Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Të shtëna me armë në Kukës dalin detaje të reja, konflikt mes të afërmve për motive të dobëta –

✇27.al
By: 27

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e regjistruar kete te premte  në Kukës, ku pas një sherri mes disa perosnave u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit, ku dy shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.

Ky i fundit është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë thuhet se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të tjerë të lënduar.

“AKSHI” SHKON NË APEL/ Karçanaj dhe të dyshuarit e grupit kriminal kërkojnë lehtësim masash –

✇27.al
By: 27

Mirlinda Karçanaj, drejtorja e AKSHIT e dyshuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që ndikonte me forma të ndryshme përfshirë dhunën tenderat e Agjencisë shtetërore, nuk pajtohet me akuzat dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” me të cilën po hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Zyrtarja me funksion të deleguar, i është drejtuar Apelit të Gjykatës së Posacme me një kërkesë për heqjen e masës së sigurisë, së caktuar dhe lënë në fuqi nga Shkalla e Parë.

Të njejtën lëvizje juridike ka bërë edhe zëvendësja e Karçajnt, Hava Delibashi, që po ashtu kërkon nga Apeli lehtësimin e masës së sigurisë caktuar prej 16 dhjetorit.

Ankim, sipas burimeve, kanë ushtruar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i pezulluar nga detyra.

Lehtësim të masës së sigurisë kanë kërkuar edhe biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, të cilët janë lënë nën masën “detyrim paraqitje”.

Pjesë e kësaj dosjeje korruptive janë edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët, pavarësisht kontrolleve të kryera, nuk janë gjetur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas prokurorëve Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, tenderët në AKSHI merreshin nga Agasi dhe Beqiri në kushtet e presionit dhe shantazheve.

Një episod i tillë lidhet me rrëmbimin e Gerond Meces, për të cilin SPAK thotë se u mor peng me qëllim që të hiqte dorë nga tenderët në AKSH.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese, të cilat nga hetimet kanë rezultuar të paracaktuara. Bëhet fjalë për tenderë me vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverëve të institucioneve të rëndësishme.

SHKBB do të shtojë kontrollet në të gjitha burgjet –

✇27.al
By: 27

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan, ku u arrestuan tre persona për futje të lëndëve narkotike në burg. Lamallari shkruan se SHKBB do të intensifikojë kontrollet në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

“Siguria në burgje është vijë e kuqe. Kush e kapërcen, merr vetëm një përgjigje: përballje me drejtësinë”, shkruan Lamallari mes të tjerash.

“Përgëzoj operacionin e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan për goditjen e një mekanizmi kriminal të futjes së drogës brenda burgut dhe vënien para drejtësisë të tre të dyshuarve. Sikundër e theksova në takimin e fundit me drejtuesit e këtij shërbimi dhe drejtuesit e IEVP-ve në mbarë vendin, çdo përpjekje për të cënuar sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit do të marrë përgjigjen e merituar me të gjithë forcën e ligjit. Kontrollet nga SHKBB do të intensifikohen, verifikimet do të jenë të vazhdueshme dhe goditjet do të jenë pa tolerancë ndaj çdo shkeljeje të ligjit. Çdo punonjës që tradhton detyrën dhe bëhet pjesë e skemave kriminale do të përfundojë përpara drejtësisë. Siguria në burgje është vijë e kuqe. Kush e kapërcen, merr vetëm një përgjigje: përballje me drejtësinë”, shkruan Ministri i Drejtësisë.

Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall –

✇27.al
By: 27

Deputetja Erisa Xhixho ka reaguar sot lidhur me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë në Shqipëri, duke krahasuar kostot me ato në Gjermani dhe Itali. Sipas saj, qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë për produkte të thjeshta si vezët, vaji, qumështi dhe mielli:

  • Veza: Shqipëri 0.26 € | Gjermani 0.2 € | Itali 0.2 €

  • Vaji: Shqipëri 3.6 € | Gjermani 1.6 € | Itali 1.5 €

  • Qumështi: Shqipëri 1.7 € | Gjermani 1 € | Itali 1 €

  • Mielli: Shqipëri 1.1 € | Gjermani 0.6 € | Itali 0.45 €

  • Sheqeri dhe makaronat gjithashtu janë më të shtrenjta se në vendet europiane

Xhixho thekson se një pensionist shqiptar merr katër herë më pak se një pensionist europian, por shpenzon dyfish për ushqimet bazë. Sot, familjet shqiptare shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave për ushqim, ndërsa 72% e qytetarëve e konsiderojnë koston e jetesës të papërballueshme.

Deputetja akuzon qeverinë për mosveprim dhe shpenzime luksoze, duke refuzuar edhe propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 5%. “Kjo nuk është krizë, kjo është padrejtësi,” tha Xhixho. “Paratë janë, por nuk shkojnë për njerëzit.”

7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre –

✇27.al
By: 27

Genta Vangjeli, zëdhënëse e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, denoncon se 7 vite pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019, shumë qytetarë në Shqipëri ende nuk kanë gjetur zgjidhje për pronat e tyre.

Një rast konkret vjen nga një banore e Tiranës, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat. Ajo është pronare legjitime e një apartamenti prej 45 m², në godinën nr. 164, e vërtetuar me certifikatë pronësie të rregullt.

Pas shpalljes së godinës si e pabanueshme nga tërmeti, Bashkia Tiranë e ka njoftuar qytetaren se ishte skualifikuar nga përfitimi i nënprogramit të grantit të rikonstruksionit. Denoncuesja ka paraqitur ankimimin e saj, por Bashkia ka konfirmuar refuzimin, duke argumentuar se ajo nuk përfiton për shkak të “mosplotësimit të kushteve dhe kritereve”, sipas akteve ligjore dhe nënligjore të rindërtimit.

Vangjeli thekson se shumë qytetarë ndjehen të braktisur dhe të mashtruar nga propaganda zyrtare, ndërsa institucione të ndryshme duhet të japin zgjidhje konkrete, jo justifikime burokratike. “Propaganda nuk ndërton shtëpi,” tha ajo, duke kërkuar veprime konkrete për banorët që vazhdojnë të mbeten pa mbështetje.

Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri –

✇27.al
By: 27

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar mesditën e kësaj të premte, në qytetin e Kukësit.

Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka persona të plagosur, ndërsa bëhet me dije se personat e përfshirë në sherr janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.

Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Durrës/ Punonjësit të burgut i vjedhin armën e shërbimit dhe kursimet –

✇27.al
By: 27

Një rast vjedhje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku objekt i grabitjes ka qenë edhe arma e shërbimit e një punonjësi të burgut të Durrësit.

Shtetasi Shpëtim Mustafaj, 43 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës i IEVP Durrës, ka kallëzuar në polici se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur në banesë armën e shërbimit si dhe arkën me kursime.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia njoftoi se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Gëzim Ndoka vellai i ish-deoutetit lirohet nga prokuroria, në kërkim djali i tij Kevin –

✇27.al
By: 27

Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas një sherri të ndodhur në një lokal.

Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë, raporton A2. Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.

Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal.

Ish deputeti Arben Ndoka është një ndër 27 personat e dërguar për gjykim nga SPAK, në lidhje me operacionin “Revanshi”, i akuzuar për tentativë vrasje.

Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së –

✇27.al
By: 27

Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, njoftoi të enjten se e ka finalizuar një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët në pronësi amerikane – e cila do t’i ruajë të dhënat në SHBA – me qëllim që ta shmangë mbylljen e aplikacionit të videove të shkurtra në Shtetet e Bashkuara.

TikTok-u i ka mbi 200 milionë përdorues amerikanë.

Kjo marrëveshje përbën moment kyç për kompaninë e rrjeteve sociale, pas përplasjeve disavjeçare që nisën në gusht të vitit 2020, kur presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta mbyllte aplikacionin për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Më pas, Trump vendosi të mos e zbatojë një ligj të miratuar në prill të vitit 2024, i cili kërkonte që ByteDance t’i shiste asetet e veta në SHBA deri në janarin pasues ose të përballej me mbyllje. Kjo masë u mbështet edhe nga Gjykata e Supreme.

ByteDance theksoi se ndërmarrja e re, TikTok USDS Joint Venture LLC, do t’i ruajë të dhënat e përdoruesve amerikanë, aplikacionet dhe algoritmet përmes masave të privatësisë së të dhënave dhe sigurisë kibernetike.

Kompania dha pak hollësi lidhur me procesin e shkëputjes së pronësisë.

Trump e vlerësoi marrëveshjen në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se TikTok-u “tani do të jetë në pronësi të një grupi patriotësh dhe investitorësh të mëdhenj amerikanë, më të mëdhenjtë në botë”.

Ai e falënderoi presidentin e Kinës, Xi Jinping, “për bashkëpunimin me ne dhe, në fund, për miratimin e marrëveshjes. Ai mund të kishte vepruar ndryshe, por nuk e bëri, dhe ai çmohet për vendimin e tij”.

Sipas marrëveshjes, investitorët amerikanë dhe ndërkombëtarë do ta zotërojnë 80.1 për qind të ndërmarrjes, ndërsa ByteDance do t’i mbajë 19.9 për qind të aksioneve.

Tre investitorët menaxhues të TikTok USDS JV – gjiganti i informatikës cloud Oracle, grupi i kapitalit privat Silver Lake dhe firma investuese MGX me seli në Abu Dhabi – do t’i zotërojnë secili nga 15 për qind.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Reuters se qeveritë e SHBA-së dhe Kinës e kanë miratuar marrëveshjen.

Trump i ka më shumë se 16 milionë ndjekës në llogarinë e tij personale në TikTok dhe tha se ky aplikacioni e ndihmoi në fitimin e zgjedhjeve presidenciale. Shtëpia e Bardhë gjithashtu hapi llogari zyrtare në TikTok në gusht.

TikTok njoftoi se investitorët në ndërmarrje përfshijnë Dell Family Office – firmën investuese të themeluesit të Dell Technologies, Michael Dell – si dhe Vastmere Strategic Investments, Alpha Wave Partners, Revolution, Merritt Ëay, Via Nova, Virgo LI dhe NJJ Capital.

Ish-drejtuesit e TikTok USDS, Adam Presser dhe Will Farrell, janë emëruar drejtor ekzekutiv dhe drejtor i sigurisë, përkatësisht.

Drejtori ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Chew, u emërua gjithashtu anëtar i bordit të ndërmarrjes; ai drejton bizneset dhe strategjinë globale të TikTok-ut./REL

Nën kërcënimin e armës lodër, vodhën xhiron ditore në dy karburante (EMRAT) –

✇27.al
By: 27

Emiljano Nikoll, alias Emiljano Lleshaj dhe Aurel Luli janë shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pasi akuzohen për grabitje.

Sipas policisë në datat 21 dhe 22 janar të këtij viti, këta shtetas, nën kërcënimin e një arme lodër dyshohet se kanë vjedhur xhiron ditore dhe një sasi nafte në dy karburante në Kukës e Lezhës.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se rreth orës 21:15 të mbrëmjes së datës 21.01.2026 dhe rreth orës 00:30 të mëngjesit të datës 22.01.2026, këta shtetas, duke kanosur me armë lodër pistoletë, dy punonjës të dy karburanteve në autostradën “Milot-Morinë” dhe në aksin “Lezhë–Shkodër”, kanë vjedhur shuma parash (xhiron e turnit) dhe, në njërin prej këtyre karburanteve, kanë marrë edhe një sasi nafte.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

“e-Albania”, si në “gjendje lufte”, sistemi i self-care nuk punon prej tre ditësh –

✇27.al
By: 27

Prej tre ditësh aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi sistemi self-care, që menaxhohet nga e-Albania nuk funksionon.

“Nuk mund të hysh fare në platformën e faturave”, thotë një ekonomiste. “Bizneset e vogla, të cilët janë të vetëpunësuar të vetëm, përdorin platformën qendrore të faturave për të lëshuar faturë tatimore shitje për shërbimet e tyre dhe prej tre ditësh nuk mund të lëshojnë fatura sepse platforma nuk punon”.

Problemet me sistemet kanë qenë të vazhdueshme që nga fundi i vitit të kaluar, por kjo është dita e tretë rresht, që bizneset nuk mund të aksesojnë sistemin.

Bizneset e vogla, me të vetëpunësuar të vetëm, nuk arrijnë të bëjnë dot bilancet sepse nuk nxjerrin dot faturat e blerjes dhe të shitjes dhe tabelën përmbledhëse të të ardhurave dhe shpenzimeve totale të vitit në bazë të së cilit bëhet bilanci. Shumë prej tyre përdorin këtë platformë që është falas.

Përmes këtij sistemi bëhet dhe ngarkimi i certifikatave të fiskalizimit. Nëse një subjekti i mbaron afati 1-vjetor i certifikatës këto ditë, biznesi mund të mbeten pa punë, pasi nuk e rinovon dot.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon sistemin e e-Albania nuk ka pranuar zyrtarisht që sistemi nuk funksion, por burime të “Monitor” thanë se ata janë në dijeni të problemit dhe po punojnë për ta zgjidhur.

“U bënë si në kohë të luftës këto sistemet tona”, thotë me ironi një ekonomist.

Investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në vitin 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro. po në dekadën e fundit, administrata është shtuar me 20 mijë persona, për të arritur në 184 mijë punonjës, por sërish bizneset nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre!/ Monitor

Iu ndalua hyrja në sallën historike të themelimit të ‘Bordit të Paqes –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mos praninë e kryeministrit Edi Rama në themelimin e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Një ditë më parë, Rama tha se nuk mori pjesë, pasi priti Ivanka Trump dhe këtë e bëri me leje të Presidentit Amerikan.

Sipas Berishës, ky është një mashtrim dhe se “Donald Trump e di që Rama është një Ramaduro””.

Berisha iu referua deklaratës së Donald Trump, që tha se “2-3 lidera nuk i ka qejf”, dhe sipas kreut të PD, njëri prej tyre është Edi Rama.

“Asnjë në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Që unë të them këtë duhet të them që Presidenti amerikan përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij për të mos e patur në zyrë. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë, ai ka respektin më të madh për vajzën e tij.

Për Edi Ramën e kupton që është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht, një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të Bordit të Paqes.

Rama u ndalua në atë sallë historike, nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, 2-3 prej tyre nuk mund të jenë, nuk i honeps dot. Nga këta 2-3 njëri është Rama tjetrin e gjejmë më vonë”, tha Berisha.

Të gjitha institucionet u bënë dje mur për të mbrojtur korrupsionin e Ballukut –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference shtypi në selinë e PD ka hedhur akuza të rënda ndaj institucioneve të vendit që u bashkuan në GJK në mbrojtje të Ballukut.

“Të gjitha institucionet u bënë dje mur për të mbrojtur korrupsionin! Shpresa e vetme janë qytetarët e këtij vendi”, tha lideri i opozitës.

Pjese nga fjala

Dita e djeshme faktoi edhe njëherë të dashur qytetarë dhe qytetare se e vetmja shpresë e këtij vendi, e vetmja shpresë e këtij kombi, e vetmja shpresë e të rinjve dhe fëmijëve shqiptarë jeni ju.
Jemi në kilometrin e fundit.
Me guxim dhe besim, të vendosur të bëjmë çdo gjë për përmbysjen e këtij regjimi.
Nuk ka shok në botë, tëra institucionet bëhen mur korrupsioni. Katër, edhe gjykata me ta.
Institucionet më të larta të shtetit.
Të turpit.
Të kleptokracisë.
Të narkoshtetit.
Në të gjithë terminologjinë botërore të formave të shtetit, shtetit aktual të sotëm në Shqipëri i përshtatet më shumë se çdo gjë tjetër, shtet i kakistokracisë.
Nga greqishtja e lashtë, më i keqi.
Dhe ky është më i keqi.
Ndaj qytetarë, të bashkojmë forcat dhe t’u tregojmë vendin.
Bota po u tregon vendin këtyre në mënyrën më të vendosur.

Nesër populli opozitar do t’i bëjë gjyqin kryehajdutit të këtij kombi, Edi Ramës –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim të opozitës, duke e cilësuar protestën e nesërme si një moment vendimtar për qytetarët shqiptarë.

Në deklaratën për media, Berisha u shpreh se “nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi”, duke akuzuar kryeministrin dhe qeverinë për lidhje me krimin, shkelje të Kushtetutës dhe për keqqeverisje që, sipas tij, ka detyruar qindra mijëra shqiptarë të largohen nga vendi gjatë dekadës së fundit.

Pjesë nga fjala:

Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot.

Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi. I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë.
I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera.
Nesër i bën gjyqin një armiku të egër të lirive të shqiptarëve, të votës së tyre. Një njeriu që qëndron në pushtet duke përdorur çdo mjet të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën.
Por nesër është dita e gjykimit të popullit shqiptar për një organizatë kriminale që nuk e ka sot asnjë vend tjetër në Europë.

Rama ia mbath. Le të qëndrojë e ta provojë. Populli ka fuqi. Më datë 24 do tregojmë forcën dhe kreativitetin e opozitës. Vërtetë ky kryeministër përdor drejtësinë, kësaj here Rama është në rreth të kuq në mbarë botën”

Nuk e kam thënë kurrë që SHBA do marrë Ramën si Maduro. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht.

Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto.

E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët. Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang

Akuzat për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku ishte nën hetim për dyshime lidhur me transferimin e paligjshëm të oficerëve të policisë. Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si person në dijeni për rreth një orë në SPAK për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë. 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.

Hetimi kishte nisur fillimisht në Prokurorinë e Beratit, por më pas u transferua për kompetencë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas organit të akuzës, pas përfundimit të hetimeve, SPAK arriti në përfundim se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale të kryer nga Muhamet Rrumbullaku, duke kërkuar pushimin e procedimit penal.

Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos –

✇27.al
By: 27

Nga Genc Burimi

Janë dy skena surrealiste që do të mbahen mend gjatë në memorien e televizioneve në Shqipëri.

Nga njëra anë, Davosi. Një skenë solemne me 19 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota, që asistonin krah presidentit Trump në themelimin e Bordit të Paqes. Kamerat nga e gjithë bota fiksonin skenën, e cila ritransmetohej live në TV shqiptare. Në raste të tilla, komentatorët nuk kanë shumë minutazh në dispozicion për të komentuar çdo pjesëmarrës, por njëra tërheq vëmendjen si e vetmja grua në atë asamble prestigjioze: Vjosa Osmani e Republikës së Kosovës.

Një shqiptare, që të paktën kështu ishte e pranishme aty, në kupolën e planetit, “për inat” të gjithë armiqve të Shqipërisë, duke filluar nga Vuçiçi, i cili mund të ketë pasur në atë moment një ulje tensioni, kur pa në OKB-në e re shtetin e Kosovës para syve të gjithë botës.

Po ai shqiptari tjetër, ku qe? Për një moment kujtova se kamera nuk po e kapte gjithë skenën. E pamundur! Si mund të dalin jashtë “kuadrit” dy metrat e Kryeministrit të Shqipërisë? S’mund të jetë aty krah Trumpit përfaqësuesja e Kosovës dhe jo ai i Shqipërisë?

Përgjigjja e asaj mungese, sa e dhimbshme aq edhe e pakuptueshme për të gjithë ata që e duan Shqipërinë pavarësisht divergjencave të brendshme, vinte nga vetë i interesuari, apo “i bojkotuari”. Në momentin kur presidenti Trump duartrokiste homologët nga të gjitha kontinentet, të cilët e nderonin me pjesëmarrjen e tyre, Kuvendi i Shqipërisë dhe të gjithë ata që po e ndiqnin live në TV asistonin në një shfaqje patetike të kryeministrit të vendit.

Përpara deputetëve që një pjesë mezi i mbanin të qeshurat, një pjesë mbyllnin sytë nga skandali dhe një pjesë gajasnin sikur po dëgjonin personazhin e Sillos të të ndjerit Koço Devole, Rama, me fytyrë dhe zë të vrazhdë, ia kapi seriozisht:
“Pse nuk vajta në Davos? Duhej të bëja një zgjedhje midis ftesës së babait dhe asaj që të prisja vajzën e tij në Shqipëri. Dhe unë zgjodha vajzën, por me lejen e babait ama.”

Ky Kuvend, një ditë, nuk do të jetë më me këta deputetë, as edhe me këtë Kryeministër. Por kjo deklaratë, nga më surrealistet në një vend që pretendon të jetë shtet, padyshim që do të mbetet në arkiva për një kohë shumë të gjatë.

Në deklaratën e tij, Kryeministri e pranoi vetë se, ashtu siç i flitet një qeni në një kolibe që ruan shtëpinë, i paskan thënë se edhe ai do të rrinte aty me një mision të rëndësishëm ruajtës, gjatë kohës që “të zotërit” do të mblidheshin për gjëra shumë serioze që ai s’mund t’i kuptonte. Edi Rama kujtoi se me atë justifikim, përpara asamblesë së popullit, luajti rolin e më të zgjuarit të klasës, rolin e një Makiaaveli që shqiptarët me standard mendor mesatar nuk arrijnë t’ia kuptojnë nuancat e mendimit.

Në të vërtetë, “Makiaaveli” shqiptar ishte në rolin që i shkon më mirë, përkufizuar me shumë art në një shkrim të bujshëm të New York Times më 1948: roli i “idiotit të dobishëm” (useful idiot).

Po a s’e ka menduar Kryeministri i vendit më të korruptuar sot në Europë se ka një shpjegim shumë më të thjeshtë sesa akrobacitë verbale dhe cerebrale që i ofroi mjerisht opinionit publik?

Ashtu si zv.presidenti Vance nuk deshi ta shihte Ramën krah tij në një mbledhje të Aleancës Atlantike në Mynih para disa muajsh, edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk ka dashur as ta dëgjojë emrin e shqiptarit Rama, e jo më ta shihte personalisht, në tribunën amerikane të Bordit të Paqes në Davos.

Kush është dirigjentja që organizon axhendën dhe çdo hap e takim të presidentit Trump me një precizion ore zvicerane? Susie Wiles, shefja e kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Ishte ajo, së bashku me bashkëpunëtorin e saj të ngushtë Chris LaCivita, që kontribuan gjerësisht në fitoren e Donald Trump falë një fushate elektorale të jashtëzakonshme që ata të dy organizuan. LaCivita ishte ai që, fill pas asaj fitoreje vendimtare për amerikanët, vuri këmbën në Shqipëri, ku i provoi vetë fyerjet, arrogancën dhe, mbi të gjitha, korrupsionin elektoral të Edi Ramës.

Si kujton ky i fundit se këto gjëra mund të harrohen kaq kollaj, si me shkopin magjik të një ishulli përbri Vlorës? Po pse, problem e kishte Susie Wiles që, me përvojën e saj unike në SHBA, të gjente mënyrën më “diplomatike” që axhenda e Trumpit të mos kryqëzonte Kryeministrin e Shqipërisë?

Edhe sikur kjo të dukej a priori e pamundur, meqenëse Rama kishte vendosur të shkonte në Davos thjesht në përgjigje të ftesës së vetë Trumpit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, zgjidhja u gjet kollaj që kjo të mos ndodhte. Dhe ja që një “axhendë e re” doli nga kapelja e prestigjatorëve amerikanë, për ta bllokuar Ramën në Shqipëri me vizitën e Ivanka Trump në Vlorë, për fat të keq për Ramën, pikërisht në të njëjtën ditë me ceremoninë zyrtare në Davos.

Vetëm Edi Rama mund t’i besojë përrallës që ai tregon. Ku ishte urgjenca që Ivanka Trump të vinte në Vlorë ditën më të rëndësishme diplomatike të babait të saj, i cili është e pakët të thuhet se kishte kaq shumë nevojë të kishte sa më shumë shtete të pranishme në tribunën e Davosit për iniciativën e tij të Bordit të Paqes? Si mund ta privonte Ivanka të jatin nga prania e një shteti më shumë në tribunën e Bordit të Paqes? Si mund të ishte në atë tribunë historike Kosova dhe jo Shqipëria, thjesht sepse Ivanka duhej patjetër të shkonte në Vlorë?

Kush mendje serioze mund ta imagjinojë për një sekondë se i shoqi i Ivankës, Jaredi, në tribunën e Davosit shpaloste energjitë më të fuqishme që bota mbarë t’i bashkohej aty iniciativës së Bordit të Paqes, për të cilën ai vetë ka punuar me muaj të tërë, dhe ajo, Ivanka, për një kapriço për të riparë Vlorën, sabotonte përpjekjet e të jatit dhe të të shoqit duke penguar pjesëmarrjen e Edi Ramës krah 19 të pranishmëve të tjerë të nderuar nga e gjithë bota?

Edi Rama, për një herë të vetme, u tregua sot i sinqertë, kur e pranoi nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë se i kishin dhënë urdhër të rrinte në koliben e tij, që Trump të mos ia shihte “bojën” në Davos.

Fusnin drogë në burg! Arrestohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe një efektiv policie –

✇27.al
By: 27

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve.

Në pranga me masë arrest në burg në mungesë janë vënë një punonjës policie në IEVP Elbasan, një i paraburgosur dhe një grua familjare e të paraburgosurit.

Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar.

Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për:

N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan

E.K., familjare e një të paraburgosuri

G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Operacioni u zhvillua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

 

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim për gjyqtaren e Korçës Eglantina Mikani –

✇27.al
By: 27

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dërguar një kërkesë zyrtare tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) për të nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani.

Hetimi lidhet me shkelje të rënda procedurale në një çështje penale kundër shtetasit R.F, i akuzuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, vendimi penal në këtë rast është shpallur më 14 dhjetor 2022, por vendimi i arsyetuar dhe dosja përkatëse u depozituan në sekretarinë gjyqësore vetëm më 7 mars 2024, duke tejkaluar afatin e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale me 14 muaj e 24 ditë. Ministri Lamallari vlerëson se kjo vonesë ka pasur pasoja konkrete juridike, pasi vendimi ka marrë formë të prerë më 20 maj 2024, duke penguar të pandehurin nga përfitimi i amnistisë së parashikuar me ligjin nr. 33/2024.

Në shkresën drejtuar ILD-së, argumentohen se veprimet e gjyqtares bien ndesh me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale, të cilat kërkojnë shpalljen dhe arsyetimin e vendimeve brenda afateve ligjore.

“Në zbatim të ligjit Nr.115/2016, ligjit 8678/2001, të ndryshuar, dhe ligjit Nr.96/2016, kërkohet fillimi i hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani”, thuhet në shkresë.

 

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur mëngjesin e kësaj të premte provat, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019.

Në seancën që po zhvillohet në GJKKO, SPAK ka paraqitur provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Mësohet se prokurori i çështjes Adnan Xholi po paraqet 67 fashikuj para trupës gjykuese dhe kërkoi seancë me dyer të mbyllura duke argumentuar se ka dhëna që janë sekret hetimor dhe që nuk janë ekspozuar deri më tani.

“Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar”, tha prokurori Xholi.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e organit të akuzës që për këtë fazë të leximit të fashikullit që përmban të dhëna sekret, të mos jenë të pranishëm përfaqësues të mediave dhe seanca vijoi pa praninë e gazetarëve.

Atentati ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, dhe u plagosën Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Në të njëjtën çështje penalë janë edhe Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia dhe Julian Pjetri.

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri) –

✇27.al
By: 27

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Objektivi”, duke zbardhur 6 raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një shtetas gjatë dy ditëve të fundit dhe përgjatë vitit 2025.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Klajdi Muhametaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e vjedhjes.

Sipas hetimeve, më datë 21.01.2026, 43-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe disa dokumente në zyrat e Postës Shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke. Gjithashtu, në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe produkte në katër lokale të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe sende të forta që shërbenin për hapjen e dyerve.

Hetimet vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjes nga ky shtetas, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

❌