❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Asani dhe Mehmeti, shqiptarĂ«t e parĂ« qĂ« gjejnĂ« rrugĂ«n e rrjetĂ«s nĂ« vitin 2026 –

✇27.al
By: 27

Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet e huaja e kanë nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke lënë gjurmë me paraqitje vendimtare dhe gola të rëndësishëm për skuadrat e tyre.

Në Iran, Jasir Asani u shndërrua në heroin e Esteghlal në transfertën ndaj kryesuesve të Sephan. Sulmuesi kuqezi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10-të, duke u treguar i saktë nga pika e penalltisë. Pas barazimit të vendasve, që erdhi si pasojë e një autogoli, Esteghlal arriti të rrëmbejë fitoren në sekondat e fundit falë golit të Gholizadeh në minutën 90+3, duke triumfuar 1-2.

Ky sukses i çmuar i ka lejuar skuadrës së Asanit të ngushtojë diferencën në vetëm 5 pikë nga kreu i renditjes. Për vetë futbollistin shqiptar, goli ndaj Sephan ishte i 7-ti në 10 javë kampionat, shifër që e rendit aktualisht të dytin në listën e golashënuesve dhe konfirmon formën e tij të shkëlqyer.

Paraqitje mbresëlënëse po vijon të zhvillojë edhe Anis Mehmeti në futbollin anglez. Mesfushori ofensiv e nisi vitin me gol për Bristol City, në përballjen ndaj Portsmouth. Në minutën e 24-t, Mehmeti realizoi një supergol nga jashtë zone, duke dyfishuar avantazhin për skuadrën e tij.

Ky ishte goli i 8-të sezonal për Mehmetin në Championship, kampionat ku ai numëron gjithashtu edhe 6 asistime. Me këto statistika, shqiptari është shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të kategorisë dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura angleze.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atĂ«? –

✇27.al
By: 27

Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.

Por cilat janë arsyet që e bëjnë këtë muaj më depresiv dhe si mund të tejkalohet depresioni?

Në depresionin e janarit ndikon e gjithë festa që bëhet në dhjetor për fundvit.

Entuziazmi që ndjejmë ne gjatë muajit dhjetor për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marrë pjesë në evente, për ta mbyllur vitin, qoftë në punë qoftë ne jetën personale, na merr shumë energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar.

Gjithashtu janari është muaji ku dita është me e shkurtër dhe nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në çlirimin e menatoninës që është një hormon që na bën të ndihemi me të lodhur dhe më të përgjumur.

NĂ« depresionin e janarit ndikon edhe gjendja ekonomike.

Të gjithë e dimë që shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen në janar dhe të gjitha këto e bëjnë pastaj janarin që të duket shumë i gjatë, që do të thotë se nuk kemi financa të mira, nuk kemi energji, po fillojmë një vit ku nuk e kemi të qartë se çfarë duam prej vetes, na duhet edhe një vetëreflektim.

Megjithatë kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por pë rata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka që të mos e ndiejnë janarin depresiv.

Për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë.

PD-ja E 2025-Ă«s/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi nĂ« Kuvend dhe protestat kundĂ«r qeverisĂ« –

✇27.al
By: 27

Për Partinë Demokratike, viti 2025 ishte i vështirë, i karakterizuar nga rezultati në zgjedhjet parlamentare dhe akuzat e shumta ndaj qeverisë dhe drejtësisë.

Fillimin e vitit, PD e nisi me një protestë në 8 shkurt para Kryeministrisë, ku u bllokuan disa nga rrugët kryesore të qytetit për orë të caktuara gjatë protestës.

Partia Socialiste, nën udhëheqjen e Edi Ramës, kishte shumicën dhe nisi përgatitjet për buxhetin dhe agjendën e legjislacionit të vitit, ndërsa opozita ishte në pozicion kritik kundër shumicës.

PD dhe deputetë të tjerë opozitarë akuzuan shumicën për mënyrën si po trajtoheshin çështjet e rëndësishme, duke e cilësuar si një ngutshmëri të njëanshme dhe pa konsultime të duhura me opozitën në Kuvend.

Sidoqoftë, shumica socialiste shpesh rrëzonte amendamentet dhe propozimet e opozitës, duke miratuar vendimet me shumicë votash, gjë që krijoi pakënaqësi brenda radhëve opozitare.

Më tej, Partia Demokratike përqendroi aktivitetin e saj opozitar te përgatitja për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. PD filloi fushatën e brendshme për listat e kandidatëve, duke zhvilluar debate brenda partisë mbi strategjinë dhe zgjedhjen e figurave më të besueshme për të përfaqësuar opozitën në çdo qark. Nga radhët e PD-së pati pakënaqësi dhe largime pas vendosjes në lista të hapura më të votuarit e primareve.

PD zhvilloi takime me qytetarët në qarqe të ndryshme, nga veriu në jug dhe intensifikoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Aktiviteti kombinoi mobilizimin e bazës, takimet me qytetarët dhe aksionin parlamentar.

Pavarësisht se morën strategun e fushtës së presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita nuk prodhoi fitore për demokratët.

Në zgjedhjet e 11 majit, PD mori një rezultat thellësisht të dobët, krahasuar edhe me zgjedhjet e mëparshme dhe shënoi humbjen e thellë të pozicioneve parlamentare, rezultati më i keq në dekada për PD-në.

Partia Demokratike kontestoi rezultatet dhe theksoi parregullsitĂ« nĂ« procesin zgjedhor, duke kĂ«rkuar pĂ«rgjegjĂ«si politike nga qeveria dhe transparencĂ« nĂ« administrimin e votave. Sali Berisha deklaroi se PD nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe e cilĂ«soi procesin si “farsĂ« elektorale” dhe manipulim masiv.

GjatĂ« korrikut dhe gushtit 2025, pavarĂ«sisht se Kuvendi kishte periudhĂ«n e ndĂ«rprerjes, Berisha vijoi konferencat me gazetarĂ«t duke denoncuar atĂ« qĂ« ai e quajti ‘farsĂ« zgjedhore’. GjatĂ« shtatorit, PD u rikthye nĂ« kuvend me tĂ« njĂ«jtat ide pĂ«r farsĂ«n elektorale dhe akuzat ndaj qeverisĂ«.

Berisha, i akuzuar pĂ«r çështjen ‘Partizani’, vijoi me shĂ«njestrimin e drejtĂ«sisĂ«. NĂ« çdo dalje nga SPAK-u, Berisha vijoi sulmet ndaj ish-kreut tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, Altin Dumanit, dhe akuzoi qeverinĂ« pĂ«r kapje tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Në nëntor, PD nisi foltoret e përjavshme para Kryeministrisë, me kërkesë largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama. Prej disa javësh, opozita protestoi duke akuzuar qeverinë për votimin e disa ligjeve pa konsensus me opozitën.

Pasi doli nga qelia, Ervin Salianji kĂ«rkoi nĂ« nĂ«ntor qĂ« tĂ« “vlerĂ«sohej” pĂ«r burgun qĂ« bĂ«ri me njĂ« post nĂ« PD, por u pĂ«rball me zhgĂ«njim, pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk i ndryshoi postet e demokratĂ«ve.

Në këto kushte, Salianji zgjodhi të mbante foltore paralele me ato të Berishës dhe PD-së zyrtare, duke synuar përçarje brenda partisë, njësoj si ish-kryetari i tij, Lulzim Basha. Me këtë lëvizje, Salianji nuk mundi të mbledhë mbështetës të shumtë pas vetes. Lëvizja e tij u duk si një shërbim ndaj qeverisë Rama, për ta mbajtur sa më gjatë në pushtet.

Në dhjetor, Kuvendi u shndërrua në një arenë debati të fortë, ku opozita kërkoi transparencë, përgjegjësi dhe zbatim të ligjit nga mazhoranca.

Aksioni opozitar u kulmua me protestën Kombëtare të 22 dhjetorit, ku PD paralajmëroi të tjera protesta në vijim, si dhe artikuloi kërkesat e kahershme, largimin e Ramës, qeverinë teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partia Demokratike, pavarĂ«sisht debateve, akuzave dhe protestave nuk arriti tĂ« rrĂ«zonte qeverinĂ«. Mbetet pĂ«r t’u parĂ« se çfarĂ« do tĂ« prodhojĂ« viti 2026 pĂ«r partinĂ« mĂ« tĂ« madhe opozitare dhe nĂ«se synimet e saj do tĂ« arrijnĂ« tĂ« konkretizohen./CNA 

Rusia akuzon Kievin pĂ«r sulm me dronĂ« ndaj hotelit nĂ« rajonin e Hersonit, raportohet pĂ«r 27 viktima –

✇27.al
By: 27

Ushtria ukrainase deklaroi më 2 janar se forcat e saj godasin vetëm caqe ushtarake, një ditë pasi Rusia akuzoi Kievin për një sulm me dronë ndaj një hoteli dhe një kafeneje në jugun e pushtuar të Ukrainës, ku sipas Moskës mbetën të vrarë 27 persona.

Autoritetet e instaluara nga Rusia nĂ« rajonin e Hersonit thanĂ« se viktimat po festonin Vitin e Ri dhe se mes tĂ« vrarĂ«ve ndodheshin edhe dy fĂ«mijĂ«, duke e cilĂ«suar sulmin si “akt terrorist”.

Sipas pretendimeve ruse, objekti i goditur ndodhet në Horli, një qytezë pranë Detit të Zi, e pushtuar nga ushtria ruse që në fillim të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Guvernatori rajonal i emëruar nga Moska, Vladimir Saldo, publikoi fotografi që, sipas tij, tregojnë brendësinë e një ndërtese të djegur dhe trupa të pajetë, pa dhënë prova të pavarura për rrethanat e sulmit.

Nga ana tjetĂ«r, zĂ«dhĂ«nĂ«si i ushtrisĂ« ukrainase, Dmytro Lykhoviy, i tha agjencisĂ« AFP se Rusia po pĂ«rdor “dezinformata dhe deklarata tĂ« rreme”.

“Forcat mbrojtĂ«se tĂ« UkrainĂ«s respektojnĂ« plotĂ«sisht tĂ« drejtĂ«n humanitare ndĂ«rkombĂ«tare dhe godasin ekskluzivisht objektiva ushtarake tĂ« armikut,” deklaroi ai.

MĂ« herĂ«t, shĂ«rbimi ukrainas i inteligjencĂ«s paralajmĂ«roi se Rusia mund tĂ« jetĂ« duke tentuar tĂ« organizojĂ« “njĂ« provokim nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« me humbje njerĂ«zore”, pa ofruar prova konkrete pĂ«r kĂ«tĂ« pretendim.

Akuzat vijnë në një moment kritik të konfliktit, i cili po hyn në vitin e katërt dhe konsiderohet më i përgjakshmi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

NdĂ«rkohĂ«, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi nĂ« fjalimin e Vitit tĂ« Ri se njĂ« marrĂ«veshje paqeje, e ndĂ«rmjetĂ«suar nga Shtetet e Bashkuara, Ă«shtĂ« “90 pĂ«r qind” e gatshme, por se çështjet territoriale mbeten ende tĂ« pazgjidhura.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe që atëherë ka zaptuar zona të gjera në lindje dhe jug të vendit, ndërsa sulmet e përditshme me raketa dhe dronë kanë shkaktuar viktima të shumta civile.

GJYKIMI I UÇK-SË/ Standardet e drejtĂ«sisĂ« nĂ« pikĂ«pyetje nĂ« HagĂ« –

✇27.al
By: 27

GjatĂ« vitit 2025, procesi gjyqĂ«sor ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s nĂ« Dhomat e Specializuara nĂ« HagĂ« Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me kritika tĂ« shumta pĂ«r shkelje tĂ« standardeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Monitorues dhe ekspertë vlerësojnë se kjo gjykatë ka shfaqur mungesë transparence, trajtim jo të barabartë të palëve dhe përdorim të pyetjeve paragjykuese ndaj dëshmitarëve.

Naim Qelaj, Avokati i Popullit:

“Kam parĂ« mungesĂ« tĂ« llogaridhĂ«nies, mungesĂ« tĂ« raportimit dhe tĂ« mbikĂ«qyrjes. Procedurat nuk janĂ« nĂ« pĂ«rputhje me standardet e sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« nĂ« KosovĂ«, ka probleme me pĂ«rkthim dhe me tĂ« drejtat e tĂ« akuzuarve.”

Si element pozitiv tĂ« kĂ«tij procesi janĂ« vlerĂ«suar dĂ«shmitĂ« e diplomatĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« si James Rubin, Christopher Hill dhe gjenerali Wesley Clark, tĂ« cilĂ«t kanĂ« ndihmuar nĂ« sqarimin e rolit dhe funksionimit tĂ« UÇK-sĂ«.

Ardian Bajraktari, avokat:

“DĂ«shmitarĂ«t e mbrojtjes kanĂ« qenĂ« shumĂ« kredibilĂ« dhe dĂ«shmitĂ« e tyre kanĂ« ndihmuar nĂ« zbardhjen e sĂ« vĂ«rtetĂ«s pĂ«r mĂ«nyrĂ«n e funksionimit tĂ« UÇK-sĂ«. Trupi gjykues, megjithatĂ«, nuk Ă«shtĂ« treguar gjithmonĂ« objektiv ndaj palĂ«ve.”

Instituti i Kosovës për Drejtësi konfirmon se prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave, ndërsa mbrojtja është në fazën përfundimtare të dorëzimit të saj.

Blendina Veliqi, IKD:

“Procesi i mbrojtjes pritet tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« janar 2026, pas sĂ« cilĂ«s do tĂ« mbahen deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se dhe brenda rreth 90 ditĂ«sh pritet shpallja e aktgjykimit.”

Sipas afateve procedurale, viti 2026 pritet tĂ« sjellĂ« vendimin pĂ«rfundimtar pĂ«r ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ«, njĂ« vendim qĂ« pritet tĂ« ketĂ« ndikim tĂ« thellĂ« politik, juridik dhe historik pĂ«r KosovĂ«n.

Tragjedia nĂ« Crans‑Montana/ Ambasada e ZvicrĂ«s ngushĂ«llon familjarĂ«t –

✇27.al
By: 27

Ambasada zvicerane në Tiranë ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Crans Montana në Zvicër, ku si pasojë e zjarrit në një bar humbën jetën 40 të rinj, dhe u plagosën rreth 115 të tjerë.

Duke e cilësuar një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi, gjithashtu ambasada zvicerane në Shqipëri shpreh ngushëllime për familjet dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

Në këtë fillim të Vitit të Ri, ndalemi për të kujtuar 40 të rinjtë që humbën jetën në një zjarr shkatërrues gjatë festimeve në Crans Montana, Zvicër.

Siç deklaroi Presidenti i ZvicrĂ«s, kjo Ă«shtĂ« “njĂ« nga tragjeditĂ« mĂ« tĂ« kĂ«qija qĂ« ka pĂ«rjetuar vendi ynĂ«â€.

U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të tyre dhe urime të përzemërta për shërim dhe rikuperim të plagosurve.

Falënderime të sinqerta të gjithë atyre që kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre.

Alarm nĂ« RrugĂ«n e Kombit, PD akuzon qeverinĂ« : Nuk mori masa –

✇27.al
By: 27

‘NumĂ«r alarmant aksidentesh nĂ« rrugĂ«n e Kombit’, PD denoncon papĂ«rgjegjshmĂ«rinĂ« e qeverisĂ«: Nuk u mor asnjĂ« masĂ« parandaluese.

Partia Demokratike denoncon me forcë papërgjegjshmërinë e plotë të institucioneve shtetërore, të cilat, edhe pse ishin të paralajmëruara për motin e keq, nuk morën asnjë masë parandaluese në Rrugën e Kombit. Mos hedhja e kripës dhe neglizhenca e plotë e qeverisë kanë sjellë kaos në qarkullim dhe një numër alarmant aksidentesh, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Kjo është një tjetër provë e dështimit të qeverisë për të garantuar sigurinë publike dhe e arrogancës së një pushteti që ka braktisur qytetarët e tij. Partia Demokratike i kërkon institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë dhe të marrin përgjegjësi për pasojat e kësaj papërgjegjshmërie.

Në emër të Partisë Demokratike, u bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi qeveria ka treguar edhe një herë se është e paaftë dhe e pavullnetshme për të përmbushur detyrimet e saj më minimale ndaj sigurisë së qytetarëve!

Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur

✇27.al
By: 27

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum, ku një konflikt familjar përfundoi në tragjedi.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Llogara Xhebroj dyshohet se ka ushtruar dhunĂ« ndaj ish-bashkĂ«shortes sĂ« tij, Soso Xhebroj, e cila ka ndĂ«rruar jetĂ« si pasojĂ« e plagĂ«ve tĂ« marra. Gruaja Ă«shtĂ« transportuar fillimisht drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojĂ« dĂ«mtimeve.

Pas ngjarjes, Llogara Xhebroj është kthyer në banesën e tij, ku dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, pistoletë.

Autoritetet policore ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj tragjedie familjare, ku humbën jetën Soso dhe Llogara Xhebroj. Hetimet vijojnë.

The post Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur appeared first on 27.

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi? –

✇27.al
By: 27

Pas më shumë se pesë vitesh, Prokuroria e Posaçme (SPAK) duket se ka arritur në fazën finale të hetimeve mbi tenderin 15 milionë euro për ndërtimin e një Eco-Parku në zonën e Porto Romanos, aty ku dikur ishte një fushë e rrezikshme mbetjesh urbane.

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi pak javĂ« mĂ« parĂ« nĂ« njĂ« seancĂ« raportuese nĂ« Parlament se “hetimi pĂ«r rastin e Eco-Parkut Ă«shtĂ« drejt fundit dhe prokurori i çështjes do tĂ« konkludojĂ« mbi materialet e administruara”.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« Dumani u kujdes tĂ« mos japĂ« publikisht asnjĂ« konsideratĂ« pĂ«r ecurinĂ« e hetimeve, “Boldnews.al” ka mĂ«suar se procedimi penal Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare dhe, me shumĂ« mundĂ«si, do tĂ« ketĂ« edhe persona pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r aferĂ«n e rĂ«ndĂ« financiare.

Një ndër personat që besohet se do të duhet të japë llogari për tenderin e dyshimtë 15 milionë euro është Flauers Shoshi, drejtori aktual i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), institucioni që ka kryer procedurat prokuruese për Eco-Parkun.

Në foto: Flaurs Shoshi, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime (AKUK)

Shoshi ka mbajtur postin e zv.drejtorit tĂ« AKUK-ut nĂ« vitet 2019-2020, strukturĂ« e cila nĂ« atĂ« kohĂ« quhej Agjencia KombĂ«tare e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizimeve dhe Mbetjeve (AKUM). Ai rezulton tĂ« jetĂ« personi kryesor pĂ«rgjegjĂ«s qĂ« ka firmosur pĂ«r dorĂ«zimin e tenderit 15 milionĂ« euro nĂ« duart e kompanisĂ« italiane “De Mare srl”, e lidhur ngushtĂ« me kompanitĂ« e aferĂ«s sĂ« inceneratorĂ«ve, si edhe kompanisĂ« shqiptare, “Victoria Invest”.

Në kohën e kryerjes së procedurave, në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (dhe Mbetjeve Urbane), drejtohej nga Alqi Bllako, i cili u arrestua sapo mori mandatin e deputetit, në kuadë të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe Tiranës.

MegjithatĂ«, “Boldnews.al” ka mĂ«suar se veprimet pĂ«r tenderin e “Eco Parkut” janĂ« drejtuar nga zĂ«vendĂ«si i Bllakos nĂ« atĂ« kohĂ«, Flauers Shoshi, pasi titullari i institucionit nuk ka qenĂ« ato kohĂ« nĂ« detyrĂ«.

Sipas një biografie publike, Flauers Shoshi është në profesion inxhinier dhe ka punuar për shumë vite në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve të Malësisë së Madhe. Në vitin 2019, ai u emërua zv.drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësave (AKUK) dhe, prej qershorit 2025, ai ka marrë emërimin si drejtor i kësaj strukture të rëndësishme shtetërore.

Hetimi pĂ«r “Eco Park”, pas raportimit tĂ« “Boldnews.al”

NĂ« shkurt tĂ« vitit 2020, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin pĂ«r procedurĂ«n me fond 15 milionĂ« euro tĂ« Eco-Parkut tĂ« Porto Romanos, bazuar nĂ« njĂ« raportim tĂ« “Boldnews.al”, tĂ« datĂ«s 30 janar 2020, me titull: “Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro nĂ« Porto Romano u regjistrua nĂ« QKB 3 ditĂ« para procedures”.

NĂ« bazĂ« tĂ« tĂ« dhĂ«nave zyrtare tĂ« siguruara nga redaksia, rezultonte se Agjencia KombĂ«tare e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizimeve, e drejtuar nĂ« atĂ« kohĂ« nga Alqi Bllako, nĂ« datĂ« 27 janar 2020 shpalli fitues tĂ« tenderit “Mbyllja e venddepozitimit ekzistues tĂ« mbetjeve tĂ« ngurta EKO-Park, DurrĂ«s”, bashkimin e dy operatorĂ«ve, konkretisht: kompaninĂ« italiane “De Mare” srl, e regjistruar nĂ« QKR vetĂ«m 3 ditĂ« para tenderit, si dhe kompaninĂ« shqiptare “Viktoria Invest International”.

Në foto: Rezultati i tenderit 15 milionë euro të Eco Parkut të Porto Romanos

Sipas njoftimit zyrtar tĂ« AKUM, tenderi ishte zhvilluar pa garĂ«, mĂ« saktĂ« me procedurĂ«n e “negociimit paraprak, pa shpallje”, nĂ«n argumentin e situatĂ«s emergjente tĂ« krijuar pas tĂ«rmetit tĂ« 26 NĂ«ntorit 2019.

MegjithatĂ«, “Boldnews.al” krijoi dyshime se procedura e ndjekur nga AKUM-i u aplikua, me qĂ«llim qĂ« tĂ« shmangte garĂ«n nĂ« tenderin me fond limit 16 miliardĂ« lekĂ« tĂ« vjetra (pa TVSH), afĂ«rsisht 15 milionĂ« euro.

Dyshimet

NĂ« 18 Tetor 2019, regjistrohet nĂ« QKR “De Mare-Albania”, si dega e huaj e kompanisĂ« e “De Mare” srl.

NĂ« objektin e kĂ«saj kompanie janĂ« “drejtimi teknik dhe testimi, ndĂ«rtimi e menaxhimi i impianteve pĂ«r llogari tĂ« vetĂ«n dhe tĂ« palĂ«ve tĂ« treta, private dhe publike, pĂ«r ruajtjen dhe trajtimin e mbetjeve inerte urbane
., impiant tĂ« shkatĂ«rrimit termik dhe impianteve tĂ« rivlerĂ«simit termik tĂ« mbeturinave, landfilleve, bonifikime
”.

VetĂ«m 3 ditĂ« pas regjistrimit tĂ« “De Mare-Albania” si “degĂ« e huaj” e “De Mare srl”, konkretisht nĂ« 21 Tetor 2019, Agjencia KombĂ«tare e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizimeve dhe InfrastrukturĂ«s sĂ« Mbetjeve (AKUM) shpall tenderin pĂ«r “mbylljen e vend-depozitimit tĂ« ngurta EKO-Park, DurrĂ«s”.

Tenderi u parashikua tĂ« mbyllej nĂ« datĂ« 19 NĂ«ntor 2019. Por, nĂ« kohĂ«n kur duhej tĂ« shpallej fituesi, Agjencia KombĂ«tare e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizime njoftoi se tenderi ishte anuluar, pĂ«r shkak tĂ« “gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore”, tĂ« shpallur me Vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave mĂ« 27 NĂ«ntor 2019, njĂ« ditĂ« pas tĂ«rmetit tragjik.

NĂ« foto: Tabela e punimeve tek Eco Parku i Porto Romanos

Pas anulimit tĂ« tenderit tĂ« parĂ«, Agjencia KombĂ«tare e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizime e ka rishpallur procedurĂ«n e prokurimit publik. Por, kĂ«saj radhe, ka ndjekur procedurĂ«n e “mbyllur”, atĂ« qĂ« quhet “procedurĂ« me negociim paraprak, pa shpallje”, duke shpallur fitues bashkimin e operatorĂ«ve “De Mare” srl. dhe “Victoria Invest International”.

Autoriteti kontraktor, Agjencia KombĂ«tare e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizime e ka argumentuar kĂ«tĂ« procedurĂ« “tĂ« veçantĂ«â€ tenderi “pĂ«r shkak tĂ« nevojĂ«s ekstreme pas ngjarjeve tĂ« shkaktuara nga tĂ«rmeti i dates 26.11.2019”.

Ky argument duket se “çalon” pĂ«r disa arsye, referuar tĂ« dhĂ«nave publike tĂ« mĂ«parshme, tĂ« cilat sugjerojnĂ« qĂ« mbyllja e landfillit tĂ« Porto-Romanos nuk lidhet me “emergjencĂ«n e tĂ«rmetit tĂ« 26 nĂ«ntorit 2019”.

Landfilli i Porto-Romanos konsiderohet një nga pikat më të nxehta në Shqipëri, me nevojë urgjente për mbylljen e tij. Në vitin 2016, Bashkia e Durrësit hartoi një plan-studimi, ku parashikohej mënyrë se si duhej mbyllur ky landfill.

NĂ« Qershor 2018, kryeministri Edi Rama deklaroi se “Ne kemi marrĂ« njĂ« angazhim qĂ« ta mbyllim zonĂ«n kanceroze tĂ« fushĂ«s sĂ« mbetjeve. Besoj deri nĂ« vjeshtĂ«n e vitit tĂ« ardhshĂ«m”.

Në foto: Kryeministri Edi Rama në kantierin e Eco Parkut, në Porto Romano

Por, megjithë premtimet politike, land-filli i Porto-Romanos nuk u arrit të mbyllej në vitin 2019. Megjithatë, deklarimet e zyrtarë të lartë dëshmojnë se land-filli i Porto Romanos ishte shndërruar në emergjencë për shkak të ndotjes alaramente. Dhe kjo gjë nuk kishte lidhje me tërmetin e 26 Nëntorit.

QĂ« mbyllja e land-fillit tĂ« Porto Romanos ishte shndĂ«rruar nĂ« “emergjencĂ«â€ konfirmohet edhe nga fakti qĂ« Agjencia KombĂ«tare e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizimeve, administruese e asaj zone, kishte shpallur tenderin nĂ« Tetor 2019, pra rreth njĂ« muaj para tĂ«rmetit tragjik tĂ« 26 NĂ«ntorit.

Gjithashtu, pĂ«r shkak tĂ« shtrirjes dhe specifikĂ«s sĂ« zonĂ«s, land-filli i Porto Romanos nuk pĂ«soi dĂ«me strukturore (pasi nuk ka tĂ« tilla) nga tĂ«rmeti i 26 NĂ«ntorit, qĂ« tĂ« mund tĂ« justifikonte ndĂ«rhyrjen “me negociim, pa shpallje paraprake” pĂ«r shkak tĂ« pasojave tĂ« lĂ«vizjeve sizmike.

Tragjedi nĂ« Orikum/ Burri rreh pĂ«r vdekje gruan mĂ« pas vret veten –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Orikum, në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve paraprake, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar vdekjen, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Gruaja u transportua fillimisht në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk arriti të mbijetojë. Autori është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, duke dyshuar se i dha fund jetës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Hyn nĂ« fuqi “Paqja Fiskale”/ Rideklarim bilancesh pĂ«r 5 vite me tatim 5% –

✇27.al
By: 27

‘Paqja Fiskale’, njĂ« nga 5 pikat kryesore tĂ« paketĂ«s fiskale dhe mĂ« e debatuara fundvitin qĂ« lamĂ« pas, ka hyrĂ« nĂ« fuqi nga 1 janari.

Skema u jep mundësi bizneseve të mëdha, me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit, të lidhin një marrëveshje 1 vjeçare me të drejta rinovimi deri 2 herë, me administratën tatimore për parapagimin e tatimfitimit, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve tatimore.

Gjatë kësaj marrveshjeje njëvjeçare, me mundësi rinovimi deri në dy herë, bizneset me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit do të paguajnë paraprakisht tatimin mbi një bazë tatimore të rritur.

Ky parapagim nuk do të jetë i rastësishëm, por do të llogaritet mbi fitimin e tatueshëm të vitit të mëparshëm, të rritur paraprakisht me 18%.

Në fund të vitit, fitimi real do të krahasohet me këtë nivel të vlerësuar. Nëse fitimi real e tejkalon fitimin e vitit të kaluar të rritur me marzhin 18%, atëherë vetëm për pjesën që e tejkalon këtë kufi do të aplikohet një tatim shtesë prej 5%

Marrveshja ëahtë vullnetare dhe përjashton subjektet që janë nën hetim penal për mashtrim apo evazion fiskal. Aplikimi do të bëhet online përmes platformës e-Filing, ndrsa procedurat do të zbatohen nga drejtoritë rajonale tatimore pas miratimit të udhzimeve pëkatse nga Ministria e Financave

Një tjetër element i rëndësishëm i Paqes Fiskale është mundësia për rideklarimin e pasqyrave financiare të 5 viteve të fundit, me një tatim të sheshtë 5% dhe pa gjoba apo interesa, për sa kohë deklarimi bëhet paraprakisht

Zbardhjet vrasja me lĂ«ndĂ« eksplozive nĂ« ShkodrĂ«, Proda pĂ«rgĂ«zon policinĂ« –

✇27.al
By: 27

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, përgëzon strukturat hetimore të DVP Shkodër për zbardhjen e vrasjes me lëndë eksplozive të komanduar në distancë dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mjaft efikas me Prokurorinë e Shkodrës.

ILIR PRODA:

“FalĂ«nderoj dhe pĂ«rgĂ«zoj publikisht DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r, strukturat hetimore dhe tĂ« gjitha forcat e angazhuara, si dhe ProkurorinĂ«, pĂ«r bashkĂ«punimin e ngushtĂ« dhe profesional qĂ« çoi nĂ« zbardhjen e njĂ« ngjarjeje tĂ« rĂ«ndĂ« kriminale, tĂ« kryer me pĂ«rdorimin e lĂ«ndĂ«s eksplozive tĂ« komanduar nĂ« distancĂ«.

Ky është një nga rastet ku pasqyrohet puna serioze dhe profesionale, e koordinuar dhe këmbëngulëse e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të plotë me organin e akuzës.

KĂ«to rezultate dekurajojnĂ« veprimtarinĂ« kriminale dhe forcojnĂ« mĂ« tej besimin e qytetarĂ«ve te Policia e Shtetit, e cila do tĂ« vijojĂ« tĂ« jetĂ« e vendosur nĂ« misionin e saj pĂ«r garantimin e rendit, sigurisĂ«, jetĂ«s, dhe pronĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve.”

Temperaturat shkojnë deri në -15 gradë në Kosovë

✇27.al
By: 27

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në orët e para të Vitit të Ri, u shënuan temperatura tejet të ulëta.

Bazuar në matjet e Institutit, në Vërbicë e Zhegocit në komunën e Gjilanit, u shënua temperatura më e ulët e ditës, -15°C.

Pas tij renditet Brezovica dhe Podujeva me – 13°C.

“GjatĂ« orĂ«ve tĂ« mĂ«ngjesit janĂ« regjistruar temperatura minimale nĂ« disa zona tĂ« vendit. Temperatura mĂ« e ulĂ«t e ditĂ«s: -15°C nĂ« VĂ«rbicĂ« e Zhegocit (Komuna e Gjilanit)”, thuhet nĂ« njoftim.

The post Temperaturat shkojnë deri në -15 gradë në Kosovë appeared first on 27.

U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona! –

✇27.al
By: 27

Aksidenti tragjik në Lezhë, mëngjesin e sotëm i mori jetën çiftit të bashkëshortëve, Petrit dhe Elona Florini.

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka shprehur ngushëllime për humbjen e të afërmve të tij në këtë aksident të rëndë.

Nisin reshjet e dĂ«borĂ«s nĂ« veri, autoritetet nĂ« gatishmĂ«ri –

✇27.al
By: 27

Reshjet e dëborës përfshijnë zonat malore të Qarkut Shkodër, autoritetet në gatishmëri.Reshjet e dëborës kanë nisur në Qarkun Shkodër, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Prefekti i Qarkut bën me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat operacionale në terren.

Në akset rrugore me prani dëbore dhe ngricash, Policia Rrugore ka shtuar patrullimet, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

NĂ« BashkinĂ« ShkodĂ«r, reshjet e dĂ«borĂ«s janĂ« prezente nĂ« zonat malore. NĂ« aksin Bogë–Theth po kryhet hedhja e kripĂ«s, ndĂ«rsa nĂ« QafĂ« Thore trashĂ«sia e dĂ«borĂ«s ka arritur rreth 15 cm, pa probleme nĂ« qarkullim.
Në Malësi të Madhe, në qytetin e Koplikut raportohen reshje dëbore me trashësi rreth 3 cm.
NĂ« FushĂ«-ArrĂ«z dhe PukĂ«, reshjet e dĂ«borĂ«s vijojnĂ« me intensitet tĂ« ulĂ«t, me trashĂ«si 5–8 cm, ndĂ«rsa rrugĂ«t mbeten tĂ« hapura dhe pa problematika.

Reforma zgjedhore brenda 6-mujorit tĂ« parĂ« tĂ« 2026 –

✇27.al
By: 27

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkon nga partitë politike që në 6-mujorin e parë të 2026, të dalin me një produkt konkret nga Komisionet e Posacme për reformën zgjedhore dhe atë Territoriale, nëse do të duan që ndryshimet të implementohen në zgjedhjet e ardhshme. Por a ka pritshmëri tek një rezultat nga këto dy komisione?

Në një intervistë për Ora Neës, kryekomisioneri  Celibashi sqaroi qëndrimet për debatin politik që pason procesin e parlamentareve të 11 Majit, ku PS nën drejtimin e Edi Ramës mori mandatin e katërt, ndërsa PD në opozitë e cilëson farsë.

Votimi brenda vendit vijon të mbetet sfidë, krahasuar me shpejtësinë që vendet si Kosova, kanë në nxjerrjen e rezultateve. E faji këtu sërish mbetet te politika.

Edhe pse e mbyllur me sukses, duket se ‘vota e diasporĂ«s’ do e ndjekĂ« edhe nĂ« 2026. Pagesa e kryer ndaj operatorit postar, nuk Ă«shtĂ« e dakordĂ«suar, çka do tĂ« sjellĂ« edhe njĂ« betejĂ« ligjore.

Teksa fundi i mandatit është afër, Celibashi ende nuk ka një përgjigje të prerë nëse do të rikandidojë.

Teksa fokusi mbetet KQZ, Celibashi mohon mundësinë e zgjedhjes në krye të shtetit

SHKODËR/ Zbardhet vrasja me paramendim nĂ« ShkodĂ«r, 4 persona nĂ« pranga –

✇27.al
By: 27

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “SHADOWS”, vihen nĂ« pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Zbardhet vrasja me lĂ«ndĂ« eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer mĂ« datĂ« 29.12.2025, nĂ« lagjen “Manush Alimani”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Operacioni u zhvillua me mbĂ«shtetjen e ForcĂ«s KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, NjĂ«sia ShkodĂ«r, ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, shĂ«rbimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r dhe atyre tĂ« DVP ShkodĂ«r.

Si rezultat i njĂ« pune intensive operative dhe hetimore, tĂ« kryer nga strukturat e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s, me qĂ«llim zbardhjen e dinamikĂ«s dhe autorĂ«sisĂ« sĂ« vrasjes sĂ« shtetasit H. Y., bazuar nĂ« provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-G. B., 27 vjeç
-E. I., 27 vjeç
-E. H., 25 vjeç
-Gj. Z., 24 vjeç

Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.

GjatĂ« veprimeve procedurale, kontrolleve tĂ« vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janĂ« gjetur dhe sekuestruar, nĂ« cilĂ«sinĂ« e provave materiale: 28 celularĂ«, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar qĂ« ka vendosur lĂ«ndĂ«n eksplozive, municion luftarak, njĂ« sasi monetare nĂ« lekĂ« dhe euro, njĂ« sasi lĂ«nde narkotike, njĂ« sasi lĂ«nde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.

Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s pĂ«r veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim;
“ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s me eksploziv”;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”;
“Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim;
dhe “Prishja e qetĂ«sisĂ« publike”.

Dosja Alba Cosmetic dhe Adi Mehmetit nĂ« Porto Romano –

✇27.al
By: 27

Pak javĂ« pasi Partia Socialiste e Edi RamĂ«s fitoi mandatin e tretĂ« nĂ« zgjedhjet parlamentare tĂ« vitit 2021, ministrja e Financave dhe e EkonomisĂ« e asaj kohe, Anila Denaj, zhvilloi njĂ« takim-vizitĂ« nĂ« ambientet e kompanisĂ« private “Alba Cosmetic International”, me seli nĂ« zonĂ«n e Porto Romanos, nĂ« DurrĂ«s.

Si rrallë herë, një ministre kabineti nuk u ndje aspak e kufizuar që të bënte një reklamë të hapur ndaj një biznesi privat.

“NĂ« kompaninĂ« Alba Cosmetic International, qĂ« operon nĂ« sektorin e gazit tĂ« lĂ«vizshĂ«m, prej 7 vitesh. E regjistruar si markĂ« nĂ« 2014, me njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« produktesh, me potencialin pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar statusin e Operatorit Ekonomik tĂ« Autorizuar, kompania ka plane ambicioz”, shkruante Denaj nĂ« profilin e saj nĂ« rrjete sociale.

NĂ« foto: NĂ« vitin 2021, Ministrja e Financave dhe EkonomisĂ« sĂ« kohĂ«s, reklamoi biznesin e “Alba Cosmetics International”

Kompania e krijuar në vitin 2014 nga Adi Mehmeti, vetëm 21 vjeçar në kohën e regjistrimit, në fakt kishte vetëm pak muaj që ishte përfshirë në sektorin e gazit të lëngzhëm, kur u vizitua nga ministrja Denaj.

E krijuar si njĂ« kompani pĂ«r prodhim produktesh kozmetike, “Alba Cosmetic” vetĂ«m nĂ« janar tĂ« vitit 2021 e kishte zgjeruar disi aktivitetin e saj nĂ« prodhimin e bombulave tĂ« vogla tĂ« gazit.

Por, në periudhën që pasoi vizitën propagandistike të Anila Denajt, shoqëria e Adi Mehmetit mori një zgjerim shumë të madh, duke u përfshirë në tregun e gjerë të hidrokarbureve.

Krahas zgjerimit tĂ« aktivitetit tregtar, “Alba Cosmetic International” shtoi ndjeshĂ«m edhe ndotjen nĂ« mjedisin pĂ«rreth. NĂ« tĂ« paktĂ«n dy raste, banorĂ«t e Porto Romanos kanĂ« dalĂ« nĂ« protestĂ« kundĂ«r mbetjeve tĂ« rrezikshme, tĂ« lĂ«shuara nĂ« ajĂ«r dhe nĂ« tokat pĂ«rreth nga kompania e Adi Mehmetit.

Megjithatë, pavarësisht shqetësimit gjithnjë e në rritje të qytetarëve, kompania vijon aktivitetin e pashqetësuar nga autoritetet shtetërore.

Historia e “Alba Cosmetic International” ka disa dritĂ«-hije tĂ« çuditshme, qĂ« nisin nga pĂ«rfshirja e njĂ« 21-vjeçari nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« menjĂ«hershme nĂ« njĂ« biznes tĂ« madh, njĂ« kontratĂ« “1 euro” me qeverinĂ« e Edi RamĂ«s nĂ« vitin 2018 pĂ«r qiranĂ« e mijĂ«ra metrave katrorĂ« nĂ« Porto Romano, e deri tek njĂ« kombinim i çuditshĂ«m me njĂ« tjetĂ«r shoqĂ«ri, “Gazpower  AL”, e cila rezulton si subjekt mĂ« vete, por qĂ« ushtron aktivitetin nĂ« tĂ« njĂ«jtin vend dhe personat pĂ«rgjegjĂ«s janĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«t nĂ« tĂ« dyja kompanitĂ«.

“Parfumet” e 21-vjeçarit Mehmeti

Në tetor të vitit 2014, Adi Mehmeti, i lindur në Delvinë në vitin 1993 dhe banues në Tiranë, vendos të themelojë një kompani në Porto Romano të Durrësit, me fokus prodhimin e parfumeve dhe materialeve të tjera për estetikën.

Bilancet tregtare tĂ« dorĂ«zuara nga kompania nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit (QKB) pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« rast tipik “studimor” pĂ«r tregun shqiptar. NĂ« vitin e parĂ«, “Alba Cosmetics International” raporton njĂ« fitim rreth 1 mijĂ« euro. NĂ« vitin 2016, fitoi 10-fishohet, nĂ« 100 mijĂ« euro. NjĂ« vit mĂ« pas, nĂ« 2016, sĂ«rish ka njĂ« 10-fishim tjetĂ«r, duke arritur fitimin 1 milionĂ« euro.

NĂ« vitin 2017, Adi Mehmeti, tashmĂ« 23-vjeçar, siguron njĂ« kontratĂ« me çmim simbolik “1 euro” me qeverinĂ« e Edi RamĂ«s, pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ« pĂ«rdorim disa ambiente pranĂ« ish-NdĂ«rmarrjes Kimike tĂ« Porto Romanos.

NĂ« foto: Kontrata “1 euro” e miratuar nga kryeministri Edi Rama pĂ«r “Alba Cosmetic International”

NĂ« kontratĂ«n e konsultuar nga “Boldnews.al”, tĂ« miratuar nga KĂ«shilli i Ministrave nĂ« 15 nĂ«ntor 2017, subjekti privat merrte me qira njĂ« ndĂ«rtesĂ« 2-katĂ«she, me sipĂ«rfaqe 600 m2, si edhe sipĂ«rfaqe funksionale 1650 m2.

NĂ« janar tĂ« vitit 2021, “Alba Cosmetic International” modifikon objektin e veprimtarisĂ«, duke shtuar, krahas materialeve kozmetike, edhe mbushjen e bombolave tĂ« vogla tĂ« gazit.

“Miksimi” me “Gazpower AL”

Kompania e Adi Mehmetit ka regjistruar adresĂ« zyrtare “Porto Romano, Rruga Velipoja, ish ndĂ«rmarrja shtetĂ«rore kimike, zona kadastrale 8517, nr. pasurie 27/60”.

SaktĂ«sisht, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n adresĂ«, gjendet edhe njĂ« tjetĂ«r shoqĂ«ri, “Gazpower AL”, e krijuar nĂ« shkurt 2012 nga Altin Mulla, i cili ia shet vetĂ«m pas njĂ« muaji, Alban Rushitit.

Dy nga tre anĂ«tarĂ«t e KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s tĂ« “Alba Cosmetic” ishin tĂ« njĂ«jtĂ«t tĂ« kompanisĂ« “Gas Power Al”: Muharrem Çela dhe Idajet Çela.

Ky “miksim” Ă«shtĂ« aq i thellĂ«, sa edhe banorĂ«t e zonĂ«s nuk janĂ« nĂ« gjendje tĂ« dallojnĂ« se ku fillon njĂ«ra e ku mbaron tjetra. Kjo u dallua mĂ« qartĂ« nĂ« vitin 2022, ku banorĂ«t e zonĂ«s u ndjenĂ« tĂ« rrezikuar nga helmet e prodhuara nga sipĂ«rmarrja e gazit dhe e kozmetikeve nĂ« Porto Romano

Ndotja dhe rrezikimi i shkollës

NĂ« Tetor tĂ« vitit 2022, dhjetra prindĂ«r tĂ« fĂ«mijĂ«ve qĂ« studionin nĂ« shkollĂ«n 9-vjeçare “Met Hasa” nĂ« Porto Romano, kĂ«rkuan nga drejtoria e institucionit arsimor pezullimin e mĂ«simit, pĂ«r shkak tĂ« rrjedhjes sĂ« gazit.

“Ne kĂ«rkuam qĂ« tĂ« pezullohet mĂ«simi derisa t’i jepet njĂ« zgjidhje kĂ«saj, pĂ«r tĂ« vetmen arsye se kĂ«tu Ă«shtĂ« njĂ« bombĂ« atomike e mirĂ«filltĂ«. Imagjino, njĂ« bombĂ«l nĂ« shtĂ«pi me 16 kg tĂ« shkatĂ«rron shtĂ«pinĂ« po shpĂ«rtheu. Llogarite sa shkon me 15.000 tonĂ«â€, citohet njĂ« banor i zonĂ«s pĂ«r median nĂ« atĂ« kohĂ«.

“ËshtĂ« bĂ«rĂ« me mashtrim. KĂ«tu fillimisht u vendos njĂ« fabrikĂ« lĂ«kure, qĂ« e largoi komuniteti. Pastaj e modifikuan siç e kanĂ« zakon kĂ«ta dhe thanĂ« qĂ« do tĂ« bĂ«nin parfumeri. Pastaj nĂ« kĂ«tĂ« maskĂ« kanĂ« filluar tĂ« bĂ«nin montimin e bombulave qĂ« tĂ« furnizojnĂ« TurqinĂ«â€, shprehet njĂ« banor.

NĂ« foto: Porto Romano, viti 2022

Sipas banorĂ«ve, kompania pĂ«rgjegjĂ«se Ă«shtĂ« “Alb Cosmetic International” dhe kjo konfirmohet edhe nga fakti qĂ« shoqĂ«ria e Adi Mehmetit e nisi aktivitetin me prodhimin e produkteve kozmetike.

Por, dokumentat zyrtare tregojnĂ« se pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r incidentin Ă«shtĂ« konsideruar “Gazpower  AL”.

Inspektorati ShtetĂ«ror Teknik dhe Industrial (ISHTI), nĂ« një reagim pĂ«r ngjarjen e Tetorit tĂ« vitit 2022, thotĂ« seÂ â€œâ€ŠĂ«shtĂ« konstatuar rrjedhje GLN-je nga valvula  e sigurimit tĂ« cisternĂ«s  sĂ« GLN-s të  automjetit me targĂ« DR4093C e parkuar nĂ« territorin e  subjektit  Gaspower Al sha.”.

Kompania “Gazpower  AL” nuk rezulton tĂ« ketĂ« pasur asnjĂ«herĂ« nĂ« objektin e aktivitetit tĂ« saj prodhimin e produkteve kozmetike. Kjo situatĂ« ngriti dyshimet se “Gazpower AL” mund tĂ« pĂ«rdorej si maskim pĂ«r shkeljet e “Alba Cosmetic”. TĂ« paktĂ«n, kĂ«tĂ« dyshohin banorĂ«t e zonĂ«s, tĂ« cilĂ«t ishin ndjerĂ« tĂ« rrezikuar nga tĂ« paktĂ«n 4 shpĂ«rthime gjatĂ« viteve 2021-222.

Ndotja vijon

Incidentet e tre viteve më parë duket se nuk kanë sjellë asnjë reflektim nga autoritetet, ndërkohë që banorët e zonës vijojnë të ndihen të rrezikuar.

NĂ« njĂ« raportim mediatik tĂ« pak muajve mĂ« parĂ«, qytetarĂ«t qĂ« jetojnĂ« pranĂ« fabrikĂ«s sĂ« “Alba Cosmetic International” tregojnĂ« se nuk kanĂ« asnjĂ« siguri, ndĂ«rkohĂ« qĂ« subjekti privat ka zgjeruar hapĂ«sirĂ«n territoriale tĂ« aktivitetit tĂ« saj, duke iu afruar gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« banesave tĂ« tyre.

NĂ« foto: Selia e “Alba Cosmetic International” nĂ« Porto Romano, DurrĂ«s

Në vitin 2018 kompania ndërhyri në kolektorin e ujërave të zeza duke e mbuluar atë në kufirin e pronës së saj dhe për rrjedhojë përfitoi mbi 1,000 m2 truall në të cilën më vonë shtriu depozitat e gazit.

NjĂ« investigim i portalin informativ “Citizen.al” thotĂ« se, sĂ« fundmi kompania ka pĂ«rfituar edhe rreth 2 hektarĂ« truall nĂ« njĂ« zonĂ« ku sipas AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Planifikimit tĂ« Territorit, ishte parashikuar pĂ«r shĂ«rbime dhe aktivitete social-kulturore, apo sportive dhe rekreative.

Zgjerimi nuk është shoqëruar asnjëherë me dëgjesa publike nga banorët, të cilët kanë kërkuar zhvendosjen e kompanisë, por që tashmë shohin avllitë e shtëpive të tyre si muret e fundit ndarëse me fabrikën.

l

PĂ«rmbyset ambulanca nĂ« RrugĂ«n e Kombit, disa automjete pĂ«rplasen nga akulli –

✇27.al
By: 27

Dy aksidente rrugore janë regjistruar në Rrugën e Kombit gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar probleme në qarkullim dhe rrezik për përdoruesit e rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, një ambulancë është përmbysur në rrugë. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë prania e akullit në asfalt, e cila ka vështirësuar kontrollin e mjetit.

Ndërkohë, në një tjetër segment të kësaj rruge, është regjistruar edhe një aksident zinxhir, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, gjithashtu për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe sigurimin e zonës.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht në segmentet ku rruga është e mbuluar me akull.

Aksident i rĂ«ndĂ« nĂ« LezhĂ«/ Ky Ă«shtĂ« çifti Petrit dhe Elona Florini qĂ« ndĂ«rroi jetĂ« –

✇27.al
By: 27

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e dy jetëve është regjistruar në Lezhë. Viktimat janë shtetasi Petrit Preng Florini, 53 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Elona Pjeter Florini, 45 vjeçe.

Çifti i bashkĂ«shortĂ«ve humbi jetĂ«n si pasojĂ« e pĂ«rplasjes sĂ« automjeteve nĂ« aksin rrugor Lezhë–ShkodĂ«r, pranĂ« zonĂ«s sĂ« Gocajt. PĂ«r shkak tĂ« pĂ«rplasjes sĂ« fortĂ«, trupat e viktimave u nxorĂ«n nga mjeti me ndihmĂ«n e forcave zjarrfikĂ«se.

Në vendngjarje ndodheshin shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar mbi dinamikën e ngjarjes.

❌