Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

✇27.al
By: 27

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë mbi mënyrën se si funksiononte rrjeti i kontakteve dhe rekrutimit të vajzave të reja, mes të cilave përmendet edhe një vajzë shqiptare që jetonte në Nju Jork.

Në një email të datës 29 mars 2017, i arkivuar me titullin “kandidatët kryesorë”, një person me identitet të censuruar i sugjeron Epstein-it disa vajza për punësim. Mes tyre, vëmendje të veçantë merr një vajzë shqiptare, për të cilën thuhet se ndodhet në Nju Jork dhe është e disponueshme për të kryer “të gjitha llojet e punës”, por që paraqet vështirësi për shkak të statusit të dokumenteve.

Sipas përmbajtjes së email-it, Epstein-it i është dërguar edhe një video e vajzës, ndërsa kërkohet konfirmim nëse ai dëshiron të komunikojë apo ta takojë personalisht. “Vajzat e tjera janë interesante, por nuk jetojnë në Nju Jork”, thuhet në dokument, duke e veçuar shqiptaren si rast të veçantë.

Në të njëjtën dosje përfshihet edhe rasti i një vajze tjetër shqiptare, e identifikuar me inicialet E.T., e cila në vitin 2017 kishte aplikuar për një pozicion si asistente personale përmes një ndërmjetësi. Në një email drejtuar Epstein-it, ai informohet se vajza ishte rreth 21–22 vjeçe dhe pyetet nëse duhet të ftohej për intervistë.

Dokumentet tregojnë se vajza kishte dorëzuar CV-në, fotografi personale dhe një video prezantuese. Ndërkohë, informacioni mbi vendbanimin e saj paraqitet kontradiktor: në CV ajo deklaronte se jetonte në Tiranë, ndërsa në një komunikim tjetër thuhej se ndodhej në Paris. Në një email drejtuar vetë Epstein-it, e reja pyeste nëse fakti që nuk ishte me bazë në SHBA përbënte pengesë për punësimin.

Përmendja e Shqipërisë shfaqet edhe në disa email-e të tjera të përfshira në dosje, që datojnë nga vitet 2010 dhe 2013, ku referencat ndaj shqiptarëve bëhen në kontekste personale dhe joformale.

gijotina.com/

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

✇27.al
By: 27

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane.

30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja, punonte berber.

Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane.

Dyshohet se autoret kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja,

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe policia, duke thënë se Sokol Daci është transportuar në spital dhe po merr ndihmë nga mjekët.

Reagimi i policisë:

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gijotina.com/

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

✇27.al
By: 27

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen e tij zyrtare, ka nxjerrë në pah edhe komunikime ku përmenden emra të lidhur me Kosovën.

Në një prej email-eve të publikuara, të datës 19 shtator 2012, figuron të jetë përmendur emri i ish-presidentit dhe ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Email-i, i dërguar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë në atë kohë, mban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?” dhe i drejtohet Jeffrey Epstein.

Në përmbajtje, dërguesi, i identifikuar si “Daniel”, shkruan se “princesha dëshiron që ti ta shohësh këtë video”, duke bashkëngjitur një link nga YouTube, i cili aktualisht nuk është më funksional.

Në të njëjtin komunikim, përmendet edhe emri i konsulles së atëhershme të Kosovës në Tajlandë, Mom Luang Rajadasari Jayankura, e cila thuhet se ka kërkuar që materiali t’i përcillet Epstein-it.

E njëjta konsulle përmendet edhe në një email tjetër të vitit 2012, ku flitet për një takim të mundshëm në New York. Në atë email përmendet se “princesha nga Tajlanda do të jetë në Kombet e Bashkuara me presidenten e Kosovës”, duke i shprehur dëshirën për një takim gjatë asaj jave.

Edhe pse presidentja nuk përmendet me emër, në vitin 2012 presidente e Kosovës ishte Atifete Jahjaga.

Mom Luang Rajadasari Jayankura ka folur më herët publikisht për rolin e saj në lobimin për njohjen e Kosovës nga Tajlanda dhe shtete të tjera.

Në një tekst autorial, ajo përshkruan bashkëpunimin me Behgjet Pacollin, duke theksuar se ishte njohur me të në Filipine në nëntor të vitit 2011 dhe se kishte vendosur të angazhohej për mbështetjen ndërkombëtare të Kosovës.

Ajo shkruan se kishte investuar përpjekjet e saj për njohjen e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një të drejtë legjitime të shtetit të Kosovës për të ekzistuar si entitet sovran në sistemin ndërkombëtar politik, social dhe ekonomik.

Publikimi i këtyre email-eve nuk përmban akuza penale ndaj personave të përmendur, por dëshmon për komunikime dhe kontakte që janë bërë publike në kuadër të dokumenteve zyrtare të dosjes Epstein.

gijotina.com/

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

✇27.al
By: 27

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen e tij zyrtare, ka nxjerrë në pah edhe komunikime ku përmenden emra të lidhur me Kosovën.

Në një prej email-eve të publikuara, të datës 19 shtator 2012, figuron të jetë përmendur emri i ish-presidentit dhe ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Email-i, i dërguar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë në atë kohë, mban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?” dhe i drejtohet Jeffrey Epstein.

Në përmbajtje, dërguesi, i identifikuar si “Daniel”, shkruan se “princesha dëshiron që ti ta shohësh këtë video”, duke bashkëngjitur një link nga YouTube, i cili aktualisht nuk është më funksional.

Në të njëjtin komunikim, përmendet edhe emri i konsulles së atëhershme të Kosovës në Tajlandë, Mom Luang Rajadasari Jayankura, e cila thuhet se ka kërkuar që materiali t’i përcillet Epstein-it.

E njëjta konsulle përmendet edhe në një email tjetër të vitit 2012, ku flitet për një takim të mundshëm në New York. Në atë email përmendet se “princesha nga Tajlanda do të jetë në Kombet e Bashkuara me presidenten e Kosovës”, duke i shprehur dëshirën për një takim gjatë asaj jave.

Edhe pse presidentja nuk përmendet me emër, në vitin 2012 presidente e Kosovës ishte Atifete Jahjaga.

Mom Luang Rajadasari Jayankura ka folur më herët publikisht për rolin e saj në lobimin për njohjen e Kosovës nga Tajlanda dhe shtete të tjera.

Në një tekst autorial, ajo përshkruan bashkëpunimin me Behgjet Pacollin, duke theksuar se ishte njohur me të në Filipine në nëntor të vitit 2011 dhe se kishte vendosur të angazhohej për mbështetjen ndërkombëtare të Kosovës.

Ajo shkruan se kishte investuar përpjekjet e saj për njohjen e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një të drejtë legjitime të shtetit të Kosovës për të ekzistuar si entitet sovran në sistemin ndërkombëtar politik, social dhe ekonomik.

Publikimi i këtyre email-eve nuk përmban akuza penale ndaj personave të përmendur, por dëshmon për komunikime dhe kontakte që janë bërë publike në kuadër të dokumenteve zyrtare të dosjes Epstein.

gijotina.com/

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

✇27.al
By: 27

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e përsëritura publike të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, të cilat për disa javë radhazi vënë në shënjestër arbitrimin dhe dëmtojnë imazhin e arbitrave shqiptarë.

Akuzat e vazhdueshme dhe të pabazuara përbëjnë një përpjekje për të justifikuar rezultatet sportive, duke transferuar përgjegjësinë jashtë fushës së lojës. Arbitrimi ushtron detyrën e tij me profesionalizëm dhe paanshmëri, në përputhje me rregulloren në fuqi.

Shoqata jonë i bën thirrje klubit të Egnatias të reflektojë mbi mënyrën e komunikimit publik dhe të kontribuojë në ruajtjen e klimës së respektit në futboll. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjitha klubeve që të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe të respektojnë rolin e arbitrave si pjesë e pandashme e lojës.

Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar do të vijojë të mbrojë dinjitetin dhe integritetin e arbitrave shqiptarë.

gijotina.com/

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –

✇27.al
By: 27

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të dyshuarit akuza të trafikimit ndërkombëtar të drogës, por për trafikimin e dhjetëra vajzave dhe grave nga Medellin dhe Bogota për t’u shfrytëzuar si punonjëse seksi në Shqipëri

Me vullnet të plotë, por për ta mësuar më vonë se në cilin rreth të ferrit kanë hyrë duke ushtruar prostitucion, qindra vajza të reja edhe nga vende të tjera të Amerikës Latine ranë në rrjetën e trafikantit Lukas Betancur dhe babait të tij, cilësuar si shefat e njërit prej grupeve kriminale, që i përdori të gjitha metodat në industrinë e seksit të detyruar. Gati 1 milionë euro llogaritet të jenë transferuar nga viktimat e tyre që punuan si eskorta në Shqipëri, që ushtruan prostitucion në të gjithë vendin, me viktima që u joshën dhe që mbetën në skllavërinë e shfrytëzimit të trupit, duke u qarkulluar më pas në Serbi, Kroaci dhe Spanjë. Për Shqipërinë, ky fenomen po kthehet në një shqetësim, sidomos katër vitet e fundit.

Rrjeti i Betancur nuk është i vetmi. Vajza nga Venezuela, Ekuadori, Brazili, Ukraina, Kina, Afganistani, Turqia, Rumania regjistrohen përditë në dosjet e policisë shqiptare, në të cilat përshkruhen të dhëna tronditëse. Forma e parë: joshja përmes mashtrimit për një jetë më të mirë apo marrja peng nga një borxh i pakthyer; kaq mjafton që këto të reja, duke nisur nga 19 vjeç e deri në 40 vjeç, herë si masazhatore e herë të reklamuara me dëshirë, ushtrojnë prostitucion në një botë të padukshme, por sidoqoftë të dalë hapur në faqe eskortash.

“Quhem Valentina, erdha këtu me një mikeshë që është personi që më sugjeroi të udhëtoja në Shqipëri. Në Kolumbi, ajo ishte praktikisht një mikeshë e shtëpisë sime, ndaj dhe vendosa të vij me të. Nuk e dija që do vija për këtë punë dhe që dënohej ligjërisht. Na priste një kontakt i saj; nuk isha e informuar që prostitucioni është i ndaluar dhe ndaj pranova t’ma prejnë biletën. Kisha nevojë për para dhe, mbi të gjitha, kisha besim tek mikeshja ime.

Trafikanti, kur mbërritëm këtu, na paralajmëroi se me punën që do bënim mund të kishim probleme me ligjin, se duhet të bënim kujdes, dhe madje ai e kërcënoi mikeshën time kur na gjeti apartamentin. Na gënjyen të dyjave. Kemi ardhur në një vend për të cilin nuk njihnim asgjë. Ditën kur na erdhi policia në apartament ishte një shok për mua.

Në Kolumbi, prostitucioni është i lejuar, ndaj kur erdha në Shqipëri nuk e dija që policia do të trokiste në derë. Puna ime e vërtetë në Kolumbi ishte estetika, por kam një fëmijë për të rritur dhe katër anëtarë të tjerë të familjes që jetonin vetëm me rrogën time. Minimumi jetik në Kolumbi nuk mjafton për asgjë.

Trafikantët më bindën se këtu bëhen para dhe ndaj erdha; kisha synimin që kur të kthehesha në Medellín të kisha qendrën time estetike. Unë qëndrova katër muaj në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe unë nuk munda të paguaja as qeranë e familjes time atje, sepse paratë nuk i shihja as kur paguheshin, as kur i merrnin. Unë në të gjithë këtë histori jam një viktimë, sepse në Shqipëri prostitucioni qenka krim; tani ne kemi probleme me drejtësinë dhe shefi është në burg”.

Historia e 23-vjeçares është e njëjtë me atë të vajzave të tjera të arrestuara në së paku 75 operacione brenda një viti në Shqipëri. Shumë prej tyre, në çastin që marrin avionin në vendlindje, e dinë se në këmbim të parave do të punojnë si punonjëse seksi. Prezantohen si ekspertë, që paguhen me orë ose ditë. Pa emrin real dhe me një identitet të rremë, vajzat pa emër serviren përmes platformave dixhitale në vitrinat virtuale./TCH

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

✇27.al
By: 27

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

The post Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital appeared first on 27.

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

✇27.al
By: 27

Tottenham Hotspur arriti një barazim 2-2 ndaj Manchester City në shtëpi, duke lënë “Qytetarët” e Guardiola-së gjashtë pikë pas Arsenalit kryesues në Premier League.\

Ylli i takimit ishte Dominic Solanke, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm për të barazuar rezultatin. Anglezit shpërtheu kreativitetin me një goditje skorpion, në stilin e Olivier Giroud, për të dërguar topin në rrjetë pas një krosimi perfekt të Conor Gallagher nga e djathta.

Gol i Solanke ishte kaq i paparashikueshëm sa metriku i golave të pritshëm i dha vetëm 0.04 shanse. Sulmuesi i Spurs, i rikthyer pas një periudhe të gjatë jashtë fushës për shkak të dëmtimit, tregoi se mund të ndryshojë lojën për skuadrën e tij dhe ndoshta të ndihmojë Arsenalin të ruajë avantazhin prej gjashtë pikësh në krye të tabelës.

Përveç Solanke, Tottenham e pati të vështirë në pjesën e parë, duke qenë 0-2 pas golave të Cherki (11’) dhe Semenyo (44’), por rikthimi i tij dhe goli i dytë në minutën e 70’ i siguroi pikën Spurs. Komentatorët e Sky Sports mbetën pa fjalë për mrekullinë e Anglezit, ndërsa Gary Neville e quajti golin “një nga më të mirët që ka parë ndonjëherë”.

Tottenham 2-2 Man. City

Solanke 53′, 70′ / Cherki 11′, Semenyo 44′

Goli i Solanke (Video)

gijotina.com/

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

✇27.al
By: 27

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi i Chivu mbylli llogaritë pas gjysmë ore loje, duke shënuar dy herë.

Martinez zhbllokoi llogaritë pas çerek ore. Gjurmë në këtë takim la edhe Zielinski, me një të majtë nga distanca. Inter kryeson kampionatin me 55 pikë të grumbulluara. Cremonese është në vendin e 16-të. Shikoni golat ne linkun me poshte:

https://rumble.com/v755mzi-inter.html

gijotina.com/

Pacientët nuk po rimbursohen –

✇27.al
By: 27

Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë në çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë.

Për disa barna me përdorim të gjerë, siç janë antibiotikët apo medikamentet për diabetikët dhe që janë në listën e barnave të rimbursueshme, çmimet janë rritur në mënyrë ekstreme, disa fish krahasuar me çmimin me të cilin janë shitur gjatë vitit 2025.

Ndonëse për këto barna rritja e çmimit të tyre nuk impakton direkt qytetarin që shkon në farmaci për t’i marrë ilaçet, pasi ofrohen falas nga shteti ose pjesërisht falas, nga ana tjetër këto para merren nga xhepat e qytetarëve, duke favorizuar kompanitë farmaceutike që i sjellin ato në tregun shqiptar.

Për shumë barna, çmimet e reja janë publikuar në mënyrë të menjëhershme dhe pa transparencë, duke krijuar kaos në tregun farmaceutik. Sot farmacistët gjenden të painformuar dhe para një vendimi që, sipas tyre, u kërkohet të bëjnë evazion fiskal me shitjen e barnave më lirë sesa i kanë blerë.

Komisioni i Vlerësimit të Barnave në Ministrinë e Shëndetësisë, për disa barna që janë në listën e rimbursimit, ka ulur çmimin e tyre, dhe ajo që po ndodh në të vërtetë është se farmacitë e blejnë atë më shtrenjtë nga distributori dhe, sipas listës së publikuar, duhet ta shesin më lirë, duke dalë me humbje në fitimet e tyre.

Duke mos ia publikuar emrin, një bar i cili përdoret për probleme kardiake blihet nga distributori nga farmacitë në vlerën 63.9 lekë, dhe farmacisë me çmimet e reja i rimbursohet vetëm 19.05 lekë sipas listës së barnave që është publikuar vetëm para dy ditëve.

Farmacite deklarojne se pacientët prej dy ditësh nuk po marrin shërbim për këto barna me rimbursim, pasi nuk mund të shesin disa herë më lirë një bar të cilin e kanë blerë më shtrenjtë.

Në fund, ai që e paguan, si me financa, por edhe me shëndetin, është pacienti që ka mbetur pa shërbim.

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

✇27.al
By: 27

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar përpara disa javëve teksa këtë të dielë mposhti Teutën në Durrës me rezultatin e ngushtë 1-0 duke regjistruar kështu fitoren e 5 radhazi në kampionat.

Ishte një fitore kjo që i jep mundësinë skuadrës së Edi Martinit që të përforcojë pozitat e saj në krye të klasifikimit duke parë edhe frenimet e Elbasanit dhe Egnatias, dy ndjekësve më të afërta të saj.

Momenti që vendosi ndeshjen në favor të Vllaznisë ishte ai i minutës së 9 kur Mala shënoi golin e avantazhit 1-0 për kuqeblutë që ditën ta ruanin atë deri në fundin e ndeshjes edhe pse mbetën me 10 futbollistë në fund pas ndëshkimit me karton të kuq të Celikovic, duke marrë edhe 3 pikët e saj.

Kështu pas 22 javëve, Vllaznia e sheh veten në kuotën e 42 pikëve, 3 më shumë se Elbasani, ndërsa Teuta mbetet me 27 pikë në vendin e 6.

TEUTA-VLLAZNIA 0-1

Mala 9′

gijotina.com/

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

✇27.al
By: 27

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar përpara disa javëve teksa këtë të dielë mposhti Teutën në Durrës me rezultatin e ngushtë 1-0 duke regjistruar kështu fitoren e 5 radhazi në kampionat.

Ishte një fitore kjo që i jep mundësinë skuadrës së Edi Martinit që të përforcojë pozitat e saj në krye të klasifikimit duke parë edhe frenimet e Elbasanit dhe Egnatias, dy ndjekësve më të afërta të saj.

Momenti që vendosi ndeshjen në favor të Vllaznisë ishte ai i minutës së 9 kur Mala shënoi golin e avantazhit 1-0 për kuqeblutë që ditën ta ruanin atë deri në fundin e ndeshjes edhe pse mbetën me 10 futbollistë në fund pas ndëshkimit me karton të kuq të Celikovic, duke marrë edhe 3 pikët e saj.

Kështu pas 22 javëve, Vllaznia e sheh veten në kuotën e 42 pikëve, 3 më shumë se Elbasani, ndërsa Teuta mbetet me 27 pikë në vendin e 6.

TEUTA-VLLAZNIA 0-1

Mala 9′

gijotina.com/

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

✇27.al
By: 27

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi me shifrat 0-1. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi kapiteni bardheblu, Redon Xhixha. Sulmuesi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40-të, duke i dhënë të tijëve një fitore mjaft të rëndësishme.

Me këtë fitore dhe 3 pikë të marr bardheblutë ngjiten në vendin e parafundit në kuotën e 20 pikëve, aq sa edhe Bylisi I vendit të 8-të. Ndërkohë Egnatia mbetet në vendin e 3-të me 39 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesuese.

gijotina.com/

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

✇27.al
By: 27

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u mbyll përkohësisht pasi trasesë iu derdhën qindra metra kub gurë dhe dhe, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor nga shpati i kodrës.

Shpati ku ndodhi rrëshqitja është pjesë e punimeve për ndërtimin e një segmenti të trasesë së re rrugore, në kuadër të projektit të njohur si Koridori VIII, ku aktualisht po operon kompania “ANK” sh.p.k. Kjo kompani është në pronësi të Agim Kolës, vëllai i ish-deputetit socialist Ndue Kola, i cili ka qenë pronari i kompanisë deri në momentin e marrjes së mandatit të deputetit në 2009. Aktualisht kompania “A.N.K” shpk e Agim Kolës është nën hetim nga SPAK për shembjen e rrugës Korçë- Ersekë.

Në këtë segment ku ndodhi dhembja po punohet për hapjen e gjurmës së re të korridorit të VIII, si pjesë e punimeve të zgjerimit, dhe mendohet se pikërisht ndërhyrjet e pastudiuara kanë ndikuar në shembjen masive. Por edhe pse gjurma e re e rrugës kalon pikërisht mbi malin e shembur, drejtori i ARRSH mohoi që ky të jetë shkaku duke ja çuar edhe këtë faturë motit të keq.

“Shembja është fenomen natyror”, thotë Kozeli. Ai mohoi në mënyrë kategorike të kenë ndikuar punimet, edhe pse hapja e re kalon pikërisht mbi malin që është shembur dhe mjetet e rënda çdo ditë punojnë mbi të.

Pasi konstatoi me sy të lirë, Kozeli tha se duket qe mali është i mbingopur nga uji.

Ne fakt, natyra ka punen e saj, drejtoret duhet te beje studime, projektime dhe ndertime, mbikeqyrje me tendera pa korrupsion.

Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë zonë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe paralajmërimet, veçanërisht në segmentet ku vijojnë punimet.

Teksa qëndruan 8 orë të bllokuar gra fëmijë e të moshuar,  policia rekomandoi drejtuesit e mjeteve, që të përdorin aksin rrugor Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për të udhëtuar drejt Tiranës.

Bllokimi i rrugës përkoi me ditën e diel ku qindra pushues kthehen nga juglindja dhe ky aks rrugor është shumë I ngarkuar.

Hapja e rrugës erdhi pas një ndërhyrjeje emergjente që synoi garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal në këtë aks të rëndësishëm lidhës mes Librazhdit dhe Prrenjasit.

gijotina.com/

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

✇27.al
By: 27

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të ri Michael Carrick. Në javën e 24-të të Premier League “Djajt” mundën Fulhamin në frymën e fundit me shifrat 3-2.

Casemiro me një supergol nga distanca e kaloi Man Unitedin në avantazh pas vetëm 19 minutave lojë. Më pas ishte Mathues Cunha që mori një asistim nga Casemiro dhe me një finalizim fantastik e dyfishoi avantazhin në minutën e 56’-të.

Fulham e gjeti rrugën drejtë rrjetës përmes Jorge Cuenca, mirëpo VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje në minutën e 65’-të. Skuadra mike më pas tentoi të ngushtonte diferencën dhe arriti ta bëjë këtë gjë me anë të një 11-metërshi në minutën e 85’-të, me autor Raul Jimenez.

Pak minuta më pas Kevin realizoi një eurogol nga distanca, për ta dërguar topin në trekëndëshin e portës së Manchesterit duke barazuar në 2-2 kur kishte përfunduar koha e rregullt dhe kisjin filluar sekondat shtesë. Poor nuk u dorëzuan djemt e Carrick dhe në minutën e 4 shtetë, ishte Sheshko ai që gjeti rrugën e rrjetës për t’i dhënë fitoren e tretë rradhazi dhe 3 pikë shumë të vlefshme Manchester United që ka filluar një ngjitje të shpejtë. Ndërkohë për trajnerin e ri Michael Carrick kjo ishte fitorja e tretë rradhazi që kur ka marrë drejtimin e skuadrës, dhe në total e 6-ta në total pasi edhe më parë e ka drejtuear ekipin në 4 ndeshje ku numëron 3 fitore dhe një barazim, duke e futur emrin e tij kështu në atë të trajnerëve që nuk ka asnjë humbje nën drejtimin e Manchester United.

Pas kësaj fitoreje “Djajt”, ngjiten në vendin e katërt në kuotën e 41 pikëve ndërkohë Fulhami zbret në vendin e 8-të, me 34 pikëve.

gijotina.com/

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

✇27.al
By: 27

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare.

Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta, ndër të cilat spikati “Arratia e Peshkut të Kuq” në News24, ku intervistoi qindra personalitete dhe solli për publikun histori me thellësi sociale dhe njerëzore.

Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Reçi njihej gjithashtu për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke qenë një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit.

Njoftimi i Familjes:

Në qetësinë e një ikjeje të denjë, u shua nga kjo jetë Rezarta Reçi, gazetare e njohur e kulturës, zë i ndjeshëm i fjalës së shkruar dhe një shpirt i përkushtuar ndaj së bukurës dhe së vërtetës. Ajo jetoi dhe punoi me dinjitet, duke lënë pas jo vetëm artikuj e telereportazhe, si dhe kujtime profesionale, por një trashëgimi njerëzore të rrallë, mirësi, finesë dhe respekt për jetën e tjetrit. Ikja e saj në paqe është një dhimbje e heshtur për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin kulturor, por edhe një dëshmi se dashuria dhe përkushtimi me të cilat ajo u rrethua deri në fund, e bëjnë kujtimin e saj të pavdekshëm.
Njoftimi i familjarëve i bërë pak më parë. “Rrezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit e përkushtimit të miqve, të afërmve e mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër. Rruga “Bardhyl”, më datë 2 Shkurt 2026, ora 15:00 Tiranë.
Me respekt familja Reçi”.

gijotina.com/

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

✇27.al
By: 27

Real Madrid dhe Rajo Vajekano masin forcat në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të La Liga. Ndeshja nisi në orën 14:00.

Madrilenëve nuk u falet një hap fals, ndërsa gëzojnë një formë të shkëlqyer në kampionat. Barcelona e fitoi takimin e saj dje dhe tashmë distanca është 4 pikë.

Ivan Balliu e shikon këtë ndeshje nga stoli. Mbrojtësi i Kombëtares ka humbur prej kohësh vendin e titullarit.

REAL MADRID 2-1 RAJO VAJEKANO

16′ Vinicius, 90+10′(p) Mbape – 49′ De Frutos

Goli i Vinicius: (VIDEO)

Goli i De Frutos: (VIDEO)

Goli i Mbape: (VIDEO)

gijotina.com/

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

✇27.al
By: 27

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë pozicion në vitin 2012.

Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, thuhet:

Mirë se vini në Paris,

Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës.

Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.

Gjithë të mirat,

Daniel.

Nuk dihet nëse ky takim u zhvillua vërtet.

Ndryshe, Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës dhe shërbeu si Kryetare e Shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Kujtojmë se përmbajtja e dosjes së publikuar përfshin afërsisht 3 deri në 3.5 milionë faqe me të dhëna rreth aktiviteteve të Epstein, 2,000 video dhe 180,000 imazhe.

Departamenti i Drejtësisë pretendon se një pjesë e përmbajtjes është e vështirë ose e pamundur të publikohet pa mbrojtur privatësinë, kështu që emrat dhe informacionet personale të viktimave janë fshirë pjesërisht ose plotësisht.

gijotina.com/

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

✇27.al
By: 27

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me karton të kuq ndaj Konyaspor, vetëm disa minuta pas aktivizimit. Trajneri i Besiktasit, Sergen Jalçin dha mendimin e tij pas ndeshjes.

“Kur na ndodh ne, është një karton i kuq. kur i ndodh kundërshtarëve, është i verdhë. Të dy qendërmbrojtësit e kundërshtarit duhej të kishin dalë me dy kartonë të verdhë  që në fund të pjesës së parë. Është shumë e çuditshme që nuk ua treguan. Ata e mbyllën ndeshjen me nga një të verdhë secili.

Ne po luajmë vazhdimisht me 10 lojtarë, ndërsa kundërshtarët marrin paralajmërime apo të verdhë. Gjyqtarët duhet të jenë më të kujdesshëm. Nëse ua jep atyre, na e jepni edhe ne gjithashtu. Nuk duam asgjë ekstra. Ne e luajmë lojën në çdo mënyrë. Kjo situatë e prish ekuilibrin tonë. Në po luajmë derbi me 10 lojtarë. Po shfaqen kartonë të kuq të panevojshëm. Kjo situatë nuk është aspak e shëndetshme”, tha ai.

gijotina.com/

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

✇27.al
By: 27

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar.

Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik, ndërsa mes tyre ndodhen fëmijë dhe të moshuar, të cilët po përballen me kushte të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe pritjes së zgjatur.

“Kemi mbi një orë e gjysmë që presim,. Nuk ishim këtu kur ndodhi sepse ishim 500 metra më tutje. Pyetëm çfarë ka ndodhur dhe na thanë që ka rënë mali, Vijmë nga Tirana dhe shkojmë në Maqedoni. Askush nuk ka shpjeguar asnjë. Vetëm shohim se vijnë e ikin fradroma. Duam të pastrohet rruga dhe të shkojmë në familjet tona sepse janë të shqetësuar”, deklaron një qytetare për News24.

Ndërkohë një i moshuar shprehet se kanë orë të tëra në pritje, në të ftohtë, edhe pse janë të sëmurë.

 

“Kemi 5 orë, jemi të sëmurë. E kam djallosur me qeveri me të tërë. Askush nuk na ka dhënë informacion. Vetëm rrimë këtu brenda, sepse jashtë është shumë ftohtë”, tha ai.

gijotina.com/

 

❌