Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

✇27.al
By: 27

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me deklaratat e Edi Ramës, dy ditë më parë për grekët, gjate nje paneli   të zhvilluar në Abu Dhabi.

Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha, Mitsotakis thotë se e njeh prej vitesh Ramën dhe deklaratat e tij nuk i merr shumë seriozisht, edhe pse nuk e mohon që fjalët e Ramës ishin të rënda.

 “E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha ai.

The post Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht! appeared first on 27.

Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike.

Kryeministri Rama tha se derdhja e plastikës është krim qytetar, duke theksuar dëmet e pariparueshme për jetën detare dhe ushqimin.

Ai njoftoi krijimin e një task-force qeveri–pushtet vendor për të hartuar një plan tre-fazor nga sensibilizimi te veprimi konkret.

“Para disa ditësh, kryetarja e Bashkisë së Durrësit më dërgoi një video që tregonte se si po mbushej pika në Shkozet, pasi ishte ripastruar në kushte bllokimi.

Kur gjendemi përballë kësaj situate agresioni plastik, që është drejtpërdrejt ndikim i njeriut, duhet të angazhohemi për të ndërmarrë një ofensivë të përbashkët dhe për të përfshirë sa më shumë komunitetin, në mënyrë që ta vëmë nën kontroll këtë faktor kaq të dëmshëm.

Plastika derdhet në det dhe shkakton dëme të pariparueshme për jetën detare dhe për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë gjithçka për ta ndalur këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare.

“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë –

✇27.al
By: 27

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i përbashkët i SPAK, autoriteteteve italiane, dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në disa ambiente të marra me qira në Tiranë, lidhur me mashtrimet përmes call center-ave.

Mësohet se deri tani janë arrestuar 10 persona, mes të cilëve një shtetas italian, ndërsa dy të tjerë, pronarët, janë shpallur në kërkim. Gjithashtu gjatë operacionit, hetuesit mësohet se kanë sekuestruar portofole kriptomonedhash.

Sipas Balkanweb, ky operacion ka nisur pas denoncimeve në emisionin “Le Iene” në Itali. Prej disa javësh, hetimi i gazetarit italian Luigi Pelazza ka zbuluar ekzistencën e një sistemi të organizuar që, nëpërmjet call centerave, të cilat veprojnë në disa vende përfshirë edhe Shqipërinë, ka mashtruar dhe vjedhur miliona euro nga mijëra viktima në të gjithë botën.

Skema bazohet në telefonata që premtojnë fitime të lehta dhe platforma dixhitale që simulojnë investime në situata të cilat në fakt nuk ekzistojnë.

Përmes rrëfimit të një burimi të brendshëm, u gjurmuan nivelet më të larta të organizatës, duke përfshirë identifikimin e personit përgjegjës për rekrutimin e personelit të qendrave të thirrjeve në Shqipëri.

Ky operacion nisi pas denoncimeve në emisionin “Le Iene” në Itali. Prej disa javësh, hetimi i gazetarit italian Luigi Pelazza ka zbuluar ekzistencën e një sistemi të organizuar që, nëpërmjet call centerave, të cilat veprojnë në disa vende përfshirë edhe Shqipërinë, ka mashtruar dhe vjedhur miliona euro nga mijëra viktima në të gjithë botën.

Skema bazohet në telefonata që premtojnë fitime të lehta dhe platforma dixhitale që simulojnë investime në situata të cilat në fakt nuk ekzistojnë.

Përmes rrëfimit të një burimi të brendshëm, u gjurmuan nivelet më të larta të organizatës, duke përfshirë identifikimin e personit përgjegjës për rekrutimin e personelit të qendrave të thirrjeve në Shqipëri.

E rëndë në Greqi/ 44-vjeçari shqiptar vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij –

✇27.al
By: 27

Një ngjare e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Spathohori të Agrinjos, në Greqi.

Një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare ka ekzekutuar me çifte një 51-vjeçar, babai i një fëmije të mitur, i cili dyshohet të jetë bashkëshorti i të dashurës së shqiptarit.

Viktima ishte kryeplak i fshatit, ndërkohë sipas TCH, dyshoeht se krimi ka prapaskenë erotike dhe nuk ka lidhje me detyrën e viktimës. Dyshohet se autori kishte lidhje intime me gruan e viktimës, dhe ky ishte shkaku i konfliktit.

Burimet sqaruan se autori i kishte ngritur pritë viktimës dhe sapo ky u afrua me automjetin e tij, e qëlloi me çifte të cilën e kishte me leje duke e lënë të vdekur më vend.

Automjeti i viktimës u rrëzua në një greminë ku edhe u gjet prej banorëve të zonës. Pak orë mbas krimit, autori i telefonoi rajonit të policisë duke pranuar autorësinë.

Ai u tha agjentëve se dëshironte të dorëzohej pasi ishte i penduar për krimin. Në cilësinë e provës materiale u gjet edhe arma e krimit.

Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona –

✇27.al
By: 27

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Sarandës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në 15 janar, ku pas një konflikti për motive të dobëta, dy persona përkatësisht të moshave 24 dhe 34 vjeç, në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë plagosur me sende të forta dy shtetasit, B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç.

Lidhur me ngjarjen policia thotë se ka shpallur në kërkim dy autorët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit K. B., 34 vjeç dhe N. M., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 15.01.2026, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë plagosur me sende të forta dhe grushta shtetasit B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç, banues në Sarandë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Aksidenti fatal te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit –

✇27.al
By: 27

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik te Ura e Dajlanit në Durrës, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit.

Mësohet se e reja jetonte prej disa vitesh në Gjermani me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël, ndërsa sipas raportimeve 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj.

Greku humbi jetën më 15 janar, te Ura e Dajlanit në Durrës, pasi automjet ‘BMW X5’ i drejtuar nga shtetasi Arbër Xhaxhaj është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

Ndaj Arbër Xhaxhajt, gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet se ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Me Edi Ramën nuk ka kompromis” – Berisha shpreh qëndrimin e prerë për reformën kushtetuese –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një përgjigje të prerë lidhur me pyetjen nëse opozita do të ketë rol në ndryshimet kushtetuese për të cilat foli Kryeministri Edi Rama.

Berisha deklaroi se me Edi Ramën nuk ka asnjë kompromis dhe theksoi se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para ligjit për të gjitha aktet e tij, përfshirë vjedhjet dhe skandalet financiare.

“Dosja Balluku, në fakt, është dosja Rama,” tha Berisha, duke shtuar se 6 mijë mesazhe të asaj dosje lidhen direkt me kryeministrin, dhe shumë prej tyre dokumentojnë manipulime dhe korrupsion të nivelit të lartë, përfshirë tenderat e AKSHI-t dhe inceneratorin e Tiranës.

Berisha nënvizoi se opozita nuk do të japë asnjë kontribut në ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Rama, duke e konsideruar qeverisjen aktuale si një regjim të korruptuar, dhe duke kërkuar që qytetarët të jenë vendimtarë për drejtësinë dhe shpëtimin e vendit.

Deklarata e tij lidhet ngushtë me debatet e fundit politike për ndryshimet kushtetuese dhe përpjekjet e qeverisë për t’i implementuar ato, ndërsa opozita shfaq një qëndrim totalisht kundër kompromisit me Ramën.

Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg Arbër Xhaxhaj –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit në Durrë, ku humbi jetën  18-vjeçarja, Vikena Greku.

Arbër Xhaxhaj u arrestua nga policia natën e 15 janarit, pas aksidentit dhe pas testit të alkoolit rezultoi se i riu kishte qënë i dehur në timon.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama  po zhvillon sot një takim me kryebashkiaket ne Golem . Në fokus të takimit janë problematikat me të cilat përballen bashkite  por edhe sfidat që duhen çuar para.

Shefi i qeverisë në nisje të fjalës u fokusua tek përmbytjet që kaloi vendi ynë pak ditë më parë, duke thënë se një ndër shkaktarët janë edhe mbetjet që hidhen kudo. “Nuk janë turistët e huaj që hedhin mbetje nëpër rrugë, e konsideron këtë vend si një landfill kudo ku ndodhet dhe hedh shihen e zbrazur të ujit apo të pijeve joalkoolike ose qesen plastike dhe gjithë kjo sasi e madhe që hidhet rrugëve, ku këtu futet edhe mungesa e një menaxhimi siç do duhej të mbetjeve të konsumit familjar në territorit rurale, mblidhet dhe falë erës dhe ujërave vjen dhe bllokon pika kyçe të rrjetet të kullimit, siç ndodhi në shkozet, në Gjirokastër, në disa pika të tjera për të mos i numëruar të gjitha”, tha Rama.

Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

Ëndrra amerikane pezull/ Mijëra shqiptarë të prekur nga ngrirja e vizave të emigrimit –

✇27.al
By: 27

E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës – u nis drejt SHBA-së.

Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese e asaj që njihej si ‘llotaria e Kartës së Gjelbër’, por që në të vërtetë quhet Programi i Vizave të Diversitetit.

Artina ishte nxitur të aplikonte nga partneri i saj. Ky i fundit kishte 12 vjet rresht që aplikonte, pasi të ardhmen e tij s’e shihte askund tjetër përveç në SHBA.

Por, fati deshi që Artina të ishte ajo që ta fitonte mundësinë për të emigruar në SHBA. Që atëherë, zemra e saj ishte e dyzuar mes dy shtëpive: të sajën në SHBA dhe asaj pranë partnerit në Shqipëri.

Qysh në gusht të vitit 2022 ata nisën procesin për bashkim familjar. Të bashkuar i mbanin vetëm vizitat e herëpashershme të Artinës në vendlindje. Kjo distancë iu bë edhe më e vështirë kur ajo mori vesh se ishte shtatzënë.

“Çdo gjë e kam përballuar vetë. Gjatë kësaj periudhe bëja udhëtime pafund drejt Shqipërisë, sepse duhet të ruaja edhe martesën, por edhe vajza të kalonte kohë me babanë… Me shpresën se do të bashkohemi shpejt…”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

E vetme në SHBA, pa familjarë e shoqëri përreth, Artina tregon se ka punuar deri në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa edhe muajt e parë të mëmësisë u detyrua t’i kalonte e vetme. Tani, ajo më shumë ankohet për “lodhjen mendore” sesa atë fizike.

“Qenka e shëmtuar ndjesia kur e fut jetën tënde në një valixhe, largohesh me ëndrra, punon, sakrifikon që ta bashkosh familjen atje ku po e ndërton jetën nga e para dhe dëgjon se, fiks kur ti arrin afër fundit të sfidës…”, lë në gjysmë fjalinë Artina.

E, pikërisht kur procesi i bashkimit të tyre familjar po i afrohej fundit, SHBA-ja vendosi ta pezullonte përkohësisht lëshimin e vizave të emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Ky vendim erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të huajt që emigrojnë në SHBA, duhet ta mbajnë veten me punë dhe jo të bëhen barrë e shtetit.

Sipas një fotografie të publikuar nga ai, rreth 41 për qind e emigrantëve nga Shqipëria marrin ndihma sociale në SHBA, ndërsa nga Kosova përqindja ishte edhe më e lartë: 46.

“Nga i thati digjet edhe i njomi”, thotë Artina, duke shtuar se ajo ka qenë një qytetare e përkushtuar e punëtore, që s’ka tentuar thjesht të përfitojë nga shteti amerikan.

Por, tani kur të gjitha proceset e vizave të emigrimit janë pezulluar, ajo do të duhet sërish ta bëjë pa partnerin e jetës rrugën drejt SHBA-së. Këtë herë, edhe me një vajzë 2 vjeçe në krahë.

Në gjendje të ngjashme janë mijëra banorë në Kosovë e Shqipëri. Disa nga ta, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë hezituar t’i ndajnë historitë e tyre, nga frika se kjo mund t’i dëmtojë gjasat e tyre për emigrim në SHBA.

Vitin e kaluar, rreth 3.800 shtetas të Shqipërisë fituan viza të emigrimit drejt SHBA-së, si dhe rreth 650 të tjerë nga Kosova.

Artid Hila nga Shqipëria, i cili punon si konsulent për ndjekje të procedurave të emigracionit dhe vizave të tjera, ka vite që udhëheq edhe një grup në Facebook, ku ndihmon të interesuarit për emigracion në SHBA. Ai thotë se është shqetësuar, por jo befasuar nga vendimi i 14 janarit i SHBA-së.

“Shqetësimi kryesor që dëgjoj çdo ditë, lidhet me pasigurinë totale që ka krijuar pezullimi i përpunimit të vizave të emigracionit. Aplikantët kanë frikë se po ecin përpara me të gjithë hapat e kërkuar nga Departamenti i Shtetit, ndërkohë që ekziston rreziku real që viti fiskal të përfundojë pa u lëshuar vizat”, thotë Hila për REL-in.

Ai tregon se procesi nuk është i thjeshtë: duhet plotësim i disa formularëve, ekzaminime mjekësore, përgatitje e dokumenteve dhe pagesë e tarifave.

“Shumë aplikantë kanë investuar vite pritjeje [në rastet e bashkimeve familjare], qindra apo mijëra dollarë në dokumente, përkthime, kontrolle mjekësore, udhëtime për intervista dhe plane konkrete jetese”, thotë Hila.

Tani, shton ai, ata po përballen me informacione gjysmake dhe shumë lajme të pasakta e të ekzagjeruara, pasi që nuk dihet se deri kur do të zgjasë pezullimi.

Situata të ngjashme, sipas Hilës, ka pasur edhe në të kaluarën, si gjatë pandemisë COVID-19. Por, të ngjashme s’do të thotë identike.

“Dallimi kryesor me situatën aktuale është se sot aplikantët lejohen t’i ndjekin të gjithë hapat proceduralë dhe t’i paguajnë tarifat, por në fund rrezikojnë të mbeten pa vizë, vetëm për shkak të mbylljes së vitit fiskal – një situatë që juridikisht është shumë problematike”, shpjegon Hila.

Ai shton se në shqetësimin e aplikantëve ndikon edhe një vendim tjetër. Në dhjetor të vitit të kaluar, SHBA-ja pauzoi për kohë të pacaktuar Programin e Vizave të Diversitetit, deri kur “ta dimë se kë saktësisht po e lëmë të hyjë në vendin tonë”, siç kishte thënë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Edhe nga ky program kanë fituar shumë shtetas të Kosovës e Shqipërisë ndër vite. Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit, në mesin e listës së fundit të përfituesve të këtij programi ishin edhe 1.598 shtetas të Shqipërisë dhe 260 shtetas të Kosovës.

Si fituese e para disa viteve, Artina kishte ndërtuar shumë ëndrra. Por, tani ka shumë pasiguri.

“Po më duket sikur këta katër vjet po fshihen nga jeta sikur të mos ishin asgjë”, thotë ajo, e shqetësuar se ndoshta opsioni i saj i vetëm do të mbetet heqja dorë nga ëndrra amerikane./ REL

“Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI –

✇27.al
By: 27

Agjentët e Antidrogës kanë zhvilluar një operacion antidrogë në Tiranë, në kuadër të së cilit është arrestuar një person.

Në pranga ka rënë Ervin Kaftiraj, i cili sipas policisë është arrestuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut.

Gjatë kontrolit fizik atij i i është gjetur mbi 1 kg kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., 45 vjeç të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive. Lënda narkotike, së bashku me 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari i akuzuar për drogë –

✇27.al
By: 27

Një shtetas 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike është arrestuar nga Policia në Shkodër.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin, Bruno Bushi, banues në fshatin Premal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, pasi Gjykata e Magjistraturës në Westminster, Mbretëria e Bashkuar, ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SPAK godet call center-at në Tiranë, 10 persona në pranga –

✇27.al
By: 27

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK në Tiranë, për goditjen e Call Centera-ve.

Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni jane arrestuar 10 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas raportimeve, hetimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë kontrollin e 6 kateve të një kulle luksoze, pranë rrugës “Myslym Shyri”.

Bëhet me dije se si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale që mund të lidhen me këtë aktivitet të paligjshëm. SPAK nuk ka dhënë ende detaje mbi rezultatet e kontrolleve, ndërsa hetimi dhe operacioni është në vazhdim.

67-vjeçari kapet në kufi, i sekuestrohen edhe 35 mijë euro në banesë –

✇27.al
By: 27

Një 67-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi është kapur në kufi me 38 mijë dollarë të padeklaruara.

Sipas policisë, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin Gj. F.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara.

Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, për shtetasin Gj. F., 67 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

10 mijë ushtarë zbarkojnë në qytetet kyçe, në fokues dhe mafia shqiptare –

✇27.al
By: 27

Autoritetet ekuadoriane njoftuan se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e aktivitetit kriminal në vendin e Amerikës Latine, raportojnë mediat e huaja.

I vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, Ekuadori është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një përshkallëzim të dhunës për shkak të përplasjeve midis bandave të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane. Ndërkohë së fundmi pjesë e kësaj zone është bërë edhe mafia shqiptare, e cila gjithnjë e më shumë po i shtrin fijet edhe në Ekuador.

Për t’u përballur me fenomenin, qeveria e Presidentit Daniel Noboa, një aleat i Presidentit të SHBA-së Donald Trump në rajon, ka vendosur të përforcojë forcat e sigurisë.

Thuhet se mbi 10,000 personave, anëtarë të forcave speciale, zbarkuan në qytetin e Guayaquil. Ministri i Mbrojtjes, Giancarlo Loffredo urdhëroi ushtrinë të ndërmerrte veprime për një periudhë të pacaktuar në qytet.

Avionë me personel ushtarak u dërguan gjithashtu në Manta, portin kryesor të peshkimit të vendit, gjithashtu një qendër kritike për kartelet. Në mesin e dhjetorit, Uashingtoni njoftoi se po dërgonte trupa amerikane në Ekuador si pjesë e një “misioni të përkohshëm” kundër trafikut të drogës.

Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave –

✇27.al
By: 27

Mbrëmjen e djeshme, një operacion i gjerë i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pas zbarkimit të forcave hetimore në një nga kullat më luksoze të kryeqytetit, “Green Tower Forever”. Aksioni është zhvilluar nën drejtimin dhe koordinimin e antimafias italiane, duke i dhënë çështjes një peshë të veçantë ndërkombëtare.

Sipas burimeve, operacioni është fryt i një investigimi disamujor të programit investigativ italian “Le Iene”, i cili ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar mashtrimesh përmes call center-ave. Për rreth tre muaj, rreth 15 persona të infiltruar kanë arritur të dokumentojnë skemën, duke ia referuar më pas dosjen autoriteteve italiane të antimafias.

Pas verifikimeve dhe hetimeve të thelluara, antimafia italiane ka marrë drejtimin e operacionit në territorin shqiptar, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK, nën përgjegjësinë e prokurorit Vladimir Mara.

Pika më e ndjeshme e këtij aksioni lidhet me emrin e Alba Ballës, e cila rezulton aksionere në biznesin e vënë nën hetim. Alba Balla është motra e Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, fakt që e ka kthyer operacionin në një çështje me jehonë të fortë politike.

Gjatë kontrolleve në ambientet e kompanisë janë sekuestruar miliona euro cash, si edhe dhjetëra kuleta kriptomonedhash, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të hetuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare.

Burime konfirmojnë se operacioni është ndjekur nga afër edhe nga drejtuesi i BKH-së, Joni Keta, i cili ka qenë i pranishëm në terren gjatë veprimeve hetimore, çka tregon rëndësinë dhe ndjeshmërinë e dosjes.

Operacioni vijon ende dhe priten detaje të reja në orët në vijim, ndërsa ky zhvillim ka hapur pikëpyetje të forta mbi lidhjet mes biznesit, krimit të organizuar dhe politikës në Shqipëri.

Aksidenti në Klos/ Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, familja apel shtetit –

✇27.al
By: 27

Jurgen Karaj, 30-vjecari i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në fshatin Dars të Klosit, ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte pak ditë më parë se vijojnë kërkimet ‘intensive’, fati i të riu vijon të jetë mister edhe pse kanë kaluar 9 ditë nga ngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në datën 8 janar, pak pas mesnate, ku automjeti tip Audi me drejtues shtetasin Andi Llosha humbi kontrollin dhe përfundoi në prroin e fshatit Dares.

Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe është arrestuar nga policia, ndërsa Jurgen Karaj, i cili ishte pasagjer, rezulton i zhdukur tashmë prej 9 ditësh.

Babai i tij, Shaban Karaj, dhe vëllai, Endrin Karaj, u bëjnë apel institucioneve shtetërore që të shtohen forcat dhe mjetet për gjetjen e Jurgen Karajt. Ata theksojnë se të vërtetën ia kanë lënë drejtësisë dhe kërkojnë vetëm zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Kërkoj të më gjejnë vëllanë e të ma sjellin në shtëpi,, ngjarjen e zbardh policia, dua ngashteti të më gjejë vëllanë të ma sjellë në shtëpi. Ta varros ta di ku e kam. Kemi kërkuar por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat. Është 9 ditë sot që nuk kemi asnjë shenjë prej tij. Nuk dihet fati i tij. I bëj thirrje kryeministrit që të kemi më shumë forca për ta kërkuar”, shprehet vëllai i Jurgen Karaj për mediat.

Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit –

✇27.al
By: 27

Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave.

Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe të 14 mijë hektarëve tokë bujqësore, në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Korçë. Për t’iu përgjigjur dëmeve, qeveria ka akorduar një fond prej 50 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara.

Vërshimet e ujërave e gjetën Shqipërinë të papërgatitur. Situata e krijuar, gjithashtu nxori në pah problemet e përsëritura me infrastrukturën e kullimit dhe kanalizimeve, argjinaturat e amortizuara dhe mungesën e masave parandaluese.

Nërsa vendi përllogarit dëmet e shkaktuara, ekspertët paralajmëruan se fenomene të tilla pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të forta në kushtet e ndryshimeve klimatike.

“Fenomenet e motit kanë qenë dhe do të jenë të pranishme,” tha Kristi Bashmili, ekspert mjedisor me Organizatën Shqiptare të Ornitologjisë. “Fatkeqësisht reagimi ndaj këtyre fenomeneve, përballimi me sa më pak kosto i ngjarjeve të tilla apo fatkeqësive natyrore duket i dobët,” shtoi ai.

Sipas Bankës Botërore, rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga zonat më të prekura të Europës nga ndryshimet klimatike. Ndryshimi i klimës po sjell fenomen ekstreme të motit dhe si pasojë përmbytjet, zjarret, thatësirën dhe dukuri të tjera negative. Shqipëria konsiderohet si një nga vendet e rrezikuara.

Gjatë viteve të fundit, thatësirat e zgjatura, të ndjekura nga reshje intensive, po shkaktojnë përmbytje, rrëshqitje dherash dhe probleme serioze në bujqësi dhe infrastrukturë.

“Këtë herë fati nuk na ndihmoi, dhe ne pamë përmbytje masive të shkaktuara jo vetëm nga prurjet e lumenjve, por nga mosmirëmbajtja e argjinaturave dhe kanaleve të kullimit,” tha Besjana Guri, aktiviste mjedisore dhe drejtuese e qendrës mjedisore “LUMI”.

Sipas Gurit, një tjetër shkak për përmbytjet masive është edhe niveli i lartë i erozionit që ka Shqipëria.

“Një nga shkaktarët kryesorë të vërshimeve është erozioni i lartë dhe humbja e pyjeve në shpatet malore apo në zonat breglumore,” tha ajo. “Nga ana tjetër, gërryerja e shtratit të lumenjve dhe marrja e inerteve pa kriter vetëm sa e përkeqëson situatën dhe nxit edhe më tepër vërshimet,” shtoi Guri.

Sipas Kristi Bashmilit, edhe kanalet kulluese ishin të pakontrolluara dhe të papastruara, çka solli që vendi të përmbytej me reshje që mund të konsiderohen relativisht normale.

“Ngjarjet e fundit treguan që jemi të papërgatitur mirë dhe që nuk i kemi marrë aq seriozisht sa duhet fatkeqësitë natyrore,” tha ai.

“Dikush tha që kanalet janë të zëna nga mbetjet, diku u pa që ishin të zëna nga pllaka betoni, diku pamë ura mjaft të ulëta për të maksimizuar kalimin e ujit, pra në Shqipëri shikojmë që kemi mungesë të theksuar të kontrollit paraprak të strukturave kulluese,” shtoi eksperti i mjedisit.

Bashmili theksoi se shpyllëzimet dhe djegiet e kryera ndër vite në zonat kodrinore dhe malore po japin pasojat e tyre nëpërmjet fenomeneve të përmbytjeve në zonën e ultësirës.

“Përrenjtë malorë të padisiplinuar ne i shikojmë kudo dhe kujtohemi për to vetëm kur uji ka ardhur dhe është vështirë të menaxhohen sepse kanë fuqi të jashtëzakonshme kur dalin në zonë të banuar,” shpjegoi Bashmili për BIRN.

Keqmenaxhimi i territorit është një tjetër shkak parësor që ndikon në pasojat fatale të fatkeqësive natyrore. Sipas Besjana Gurit, ndërtimi pa kriter në zona pranë shtretërve të lumenjve ndikon seriozisht në rritjen e dëmeve sociale, mjedisore dhe ekonomike të fatkeqësive natyrore.

“Ndërtimi i bizneseve apo shtëpive që janë ngritur në shtretërit aktivë të lumenjve dhe janë të predispozuar të përmbyten sjell kosto të mëdha për komunitetin,” tha ajo.

Sipas ekspertëve të mjedisit, përmbytjet e janarit nuk janë vetëm fatkeqësi natyrore, siç është munduar t’i paraqesë qeveria, por tregues i qartë i mungesës së masave parandaluese.

“Institucionet qendrore duhet të ndërmarrin hapa konkretë dhe urgjentë për të minimizuar në maksimum katastrofa të tilla, duke e marrë seriozisht çështjen e ripyllëzimeve dhe masave të shpejta të parandalimit dhe monitorimit të situatës,” tha Guri.

Ajo shtoi se gjithashtu shteti shqiptar duhet të vendosë në prioritetet e tij ndërmarrjen e masave për parandalimin e përmbytjeve në zonat e riskut, duke ndërmarrë paralelisht masat e ripyllëzimit dhe mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit./ BIRN

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin –

✇27.al
By: 27

Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, të paktën.

Vendimin për zgjatjen e kësaj mase ndaj tre ish-eporëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjykohen bashkë me Hashim Thaçin, e mori Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në çështjen Thaçi.

Përmes një njoftimi kjo gjykatë bën me dije se në rastin në fjalë trupi gjykues ”konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”.

Gjithashtu, bëhet me dije se vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt.

Ky vendim erdhi një ditë pasi, Specialja njoftoi se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-katërshes së UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim për më shumë se pesë vjet. /KosovaPress

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu –

✇27.al
By: 27

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Gjergj Kastrioti, i lindur në vitin 1403, ishte një figurë e shquar e historisë shqiptare, pjesë e familjes fisnike të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Ai mori edukim dhe stërvitje ushtarake në oborrin osman, ku u dërgua si peng në vitin 1415 dhe përsëri në 1423, një periudhë që i mundësoi atij njohuri të thella ushtarake dhe diplomatike.Pas kthimit në atdhe, ai u ngrit si udhëheqës i shqiptarëve, duke krijuar një aleancë të gjerë që kundërshtoi avancimin osman në Ballkan. Skënderbeu është një emër i paharrueshëm i historisë kombëtare, i cili përfaqësoi guximin dhe qëndresën e paepur për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

❌