Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zelensky nuk shkon në Forumin Ekonomik të Davosit, Rusia ka zhvilluar sulme të tjera –

✇27.al
By: 27

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë Forumit Ekonomik të Davosit se sot do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Por këshilltari i lartë i Zelensky, tha se presidenti ukrainas ndodhet në Kiev, pasi Rusia ka zhvilluar sulme të reja në kryeqytetin ukrainas.

“Që nga mëngjesi i sotëm, rreth 4,000 ndërtesa në Kiev janë ende pa ngrohje dhe gati 60% e kryeqytetit është pa energji elektrike”.

Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetin social X, duke treguar për pasojat e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike.

Zelensky deklaroi se edhe rajonet Kharkiv, Sumy, Chernihiv dhe Dnipro janë të prekura.

 

Policia italiane kap 31 doza kokaine dhe 750 euro, arrestohet 26-vjeçari shqiptare –

✇27.al
By: 27

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga oficerët e Policisë së Shtetit në Itali, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

I riu u pa brenda një salle makinash lojërash fati në qendër të Ternit, u ndoq dhe u lokalizua. Më vonë u arrestua ndërsa drejtonte një makinë me qira.

Ai u kontrollua, së bashku me makinën, dhe iu gjetën 31 doza kokaine dhe 750 euro para të gatshme, të ardhurat e trafikimit të drogës.

Individi në fjalë u arrestua më pas në pritje të seancës dëgjimore për vlefshmërinë, pas së cilës gjyqtari urdhëroi që atij t’i ndalohej të banonte në komunën e Ternit.

Meqenëse ai ishte gjithashtu banor i paligjshëm në Itali, ai u dërgua në një qendër riatdhesimi me qëllim dëbimin nga vendi.

Anuela e bashkisë i jep 2 mln euro me flamur të kuq Breçanit, që të ruajë UKT-në –

✇27.al
By: 27

Teksa qytetarët e Tiranës si taksapagues mbushin buxhetin e institucioneve baahkiake e në çezma s’kanë as ujë, paratë e taksave të tyre kryetarja e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani ia jep privatit që të ruajë drejtorin e UKT Flauers Shoshi.

Paratë e tenderave të Bashkisë me objekt Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) janë kanalizuar në drejtim të një kompanie me lidhje të forta politike dhe policore.

Një tender i fundit me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence faktor haptazi korrupsioni, tregon se si kryetarja e bashkisë Anuela Ristani i ka kaluar mbi 2.1 miliardë lekë kompanisë “BREÇANI – R.O.S.P”, në letra të Fatbardh Breçanit.

Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm një operator, duke bërë që gara të jetë fiktive dhe fituesi të mos ketë asnjë rival për të ulur çmimin.

Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është thuajse zero! Kompania ka fituar me rreth 99.5% të fondit limit, një tregues i qartë i mungesës së garës reale.

Kompania përfituese, BREÇANI – R.O.S.P sh.p.k, zyrtarisht figuron në emër të Fatbardh Breçanit, vëllait të ish-zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani.

Kjo kontratë ngre pikëpyetje të mëdha mbi ndikimin që ish-zyrtarë të lartë apo të afërmit e tyre kanë në marrjen e tenderave miliona eurosh nga institucionet nën varësinë e Erion Veliajt dhe Anuela Ristanit.

Ironia qëndron në faktin se ndërsa institucioni jep 2 miliardë lekë që ta ruajë “Breçani”, shërbimi ndaj qytetarëve mbetet në nivele kritike, me ndërprerje uji dhe investime të munguara në rrjet./JOQ

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës –

✇27.al
By: 27

Ndërsa reperi Lim Hoti është brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, në rrjetet sociale është bërë virale një video ku Lim Hoti shfaqet duke u dhunuar fizikisht në mes të rrugës.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa dyshimet kryesore për autorin e sulmit bien mbi reperin Finem, një emër i njohur i skenës muzikore.

Sipas raportimeve të mediave online, konflikti mes dy artistëve nuk konsiderohet thjesht thashethem.

Po ashtu, raportohet se vetë Finem nuk i ka mohuar zërat për përfshirjen e tij në këtë përplasje fizike.

Trashëgimi kulturore dhe zhvillim turistik i integruar –

✇27.al
By: 27

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit po ndërmerr një qasje të re për rijetësimin e kullave tradicionale, duke i trajtuar ato jo vetëm si monumente kulture, por si hapësira funksionale dhe të gjalla, të integruara në zhvillimin turistik, kulturor dhe ekonomik të zonave ku ndodhen.

Ky program ka si bashkëpunëtor GIZ Shqipëri dhe shtrihet në qarqet Dibër, Kukës, Shkodër dhe Lezhë.

Synimi është kthimi i kullave në bujtina, qendra kulturore, muze lokalë dhe pika edukimi, si pjesë e itinerareve turistike që ofrojnë përvoja autentike për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë.

MTKS thotë se, kjo ndërhyrje do të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë, forcimin e identitetit lokal dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm në komunitetet përkatëse.

Në këtë kuadër, është përgatitur një pyetësor informues, i cili shërben për mbledhjen e të dhënave mbi: Gjendjen fizike dhe funksionale të kullave; Historikun dhe karakteristikat arkitektonike; Praktikat kulturore të lidhura me kullat; Potencialin turistik dhe statusin ligjor.

Të dhënat e mbledhura do të shërbejnë si bazë për hartimin e një programi të integruar për restaurimin dhe promovimin e kullave si pasuri të trashëgimisë kulturore.

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferja 36-vjeçare –

✇27.al
By: 27

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Tiranë-Durrës”. Policia njofton se një 36-vjeçare ka aksidentuar për vdekje këmbësorin 68-vjeçar.

Policia ka vënë në pranga drejtuesen e automjetit.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen L. K., 36 vjeçe, pasi mëngjesin e sotëm, në autostradën “Tiranë-Durrës” me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Linke të rreme për gjoba automjetesh po mashtrojnë qytetarët –

✇27.al
By: 27

Një tjetër skemë mashtrimi online po tentonte të fusë në kurth qytetarët duke u hequr si shërbim zyrtar i Policisë së Shtetit. Vetë kjo strukturë ka bërë thirrje për kujdes për link-et që mbërrijnë në telefona, pasi imitojmë faqen zyrtare të pagesave të gjobave të automjeteve.

Faqja është e ndërtuar me stemën institucionale, imazhe të Drejtorisë si dhe elementë grafikë e të tjera. Në hapin e parë, qytetarëve iu kërkohet të konfirmojnë identitetin, duke vendosur numrin e telefonit celular. Në hapin vijues, faqja kërkon numrin e targës së automjetit, ndërsa në fazën e fundit iu kërkohet plotësimi i të dhënave bankare, me pretendimin për kryerjen e pagesës së gjobës.

Policia e Shtetit sqaron se kjo faqe nuk është faqe zyrtare, pasi përdor një adresë interneti të rreme (domain: aspalgov.cyou), e cila nuk i përket asnjë institucioni shtetëror. Ky rast mashtrimi synon vjedhjen e të dhënave të personave si dhe të shumave financiare.

“Policia e Shtetit

Apel për kujdes nga faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit dhe kërkojnë pagesa të rreme për gjoba automjetesh.

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme (linke), të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë mashtrimin e qytetarëve, nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve.

Lidhjet e dërguara çojnë drejt një faqeje të rreme, e cila në pamje të parë paraqitet si faqe zyrtare e Policisë së Shtetit, duke përdorur stemën institucionale, imazhe të ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe elemente grafike që imitojnë shërbimet emergjente. Në hapin e parë, qytetarëve iu kërkohet të konfirmojnë identitetin, duke vendosur numrin e telefonit celular. Në hapin vijues, faqja kërkon numrin e targës së automjetit, ndërsa në fazën e fundit iu kërkohet plotësimi i të dhënave bankare, me pretendimin për kryerjen e pagesës së gjobës.

Policia e Shtetit sqaron se kjo faqe nuk është faqe zyrtare, pasi përdor një adresë interneti të rreme (domain: aspalgov.cyou), e cila nuk i përket asnjë institucioni shtetëror.

Ky rast përbën një tentativë mashtrimi kibernetik (phishing), me qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, numrave të telefonit, të dhënave të automjeteve, të dhënave bankare, PIN-eve dhe kodeve të aksesit në llogari online, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rrezikut të humbjeve financiare dhe abuzimit me identitetin e tyre.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik apelon për qytetarët:

-Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, email-eve apo rrjeteve sociale;

-Të mos vendosin numra telefoni, të dhëna personale apo bankare në faqe jozyrtare;

-Të kenë parasysh se Policia e Shtetit nuk kërkon konfirmim identiteti apo pagesa gjobash përmes linkeve të dërguara me SMS;

-Të verifikojnë çdo informacion vetëm përmes kanaleve zyrtare të Policisë së Shtetit;

-Në rast dyshimi apo mashtrimi, të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre veprave, në hapësirën digjitale, si dhe fton qytetarët, që të tregojnë kujdes maksimal për mbrojtjen e të dhënave të tyre personale dhe financiare”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Kur Amerika është e fortë, bota është më e sigurt –

✇27.al
By: 27

Davos – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se nuk do të tërhiqet nga synimi për ta përfshirë Groenlandën nën kontroll amerikan, pavarësisht reagimeve dhe kritikave ndërkombëtare.

Trump theksoi se Groenlanda është thelbësore për sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke e lidhur çështjen drejtpërdrejt me interesat strategjike dhe rolin e NATO-s.

“Mendoj se do ta zgjidhim në një mënyrë që NATO të jetë shumë e kënaqur dhe ne të jemi shumë të kënaqur. NATO duhet të na trajtojë edhe ne drejtësisht,” u shpreh Trump.

“Amerika udhëheq”
Në fjalën e tij, Trump nënvizoi rolin dominues të SHBA-së në rendin global, duke deklaruar se forca amerikane është garanci për stabilitetin botëror.

“Amerika udhëheq. Kur Amerika është e fortë, bota është më e sigurt,” tha presidenti amerikan.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë aktualisht ekonomia më e fortë në botë, duke theksuar se asnjë vend nuk konkurron realisht me SHBA-në.

“Shtetet e Bashkuara janë sot vendi më i fortë ekonomikisht në botë. Askush nuk konkurron me ne,” deklaroi Trump.

Mesazh për investitorët: “Amerika, vendi më i sigurt”
Trump u ndal edhe te klima ekonomike dhe investimet, duke theksuar se administrata e tij ka krijuar kushte të favorshme për biznesin, investitorët dhe punëtorët.

“Ne kemi krijuar një mjedis ku biznesi fiton, investitorët fitojnë dhe punëtorët fitojnë. Nëse doni të investoni, Amerika është vendi më i sigurt dhe më fitimprurës,” u shpreh ai.

Mesazh i fortë për aleatët
Presidenti amerikan pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për aleatët e SHBA-së, duke kërkuar ndarje të barabartë të përgjegjësive.

“Aleatët tanë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Amerika nuk mund të jetë banka dhe ushtria e botës pa fund. Ne i mbrojmë aleatët tanë, por presim drejtësi dhe ndarje të barabartë të barrës,” tha Trump.

Deklaratat e tij në Davos pritet të nxisin debat të fortë ndërkombëtar, veçanërisht sa i përket rolit të SHBA-së në NATO dhe ambicieve strategjike për Groenlandën.

Trump deklaron nga Davosi: Shtetet e Bashkuara, motori i ekonomisë globale

✇27.al
By: 27

“Ekonomia po lulëzon”, deklaron Trump, duke e nisur fjalimin me fjalët se është kënaqësi për të, të jetë sërish në Davos, pasi hera e fundit ishte në vitin 2020.

Ai nuk kurseu as batutat me të pranishmit, duke thënë se “është mirë të rikthehet mes kaq shumë miqsh dhe disa armiqsh”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Trump shpalli se “inflacioni është mposhtur” dhe se kufiri i mëparshëm “i hapur dhe i rrezikshëm” i Shteteve të Bashkuara tashmë është mbyllur.

Ai theksoi se po realizon transformimin më të jashtëzakonshëm në historinë e SHBA-së dhe premton rritje ekonomike që, sipas tij, asnjë vend tjetër nuk e ka përjetuar më parë.

Inflacioni bazë është vetëm 1.6%, shton Trump, ndërsa rritja ekonomike për tremujorin e katërt të vitit 2025 parashikohet në 5.4%, shumë më e lartë sesa parashikimet e kujtdo tjetër, përveç vetë Trumpit.

The post Trump deklaron nga Davosi: Shtetet e Bashkuara, motori i ekonomisë globale appeared first on 27.

Aksident me vdekje në Belsh, 20-vjeçari përplas të moshuarën –

✇27.al
By: 27

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Rrenas të Belshit.

Një 20 vjeçar dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte një 73 vjeçare, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.

“Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

 

Këshilli i Ministrave miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes”, nesër kalon në Parlament për votim –

✇27.al
By: 27

Këshilli i Ministrave ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës së presidentit amerikan Donald Trump.

Nesër do të zhvillohet seanca në Parlament për të ratifikuar “Bordin e Paqes”. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00.

Kujtojmë se Edi Rama u shfaq i ekzaltuar nga kjo ftesë teksa tentoi të krijoi idenë se vendi ynë tashmë ka një peshë të rëndësishme në politikën globale, falë edhe lidershipit të kryeministrit socialist. Duke u servilosur, ai vlerësoi “udhëheqjen vizionare” të Trump-it, njeriun që, disa vite më, parë e konsideronte si “rrezik për botën mbarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse zgjidhej president”.

Por në fakt, organizata Bordi i Paqes ka ftuar udhëheqësit e rreth 60 vendeve, duke përfshirë edhe Shqipërinë, ç’ka provon faktin që nuk ka asnjë konsideratë shtesë për zotin Rama jashtë konsideratës normale për marrëdhëniet bilaterale.

Agjencia mediatike “Bloomberg” ka listuar, deri më tani, më së paku 50 vendeve të botës që janë ftuar nga Trump për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes”. Kjo listë, me shumë mundësi, është shumë më e gjatë dhe ajo pritet që të publikohet përfundimisht në Forumin Ekonomik të Davosit, që do të zhvillohet në mesin e shkurtit 2026.

Në listën e publikuar nga “Bloomberg”, rezulton se ftesa u është dërguar shteteve me peshë specifike në politikën ndërkombëtare, por edhe vendeve si Rusia, Kazakistani, Uzbekistani apo Vietnami, të cilat nuk konsiderohen si vende që shquhen për respektimin e të drejtave të njeriut apo paqes në botës.

Në vijim është lista e vendeve që e kanë konfirmuar, deri më tani, ftesën e Presidentit Donald Trump, për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes”

1. Shqipëria
2. Argjentina
3. Australia
4. Austria
5. Bahrain
6. Bjellorusi
7. Brazil
8. Kanada
9. Kina
10. Qipro
11. Egjipt
12. Komisioni Europian
13. Finland
14. France
15. Gjermani
16. Greqi
17. Hungari
18. Indi
19. Indonezi
20. Irland
21. Izrael
22. Itali
23. Japoni
24. Jordani
25. Kazakistan
26. Marok
27. Hollandë
28. Zelanda e Re
29. Norvegji
30. Oman
31. Pakistan
32. Paraguaj
33. Poloni
34. Portugali
35. Katar
36. Rumani
37. Rusia
38. Arabia Saudite
39. Singapor
40. Slloveni
41. Korea e Jugut
42. Spanja
43. Suedi
44. Zvicër
45. Tailand
46. Turqi
47. Emiratet e Bashkuara Arabe
48. Mbretëria e Bashkuar
49. Ukraina
50. Uzbekistan
51. Vietnam

Arrestohet 51-vjeçarja, ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë –

✇27.al
By: 27

Policia ka arrestuar një vietnameze 51-vjeçare me iniciale Th. H., e cila akuzohet për ushtrim prostitucioni në një apartament të marrë me qira në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Ndërkohë, u proceduan penalisht dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga këtë veprimtari të paligjshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan operacionin pas hetimeve të kryera për dokumentimin e aktiviteteve të paligjshme në ambiente të tilla.

Në kuadër të operacionit, u arrestua 51-vjeçarja me inicialet Th. H., shtetase e Vietnamit, e cila dyshohet se ka ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Mine Peza”. Gjatë kontrollit, u sekuestruan shuma parash dhe një celular, si prova materiale.

Po ashtu, u proceduan penalisht dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga këtë veprimtari të paligjshme.– njofton policia.

Materialet për këtë çështje iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“AKSHI ka nxjerrë të dhëna sekrete të NATO-s” –

✇27.al
By: 27

Kreydemokrati Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai ka përgjuar dhe kontrolluar edhe të huajt në Shqipëri. Në konferencën me gazetarët, kryedemokrati tha se në kancelaritë evropiane nuk flitet për gjë tjetër veçse për AKSHI-n.

Sipas Berishës, nga AKSHI janë eksportuar të gjithë të dhënat sekrete të Shqipërisë dhe ato të aleancës së Atlantikut të Veriut, tek organizatat kriminale dhe armiqtë e NATO-s

“Situata është edhe më dramatike dhe po kundërmon në mbarë Europën. Në kancelaritë evropiane nuk flitet për gjë tjetër veçse për AKSHI-n. Dy arsye.

Edi Rama ka përdorur AKSHI-n për të përgjuar dhe kontrolluar jo vetëm çdo qytetar shqiptar, por edhe çdo të huaj në Shqipëri.

Nga AKSHI janë eksportuar të gjithë të dhënat sekrete të Shqipërisë dhe ato të aleancës së Atlantikut të Veriut, tek organizatat kriminale dhe armiqtë e NATO-s dhe kjo përbën një dhunim të madh të sigurisë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe Europën.

Por AKSHI është një monedhë me dy faqe. Në njërën anë është Linda e AKSHI-t, në anën tjetër është Linda e Surrelit. Dhe kjo e trondit Edi Ramën. Kjo e shkatërron Edi Ramën”, tha Berisha.

Gjon Shkëmbi mbetet në qeli –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të mërkurë (21 janar), rekursin e Gjon Shkëmbit (i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja) për masë më të butë sigurie.

Gjon Shkëmbi është xhaxhai i Elvis Shkëmbit, i cili vrau gjyqtarin e Apelit dhe insiston se nuk e ka shtyrë nipin për të kryer krim, ashtu siç edhe akuzohet.

Ai i është drejtuar dy herë Gjykatës së Apelit, me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë, por kërkesat e tij janë rrëzuar dhe ai e kishte ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo e fundit ka rrëzuar sot ankimimin e Shkambit dhe ai do vijojë të mbetet në qeli.

Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi, i cili zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.

Ndërkohë vetë nipi i tij, 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Kujtojmë se gjyqtari, Astrit Kalaja, u vra më 6 Tetor të këtij viti, pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Gjyqtari, Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi dhe menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces.

Vlorë? Arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje droge, sekuestrohet kanabis –

✇27.al
By: 27

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet F. C.

Policia ka sekuestruar një sasi kanabisi, e gjetur gjatë kontrollit të automjetit dhe të banesës.

“Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit tip Smart që drejtohej prej tij, si dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka hedhur akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit tërësisht të varur politikisht prej saj.

Sipas tij, Rama kërkon me çdo kusht të mbrojë Ballukun, pasi ajo, sipas Berishës, i garanton mbështetje edhe për të nëse ndodhet në vështirësi. Ai përmendi edhe atë që e quajti aktin e fundit të Ballukut, kërkesën për largimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme, duke pretenduar se mes tyre ka përplasje dhe intriga të brendshme.

Berisha theksoi se këto nuk janë thjesht konflikte personale, por sipas tij tregojnë “plotfuqinë” e Ballukut ndaj Ramës. “Ajo ka realizuar çdo gjë, siç faktohet nga 6500 mesazhe në dosje. Rama ka zbatuar urdhrat e saj,” deklaroi ai.

“Fati i Edi Ramës në galloshet e Lubi Ballukut. Fati i Edi Ramës përcaktohet tërësisht nga Lubi Balluku dhe ka krijuar një situatë të paimagjinueshme. Një presion të gjithanshëm banditesk, publik, privat ndaj Gjykatës Kushtetuese. Edi Rama kërkon me çdo kusht të mbrojë Lubinë, pasi ajo i betohet çdo ditë, që në krah do të kem ty në qoftë se më lëshon. Akti i fundit i saj, kërkon largimin e menjëhershëm të Spiropalit nga detyra e ministres së Jashtme, pasi sipas saj, ajo po ha dardha pas shpine.
Dhe kjo po ndodh dhe do ndodhë. Ua dhashë këtë shembull jo për t’u marrë me intrigat mes tyre, por për të treguar plotfuqinë e Lubisë ndaj Ramës. Ajo ka realizuar çdo gjë, siç faktojnë mesazhet, 6500 mesazhe në dosje, dy të tretat e të cilave lidhen direkt me Ramën, ka zbatuar vetëm urdhrat e saj,” tha Berisha.

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Posaçme dënon me 30 vite burg Leonard Dukën –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin e saj duke e dënuar Leonard Dukën me 30 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos.Ky vendim vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe konfirmon përfshirjen e Dukës në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Ndërkohë, për Erlis Dukën, vëllai i Leonard Dukës, është hequr masa e arrestit në burg, pasi ai u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndonin mbi të.

Po për këtë ngjarje është dënuar Fatmir Hyseni (Doqja) me 25 vite burg, Aleksandër Maxhaku me 25 vite burg, po ashtu me 25 vite është dënuar edhe Oltian Logaj.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme kërkoi javën e kaluar dënimin e Leonard Dukës me 32 vite burg për veprat penale “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”. Sipas SPAK, Duka ka pasur rol kyç në organizimin e atentatit ndaj ish-policit.

Gjatë seancës, Leonard Duka ka deklaruar se është i pafajshëm, duke pretenduar se ndaj tij nuk ka asnjë provë konkrete dhe se procesi është i montuar nga policia për t’i dëmtuar imazhin. “Jam i pafajshëm dhe Prokuroria nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia. Kam besim te drejtësia”, u shpreh ai para trupit gjykues.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonte me automjetin e tij BMW X5. Pas përplasjes së makinës me një mur lavazhi, autorët iu afruan dhe e qëlluan në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në seancën e fundit, Leonard Duka, i njohur si rivali kryesor i bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, pranoi se kishte pasur takime me Martinajn, por mohoi komunikime të vazhdueshme dhe përdorimin e aplikacionit të koduar SKY ECC, ndonëse prokuroria solli prova që sugjerojnë të kundërtën.

Malko, ish-efektiv policie për vetëm 3 muaj në strukturën e Patrullës së Përgjithshme në Tiranë, kishte një të kaluar të lidhur me botën e krimit. Ai ishte i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha pas një përplasjeje të armatosur ku u përfshinë edhe figura të njohura të botës së krimit.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në Bruksel nga autoritetet belge, pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme parash. Ai u ekstradua në Shqipëri në gusht 2024 dhe po përballet me drejtësinë për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit.

Kush është “i forti” që u arrestua për trafik armësh në Tufinë! Rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit –

✇27.al
By: 27

Një prej tre të arrestuarve në Tufinë, pjesë e një grupi që shiste armë zjarri, është edhe Ilir Zyberi, i njohur edhe si “i forti” i Yzberishtit. Ai rezulton të jetë i dënuar më parë par vrasje, si dhe është vëllai i Xubit të Yzberishtit, i cili humbi jetën në vitin 2021 pasi u aksidentua me motor.

Zyberi u arrestua bashkë me dy të tjerë, Artur Brahimaj dhe Artur Rushiti. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Gjithashtu policia shpalli në kërkim një tjetër anëtar të dyshuar të grupit, ndërsa sekuestroi 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Sipas burimeve armët shiteshin rreth 700-800 euro për llogari të grupeve të tjera kriminale dhe dyshohet se do përdoreshin në ngjarje kriminale.

Kush është Ilir Zyberi

Ilir Zyberi 55  vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Avdillari është i dënuar më herët për vrasje, si dhe i skeduar në vitin 2017 për drogë.

I njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97­’98, ka qenë i dyshuar për të paktën 20 vepra të rënda penale.

Dënimin më të rëndë prej 22 vitesh burgim, ai e mori për vrasje, duke e përfunduar disa muaj para se të arrestohej në vitin 2017.

Ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi.

Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

 

SHBA kërkon luftë kundër karteleve, qeveria e Ramës po hap rrugën e drogës –

✇27.al
By: 27

Debat i ashpër u zhvillua në Komisionin e Ligjeve gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për kontrollin e lëndëve narkotike”, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u përplas me zv/ministren e Shëndetësisë, Eugena Tomini.

Blushi akuzoi qeverinë se po tenton të legalizojë importin e drogës përmes ligjit, duke e cilësuar nismën si përpjekje për të ligjëruar trafikun. Sipas tij, “narkoshteti ka vendosur të legalizojë me ligj importin e drogës”, ndërsa shtoi se “kreu i narkoshtetit ka sjellë për miratim një ligj për kontrollin e lëndëve narkotike, kur ai vetë akuzohet si përdorues”.

Deputeti vijoi akuzat duke deklaruar se “kreu i organizatës paska vendosur me ligj të kontrollojë trafikun e drogës”, ndërsa kërkoi transparencë të plotë mbi zbatimin e ligjit. Blushi pyeti konkretisht se cilat janë kompanitë që do të operojnë në këtë fushë dhe cilat kompani janë licencuar për eksportin dhe importin e lëndëve narkotike.

“Shqipëria është damkosur si narkoshtet, ju talleni duke sjellë ligje të tilla pa transparencë. Na thoni emrat e kompanive”, tha ai, duke kërkuar gjithashtu përgjegjësi politike për, sipas tij, “kanabizimin e Shqipërisë” përpara se ligje të tilla të vijnë për miratim në Kuvend.

Në vijim të debatit, Blushi theksoi se autoritetet nuk mund të luftojnë drogën, sipas tij, “kur i gjithë shteti është vënë në funksion të trafikut të drogës duke e kthyer vendin në narkoshtet”. Ai përmendi edhe kërkesat e SHBA-së për luftë kundër karteleve të drogës, duke akuzuar qeverinë se, në të kundërt, “e ka përmbytur Shqipërinë me drogë”.

Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi –

✇27.al
By: 27

Sektori i transportit në Shqipëri vijon të përballet me një sërë sfidash strukturore që kufizojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe potencialin turistik të vendit.

Raporti i Bankës Botërore thekson se edhe pse shpenzimet publike për infrastrukturën e transportit janë ndër më të lartat në rajon si peshë ndaj buxhetit:  rreth 7.5 për qind të totalit të shpenzimeve, ku afro 80 për qind u dedikohet rrugëve, problematikat e akumuluara ndër vite tregojnë se investimet nuk janë shoqëruar me efikasitet të qëndrueshëm dhe cilësi të mjaftueshme të shërbimit.

Rrjeti rrugor prej 15 mijë kilometrash mbart 98 për qind të trafikut të brendshëm të pasagjerëve, por pjesë të mëdha të tij mbeten të amortizuara, sidomos rrugët rurale dhe lidhjet rajonale, të cilat vuajnë nga standardet e dobëta të mirëmbajtjes, mungesa e parametrave bashkëkohorë të sigurisë dhe lidhshmëria e pamjaftueshme mes zonave ekonomike. Kjo situatë penalizon jo vetëm lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, por edhe konkurrueshmërinë tregtare dhe flukset e turizmit, që varen nga një infrastrukturë funksionale dhe e qëndrueshme.

Sipas raportit, rritja e fortë e numrit të automjeteve, mbi 114 për qind në dekadën 2013–2023, ka ushtruar trysni të madhe mbi rrugët ekzistuese dhe ka përkeqësuar ndjeshëm ndotjen urbane, për shkak të flotës së vjetëruar, ku rreth 90 për qind e mjeteve janë më të vjetra se 10 vjet.

Trafiku i rënduar, zhurma, konsumi i lartë i karburanteve dhe emetimet e dëmshme e vendosin Shqipërinë ndër vendet me sfida serioze mjedisore në sektorin e transportit. Përveç rrugëve, infrastruktura hekurudhore paraqet një tjetër pikë të dobët. Mbi 70 për qind e linjave janë në gjendje të degraduar, duke kufizuar shpejtësinë, cilësinë e shërbimit dhe integrimin rajonal të vendit. Ndërkohë, transporti detar, që përpunon gati 55 për qind të volumit të mallrave, ka nevojë për modernizim të vazhdueshëm për t’u përshtatur me flukset tregtare në rritje dhe kërkesat e ekonomisë moderne.

Këtyre sfidave infrastrukturore u shtohet edhe cenueshmëria e lartë klimatike. Përmbytjet e shpeshta përgjatë korridoreve kryesore, si Tiranë–Durrës dhe Durrës–Vlorë, shkaktojnë humbje vjetore rreth 15 milionë dollarë, ndërsa dëmtimet në ura dhe prita rrjedhin në më shumë se 20 milionë dollarë të tjera në vit.

Transporti është gjithashtu sektori i dytë më i madh emetues në vend, duke kontribuar me rreth 22 për qind të totalit të emetimeve, çka e vendos në qendër të sfidave të tranzicionit të gjelbër të Shqipërisë. Në vlerësimet ndërkombëtare të cilësisë së infrastrukturës, vendi renditet ulët, si në cilësinë e rrugëve dhe energjisë, ashtu edhe në treguesit e logjistikës, duke reflektuar boshllëqet e akumuluara ndër vite.

Raporti thekson se Shqipëria mund të arrijë rezultate dukshëm më të larta nga niveli aktual i shpenzimeve, nëse investimet orientohen dhe menaxhohen më me efikasitet. Banka Botërore vlerëson se optimizimi i investimeve ekzistuese mund të përmirësonte rezultatin e Infrastrukturës me 18.6 për qind, duke afruar vendin me nivelet e CEE8 dhe cilësia e rrugëve me rreth 29 pikë përqindje. Rritja e efikasitetit të kapitalit publik do të sillte një kontribut prej 0.1 pikë përqindjeje në rritjen e PBB-së për frymë në periudhën 2026–2050, duke përmirësuar ndjeshëm zhvillimin afatgjatë ekonomik.

Në këtë kuadër, raporti i Bankës Botërore nënvizon disa rekomandime kyçe. Në afatshkurtër sugjerohet krijimi i një buxheti të dedikuar për mirëmbajtjen e urave dhe strukturave rrugore, forcimi i institucioneve dhe standardeve të sigurisë, rritja e transparencës dhe kontrollit në importet e automjeteve të përdorura dhe ruajtja e taksave të larta ndaj karburanteve fosile.

Në një perspektivë më të gjatë kërkohet mobilizimi i investimeve private për hekurudhat, nxitja e mobilitetit të gjelbër urban dhe ndërtimi i një kuadri të qartë për infrastrukturën e karikimit dhe reduktimin e varësisë nga automjetet.

Sipas raportit, vetëm një kombinim i tillë politikash të qëndrueshme, investimesh efikase dhe reformash institucionale mund të transformojë sektorin e transportit në një motor real zhvillimi për ekonominë shqiptare./Ekofin

❌