Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit –
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, akuzoi kryeministrin Rama se po përgatit ndryshime ligjore për të penguar hetimin e korrupsionit dhe për të shpallur veten e tij të paprekshëm nga drejtësia.
Sipas tij, ky akt bie ndesh me procesin e integrimit dhe synon mbrojtjen e aferave miliardëshe të qeverisë.
Këlliçi bëri thirrje për protestë nesër në orën 17:00, përballë “zyrës së krimit dhe korrupsionit”.
Postimi:
Shpallja me ligj si i pahetueshëm, thirrje për revolucion!
Pasi nuk e mbajti dot mbi ligjin Belindën, i detyruar nga Gjykata Kushtetuese, Edi Rama tani ka vendosur të ndryshojë ligjin!
Kjo që ka ndërmend të bëjë nuk ka asnjë synim për zgjidhje gjasme të paqartësisë kushtetuese. I vetmi qëllim i tij është që me ligj ta shpallë veten të pahetueshëm, të pandëshkueshëm, të pagjykueshëm. Dhe me këtë rrugë t’u japë garanci dhe të tijve që të vazhdojnë të vjedhin se do jenë të paprekshëm.
Pra hajdutëria e qeverisë do të mbrohet me ligj dhe forcën e kartonave të Edi Ramës!
Kjo ka qënë prej fillimit arsyeja e Edi Ramës, pasi ndjeu se hetimi i korrupsionit shkoi në paradhomën e tij. Aspak halli i Belinda Ballukut, të cilën do ta mënjanojë me koncesionin që mos ta çojë në burg.
Përkundër nevojës së vendit, në kundërshtim me atë çka kërkon procesi i integrimit, Edi Rama shpalli se me ligj do të pengojë hetimin e korrupsionit, të aferave, të abuzimeve me miliarda euro, që burojnë të giitha nga zyra dhe nga firmat e tij.
Shqipëria me këtë akt prek fundin, dhe Edi Rama e kurorëzon veten sikur ka të drejtën hyjnore për të bërë çdo gjë që dëshiron, pa dhënë llogari, pa mbajtur përgjegjësi.
Shqiptarët nuk janë gati ta kthejnë vendin në Bjellorusi, vetëm se Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur dhe duhet të lërë karriken e kryeministrit.
Dhe mesazhi i parë i qartë dhe i fuqishëm do të jetë nesër në orën 17.00, para zyrës së krimit dhe korrupsionit.
Mblidhemi me energji, me pasion e dashuri për Shqipërinë.