Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

✇27.al
By: 27

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej nga disavantazhi dhe të siguronte një barazim 2-2 kundër Interit në një përballje shumë emocionuese për kreun e Serisë A. Kjo ndeshje e bëri këtë duel të katërtin nga pesë përballjet e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave që përfundon në barazim, duke konfirmuar balancën dhe rivalitetin e fortë mes tyre.

Napoli siguroi barazimin e dytë radhazi, që të paktën i rikthen ata në vendin e tretë. Ndërkohë, edhe pse ky barazim i dha fund serisë prej gjashtë fitoresh radhazi të Interit në Serie A, zikaltrit mbeten ende kryesues të tabelës me tre pikë avantazh.

INTER-NAPOLI 2-2

Dimarko 9′ , Çalhanoglu 72′ (p)/ Mek Tominej 26′, 81′

81′ GOOOOOL NAPOLI 2-2/ Rikthehet sërish baraspesha, përsëri ai, Skot Mek Tominej, që me instiktin e një bomberi, nuk fal

72′ GOOOOL INTER 2-1/ Ekzekutim perfekt i Çalhanoglu nga pika e bardhë, zikaltrit sërish në avantazh.(VIDEO) 

26′ GOOOOOL NAPOLI 1-1/ Rikthehet baraspesha në San Siro, skuadra e Kontes realizon me anë të Skot Mek Tominej, që i shpëton mbulimit të Akanzhit, dhe godet saktë brenda zonës.(VIDEO) 

9′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet sfida, Dimarko kalon zikaltrit në avantazh, me një gjuajtje diagonale nga e majta, duke e dërguar topin në cepin e portës.(VIDEO) 

gijotina.com/

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

✇27.al
By: 27

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah.

Ekipi i Flick realizoi i pari me Raphinhan pas 36 minutash lojë. Vinicius barazoi shifrat në minutën e 45-të.

Në shtesën e fraksionit të parë, të dyja skuadrat shënuan nga një gol, me Lewandowskin e Garcian.

Goli i Raphinhas në minutën e 73-të nderoi Barcelonën, me këta të fundit që festojnë këtë triumf të merituar. Video e golit:

gijotina.com/

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

✇27.al
By: 27

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.

Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.

gijotina.com/ 

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

✇27.al
By: 27

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm në shtëpi nga një fqinj, duke ngritur dyshime për braktisje. Sipas nënës së tyre, Blerinës, situata nuk ishte braktisje, por një pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme.

“Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Jam e divorcuar prej 5 vjetësh dhe punoj banakiere. Të tre fëmijët i lë së bashku kur shkoj në punë sepse paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qera. Nuk kam mundësi të rri me ta gjatë gjithë kohës, por kurrë nuk i braktis,” shpjegon Blerina.

Ajo akuzon ish-vjehrrën se i ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka ndikuar tek fëmijët që të flasin keq për të, duke e vendosur në një situatë të vështirë ligjore. “Ky është një kurth. Nuk e di si mund të ndodhë që dikush të hyjë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici,” thotë ajo.

Blerina tregon se djali i dytë ka vuajtur nga epilepsia dhe ka kaluar shumë kohë në spitale për kurim. Ajo shton se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet dhe tani mund të japë vetëm 180 mijë lekë të vjetra në muaj për ushqimin e tyre.

“Fëmijët nuk do t’i lë në jetimore, do t’i mbroj si nënë,” thotë Blerina, ndërsa pritet të hapen procedime gjyqësore në lidhje me denoncimin e ish-vjehrrës.

Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Kam 5 vjet që jam e divorcuar dhe punoj banaliere. Të tre fëmijët i lë së bashku kur shkoj në punë, sepse paghem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qera. Nuk kam mundësi të rri me ta gjatë gjithë kohës, por kurrë nuk i braktis. Ky është një kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Nuk e di si mund të ndodhë që dikush të hyjë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici. Djali i dytë vuajti nga epilepsia dhe kam shkuar gjatë në spitale për kurim, tani është më mirë. Babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet dhe tani mund të japë vetëm 180 mijë lekë të vjetra në muaj. Fëmijët nuk i braktis kurrë, jam nënë dhe do t’i mbroj. Nuk i lë në jetimore”, deklaroi Blerina.

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

✇27.al
By: 27

Bashkimi Evropian dhe blloku i Amerikës Latine Mercosur pritet të nënshkruajnë të shtunën marrëveshjen e shumëpritur tregtare, pas miratimit nga shumica e vendeve anëtare të BE-së. Për ceremoninë e nënshkrimit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë drejt Paraguajit.

Sipas Politico, në Paraguaj do ta shoqërojë edhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, gjë që është konfirmuar nga zyra e tij.

Udhëtimi vjen pasi të premten shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian votuan në favor të nënshkrimit të marrëveshjes, e cila ka qenë për vite me radhë objekt negociatash.

Marrëveshja BE–Mercosur pritet të krijojë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë, duke përfshirë rreth 700 milionë konsumatorë. Nga këndvështrimi i Brukselit, kjo shihet si një fitore e rëndësishme gjeopolitike, në një kohë kur po rritet ndikimi tregtar dhe politik i Kinës në Amerikën Latine, si dhe përballë politikave tarifore të presidentit amerikan Donald Trump.

Përveç Paraguajit, Mercosur përfshin edhe Argjentinën, Brazilin dhe Uruguain.

gijotina.com/

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

✇27.al
By: 27

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën.

Një denoncim i bërë pasditen e sotme dhe i shpërndarë edhe në rrjetet sociale ka vënë në lëvizje Policinë e Durrësit, pas dyshimeve se tre fëmijë të mitur ishin lënë pa kujdes në banesën ku jetonin. Rasti u referua menjëherë në Prokurori, duke nisur dhe procedim penal për veprën e “keqtrajtimit të të miturve” ndaj nënës së tyre Blerina Basha. Sipas burimeve policore, fëmijët e mitur nuk janë dërguar në shkollë prej disa javësh dhe janë të kequshqyer për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalon nëna e tyre. Basha është nënë e divorcuar dhe aktualisht pa punë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë nisur procedimin penal ndaj shtetases Blerina Basha, 33 vjeçe, pas kallëzimit të bërë rreth orës 17:20 nga shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, kanë ndërhyrë duke marrë në mbrojtje të miturit. Tre fëmijët u dërguan fillimisht në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u sistemuan në kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,

gijotina.com/

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit –

✇27.al
By: 27

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri, teksa ka blerë një hotel në qytetin e Vlorës.

Pasi zyrtarizoi investimin e rëndësishëm në bregdetin shqiptar, të shumtë kanë qënë ata që kanë thënë që Uzuni po pastron lekët. E menjëhershme ka qënë përgjigja e 30-vjeçarit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Jam një futbollist që të gjitha të ardhurat e mia i investoj në Shqipëri. Mund të investoja në Spanjë, por zgjodha vendin tim.

Paratë e mia janë të deklaruara dhe paga ime është publike. Nuk kam nevojë të pastroj lekët e askujt.”

Hoteli do të quhet “Uzuni Hotel”.

gijotina.com/

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë –

✇27.al
By: 27

Bayerni i Mynihut e nis vitin 2026 në Bundesligën Gjermane ashtu siç mbylli 2025 me një goleadë. Skuadra bavareze u shfaq e pamëshirshme në sfidën e zhvilluar në Allianz Arena ndaj Wolfsburgut të cilin e shkatërroi me rezultatin e thellë 8-1.

Spektakli bavarez nisi që në minutën e 5 kur të besuarit e Vincent Kompany morën avantazhin falë autogolit të Kilian Fischer. Por Wolfsburgu arriti të barazojë shifrat 8 minuta më vonë me golin e Pejcinovic. Rezultati 1-1 rezistoi deri në minutën e 30 kur Luis Diaz riktheu kampionët në avantazh duke shënuar golin e dytë dhe me shifrat 2-1 skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, ndeshja u zhvillua në vetëm një drejtim me Bayernin e Mynihut që bombardoi portën e Wolfsburgut teksa shënoi edhe 6 herë të tjera. Olise shënoi golin e tretë, gol që u pasua nga ai i Luis Diaz me kolumbianin që plotësoi dygolëshin e tij. Raphael Guerreiro ishte ai që gjeti më pas rrugën e rrjetës duke e cuar rezultatin në 5-1.

gijotina.com/

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet –

✇27.al
By: 27

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra duke risjellë përsëri përmbytje. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.

Reshje dëbore janë regjistruar dhe mbrëmjen e djeshme si dhe mëngjesin e sotëm. Aksi rrugor është i pastruar dhe është hedhur kripë. Në aksin rrugor të Qafës së Vishës janë vendosur sinjalistika për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Fushë Krujë – Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që trashësia e dëborës të shkojë deri në 25 centimetra. Për pasojë është bllokuar aksi rrugor Krujë-Qafështamë si dhe fshatrat në zonë kanë mbetur të izoluara. Është rritur ndjeshëm niveli i lumit Ishëm. Qindra hektarë tokë vijojë të jenë nën ujë. Dy lagje të fshati Murqinë janë të izoluara pasi janë të rrethuara nga uji.

Fier – Lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë përsëri nga shtrati. Rritja e nivelit të ujit ka vijuar të lërë nën ujë qindra ha toka bujqësore si dhe ka shtuar praninë e ujit në disa banesa.

Shkodër – Lumenjtë në këtë qark janë brenda kuotave. Situata paraqitet e qëndrueshme. Rreth 525 ha tokë vijojnë të jenë të përmbytura. Në Obot ka prezencë uji në afërsi të oborreve dhe kalimi realizohet me mjetet e ushtrisë. Reshjet e dëborës kanë bllokuar segmentin rrugor Fushë-Arrëz-Iballë. Trashësia e borës ka arritur 50 centimetra në Qafën e Sharrit. Të gjithë rrugët lidhëse mes qendrës së Iballës dhe fshatrave janë të bllokuara.

Dibër – Reshje dëbore me intensitet kanë përfshirë Dibrën dhe Bulqizën gjatë natës së mbrëmshme. Trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 20 centimetra, ndërsa në zonat e thella varion 35-40 centimetra. Rruga e Arbrit është e kalueshme, por duhet kujdes nga Qafa e Buallit deri në tunelin e Murrizit.

Hidrocentrali i Fierzës ka nisur shkarkimet e kontrolluara pasi ka arritur kuotën maksimale prej 292.60 metrash. Fierza po shkarkon përmes portës së 3-të 500 m3/sekond ndërsa po prodhon me 3 turbina.

gijotina.com/

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave –

✇27.al
By: 27

Hapja e portave të Hidrocentralit të Banjës në Gramsh,ka sjellë daljen nga shtrati të lumit Devoll. Landfilli i qytetit të Kuçovës është përmbytur i gjithi, ndërkohë që është përmbytur edhe një stallë me derra.

Fermeri Pëllumb Braushi deklaron se uji erdhi me shpejtësi gjatë natës dhe pavarësiht përpjekjeve nuk arriti të shpëtonte gjënë e gjallë.

Ai pohon se rreth 100 kokë derra kanë mbetur të mbytur brenda stallës, ndërkohë që deklaron se edhe gicat e mbetur mund të ngordhin për shkak të qëndrimit për shumë orë nën ujë.

gijotina.com/

Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret –

✇27.al
By: 27

Milani la dy pikë të tjera në Serie A teksa në ‘Artemio Franch’, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Fiorentinën, një barazim që erdhi vetëm në minutat e fundit me golin e Nkunku. Dicka që nuk i pëlqeu aspak Massimiliano Allegrit që u largua për në dhomat e zhveshjes i nervozuar me të tijët pak para fërshëllimës së fundit të arbitrit Massa.

Pasi u qetësua, trajneri i Milanit për mediat italiane bëri  analizën e këtij frenimi të skuadrës së tij që ishte i dyti radhazi për kuqezinjtë pas atij në ndeshjen me Genoan.

‘Bëmë një pjesë të parë të mirë, pa ia dalë që të shënonim-tha Allegri-nuk është se në futboll mund të kesh 100 raste. Është e nevojshme të jesh më i saktë, për pak kohë kemi qenë të tillë, kurse tani jemi më pak. Në pjesën e dytë, Fiorentina ushtroi pak më shumë presion. Pas avantazhit 1-0, u treguam të duruar për të cuar shumë topa pranë zonës. Pas barazimit 1-1 bëmë të njëjtin gabim si me Genoan. Shtatë minuta shtesë janë shumë, topi duhet luajtur më mirë pranë zonës dhe djemtë e dinë këtë, duhet të përmirësohemi patjetër. Pësuam gol nga një goditje standarde, duhet të jemi të kujdesshëm, janë momente të vendosin ndeshjen’

Massimiliano Allegri më pas theksoi domosdoshmërinë që skuadra e tij të kthehet te fitorja

Duhet të mendojmë për veten tonë, duhet të kthehemi te fitorja-vijoi Allegri-mungojnë akoma shumë pikë. Duhen edhe 34-36 pikë për të hyrë në Champions. Të ecim ngadalë, të mos e humbasim nga sytë realitetit. E nisëm duke ndryshuar 55% të skuadrës, e nisëm mirë, por duhet të jemi kërkues me veten tonë dhe të përpiqemi të përmirësohemi. Djemtë janë një grup i jashtëzakonshëm, po punojmë. Momentalisht jemi të dytët në klasifikim dhe ky është një rezultat i mirë. Kemi edhe shumë ndeshje përpara dhe duhet të vijojmë rrugëtimin tonë’.

gijotina.com/

Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi dje një takim me mbështetësit dhe strukturat demokrate në Korçë, të cilin e cilësoi si të mbushur me entuziazëm dhe frymëzim.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se Partia Demokratike mbetet një forcë e fuqishme politike, me energjinë dhe kapacitetin për të sjellë ndryshim të vërtetë dhe rotacion politik në vend. Ai theksoi se kjo frymë është ndjerë edhe më herët në qytete të tjera si Durrësi, Gjirokastra, Elbasani dhe Shkodra.

Salianji falënderoi demokratët e Korçës për mbështetjen dhe atmosferën e krijuar gjatë takimit, duke e quajtur atë një moment të paharrueshëm.

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

✇27.al
By: 27

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi është zbuluar nga Policia e Tiranës, ku në pranga kanë përfunduar katër persona. Sipas hetimeve të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, shtetasit Krenar Toromeni, 36 vjeç, banues në Divjakë, Ilia Gjini, 24 vjeç, banues në Divjakë, Artur Lecini, 39 vjeç, dhe Elton Rrushi, 38 vjeç, banues në Kavajë, kanë krijuar një skemë mashtrimi ndaj një 55-vjeçari.

Autorët, duke u paraqitur në rrjetet sociale si kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, i kanë kërkuar borxh shumën prej 40 mijë eurosh biznesmenit nga Shkodra, Ilir Rexhvela.

Në mesazhin e dërguar përmes aplikacionit Viber, ata i kanë komunikuar viktimës se paratë nevojiteshin me urgjencë. Pas kësaj, kanë lënë një takim pranë aeroportit të Rinasit, ku i kanë marrë shumën prej 40 mijë eurosh 55-vjeçarit dhe janë larguar.

Më pas, biznesmeni ka kuptuar se kishte rënë pre e një mashtrimi dhe ka bërë denoncim pranë policisë, e cila pas hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar autorët.

gijotina.com/

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –

✇27.al
By: 27

Reshjet e borës e kthyen Malin e Dajtit këtë fundjavë në një destinacion mjaft të kërkuar këtë të diel për qytetarët e Tiranës, por jo vetëm.

Kërkesa e lartë për ta vizituar atë ka dhënë efekte të menjëhershme edhe në trafik, ku disa akse të kryeqytetit kanë qenë tërësisht të bllokuara.

Pamjet me radhë kilometrike të automjeteve i përkasin rrugës Xhanfize Keko, për të vijuar me rrethrrotullimin pranë Institutit të Shëndetit Publik, rrugën Sotir Çaci e Shefqet Kuka, që të lidhin me zonën e Dajtit.

Kaos në lëvizjen e automjeteve pati dhe në rrugën Myslym Keta, që të lidh me rrugën e Arbrit, ku makinave iu desh më shumë se 1 orë për të përshkruar disa kilometra.

Bllokimi i këtyre segmenteve rrugore shkaktoi radhë kilometrike edhe në Unazën e Madhe dhe hyrjet/daljet e saj, ku pjesa më e madhe e automjeteve kishin drejtim nga Mali i Dajtit.

gijotina.com/

(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –

✇27.al
By: 27

Arsenal ka triumfuar 1-4 ndaj Portsmouth, duke prerë një biletë për në fazën tjetër të FA Cup. Portsmouth shënoi i pari me Bishop, pas 3 minutash lojë.

Ekipi i topcinjve përmbysi llogaritë në pjesën e parë, falë një autogoli të Dozzell dhe një goli të Martinellit. Në pjesën e dytë, Martinelli kompletoi tripletën, duke i dhuruar një sukses të rëndësishëm Arsenalit.

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin –

✇27.al
By: 27

Pas shirave të rrëmbyeshëm, kushtet atmosferike u përmirësuan sot pasdite. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për pastrimin e vijës bregdetare.

Strukturat janë të angazhuara në terren, konkretisht në Plazhin e Vjetër në Vlorë, për të pastruar vijën bregdetare.

Këto janë në kuadër të një sërë masash të ndërmarra për t’i paraprirë sezonit turistik, ku Vlora është një prej destinacioneve kryesore.

Aktualisht, Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.

gijotina.com/

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit –

✇27.al
By: 27

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen paratë publike nga taksat e qytetarëve për sektorin e mbrojtjes në Shqipëri.

Në vetëm tre muaj, nga shtatori deri në nëntor 2025, buxheti i shtetit ka transferuar mbi 10.5 MLN € drejt kompanisë Timak Defence, një shoqëri e sapokrijuar mes kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve Kayo dhe një subjekti privat Timak pas së cilës qëndron izraeliti Ron Yeffet, mik personal i kryeministrit Edi Rama dhe një person nën hetim jashtë Shqipërisë nga struktura antikorrupsioni.

Më 29 shtator 2025, vetëm tre ditë pasi Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë vendosi instalimin e sistemit anti-dron C-UAS, Reparti Ushtarak 3001 transferon 6.1 MILION € në llogaritë e Timak Defence.

Asnjë informacion publik mbi procedurën e cila u mbajt e fshehtë, vlerën totale të kontratës apo kriteret e përzgjedhjes.

Vetëm një muaj më pas, më 29 tetor, lidhet një tjetër kontratë sekrete për blerjen e automjeteve taktike të transportit të lehtë. Dy ditë më vonë del fatura: 4.4 MILIONË €. Më 4 nëntor pagesa kryhet.

10.5 MILION € për një kompani që, deri në qershor, vlerësohej me 1000 €.

Skema e aksioneve: nga 490 euro në monopol shtetëror

Timak Defence është themeluar nga Kayo, kompani shtetërore e drejtuar nga ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu (20%) dhe Timak kompani private (80%). Brenda Timak, Ron Yeffet blen 49% të aksioneve për vetëm 490 € nga shtetasja Arjeta Puca, e cila deri më 17 qershor 2025 zotëronte 100% të kompanisë.

Kjo do të thotë se kompania private Timak është vlerësuar në 1000 €.

Por kjo kompani “prej 1000 eurosh”, sapo bashkohet me Kayo, përfiton 80% të aksioneve të një shoqërie që merr monopolin e furnizimit të ushtrisë, Gardës dhe Policisë. Sipas “rregullit të treshit”, kjo skemë nënkupton se kompania shtetërore e prodhimit të armëve është vlerësuar me 250 €.

Një absurd financiar që, në çdo vend normal, do të mjaftonte për një hetim penal.

gijotina.com/

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit? –

✇27.al
By: 27

Sipas dokumenteve zyrtare në QKB, kompania që sot operon si “Lidl Shqipëria” sh.p.k. ka funksionuar më parë me emrin “LVM Real Estate Investments”, me administratorë Ermir Bajramin dhe Gzim Sylën.

Por këta emra janë thjesht në letra për këtë kompani, pasi sipas zërave që qarkullojnë, pas koncesionit fshihet një oligark i fuqishëm shqiptar.

NË LETRA

Ermir Bajrami është nga viti 2022 zëvendëspresident i Lidl Kosova dhe Lidl Albania, si dhe anëtar bordi në Lidl International ndërsa Gzim Syla mban aktualisht postin e Drejtorit të Financave dhe Administratës në Lidl Kosova sh.p.k.

Kalimi nga “LVM Real Estate Investments” në “Lidl Shqipëria” është formalizuar në shkurt 2023, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Brenda një periudhe 3-vjeçare, kompania ka pësuar disa herë ndryshime në drejtim: Fillimisht administratorë kanë qenë Boris Lozic dhe Dalibor Bosnjak. Më pas, drejtimi kaloi te Nikolaos Dr. iur. Athanasiadis, MBA, Przemyslaw Robert Pakula, Adriatik Dedej, Dragos Ionescu dhe Marc. Në mars 2025, administrimi iu besua sërish Ermir Bajramit dhe Gzim Sylës. Në të njëjtën periudhë janë evidentuar edhe ndryshime të pronarëve indirektë dhe në përqindjet e pronësisë.

Koncesioni i “Lidl” ka sjellë shpronësime masive të pronarëve privatë, të cilat nuk i shërbejnë interesit publik, por përfitimit të drejtpërdrejtë të një subjekti privat.

gijotina.com/

❌