Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Veliaj sërish në dyer e GJKKO/ Kryebashkiaku kërkon zëvendësim të masës së arrestit në burg –

✇27.al
By: 27

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj  ka depozituar në  GJKKO kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është Etleva Deda.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025.

Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitiprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.

Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.

Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste.

Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë –

✇27.al
By: 27

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten para mediave se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe në botë kudo ku ka nevojë, teksa e ka komentuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, nismë e presidentit amerikan, Donald Trump në kuadër të planit për të rindërtuar Gazën e shkatërruar nga lufta.

Përmes këtij bordi, Shtetet e Bashkuara synojnë zgjidhjen e konflikteve globale.

Duke folur për herë të parë për Bordin e Paqes, Kurti ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në të është vazhdimësi e kontributit të Kosovës për Gazën, duke nisur me pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kurti i është referuar pjesëmarrjes së FSK-së në një konferencë të organizuar në dhjetor të vitit 2025 në Doha të Katarit nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara për të diskutuar për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Prandaj kemi qenë të interesuar të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Sipas tij, njëra prej arsyeve pse Kosova merr pjesë në iniciativa të tilla është për shkak se edhe ajo vetë ka qenë përfituese e paqes përmes ndërhyrjes së forcave ndërkombëtare.

“Sa i përket Gazës, ju e dini që ne i kemi ndarë gjysmë milioni euro si Qeveri dhe ky është proces i cili do të vazhdojë edhe në vijim”.

Bordi i Paqes është themeluar më 22 janar në Davos të Zvicës, në prezencë të presidentit Trump. Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky mekanizëm do të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian.

Në këtë video shpjegojmë më shumë për Bordin.

Profesori i studimeve për paqe dhe konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Gëzim Visoka, i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë bord, mund t’i sjellë vendit përfitime të rëndësishme në politikën e jashtme, pavarësisht kostove të mundshme.

Sipas tij për sa kohë Kosova mbetet jashtë organizatave të mëdha ndërkombëtare si NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, nisma të tilla mund t’i shërbejnë forcimit të pozicionit të saj diplomatik.

“Kjo platformë mund t’i ofrojë Kosovës një hapësirë për lobim dhe për të kërkuar njohje të reja nga shtete si Maroku apo vende të tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovën…Deri më tani, sistemi i OKB-së nuk i ka ofruar Kosovës barazi, qasje të duhur, nuk ka qenë në shërbim të së drejtës së Kosovës për vetëvendosje, për anëtarësim në sistemin ndërkombëtar dhe për njohje ndërkombëtare. Në një farë mënyre, kjo është edhe një protestë ndaj rendit të OKB-së, i cili ka përfunduar duke u bërë vegël e fuqive të mëdha”, ka thënë mes tjerash ai.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi vrau mbi 1.200 njerëz në Izrael dhe mori qindra pengje.

Sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë shkaktuan mijëra të vrarë, krizë urie dhe dëme të mëdha infrastrukturore.

Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij –

✇27.al
By: 27

Rrugët e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj janë bashkuar në SPAK.

Siç mëson TCH rekursin e depozituar në gjykatën e lartë avokatët e funksionares së lartë kanë përdorur si armë mbrojtëse një vendim të gjykatës kushtetuese në të cilin gjykata tha se nuk mund të sekuestrohet telefoni pa një vendim gjykate.

Telefoni në fakt i përkiste Onejda Ymerit, e cila ditën që u thirr në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj iu bllokua dhe telefoni.

Ky precedent është marrë si shembull nga mbrojtja e zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, të dhënat për të cilën u përftuan nga telefoni i Ervis Berberit, që është bërë shkak për hapjen e disa fraksioneve hetimore një ndër to edhe tenderat ku Balluku ka marrë statusin e të pandehurës dhe mbahet në masën ndalim për të dalë jashtë vendit.

Me shpjegimin e tyre avokatët thonë se në respekt të gjykatës kushtetuese dhe precedentit Ymeraj, duhen cilësuar si  të papërdorshme provat.

Në verën e 2025 gjykata i vendosi kufi SPAK për mënyrën si sekuestrohen telefonat, me arsyetimin se ju prek komunikimi i postës dhe komunikimeve elektronike.

Momenti i dytë që ndalen avokatët e Ballukut është arsyetimi se nuk ka asnjë rrezik që Belinda Balluku të arratiset nga Shqipëria dhe ndaj duhet hequr masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Si provë sillen tre udhëtimet mbas muajit tetor 2025 kur Belinda ishte thirrur për tu pyetur nga SPAK dhe ku ju komunikua akuzë . Një ndër këto udhëtime është edhe udhëtimi në Zvicër.

Por në pritje për një vendim nga gjykata kushtetuese dhe nga këshilli i mandateve, SPAK ka kryer sekuestro dhe këqyrje të shumta mes tyre edhe biznesmenësh të përmendur në tendera.

Derisa gjykata kushtetuese të japë vendim në themel për çështjen masa tjetër e gjykatës së posaçme, është pezulluar prej gjyqtarëve kushtetues që e kanë rikthyer në detyrë./ Top Channel/

Vlorë/ Bashkia krijon tregje të përkohshme ambulante, tregtarët ende pa reagim –

✇27.al
By: 27

Këshilli Bashkiak i Vlorës, në mbledhjen e zhvilluar sot, me shumicë votash, miratoi vendimin për krijimin e tregjeve të përkohshme ambulante dhe autorizimin për lidhjen e kontratave të qirasë, në kuadër të zhvendosjes së përkohshme të Tregut Industrial.

Sipas vendimit, tregtarët e Tregut Industrial do të zhvendosen përkohësisht në dy zona të përcaktuara nga Bashkia, deri në ndërtimin e tregut të ri.

“Vendimi parashikon:

Krijimin e një tregu të përkohshëm ambulant me sipërfaqe 520 m², në lagjen “24 Maji”, zona kadastrale nr. 8604.

Krijimin e një tregu të përkohshëm ambulant në zonën industriale të Vlorës, zona kadastrale nr. 8605.

Vendimi synon të garantojë vazhdimësinë e aktivitetit për tregtarët, gjatë periudhës së punimeve për tregun e ri”,- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se mbyllja e Tregut Industrial u prit me protesta dhe kundërshtime nga tregtarët e Vlorës. Ata u paraqitën mëngjesin e sotëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku kërkuan një zgjidhje alternative duke paralajmëruar se nuk do të lëviznin nga tregu nëse nuk u jepej një zgjidhje konkrete.

Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, tregtonte mallra kontrabandë me logo false (EMRI) –

✇27.al
By: 27

Policia e Tiranës ka zbuluar një subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Etiketa”, u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina” ku u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi Hysen Ramaj, 29 vjeç, banues në Tiranë.

“Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false. 29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave. Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës” –

✇27.al
By: 27

Vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, Bledi Doçi, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është arrestuar ditën e sotme në Turqi.

Bledi Doçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet italiane, ku u godit grupi i Visit të Pojës.

Organizata kriminale me bazë në Durrës dhe në Puglia, trafikonte sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës.

Në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie, ku duket se drejtimin e grupit vitet e fundit ia kishte lënë nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.

Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, teksa disa prej tyre arritën të arratiseshin, duke përfshirë edhe kreun e grupit Elvis Doçi.

Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës –

✇27.al
By: 27

Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello, është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë pas një vlerësimi të performancës së saj, e cila është konsideruar e dobët në drejtimin e institucionit.

Pas largimit nga pozicioni në Durrës, Bello është emëruar inspektore tatimesh në Tiranë.

Ndërkohë, në krye të Drejtorisë së Tatimeve të Durrësit sipas infomacioneve është emëruar Agron Nuredinaj.

U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin! –

✇27.al
By: 27

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar  pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli, duke mos shprehur asnjë çudi nga “drejtësia me regji”, siç e quan ai.

Meta thotë se gjykata iu shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të tij kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

Sipas tij u provuan me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën me qëllim zgjatjen e paraburgimin.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim”, shkruan Meta, i cili paralajmeron: “Për më shumë komunikojmë nesër”. 

 

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh –

✇27.al
By: 27

Një 65-vjeçar i identifikuar si Kostandin Nishku alias Baki Duzha, është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi akuzohet për vrasjen e një të mituri në Gramsh.

Sipas raportimeve, Nishku, është arrestuar me qëllim ekstradimi, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi më 19 mars te vitit 1997 ka vrarë me armë zjarri një djalë 9 vjeçar në Gramsh.

Sipas raportimeve, Nishku ka shkuar në shtëpinë e të miturit qe të kërkonte vëllain e të tij dhe e ka kërcënuar të miturin se do ta vriste në rast se nuk tregonte.

Kur 9-vjecari nuk ka treguar ai e ka qëlluar për vdekje. Me 10 shtator te vitit 1998 është dënuar në burgim të përjetshëm.

Ai akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të cilësive të veçanta”.

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson –

✇27.al
By: 27

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Siç mësohet vendimi i tij është marrë për arsye familjare.

Pas largimit të Dukës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrin për emërimin e një drejtuesi të ri të përkohshëm.

Në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është caktuar Armir Gjikolaj, i cili do të mbajë këtë detyrë deri në një vendim të mëtejshëm.

T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet –

✇27.al
By: 27

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për mobilizim qytetar, duke ftuar shqiptarët që më 10 shkurt, në orën 17:00, të mblidhen në Tiranë për një protestë kundër qeverisë.

Në një deklaratë të ashpër, Berisha theksoi se vetëm reagimi i qytetarëve mund të sjellë ndryshimin, duke e cilësuar çdo përpjekje tjetër si “humbje kohe”.

“Është fjala juaj, është guximi juaj, është revolta dhe zemërimi juaj ndaj padrejtësisë, vjedhjes, narkoshtetit, varfërimit dhe mjerimit nga plaçkitja e kësaj qeverie, që duhet dhe do ta shpëtojë Shqipërinë”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për arrogancë dhe përbuzje ndaj qytetarëve, duke thënë se në vend të dorëheqjes, Rama “sfidon dhe ofendon shqiptarët”, ndërsa drejtësia, sipas tij, funksionon vetëm për një rreth të ngushtë pushteti.

“Unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkis – ky është mesazhi që u jep shqiptarëve Edi Rama, duke u tallur me ligjin dhe drejtësinë”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, largimi i qeverisë aktuale mund të vijë vetëm përmes presionit qytetar dhe revoltës popullore, që do të detyrojë, siç tha, “këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama të largohet nga pushteti dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të ndershme”.

Berisha nënvizoi se protestat janë të pritura jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga diaspora shqiptare, duke e cilësuar 24 janarin si një datë që “është e gjallë çdo ditë”.

Në përfundim, ai u bëri thirrje të rinjve, grave, burrave dhe të moshuarve që të bashkohen më 10 shkurt në Tiranë.

“Ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohemi më 10 shkurt në orën 5 për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën”, përfundoi Berisha.

450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën –

✇27.al
By: 27

Drejtuesi i Departamentit te Infrastruktures ne PD Besnik Dervishi i cili ka denoncuar abuzimet de vjedhjet qe jane bere ne Tunelin e Murrizit. Gjate deklarates se tij ai tha se Tuneli i Murrizit, i cili u hap për qytetarët pak përpara zgjedhjeve të vitit 2025, me nxitim elektoral, propagandë dhe ceremoni festive, sot, pa kaluar as një vit nga hapja e tij, ka pësuar krisje dhe çarje, duke rikonfirmuar në mënyrën më kriminale se kemi të bëjmë me një vepër të realizuar jashtë standardeve teknike dhe atyre të sigurisë.

Kjo që ka ndodhur nuk ishte e paparashikueshme, pasi këmbanat e alarmit kanë rënë shumë më herët, si gjatë ndërtimit të tunelit ashtu edhe pas hapjes së tij, kur inxhinierët e Departamentit të Infrastrukturës në Partinë Demokratike kanë deklaruar se kjo rrugë, dhe ky tunel në veçanti, ishte jashtë standardit dhe përbënte rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

Ky alarm profesional u injorua.

Sot, faktet janë mbi tokë: Tuneli rrezikon të shembet.

Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar zyrtarisht Autoritetit Rrugor Shqiptar për informacion mbi Rrugën e Arbërit dhe përgjigjja zyrtare ka qenë:

“Tuneli i Murrizit, pjesë e segmentit nr. 3 të territorit të Rrugës së Arbërit, është segment që nuk është dorëzuar ende pranë ARRSH për ndjekjen e procedurave të kolaudimit.”

Pra, Tuneli i Murrizit dhe Rruga e Arbërit janë hapur për përdoruesit e rrugës të papërfunduara, të pakolauduara dhe të pamarra në dorëzim.

Ndërtimi i Rrugës së Arbërit, me gjatësi prej 74 km, ka nisur në vitin 2005, me një studim fizibiliteti të kryer para vitit 2005, dhe deri në vitin 2013 kanë qenë të përfunduara plotësisht 25 km të saj, ndërsa 15 km të tjera ishin të përfunduara në masën 80%.

Projekti për përfundimin e saj parashikonte një kosto totale prej 170 milionë euro.

Pas vitit 2013, punimet u ndërprenë, pasi ndërtimi i rrugës duhej të jepej me PPP, ku përfituesi i PPP-së kishte detyrimin që:

Ndërtimi i kësaj rruge, kontrata e së cilës parashikonte përfundimin e saj “me çelësa në dorë” me një vlerë prej 267 milionë euro, me shtesat e realizuara ndër vite, u kushtoi qytetarëve shqiptarë 450 milionë euro.

Përfituesi i PPP-së është i njëjti subjekt që realizoi edhe tunelin e dështuar dhe famëkeq të Llogarasë.

Përse dy tunele strategjike, të ndërtuara nga i njëjti oligark i lidhur me qeverinë, çahen, dështojnë dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve?

Kjo është një skemë e mirëorganizuar për vjedhje dhe e keqorganizuar për qytetarët.

Tuneli i Murrizit nuk është një incident teknik, por pasojë e:

Është pasqyra e një modeli qeverisjeje që ndërton për fushatë dhe shemb për qytetarët.

Për këtë model duhet përgjegjësi politike dhe penale, jo justifikime të ricikluara dhe fajësim i së shkuarës.

3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe –

✇27.al
By: 27

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpërndarë për 17 partitë politike fondin vjetor 2026 me një total prej 3.580.228 euro. Pjesën më të madhe e ka marrë Partia Socialiste, 1.720.377 euro.

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike ka marrë 841.059 euro ndërsa partia që ka marrë më pak është Nisma Thurje, 42.121 euro.

Nr.       Emërtimi i Partisë Politike                               Fondi në Euro

1          Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)                       1,720,377 €

2          Partia Demokratike (PD)                                        841,059 €

3          Partia e Lirisë (PL)                                                 113,809 €

4          Partia Socialdemokrate Shqiptare (PSD)              106,986 €

5          Partia Mundësia (MUNDËSIA)                              88,884 €

6          Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (SHB)                     74,363 €

7          Lëvizja Bashkë (BASHKË)                                     65,520 €

8          Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)            60,042 €

9          Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)   60,042 €

10        Partia Republikane Shqiptare (PR)                           60,042 €

11        Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA        60,042 €

12        Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)                60,042 €

13        Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)                             60,042 €

14        Fryma e Re Demokratike (FRD)                              60,042 €

15        Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)                60,042 €

16        Koalicioni Euroatlantik (KEA)                                46,775 €

17        Nisma Thurje (NISMA)                                            42,121 €

            TOTALI                                                               3,580,228 €

 

Opozita duhet të bashkohet! T’i japim fund diversionit që i shërben vetëm Ramës –

✇27.al
By: 27

Pas mbledhjes së zhvilluar mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, me Forumin për Dialog Politik, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë e Lirisë Tedi Blushi ka bërë një thirrje të fortë për bashkimin e opozitës dhe tejkalimin e përçarjeve të brendshme. Në një prononcim për mediat, Blushi theksoi domosdoshmërinë e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, duke e cilësuar si një “regjim” që duhet të largohet sa më parë.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve mbi mundësinë e një bashkimi real opozitar, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë hodhi poshtë idenë e përçarjeve të thella, duke e quajtur atë një konstatim jo të vërtetë. Sipas tij, Partia e Lirisë mban një “qëndrim shumë parimor” dhe fton këdo të bëhet pjesë e “koalicionit anti-narkoshtet”. “Nuk ka vend për divergjenca në përballjen ndaj këtij regjimi,” deklaroi ai, duke pranuar se partitë mund të kenë problematika individuale, por interesi kombëtar kërkon bashkim përtej interesave të ngushta politike.

Blushi e cilësoi diskursin e “opozitës kundër opozitës” si një diversion që kryeministri Edi Rama e ka përdorur me efikasitet për të përçarë frontin opozitar. “Duhet t’i hiqet njëherë e përgjithmonë dorë nga ky diskurs. Është një nga mjetet që Edi Rama e ka përdorur me efikasitet brenda opozitës,” tha ai, duke shtuar se ky lloj debati duhet të marrë fund.

Një pikë e rëndësishme e diskutimit ishin edhe reformat kyçe, ajo zgjedhore dhe territoriale, të cilat po diskutohen aktualisht në Kuvend. Në emër të Partisë së Lirisë dhe Presidentit Ilir Meta, Blushi theksoi se opozita duhet të dalë me një qëndrim të unifikuar për të dyja reformat. Ky propozim i përbashkët, sipas tij, duhet t’i paraqitet mazhorancës, e cila më pas do të marrë vendimet e saj.

Në përfundim, mesazhi ishte i qartë: opozita duhet të lërë mënjanë ndasitë që nuk i shërbejnë interesit publik dhe të bashkohet në një platformë të vetme për t’u përballur me qeverinë dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme për vendin.

Tedi Blushi: Ishte në vijim të takimeve të deritanishme të negociatave që ky forum ka zhvilluar me të ashtuquajturit parti të reja. U njohëm me rezultatet e deritanishme, sigurisht u shprehën edhe qëndrimet respektive në emër të forcave që përfaqësonim në këtë takim.

Pyetje: Cilat kanë qenë qëndrimet e Partisë së Lirisë? A është e mundur një bashkëpunim i opozitës përballë qeverisë së Edi Ramës, ku të gjithë duket sikur jeni kundër Ramës, por edhe shumica prej jush nuk flisni me njëri-tjetrin?

Tedi Blushi:  Konstatimi juaj i fundit nuk është i vërtetë. Sa i përket qëndrimit të Partisë së Lirisë, një qëndrim shumë parimor. Kushdo është i mirëpritur në koalicionin anti-narkoshtet. Dhe nuk ka vend për divergjenca në përballjen ndaj këtij regjimi që të gjithë besoj biem dakord që duhet të largohet një orë edhe më parë. Opozita, secila nga partitë tona, në qoftë se doni ju mund të ketë shumë probleme që duhen përmirësuar, por besoj që interesi kombëtar kërkon në radhë të parë një bashkim përtej interesave të ngushta dhe të ngurta politike. Dhe ky ishte edhe qëndrimi ynë. Gjithashtu më lejoni të shpreh edhe qëndrimin në lidhje me dy reformat që po diskutohen aktualisht në Kuvend, pra me reformën zgjedhore dhe me atë territoriale.

Qëndrimi që shpreha në emër të Presidentit Meta dhe të Partisë së Lirisë ishte që opozita duhet të ketë një qëndrim të unifikuar si në raport me reformën zgjedhore ashtu dhe me atë territoriale. Ky qëndrim duhet t’i paraqitet kësaj mazhorance e cila pastaj sigurisht që mund të bëjë dhe mund të marrë vendimin që do. Por e rëndësishme është që të lemë njëherë e përgjithmonë ndasi të cilat nuk kanë asnjë vlerë në raport me interesin publik. Duhet t’i hiqet njëherë e përgjithmonë dorë nga diskursi i të bërit opozitë kundër opozitës. Diversioni, është një nga mjetet të cilët Edi Rama deri më tani e ka përdorur me efikasitet brenda opozitës. Dhe besoj për këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Ka vend që si koalicion opozitar të përmirësohet, por dhënia jetë e një diskursi që i shërben vetëm Edi Ramës, unë besoj se duhet t’i marrë fund.

Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka, KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit: Ta shqyrtojë ILD-ja –

✇27.al
By: 27

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) nuk ka pranuar nisjen e procedurave të verifikimit për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila është vënë nën hetim për një dënim të saj të padeklaruar në Greqi.

Gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të premte, KLGJ ka vendosur me shumicë votash t’ja kalojë çështjen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), me argumentin se diskutimi mbi papërshtatshmërinë e gjyqtares ka lindur pasi ajo e ka marrë statusin e magjistrates

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.

Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për veprën penale të parashikuar, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Pas një hetimi rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të martën se i kishte dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi.

Kryeministri u tregon përralla dhe më pas i tregon muskujt fermerit të përmbytur –

✇27.al
By: 27

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me fermerët në Divjakë, pas kërcënimit të njërit prej tyre që tentoi t’i kërkonte llogari.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se Rama  jo vetëm që nuk u zgjidh shqetësimet fermerëve, por u tregon përralla atyre dhe i kërcënon që të mos flasin.

Sipas Këlliçit, një kryeministër luksi që shijon verë 33 mijë euro shishja, i tregoi sot muskujt një fermeri të përmbytur, pa mbështetje dhe në pa mundësi për të shtuar prodhimin e as për ta shitur atë.

Zgjidhja për fermerët, sipas Këlliçit është bashkimi i tyre me opozitën në Bulevar, për të mbrojtur të drejtën e sovranitetin e tij.

‘Aty do dëgjohet zëri i tij, do apo nuk do Edi Rama’, përmbyll reagimin e tij, depduteti demokrat.

Statusi

Kryeministri që pi verë 33 mijë euro shishja, i tregon vendin fermerit në Divjakë!

Edi Rama i salloneve që shijon verë 33 mijë euro shishja, që ka avion privat, kopsht personal në zyrë që ka kushtuar 4 milionë euro nga taksat tona, e sheh ndeshjet e NBA në rreshtin e VIP ku një biletë kushton 25 mijë dollarë, i tregoi sot muskujt një fermeri të përmbytur, pa mbështetje, pa mundësi për të shtuar prodhimin, as për ta shitur atë.

Pasi u premtoi se do të jenë më mirë në vitin 2040, Edi Rama i talli fermerët dhe në fund nuk i la as të flisnin.

Atij që guxoi të ngrinte zërin, i tregoi forcën!

Kjo kur i ka penalizuar me ngrirjen e 120 mln euro të BE, pasi qeverisja e tij ende nuk tregon se ku i çoi 30 mln euro të vjedhura nga programi IPARD.

Shqipëria është kudo në çdo sektor, si pamja sot në Divjakë.

Njerëzit kanë halle, ndërkohë kryeministri u tregon përralla dhe nuk i lë as të flasin.

Ndaj zgjidhja është vetëm një. Sheshi, protesta, revolta deri në largimin e Edi Ramës.

Fermeri që tallet nga kryeministri, e ka vendin e tij, të drejten e tij, sovranitetin e tij në Bulevard.

Aty do dëgjohet zëri i tij, do apo nuk do Edi Rama.

Shorti i Champions League/ Benfica nuk i ndahet Real Madrid! Interi “peshkon” gjigantët norvegjezë –

✇27.al
By: 27

Është hedhur para pak minutash shorti i “Play-Off” të Champions League. Goglat përcaktuan edhe fatin e 16 ekipeve pjesëmarrëse në këtë fazë.

Duele “titanësh” dhe mjaft delikate e të luftuara do të zhvillohen, të cilat do të “paralizojnë” gjithë Europën. Spektakli do të jetë i garantuar, pasi Benfica do të sfidohet sërish me Real Madrid, ndërsa Interi “peshkoi” Bodo/Glimt. Nga ana tjetër Monaco do të përballet me PSG, Qarabag me Newcastle, Galatasaray sfidon Juventus, Dortmund – Atalanta, Club Brugge – Astletico Madrid dhe Olympiacos – Bayer Leverkusen.

Emocionet nuk do të mungojnë, teksa kjo fazë do të luhet me sistemin vajtje – ardhje. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa duelet e dyta 1 javë më pas. Saktësisht më 24 dhe 15 shkurt.

SHORTI/ Benfica nuk i ndahet Real Madrid! Interi “peshkon”

 

Gjetëm gadishmëri shumë të mirë nga PD dhe aleatët! Jemi në rrugën e duhur –

✇27.al
By: 27

“Kemi gjetur vullnet të përbashkët… Jemi në rrugën e duhur.’ Kjo është deklarata e Ermal Hasimjat një ndër themeluesit e Forumit për Dialog Politik pas takimit të mbajtur sot në mesditë në selinë e PD-së ku ishin të pranishëm përfaqësues të Partisë Demokratike dhe aleatë të opozitës.

“Gjetëm gatishmëri të plotë për pjesëmarrjen në tryezë dhe për angazhimin në një dialog përgjithshëm opozitar, nga ana e Partisë Demokratike edhe partive të tjera aleate tradicionalisht me me Partinë Demokratike që ishin të të pranishme aty”.

Hasimja tha se nuk pati kushte përkundrazi pati interes të madh të arrihet një mirëkuptim i madh.

“Për të qenë i sinqertë, kemi gjetur një gatishmëri shumë të mirë nga ana e Partisë Demokratike dhe aleatëve, kuptohet, edhe një mirëkuptim shumë të madh. Nuk ka pasur kushte. Përkundrazi, ka një interes të madh që kjo të të zhvillohet dhe që të arrihet në një në një aksion të përbashkët, në një mirëkuptim të përbashkët, qoftë përsa i përket atyre pikave që ne i kemi treguar. Si asaj kornizës që ne kemi vënë paraprakisht, pra çështjes së Kodit Zgjedhor, çështjes së mbështetjes dhe inkurajimit të një drejtësie funksionale dhe kushtetuese që godet krimin e organizuar në dhe korrupsionin në Shqipëri.

Kështu që mendoj që jemi në rrugën e duhur, edhe me bisedimet që kemi bërë më më përpara. Është e qartë që secila parti ka pritshmëritë e veta, ka ka meraqet e veta natyrisht, sepse në fund të fundit janë dhe parti që mund të bashkëpunojnë për një qëllim madhor, por të mos harrojmë që janë edhe parti konkurente dhe brenda kategorisë së tyre”

Cili është mesazhi i tij për ata forca politike të cilat deri më tani janë shprehur kundër këtij bashkëpunimi?

“Kemi vetëm dy raste të tilla. Nga ana tjetër kemi, shohim një bashkëpunim të të plotë, edhe nga parti të cilat në fakt, ose nga forca lëvizjesh, s’dua t’ju vë emra, por kemi gjetur vullnet bashkëpunimi dhe pranimin e pjesëmarrjes në tryezë edhe nga parti që jo domosdoshmërisht kanë pasur marrëdhënie të mira, për shembull, me me me Partinë Demokratike ose me aleatët e vet.

Kështu që, në pikën ku jemi, besoj që tryeza po merr formën e vet. Domethënë kemi rënë dakord në në parim me me këto parti me të cilat kemi diskutuar tani. Domethënë është Partia Demokratike me me aleatët e vet tradicionalë, ‘Shqipëria Bëhet’ me zotin Lapaj, kemi folur me, diskutuar me përfaqësuesit e tyre. Kanë pasur disa propozime, disa kërkesa. Ja u kemi paraqitur, se ky është roli jonë i mediatorit, ndërmjetësit, lehtësuesit.

Ja u kemi paraqitur dhe Partisë Demokratike dhe aleatëve të vet. Në parim kanë rënë dakord për kërkesat që që kanë patur. Natyrisht, mund të mos vijnë dakord 100% për gjërat, por ky është një lloj procesi në të cilin secila palë negocion, diskuton.

Me zotin Dash Shehi gjithashtu, kemi diskutuar dje. Ai është gjithashtu i gatshëm që të të bashkëpunojë, të jetë i hapur ndaj një lloj bashkëpunimi të të opozitës. Gjithashtu, diskutime kemi pasur dhe me lëvizjen Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Në fakt, një nga anëtarët e tyre është dhe pjesë e grupit, kështu që themi që në parim edhe ata janë pjesë e e kësaj. Dhe nga ana tjetër, në përpjekjen tonë do të përpiqemi që përtej tryezës së partive, të përfshijmë në këtë lloj procesi dhe një pjesë të mirë të shoqërisë civile, ata që kanë një lloj ëh, angazhimi, që kanë diçka për të thënë dhe një lloj kontributi për të për të dhënë.”

Berisha takohet me aleatët në selinë blu, Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk i bashkohen –

✇27.al
By: 27

Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur këtë të premte aleatët e tij në selinë e Partisë Demokratike.

Mbledhja ka nisur në ambientet e selisë blu në orën 11:30, ndërsa mësohet se Arlind Qori i “Lëvizjes Bashkë” dhe Agron Shehaj i partisë “Mundësia” nuk i janë bashkuar këtij takimi. Po ashtu dhe Adriatik Lapaj, i “Shqipëria Bëhet” mungon.

Takimi vjen pas protestës kombëtare që u mbajt më 24 janar para kryeministrisë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje konkrete mbi arsyen apo fokusin e diskutimeve që pritet të zhvillohen gjatë takimit, ndërsa kjo është hera e dytë që Berisha thërret tryezë me aleatët opozitarë. Edhe në mbledhjen e parë Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk ju bashkuan.

“Kemi gjetur vullnet të përbashkët… Jemi në rrugën e duhur.’ Kjo është deklarata e Ermal Hasimjat një ndër themeluesit e Forumit për Dialog Politik pas takimit të mbajtur sot në mesditë në selinë e PD-së ku ishin të pranishëm përfaqësues të Partisë Demokratike dhe aleatë të opozitës.

“Gjetëm një gadishmëri shumë të mirë nga PD dhe aleatët. Nuk ka pasur kushte përkundrazi ka pasur interes të madh të arrihet një mirëkuptim i madh. Qoftë dhe për kornizën që kemi vënë sa i takon Kodit Zgjedhor… Tryeza po merr formën e vet. Kemi rënë dakord në parim”  tha Hasimja.

Pas mbledhjes së zhvilluar mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, me Forumin për Dialog Politik, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë e Lirisë Tedi Blushi ka bërë një thirrje të fortë për bashkimin e opozitës dhe tejkalimin e përçarjeve të brendshme. Në një prononcim për mediat, Blushi theksoi domosdoshmërinë e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, duke e cilësuar si një “regjim” që duhet të largohet sa më parë.

Ergys Agasi do ndërtojë kompleksin te Eco-Parku! U bë ortak pak ditë para tenderit 10 milionë euro –

✇27.al
By: 27

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar sot një tjetër projekt që, sipas saj, lidh Ergys Agasin, kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorë të tij.

Në një deklaratë Vangjeli denoncoi projektin e Akademisë së Futbollit në Durrës “Dyrrah City Football Academy”

Vangjeli ngriti dyshime mbi faktin se pak ditë para shpalljes së fituesit, në pronësinë e këtij klubi shfaqet emri i Ergys Agasit, i cili më 31 mars 2024 ka blerë 30 për qind të aksioneve kundrejt shumës 220 mijë euro.

“Mbi 200 mijë m2 tokë që ndodhet në Spitallë, aty ku ndodhet dhe Eco Park, Edi Rama ia lë në dorë fondacionit, që ky t’ia lërë në dorë Ergys Agasit ndoshta për të kamufluar aferën e Eco Parkut atje ku u shpenzuan 19 milionë euro për mbylljen e venddepozitimit”, tha Vangjeli.

Po ashtu, ajo shton se ai u bë ortak vetem pak dite pak para se të fitonte tenderin 10 mln euro.

Deklarata e Vangjelit:

Të nderuar qytetarë, sot do t’ju prezantojmë një tjetër projekt ku lidhet emri i Edi Ramës, Ergys Agasit, investitorëve arab të portit të Durrësit, dhe Spitallës, zona e Eco Parkut të famshëm.

Në datën 26 prill 2023 është lidhur marrëveshja e bashkëpunimit midis Manchester City Football Club ltd (MCFC), Eagle Hills Properties LLC, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Bashkisë së Durrësit, nëpërmjet së cilës do të krijohej një partneritet futbolli, një shkollë futbolli për lojtarët dhe një Akademi Elitë.

Madje në qershor të vitit 2023 është përgatitur edhe projekt-ideja arkitekturore e kampusit të akademisë së fondacionit ‘Dyrrah City Football Academy’ nga studio ‘Marco Casamonti and Partners’.

Një muaj më vonë më 28 korrik 2023 është miratuar urdhri i MAS nr. 422, për krijimin e fondacionit me emërtimin ‘Dyrrah City Football Academy’, me qëllimin kryesor çeljen dhe menaxhimin e një akademie elitare të futbollit në qytetin e Durrësit.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 580, datë 11 tetor 2023, Edi Rama vendos që pronat shtetërore me sipërfaqe totale mbi 200 mijë m2 në zonën kadastrale nr. 8517, Bashkia Durrës, në Spitallë, të përdoren për ndërtimin dhe zhvillimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës.

Shkarko dokumentin

KUJDES!

Kjo është pikërisht e njëjta zonë kadastrale 8517, ku ndodhet edhe Eco Park-u famëkeq, aty ku u shpenzuan 19 milionë euro për mbylljen e vend-depozitimit të mbetjeve – një çështje nën hetim por pa asnjë vendimmarrje konkrete.

Më 29 tetor 2023, janë nënshkruar edhe dy marrëveshje konsulence për infrastrukturën, menaxhimin dhe programet futbollistike, me afat deri më 30 Qershor 2028, ndërmjet fondacionit, Durrës Marina, City Football Services Limited dhe Manchester City Football Club Limited.

Më 2 shkurt 2024, fondacioni shpall ftesën për propozim për zgjedhjen e klubit që do të financojë ndërtimin e kompleksit, me vlerë 10 milionë euro, me afat ndërtimi 24 muaj. Në këmbim, klubi fitues do të përfitonte të drejta mbi lojtarët e akademisë për 120 muaj.

Dy muaj më pas, më 24 prill 2024, fondacioni shpall fitues propozimin e vetëm të paraqitur, nga ‘Futboll Club Dinamo City’ sh.a., një klub i krijuar në vitin 2021.

Çuditërisht, pak ditë para shpalljes së fituesit, në dokumente shfaqet Ergys Agasi i cili bëhet pjesë e pronësisë së këtij klubi.

Ekzakt më 31 mars 2024, Agasi blen 30% të aksioneve kundrejt vlerës 220 mijë euro.

Pra:

Më 2 shkurt shpallet ftesa për propozim.

Më 31 mars, Agasi bëhet ortak zyrtar në pronësi.

Më 24 prill, klubi ku pronar u bë edhe Agasi, shpallet fitues.

Një përputhje që tregon shumë.

Në përfundim, mbi 200 mijë m2 tokë që ndodhet në Spitallë, aty ku ndodhet dhe Eco Park, Edi Rama ia lë në dorë fondacionit, që ky t’ia lërë në dorë Ergys Agasit ndoshta për të kamufluar aferën e Eco Parkut atje ku u shpenzuan 19 milionë euro për mbylljen e venddepozitimit.

Pyetjet për organet e hetimit janë të qarta dhe publike:

Pse nuk hetohet procedura për investimin strategjik të Portit të Durrësit?

Ku jemi me kallëzimin për Eco Park-un, ku përfshihet vetë Edi Rama?

Ku jemi me aferat e AKSHI-t që lidhen sërish me Kryeministrin?

Pse po zvarriten hetimet për kaq shumë kohë?

Pse Edi Rama ende nuk është thirrur në SPAK?

Qytetarët kërkojnë veprime konkrete, jo heshtje dhe zvarritje.

Mjaft me pritje.

Drejtësia nuk mund të jetë selektive.

❌