Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm –

✇27.al
By: 27

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, po përballet me ndërprerje masive të energjisë elektrike pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të vendit.

Sipas kompanisë më të madhe private të energjisë në Ukrainë, DTEK, rreth 500 mijë familje në Kiev kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e bombardimeve të fundit.

Autoritetet bëjnë me dije se ekipet teknike janë angazhuar në terren për të rikthyer furnizimin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Punonjësit tanë po bëjnë gjithçka për të riparuar dëmet dhe për të rikthyer energjinë në zonat e prekura,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka deklaruar se përveç ndërprerjes së energjisë elektrike, rreth një e treta e qytetit ka mbetur edhe pa ngrohje, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për banorët në këtë periudhë të ftohtë të vitit.

Autoritetet ukrainase kanë dënuar sulmet, duke i cilësuar si një përpjekje për të goditur infrastrukturën kritike dhe për të rënduar jetën e civilëve.

 

Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë –

✇27.al
By: 27

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike ‘flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit,’ ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe i kërkojnë këtij të fundit të përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion.

Balliu deklaron nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen këtu, në Surrel.

“Edvin, ke shpërngulur 1.2 milion shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë”, është shprehur deputeti Klevis Balliu.

Protesta e demokratëve në zonën e Surrelit, ku ndodhet edhe banesa private e kryeministrit Rama vjen teksa qeveria përballet me një sërë skandalesh.

Mes tyre janë hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku për të cilën është kërkuar edhe arrestimi, si edhe skandali i AKSHI-t, strukturë në të cilën është zbuluar një grup që ka vepruar përmes formave kriminale.

Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot nga foltorja në Korçë se, Edi Ramën do e përcjellin në honet e historisë, për vjedhjet që ka bërë. Në këtë takim në Korçë, ai u bëri thirrje qytetarëve të çohen kundër shuarjes me këto përmasa largimi nga vendi dhe për kombin që varfërohet.

Berisha iu drejtua edhe kryeministrit duke thënë se, dënimi i tij politik është pa kthim dhe kapital. “Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet.”, tha ai.

“Thashë edhe një herë, kur na kanë provokuar në shkallën më ekstreme, kemi ditur t’u tregojmë në mënyrën më të vendosur vendin të gjithë atyre. Ndaj dhe ju garantoj se Edi Rama i ka ditët e numëruara, kohërat e numëruara. Se, se ashtu siç thotë edhe legjenda, keni parë, s’keni parë një të vdekur me të gjallë, të dy ata janë të vdekur politikisht bashkë me Rilindjen e tyre, që është një strofull krimi, strofull krimi edhe duhet të largohet nga historia.

Ndaj dhe demokratë dhe demokrate të Korçës, qytetarë dhe qytetare të Korçës, ju ftoj në emër të dinjitetit tonë njerëzor, të dashurisë sonë për këtë vend, për këtë komb që po rrokulliset si asnjëherë në historinë e tij, që po ecën drejt shuarjes me këto përmasa largimi nga vendi, për këtë komb që varfërohet, në një kohë kur Shqipëria është nga vendet më të begata, më përrallore me pasuritë e saj. Për trashëgiminë tonë, se dhe ajo ka vlerën, për familjen, për familjen dhe vlerat e saj. Miq, ligji që miratoi ky bastard i George Sorosit, ligji që miratoi është ligji i shkatërrimit të përfundimtar të familjes. Të rinjtë nuk e dinë. Edhe s’kanë pse ta dinë.

Por, në manifestin e Marksit, armiku apo gjëja më e keqe e planetit sipas filozofit parajak terrorist, Karl Marks, ishte prona private. Post-marksistët, post-marksistët kanë shpallur familjen dhe shpërbërjen e saj, ndryshimin e gjinive dhe shpërbërjen e tyre si qëllimin kryesor të një bote të ardhshme. Ndaj dhe kjo betejë është një betejë për familjen tonë, e cila ka mbajtur kombin nga shekulli në shekull, nga mijëvjeçari në mijëvjeçar dhe i detyrojmë një lloj sa Zotit ekzistencën tonë. Këtu, nga Korça, i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital.

Dënimi yt politik është pa kthim dhe kapital. Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet. Jo. Se korçarët, se tiranasit, se shqiptarët, çdo ditë betohen për të treguar vendin që meriton.
Tani, ju them unë ju një gjë. Në qoftë se do kishte dënim me vdekje, ja kam thënë dhe njëherë, ajo Lubia që shihni ju, bashkë me Edi Ramën meritonte jo një, po tre dënime të tilla. Të falenderojë Zotin që Shqipëria nuk ka dënim me vdekje, me vjedhjet që kanë bërë. Jua them unë juve, ama.

Ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita e cila ka gjithë trashëgiminë e saj, ka të drejtën me vete, ka guximin e qytetarëve. Në javë që vijnë, Edi Ramën do e përcjellin në honet e historisë, në banesën e turpit, për vjedhjet që ka bërë. Kjo kërkon nga çdo qytetar, kërkon nga çdo demokrat e demokratë, protestë paqësore të qëndrueshme.
Ne nuk duhet të humbasim nordin tonë. Të gjitha betejat i kemi fituar me qëndresë paqësore. Paqja është shumë herë më e fortë se të gjitha të tjerat. Erdhën me rebelim në ’97-ën, i përzumë me votë. Grabiten votën, do t’i përzëmë përsëri këto muaj së bashku. Ne do fitojmë. Rroftë shiu! Rroftë Korça! Rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

S’do vija për Berishën dhe as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë –

✇27.al
By: 27

Ervin Salianji zhvilloi një takim sot me demokratët në Shkodër. Në fund të takimit, pas fjalimit të Salianjit, një qytetar u ngjit në podium dhe shpjegoi se pse ai ndodhej në takim. Qytetari theksoi se prej 30 vitesh jetonte në SHBA dhe se i ishte bashkuar takimit kur kishte mësuar se aty ndodhej ish-deputeti demokrat, Salianji dhe salla ishte mbushur nga të rinj.

Qytetari nënvizoi gjithashtu se nuk do ta bënte një gjë të tillë as për Kryedemokratin Sali Berisha dhe as për Ramën. Në fund, ai shpjegoi se dhe sqaroi se nuk ishte partiak, por i bëri thirrje rinisë të bashkohet me Salianjin.

“Jetoj prej 30 vitesh në SHBA, vij nga një familje e persekutuar. Nuk jam partiak. Kur pashë gjithë këtë rini duke hyrë këtu, erdha kur mora vesh që je ti (i drejtohet Salianjit), s’do vija as për Ramën, as për Berishën. Nuk jam partiak, jam kombëtar, dua Shqipërinë dhe shqiptarët. Në SHBA i kam pritur Berishën, Ramën, Lulzim Bashën, Voltana Ademin, kam lobuar për çështjen shqiptare, me Clinton kam lobuar dhe më ka vlerësuar Kongresi i SHBA para 1200 shqiptarëve.

Për mua, ai që është më i miri, demokrat apo socialist, atij i dhëntë zoti forcë të marrë në dorë qeverinë shqiptare. I ka ardhur koha gjeneratës tonë që të rrijë dhe t’ua lërë drejtimin të rinjve. Zoti Salianji, një fjalë kam për ju, atje ne i ndjekim çështjet politike, krejt e lehtë nuk është me dalë atje ku je nisur se këta i kanë mbushur xhepat herët dhe nuk i zbrazin lehtë, ju jeni pa pare në xhep dhe e keni vshtirë. Por jam i kënaqur me këtë rini dhe i kërkoj rinisë të bashkohet me ty. Mos prisni se vjen Amerika dhe bën punët në shtëpinë tonë, bëjni ju këtu,” deklaroi qytetari.

Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë

✇27.al
By: 27

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takimin e paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka folur për situatën brenda partisë, pas deklaratave të lidershipit që pretendon se ai është vetëpërjashtuar nga PD-ja për shkak të takimeve që ka zhvilluar.

Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se Partia Demokratike duhet të reflektojë dhe të përgatitet për të rrëzuar qeverinë aktuale. “Sot duhet të jemi të sinqertë edhe me veten. PD duhet të reflektojë për të rrëzuar Ramën. Shqipëria nuk ndryshon duke kthyer politika të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët vite më parë,” tha ai.

“Shqipëria nuk ndryshon dhe është e pamjaftueshme nëse PD nuk reflekton dhe ndryshon për të rrëzuar Edi Ramën. Shqipëria nuk ndryshon duke rikthyer politika dhe metoda të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët që shumë vite më përpara. E vjetra ka dështuar. Se ka folur shumë dhe ka vepruar pak.

Është mbyllur në interesa të ngushta. Shikoni pak rastin e PD edhe në këtë pak rastin e PD në këtë moment. PD ka një statut dhe nuk ka asnjë shans që të përjashtohet dot askush nga PD.

Për shkak se zyrtarëve të PD, rrogëtarëve dhe përfituesve nuk iu vjen mirë që funkasionon që kanë ta mbajnë me punë por duan ta majnë me marifete dhe qyl shpikin terma që nuk ekzistojnë.

Nuk ka vetëpërjashtim, ka vetëpërfshirje, vetëpërballje do tia dalim deri në fund që të ndryshopjmë PD. Politika është shërbim nuk është pronë. Se anëtarësia e PD dhe qytetarët nuk janë pronë, por aksionerë.

Ne jemi këtu jo vetëm për PD por në betejë për shtetin e së drejtës. Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për denoncim, por për alternativë. PD në këtë moment ka një përgjegjësi historike. Rotacioni është mënyra e vetme për të ndaluar kapjen e shtetit”, tha Salianji.

The post Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë appeared first on 27.

Kjo parti ka patur frymëzim moton; ja të vdesim, ja të rrojmë për liri –

✇27.al
By: 27

Duke folur në ‘Foltoren’ e Korçës, që përkon dhe me 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, në një takimi masiv me qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi si Edi Ramën dhe regjimin e tij, përgjegjës për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira, kapjen e shtetit dhe bashkëqeverisjen me krimin e organizuar.

Berisha theksoi se, pavarësisht përndjekjes, izolimit dhe përpjekjeve për asgjësimin e opozitës, Partia Demokratike ka mbetur e pamposhtur dhe sot paraqitet më e fortë, më e kthjellët dhe më e vendosur se kurrë për t’i dhënë fund një sistemi që sipas tij, mbijeton vetëm përmes farsës elektorale, blerjes së votës dhe dhunimit të lirive themelore të shqiptarëve.

Pjesë nga fjala 

Miqtë e mi, ne jo vetëm që nuk u zhdukëm, po ne mbrojtëm liritë, dinjitetin, kauzën e çdo shqiptari, në kushtet më të vështira. Në kushtet kur bëhej gjithçka kundra nesh. Dhe sot jemi, jua garantoj unë ju, më të fortë se kurrë në ekzistencën tonë. Po, sot jemi më të kthjellët se kurrë dhe më të vendosur se kurrë në histori. Sot ne vijmë, sot ne vijmë pasi keni faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra, e mijëra dokumente se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se ai nuk zhvillon zgjedhje, po vetëm farsë elektorale. Dhe kjo, kjo është arritje e jashtëzakonshme. Pse? Se kjo na jep të drejtën ne, në ligjin e vendit dhe ligjin ndërkombëtar, t’i japim atij çdo ndëshkim që meriton.

Ne duhet të votojmë. Ne duhet të votojmë. Zgjedhjet sigurisht që ato ishin një traumë e vërtetë, sepse Edi Rama, për të dhunuar zgjedhjet, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, përdori 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.
Me 2 miliardë euro gjoba dhe kamata të falura, jo zgjedhjet e një kombi me 1.5 milionë votues, po dhe 4 milionë, 5 milionë votues i shkatërron ato. Edi Rama, për të përmbysur zgjedhjet, s’i fitonte kurrë po të mos bënte listat e 28 deputetëve nga bandat, nga kartelet e drogës, Troplinët, Çelët, e të tjerë e të tjerë.

Edi Rama do ishte humbësi më i madh në qoftë se nuk do të ndante 100 euro në mes të fushatës për çdo pensionist, duke shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Edi Rama do ishte humbës dhe pa gjykatës sot, në qoftë se nuk firmoste licencat për 28.000 hektarë kanabis në mbarë vendin. Do ishte humbës sot dhe pa gjyqit, në qoftë se nuk shndërronte administratën, shërbëtorët e qytetarëve, në terroristë politikë të votës së lirë. Edi Rama nuk do, do ishte humbës sot, në rast se nuk përdorte të gjithë fuqinë ekzekutive për leje ndërtimi, për certifikata, për të gjitha në mënyrë që të mashtronte për votat.

Por miq është ky është 35 vjetor dhe ne bëjmë bilanc. Ne absolutisht në historinë tonë kemi patur gabime, kemi patur të meta, kemi patur defekte, i kemi njohur ato, por një mësim, nuk e ka nxjerrë ai. Ne jemi të pamposhtur. Jemi të pamposhtur. Po, po. Ne jemi të pamposhtur. Edhe, ne ja u kemi provuar. Ne ja u kemi provuar shqiptarëve. Ne, kur ai ka nxjerrë tanket, ne u kemi vënë flakën tankeve të tij. Kur ai na ka vrarë, ne i kemi përzënë nga vendi ata, parti-krimi. Kur ai na izoloj, bëri gjithçka, ne triumfuam dhe shiheni ku është dhe ku do përfundojë ai sot.

Ne jemi parti e paqes. Paqja është forca jonë, por jemi të pamposhtur. Qëndrojmë. Në momentet më kritike, kjo parti ka patur si frymëzim dhe si moto: Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Po. Dhe pikërisht për këtë. Dhe pikërisht për këtë, ne kemi rrojtur për liri dhe ne do rrojmë për liri dhe ne do fitojmë. Bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për ta, për ta përmbysur raportin. Dështoi, dështoi dhe vetëm dështoi. Raportet e zgjedhjeve sepse si kryeministër, paguan dhjetëra e dhjetëra milionë euro taksat tuaja për të mashtruar me lobistë, me deklarata, me forma, me çdo formë. Por, falë punës që bënë demokratët, opozitarët, ne grumbulluam, paraqitëm mijëra, mijëra dokumenta. Kështu që zgjedhjet faktikisht u dënuan me vdekje.

Zgjedhjet ishin farsë dhe rekomandimi, dy, dy gjëra do më kujtoj, s’do lexoj raportin këtu. Por në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryetari i delegacionit që vizitoi Shqipërinë në zgjedhje, në raportin e tij rekomandoi: Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Pra, në Shqipëri, zgjedhjet i bëri shteti kundra partive. Ishin farsë dhe nuk ishin zgjedhje. Tjetri në Parlamentin Europian: Në Shqipëri, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Jam mirënjohës shumë këtyre burrave, të cilët i thanë në aulat më të shquara të Europës të vërtetat, të vërtetat që ne mbronim.

Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve –

✇27.al
By: 27

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur takimin e tij të paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka reaguar ashpër ndaj mesazheve të dërguara nga zyrat e PD-së, që u bënin thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, me pretendimin se ai ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci.

Në fjalën e tij përpara demokratëve, Salianji tha se mesazhi i shpërndarë është kthyer në një praktikë të zakonshme në çdo takim që ai zhvillon në qytete të ndryshme të vendit. “Gjatë ditës së djeshme, ju dhe pothuajse të gjithë demokratët keni parë një mesazh që vjen në emër të PD-së dhe që thotë se ky takim organizohet nga Benet Beci. Mesazhi vjen nga një numër që paguhet nga Partia Demokratike,” u shpreh Salianji.

Ai kritikoi drejtuesit e partisë për, sipas tij, mungesë komunikimi me bazën dhe përdorim të burimeve vetëm për të penguar takime të tilla. “Nuk ju kanë uruar as për Krishtlindje, as për Bajram, nuk kanë bërë thirrje për protesta, por bëjnë thirrje që të mos takohemi bashkë,” deklaroi Salianji, duke i cilësuar këto veprime si të kota dhe të motivuara nga frika për humbjen e pozicioneve drejtuese.

Salianji u ndal edhe te rasti i Benet Becit, duke theksuar se ai nuk është emëruar nga vetë ai apo nga demokratët, por nga drejtues të Partisë Demokratike në të shkuarën. “Siç e dini, Benet Beci nuk është një emërim i imi apo i juaji, por i emëruar nga drejtues të PD-së,” tha ai, duke shtuar se kjo çështje po ngrihet në çdo qytet si shembull i gabimeve të bëra ndër vite.

Salianji akuzoi drejtues të Partisë Demokratike se po përpiqen të ushtrojnë presion mbi bazën dhe të pengojnë mbledhjen e demokratëve të pakënaqur. “Rrogëtarët e PD nuk ju njohin dhe nuk duan t’i shohin sallat plot, që nuk mbushen prej nesh apo prej meje, por prej pakënaqësisë që ka çdo demokrat,” u shpreh ai, duke shtuar se kontributi, sakrifica dhe merita e anëtarëve të partisë po shpërfillen, ndërsa rregullat e përcaktuara në statut, sipas tij, “hidhen në kosh të plehrave”.

Salianji kritikoi ashpër atë që e quajti sjellje të “kolltukofagëve”, të cilët, sipas tij, janë të fiksuar pas karriges dhe mendojnë se mund të ushtrojnë presion përmes deklaratave publike. “Mendojnë se na bëjnë presion duke thënë çudira në publik, por e kanë gabim,” deklaroi ai.

Në vijim, Salianji theksoi se personalisht nuk i nënshtrohet presionit, duke sjellë si shembull edhe përballjet e tij me qeverinë. “Presionin nuk e njoh. Nuk më bëjnë dot presion as njerëz më të rëndësishëm se këta. Nuk më bëri presion as Rama në burg, ku më vendosi regjimi,” tha ai.

Salianji zhvillon foltore në Shkodër, pritje entuziaste nga demokratët –

✇27.al
By: 27

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji është pritur në mënyrë entuziaste nga demokratët e Shkodrës para nisjes së takimit të tij në qytet.

Dhjetëra automjete janë parë në pritje të Salianjit në qytetin bastion të Partisë Demokratike.

Takimi i Shkodrës vjen pas aktiviteteve të ngjashme të organizuara nga Salianji në qytete si Durrësi, Elbasani e Gjirokastra.

Liverpool mbyll vitin me fitore, Florian Wirtz gjen golin e parë në Premier League –

✇27.al
By: 27

Liverpool e mbylli vitin 2025 me një fitore të vlefshme 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers në Anfield, duke forcuar edhe më tej dominimin ndaj këtij kundërshtari në Premier League: 17 fitore në 18 takimet e fundit.

Ndeshja nisi me emocion, kur fëmijët e ish-lojtarit Diogo Jota hynë në fushë së bashku me Virgil van Dijk, ndërsa Liverpool-i kontrolloi takimin që në minutat e para. Liverpooli krijoi rastin e parë me Hugo Ekitike, i cili goditi shtyllën, ndërsa goditja e Mateus Mané, debutues në Premier League, u ndal nga Alisson.

Liverpooli gjeti golin e parë në minutën e 41-të, kur Jeremy Frimpong pasoi për Ryan Gravenberch, i cili shënoi. Një minutë më vonë, Florian Wirtz realizoi golin e tij të parë në Premier League, pas një asistimi të Ekitike, duke vulosur rezultatin 2-0 në pjesën e parë.

Wolves ngushtoi diferencën në minutën e 51-të me Santiago Bueno, pas një topi të kthyer nga Tolu Arokodare. Megjithatë, Liverpooli kontrolloi më pas lojën, duke mos lejuar barazimin dhe duke ruajtur avantazhin deri në fund.

Image

Aksident në Qafë Plloçë-Pogradec/ Makina përplas një person me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital –

✇27.al
By: 27

Një aksident rrugor ka ndodhur mrëmjen e sotme në aksin Qafë Plloçë-Pogradec. Bëhet me dije se një mjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi i dëmtuar mund të ketë konsumuar alkol.

Tragjedi në Indonezi, humbin jetën trajneri i Valencias dhe tre fëmijët e tij –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e futbollit spanjoll dhe klubin e Valencias. Fernando Martín, trajner 44-vjeçar i ekipit rezervë të femrave të Valencias, ka humbur jetën së bashku me tre fëmijët e tij pas mbytjes së një anijeje turistike në Indonezi. Ngjarja ndodhi pranë ishullit Padar, në zonën e Parkut Kombëtar Komodo, në lindje të Balit.

Sipas mediave lokale, familja Martín po e udhëtonte me anijen turistike KM Putri Sakinah, e cila transportonte gjithsej njëmbëdhjetë persona. Anija pësoi një defekt teknik dhe u përmbys gjatë natës të së premtes, dyshohet për shkak të dallgëve të forta. Shtatë persona u shpëtuan të gjallë, ndërsa Fernando Martín dhe tre fëmijët rezultuan të zhdukur. Mësohet se në këtë tragjedi kanë mbijetuar bashkëshortja dhe vajza shtatëvjeçare e Martin, si dhe katër anëtarë të ekuipazhit dhe guida turistike.

Autoritetet indoneziane konfirmuan se katër të zhdukurit janë shtetas spanjollë, anëtarë të së njëjtës familje. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan edhe ditën e dytë, të koordinuara nga agjencia kombëtare e emergjencave Basarnas, me mbështetjen e marinës dhe policisë detare. Në operacion janë angazhuar mjete detare dhe ekipe zhytësish, megjithëse kushtet e detit e kanë vështirësuar ndjeshëm kërkimin.

Valencia CF ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e trajnerit dhe familjes së tij. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe dhe pikëllim në komunitetin sportiv spanjoll.

Image

 

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë –

✇27.al
By: 27

Varrezat publike të Tufinës, një nga hapësirat më të ndjeshme dhe simbolike për qytetarët e Tiranës, ndodhen në një gjendje alarmante ndotjeje dhe braktisjeje. Pamjet e siguruara së fundmi tregojnë grumbuj mbetjesh urbane, plastikë dhe inerte të shpërndara pranë varreve, duke krijuar një situatë që bie ndesh me çdo standard minimal pastërtie dhe dinjiteti njerëzor.

Zona që duhet të shërbejë si vend kujtese dhe respekti për të ndjerët, është kthyer në një territor të ngjashëm me landfill të hapur, pa asnjë ndërhyrje të dukshme nga shërbimet e pastrimit apo strukturat përgjegjëse të Bashkisë së Tiranës.

Përgjegjësia politike dhe administrative për këtë situatë rëndon mbi kryetaren e bashkisë në detyrë, Anduela Ristani, e cila prej muajsh drejton institucionin vendor. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim publik, plan ndërhyrjeje apo shpjegim zyrtar lidhur me gjendjen e varrezave të Tufinës.

Banorë dhe familjarë të të ndjerëve shprehen të indinjuar, duke e cilësuar situatën si mungesë totale respekti nga ana e pushtetit vendor. “Nuk kërkojmë luks, por pastërti minimale dhe dinjitet,” shprehet një qytetar që viziton rregullisht varrezat.

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës promovon projekte urbane, evente dhe fasada publike, realiteti në Tufinë tregon një tjetër fytyrë të qeverisjes vendore: mungesë kontrolli, mungesë shërbimi dhe indiferencë ndaj hapësirave publike që nuk prodhojnë imazh, por kërkojnë përgjegjësi.

Qytetarët presin ndërhyrje të menjëhershme, pastrim të zonës dhe transparencë nga Bashkia e Tiranës për mënyrën se si menaxhohen varrezat publike dhe fondet e destinuara për mirëmbajtjen e tyre.

Ambientalisti publikon fotot skandaloze nga varrezat e Tufinës e shkruan:

Ambientalisti publikon fotot skandaloze nga varrezat e Tufinës e shkruan:

Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin –

✇27.al
By: 27

Manchester City ka fituar në transfertë përballë Nottingham në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “City Ground”, përfundoi me shifrat 1-2.

Golat për “djemtë” e Pep Guardiolës u shënuan nga Tijjani Reijnders dhe Ryan Cherki. Në krahun tjetër, golin e vetëm për ekipin humbës e realizoi sulmuesi anglez, Omari Hutchinson.

Kështu, “qytetarët” shkojnë në vendin e parë me 40 pikë. Ndërsa, Nottingham Forest me 18 pikë të grumbullara pas 18 ndeshjesh, mbetet në vendin e 17-të të renditjes.

Falë këtij triumfi City zgjati rekordin e pamposhtur të Pep Guardiolës kundër Sean Dyche në 17 ndeshje në Premier Ligë, me 15 fitore dhe 2 barazime të spanjollit.

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm –

✇27.al
By: 27

Banorët e lagjes nr. 4 në qytetin e Laçit po përballen me një situatë alarmante, pasi ujërat e zeza kanë pushtuar rrugët e zonës, duke e bërë lëvizjen thuajse të pamundur dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin e komunitetit.

Një banor, i cili prej më shumë se 40 vitesh jeton në këtë lagje, shprehet se një situatë e tillë nuk është përjetuar më parë.

Sipas tij, rrugët janë mbuluar nga ujërat e zeza, ndërsa era e rëndë dhe ndotja kanë kthyer përditshmërinë në një sfidë të vërtetë për banorët.

“Gjendja po përkeqësohet çdo ditë. Ujërat e zeza kanë pushtuar gjithë zonën dhe askush nuk po ndërhyn. Kjo nuk është më vetëm çështje komoditeti, por rrezik serioz për shëndetin,” shprehet ai.

Sipas banorëve, mungesa e ndërhyrjes nga institucionet përkatëse ka krijuar një ndjenjë braktisjeje dhe pasigurie.

Ata theksojnë se situata përbën një kërcënim për përhapjen e infeksioneve dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Bashkia e Laçit dhe strukturat përgjegjëse.

Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit –

✇27.al
By: 27

Janë të paktën 54 kontrolle nëpër banesa zyra dhe biznese që po kryen nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të prokuroreve të SPAK.

Kontrollet po bëhen si pjesë të hetimit për dosjen me akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorëve të saj, një pjesë e të cilëve janë në masë arresti.

Janë të paktën 34 kontrolle të urdhëruara nga SPAK që janë kryer deri më tani dhe shumica ndaj stafit të ministrisë së infrastrukturës autoritetit të rrugëve dhe korporatës elektroenergjite shqiptare. Po ashtu është ushtruar kontroll ndaj shefes së kabinetit Sindi Dushku.

Mësohet se me vendim të gjyqtarit Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve. Pothuajse i gjithë aksioni deri më tani është kryer nga agjentët e byrosë kombëtare të hetimit duke u kujdesur që Policia e Shtetit të mos marrë pjesë gjatë kontrolleve të ambienteve të brendshme dhe mbledhjes së provave.

Më herët mësohet se u kontrollua banesa e Sajmir Kuçi, ish-punonjës i Autoritetit të rrugëve, Erald Elezit ish-drejtor i KESH, i pandehur dhe në ‘arrest shtëpie’ për dosjen e tunelit të Llogarasë, Gentian Gjylit, ish-kreu i ARRSH i pandehur dhe në ‘arrest shtëpie’, Marsel Hoxhës, Jonida Çeços, Viola Haxhihademit, ish-sekretare e përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtuese e KESH. Kësaj të fundit  i është sekuestruar për herë të dytë telefoni celular, ndërsa janë marrë gjithashtu pajisje elektronike dhe dokumente nga banesa e saj.

Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë.

 

Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka njoftuar se do të zhvillojë sot në orën 18:00 një takim me demokratët në Shkodër.

Lidhur me këtë takim ka pasur reagime të shumta, një ndër to edhe dega lokale e PD-së në Shkodër. Me anë të një mesazhi të shpërndarë strukturave dhe mbështetësve të saj, dega lokale thotë se takimi i Salianjit organizohet nga Benet Beci, kryebashkiak i Shkodrës. Në njoftim thuhet gjithashtu se ky takim i shërben vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“I dashur anëtar i PD Shkodër. Sot, duke spekuluar në emër të PD-së, po tentohet të organizohet një takim me një axhendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky takim organizohet nga Benet Beci dhe falanga e tij dhe për më keq, me mbështetjen edhe të elementëve kriminalë. Dega e PD Shkodër ju bën thirrje ju, si anëtarë të degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat axhendës së Edi Ramës”, thuhet në njoftim.

PD është distancuar nga Salianji për këto takime, teksa më herët kryetari Sali Berisha ka deklaruar se “ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga PD” me këto lëvizje të fundit që po kryen jashtë strukturave partiake.

Njëkohësisht, Berisha dhe PD kanë njoftuar se po sot në orën 18:00 (e njëjta orë me takimin e Salianjit), do të mbajnë takimin e radhës të Foltores, me strukturat e partisë në qytetin e Korçës.

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

✇27.al
By: 27

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me stafin e ministrisë, ku vihet re një atmosferë e theksuar euforie, shoqëruar me performanca artistike dhe balerina.

Gjithë ky gëzim i madh veprim vjen në një moment kritik për qeverinë.

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij ndodhen në pozicionin më të vështirë politik dhe ligjor të viteve të fundit, nën presionin e drejtpërdrejtë të SPAK-ut.

Paralelisht, qeverisja digjitale është thuajse e paralizuar, me shumicën e shërbimeve online jashtë funksioni, duke prekur drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset.

Në të njëjtën kohë, opozita është derdhur në rrugë, duke e konsideruar situatën aktuale si një krizë të thellë funksionimi të shtetit. Në këtë sfond, pamjet festive nga ministria e Kulturës kanë krijuar një kontrast të fortë dhe kanë ngritur pikëpyetje serioze.

Kjo lloj ekstaze nuk është parë më parë nga asnjë ministër tjetër.

FOTO/ Festë me balerina, ç’është gjithë kjo

Pse duhet të paraqitet stafi si në katalog nëse është festë për stafin?

Një tjetër pikëpyetje lidhet me burimin e fondeve për një aktivitet të tillë.

Nga buron gjithë kjo para dhe nën çfarë zëri buxhetor është financuar ky event?

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

✇27.al
By: 27

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale u përfshi nga flakët ditën e djeshme në Bajzë. Pronare e magazinës është shtetase F. B., 54 vjeçe.

Sipas policisë, zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale dhe dyshohet se ka qenë aksidental, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

✇27.al
By: 27

Një 34 vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të shtunë në Shkodër.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.A., banues në Tiranë, ishte dënuar me 3 vite burg për veprën penale ‘Mashtrimi’.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. P., 62 vjeç, banues në fshatin Omaraj.

62 vjeçari duke drejtuar automjetin tip kamion në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga, ku janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. C., 47 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm dhe K. L., 57 vjeç, banues në Shirokë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Kukës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një subjekt mobilerie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme në Bajzë, në një magazinë për grumbullimin e bimëve medicinale, në pronësi të shtetases F. B., 54 vjeçe, ka rënë zjarr ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

✇27.al
By: 27

Në prag të festave të fundvitit, në Vlorë janë konstatuar dhe sekuestruar 179 copë lëndë piroteknike të ndaluara për tregtim, ndërsa pronarja e një subjekti tregtar është proceduar penalisht.

Njoftimi:

Vlorë/Vijojnë kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit.

Sekuestrohen 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të ndaluara për tregtim.

Procedohet penalisht pronarja e subjektit tregtar.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë intensifikuar kontrollet në subjekte tregtare.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimore, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u konstatuan 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe ngq specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurorinë dhe nisi procedimi penal pë shtetasen D. K., 31 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

❌