Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Ramës –

✇27.al
By: 27

Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se viti 2025 ka shënuar një periudhë të errët për Shqipërinë, duke i referuar këtij viti si kulmin e “narkoregjimit” të Edi Ramës.

Sipas Berishës, ky ka qenë një vit në të cilin qytetarët shqiptarë janë varfëruar më shumë se kurrë, duke u përballur me një rritje të padrejtësisë dhe abuzimeve nga pushteti.  Ai e cilësoi këtë vit si një moment kur “ujërat e zeza të regjimit mafioz” shpërthyen në të katër anët e vendit.

Berisha përmendi gjithashtu se, nën drejtimin e Edi Ramës, procesi zgjedhor u shndërrua në një farsë të plotë elektorale, duke transformuar parlamentin në një “strofull të krimit” dhe duke shkelur çdo parim demokratik.

Ai akuzoi Ramën si pasardhës të xhelatëve të regjimit të Enver Hoxhës, duke theksuar se ai ka bllokuar çdo hapësirë për opozitën dhe ka dëshmuar gatishmërinë për të zbatuar taktikat autoritare të regjimit komunist.

“Mbyllim këtu sot komunikimin me mediat, dhe nëpërmjet tyre me qytetarët, dhe është traditë të bëjmë një bilanc të shkurtër të këtij viti kulmor të narkoregjimit të Edi Ramës. Viti 2025 ishte një vit, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite, më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre. Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës.

Viti 2025 ishte viti në të cilin bastardi i xhelatëve të regjimit të Enver Hoxhës, konkretisht Kristaq Ramës dhe Spiro Kolekës që firmosnin varjen në litar të kundërshtarëve politikë dhe kërkonin përdorimin e tankeve dhe topave ndaj studentëve kundër vendosjes së pluralizmit politik, shndërroi para shqiptarëve dhe botës procesin zgjedhor në një farsë të plotë elektorale.

Transformoi në një strofull të krimit parlamentin e vendit. Shkelmoi çdo parim të një shteti demokratik. Edi Rama hoqi çdo maskë, bllokoi çdo hapësirë në parlament për opozitën shqiptare, dëshmoi se pasardhësi i denjë i xhelatëve të regjimit komunist është i gatshëm të zbatojë në këtë vend pikë për pikë ato platforma që zhdukën nga Shqipëria opozitën,” deklaroi Berisha.

Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

✇27.al
By: 27

Në një kohë kur AKSH është nën akuzë nga SPAK për skandale të shumta, që lidhen me transparencën e kontratave, menaxhimin e fondeve dhe sigurinë e të dhënave, kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, e cilësoi atë si një “institucion krenarie” për Shqipërinë.

Ai theksoi se falë digjitalizimit, qytetarët nuk kanë më nevojë të presin në radhë për shërbime bazike si certifikata e gjendjes civile.

Sipas tij, kursimet e realizuara nga ky proces kapin shifrën e 620 miliardë lekëve (rreth 620 milionë euro), ndërsa 3.4 milionë shqiptarë janë përdorues aktivë të platformës e-Albania, me 17 milionë shërbime të gjeneruara vetëm gjatë vitit 2025.

“AKSHI është një institucion krenarie për ne, që të jemi të qartë bashkë. Është një institucion për të qenë krenar. Kur duhet të shkonit të mbanit radhë, edhe për një certifikatë të gjendjes civile, 620 miliardë lekë, 620 milionë euro, ka kursyer AKSHI për shqiptarët, falë digjitalizimit.

Falë atiih AKSHI, 3.4 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të platformës e-Albania. Në 2025, janë 17 milionë shërbime të gjeneruara.”, theksoi ai.

The post Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha appeared first on 27.

Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama, dujke vijuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së fundvitit, duke iu referuar dosjes së Belinda Ballukut, u shpreh se mesazhet nuk janë kurrsesi prova.

Rama tha se as pabarazia në tendera nuk mund të quhet rast korrupsioni.

Edi Rama: Jo çdo kush që hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bërë korrupsion. Ka edhe vepra të tjera. Shpërdorimi i detyrës psh është një vepër të cilës ju kthye edhe vetë BE së fundmi. Kjo sepse është një term ku futen thesi i madh, me kollajllëkun më të madh sidomos kur jeton në një periudhë kur tenxheret hidhen përpjetë me gjithë kapakë, burg, burg… BE iu kthye me kërkesë të Gjermanisë, jo vetëm të Italisë që e kërkonte prej kohësh dhe ka dalë një direktivë e re për të riparë këtë nocion. Pse? Sepse Kushtetuta thotë janë tre pushtete të pavarura ngë njëri-tjetrin. Drejtësia është e pavarur nga ekzekutivi por edhe ekzekutivi është i pavarur nga drejtësia. Nuk vjen dot një prokuror të thotë pse ti e vendose kështu dhe nuk e vendose ashtu, kjo është një katastrofë, dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim i cili ka një prapavijë të qëllimshme, jo padashje, të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm në mënyrë të vetëdijshme këtu nuk jam i pavarur, këtu është pavarësia e drejtësisë që vjen tek unë.

Që nga fillimi i këtij kapitulli të drejtësisë speciale, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshin natyrisht funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë dhe të dytë të kësaj qeverie? Janë rreth 80%. Ne ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen me periudhën e mëpastajme. Për rastet për të cilat po flasim kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli të një kryetari bashkie, është një dënim skandaloz, kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë. Ka bërë burg për prerje pemësh. Rasti është turp.

Pabarëzia në tender është një vepër tjetër, jo korrupsion, është vepër penale, po e përmbledhur ccfarë dua të them… Qëkur mesazhet janë prova? Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe qëkur mbi bazën e mesazheve bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave kur ngrihej turra e druve se ky i tha atij ashtu dhe ai i tha atij tjetrit ashtu? Qëkur? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër që lidhet se kush tha dhe çfarë tha patjetër që janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq,çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Për çfarë i duhet pafajësia kur i është shkatërruar totalisht jeta dhe familja? Kush ia kthen mbrapsht jetën? Drejtësia demokratike ka vendosur kufij!

Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –

✇27.al
By: 27

Në mbyllje të vitit 2025, Edi Rama zhvilloi mesditën e sotme në Kryeministri konferencën e fundvitit në praninë e gazetarëve. Rama deklaroi se të ardhurat e shtetit kanë arritur në 628 miliardë lekë, falë rritjes së performancës në dogana dhe tatime, pa rritur taksat.

“Kemi pasur një rritje të të ardhurave nga tatimet në dogana, pa rritje të taksave. 628 miliardë lekë në të ardhura të shtetit, ndërkohë që janë miratuar disa politika të reja për paketën fiskale me marrëveshjen e paqes dhe projektligjin e faljes së detyrimeve të prapambetura, apo skemën e re të kompensimit të TVSH-së për fermerët. Është gati skema e garancisë shtetërore për bujqësinë që ka filluar të japë efektet e para, ndërkohë që edhe sipas vlerësimit të SIGMA-s, që është institucioni që bën llogaritjet dhe varet nga BE, Shqipëria konsiderohet vend lider në funksionimin e administratës publike në rajon dhe në menaxhimin e financave, shërbimeve publike”, u shpreh ai.

Rama foli shumë gjatë për arritjet “madhështore” të rilindjes por nuk tha asnjë fjalë  për këtë administratën tjetër që bën shëtitje çdo ditë në SPAK apo organet e tjera të hetimeve. Duke fillur nga zëvendësja e saj, Belinda Balluku e deri tek njerëzit që ai vetë i ka vendosur në poste kyçe të administratës dhe drejtimit të qeverisjes, ku skandali I fundit më I madh abuziv ishte ai i AKSHI-t,(Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit)

 

Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores –

✇27.al
By: 27

Pas një pushimi të shkurtër dimëror, futbolli shqiptar rikthehet më 10 janar, duke sjellë jo vetëm sfidat e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë, por edhe takimet e javëve të ardhshme në Abissnet Superiore. Komisioni i Ligave dhe Garave i FSHF-së ka publikuar kalendarin e ndeshjeve, duke përcaktuar datat dhe oraret e secilës sfidë.

Kupa e Shqipërisë, raundi 1/8
Tirana – Skënderbeu 10.01.2026 13:00
Partizani – Burreli 10.01.2026 13:00
Bylis – Laçi 10.01.2026 13:00
Teuta – Vora 10.01.2026 16:00
Vllaznia – Pogradeci 10.01.2026 16:00
Egnatia – Apolonia 10.01.2026 16:00
Elbasani – Flamurtari 10.01.2026 16:00
Dinamo City – Besa 10.01.2026 për t’u përcaktuar

Abissnet Superiore, java 19
Bylis – Tirana 14.01.2026 13:30
Vllaznia – Egnatia 14.01.2026 17:00
AF Elbasani – Flamurtari 14.01.2026 17:00
Partizani – FK Vora 15.01.2026 13:30
Teuta – Dinamo City 15.01.2026 17:00

Abissnet Superiore, java 20
Flamurtari – Bylis 18.01.2026 17:00
Egnatia – AF Elbasani 18.01.2026 17:00
FK Vora – Tirana 19.01.2026 13:30
Partizani – Teuta 19.01.2026 17:00
Dinamo City – Vllaznia 19.01.2026 19:30

Abissnet Superiore, java 21
Bylis – Egnatia 24.01.2026 13:30
Tirana – Flamurtari 24.01.2026 13:30
Vllaznia – Partizani 24.01.2026 16:30
Teuta – FK Vora 25.01.2026 13:30
AF Elbasani – Dinamo City 25.01.2026 16:30

Abissnet Superiore, java 22
FK Vora – Flamurtari 31.01.2026 13:30
Partizani – AF Elbasani 31.0

1.2026 16:30
Dinamo City – Bylis 31.01.2026 19:00
Teuta – Vllaznia 01.02.2026 16:30
Egnatia – Tirana 01.02.2026 16:30

Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa –

✇27.al
By: 27

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Lajmi është bërë bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili shkruan: “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreha sot ngushëllimet familjes së shokut dhe profesorit tonë Zyhdi Pepa, i cili u nda nga jeta.

Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë. U prehsh në paqe Profesor”.

Zyhdi Pepa shërbeu si ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992, në një kohë kur bujqësia përbënte një nga sektorët më të ndjeshëm dhe jetikë të ekonomisë shqiptare.

Mandati i tij përkoi me proceset e para të reformimit ekonomik, privatizimit të tokës dhe riorganizimit të institucioneve shtetërore pas rënies së regjimit komunist.

Në të njëjtën periudhë, Pepa ushtroi edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, duke qenë pjesë e qeverisë së stabilitetit që kishte për detyrë menaxhimin e tranzicionit politik dhe institucional të vendit.

Qeveria ku ai mori pjesë ishte e përbërë nga përfaqësues të spektrit të ndryshëm politik dhe synonte garantimin e rendit, reformave bazë dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira.

Ai ushtroi detyrën si zv.kryeministër dhe ministër i Bujqësisë në qeverinë e Ylli Bufit dhe më pas në atë të Vilson Ahmetit.

Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (Emri) –

✇27.al
By: 27

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal të Fierit. Autori është identifikuar si Shkëlqim Murati.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier, i cili është dëmtuar lehtë.”, citohet në njoftim.

Lezhë/ Një person gjendet i vdekur,me plagë nga armë zjarri në trup, dyshime e para –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Spiten të Lezhës, ku një person është gjetur i vdekur.

Sipas informacioneve paraprake, viktima rreth 65-vjeç kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se ai ka qëlluar veten,.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia e Lezhës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna të plota mbi motivet apo shkaqet që çuan në këtë akt tragjik.

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri) –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar automjete, mjete motorike dhe llogari bankare të shtetasit Brigeno Binoshaj dhe familjarëve të tij, pasi nuk justifikonin burimin e pasurive të deklaruara.

Hetimet kanë zbuluar se Binoshaj është dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Pas verifikimeve, u konstatuan dyshime se pasuritë e tij dhe të familjarëve nuk përputhen me të ardhurat e ligjshme të deklaruara.

Bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

Automjeti Mercedes Benz S600L në emër të Brigeno Binoshajt

Motori Piaggio Gilera në emër të Brigeno Binoshajt

Motori Yamaha MT09 në emër të Brigeno Binoshajt

Automjeti Volkswagen Golf 2.0 TDI në emër të G.B.

Motori Yamaha YP250R në emër të G.B.

Automjeti Lancia Y në emër të E.B.

Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane? –

✇27.al
By: 27

Njoftimi i Departamentit të Thesarit të SHBA-së për sanksione kundër familjes Hysa me shetetësi meksikane, por me origjinë shqiptare, për akuzën për pastrim parash në favor të fraksionit Mayiza të Kartelit Sinaloa, i shtohet një liste të gjatë lajmesh që lidhin kartelet meksikane me klanet kriminale me origjinë shqiptare dhe na bën të pyesim veten: Pse është bërë kaq e zakonshme lidhja midis organizatave të krimit të organizuar në Meksikë dhe Shqipëri?

Pak dihet për mafian shqiptare në Meksikë, por ajo është shumë e rëndësishme ndërkombëtarisht. Së bashku me ‘Ndranghetën italiane, është një nga dy mafiet që kontrollojnë trafikun e drogës në Evropë dhe për këtë arsye është një aleat kyç i Kartelit Sinaloa dhe Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco në nivel ndërkombëtar. Përtej Evropës, ajo ka gjithashtu një prani në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi përmes emigrantëve shqiptarë të vendosur në ato vende.

Në fund të viteve 1980, si Mafia Shqiptare ashtu edhe ‘Ndrangheta ishin të vogla në krahasim me organizatat e tjera kriminale, por që nga vitet 1990 e tutje, ato filluan të rriteshin falë dy faktorëve kryesorë. I pari ishte dobësimi i mafieve me ndikim të lartë për shkak të persekutimit nga qeveritë evropiane, si Mafia Siçiliane (Cosa Nostra), Camorra Napolitane, Mafia Ruse, Mafia Galiciane dhe Unioni Korsikan. Në të gjitha këto raste, qeveria gjeti anëtarë të gatshëm të tradhtonin të tjerët, gjë që lejoi ndjekjen penale të shumë prej udhëheqësve të tyre, duke i bërë ata partnerë më pak të besueshëm për kartelet meksikane ose kolumbiane.

Ndërsa informatorët i dobësuan këto mafia, kartelet meksikane dhe kolumbiane gjetën aleatë të përshtatshëm te mafia shqiptare dhe Ndrangheta, pasi në të dyja rastet këto janë grupe kriminale të përbëra vetëm nga njerëz që ndajnë lidhje të drejtpërdrejta familjare, domethënë prindër, fëmijë, vëllezër, xhaxhallarë dhe nipër, gjë që zvogëlon rrezikun e tradhtisë, sepse ata ndajnë gjak.

Faktori i dytë është se, në një kohë të shkurtër, falë diasporës së emigrantëve nga Shqipëria dhe Kalabria (një rajon në Italinë jugore ku lindi ‘Ndrangheta, i karakterizuar nga të ardhura shumë më të ulëta se pjesa tjetër e vendit), ata arritën të krijojnë një prani në shumicën e vendeve evropiane, veçanërisht në porte, qendra të mëdha financiare, kryeqytete me popullsi të dendur dhe zona me rritje të lartë ekonomike.

Për shembull, mafia shqiptare ka një prani në qytete të mëdha si Londra, Berlini, Parisi, Stokholmi, Stambolli, Nju Jorku, Sidnei, Toronto, Madridi dhe Roma, si dhe në portet më të ngarkuara tregtare në Evropë, si Hamburgu në Gjermani, Algeciras dhe Valencia në Spanjë, Antverpi në Belgjikë dhe Roterdami në Holandë.

Prandaj, duke qenë se portet janë pika kryesore e hyrjes për drogëra të tilla si kokaina dhe fentanili në Evropë, dhe mafia shqiptare është ajo që infiltrohet më mirë në to, ajo është një aleat kyç për organizata të tilla si Karteli Sinaloa ose Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco.

Por përveç dy arsyeve të listuara tashmë, ekziston edhe një e tretë që e dallon mafian shqiptare, e cila, përveçse është kyçe në trafikun e drogës, u ofron gjithashtu organizatave meksikane qasje në një rrjet të gjerë pastrimi parash në Evropë dhe pjesë të tjera të botës, siç është Kina.

Shqiptarët investojnë në zhvillime të pasurive të patundshme luksoze të nivelit të lartë në të gjithë Evropën; ata zotërojnë kazino, hotele, resorte, por kanë krijuar gjithashtu aleanca me investitorë kinezë dhe turq për të pasur interesa në biznese të vogla që shesin produkte të lira dhe mallra pirate në qytete të ndryshme.

Në mënyrë të ngjashme, operacionet e tyre janë zbuluar në qendrat kryesore financiare evropiane si Cyrihu, Gjeneva, Frankfurti dhe Londra, si dhe blerja e kriptomonedhave, përdorimi i platformave të lojërave video dhe mashtrimet në shkallë të gjerë përmes mjeteve dixhitale.

Shkurt, mafia shqiptare është bërë një partnere kaq e mirë e karteleve meksikane sepse është një nga blerësit më të mëdhenj të drogës, ka një rrjet të madh shpërndarjeje në Evropë dhe vende të tjera, u ofron atyre një shërbim shtesë shumë të dobishëm siç është pastrimi i parave dhe madje mund t’u sigurojë atyre armë të kalibrit të lartë.

Kjo e bën të mundur që i njëjti klan shqiptar të ketë marrëveshje biznesi me kartele rivale si Karteli Sinaloa dhe CJNG, sepse kostoja e shpërbërjes është më e lartë se kostoja e tolerimit të mos-ekskluzivitetit.

Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se ndryshe nga Karteli Sinaloa ose CJNG, mafia shqiptare nuk është një organizatë e vetme, por shumë të pavarura; domethënë, çdo klan familjar është një bandë, me portofolin e vet të bizneseve. Por, ndryshe nga organizatat kriminale meksikane, të cilat shpesh përplasen dhe konkurrojnë, shqiptarët rrallë përdorin mosmarrëveshje të dhunshme dhe shumicën e kohës bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe ndajnë fitimet.

Prandaj nuk është për tu habitur që familja Hysa, me seli në Meksikë dhe e lidhur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara me klanin Mayiza, shërben si urë lidhëse me klanet e mëdha evropiane dhe, përveç pastrimit të parave përmes kazinove, ofron qasje në një portofol të gjerë investimesh në Evropë, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë për tu zbuluar nga autoritetet meksikane. Për këtë arsye, marrëdhënia midis organizatave shqiptare dhe meksikane është intensifikuar me kalimin e viteve. NORO ESTE

 

Synohet marrja e kontrollit të llogarisë –

✇27.al
By: 27

Policia e Shtetit ka dalë me një paralajmërim për një fushatë phishing në platformën “WhatsApp”, ku synohet që përmes hakerimit të merren llogaritë e qytetarëve.

Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:

• Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;

• Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;

• Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;

• Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.

 

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.

Mësohet se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.

Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.

Kujtojmë se në muajin Qershor 2024, e njëjta gjykatë por me gjyqtare tjetër, ka vendosur pranimin e kërkesës duke urdhëruar sekuestrimin e pasurive të personave të implikuar në veprimtari kriminale.

Në vendimin e parë gjykata argumenton se:

“…në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Elman Abule, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të Kristian Boçi apo Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale…”.

Por 1 muaj më pas, në muajin Korrik 2024, ky vendim sekuestroje është prishur nga Gjykata e Apelit në Tiranë, duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në shkallën e parë me trup tjetër gjykues.

Shkak i prishjes së vendimit në Apel, të sekuestrimit të rreth 20 pasurive, është bërë një qëndrim absurd që ka mbajtur në seancën gjyqësore prokurorja Arta Marku.

Pas dhënies së vendimit Gjykata e Apelit njoftoi se vendimin për rigjykimin e çështjes në shkallën e parë, e ndërmori pasi prokurorja Arta Marku, mbajti qëndrimin në seancë se: “…vendimi i gjykatës së Tiranës është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale…”.

Por palët, prokuroria dhe personat e vënë në hetim për pastrim parash, kontrabandë të mallrave dhe evazion fiscal, shkuan me rekurs në Gjykatën e Lartë duke mbajtur pretendimet e tyre.

Pas shqyrtimit të çështjes Gjykata e Lartë, vendosi të lerë në fuqi vendimin e Aelit, që urdhëronte rishqyrtimin nga e para të kërkesës së prokurorisë së Tiranës, për sekuestrimin e 20 pasurive të disa personave të proceduar.

Çështja është shortuar dhe kërkesa i ka rënë për shqyrtim gjyqtarit Altin Abdiu, i cili pak ditë më parë ka vendosur të mospranojë kërkesën e prokurorisë dhe lirojë të gjitha pronat e personave.

Pavarësisht këtij vendimi, pritet që çështja të Apelohet nga prokuroria e Tiranës. Ndërsa ky vendim nuk e pengon hetimin penal, pasi tashmë mësohet se prokuroria është në fazën e kryerjes së aktit të ekspertimit financiar me qëllim nxjerjen e një bilanci mbi justifikimin e ligjshëm ose jo të pasurive të krijuara nga personat e proceduar.

 

Akuza për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim prone, arrestohet shqiptari në Gjermani –

✇27.al
By: 27

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga autoritetet gjermane.

Bëhet fjalë për Hito Musajn, 60 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Sipas hetimeve, Musaj ka falsifikuar lejen e ndërtimit për të përvetësuar një apartament në Vlorë, të cilin më pas e ka shembur dhe ka ngritur një objekt të ri me përmasa të mëdha.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë.

Njoftimi i policise

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet faza e radhës, kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Gjermani, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua në Gjermani, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi në kërkim ndërkombëtar:

Hito Musaj, 60 vjeç.Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale”.
Shtetasi Hito Musaj akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të lejes së ndërtimit, ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. Më pas, e ka prishur atë dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit Musaj, në Shqipëri.

Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren –

✇27.al
By: 27

Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një seri masash për mbarëvajtjen e situatave në terren me rastin e festave të fundvitit. Në një njoftim zyrtar, sqarohen të gjitha masat nga Drejtoria Vendore e Tiranës.

Sipas tyre, masat konsistojnë në, shtimin e prezencës së patrullave, vendosja e pikave fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të kryeqytetit, kontrolle të vazhdueshme ndaj sukjektve që shesin apo posedojnë lëndë piroteknike etj.. Gjithashtu, uniformat blu theksojnë se, do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë, në çdo rast nevoje të qytetarëve.

Njoftimi i plotë

Me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bazë dhe për zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar me të njëjtin objektiv, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ndërmarrë një sërë masash konkrete në të gjithë territorin e kryeqytetit.

Masat konsistojnë në:
-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike;
-vendosjen e pikave fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë;
-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore;
-kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale;
-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë, në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve;
-bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Theksojmë se punonjësit e Policisë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë, në çdo rast nevoje. Kërkoni ndihmë dhe denonconi paligjshmëritë që hasni, pranë çdo patrulle fizike, njesie policie ose në numrat pa pagesë 129 dhe 112! Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient të sigurt për qytetarët, gjatë gjithë ditëve të festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.

Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por problemi i ujit të pijshëm nuk u zgjidh –

✇27.al
By: 27

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Duke përfshirë edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat që paguajnë qytetarët për financimin e shërbimit, vendi duhet t’i kishte të zgjidhura tashmë çështjet e furnizimit me ujë të pijshëm, por ka ndodhur krejt e kundërta.

Megjithë këto financime, humbjet e ujit në rrjet janë të njëjta në dekadën e fundit. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet ishin 67 për qind në vitin 2024, ndërsa 64% në vitin 2023 dhe në një nivel të ngjashëm edhe më herët.

Nga rreth qindra projekte të financuara me kredi të huaja deri në vitin 2025, sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përthithur rreth 599 milionë euro në periudhën 1990–2025.

Në një vend me popullsi si Shqipëria, kjo shumë do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht furnizimin me ujë. Nëse këto investime do të ishin përqendruar në uljen e humbjeve në rrjet, Shqipëria sot do të ishte shumë pranë furnizimit të pandërprerë me ujë në zonat urbane dhe turistike.

Humbjet aktuale në rrjet janë mbi 60% dhe tregojnë se problemi nuk është te prodhimi i ujit, por te keqmenaxhimi, pasi uji nuk faturohet.

Ekspertët pohojnë se vetëm përgjysmimi i humbjeve do të sillte një rritje reale të furnizimit me 30–40%, pa ndërtuar burime të reja. Shumica e qyteteve të mëdha do të kishin 24 orë në ditë furnizim me ujë.

Investimet janë shpërndarë në një numër të madh projektesh të vogla, shpesh të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës së re, pa ndërhyrë në mënyrën se si operon sistemi.

Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti mesatar vjetor i të gjitha burimeve të ujit të përdorura për prodhimin e ujit të pijshëm nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime të monitoruara për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub. Po në këtë vit, vëllimi i përgjithshëm i ujit të prodhuar ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale ishte 100 milionë metra kub.

Të dhënat tregojnë se uji total i disponueshëm për të gjitha shoqëritë UK tejkalon kërkesën kombëtare nga konsumatorët që ato shërbejnë me rreth 80%, por ndërkohë qytetet dhe zonat rurale të vendit, në shumë raste, vuajnë nga mungesa e ujit. Uji prodhohet, por nuk shndërrohet në shërbim të qëndrueshëm për konsumatorin./Monitor

Shkrumbohen dy automjete dhe një kioskë në Librazhd, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

✇27.al
By: 27

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një njësi shërbimi në fshatin Xhyrë, në krah të aksit nacional Librazhd–Përrenjas. Sipas njoftimit të MZSH (Mbrojtja nga zjarri dhe shpetimi) Librazhd, shërbimet zjarrfikëse u njoftuan rreth orës 03:29 dhe ndërhynë menjëherë në vendngjarje.

Në operacion morën pjesë dy automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Si pasojë, u dogj plotësisht një kioskë në pronësi të shtetasit Skënder Gega nga fshati Xhyrë i Njësisë Administrative Hotolisht i bashkisë Librazhd si dhe dy automjete të parkuara pranë saj.

Ndërkohë, u shpëtuan nga flakët dy kioska të tjera në afërsi dhe një automjet tjetër i parkuar pranë vatrës së zjarrit. Burime nga MZSH bëjnë me dije se shkaku i zjarrit mbetet për t’u përcaktuar, por ka dyshime të forta edhe për një zjarrvënie të qëllimshëm.

Këmbimi valutor 30 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

✇27.al
By: 27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.6 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.2 lekë dhe do shitet me 110.7 lekë.

Screenshot_3

 

 

Prej pesë ditësh mungonte, rifillon furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës –

✇27.al
By: 27

Rikthehet uji në Vlorë! Pas pesë ditësh ndërprerje, defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit u riparua pas mesnate. Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës, konkretisht zona e Lungomares, ka nisur të furnizohet me ujë.

Ndërhyrja për rregullimin e tubit përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment në të cilin filloi edhe mbushja e depove. Furnizimi me ujë ka nisur në disa zona të qytetit, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfshihet gradualisht gjatë orëve në vijim.

Furnizimi nuk po realizohet me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit.

Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi po kryhet ende me kapacitet të reduktuar, pasi po testohen pajisjet e reja të instaluara.

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Dhjetor 2025 –

✇27.al
By: 27

Dashi

Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do ndiheni te qete ne çdo moment. Beqaret do kenë shume komplekse prandaj nuk do mundin dot te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar do keni goxha probleme për t’i zgjidhur. Përqendrohuni dhe mos ju besoni shume atyre qe ju rrethojnë.

Demi

Perspektivat janë goxha te mira gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Nuk do ndodhe asgjë qe nuk e keni dëshiruar kështu qe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do fillojnë histori dashure te cilat kane për te qene afatgjata. Me financat gjerat nuk do shkojnë si duhet. Nuk do dini si t’i menaxhoni ato te ardhura qe keni ne mënyrë qe situata te mbetet e stabilizuar.

Binjakët

Do flisni shume hapur me parterin tuaj gjate kësaj dite dhe do mund t’i sqaroni te gjitha problemet e vogla qe keni pasur. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do toleroni. Beqaret nuk do e kenë te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Do keni mundësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara dhe te hiqni para mënjanë.

Gaforrja

Ndjenjat pe rate qe keni ne krah do jene te thella sot. Çdo moment do jete shume me i veçante për ju dhe do ndiheni here pas here si ne një ëndërr te bukur. Beqaret duhet te shohin me kujdes çdo ftese qe do ju behet sepse përndryshe mund t’iu ikin mundësi te mira nga duart. Ne planin financiar problemet do zhduken si me magji.

Luani

Mos e provokoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme te mëdha me atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër tregohuni sa me realiste qe te mundeni. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te gjetur personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë investime te tejskajshme nuk duhen kryer. Tregohuni te matur.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do jete shume afër perfeksionit gjate kësaj dite. Me partnerin do ndani çdo ide, çdo mendim dhe çdo ndjenje. Beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do realizojnë, por te paktën nuk do kalojnë një dite rutine. Pritet qe shume shpejt gjerat te ndryshojnë. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te merrni vendime te rëndësishme.

Dita e sotme nuk do jete aspak rutine për ata qe janë ne një lidhje. Përkundrazi personat qe kenë ne krah do i ojne neper vende te panjohura dhe do i surprizojne ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie plot pasion dhe qe do ju sjelle kënaqësi te mëdha. Gjendje e te ardhurave nuk do jete e keqe. Do jeni me te qete për këtë arsye.

Akrepi

Do i qaheni partnerit sot për sjelljen jo te mire qe ka pasur kundrejt jush kohet e fundit. Ne disa momente mund te ketë edhe debate te vogla. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person te cilin e kane pasur shok fëmijërie. Gjerat ndryshojnë me kalimin e kohëve. Financat do jene delikate. Nuk është absolutisht koha për te shpenzuar shuma te konsiderueshme.

Shigjetari

Dëgjojini me kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj gjate kësaj dite dhe mos i shkoni kundër për asgjë. Ruani sa te mundni klimën e ngrohte. Beqaret nuk do kenë asgjë me shume sesa disa aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha duhet ende te prisni. Për financat nuk do keni perse te shqetësoheni sepse gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Bricjapi

Do lindin probleme te mëdha ne çift gjate kësaj dite lidhur me një trashëgimi. Tregohuni realiste dhe mos thoni gjera te pamenduara. Beqareve do iu jepen mundësi pa fund për njohje te reja kështu qe nëse do duan vërtet mund te ndryshojnë edhe statusin. Financat do jene shume delikate. Lëvizjet e gabuar mund t’iu shkatërrojnë tërësisht.

Ujori

Te dashuruarit do kenë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Fatmirësisht nuk do ketë as debate apo konflikte te renda. Priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm, prandaj shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Financat nuk do jene te këqija, por jo ne gjendjen e duhur për te kryer investime te tejskajshme.

Peshqit

Nuk do merreni vesh shume mire sot me atë qe keni ne krah dhe për çdo gjë do e kundërshtoni njeri-tjetrin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht te gjitha atyre qe do ju thonë te tjerët sepse do lëndojnë veten e tyre. Nuk duhet nisur asnjë lidhje pa qene te sigurte. Gjendja e te ardhurave nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël.

Peshorja

Nuk do merreni vesh shume mire sot me atë qe keni ne krah dhe për çdo gjë do e kundërshtoni njeri-tjetrin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht te gjitha atyre qe do ju thonë te tjerët sepse do lëndojnë veten e tyre. Nuk duhet nisur asnjë lidhje pa qene te sigurte. Gjendja e te ardhurave nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël.

 

Parashikimi i motit për sot, 30 dhjetor 2025 –

✇27.al
By: 27

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës. Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.

Screenshot_1

Screenshot_2

❌