Emisioni âNĂ« ShĂ«njestĂ«râ nĂ« News24, me autore Klodiana Lala, solli kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« historinĂ« e Imer Hajdarit, polici i burgut 313 i ekzekutuar 14 vjet mĂ« parĂ«, mĂ« 10 Prill 2012 nĂ« TiranĂ«.
Nga të dhënat e dosjes hetimore, gjatë emisionit u transmetuan detaje të reja nga ngjarja ende e pazbardhur, megjithëse familjarët e Imer Hajdarit kërkojnë drejtësi.
Vrasja e tij mund të ishte cilësuar edhe një enigmë, me njëqind të panjohura, nëse rrethanat në të cilat u qëllua do të ishte një e vërtetë e tillë.
Por nĂ«se sot ky krim ka mbetur njĂ« mister, kjo nuk Ă«shtĂ« pĂ«r shkak tĂ« aftĂ«sisĂ« qĂ« treguan autorĂ«t pĂ«r tĂ« fshehur gjurmĂ«t, po pĂ«r paaftĂ«sinĂ« mesa duket qĂ« tregoi grupi hetues pĂ«r tâi shkuar deri nĂ« fund zbardhjes sĂ« kĂ«tij krimi, qĂ« ulĂ«ret edhe sot pĂ«r drejtĂ«si.
Vrasje që në fakt vinte një vit pas një tjetër krimi që çuditërisht datoi me atë vrasjes së efektivit të burgjeve.
NjĂ« rastĂ«si aspak pĂ«r tâu nĂ«nvlerĂ«sur, kur viktima kishte qenĂ« subjekt i vazhdueshĂ«m i kĂ«rcĂ«nimeve pĂ«r gjakmarrje, nĂ« njĂ« kohĂ« kur nuk kishte asnjĂ« faj pĂ«r vrasjen e kryer nga i afĂ«rmi i tij.
Por si u gjend i vrarë me tre plumba brenda automjetit të tij, në një nga rrugicat e Tiranës, në prill të vitit 2012, polici i burgjeve Imer Hajdari, teksa po shkonte të merrte detyrën?
Cila ishte hasmëria e familjes së tij me atë Xheçuka, që kish nisur një vit më parë?
Dhe pse grupi hetues pavarësisht dyshimeve që pati që vrasja ishte kryer nga pjesëtarë të fisit Xheçuka, nuk arriti kurrë te autorët e vërtetë të këtij krimi.
Autorë të cilët edhe sot, 13 vite pas kryerjes së këtij krimi, vazhdojnë të jenë në liri.
A dështoi shteti të parandalonte vrasjen e një zyrtari të policisë së burgjeve që kishte trokitur në dyert e institucioneve duke kërkuar mbrojtje?
Ndërkohë që familja vazhdon edhe sot të kërkojë drejtësi.
Sipas dosjes hetimore tĂ« siguruar nga emisioni âNĂ« ShĂ«njestĂ«râ, Imer Hajdari, u gjet i vrarĂ« brenda makinĂ«s sĂ« tij, nĂ« rrugĂ«n âTeodor Kekoâ nĂ« TiranĂ«, nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit, tĂ« datĂ«s 10 Prill 2012.
PikĂ«risht nĂ« momentin kur ai po lĂ«vizte me makinĂ«n e tij, drejt burgut â313â, nĂ« kryeqytet, Burg ku ai ishte transferuar vetĂ«m kohĂ«t e fundit, kjo pas problemeve qĂ« ai kishte nĂ« qytetin e tij, ku banonte, atĂ« tĂ« Mamurrasit.
Ku i ishte dashur të braktiste vendbanimin si dhe punën në burgun e Fushë-Krujës, pas kërcënimeve që i kishin ardhur nga familja Xheçuka, e cila kishte premtuar se do merrte hak për vrasjen e njeriut të tyre të afërt, nga nipi i Imer Hajdarit.
Gjë për të cilën kishte dërguar edhe fjalë në familjen Hajdari.
Por jo vetëm kaq por ishin betuar se do vrisnin njeriun më të mirë që ata kishin. Duke përmendur konkretisht emrin e Imer Hajdarit.
Sipas tyre si personi përgjegjës që kishte veshur polic të burgjeve nipin e tij Alket Hajdari, ky i fundit i cili kishte kryer edhe vrasjen e njëriut të tyre të afërt, Shaban Xheçuka.
Dosja Hetimore
MĂ« datĂ« 10 Prill 2012, rreth orĂ«s 6.00, Salla Operative e DrejtorisĂ« sĂ« PolicisĂ« TiranĂ« ka marrĂ« njoftim se nĂ« rrugĂ«n âTeodor Kekoâ nĂ« kryeqytet  pranĂ« filialit tĂ« njĂ« banke tĂ« nivelit tĂ« dytĂ«, Ă«shtĂ« gjetur i vrarĂ« me armĂ« zjarri, shtetasi Imer Hajdari, me detyrĂ« oficer pranĂ« burgut 313 TiranĂ«.
Ku nga hetimi paraprak rezultoi se viktima ishte duke lĂ«vizur me automjetin tip âSeatâ ngjyrĂ« gri me targĂ« AA762AD  nga banesa e marrĂ« me qira nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, nĂ« drejtim tĂ« rrugĂ«s kryesore, pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« punĂ«.
Ajo që u konstatua në vendin e ngjarjes ishte se Imer Hajdari kishte marrë tri plumba në trup.
Plumba që i kishin marrë jetën menjëherë pa i dhënë asnjë mundësi të shpëtonte.
Ndërkohë që nga sa u pa qitësi që mendohet të ketë qenë një i vetëm, e priti prenë e tij në rrugicën para se viktima të dilte me makinën e tij në rrugën kryesore.
Gjë që u konstatua edhe nga qetësia me të cilën autori ishte afruar..
Si dhe qitjet që kishte kryer në xhamin e përparmë të automjetit me të cilën efektivi i burgjeve Imer Hajdari lëvizte atë mëngjes.
Duke zgjedhur tâi dalĂ« atij pĂ«rpara dhe ta qĂ«llojĂ« pikĂ«risht nĂ« momentin kur makina kishte ulur shpejtĂ«sinĂ«.
Kohë e mjaftueshme kjo për vrasësin të mblidhte edhe gëzhojat.
Duke pastruar kësisoj vendin e krimit.
Një krim që dukej i organizuar mirë dhe nga një dorë që jo vetëm kishte studiuar zonën, por edhe kishte marrë informacione të sakta mbi lëvizjet e shënjestrës.
Dosja Hetimore
Nga dinamika e ngjarjes rezulton se viktima është qëlluar me armë zjarri, brenda në automjet pa arritur të dalë në rrugën kryesore.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, po kështu ka rezultuar se në xhamin e parë të automjetit të drejtuar nga viktima ndodheshin tre vrima hyrje në pjesën nga ana e drejtuesit të mjetit, ndërsa viktima u gjet i pajetë në sediljen e shoferit.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes, nuk arrit të gjendet asnjë gëzhojë, ndërsa në trupin e viktimës u konstatuan 3 plagë me armë zjarri.
Pra nga sa shikohet autori mendohet të ketë qenë një qitës profesionist.
Kjo jo vetëm për shkathtësinë që ai ka treguar në veprime por edhe për dorën e stërvitur.
Duke e goditur saktësisht viktimën në pikat më nevralgjike të trupit.
Neutralizim që kishte për qëllim eleminimin e tij të menjëhershëm.
Ndërkohë që interesante është fakti që qitësi është kujdesur gati në mënyrë të përpiktë që të jetë jashtë rrezes së kamerave të sigurisë në zonë.
Gjë që duket se e ka arritur me sukses.
Pasi nga kqyrja e pamjeve filmike në zonë, ai nuk shfaqet as në momentin para krimit dhe as gjatë kryerjes së atentatit.
Por nga ajo që vihet re është se grupi hetues është ndalur në kqyrjen e pamjeve filmike vetëm para dhe pas atentatit.
Por jo në ditët e mëhershme për të parë nëse në zonë kishte lëvizje të personave të dyshuar.
Apo qoftë edhe për të krehur kamerat në zonën ditën para dhe pas ngjarjes.
Gjë që përbën një mangësi përsa i përket hetimit të plotë të ngjarjes.
Dosja Hetimore
Nga kqyrja e pamjeve filmike të bankës nuk rezultoi ndonjë e dhënë për hetimin, për shkak se nuk kishin fushëpamje mbi vendin e ngjarjes.
Ndërkohë që aktekspertimi kimik i faktorëve plotësues të qitjes ka rezultuar se në katër gjurmëkopjuesit objekt ekspertimi për shtetasit Gjergj Kaçurri dhe Akil Xheçuka nuk është evidentuar prania e nitriteve, të cilat janë të pranishëm në faktorët plotësues të qitjes.
Po përse pikërisht të parët që u thirrën për të marrë kampionë plotësues të gjurmëve të qitjes ishin anëtarë të familjes Xheçuka?
Familjarë të cilët u mbajtën edhe në vazhdim në përgjim, me qëllim për të dokumentuar lidhjen e tyre me vrasjen e efektivit të burgjeve Imer Hajdari.
Vrasje që siç thamë vinte pikërisht në prag të 1- vjetorit të një tjetër vrasje, asaj të Shahin Xheçukës.
I cili më datë 23 Prill 2011, u qëllua për vdekje në Mamurras nga Alket Hajdari, që në këtë kohë punonte si efektiv në policinë e burgjeve. Alket Hajdari që ishte nipi i Imer Hajdarit, policit të burgut 313 që u vra në Tiranë. Ku të dyshuar edhe si organizatorë të kësaj vrasje janë anëtarë të fisit Xheçuka.
Por që fajësia e tyre ka mbetur ende e paprovuar.
Dosja Hetimore
Nga ekspertimi i telefonit të shtetasit F. Xheçuka, u konkludua se nga memoria e telefonit të tij, nuk mund të përfitohen të dhëna të fshira. Ndërsa nga karta Sim nuk janë konstatuar të dhëna të fshira.
Po kĂ«shtu nga interceptimi i bisedave tĂ« drejtpĂ«rdrejta midis familjarĂ«ve tĂ« shtetasit Shahin Xheçuka, nĂ« ceremoninĂ« e 1 vjetorit tĂ« vdekjes sĂ« tij, pikĂ«risht nĂ« vendin e quajtur âVarrezat e Mamurrasitâ, nuk u mundĂ«n tĂ« pĂ«rfitoheshin tĂ« dhĂ«na me interes pĂ«r hetimin e procedimit penal.
Por çfarë ishte kjo vrasje që kishte sjellë kaq shumë andrralla për familjen Hajdari?
Dhe pse target tashmë i familjes Xheçuka ishte pikërisht efektivi i burgjeve Imer Hajdari?
ĂfarĂ« deklaroi nĂ« polici, tashmĂ« e veja e Imer Hajdarit, nĂ« lidhje me shqetĂ«simet qĂ« i kishte sjellĂ« nĂ« familje, vrasja e Shahin XheçukĂ«s, kryer nga nipi i burrit tĂ« saj, tashmĂ« tĂ« ndjerĂ«.
Dhe pse pikërisht familja Xheçuka e kërkonte gjakun e humbur të të afërmit të tyre, Shahin Xheçuka, te Imer Hajdari?
Xhevahire Hajdari, e veja e Imer Hajdarit, që rrëfeu edhe të gjithë konfliktin, nga i cili dyshohet se pasoi edhe vrasja e bashkëshortit të saj.
Xhevahire Hajdari
Bashkëshorti im, Imer Hajdari, ka qenë i punësuar si efektiv policie në burgun e Fushë-Krujës dhe nga aty më pas është transferuar në burgun 313 në Tiranë.
Shkak për këtë transferim është bërë një një hasmëri e krijuar  me familjen e shtetasit Hysen Xhecuka.
Hasmëri e cila ka lindur pasi nipi i bashkëshortit tim, Alket Hajdari, më datë 23 Prill 2012, ka vrarë shtetasin Shahin Xheçuka. Dhe pas kësaj vrasje është vetëdorëzuar në polici.
Do tĂ« vrasim mĂ« tĂ« mirin e fisitâ/ Hakmarrja mes dy familjeve nĂ« Mamurras, âNĂ« ShĂ«njestĂ«râ zbardh dĂ«shminĂ« e kunatit tĂ« Imer Hajdarit: Ai e kishte veshur nipin polici
NĂ« emisionin âNĂ« ShĂ«njestĂ«râ nĂ« NeĂ«s24, u transmetua kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« njĂ« documentar bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat e deritanishme nga hetimet pĂ«r vrasjen e Imer Hajdarit, 14 vjet mĂ« parĂ«, vrasje qĂ« ende nuk ka autorĂ«.
Edhe pse hasmëria nisi nga një vrasje e kryer nga nipi i Imerit, Alket Hajdari, familja Xheçuka dërgoi fjalë se për këtë do të vriste më të mirin e fisit, duke detyruar burrat e shtëpisë të ngujohen.
Në dëshminë e dhënë në polici nga kunati i Imer Hajdarit, mësohet se pasi Alketi vrau me armë zjarri shtetasin Shahin Xheçuka, Imeri ishte në hasmëri me këtë fis.
Arsye për të cilën ai u ngujua për rreth 4 muaj duke u mbyllur në shtëpi, pasi fisi Xheçuka nuk i kishte falur.
Dhe jo vetĂ«m kaq por ishin shprehur se âdo tĂ« vrasim mĂ« tĂ« mirin e fisitâ dhe inatin e kishin me Imerin pasi sipas tyre ai e kishte veshur Alketin policâ, tregon kunati i viktimĂ«s.
Edhe pse nga familja Hajdari u bënë përpjekje për të biseduar me familjen Xheçuka, kjo e fundit nuk pranoi falje.
Madje ata nuk pranuan as pajtues që të ndërmjetësonin për të ulur gjakrat.
Por u shprehën qartazi se shënjestra e tyre do të ishte Imer Hajdari.
âPasi Alketi vrau Shahin XheçukĂ«n, babai i tij me anĂ« tĂ« disa miqve tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, çoi fjalĂ« sipas zakonit nĂ« familjen Xheçuka, por nga ana e tyre morĂ«n besĂ« vetĂ«m 24 orĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« varirm dhe mĂ« pas do tĂ« vepronin sipas Kanunit.
Pas këtij momenti Imeri dhe burrat e tjerë të familjes Hajdari u ngujuan në shtëpi, pasi fisi Xheçuka ishte shprehur se nuk i kishte falur.
GjĂ« qĂ« detyroi Imerin tĂ« largohej nga Mamurrasi dke tĂ« vendosej me banim nĂ« TiranĂ«â, mĂ«sohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« nĂ« polici, kunati i Imerit, Muharrem Hima.
Të njëjtën deklaratë përpara grupit hetues dha dhe një nga kushërinjtë e Imer Hajdarit i cili theksoi faktin që fisi Xheçuka të gjithë inatin e kishte me Imer Hajdarin, duke e cilësuar atë si fajtor për veprimet e nipit të tij, që qëlloi mbi njeriun e tyre.
Ngujim që çoi edhe në ndryshimin e rrjedhës së jetës së famljes Hajdari.
E cila e gjendur në një situatë të tillë izolimi dhe vështirësie ekonomike, detyroi kryefamiljarin e saj, në këtë rast Imer Hajdarin, që të kërkonte transferimin në një burg tjetër.
GjĂ« qĂ« u mundĂ«sua nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve, nĂ« Burgun â313â nĂ« TiranĂ«.
âFisi Xheçuka çoi fjalĂ« se kush ta ndjejĂ« veten fajtor tĂ« mbyllet nĂ« shtĂ«pi. Po kĂ«shtu ata thanĂ« se do tĂ« hakmerren tek fisi i Alketit, duke u shprehur se:âfajtor pĂ«r vrasjen e Shahin XheçukĂ«s, Ă«shtĂ« Imeri, pasi ai e veshi Alketin polic dhe se mund tĂ« hakmerreshin ndaj tij pĂ«r kĂ«tĂ« vrasje tĂ« ndodhur. Ishin kĂ«to fjalĂ« qĂ« e shtynĂ« Imerin tĂ« transferohej me punĂ«â, mĂ«sohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« nĂ« polici kushĂ«riri i Imerit, me iniciale SH.H.
Sipas dëshmive të familjarëve të tij, Imer Hajdari i druhej më shumë hakmarrjes që mund të vinte nga ana e vëllezërve të Shahin Xheçukës.
Viktimës së nipit të tij Alket Hajdari.
Por çfarë thanë në dëshminë e tyre, të afërmit e Shahin Xheçukës.
A ishin ata të sinqertë në deklarimet e tyre.
Dhe a mund të ishin ata vrasësit vetëm për faktin që kishin çuar fjalë për ngujimin e familjes Hajdari?