Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

✇27.al
By: 27

Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar sulmin ndaj avokatit të tij Kujtim Cakran. Meta ka bërë thirrje që autorët të identifikohen dhe të vendosen para ligjit.

Gjithashtu thekson se nuk është hera e parë që sulmohen avokatët ndërsa nënvizon se vendin është në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.

Reagimi:

“Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.

Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët!” shkruan Meta.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani. Në reagimin e tij, Berisha e ka cilësuar ngjarjen si një “akt kriminal shtetëror të shëmtuar”.

Gjithashtu thekson se avokat Cakrani është goditur shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm për shkak të detyrës së tij. Ai ka bërë të ditur se avokati është shtruar në spital me fraktura në kokë.

Lideri demokrat ka dënuar këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapërgatitur shtetëror.

 

Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar.

 

Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë.

Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit Kujtim Cakrani, dënon me forcën më të madhe këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapregatitur shtetëror të frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale dhe ju rikujton atyre se përgjegjësia direkte është e tyre dhe se drejtësia vonon por nuk harron.

gijotina.com/

 

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield –

✇27.al
By: 27

Dominik Szoboszlai e çon Liverpoolin në epërsi me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit që përplas traversën përpara se të përfundonte në portën e Gianluigi Donnarumma-s.

Anfield shpërthen.

Është një kopje e golit të tij fitues kundër Arsenalit në gusht. Por Liverpool nuk lufton.

Nga ana tjeter, Manchester City përmbys Liverpool dhe merr një sukses të rëndësishëm 1-2 në supersfidën e Premier League. Të

“Qytetarët” përmbysën shifrat me Silva dhe Haaland (penallti). Me këtë fitore, ekipi i Guardiolës është në vendin e dytë me 50 pikë, 6 pikë më pak se Arsenali kryeson. Liverpool ndodhet në pozitën e gjashtë.

73:26 Dominik Szoboszlai e çon Liverpoolin në epërsi me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit.
83:37 Bernardo Silva barazon për Manchester Cityn.
92:42 Erling Haaland e çon Cityn në epërsi nga pika e bardhë.
98:01 Alexis MacAllister nuk arrin të barazojë rezultatin nga një pritje e shkëlqyer e Gianluigi Donnarumma.
102:28 Szoboszlai përjashtohet nga loja.

gijotina.com/

(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë –

✇27.al
By: 27

Lecce mundi 2-1 Udinesen në ndeshjen e Serie A. Te Lecce titullar ishte Ylber Ramadani, me mesfushorin e kombëtares që luajti 90 minuta. Paraqitja e Ramadanit u vlerësua me notën 7.3.

Me këtë sukses, Ramadani me shokë largohen disa nga zona e ftohtë, por rreziku për Leccen ekziston, pasi ka vetëm 3 pikë më shumë se Fiorentina e vendit të 18-të.

Në sfidën tjetër të luajtur, Bologna-Parma përfundoi 0-1 për skuadrën e trajnerit Guesta.

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor –

✇27.al
By: 27

Jo vetëm Arlind Ajeti, por te Bodrumspor shkëlqen edhe Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi ka realizuar gol në sfidën ndaj Demirspor, takim ky i fituar 0-5.

29-vjeçari Seferi ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon, ndërsa ka shënuar 13 gola dhe numëron 4 asiste. Seferi u transferua te Bodrumspor në gusht të vitit 2024 dhe ka kontratë deri në 2027-tën.

Video: https://rumble.com/v75h3ie-seferi.html

gijotina.com/

Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë –

✇27.al
By: 27

Burreli dhe Luftëtari e panë veten në avantazh, pas pjesëve të para. Vetëm një gol nuk mjaftoi për 3 pikë, pasi baraspesha u kthye në pjesën e dytë.

Burreli dhe Iliria ndodhen në zonën “play off”. Besa ndërkohë mban vendin e shtatë, ndërsa Luftëtari pozicionohet në vendin e parafundit të Kategorisë I.

BESA 1-1 LUFTËTARI

72′ Bianor – 11′ Zani

Goli i Zanit: (VIDEO)

Goli i Bianor: (VIDEO)

BURRELI 1-1 ILIRIA

36′ Xhabrahimi – 60′ Fofana

Goli i Xhabrahimit: (VIDEO)

Goli i Fofana: (VIDEO)

gijotina.com/

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë –

✇27.al
By: 27

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth kërkesave për shpërblim për kthimin e sigurt të Nancy Guthrie, siç raporton CNN, rrëmbyesi ose rrëmbyesit e supozuar kanë kërkuar 6 milionë dollarë dhe kanë kërcënuar jetën e Guthrie nëse afati i orës 5 pasdite të së hënës nuk respektohet, duke cituar një shënim shpërblimi të dërguar në stacion.

Letra e supozuar të shpërblimit të dërguara në KGUN dhe media të tjera kërkonin miliona në Bitcoin në këmbim të kthimit të saj.

Fëmijët e Nancy Guthrie bënë thirrje për kthimin e nënës së tyre në mediat sociale, duke thënë: “Ne do të paguajmë”.

Autoritetet kanë thënë se vendimi për të paguar çdo shpërblim të supozuar varet nga familja Guthrie.

“Ne jemi në komunikim me familjen dhe ndërsa këshillojmë dhe rekomandojmë nga një perspektivë e zbatimit të ligjit, çdo veprim i ndërmarrë për çdo shpërblim vendoset përfundimisht nga familja“, u tha gazetarëve javën e kaluar agjenti special i FBI-së, Heith Janke.

Zyrtarët po hetojnë vërtetësinë e një mesazhi të dytë të dërguar në KOLD të premten në lidhje me Nancy Guthrie. Shënimi përfshinte informacione të ndjeshme dhe asnjë afat kohor, sipas një prezantuesi në media.

Ende nuk ka të dyshuar të emëruar, ndërsa kërkimi për Nancy Guthrie hyn në ditën e tetë.

gijotina.com/

Moriero mungon në mbledhje, Flamurtari vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit –

✇27.al
By: 27

Trajnerit italian të Flamurtarit, Françesko Moriero i jepet dhe një mundësi e fundit. Drejtuesit e klubit kanë vendosur vijimin e bashkëpunimit me Morieron, që solli pakënaqësi në ndeshjen me Egnatian për mos aktivizimin e të riut Lushaj.

Për rreth tre  orë, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 13:00, gjatë kësaj të diele, në ambjentet e klubit është zhvilluar një mbledhje, ku të pranishëm ishin presidenti Sinan Idrizi, sekretari i përgjithshëm Alfred Ferko, si dhe dy legjendat e futbollit vlonjat, zëvendës presidenti Kreshnik Çipi, si dhe Vasil Ruci.

Të pranishëm në takim edhe djali i presidentit Idrizi, Ensar Idrizi si dhe dy zëvendës trajnerët Lejdi Liçaj dhe Andi Ribaj. Mungonte në mbledhje trajneri Françekso Moriero, i cili mëson kështu fatin për të ardhmen.

gijotina.com/

(VIDEO) Arlind Ajeti shkëlqen në Turqi, dy gola me Bodrumspor –

✇27.al
By: 27

Arlind Ajeti protagonist. Mbrojtësi i Kombëtares ka realizuar dy gola në Ligën e Parë Turke me Bodrumspor, në ndeshjen ndaj Demirspor. Fillimisht, në minutën e 11-të, me një të majtë brenda zonës ia doli që të mposhtë portierin kundërshtar.

32-vjeçari do linte gjurmë edhe në fundin e pjesës së parë, duke shënuar një tjetër gol dhe duke kompletuar dopietën personale. Ajeti mungoi në dy ndeshjet e kaluara për shkak të një kartoni të kuq, teksa tashmë për të ky është rikthimi më i mirë i mundshëm.

I impenjuar në 22 ndeshje, ai shkon në kuotën e 3 golave në sezonin e dytë me fanellën e skuadrës së Bodrumspor.

Video:  https://rumble.com/v75h1rq-seferi.html

gijotina.com/

Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës –

✇27.al
By: 27

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Sipas vetë avokatit Cakrani, dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant. Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës. Si pasojë, Cakrani ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.

Burime spitalore bëjnë me dije se avokati ka dëmtime serioze në kokë,  dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si edhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ishin dy çuna me një makinë, të cilët pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njërin po bisedoja, tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Nuk e kam idenë. Erdhën aty provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Ata dolën nga makina, më dhunuan.

Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi.

Më thanë: ‘Pse ke parkuar keq makinën. Ke zënë gjithë karburantin’. Pra ishte një mënyrë, një formë provokimi. Nuk i njoh të dy. Ishin moshë e re”, tha Cakrani.

“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit –

✇27.al
By: 27

Policia e Vlorës ka dhënë informacion paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, ku u dhunua avokati Kujtim Cakrani, 55 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:30, në rrugën Transballkanike, pranë një pike karburanti, avokati është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar, teksa po furnizonte automjetin e tij me karburant.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pozicionimit të automjetit në vendin e furnizimit, çka ka sjellë bllokimin e mjeteve të tjera. Situata është përshkallëzuar dhe dy personat e përfshirë e kanë goditur fizikisht avokatin, i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore, policia ka arritur të identifikojë automjetin me të cilin autorët janë larguar nga vendngjarja.

 

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë incident.

 

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

gijotina.com/

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, detajet e konfliktit –

✇27.al
By: 27

Një sherr ka ndodhur mesditën e së dielës në Vlorë, nga ku mësohet se ka mbetur i dhunuar avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.

Mësohet se Cakrani është goditur me derën e automjetit në fytyrë dhe është dërguar në spital për mjekim.

Gjithashtu bëhet me dije se sherri ka nisur për shkak të një dere të lënë hapur në pikën e karburantit.

gijotina.com/

Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge –

✇27.al
By: 27

Një shqiptar 43-vjeçar, anëtar i një organizate të madhe të trafikut ndërkombëtar të drogës, u arrestua nga Policia italiane në zonën e Vittorias në Itali.

Ai ishte shpallur në kërkim në të gjithë Europën me urdhër-arrest të lëshuar nga autoritetet belge për krime të rënda lidhur me prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Operacioni u krye si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, pas një alarmi të dërguar nga Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale e Departamentit të Sigurisë Publike.

Hetuesit e Skuadrës Fluturuese të Raguzës nisën hetime të targetuara, që çuan në gjetjen e tij të fshehur në një shtëpi në Scoglitti, një fshat bregdetar në komunën e Vittorias.

Pas kryerjes së formaliteteve të zakonshme, shqiptari u dërgua në burgun e Raguzës, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane, të cilat do të vendosin mbi një eventuale ekstradim drejt Belgjikës.

gijotina.com/

Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore! –

✇27.al
By: 27

“Ditën e martë, secili prej jush proteston, shpreh revoltën në kryengritjen paqësore të opozitës, jo vetëm për vete, por për fëmijët e tij, për Shqipërinë, dhe për të ardhmen evropiane të këtij vendi,” shkroi Berisha sot ne nje mesazh ne Facebook.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në një protestë të planifikuar më 10 shkurt, si shenjë kundërshtimi ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama dhe për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Në postimin e tij, Berisha e përshkroi deklaratën e Ramës gjatë daljes së sotme si një kërcënim ndaj shtetit ligjor dhe drejtësisë, duke argumentuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari të qeverisë është historik dhe i paprecedentë. Ai akuzoi kryeministrin se po tenton të “asgjësojë shtetin ligjor” dhe se, sipas tij, veprimet e qeverisë rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore, duke theksuar se veprimi është jo vetëm për interesin personal, por edhe për të ardhmen e vendit dhe për integrimin evropian të Shqipërisë.

“T’i qëndrojmë ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, si rruga e vetme për rivendosjen e shtetit ligjor dhe integrimin në BE.” shkroi Berisha, duke përmbyllur ftesën me thirrjen.

gijotina,com/

Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë –

✇27.al
By: 27

Një shtetas shqiptar, i arratisur që nga viti 2004 dhe i kërkuar për trafik droge dhe mbajtje të paligjshme armësh, u arrestua në Spanjë falë një operacioni ndërkombëtar të koordinuar mes Karabinierëve të Fermos dhe policisë spanjolle.\

Ai tani ndodhet në dispozicion të Gjykatës Qendrore Kombëtare të Madridit, në pritje të procedurave të dorëzimit.

Shqiptari ishte shpallur fajtor për shpërndarje të kokainës, deri në 340 doza mesatare ditore, si dhe për furnizim me heroinë, kokainë dhe marihuanë. Ai gjithashtu posedonte në mënyrë të paligjshme rreth 2 kg marihuanë dhe municione pa leje, me qëllim furnizimin e palëve të treta.

Ai kërkohej për vuajtjen e një dënimi të mbetur prej gati katër vjetësh burg dhe një gjobe prej afërsisht 9,000 eurosh për për shpërndarjen e narkotikëve dhe për posedimin e armëve, të dyja të kryera në provincë.

Gjatë hetimeve, autoritetet arritën të lokalizonin shqiptarin fillimisht në zonën e Durrësit dhe më pas në Spanjë, duke mundësuar arrestimin e tij.

gijotina.com/

Lazarat/ Fshati humbet shkollën, dështon ideja për ta kthyer në qendër të bimëve medicinale –

✇27.al
By: 27

Godina që dikur gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, sot qëndron e heshtur dhe e mbyllur.

Shkolla e fshatit Lazarat, e investuar në vitin 2019, u rikonstruktua me shpresën se do t’i shërbente brezave të rinj, por emigrimi masiv dhe largimi i të rinjve e lanë atë pa nxënës, duke e kthyer në një ambient bosh.

Më vonë, kjo godinë u përshtat dhe u inaugurua si qendër grumbullimi për bimët medicinale, e njohur si CAT (Canabis Alternative), një projekt me dimension social, i mbështetur nga qeveritë zvicerane dhe austriake. Qendra u prezantua si një alternativë ekonomike për Lazaratin dhe zonat përreth, në një realitet ku papunësia dhe mungesa e investimeve vijojnë të jenë plagë të hapura.

Megjithatë, pavarësisht inaugurimit dhe pritshmërive të krijuara, qendra nuk ka funksionuar asnjë ditë. Pajisjet, ambientet dhe investimi mbetën të pashfrytëzuara, ndërsa godina vazhdon të qëndrojë e mbyllur, ashtu si shkolla më parë. Banorët e Lazaratit shprehen se ndihen të keqardhur kur e shohin godinën në këtë gjendje.

Sipas tyre, nuk është thjesht një ndërtesë e braktisur, por një simbol i shpresave të shuara dhe i projekteve që mbeten në letër.

Ata theksojnë se fshati ka nevojë për punësim real dhe mbështetje konkrete, jo vetëm për prerje shiritash.

Në një zonë që prej vitesh përpiqet të distancohet nga e shkuara dhe të ndërtojë një model të ri jetese përmes punës së ndershme dhe rikthimit te bimët medicinale, mbyllja e kësaj qendre përbën një tjetër zhgënjim për komunitetin.

Ndërsa emigrimi vazhdon dhe të rinjtë largohen, Lazarati rrezikon të mbetet jo vetëm pa shkollë dhe pa qendër pune, por edhe pa shpresë për të ardhmen, nëse projektet nuk shoqërohen me funksionim real dhe politika afatgjata zhvillimi.

gijotina.com/

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit –

✇27.al
By: 27

Ernest Muçi nuk di të ndalet këtë sezon me Trabzonspor. Në javën e 21-të të Super Ligës së Turqisë, Trabzonspor arriti një fitore 3-0 në transfertë kundër rivalit tepër të forte si Samsunspor. Futbollisti kuqezi, Ernest Muçit vazhdon të thotë fjalën e tij duke shënuar, kësaj radhe nga pika e 11-metërshit.

Fillimisht Muçi dhuroi asistin për golin e avantazhit, me Onachun që përfitoi nga ai passim I saktë dhe realizoi me kokë për 0-1.

Megjithatë Muçi nuk u mjaftua me kaq. Teksa Trabzonspor po udhëhiqte 2-0 deri në minutën e 90-të, miqve iu akordua një penallti. Ernest Muçi u ngjit në skenë për të goditur, duke dërguar portierin dhe topin në kënde të kundërta për ta bërë rezultatin 3-0.

Kështu, Trabzonspor doli fituese me rezultatin 3-0, falë dy golave ​​të Paul Onuachu dhe një penalltie nga Muçi.

 

Këtë sezon, Ernest Muçi ka shënuar 12 gola, 9 prej të cilëve në kampionatin turk dhe ka dhënë 4 asiste në 22 paraqitje për Trabzonsporin në të gjitha garat. Për më tepër, futbollistit shqiptar i duhet vetëm një gol për të tejkaluar sezonin e tij me më shumë gola të shënuar në karrierën e tij. Ai më parë kishte shënuar 12 gola në 27 ndeshje për Tiranën në sezonin 2019-20.

gijotina.com/

 

Ja çfarë duhet të dini, nëse kërkoni të shkoni në SHBA –

✇27.al
By: 27

Shqipëria mbetet në listën e 75 vendeve për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit ka pezulluar lëshimin e vizave emigracioni, duke argumentuar këtë masë si një mënyrë për të kufizuar përdorimin e ndihmave sociale nga emigrantët që kërkojnë qëndrimin e përhershëm në SHBA.

Eksperti i emigracionit, Lorenc Mansaku, i ftuar në News24, shpjegoi se baza ligjore e pezullimit është garancia financiare I-864, e cila kërkon që personi që bën bashkimin familjar të garantojë se aplikanti do të ketë të ardhura mbi 125% të nivelit të varfërisë. Në rast se aplikanti merr ndihma sociale, shteti amerikan mund t’i kërkojë kthimin e fondeve nga qytetari amerikan ose personi me green card që ka bërë garancinë. Mansaku theksoi se kjo praktikë nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë dhe vetëm kohët e fundit USCIS ka filluar të kërkojë dëmshpërblimin e fondeve të përdorura.

Ai shtoi se kriteri i përdorur nga administrata amerikane për përfshirjen e vendeve në listë është përqindja e keqpërdorimit të ndihmave sociale nga qytetarët e atyre vendeve, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Mansaku theksoi se shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe shumë prej tyre po kontaktojnë ekspertët për të kuptuar detyrimet ligjore që u lindin për garancinë financiare.

Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar se pezullimi përfshin vetëm vizat emigracioni, për qëndrim të përhershëm, ndërsa vizat turistike dhe studentore vazhdojnë të lëshohen. Mansaku shpjegoi se proceset e bashkimeve familjare vazhdojnë normalisht deri në ditën e intervistës, por vizat nuk do të lësohen deri në një udhëzim të dytë, duke krijuar një pezullim praktik të procedurave.

 

Eksperti shtoi se kjo gjendje krijon periudha ankthi për shqiptarët që presin Green Card, pasi nuk ka një datë të përcaktuar për rifillimin e lëshimit të vizave, ndërsa disa masa të reja, si vendosja e një garancie publike prej 1,000 dollarësh për vizat emigracioni, po shqyrtohen si zgjidhje e mundshme.

 

Sipas Mansakut, ka edhe sfida juridike ndaj pezullimit, pasi organizatat për të drejtat civile kanë depozituar padi federale duke e konsideruar masën të pabazuar dhe diskriminuese. Ai shtoi se proceset e intervistave mund të vazhdojnë për të shmangur krijimin e një volumini të madh të aplikimeve, por lëshimi i vizave mbetet pezull për vendet e prekura, duke përfshirë Shqipërinë.

gijotina.com/

Klandestinë në Tiranë/ Dy të rinj u merrnin 2,700 euro secilit emigrant të paligjshëm –

✇27.al
By: 27

Strukturat e Policisë së Tiranës finalizuan operacionin e koduar “Relay 6”, duke arrestuar dy shtetas të dyshuar për transport të emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të veprimeve për goditjen e kontrabandës së emigrantëve, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë kapën A. M., 24 vjeç, dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit”. Ata dyshohet se po transportonin me automjet 5 emigrantë, të cilëve u kishin kërkuar 2700 euro secili, me premtimin për t’i dërguar në Francë.

Si provë materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

 

 

 

Tentojnë t’i shmangen testit të alkoolit duke u dhënë ryshfet policinë, arrestohen 6 shoferë në Durrës –

✇27.al
By: 27

Shkon në 6 numri i shoferëve të arrestuar në Durrës për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur, disa prej të cilëve tentuan të shmangeshin nga testimi i alkoolit duke ofruar para për punonjësit e Policisë Rrugore.\

Gjatë fundjavës, në kuadër të planit të masave “Fundjava”, policia vuri në pranga 5 drejtues automjetesh që drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Dy prej tyre, shtetasit N. N. dhe H. M., tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë duke ofruar shuma parash për të shmangur testin e alkoolit dhe arrestimin.

Nga kryerja e testit, rezultoi se N. N. drejtonte automjetin me nivel alkooli 1.62 mg/l, ndërsa H. M. 1.57 mg/l.

gijotina.com/

❌