Videot dhe postimet me mesazhe motivuese, veshjet firmato, deklaratat pĂ«r besimin nĂ« Zot, dashuria pĂ«r familjen dhe njĂ« stil jetese luksoz â i mbushur me makina tĂ« shtrenjta dhe udhĂ«time nĂ« destinacione ekzotike, i kanĂ« sjellĂ« Kristian Boçit gati 100 mijĂ« ndjekĂ«s nĂ« Instagram.
Por përtej fasadës së një babai të përkushtuar dhe bashkëshorti të dashur, që Boçi shfaqte në rrjetet sociale, Prokuroria e Tiranës dyshon se fshihet një skemë e sofistikuar pastrimi parash me origjinë nga krimi i organizuar.
Sipas prokurorisë, kjo skemë komplekse, me vlerë rreth 50 milionë euro, e ndërtuar përmes huave dhe qarkullimit të parave cash, implikon shtatë persona të dyshuar dhe 14 kompani.
PĂ«rveç Boçit, skema kishte nĂ« qendĂ«r biznesmenin Elman Abule â i bĂ«rĂ« i njohur pĂ«r marrĂ«dhĂ«nien e tij tĂ« ngushtĂ« me kryebashkiakun e TiranĂ«s, Erion Veliaj, si dhe bashkĂ«shorten e Abules, Mariza Nito.
Në tetor të vitit 2024, organi i akuzës kërkoi vendosjen e një sekuestroje preventive ndaj pasurive dhe aseteve të të dyshuarve, për të shmangur tjetërsimin e tyre, ndërkohë që po zhvilloheshin hetime.
Por, ndryshe nga shumĂ« raste tĂ« tjera, njĂ« vendim i GjykatĂ«s sĂ« Apelit, i marrĂ« nĂ« shtator 2025 nga gjyqtari Altin Abdiu, e hodhi poshtĂ« sekuestron preventive, duke e cilĂ«suar kĂ«rkesĂ«n e prokurorisĂ« tĂ« paplotĂ«, joproporcionale dhe tĂ« pabazuar, pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« njĂ« analize kontabĂ«l dhe provave pĂ«r vepra penale tĂ« mĂ«parshme â njĂ« konstatim i miratuar edhe nga prokurorja e Apelit, Arta Marku.
Burime pranë hetimit e cilësuan vendimmarrjen e gjykatës dhe qëndrimin e prokurorisë së Apelit si jo të zakonshme.
âPalĂ«t tashmĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« tjetĂ«rsuar pronatâ, tha njĂ« prokuror, i cili kĂ«rkoi tĂ« mbetej anonim, pasi çështja Ă«shtĂ« ende nĂ« hetim.
Avokatët e Abules, Boçit dhe të tjerëve i kanë mohuar akuzat në gjykatë. Ata kanë këmbëngulur se pasuritë nuk kishin origjinë kriminale dhe se pretendimet e prokurorisë ishin të pabazuara, pa prova konkrete dhe shkakësore.
Mbrojtja kĂ«mbĂ«ngul se sekuestrimi ishte joproporcional dhe bazohej nĂ« pretendime tĂ« padokumentuara pĂ«r njĂ« dĂ«nim tĂ« Abules nĂ« BelgjikĂ«, si dhe nĂ« lidhje tĂ« ndĂ«rprera tĂ« biznesit me familjarĂ« tĂ« Eldi Dizdarit â i dĂ«nuar nĂ« Itali dhe i njohur si pjesĂ« e njĂ« organizate tĂ« trafikimit tĂ« narkotikĂ«ve nga Amerika Latine, tĂ« quajtur âKompania Belloâ.
Prokuroria e Tiranës i tha BIRN se çështja ndaj të akuzuarve vijonte të ishte në hetim, ndërsa prokurorja e Apelit, Arta Marku, nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Lidhjet e Abules me âkriminâ dhe politikĂ«n
Prokuroria dyshon se skema nis me biznesmenin Elman Abule, i cili furnizon fillimisht me para cash dhe hua njĂ« zinxhir shoqĂ«rish tregtare qĂ« i kontrollon pĂ«rmes kompanisĂ« âFidalbaâ, e cila shĂ«rben si kompani mĂ«mĂ«.
KĂ«to shoqĂ«ri, tĂ« ngarkuara me kredi dhe detyrime financiare, ia qarkullojnĂ« mĂ« pas fondet njĂ«ra-tjetrĂ«s, duke krijuar nĂ« dokumente njĂ« burim tĂ« ri financiar, i cili kthehet sĂ«rish te âFidalbaâ nĂ« formĂ«n e huave.
Me paratë e marra hua nga shoqëritë bija, kompania mëmë blen apartamentet nga kompania ndërtuese Garden Building në rrugën e Kavajës në qershor 2023.
GjashtĂ« muaj mĂ« vonĂ«, nĂ« nĂ«ntor 2023, âFidalbaâ ia kalon tĂ« drejtat e kontratĂ«s bashkĂ«shortes sĂ« Abules, Marisa Nito, e cila e finalizon blerjen pĂ«rmes njĂ« kredie bankare.
Sipas prokurorisë, ky veprim mbyll në dukje qarkun e transaksioneve, por hetuesit theksojnë se, ndonëse Nito shfaqet si blerëse legjitime, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të saj, ashtu si edhe e kompanisë, buron nga Abule, në formë dhuratash dhe huash me burim të paqartë.
Frika e prokurorisë se pasuritë mund të firojnë nuk duket e pabazuar. Sipas akuzës, dosja nuk është thjesht një zinxhir transaksionesh, por një rrjet njerëzish me role të ndryshme dhe me lidhje komplekse me politikën, por edhe me personazhe të krimit të organizuar.
Skema që prokuroria thotë se përbën pastrim parash, përfshin kryesisht transaksione mes personave të përfshirë dhe kompanive të tyre. Transaksionet përshkruhen kryesisht si hua nga një kompani te tjetra, investime të ortakut dhe kredi të mëdha financiare, të garantuara me kolateral nga pasuritë e blera përmes huave.
Në një rast, një prej pronave është dhënë si kolateral katër herë për kredi të ndryshme.
Prokuroria ka veçuar, ndĂ«r tĂ« tjera, blerjen e disa pasurive tĂ« paluajtshme luksoze, pĂ«rfshirĂ« vila nĂ« âGreen Coastâ apo vila nĂ« kompleksin âMandarine Driveâ nĂ« periferi tĂ« kryeqytetit, i ndĂ«rtuar nga Klajdi Merkaj, i hetuar nga ana e tij pĂ«r lidhje me organizatĂ«n kriminale tĂ« vĂ«llezĂ«rve Ăopja.
Elman Abule dhe bashkëshortja e tij, Marisa Nito janë dy emra tashmë të njohur për drejtësinë. Abule, përveç këtij hetimi, akuzohet për pastrim parash edhe nga Prokuroria e Posaçme, në të njëjtën dosje me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Të paktën dy prej kompanive që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës përmenden nga SPAK si pagatore të mbi 30 milionë lekëve në dosjen Veliaj.
Përtej lidhjeve financiare, hetimi ka dokumentuar edhe një afërsi personale midis Abules dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, fakt të cilin vetë Abule e ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, duke konfirmuar udhëtime të përbashkëta në destinacione si Tokio dhe Kiev.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, 300 mijë euro të përdorura si kapital fillestar në një prej nismave të biznesit të Abules dhe Boçit vijnë nga Sajmir Dizdari, vëllai i Eldi Dizdarit. Ky i fundit është tërhequr më vonë nga kompania, duke iniciuar një sërë transaksionesh që prokuroria i dyshon si fiktive dhe me burime të pajustifikuara.
Personazhi tjetër me rol thelbësor në skemë është Kristian Boçi. Sipas Prokurorisë së Tiranës, ai është i përfshirë në veprimtari të paligjshme, pasi është arrestuar në vitin 2011 në Itali dhe njihet për lidhjet e tij edhe me shtetas të tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve, si Eldi Dizdari.
Boçi bën një jetë prej influenceri në Instagram prej të paktën dhjetë vjetësh, ku ndan foto nga udhëtimet e tij dhe të bashkëshortes, nga Brazili në Tajlandë. Luksi, që zë pjesën më të madhe të përmbajtjes së postimeve, shoqërohet herë pas here me foto me fëmijë në nevojë, këshilla fetare dhe imazhe nga ndeshje boksi e boksierë që Boçi financon.
Njësoj si për Abulen, prokuroria vë në dukje se pasuritë e Boçit janë përfituar pas një morie transaksionesh dhe veprimesh, të cilat më pas mbulohen me kredi. Prokuroria thotë se Boçi dhe bashkëshortja e tij, pavarësisht se janë të përfshirë në një sërë biznesesh, nuk kanë burime të ligjshme për të ardhurat.
Vetë Boçi dhe bashkëshortja reklamojnë, përveç jetës luksoze, vetëm përfshirjen e tyre në biznesin e modës dhe veshjeve. Në një reagim në Instagram pas njoftimit të sekuestrimit preventiv në vitin 2024, Boçi i mohoi akuzat.
âKurrĂ« sâi kam hyrĂ« nĂ« hak vendit tim: as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me njĂ« lloj gjĂ«je qĂ« cenon ligjin e vendit tim. E dua Zotin dhe Ai thotĂ«: respekto ligjin dhe ashtu tĂ« respektoj unĂ« tyâ, shkroi ai nĂ« njĂ« postim qĂ« u shpĂ«rnda gjerĂ«sisht nĂ« media.
Beteja për sekuestron preventive
Para se të rrëzohej nga Abdiu, sekuestroja që përfshinte 14 kompani dhe asetet e llogaritë personale të Abules, Nitos, çiftit Boçi dhe personave të tjerë të lidhur u miratua fillimisht nga Gjykata e Tiranës në verën e vitit 2024.
Prokuroria njoftoi atëherë sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 50 milionë euro, që përfshinin, përveç kapitalit të kompanive, 11 mijë metra katrorë ndërtime dhe toka, përfshirë rreth 2 mijë metra katrorë vila, apartamente dhe garazhe në Tiranë, si edhe vila në bregdet.
Megjithatë, një muaj më vonë, në korrik 2024, pas ankimit të personave të përfshirë, Gjykata e Apelit e prishi vendimin, duke e kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë. Apeli, me dakordësinë edhe të prokurores së Apelit, Arta Marku, arsyetoi se Shkalla e Parë kishte dhënë një vendim të paplotë dhe të paarsyetuar.
Apeli ngriti si arsye pĂ«r prishjen e vendimit faktin se, ndĂ«rsa sekuestrimi po bĂ«hej bazuar nĂ« Kodin e ProcedurĂ«s Penale pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« âpastrimit tĂ« paraveâ, gjykata i ishte referuar gabimisht ligjit antimafia nĂ« pjesĂ«n urdhĂ«ruese tĂ« vendimit. Gjykata po ashtu arsyetoi se nĂ« kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« mungonte njĂ« analizĂ« financiare.
Vendimi i Apelit, i cili gjeti mangësi thelbësore në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e futi çështjen e sekuestrimit në një qerthull procedural. Të dyja palët, si prokuroria ashtu edhe personat dhe kompanitë e prekura, kërkuan qëndrim nga Gjykata e Lartë.
Kjo e fundit, siç referohet në vendimin e rigjykimit të marrë nga Shkalla e Parë në shtator 2025, e gjeti të drejtë qëndrimin e Apelit dhe rrëzoi kërkesat për rekurs, duke hapur rrugën që çështja të rigjykohej.
Ndryshe nga sa kishte vendosur më herët, gjatë rigjykimit Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe u ktheu pasuritë personave të përfshirë. /BIRN