Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Akuzat për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku ishte nën hetim për dyshime lidhur me transferimin e paligjshëm të oficerëve të policisë. Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si person në dijeni për rreth një orë në SPAK për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë. 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.

Hetimi kishte nisur fillimisht në Prokurorinë e Beratit, por më pas u transferua për kompetencë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas organit të akuzës, pas përfundimit të hetimeve, SPAK arriti në përfundim se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale të kryer nga Muhamet Rrumbullaku, duke kërkuar pushimin e procedimit penal.

Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos –

✇27.al
By: 27

Nga Genc Burimi

Janë dy skena surrealiste që do të mbahen mend gjatë në memorien e televizioneve në Shqipëri.

Nga njëra anë, Davosi. Një skenë solemne me 19 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota, që asistonin krah presidentit Trump në themelimin e Bordit të Paqes. Kamerat nga e gjithë bota fiksonin skenën, e cila ritransmetohej live në TV shqiptare. Në raste të tilla, komentatorët nuk kanë shumë minutazh në dispozicion për të komentuar çdo pjesëmarrës, por njëra tërheq vëmendjen si e vetmja grua në atë asamble prestigjioze: Vjosa Osmani e Republikës së Kosovës.

Një shqiptare, që të paktën kështu ishte e pranishme aty, në kupolën e planetit, “për inat” të gjithë armiqve të Shqipërisë, duke filluar nga Vuçiçi, i cili mund të ketë pasur në atë moment një ulje tensioni, kur pa në OKB-në e re shtetin e Kosovës para syve të gjithë botës.

Po ai shqiptari tjetër, ku qe? Për një moment kujtova se kamera nuk po e kapte gjithë skenën. E pamundur! Si mund të dalin jashtë “kuadrit” dy metrat e Kryeministrit të Shqipërisë? S’mund të jetë aty krah Trumpit përfaqësuesja e Kosovës dhe jo ai i Shqipërisë?

Përgjigjja e asaj mungese, sa e dhimbshme aq edhe e pakuptueshme për të gjithë ata që e duan Shqipërinë pavarësisht divergjencave të brendshme, vinte nga vetë i interesuari, apo “i bojkotuari”. Në momentin kur presidenti Trump duartrokiste homologët nga të gjitha kontinentet, të cilët e nderonin me pjesëmarrjen e tyre, Kuvendi i Shqipërisë dhe të gjithë ata që po e ndiqnin live në TV asistonin në një shfaqje patetike të kryeministrit të vendit.

Përpara deputetëve që një pjesë mezi i mbanin të qeshurat, një pjesë mbyllnin sytë nga skandali dhe një pjesë gajasnin sikur po dëgjonin personazhin e Sillos të të ndjerit Koço Devole, Rama, me fytyrë dhe zë të vrazhdë, ia kapi seriozisht:
“Pse nuk vajta në Davos? Duhej të bëja një zgjedhje midis ftesës së babait dhe asaj që të prisja vajzën e tij në Shqipëri. Dhe unë zgjodha vajzën, por me lejen e babait ama.”

Ky Kuvend, një ditë, nuk do të jetë më me këta deputetë, as edhe me këtë Kryeministër. Por kjo deklaratë, nga më surrealistet në një vend që pretendon të jetë shtet, padyshim që do të mbetet në arkiva për një kohë shumë të gjatë.

Në deklaratën e tij, Kryeministri e pranoi vetë se, ashtu siç i flitet një qeni në një kolibe që ruan shtëpinë, i paskan thënë se edhe ai do të rrinte aty me një mision të rëndësishëm ruajtës, gjatë kohës që “të zotërit” do të mblidheshin për gjëra shumë serioze që ai s’mund t’i kuptonte. Edi Rama kujtoi se me atë justifikim, përpara asamblesë së popullit, luajti rolin e më të zgjuarit të klasës, rolin e një Makiaaveli që shqiptarët me standard mendor mesatar nuk arrijnë t’ia kuptojnë nuancat e mendimit.

Në të vërtetë, “Makiaaveli” shqiptar ishte në rolin që i shkon më mirë, përkufizuar me shumë art në një shkrim të bujshëm të New York Times më 1948: roli i “idiotit të dobishëm” (useful idiot).

Po a s’e ka menduar Kryeministri i vendit më të korruptuar sot në Europë se ka një shpjegim shumë më të thjeshtë sesa akrobacitë verbale dhe cerebrale që i ofroi mjerisht opinionit publik?

Ashtu si zv.presidenti Vance nuk deshi ta shihte Ramën krah tij në një mbledhje të Aleancës Atlantike në Mynih para disa muajsh, edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk ka dashur as ta dëgjojë emrin e shqiptarit Rama, e jo më ta shihte personalisht, në tribunën amerikane të Bordit të Paqes në Davos.

Kush është dirigjentja që organizon axhendën dhe çdo hap e takim të presidentit Trump me një precizion ore zvicerane? Susie Wiles, shefja e kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Ishte ajo, së bashku me bashkëpunëtorin e saj të ngushtë Chris LaCivita, që kontribuan gjerësisht në fitoren e Donald Trump falë një fushate elektorale të jashtëzakonshme që ata të dy organizuan. LaCivita ishte ai që, fill pas asaj fitoreje vendimtare për amerikanët, vuri këmbën në Shqipëri, ku i provoi vetë fyerjet, arrogancën dhe, mbi të gjitha, korrupsionin elektoral të Edi Ramës.

Si kujton ky i fundit se këto gjëra mund të harrohen kaq kollaj, si me shkopin magjik të një ishulli përbri Vlorës? Po pse, problem e kishte Susie Wiles që, me përvojën e saj unike në SHBA, të gjente mënyrën më “diplomatike” që axhenda e Trumpit të mos kryqëzonte Kryeministrin e Shqipërisë?

Edhe sikur kjo të dukej a priori e pamundur, meqenëse Rama kishte vendosur të shkonte në Davos thjesht në përgjigje të ftesës së vetë Trumpit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, zgjidhja u gjet kollaj që kjo të mos ndodhte. Dhe ja që një “axhendë e re” doli nga kapelja e prestigjatorëve amerikanë, për ta bllokuar Ramën në Shqipëri me vizitën e Ivanka Trump në Vlorë, për fat të keq për Ramën, pikërisht në të njëjtën ditë me ceremoninë zyrtare në Davos.

Vetëm Edi Rama mund t’i besojë përrallës që ai tregon. Ku ishte urgjenca që Ivanka Trump të vinte në Vlorë ditën më të rëndësishme diplomatike të babait të saj, i cili është e pakët të thuhet se kishte kaq shumë nevojë të kishte sa më shumë shtete të pranishme në tribunën e Davosit për iniciativën e tij të Bordit të Paqes? Si mund ta privonte Ivanka të jatin nga prania e një shteti më shumë në tribunën e Bordit të Paqes? Si mund të ishte në atë tribunë historike Kosova dhe jo Shqipëria, thjesht sepse Ivanka duhej patjetër të shkonte në Vlorë?

Kush mendje serioze mund ta imagjinojë për një sekondë se i shoqi i Ivankës, Jaredi, në tribunën e Davosit shpaloste energjitë më të fuqishme që bota mbarë t’i bashkohej aty iniciativës së Bordit të Paqes, për të cilën ai vetë ka punuar me muaj të tërë, dhe ajo, Ivanka, për një kapriço për të riparë Vlorën, sabotonte përpjekjet e të jatit dhe të të shoqit duke penguar pjesëmarrjen e Edi Ramës krah 19 të pranishmëve të tjerë të nderuar nga e gjithë bota?

Edi Rama, për një herë të vetme, u tregua sot i sinqertë, kur e pranoi nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë se i kishin dhënë urdhër të rrinte në koliben e tij, që Trump të mos ia shihte “bojën” në Davos.

Fusnin drogë në burg! Arrestohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe një efektiv policie –

✇27.al
By: 27

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve.

Në pranga me masë arrest në burg në mungesë janë vënë një punonjës policie në IEVP Elbasan, një i paraburgosur dhe një grua familjare e të paraburgosurit.

Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar.

Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për:

N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan

E.K., familjare e një të paraburgosuri

G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Operacioni u zhvillua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

 

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim për gjyqtaren e Korçës Eglantina Mikani –

✇27.al
By: 27

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dërguar një kërkesë zyrtare tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) për të nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani.

Hetimi lidhet me shkelje të rënda procedurale në një çështje penale kundër shtetasit R.F, i akuzuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, vendimi penal në këtë rast është shpallur më 14 dhjetor 2022, por vendimi i arsyetuar dhe dosja përkatëse u depozituan në sekretarinë gjyqësore vetëm më 7 mars 2024, duke tejkaluar afatin e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale me 14 muaj e 24 ditë. Ministri Lamallari vlerëson se kjo vonesë ka pasur pasoja konkrete juridike, pasi vendimi ka marrë formë të prerë më 20 maj 2024, duke penguar të pandehurin nga përfitimi i amnistisë së parashikuar me ligjin nr. 33/2024.

Në shkresën drejtuar ILD-së, argumentohen se veprimet e gjyqtares bien ndesh me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale, të cilat kërkojnë shpalljen dhe arsyetimin e vendimeve brenda afateve ligjore.

“Në zbatim të ligjit Nr.115/2016, ligjit 8678/2001, të ndryshuar, dhe ligjit Nr.96/2016, kërkohet fillimi i hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani”, thuhet në shkresë.

 

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur mëngjesin e kësaj të premte provat, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019.

Në seancën që po zhvillohet në GJKKO, SPAK ka paraqitur provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Mësohet se prokurori i çështjes Adnan Xholi po paraqet 67 fashikuj para trupës gjykuese dhe kërkoi seancë me dyer të mbyllura duke argumentuar se ka dhëna që janë sekret hetimor dhe që nuk janë ekspozuar deri më tani.

“Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar”, tha prokurori Xholi.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e organit të akuzës që për këtë fazë të leximit të fashikullit që përmban të dhëna sekret, të mos jenë të pranishëm përfaqësues të mediave dhe seanca vijoi pa praninë e gazetarëve.

Atentati ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, dhe u plagosën Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Në të njëjtën çështje penalë janë edhe Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia dhe Julian Pjetri.

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri) –

✇27.al
By: 27

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Objektivi”, duke zbardhur 6 raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një shtetas gjatë dy ditëve të fundit dhe përgjatë vitit 2025.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Klajdi Muhametaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e vjedhjes.

Sipas hetimeve, më datë 21.01.2026, 43-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe disa dokumente në zyrat e Postës Shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke. Gjithashtu, në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe produkte në katër lokale të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe sende të forta që shërbenin për hapjen e dyerve.

Hetimet vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjes nga ky shtetas, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

“Avokatja” mashtruese përfundon në gjyq, u mori para qytetarëve me premtime të rreme –

✇27.al
By: 27

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Klotilda Kola e akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit” të kryer më shumë se një herë dhe “Fshehjes së të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 180/1 të Kodit Penal. Procedimi penal nr. 768/2025 është regjistruar mbi bazën e kallëzimeve të disa shtetasve dhe denoncimeve në media investigative.

Sipas hetimeve, e pandehura është prezantuar për një kohë të gjatë si avokate dhe ka përfituar shuma monetare nga qytetarë të ndryshëm, kryesisht nga Lushnja dhe Fieri, duke u premtuar zgjidhje të çështjeve ligjore, administrative dhe gjyqësore. Shërbimet e premtuara nuk janë realizuar, ndërsa pagesat janë kryer në forma të ndryshme, përfshirë dorëzime në dorë dhe transferta bankare. Në disa raste, viktimave u janë dhënë informacione të pavërteta për procese gjyqësore apo aplikime administrative që rezultuan se nuk ishin kryer.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se Klotilda Kola ka ushtruar veprimtari në dukje si përfaqësuese ligjore në një kohë kur nuk kishte status aktiv si avokate, si dhe ka përfituar të ardhura pa i deklaruar pranë organeve tatimore. Prokuroria thekson angazhimin e saj për ndjekjen penale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që cenojnë pasurinë dhe të drejtat ekonomike të qytetarëve.

Nuk votoj kurrë një dokument që mban sipër emrin e mender Ramës –

✇27.al
By: 27

Deputeti demokrat Edi Paloka ka shpjeguar qëndrimin e tij një ditë më parë në parlament ku ishte i vetmi deputet që nuk votoi projektligjin e sjellë më urgjencë nga Rama pa patur akoma një marrëveshje për Bordin e Paqes, për të miratuar në Kuvend.

Paloka shpjegoi se opozita nuk kishte asnjë hall dje. Hall të madh kishte Edi Rama pasi nuk dinte nga t’ia mbante pasi në një cep atje e priste Soros. Opozita ka qene gjithmonë me presidentit Trump. Tha ai.

PD-së ju ngrit një kurth. Dmth, Rama me të vetët, kjo ishte pak a shumë fjala ime dje në parlament. Rama, “Gjeniu” i të keqes siç e mendon ai vetë, mendoi që vërtetë dje e futi Partinë Demokratike në një kurth ku ata do të detyroheshin të votonin këtë marrëveshje me emrin e tij. Kishte dy qëllime futja e emrit të Ramës. Edhe rehabilitimin e tij gjoja ndërkombëtar, por unë mendoj që qëllimi kryesor ka qenë që ne të mos e votonim, që opozita të mos e votonte dhe ky ta merrte atë kartë e ta tundte pastaj, të bëhej nga delja e zezë që është, të nxirrte opozitën si dele të zezë. Prandaj unë vërtete nuk votova. E deklarova aty që nuk do të votoj kurrë për asnjë arsye një dokument ose edhe një copë letër që mban sipër emrin e mender Ramës. Por opozita nuk mund të mos votonte një marrëveshje që ofrohej për ngritjen e bordit nga Presidenti Trump. Dhe unë këtë thashë. Nuk jemi ne në hall. Se ne me Presidentin Trump kemi qenë gjatë gjithë kohës.

Me SHBA kemi qenë atëherë kur ky i hidhte flamurin me përbuzje. Simbolin me të rëndësishëm që kanë amerikanët, ky e ka hedhur me përbuzje para mediave në mënyrë demonstrative. Kur ky i thoshte Presidentit Trump  që je turpi i njerëzimit ne ishim me Presidentit Trump , e mos ti marr me radhë të gjithë deri tek rasti i fundit kur ky i bënte presin Amerikës me Kinën etj.

Pra ne nuk ishim në hall dje, se çfarë do të bënim. Në hall është ai se nuk do nga të shkojë. Se këtij e pret tek cepi Aleks Soros. Atje është Presidenti Trump që dihet se sa, ja ka treguar administrate se sa e preferon. Tani janë bërë tre pole se doli edhe Macroni këtij nga krahu tjetër. Kështu që Rama është në hall nga të shkojë. Ne, opozita shqiptare e kemi gjet gjithmonë të qartë për pozicionin tonë. Hilja ishte kjo që thashë. Futja e emrit të Ramës, asgjë nuk ishte procedurale aty. Sepse ka vite tashmë që ndodh. As futja me shpejtësi e marrëveshjes që nuk ekziston se marrëveshja nuk ekziston. Marrëveshja u nënshkrua dje.

Pra një marrëveshje duhet të nënshkruhet e pastaj të ratifikohet në parlament. Pra e gjithë kjo hilja e vogël prej diaboliku, qelbësire të vogël të lagjes ishte kjo futja me shpejtësi për ta miratuar, jo futja e emrit të tij brenda…”, u shpreh Paloka.

Rama nuk është kryeministri im se nuk më shërben –

✇27.al
By: 27

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu u përplas në ‘Top Story’ me ish-ministrin socalist të Financave Arben Malajn teksa diskutonin se çfarë fiton apo humbet Shqipëria nga pjesëmarrja në Bordin e Paqes.

Teksa Gogu po fliste me superlativa për “arritjet e Ramës” ndërhyri Malaj dhe tha se qeveria e tij vlerësohet negative nga gjithë raportet ndërkombëtare dhe i rikujtoi mbi 140 mln euro që BE i bllokoi pas skandalit me fondet e AKSHI-t.

Malaj u acarua teksa gjatë debatit Gogu i tha se Rama është edhe kryeministri i tij dhe e përfaqëson, ndërkohë që ish-ministri reagoi menjëherë me tone të larta doke e mohuar kategorisht që Rama ta përfaqësojë.

Debati

Malaj: ne kemi arritur në një pikë që s’duam ti dëgjojmë më nderkombëtarët. Jep BE mbi 140 mln euro për bujqësinë, sapo ndodhi skandali i AKSHI-t të bllokoi. Ku e shof unë fuqinë e ramës, , kur vendin im është i vetmi vend që i bllokohen 140 mln euro.

Gogu:  Ju po bëni atë udhëtimin e atij nipçes që ja bënte gjyshit nga ndërzimi artificial te lufta në Vietnam.  S’të ndjek dot se po flasim për Bordin e Paqes

Malaj: Je pastor apo politikan, lere ndërzimet dhe gjëegjezat. Ki rrespekt për vetveten. me gjaegjeza do ta bëjmë debatin

Gogu: Po çlidhje ka me Bordin e Paqes. Juve po thoni që duhet të marri nga Bordi i Paqes, çfarë do marri zgjidhje për AKSHI-n…

Malaj: kryeministri jot…

Gogo: Jo jo, kryeministri është i imi, i juaji, i gjithë shqiptarëve që e kanë votuar

Malaj: Jo e kanë votuar një pjesë e shqiptarëve

Gogu: Por sot të shërben edhe ty

Malaj: Jo mua nuk më shërben fare dhe ja kam thënë në sy

Gogu: Do na përfaqësojë, edhe non gratën do ta përfaqësojë

Malaj: nëse rritet repurtacioni i Presidentit dhe kryeministrit ka përtifime edhe vendi. Ju po e mitizoni Ramën, por do e shihni edhe koston e mitizimit të tij. E dyta, nëse bllokohen fondet e BE ka lidhje me kredibilitetin e Ramës. Mos e mitizoni Ramën se ka arritje të mëdha sepse fati i Shqipërisë s’ka patur lidhje me Ramën.

Nëse ju e ngrini Ramën dhe qeveria e Ramës vlerësohet negative nga gjithë raportet ndërkombëtare ka një kontraditë.

Hodhën në erë diskon në Greqi, në pranga dy vëllezër nga Tirana: Morëm 5 mijë euro…

✇27.al
By: 27

Dy vëllezër shqiptarë, persona me precedentë penalë në Greqi, janë arrestuar si autorë te dyshuar të shpërthimit me eksploziv të diskotekës “Jacky.O” në rrugën Michalakopoulou të Athinës, mbrëmjen e 7 tetorit 2025.

Në prangat e policisë greke ranë Blerim Buci, 41 vjeç dhe Besmir Buci, 32 vjeç, të dy nga Tirana. Veç akuzës për shpërthimin me eksploziv, ndaj tyre ishte aktiv një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje, si dhe shkelje të ligjeve mbi armët.

Në mënyrë më të detajuar, u zbulua se, pasi parkoi një automjet pranë diskotekës, 32-vjeçari Besmir Buci, iu afrua objektit në këmbë dhe më pas vendosi dhe aktivizoi pajisjen shpërthyese të improvizuar. Më pas, ai hypi përsëri në automjet, ku 41-vjeçari Blerim Buci po e priste dhe u larguan së bashku. Doli gjithashtu se automjeti i përdorur nga autorët e aktit u ishte siguruar atyre nga bashkëpunëtori i tyre, një 44-vjeçar grek.

Gjatë kontrolleve të kryera, u gjetën dhe u sekuestruan, një thikë palosëse, 8 telefona celularë, një pajisje telekomandimi me ekran, 2 fletore me shënime, veshje të përdorura gjatë shpërthimit, si dhe automjeti i mësipërm si mjet për kryerjen e aktit.

“… Për bombën, më punësoi një çift që kishte hesape të vjetra, siç më thanë, me pronarin e dyqanit, dhe më dhanë 5,000 euro që të shkoja ta vendosja.”

Këto ishin të vetmet fjalë pranimi nga njëri prej dy burrave të arrestuar. Sipas hetimit të policisë, bomba ishte një “mesazh paralajmërues”. Autorët kërkuan para për ofrimin e mbrojtjes së paligjshme, por refuzimi kategorik i pronarit për t’iu nënshtruar shantazhit çoi në hakmarrje.

Gjatë operacionit, 41-vjeçari Blerim Buci, u gjet në një zonë të pazbuluar në natyrë, ku u përpoq të fshihej. Kur policia iu afrua dhe u përpoq ta ndalonte, ai rezistoi fuqishëm, duke i goditur me duar dhe këmbë, por ata arritën ta ndalonin. Personat e arrestuar, të cilët janë akuzuar në të kaluarën, ndër të tjera, për – sipas rastit – vjedhje, pahijshmëri, grabitje, mashtrim, dëmtim të rrezikshëm trupor, falsifikim, si dhe shkelje të ligjeve për drogën, u dërguan në autoritetin kompetent të ndjekjes penale.

The post Hodhën në erë diskon në Greqi, në pranga dy vëllezër nga Tirana: Morëm 5 mijë euro… appeared first on 27.

Më dhanë 5 mijë euro për të vendosur bombën –

✇27.al
By: 27

Dy vëllezër shqiptarë, persona me precedentë penalë në Greqi, janë arrestuar si autorë te dyshuar të shpërthimit me eksploziv të diskotekës “Jacky.O” në rrugën Michalakopoulou të Athinës, mbrëmjen e 7 tetorit 2025.

Në prangat e policisë greke ranë Blerim Buci, 41 vjeç dhe Besmir Buci, 32 vjeç, të dy nga Tirana. Veç akuzës për shpërthimin me eksploziv, ndaj tyre ishte aktiv një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje, si dhe shkelje të ligjeve mbi armët.

Në mënyrë më të detajuar, u zbulua se, pasi parkoi një automjet pranë diskotekës, 32-vjeçari Besmir Buci, iu afrua objektit në këmbë dhe më pas vendosi dhe aktivizoi pajisjen shpërthyese të improvizuar. Më pas, ai hypi përsëri në automjet, ku 41-vjeçari Blerim Buci po e priste dhe u larguan së bashku. Doli gjithashtu se automjeti i përdorur nga autorët e aktit u ishte siguruar atyre nga bashkëpunëtori i tyre, një 44-vjeçar grek.

Gjatë kontrolleve të kryera, u gjetën dhe u sekuestruan, një thikë palosëse, 8 telefona celularë, një pajisje telekomandimi me ekran, 2 fletore me shënime, veshje të përdorura gjatë shpërthimit, si dhe automjeti i mësipërm si mjet për kryerjen e aktit.

“… Për bombën, më punësoi një çift që kishte hesape të vjetra, siç më thanë, me pronarin e dyqanit, dhe më dhanë 5,000 euro që të shkoja ta vendosja.”

Këto ishin të vetmet fjalë pranimi nga njëri prej dy burrave të arrestuar. Sipas hetimit të policisë, bomba ishte një “mesazh paralajmërues”. Autorët kërkuan para për ofrimin e mbrojtjes së paligjshme, por refuzimi kategorik i pronarit për t’iu nënshtruar shantazhit çoi në hakmarrje.

Gjatë operacionit, 41-vjeçari Blerim Buci, u gjet në një zonë të pazbuluar në natyrë, ku u përpoq të fshihej. Kur policia iu afrua dhe u përpoq ta ndalonte, ai rezistoi fuqishëm, duke i goditur me duar dhe këmbë, por ata arritën ta ndalonin. Personat e arrestuar, të cilët janë akuzuar në të kaluarën, ndër të tjera, për – sipas rastit – vjedhje, pahijshmëri, grabitje, mashtrim, dëmtim të rrezikshëm trupor, falsifikim, si dhe shkelje të ligjeve për drogën, u dërguan në autoritetin kompetent të ndjekjes penale.

Erion Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin e SPAK-ut që e hetoi, Ols Dadon –

✇27.al
By: 27

 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit – pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit.

U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës –

✇27.al
By: 27

 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit – pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit.

“Eja, eja luleborë!” Ivanka Trump ndan pamje nga bregdeti i Vlorës duke e shoqëruar me këngë shqip –

✇27.al
By: 27

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa momente nga vizita e saj në Zvërnec dhe përgjatë bregdetit të Vlorës.

Pamjet e publikuara prej saj në Instagram përfshijnë fotografi dhe video ku spikasin bukuritë natyrore të zonës, deti dhe gjelbërimi karakteristik, si edhe pamje panoramike nga larg të Ishullit të Sazanit. Videot shoqërohen me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”.

Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në qytetin e Vlorës, ndërsa mbrëmjen e kaluar u prit në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Kryeministri Rama u takua me Ivanka Trump edhe gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, ku ata darkuan së bashku në praninë e delegacionit që e shoqëronte.

Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump zhvilloi një takim informal me kryeministrin Rama në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa më pas ata darkuan në një restorant në Orikum. Në këtë takim morën pjesë edhe rreth 60 arkitektë.

Ivanka Trump mbërriti në Shqipëri dy ditë më parë, e shoqëruar nga një grup arkitektësh, në kuadër të projektit për zhvillimin e Ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvërnecit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri \

Skandali/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet –

✇27.al
By: 27

Banka Raiffeisen në Tiranë fshehu paratë e Bankers Petroleum përmes një manovre tinëzare me qëllim që qeveria dhe kreditorët e tjerë privatë të mos mblidhnin dot detyrimet e papaguara të kompanisë kineze.

Skandali i rëndë, i cili tashmë është edhe pjesë e dosjes së SPAK, bën bashkëpuntore edhe një nga bankat më të mëdha në vend, në skemën kriminale të ngritur në këmbë nga drejtuesit kinezë të Bankers Petroleum për të zhdukur paratë e naftës shqiptare duke lënë pas malin me borxhe.

Për shkak të borxheve të mëdha, Bankers Petroleum praktikisht nuk mund të përdorte dot asnjë llogari për të bërë pagesa në Shqipëri, pasi paratë do të sekuestroheshin menjëherë si nga tatimet apo dhe nga subjektet e tjera, ndaj të cilave Bankers ka detyrime të papaguara.

Por teksa shteti dhe përmbaruesit xhironin më kot me vendimet e gjykatave dhe urdhrat e ekzekutimit në duar, Bankers dhe Raiffeisen ngritën një skemë të sofistikuar për të fshehur paratë e kompanisë kineze. Gjithçka u bë përmes një overdrafti që Raiffeisen hapi për kompaninë Bankers.

Bankers përdorte overdraftin e Raiffeisen për të kryer pagesat në Shqipëri dhe pasi harxhonte një sasi të caktuar parash nga ky overdraft i zëvendësonte ato duke transferuar para nga llogaria e saj në Vienë, por gjithmonë duke u kujdesur që overdrafti të mos kalonte asnjëherë në shifër pozitive.

Dhe limiti i overdraftit ishte 9 milionë dollarë, çka i lejonte bankers të bënte pagesa lirshëm pa patur frikën se mos do të sekuestroheshin nga Tatimet apo kreditorët e tjerë.

Për shkak se overdrafti është praktikisht borxh, legjislacioni në fuqi nuk lejon bllokimin apo ekzekutimin e tij. Kjo pasi paratë, konsiderohen të bankës dhe jo të subjektit që i është çelur overdrafti.

Por skema djallëzore u zbulua nga prej përmbaruesve të shumtë që kërkonin më kot të ekzekutonin para nga Bankers për llogari të kreditorëve. Altin Latifi iu drejtua me shkresë zyrtare bankës Raiffeisen duke e vënë në dijeni se ajo që po bënte ishte e paligjshme dhe praktikisht një vepër penale.

“Ju jeni në dijeni që Bankers Petroleum kohët e fundit ka humbur gjyqe abritrazhi lidhur me detyrimet ndaj shtetit, që ky i fundit nuk po i ekzekuton dot për shkak të ndihmës pa kufij që po i jepni Ju,” i shkruan përmbaruesi Bankës Raiffeisen duke i rikujtuar se kjo ishte shkelje e qartë e nenit 320 të kodit penal dhe përbënte vepër penale, e cila dënohet me burg.

Në fund ai e ka paralajmëruar Raiffeisenin se nëse nuk do të ndalte transaksionet e paligjshme, do të njoftonte të gjitha organet ligjzbatuese.

Përfshirja e bankave në skema, të cilat dëmtojnë interesin publik për shkak të pazareve korruptive, që bëjnë drejtuesit e tyre, është një nga skandalet më të rënda financiare. Kjo është arsyeja se pse shtetet rregullojnë fort me ligje sistemin bankar.

Manovra e Raiffeisen me Bankers me oevrdratin ka vazhduar për një kohë të gjatë, edhe pasi u zbulua. Vetëm pak kohë më parë, banka e mbylli overdraftin pasi shpërtheu dhe çështja e gjobës së famshme 120 milionë euro të doganave. /Kapitali.al

Këmbimi valutor 23 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

✇27.al
By: 27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.1 lekë dhe do shitet me 111.1 lekë.

Screenshot_1

 

 

 

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Janar 2026 –

✇27.al
By: 27

DASHI

Kjo është një kohë kur ndjeni diçka që ndryshon brenda jush. Nuk është vetëm një dëshirë për të bërë gjëra, por një nevojë për të thënë të vërtetën tuaj. Yjet flasin për lëvizje, për zgjedhje që nuk mund të shtyhen më. Në punë, ka një sfidë: ose provoni se kush jeni, ose ndryshoni drejtim. Në dashuri, jeni pasionantë, por pak të paduruar: kini kujdes të mos thoni fjalë që më vonë do të bëhen të rënda. Energjia fizike është e shkëlqyer, por duhet të kanalizohet mirë.

DEMI

Po gjeni stabilitet pas disa javësh disi konfuze. Qielli ju kërkon durim dhe konkretësi, dy cilësi që i keni me bollëk. Puna i shpërblen ata që ndërtojnë ngadalë: një projekt mund të japë fryte afatgjata. Në dashuri, keni nevojë për siguri, gjeste të thjeshta por të sinqerta. Nëse jeni beqar, një njohje e re do të rritet ngadalë por thellë. Marrëdhëniet tuaja me familjen janë të forta.

BINJAKËT

Jeni shenja e komunikimit dhe tani yjet ju kërkojnë të flisni qartë, para së gjithash me veten. Ka kaq shumë ide, kaq shumë mundësi, por duhet të zgjidhni se ku ta investoni energjinë tuaj. Jeni të shkëlqyer në punë, por kini kujdes të mos humbni kohë. Në dashuri, dëshironi qetësi: ata përreth jush duhet t’ju ndjekin, jo t’ju pengojnë. Kjo është një kohë ideale për udhëtime, studime dhe krijimin e kontakteve të reja.

GAFORRJA

Një qiell që flet për emocione dhe vetëdije të forta. Po e kupton atë që dëshiron vërtet dhe, mbi të gjitha, atë që nuk dëshiron më. Në punë, do të marrësh konfirmim ose një përgjigje të shumëpritur. Në dashuri, je i thellë, por pak i ndjeshëm: përpiqu të mos mbyllesh në vetvete nëse diçka nuk shkon menjëherë siç shpresoje. Marrëdhëniet familjare dhe projektet që lidhen me shtëpinë favorizohen.

LUANI

Jeni në qendër të vëmendjes, por tani duhet ta përdorni dritën tuaj me mençuri. Ambicia dhe kreativiteti shkojnë krah për krah. Në punë, mund të fitoni njohje, por shmangni konfliktet e panevojshme. Pasioni kthehet në dashuri, veçanërisht nëse lini hapësirë ​​për dialog. Ata që janë vetëm mund të përjetojnë një takim të rëndësishëm. Energjia është e lartë, por pushoni më shumë.

VIRGJËRESHA

Kjo është një kohë kur qielli ju ftojnë të kërkoni qartësi, veçanërisht në marrëdhënie. Në punë, jeni të saktë, por mos jini shumë autokritikë. Yjet favorizojnë bashkëpunimin. Në dashuri, keni nevojë për më shumë spontanitet: lini mënjanë kontrollin. Shëndeti juaj është i mirë, veçanërisht nëse i kushtoni vëmendje dietës suaj.

PESHORJA

Po përpiqesh të kuptosh se ku po jep shumë dhe ku po merr shumë pak. Puna kërkon diplomaci, por edhe vendosmëri. Në dashuri, qielli kërkon sinqeritet: më mirë një diskutim sot sesa heshtje nesër. Ekziston mundësia e rikthimit të së kaluarës. Kreativiteti po rritet dhe arti dhe bukuria po shkojnë mirë.

AKREPI

Yjet flasin për transformim. Disa gjëra përfundimisht do t’ia lënë vendin diçkaje më autentike. Në punë, jeni strategjikë, por shmangni lojërat e pushtetit. Në dashuri, jeni magnetikë, pasionantë, por edhe kërkues: përpiquni të besoni më shumë. Intuita juaj është tepër e fortë; ndiqeni atë.

SHIGJETARI

Keni nevojë për horizonte të reja. Qielli ju shtyn të shikoni përpara, të mos qëndroni të bllokuar në situata shumë të ngushta. Puna është në lëvizje dhe kontaktet e huaja ose përvojat e reja favorizohen. Në dashuri, dëshironi liri, por edhe bashkëpunim: gjeni dikë që ecën pranë jush, jo pas jush. Energjia po rritet.

BRICJAPI

Po ndërtoni diçka të rëndësishme, edhe nëse ndonjëherë ndiheni të lodhur. Yjet ju kërkojnë këmbëngulje dhe besim. Në punë, ju presin përgjegjësi më të mëdha, por edhe shpërblime. Në dashuri, jeni më të hapur se zakonisht: ata që ju duan e vënë re. Është koha të investoni në atë që ka vërtet rëndësi.

UJORI

Qielli është krijues dhe i paparashikueshëm. Keni ide të reja dhe vizione të ndryshme, por duhet t’i konkretizoni ato. Puna nxit inovacionin, por kërkohet disiplinë. Në dashuri, jeni të lirë dhe jokonvencionalë, por mos harroni emocionet e partnerit tuaj. Kjo është një kohë e shkëlqyer për miqësi dhe projekte në grup.

PESHQIT

Kjo është një periudhë me ndjeshmëri të madhe. Yjet flasin për intuitë dhe rilindje emocionale. Në punë, ndiqni instinktet tuaja, por vendosni kufij të qartë. Në dashuri, jeni romantikë dhe të thellë, por kini kujdes të mos e teproni me idealizimin. Kreativiteti është në kulmin e tij: muzika, arti dhe shkrimi favorizohen. Dëgjoni ëndrrat tuaja; ato flasin.

Parashikimi i motit për sot, 23 Janar 2026 –

✇27.al
By: 27

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit. Lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i  forcës 1-3 ballë.

Screenshot_1

Screenshot_2

 

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video) –

✇27.al
By: 27

U luajtën mbrëmjen e sotme, duelet e vlefshme për Ligën e Europës, ku “ligjin” duket se e bën skuadrat vendase. Me përjashtim të sfidës Ferencvarosh-Panathinaikos që u mbyll në barazim 1 me 1, në të gjitha duelet e tjera arritën të triumfonin ekipet pritëse.

Spikat fitorja 2 me 0 e Romës së Gasperinit në duelin ndaj Shtutgart, ndërkohë që Dinamo Zagreb e Arbër Hoxhës, mposhti me “poker”, rumunët e FCSB. Ylli i Kombëtares, ishte protagonist me asist në minutën e 11-të, për golin e shënuar nga Beljo. Hoxha qëndroi në fushë deri në minutën 90+1 kur u zëvendësua nga Varela.

REZULTATET

Roma – Shtutgart 2-0

Pisili 40′, 90+3′

GOLAT: VIDEO 

Braga – Notingam Forest 1-0

Jates 54′ (autogol)

GOLAT: VIDEO 

Selta Vigo – Lilë 2-1

Svedberg 1′ , Starfelt 69′ / Zhiru 87′

GOLAT: VIDEO 

Dinamo Zagreb – FCSB 4-1

Bakrar 7′, Beljo 11′, 71′, Kulenoviç 90+3 / Birligea 42′ 

GOLAT: VIDEO

Ferencvarosh – Panathinaikos 1-1

Dele 62′ (p) / Zarouri 86′

Nis – G.A. Igëlls 3-1

Vanhoute 10′, Gouveia 41′ , 59′ / Stokers 68′

GOLAT: VIDEO 

Rejnxhërs – Ludogorets 1-0

Diomande 33′

Salcburg – Bazel 3-1

Alajbegoviç 4′, 13′ , Kratzig 35′ / Agbonifo 56′

GOLAT: VIDEO 

gijotina.com/

Opozita do tregojë fuqinë e saj –

✇27.al
By: 27

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Në emisionin “Opinion” Berisha renditi arsyet pse protestat nuk kanë pjesëmarrje masive, duke thënë se Rama ngjall frikë te qytetarët dhe censuron median.

Më tej, kryedemokrati u shpreh se të shtunën “opozita do të tregojë fuqinë e saj dhe kreativitetin e saj” dhe se betejën me qeverinë “Rama” do e vijojë deri në “pikën e fundit”.

“Në situatën aktuale kauza e kësaj proteste është kauza më e ligjshme se çdo proteste për dy arsye, qeveria nuk ka legjitimitetin për shkak të farsës elektorale, kjo është faktuar nga raportet ndërkombëtare dhe nga Departamenti i Shtetit. Së dyti, një qeveri që del nga zgjedhje të ndershme, por vjedh qytetarët ajo humbet legjitimitetin. Në një diktaturë autoritare, fika ka dy faktorë të tmerrshëm. Çdo ditë takoj njerëz. Rama njeriu i urrejtjeve personale ka përcjell këtë frymë  në të gjithë narko-shtetin e tij. Këtu është faktori frik i pamohueshëm Faktori i dytë është censura, kontrolli që u bëhet mediave. Efekti më i tmerrshëm i censurës është se i bën njerëzit që të mos dinë se çfarë të besojnë. Jep 40 rroga analistësh që në çdo studio mashtrojnë qytetarët. Pra, kur ai merr tokën e shkollës të dhuruar nga pronarët për të bërë shkollë bujarisht dhe ia jep medias për ta kontrolluar atë me një euro. Njëri pronar është socialistë aty dhe merr 3 milion euro shpërblim për tokën, ai që ka televizionin e merr me një euro dhe qytetarët 3 milionë euro. 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Të riut shqiptar unëi ofroj gjën ëmë të madhe mundësin për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri dhe jo rrugëve të botës dhe unë e kam faktuar këtë. Në vitin ’94-’96 rritej numri i shqiptare dhe në vitin 2007-2014 numri i qytetarëve shqiptarë rritje. Iu garantojë se Shqipëria ka çdo mundësi që të rinjtë shqiptarë të ndërtojnë ëndrrën në vendin e tyre. Rama nuk është alternativë ai duhet të largohet. Rama nuk qëndron në zyrë gjatë protestave, ia mbath, le të qëndrojë dhe ta provojë. Populli ka fuqi. Opozita është në provën e saj më të madhe. Në provën me jetë ose vdekje. Në datën 24 do të tregojmë fuqinë e opozitës, kreativitetin e saj. Do i tregojmë botës se vërtet ky kryeministër përdor drejtësinë për të mbrojtur ministrat sepse është vetë. Është kuptuar se mbrapa Belindës është Rama, të gjitha këto janë të zbardhura. Nuk janë akuza të opozitës, janë dëshmi tronditëse brenda dhe jashtë vendit. opozita do të qëndrojë deri në pikën e fundit të saj se këta kanë zero legjitimitet”,-tha Berisha.

Berisha tregoi se edhe ai vet kur ishte kryeministër ka tentuar që Sazanin t’ia jepte Sivio Berluconi për zhvillim, por diçka e tillë nuk u realizua.

Kryetari i PD thekson se është pro dhënies së Sazanit për zhvillim dhe për realizimin e projekteve madhore.

“Zvërneci është investim kryekëput privat. Nuk kam parë që është dhënë tokë publike. Si mund të jem kmundër kur ka një ujdi mes privatëve. Janë të mirëpritur. Vijmë te Sazani, tokë publike. Sazani ka një histori, historia është kjo. Fatos Nano e kishte ofruar në treg, un e gjeta një gjë të tillë. Unë bisedova me Berlusconin, në atë kohë zhvillimi i Sazanit ishte i komplikuar edhe sot nuk është i thjesht. Berlusconi e pëlqeu e bëri projektin, por erdhi kriza financiere e 2008 dhe mbeti projekti. Si ta kundërshtoja unë kur unë vet isha për pjekur që të jepej për zhvillim. Rama biznesmenëve shqiptarë u ka dhënë toka shumë herë më të çmuara se Sazani”,-tha Berisha.

❌