Nga âRepublika e ProkurorĂ«veâ te âRepublika e imuniteteveâ
Nga Eduard Halimi
Ka kohĂ« qĂ« nĂ« diskursin aktual publik, ka zĂ«nĂ« vend teza ârepublikĂ« prokurorĂ«shâ, duke nĂ«nvizuar supozimin e njĂ« pushteti tĂ« pakufizuar tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme (SPAK), tĂ« pakontrollueshĂ«m nga gjyqĂ«sori dhe selektiv (sic deklaron opozita kur gjithĂ« drejtuesit e saj janĂ« nĂ«n hetim.
Nga ana tjetĂ«r deklaratat dramatike nga mazhoranca si âaskush mos guxojĂ« tĂ« marrĂ« telefonin timâ, se jam ministĂ«r apo mĂ« lart, kanĂ« njĂ« bazĂ« shumĂ« tĂ« kufizuar juridike.
Reforma kushtetuese e vitit 2012 (Ligji nr. 88/2012) dhe reforma e drejtësisë e vitit 2016 krijuan një prokurori më të pavarur ndaj pushtetit politik, por nuk eliminuan filtrin kushtetues të autorizimit parlamentar për masat që cenojnë lirinë personale të subjekteve me imunitet. Kjo vlen edhe për kontrollin e komunikimeve telefonike, për të cilin tashmë ekziston një jurisprudencë e konsoliduar e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Sipas nenit 73 të Kushtetutës, pas ndryshimeve të vitit 2012
Paragrafi 1: Non-liability (imunitet funksional): deputeti nuk mban përgjegjësi penale, civile ose tjetër për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna në ushtrim të funksionit parlamentar (me përjashtim të shpifjes).
Paragrafi 2 : Inviolability (imunitet personal): deputeti nuk mund tĂ« arrestohet, tĂ« privohet nga liria apo tâi ushtrohet kontroll personal ose i banesĂ«s pa autorizimin e Kuvendit.
Paragrafi 3. Përjashtimi i vetëm: flagranca ose kapja menjëherë pas kryerjes së krimit; edhe në këtë rast Kuvendi njoftohet dhe vendos mbi vijimin ose heqjen e masës.
Paragrafi 4: vendimi merret me votim të hapur, pas mundësisë së diskutimit në seancë të mbyllur për mbrojtjen e të dhënave ose sekreteve hetimore.
Po kështu, ministri jo deputet, ka imunitetin parlamentar si më sipër!
Pra, kompetenca pĂ«r arrestim, ndalim apo kontroll (pĂ«rfshirĂ« komunikimet telefonike) mbetet ekskluzivisht nĂ« dorĂ«n e Kuvendit â njĂ« organ politik i dominuar nga mazhoranca. SPAK nuk ka, dhe nuk mund tĂ« ketĂ«, pushtet tĂ« pakufizuar nĂ« kĂ«tĂ« drejtim pĂ«rshi dhe telefonat. Teza e ârepublikĂ«s sĂ« prokurorĂ«veâ nĂ« lidhje me telefonin, e merr/nuk e merr, ta jap/nuk ta jap, nuk pĂ«rputhet me tekstin kushtetues nĂ« fuqi.
Shkurt, SPAK edhe po të dojë nuk ia merr dot telefonin as ministrit dhe as deputetit sepse ata nuk janë të barabartë si qytetarët e thjeshtë
ndaj deklaratat âdramatikeâ nuk kanĂ« bazĂ« juridike.
Në këtë ekuilibër institucional, roli i Gjykatës Kushtetuese mendohet si vendimtar. Teorikisht ajo është mekanizmi kushtetues që pengon shndërrimin e prokurorisë në pushtet të pakontrolluar, duke vendosur standarde të qarta për proporcionalitetin, ligjshmërinë dhe kontrollin gjyqësor të masave që cenojnë lirinë personale dhe privatësinë.
NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, GJK i ka dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje shqetĂ«simit publik qĂ« artikulohet jo pa bazĂ« si njĂ« ârepublikĂ« prokurorĂ«shâ nĂ« lidhje me telefonat (ndoshta edhe pĂ«r arsye pragmatiste tĂ« saj) siç kam analizuar mĂ« parĂ«!
Por po aq i rëndësishëm është roli i saj në anën tjetër të ekuacionit: për të mos lejuar që imuniteti të shndërrohet në impunitet.
Imuniteti, sipas doktrinës kushtetuese, nuk është privilegj personal, por garanci funksionale për ushtrimin e mandatit.
Procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit personal nuk mund të përdoren për të bllokuar ose neutralizuar hetimin penal.
Por, praktika aktuale tregon një devijim serioz: kërkesat e prokurorisë për autorizim arresti apo masa të tjera që cenojnë lirinë personale zvarriten për muaj të tërë në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve. Afati 3-mujor i parashikuar në Rregulloren e Kuvendit, (neni 118) dhe në mungesë vendimmarrjeje, çon në rrëzim automatik të kërkesës, (16 mars 2026) një efekt de facto që pengon procedimin penal.
Kjo praktikĂ« na çon drejt njĂ« Republike tjetĂ«r, njĂ« ârepublike imuniteteshâ, e cila duket nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« hapur me frymĂ«n e reformĂ«s sĂ« vitit 2012, e cila synoi kufizimin e imunitetit personal dhe lehtĂ«simin e hetimit penal, duke ruajtur imunitetin funksional si garanci kushtetuese pĂ«r pavarĂ«sinĂ« e pushtetit legjislativ dhe gjyqĂ«sor.
Në gjykimin tim, Shqipëria nuk ka nevojë:
as për një prokurori që vepron pa kontroll gjyqësor dhe me selektivitet,
as për një parlament që e shndërron procedurën e imunitetit në pengesë efektive për drejtësinë.
Ajo ka nevojë për sundim të ligjit (rule of law), ku:
imuniteti funksional mbetet i paprekshëm;
imuniteti personal kufizohet realisht dhe përdoret vetëm kur cenohet rëndë funksionimi i institucionit;
procedurat parlamentare kanë afate detyruese, kritere objektive dhe proporcionalitet;
dhe Gjykata Kushtetuese vepron si arbitër final, duke korrigjuar si tejkalimet e organeve të akuzës, ashtu edhe abuzimet e diskrecionit parlamentar.
Problemi sot nuk është te teprica e reformave kushtetuese të viteve 2012 dhe 2016, por te mungesa e zbatimit të njëtrajtshëm të tyre dhe te dobësia e mekanizmave që garantojnë ekuilibrin real të pushteteve.
Kjo dobësi është kaq e dukshme këto ditë!
Teorikisht, çelĂ«si pĂ«r tĂ« mos rrĂ«shqitur as nĂ« ârepublikĂ« prokurorĂ«shâ, as nĂ« ârepublikĂ« imuniteteshâ, nuk Ă«shtĂ« politika dhe as prokuroria, por Gjykata Kushtetuese. VetĂ«m ajo ka autoritetin pĂ«r tĂ« vendosur kufijtĂ« kushtetues tĂ« secilit pushtet dhe pĂ«r tĂ« rivendosur rule of law.
Nëse prokuroria e tejkalon rolin e saj, Gjykata Kushtetuese duhet ta ndalë.
Nëse Kuvendi e shndërron imunitetin në bllokadë të drejtësisë, Gjykata Kushtetuese duhet ta korrigjojë.
Nëse të dy palët e shtyjnë sistemin drejt ekstremeve, Gjykata Kushtetuese është arbitri final.
Pa njĂ« GjykatĂ« Kushtetuese aktive, koherente dhe autoritative, çdo debat pĂ«r ârepublikĂ« prokurorĂ«shâ apo ârepublikĂ« imuniteteshâ mbetet thjesht retorikĂ« politike. Me njĂ« GjykatĂ« Kushtetuese funksionale, tĂ« dyja kĂ«to rreziqe neutralizohen brenda rendit kushtetues.
Unë nuk jam naiv të mendoj se sfida reale sot bie me Gjykatën Kushtetuese se ajo është vija e fundit e mbrojtjes së Kushtetutës, dhe pikërisht aty duhet të përqendrohet respekti, presioni institucional dhe vëmendja publike! Kjo duke patur parasysh Republikën tonë, vektorët politikë dhe ekonomikë. Por si avokatë, njerëz të ligjit, na duhet të mendojmë se sfida bie mbi të!
Sepse në një Republikë Kushtetuese (jo banana republic) as politika nuk duhet të sundojë mbi ligjin, as prokuroria po ashtu, por vetëm Kushtetuta, përmes Gjykatës Kushtetuese.
Po ju si mendoni?
The post Nga âRepublika e ProkurorĂ«veâ te âRepublika e imuniteteveâ appeared first on 27.








