes gjyqësore, më 10 shkurt 2014, Çela kishte firmosur nga Pensilvania një shkresë, përmes së cilës ia kalonte kompetencat përfaqësuese vjehrrës së tij. Gjykata vlerësoi se dokumenti i firmosur pranë një noteri amerikan nuk ishte i qartë, pasi nuk parashikonte shprehimisht përfaqësimin ligjor nga një avokat, çka u konsiderua shkelje procedurale.

Në seancën e parë të rigjykimit ishin të pranishëm familjarët e viktimave, ndërsa Çela u paraqit përballë trupit gjykues. Sipas hetimeve, ai ishte larguar nga Policia e Shtetit rreth pesë muaj përpara ngjarjes, por kishte mbajtur ende një armë kallashnikov shërbimi, të cilën nuk e kishte dorëzuar.

Dëshmitarët në proces kanë deklaruar se konflikti mes palëve kishte nisur disa ditë para ngjarjes, për shkak të një shume prej 2 mijë lekësh të reja, që lidhej me dëmtimin e derës së një automjeti. Debati përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit, duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve.

Me këtë vendim, gjykata konfirmon dënimin me 23 vite burg për ish-efektivin e policisë, ndërsa çështja konsiderohet e mbyllur në shkallën e parë të rigjykimit.

Ngjarja

Nga hetimet rezultoi se i pandehuri Tomor Çela ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i pajisur me armën automatike model Kallashnikov, të cilin nuk e ka dorëzuar, por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente.

Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30, në lagjen nr. 9, rruga B. Curri, ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave, shtetasve Ledian Hoxha dhe Elton Dani, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveturë Volvo. Pas kryerjes së vrasjes, i pandehuri Tomor Çela është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve Elton Dani dhe Ledian Hoxha. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuri, tre-katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip Benz Mercedes 240, është përplasur me autoveturën ku udhëtonin dy miqtë Hoxha dhe Dani, ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktuar me ta dhe më pas, duke mos u dakordësuar në lidhje me dëmet e shkaktuara, kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve Ledian Hoxhës dhe Elton Danit.

gijotina.com/

PD kritikoi Ramën, por do të votojë në Kuvend ftesën e Trump për Bordin e Paqes –

✇27.al
By: 27

Partia Demokratike do të votojë në Parlament angazhimin e Shqipërisë në nismën e presidentit amerikan Donald Trump për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për Gazën, pavarësisht kritikave ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama e ka promovuar këtë ftesë në opinionin publik.

Në një intervistë televizive, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, deklaroi se opozita do ta mbështesë pa asnjë diskutim këtë nismë, duke e cilësuar qëndrimin proamerikan si pjesë të pandryshueshme të identitetit politik të Partisë Demokratike.

Sipas Zhupës, PD-ja e konsideron SHBA-në partner strategjik dhe mbështet çdo iniciativë të paqes të ndërmarrë nga administrata amerikane, përfshirë edhe këtë të presidentit Donald Trump.

“PD-ja ka qenë, është dhe do të jetë një parti proamerikane dhe proeuropiane. Ne kemi mbajtur edhe qëndrim publik në mbështetje të presidentit Donald Trump dhe nuk do të jemi kurrë kundër vendimeve të marra nga administrata amerikane”, u shpreh Zhupa.

Ajo shtoi se kjo çështje nuk përbën objekt debati brenda Partisë Demokratike, pasi është e sanksionuar në statutin dhe parimet e saj politike. Në të njëjtën kohë, Zhupa kritikoi kryeministrin Edi Rama për tentativën për ta paraqitur ftesën si sukses personal apo si dëshmi të një raporti të veçantë me presidentin amerikan.

gijotina.com/

‘Hajdut, hajdut’, protestuesit e Lapajt bërtasin kur kalon eskorta e Ramës –

✇27.al
By: 27

Aktivistët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” bashkë me kryetarin e tyre Adriatik Lapaj vazhdojnë qëndrimin e pandërprerë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rma dhe krijimin një qeverie tranzitore.

Sonte, mbështetësit e Lapajt nuk kursyen akuzat “hajdut” dhe thirrjet “ik” drejt Ramës, kur ky i fundit, i shoqëruar nga eskorta, la ambientet e Kryeministrisë dhe u largua.

gijotina.com/

Deputetët e PD-së të blejnë kamiona… –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot foltoren e tij të radhës, këtë herë me banorët e njësisë numër 4 të Bashkisë së Tiranës.

Gjatë diskutimit njëri prej qytetarëve shfaqi pakënaqësi për foltoret. Ai tha se qeveria nuk rrëzohet me foltore me kartona, por me protestë e revolucion.

Demokrati iu drejtua Berishës duke i thënë: “Deputetët e PD-së të blejnë 50 kamiona dhe të bllokojnë qendrën nga sheshi “Skëndërbej” deri te “Nënë Tereza”.

“Dua të diskutoj për PD, jo për Shqipërinë sot doktor. Shqipëria ka dy, Skëndërbeun dhe Nënë Terezën, të tretin e them më vonë. Nënë Tereza thotë: Një jetë e jetuar për veten është një jetë e plogësht. Skëndërbeu tha: O zot i madhërishëm mbrojtës i atdheut, mbroje lirinë e Shqipërinë.

Pas këtyre je ti doktor, tani ka ardhur koha pas 2021 12 more kuvendin të besuam, të kesh shëndet, të lutem çoje amanetin e këtyre të dyve në fund, mos na zhgënjeni, ne kemi ardhur pas teje, deri në vdekje na ke pas, por jo të na zhgënjesh.

Ti bën foltore, mua nuk më pëlqen foltorja duhet revolucion, të blejnë të gjithë deputetët që janë 50 deputetë, 50 kamiona, t’i vendosin te sheshi “Skëndërbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, t’i vendosin me kavo të gjatë aty, ajo është protestë, jo protestë me kartonë. Protestë është të blejnë 50 deputetët e PD-së, kamionë nga 50 mijë euro, nga sheshi Skëndërbej deri te sheshi Nënë Tereza, të bllokohet qendra, ajo është protestë revolucionare. Kaq kisha, më falni për shqetësimin, fola shumë i stresuar dhe i emocionuar se kisha frikë se do më presë fjalën Florjana”, u shpreh qytetari në foltoren e PD nga njësia nr.4 në Tiranë.

gijotina.com/

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së në prill, Flamur Noka nxjerr udhëzimin për pastrimin e listave nga “tradhtarët” –

✇27.al
By: 27

Demokratet po përgatiten për zgjedhje., jo me kundërshtarin politik, por brenda radhëve të saj.

Sali Berisha i mbijetoi  “nenit Basha” ndonëse humbi zgjedhjet, por në pranverë mandati  4-vjeçar i tij si kryetar skadon, dhe me hir apo pahir i duhet të rinovojë  kontratën me demokratët. Bashkë me të dhe lidershipit të partisë.

Me zgjedhjet afër, numri dy i PD-së Flamur Noka po spastron terrenin. Përmes një udhëzimi sekretari i përgjithshëm vuri në lëvizje degët e partisë që të ngrenë grupet e punës për rifreskimin e listave të anëtarësisë. Afati që ju la është data 20 shkurt.

“Grupi i punës ka në përbërje të tij: a. Anëtarët e Kryesisë së Degës si dhe drejtuesit e Grupseksioneve kur ata nuk janë pjesë e Kryesisë së Degës; b. Deputetët e Qarkut; c. Koordinatori i Posaçëm i Kryetarit të Partisë Demokratike. Baza e të dhënave mbi të cilat do të punojë grupi i punës janë të dhënat e anëtarësisë të pasuruar me pjesëmarrjen e anëtarësisë në proceset zgjedhore nga viti 2021 dhe përfshin gjithë proceset zgjedhore nga referendumi  i 18 dhjetorit 2021, deri më sot, duke përjashtuar primaret me simpatizantët”, thuhet në udhëzimin e PD.

“Grupi i punës ka në përbërje të tij: a. Anëtarët e Kryesisë së Degës si dhe drejtuesit e Grupseksioneve kur ata nuk janë pjesë e Kryesisë së Degës; b. Deputetët e Qarkut; c. Koordinatori i Posaçëm i Kryetarit të Partisë Demokratike. Baza e të dhënave mbi të cilat do të punojë grupi i punës janë të dhënat e anëtarësisë të pasuruar me pjesëmarrjen e anëtarësisë në proceset zgjedhore nga viti 2021 dhe përfshin gjithë proceset zgjedhore nga referendumi  i 18 dhjetorit 2021, deri më sot, duke përjashtuar primaret me simpatizantët”, thuhet në udhëzimin e PD,  siguruar nga gazetarja e Top Channel Elda Menga.

Udhëzimi parashikon që listat e antarësisë të kalojnë në një sitë te kujdesshme për të identifikuar jo vetëm anëtarët aktiv por edhe nga të ashtuquajturit “tradhtarë”. Kategoria e parë do pajiset me kartën e anëtarësisë, të dytëve u tregohet dera.

Udhëzimi PD: Nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që: a)   Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; b)    Me qëndrimet e tyre publike dhe politike sipas nenit 24 të Statutit dhe nenit I, III, IV, V dhe X të Kodit të Etikës kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror. Në listën e zezë të PD futet dhe ata që kane thyer rende disipline  dhe kodin e sjelljes së PD.

“200-shen time mbaje”, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ policët, vinin skedina dhe organizonin baste –

✇27.al
By: 27

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë.

Efektivët, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive.

Konkretisht masat u ekzekutuan për: Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës; Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës; Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll; Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës; Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës; Shtetasi I.T., banues në Tiranë; Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Ne dosjen hetimore ndaj tyre, ku në vijim të veprimeve hetimore të kryera është administruar akti i ekspertimit teknik të sendeve celularë sekuestruar personave nën hetim E.P. dhe I.T., nga ku ndër të tjera në interes të hetimit kanë rezultuar komunikime të tyre me përmbajtje organizimi dhe ushtrimi të lojërave të fatit.

Ndër të tjera janë evidentuar të ruajtura biseda të zhvilluara në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp”  midis punonjësit të policisë, dhe shtetasit I.T. me përmbajtje të organizimit dhe ushtrimit të lojërave të fatit, basteve sportive, ndeshje futbolli.

Pjesë nga mesazhet:

Polici me iniciale E.P: Degjo te faqja qe je menager. Pervec pjeses qe esht 50me 50 ka edhe % per lijen dhe 20 % per fitimet

Shtetasi me iniciale I.T: Mu do me japesh 405 tja coj atij 200 time mbaje se esht e jotja se tpata marr 200 per kushon. Jane 932 gjithsej

Polici me iniciale E.P: 466 i do ai djali

Shtetasi me iniciale I.T: Ok

Polici me iniciale E.P:  Un e ti kemi nga 233

Shtetasi me iniciale I.T: He mo vlla a fole per lekt

Polici me iniciale E.P: Po fola pra do I sjelli neser Po mire SE Po ashtu ti Jap une mo’s e vrit mendjen

Shtetasi me iniciale I.T: Esht blloku linku i faqes

Polici me iniciale E.P:  Po te hap nje tjetër/

gijotina.com/

Tarifat e reja doganore janë një gabim –

✇27.al
By: 27

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbajtur fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Davosit. Macron i cilësoi si të papranueshme tarifat doganore të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj vendeve të cilat kanë dërguar trupa ushtarake në Groenlandë.

“Franca dhe Evropa i kushtojnë rëndësi të madhe sovranitetit dhe pavarësisë si dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur të vendosim forcat tona në Grenlandë”, theksoi ai.

Nga Davosi, presidentja e Komisionit Europian. Ursula von der Leyen tha se nevoja për pavarësinë e Evropës “nuk është e re dhe as një reagim ndaj ngjarjeve të fundit: ajo është një imperativ strukturor prej shumë kohësh”, theksoi ajo, duke shtuar se, ndryshe nga e kaluara, “sot ekziston një konsensus i vërtetë për këtë”.

I ashpër ishte komenti mbi përshkallëzimin e Donald Trumpit kundër Francës, të cilës i ka kërcënuar vendosjen e tarifave doganore prej 200 për qind për verërat dhe shampanjën franceze, si formë hakmarrjeje për mosmarrëveshjen mbi Groenlandën. “Tarifat doganore shtesë të propozuara” nga presidenti amerikan “janë një gabim, sidomos mes aleatëve afatgjatë. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje tregtare korrikun e kaluar. Dhe në politikë, ashtu si në biznes, një marrëveshje është një marrëveshje. Dhe kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të nënkuptojë diçka”,- tha Von der Leyen.

Groenlanda, “I takon popullit sovran të vendosë për të ardhmen e vet”

“Ne e konsiderojmë popullin e SHBA-së jo vetëm si aleatë, por si miq. Të tërhiqemi në një spirale të rrezikshme zbritëse do të përfundonte duke ndihmuar pikërisht ata kundërshtarë që të dy jemi të angazhuar t’i mbajmë jashtë horizontit tonë strategjik”, përsëriti ajo. “Prandaj përgjigjja jonë do të jetë e vendosur, e bashkuar dhe proporcionale”. Për ta trajtuar çështjen me një qasje “strategjike”, BE-ja po punon për një paketë masash në mbështetje të sigurisë në Arktik, me bindjen se “i takon popullit sovran të vendosë për të ardhmen e vet”.

Ky parim themelor shpaloset në disa koncepte: së pari, solidaritet i plotë me Groenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës, “sovraniteti dhe integriteti i territorit të tyre nuk janë të negociueshme”; së dyti, Evropa synon të rrisë ndjeshëm investimet e veta në ishull, “për të mbështetur ekonominë dhe infrastrukturat lokale”; së treti, “do të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë partnerët për të garantuar një siguri më të madhe në Arktik”, sot një interes i qartë i përbashkët; dhe së katërti, “duhet të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë rajonalë për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët”.

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se presidenti Donald Trump po “kalon vijat e kuqe” dhe se marrëdhëniet tradicionale mes Europës dhe SHBA-ve rrezikojnë të hyjnë në fundin e tyre historik.

“Deri tani, ne u përpoqëm të qetësonim presidentin e ri në Shtëpinë e Bardhë. Ishim shumë tolerantë, edhe me tarifat doganore. Ishim tolerantë me shpresën se do të merrnim mbështetje për luftën në Ukrainë”, u shpreh kryeministri belg.

Ai theksoi se situata ka ndryshuar ndjeshëm, duke shtuar se po kapërcehen gjithnjë e më shumë kufij që, sipas tij, cenojnë dinjitetin politik të Europës.“Tani po kalohen kaq shumë vija të kuqe, sa duhet të zgjedhësh mes dinjitetit tënd. Të jesh një vasal i kënaqur është një gjë. Të jesh një skllav i mjerë është diçka tjetër”, deklaroi De Wever.

“Mesazhi që duhet të dërgojmë është ky: po kaloni vijat e kuqe. Ose qëndrojmë bashkë, ose do të qëndrojmë të ndarë. Dhe nëse jemi të ndarë, atëherë është fundi i një epoke, fundi i 80 viteve atlantizëm”, u shpreh kryeministri belg.

De Wever iu referua filozofit Antonio Gramsci, duke paralajmëruar për një periudhë pasigurie globale.

“Kur e vjetra po vdes dhe e reja ende nuk ka lindur, jetojmë në kohën e përbindëshave. I takon atij të vendosë nëse do të jetë një përbindësh apo jo”, tha ai.

gijotina.com/

Zjarr në Elbasan/ Shkrumbohet një banesë, 4 anëtarë të familjes pa strehë –

✇27.al
By: 27

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur mjetet zjarrfikëse nga Bashkia Elbasan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.

Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat në zonë janë mjaft të ulëta dhe shënojnë vlera negative.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gijotina.com/

Konflikti që çoi në vrasjen e Petrit Ndout, pas autorit, në pranga edhe dy persona të tjerë –

✇27.al
By: 27

Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy automjete. Ngjarja ndodhi në afërsi të urës së Bushneshit, pas një konflikti që ndodhi ndërkohë që qarkullonin me automjet dhe janë konfliktuar verbalisht. Më pas 28-vjeçari Andri Vokrri.

Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë Lorenc Goga dhe Fation Kulla mësohet se janë shokë me autorin.

Njoftimi i plotë:

Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:

-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 201.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

Në Tiranë dorëzohet 26-vjeçari, bashkëpunëtor i ‘Babales’ së TikTok-ut –

✇27.al
By: 27

Armando Marku, 26-vjeçari i cili kërkohej nga autoritetet britanike për vrasje, ka vendosur të dorëzohet këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Marku ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, Angli, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2019.

Por për këtë ngjarje akuzohen edhe dy shqiptarë të tjerë, Sajmir Dodoveci dhe Eugert Merizaj, i njohur në TikTok si ‘Babalja’.

Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme mes Policisë së Cleveland-it, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë, shtetasi shqiptar, Sajmir Dodoveci 40 vjeç,  u ndalua në një stacion treni në Bruksel të martën, më 23 dhjetor 2025. Dodoveci u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u akuzua për vrasjen e kurdit Hemawand Ali Hussain, 32 vjeç, i cili u qëllua nga afër brenda një shtëpie në Charterhouse Street në shtator 2019.

Ai u paraqit më 9 janar në Gjykatën e Magjistrale të Teesside dhe u la në paraburgim deri në paraqitjen e tij në Gjykatën e Kurorës së Teesside të martën e 13 janarit 2026.

Hetimet e gjera të mëparshme nga Policia e Cleveland-it çuan në dënimin me burgim të përjetshëm të Eugert Merizaj për vrasjen e Hussain.

Ai ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar pas vrasjes dhe gjithashtu u gjurmua në Belgjikë, u ekstradua përsëri në Angli dhe u dërgua në gjyq, ku u shpall fajtor.

Ndërkohë, 26-vjeçari Armando Marku ishte i fundit nga të akuzuarit që kishte mbetur në arrati, deri këtë të martë kur vendosi që të vetëdorëzohej në policinë e Tiranës.

Hussain, kishte qenë snajper me forcat kurde dhe kishte luftuar gjithashtu kundër ISIS-it në Irakun verior, ndërsa nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së tij.

gijotina.com/

 

Shiste ilaçe për kafshë duke i paraqitur si trajtim për autizmin, arrestohet një person në Kosovë –

✇27.al
By: 27

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën shtetasin Arianit Sllamniku, i dyshuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, si dhe për eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testim të paligjshëm të barnave.

Sipas mediave në Kosovë, Sllamniku dyshohet se u ka shitur disa personave ilaçe për kafshë, duke pretenduar se ato mund të shërbenin si trajtim për autizmin te fëmijët.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilan, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë shërbime apo konsultime nga Arianit Sllamniku dhe që mendojnë se mund të jenë dëmtuar, qoftë materialisht apo shëndetësisht, të paraqiten pranë Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim.

 

Vrasja e 57-vjeçarit me çekiç në Thumanë, arrestohen edhe dy persona të tjerë –

✇27.al
By: 27

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e një 57-vjeçari të ndodhur në aksin rrugor Thumanë–Krujë, ku pas autorit të dyshuar janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë.

Sipas policisë përveç Andi Vokrit, autorit të dyshuar të krimit për janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, pranë urës së Bushneshit, ku tre të rinjtë, që po udhëtonin me një automjet, janë përfshirë në një konflikt verbal me Petrit Ndou  57 vjeç, i cili po lëvizte me automjetin e tij.

Zbulohet në Sarandë një laborator kanabisi, arrestohet administratori i pallatit –

✇27.al
By: 27

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me një rast të kultivimit te kanabisit në ambiente të mbyllura, të zbuluar në qytetin e Sarandë.

Sipas të dhënave, hetimet çuan në zbulimin e dy apartamenteve të përshtatura për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike në katin e nëntë të një pallati në lagjen nr. 2. Ambientet ishin të pajisura me llamba elektrike, ventilim dhe pajisje të tjera teknike, ndërsa energjia dyshohet se merrej përmes lidhjeve të paligjshme.

Si pasojë e veprimeve hetimore, është arrestuar shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit ku ndodheshin ambientet. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim katër persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa është proceduar penalisht edhe bashkëshortja e të arrestuarit, për moskallëzim të krimit.

Gjatë kontrollit në apartamente janë sekuestruar 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, 18 kilogramë kanabis në gjendje të thatë, si dhe pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e saj.

Fushata e bashkisë, Anuela blen figura publike dhe media, jep 120 milionë lekë për videot në Instagram –

✇27.al
By: 27

Bashkia e Tiranës shpenzon fonde të mëdha për propagandën nga paratë e taksapaguesve kryeqytetas. Për këtë ka ngritur struktuara të posaçme që paguhen nga buxheti. Kështu, bashkia ka drejtori për Rininë, ndërmarje për Eventet dhe Dekorin, qendra kulturore, Drejtorinë e Përgjithshme të Medias dhe Komunikimit etj.

Kjo e fundit ( Media dhe Komunikimi) ka në varësi të saj 3 drejtori të tjera të ndara në 6 sektorë të ndryshëm.  Më specikisht, drejtoria e përgjithshme ndahet në Drejtorinë e Informacionit, Drejtorinë e Komunikimit me Qytetarët si dhe Drejtorinë e Protokollit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.  Së bashku me drejtorin e përgjithshëm, këto tre drejtori kanë 43 punonjës, ku përfshihen 3 drejtorë, 5 përgjegjës sektori dhe 34 specialistë.

Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun është një drejtori e cila në misionin e saj “është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me hartimin e strategjive për rritjen dhe zhvillimin e komunikimit, krijimin  e rrjetit dhe kanaleve komunikuese.”

Në fakt, puna kryesore e këtyre drejtorive është prodhimi dhe shpërndarja e materialeve të gatshme për transmetim nga mediat.

Mirëpo nuk mjaftoka kjo superstrukturë që ka lënë trashëgim Erion Veliaj. Kryetarja e komanduar Anuela Ristani, ka marrë edhe një mësim nga paraardhësi, nuk jep kurrë asnjë konferencë shtypi për mediat. Komunikimi në të vërtetë ndodh, por bëhet me tendera.

Më poshtë do t’ju tregojmë një nga këto tendera që ishte planifikuar për Vitin e Ri. Objekti i këtij prokurimi është puna e përditshme e drejtorive që i përshkruam më sipër, por Anuela nxjerr lekë shtesë për projekte dhe fushata që janë thjesht blerje dhe qoka ndaj mediave që i bëjnë PR.

Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Shërbim fushate komunikimi/ndërgjegjësimi”. Fondi Limit i caktuar për këtë tender është 9,978,000 lekë pa tvsh ose 120 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH-në.

Sic mësojmë, tenderi është anuluar më 19 janar 2026 për arsye se nuk i paraqitën oferta të përshtatshme.

Për se do të shpenzohen paratë?

Fillimisht kërkohet prezantimi i detajuar i konceptit dhe planit të detajuar për komunikim dhe identiteti vizual.

Në këtë kuadër duhen 2 spote audiovizive 30-60 sekonda, full HD, për rrjete sociale. Më tej duhen përgatitur 32 video për rrjete sociale 15-30 sekonda me format instagrami, me titra në shqip dhe anglisht.

Pjesë e projektit janë edhe 32 infografika dhe animacione për instagram. Fituesi i tenderit duhet të përgatisë 40 postera që do të vendosen në reklamat që gjenden tek stacionët e autobusëve. Pjesë e paketës do të jenë edhe 4 evente publike që duhen dokumentuar me foto dhe video.

Një pikë e rëndësishme është fushata me katër figura publike me ndikim të cilët do të paguhen që secili të bëjë dy postime dhe një video në rrjetet sociale.

Së fundmi vjen “Media Buying” për optimizimin e fushatave dhe reklamimi në media. Kaq mund të thuhet zyrtarisht, por dihet se paratë e këtyre fushatave u shkojnë mediave të sponsorizuara nga “Rilindja”.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Votimi në Kuvend do kryhet me procedurë të përshpejtuar –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ka dërguar këtë të martë deputetëve të grupit një mesazh lidhur me nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të pjesëmarrjes së Shqipërisë në “Bordin e Paqes”.

Deputetet duhet te jenë në gatishmëri nëse do te këtë nevojë për një seancë në vijim, përpara 27 janarit kur është seanca e radhës parlamentare.

“Përshëndetje kolege dhe kolegë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj ky proces do të kryhet me procedurë të përshpejtuar ne respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem merrni masa paraprakisht për prezencën”, shkruhet në mesazh.

Kujtojmë se, prej disa ditësh, Rama në delirin e tij të madhështisë mundohej me hir a me pahir të tregojë se ftesa është personalisht për të, ndërkohë që vlerësonte edhe “udhëheqjen vizionare” të Trump-it, njeriun që, disa vite më, parë e konsideronte si “rrezik për botën mbarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse zgjidhej president”. Por në fakt, kjo është një ftesë standarde e cila u është dërguar mbi 50 vedeve të botës.

❌