Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Talenti i kombëtares shqiptare debuton me Genoan

✇27.al
By: 27

Sulmuesi shqiptar Joi Nuredini a regjistruar debutimin e tij në Serie A këtë të diel, gjatë ndeshjes midis Parmës dhe Genoas.

Futbollisti i lindur në vitin 2007 u aktivizua në minutat e fundit të sfidës nga trajneri Daniele De Rossi, duke zëvendësuar Lorenzo Colombon.

Nuredini është pjesë e Genoas prej dy sezonesh dhe më parë ka qenë i grumbulluar disa herë me ekipin e parë, por vetëm sot mori minutat e para zyrtare në elitën e futbollit italian.

Aktualisht 18-vjeç, sulmuesi po zhvillon një sezon pozitiv me ekipin Primavera, ku numëron 4 gola dhe 1 asist në 9 ndeshje. Përveç paraqitjeve me klubin, ai është edhe një element i rëndësishëm i moshave kuqezi, teksa përfaqëson Shqipërinë U-19.

gijotina.com/

The post Talenti i kombëtares shqiptare debuton me Genoan appeared first on 27.

Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve –

✇27.al
By: 27

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në aksin Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe autoambulancat kanë mbërritur në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore, rezulton se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

gijotina.com/

Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

✇27.al
By: 27

Me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, deputetët do të rinisin punën të hënën.

Zyrtarisht sesioni e ri parlamentar, i dyti i kësaj legjislature të XI, do t’i çelë punimet më seancën parlamentare të parashikuar pasdite në orën 17, edhe pse pak pas mesditës do të ketë një mbledhje të komisionit parlamentar të ashtuquajtur të reformave, që drejtohet nga Fatmir Xhafa.

Dhe pikërisht reformat duket se do të jenë edhe puna më e madhe e këtij sesioni, ashtu siç edhe arsyet e përplasjeve. Rama paralajmëroi ndryshim të rregullores, ndërsa edhe një herë kundërshtarëve politikë u tha se socialistët janë gati për dialog por nëse ky mungon reformat do t’i bëjnë edhe vetëm.

Nga ana tjetër PD nuk është gati të qetësojë tonet, të paktën jo pa një zgjidhje politike për çështjen Balluku, për arrestimin ose jo të së cilës, Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar.

Dy prej më urgjenteve sipas socialistëve janë zgjedhorja dhe territorialja, që duhet të mbyllen brenda korrikut se vendoret e 2027 do të duhet të bëhen me Kod dhe hartë të re. Megjithatë demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen.

gijotina.com/

The post Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta appeared first on 27.

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –

✇27.al
By: 27

Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit ka përgatitur një projektligj të ri për emigracionin që synon t’i japë fund vonesave kronike në dhënien dhe rinovimin e lejeve të qëndrimit, sipas gazetës Protothema

Në Greqi jetojnë rreth 793 mijë emigrantë të ligjshëm, ndërsa afro 293 mijë aplikime për leje qëndrimi mbeten ende në pritje. Vonesat në shqyrtimin e tyre kanë sjellë probleme për përfituesit, pasi shpesh lejet lëshohen pasi afati i tyre praktik ka kaluar, duke krijuar pasiguri dhe vështirësi për punësimin dhe integrimin social. Me projektligjin e ri pritet tu jepet zgjidhje e menjëhershme rreth 90 mijë dosjeve të prapambetura, ndërsa 90,000 leje qëndrimi të tjera mund të zhbllokohen brenda dy viteve.

Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, theksoi se Greqia mban qëndrim të ashpër ndaj migrimit të paligjshëm, por njëkohësisht po kërkon rregulla më funksionale për migrimin e ligjshëm, për të mbuluar edhe nevojat e ekonomisë për fuqi punëtore.

Çfarë parashikon projektligji?

Në qendër të ndryshimeve është vendosja e rinovimit automatik për disa kategori lejesh qëndrimi, sidomos kur emigranti vazhdon të punojë te i njëjti punëdhënës. Qëllimi është të shmangen procedurat e përsëritura dhe dorëzimi i vazhdueshëm i dokumenteve, kur nuk ka ndryshim real në situatën e aplikantit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se çdo leje e re do të ketë kohëzgjatje minimale dy vjet. Kjo synon që vonesat e administratës të mos e penalizojnë vetë emigrantin dhe të mos rrezikohet statusi i tij ligjor për arsye thjesht formale.

Projektligji përfshin edhe një dispozitë të veçantë për personat që jetojnë ligjërisht në Greqi prej pesë vitesh ose më shumë dhe që më parë janë refuzuar vetëm për arsye procedurale, siç janë mungesa dokumentesh apo gabime formale. Këtyre personave u jepet mundësia të riaplikojnë, pasi të korrigjojnë mangësitë, në mënyrë që të mos mbeten jashtë sistemit për arsye jo thelbësore.

Projektligji parashikon gjithashtu forcimin e administratave të decentralizuara që shqyrtojnë aplikimet, si dhe mundësinë e transferimit të dosjeve nga një rajon në tjetrin, për të ulur ngarkesën dhe për të përshpejtuar proceset.

Në të njëjtën linjë, për emigrantët mbi 65 vjeç, që kanë jetuar dhe punuar ligjërisht në Greqi për të paktën 20 vjet, parashikohet mundësia e qëndrimit pa detyrim për të punuar, me kusht që të kenë sigurim privat shëndetësor dhe pensioni, në mënyrë që të mos rëndohet skema publike e sigurimeve.

Rekrutim më i shpejtë i punëtorëve nga vende të treta

Projektligji sjell ndryshime edhe në procedurat e rekrutimit të punëtorëve nga vende të treta, me synim plotësimin më të shpejtë të vendeve bosh të punës. Procedurat thjeshtohen dhe agjencive të punësimit të përkohshëm u jepet mundësia të thërrasin punëtorë në emër të kompanive që kanë nevojë të menjëhershme për staf.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe projekteve të mëdha, ku parashikohet mundësia e rekrutimit të shpejtë deri në 500 punëtorëve, ndërsa thjeshtohen edhe procedurat në konsullata për të ulur kohën e nevojshme për nxjerrjen e dokumenteve.

Një risi tjetër është mundësia që punëtorët e ardhur me këtë skemë të ndryshojnë punëdhënës pa humbur statusin e qëndrimit të ligjshëm, gjë që synon të rrisë lëvizshmërinë në tregun e punës dhe të ulë fenomenet e varësisë apo shfrytëzimit. Greqia ka marrëveshje dypalëshe për punëtore me vende të treta si Filipinet, Armenia dhe Egjipti, veçanërisht për sektorë si bujqësia, me kushtin e bashkëpunimit në luftën kundër migrimit të paligjshëm.

gijotina.com/

Nuk futet zonën e penalltisë –

✇27.al
By: 27

Trajneri i Juventusit, Spalleti analizoi disfatën 0-1 ndaj Cagliarit.

“Nuk ka kuptim të qash për atë që ndodhi, të gjithë dijnë të luajnë futboll. Duhet ta luajmë ndeshjen me vendosmëri dhe të shfrytëzojmë disa momente kur kundërshtari gabon.”

Megjithatë, Spalletti nuk u kursye në kritikat e lojtarëve të tij, veçanërisht Conceiçao dhe Zhegrova për qëndrimin e tyre kur hynë në fushë. “Edhe pse kanë karakteristikat për t’u futur në qendër të aksionit, ata rrëmbehen pak nga tërbimi dhe humbasin qartësinë e tyre,” thumbon ai.

“Conceiçao erdhi të luante si mesfushor, Zhegrova po njësoj, duke u larguar nga zona e rrezikshme e zonës së penalltisë, kështu që Kalulu u detyrua të zhvendosej në krah dhe Kelly po njësoj në anën tjetër. Në këtë drejtim, mund të shkojmë dhe t’u tregojmë diçka rreth të qenit më shumë në rolet dhe pozicionet e tyre.”

gijotina.com/

Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën –

✇27.al
By: 27

Torino do të përballet ditën e sotme me Romën, në kuadër të javës së 21-të të Serie A.

Sfida që do të zhvillohet në “Stadio Olimpico di Torino” , do të nisë prej orës 18:00. Ndërkohë që pak minuta më parë, klubi torinez ka zbuluar edhe listën e plotë të skuadrës, me lojtarët që janë të gatshëm për sot. Jashtë kësaj liste është lënë Kristjan Asllani. Mesa duket, mesufshori i Kombëtares shqiptare e ka mbyllur me Torinon, me trajnerin Marco Baroni që s’e ul më as në stol. Gjithçka u pa qartë disa ditë më parë edhe në Kupë, ku edhe aty ishte jashtë listës.

Ndërkohë, përsa i përket kampionatit, pra Serie A, kjo është hera e parë që elbasanasi mbetet jashtë skuadrës. Te Inter s’i ka ndodhur asnjëherë, përveç rasteve të detyrueshme kur ka qenë i dëmtuar.

gijotina.com/

Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet pjesërisht pas 10 ditësh bllokim total –

✇27.al
By: 27

Pas bllokimit total në fillim të muajit si pasojë e rrëshqitjeve masive të dherave, rruga Qukës – Qafë Plloçë tashmë është hapur pjesërisht.

Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë ndërkohë duhet theksuar që është bërë largimi i gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës.

Aktualisht firma është duke pastruar trupin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme.

Kujtojmë që kjo rrugë herë pas here ka pasur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dherave dhe shkëmborëve nga skrapatat gjë që ka çuar në bllokimin e rrugës duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve dhe studimin gjeologjik.

E inauguruar në fillim të shtatorit, rruga Qukës–Qafë Plloçë kushtoi 260 milionë euro dhe janë dashur 16 vite për ta ndërtuar.

gijotina.com/

Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë –

✇27.al
By: 27

Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi janë 6 prej 8 të arrestuarve nga SPAK gjatë operacionit që u zhvillua në Tiranë për goditjen e Call Center-ave që mashtronin qytetarë italianë për investime në kriptovaluta të ndryshme.

Agjentët e BKH-së nga kontrollet e ushtruara në 28 ambiente, janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

“Viktima” të mashtrimit nga këto call centera janë shtetas italianë. Gjithashtu rastet janë denoncuar nga një emision investigativ në Mediaset ndërsa tashmë SPAK po bashkëpunon me homologët italianë lidhur me hetimet.

gijotina.com/

BE të aktivizojë mekanizmin e hakmarrjes ekonomike –

✇27.al
By: 27

Presidenti francez Emmanuel Macron synon të propozojë aktivizimin e mekanizmit evropian të hakmarrjes ekonomike kundër vendeve të treta që ushtrojnë presion ekonomik ndaj vendeve të Bashkimit Evropian për të ndikuar në vendimmarrjen e tyre politike.

Sipas burimeve pranë Pallatit Elize, Macron do të jetë gjatë gjithë ditës në kontakt me homologët e tij evropianë, me synimin për të koordinuar një përgjigje të përbashkët të BE-së ndaj asaj që cilësohen si “kërcënime të papranueshme tarifore” nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Të njëjtat burime theksojnë se qasja aktuale e Uashingtonit ndaj çështjeve tregtare ngre pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e marrëveshjes tarifore të arritur mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së gjatë verës së kaluar.

Nga ana tjetër, burime diplomatike franceze sqarojnë se aktivizimi i mekanizmit evropian të hakmarrjes ekonomike nuk kërkon unanimitetin e 27 shteteve anëtare, por miratimin me shumicë të kualifikuar. Ky mekanizëm i jep BE-së mundësinë të marrë masa që përfshijnë kufizime në projekte investimesh dhe në pjesëmarrjen e kompanive nga vende të treta në tregjet evropiane të prokurimit publik.

gijotina.com/

U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar regjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,“Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Procedimi u regjistrua në datën 9.1.2026 në Byronë Kombëtare të Hetimit pas paraqitjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, që trasnmetohet në Mediaset. Ata kanë dorëzuar materiale të punës së tyre.

Gjatë këtij hulumtumi është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale tw menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Duke iu referuar materialeve video bëhet fjalë për një Qendër Thirrjesh, që ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. Nga pamja e përgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit që kryen regjistrimin apo edhe personave të tjerë, shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit. Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K.. Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në ecuri të veprimeve hetimore, në datë 17.1.2026, janë lëshuar dhe urdhrat e ndalimit për tre shtetas tw tjerw, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga netet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, të cilët nuk janë gjetur deri në këto momente.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për mbështetjen e dhënë në fazën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme si edhe gjatë veprimeve të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Prokuroria e Posaçme falenderon në mënyrë të veçantë edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të  “Mediaset”, falë punës të së cilëve, u bë e mundur inicimi dhe hetimi i këtij rasti të mashtrimit masiv në Qendrën e Thirrjeve në Shqipëri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, një apel u shkon edhe shtetasve që punojnë në këto qendra, për t’u ndërgjegjësuar dhe për t’u mos bërë pjesë e veprimtarive të paligjshme.

gijotina.com/

Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në –

✇27.al
By: 27

Gjermania po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës FIFA 2026, e cila është planifikuar të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Arsyeja lidhet me tensionet politike të krijuara pas deklaratave dhe planeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e kontrollit mbi Groenlandën, territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.

Lajmi është raportuar nga media gjermane Welt, duke cituar Jürgen Hardt, zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar CDU/CSU dhe bashkëpunëtor i afërt i kancelarit Friedrich Merz. Hardt nuk e përjashtoi mundësinë e një bojkoti, duke e cilësuar atë si një “masë ekstreme”, e cila mund të përdoret për të ushtruar presion ndaj administratës Trump që të heqë dorë nga pretendimet territoriale.

“Ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo Kupë Bote për Donald Trumpin”, ka deklaruar Hardt në një koment për Bild, duke lënë të kuptohet se sporti mund të përdoret si mjet presioni diplomatik.

Sipas raportimeve, shqetësimet në qarqet politike evropiane janë rritur edhe më tej pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, të cilat kanë shtuar frikën se kërcënimet e presidentit amerikan për përdorimin e forcës mund të mos jenë thjesht retorikë politike.

Kritika ndaj FIFA-s

Në të njëjtën kohë, ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të FIFA-s. Në një intervistë për The Guardian, Platini akuzoi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për një stil drejtimi autoritar dhe për afrimitet të tepruar me figura të fuqishme politike dhe ekonomike.

“Sot ka më pak demokraci në FIFA sesa në kohën e Sepp Blatterit. Pas pandemisë, Infantino është shndërruar gjithnjë e më shumë në një autokrat,” u shpreh Platini.

Kritikat lidhen gjithashtu me vendimin e FIFA-s për t’i dhënë Donald Trump një “Çmim të Paqes”, veprim që nga shumë është interpretuar si një favorizim politik në një periudhë tensionesh të theksuara ndërkombëtare.

gijotina.com/

Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive –

✇27.al
By: 27

Ndryshimet e reja ligjore që janë publikuar ne fletoren zyrtare si pjese e paketës fiskale,  e shtrijnë tashmë qartë aktivitetin ekonomik edhe në internet.

Çdo person që gjeneron të ardhura online nga blogerët te influencerët konsiderohet subjekt tregtar dhe është i detyruar të publikojë në faqen apo profilin e tij të dhënat bazë si NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin.

Por si do ti identifikoje administrata tatimore dhe çfarë do të ndodhë me individët që refuzojnë t’i publikojnë këto të dhëna?

Ndryshimi në ligjin për procedurat tatimore ka përcaktuar mënyrën qe do të ndiqet për të kontrolluar aktivitetin ekonomik online qe gjeneron të ardhura ne rrjete të ndryshme sociale. Pas njoftimit zyrtar që do tu dërgohet nga administrate tatimore kështu VIP-at do të formalziojnë punën e tyre në rrjetet sociale. Këta individë do të jenë të identifikueshëm bazuar në të ardhurat të depozituata në llogarinë e tyre bankare.

“Edhe unë si biznes i kam këto të dhëna të ekspozuara, duke filluar nga nipti, adresa, të dhëna të subjektit edhe këta individë duhet t’i kenë të publikuara në llogarinë e tyre sociale. Mund të them që ka individë influencer që vijnë ne zyrën time për tu trajtuar si një subjekt tregtar pasi tani vet po ja kërkojnë edhe bizneset që bashkëpunojnë të cilët në fund duhet të kenë një fature për pagesat e kryera. Është një kërkesë e mëparshme tashme e realizuar dhe shumë mirë te gjithë që kryejnë këtë lloj aktiviteti ta zbatojnë”- shprehet audituesi ligjor Avni Tobli.

Ligji parashikon ashpërsim të masave në raste të moszbatimit të tij. Nëse brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit zyrtar nuk merren masa për publikimin e të dhënave, i kërkohet AKEP që këtyre influencerave tu bllokohet llogaria në rrjete sociale dhe aplikim të gjobës në rastet kundërshtuese.

Nevoja për këto ndryshime u diktua edhe nga kontrollet e kryera nga administrata tatimore. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm nga monitorimi vjetor janë identifikuar rreth 100 profile në rrjete sociale që në vitin 2025 gjeneruan mbi 33 milionë euro të ardhura, të depozituara në llogari bankare individuale. Shifra që, sipas ekspertëve, tregojnë për një ekonomi online në rritje, por edhe për nivele të larta informaliteti, që tashmë synohet të futen brenda sistemit tatimor.

Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me letrën e  presidentit amerikan Donald Trump për ftesën për Bordin e Paqes për Gazën.

Në postim në platformën X, kryeministri Rama nënvizon se Shqipëria është e ftuar në Bordin e Paqes për Gazën dhe se jo të gjitha shtetet e OKB e kanë marrë një ftesë të tillë.

Më tej ai nënvizoi se ka një fakt të tillë se “Shqipëria do të paguajë 1 miliardë dollarë”, duke sqaruar se kjo është e pavërtetë.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB GËNJESHTËR Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO GËNJESHTËR Palestinezët do të vijnë në Shqipëri GËNJESHTËR E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.

gijotina.com/

“Shihemi sonte në Lezhë”, Salianji thirrje demokratëve për takimin –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji këtë të diel do të zhvillojë një takim në Lezhë.

Takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës. Aktiviteti pritet që të nisë në orën 18:00. Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht.

“Shihemi sonte në Lezhë, në 18:00, tek Pallati i Kulturës”, shkruan Salianji në një postim në rrjetet sociale.

Ky është një tjetër takim i Salianjit, me mbështetësit demokratë, ndërsa në qëndrimet e tij shpesh ka përmendur rëndësinë që Partia Demokratike të hapet dhe të kthehet në një forcë politike fituese.

gijotina.com/

Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit” –

✇27.al
By: 27

Bayern Munchen i dha një goditje të fortë konkurrentëve të tij në Bundesligë, duke mposhtur Leipzig 5-1 në një përmbysje spektakolare që thekson edhe një herë forcën e skuadrës bavareze. Pas një fillimi të vështirë, kur Romulo Cardoso i dha avantazhin Leipzig në minutën e 19-të, Bayern reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Serge Gnabry barazoi shpejt, dhe më pas arritën goli pas goli nga Harry Kane, Jonathan Tah, Aleksandar Pavlovic dhe Michael Olise, duke kompletuar një “manita” që i siguroi Bayern-it një fitore të fuqishme dhe një diferencë prej 11 pikësh nga Borussia Dortmund, që mban vendin e dytë. Ky triumf i bën bavarezët e drejtuar nga Kompany të duket të pathyeshëm dhe të qartë favoritë për titullin.

Në një tjetër ndeshje interesante, Borussia Dortmund mundi 3-2 St.Paulin në një përballje të tensionuar. Verdhezinjtë filluan mirë, duke gjetur avantazhin e dyfishtë me golat e Brandt dhe Adeyemi. Por St.Pauli nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin me dy gola brenda një periudhe të shkurtër. Në momentet e fundit të ndeshjes, kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, Dortmund fitoi një penallti në shtesë, që Emre Can e shndërroi në gol, duke i dhënë tri pikët ekipit të tij. Me këtë fitore, Borussia Dortmund mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, por diferenca prej 11 pikësh nga Bayern-i duket  një malore e vështirë për t’u ngjitur.

gijotina.com/

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin –

✇27.al
By: 27

Dyshohet se kishte shënjestër për atentat, arrestohet 24-vjeçari i armatosur në shëtitoren e plazhit. Bashkë me të një i dytë në pranga

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Durrës, ku Policia ka arrestuar një 24-vjeçar nga Kavaja, i cili dyshohet se po lëvizte i armatosur me qëllime të rrezikshme.

Operacioni policor i koduar “PURPOSE”, i finalizuar nga Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, u zhvillua pas informacioneve se një shtetas po qarkullonte drejt Durrësit me motomjet, i pajisur me armë zjarri.

Sipas burimeve policore, 24-vjeçari Çim Kazazi u ndalua në lagjen nr. 13, në zonën e shëtitores së plazhit. Gjatë kontrollit, në sediljen e motomjetit iu gjet një pistoletë Glock me municion luftarak, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Po ashtu, u sekuestrua edhe motomjeti me të cilin ai qarkullonte.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu kishte një objektiv konkret, ndërsa Prokuroria dhe Policia po punojnë për të zbardhur se kë synonte dhe çfarë ngjarjeje po përgatitej. Për momentin, autoritetet nuk japin detaje për shënjestrën e dyshuar, por konfirmojnë se ndërhyrja e shpejtë e Policisë shmangu një rrezik serioz.

Në pranga u vu edhe pasagjeri që ndodhej në motomjet, shtetasi F. M., 24 vjeç, i cili po procedohet penalisht për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe për të përcaktuar motivin dhe shënjestrën e dyshuar të lëvizjes së armatosur.

gijotina.com/

Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja –

✇27.al
By: 27

Një 52-vjeçare nga Armenia është arrestuar nga policia pasi organizonte prostitucion në Durrës, duke shfrytëzuar edhe një 22-vjeçare nga Peruja.

Mësohet se kjo e fundit është vënë nën hetim nga blutë, së bashku me 3 persona të tjerë, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këto shtetase të huaja kishin marrë me qira dy apartamente për ushtrimin e prostitucionit në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar “STORM”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, pas një hetimi dyjavor me metoda speciale, finalizoi fazën e 13-të të këtij operacioni.
Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, gjatë operacionit u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës –

✇27.al
By: 27

Senegali dhe Maroku do të përballen sonte në finalen e Kupës së Afrikës, në një duel historik në orën 20:00, në stadiumin “Prince Moulay Abdellah” në Rabat, para rreth 69.500 tifozëve.

Maroku kërkon t’i jap fund pritjes 50-vjeçare për titullin e dytë afrikan, që nga triumfi i vetëm në vitin 1976. Pas suksesit historik në Botërorin “Katar 2022”, ku u bënë kombëtarja e parë afrikane që arriti gjysmëfinalen, dështimi në AFCON 2023 ka rritur edhe më shumë presionin për triumf në shtëpi.

Ylli absolut i turneut për Marokun ka qenë Brahim Diaz, i cili ka shënuar në pesë ndeshjet e para radhazi. Nëse shënon edhe në finale, ai barazon legjendën Ahmed Faras si golashënuesi më i mirë i Marokut në historinë e AFCON-it. Ndërkohë, Ashraf Hakimi, i rikthyer pas dëmtimit, ka qenë vendimtar në fazën me eliminim direkt.

Senegali kërkon titullin e dytë

Senegali, kampion i Afrikës në vitin 2021, synon trofeun e dytë në histori. Megjithatë, përgatitjet për finalen janë shoqëruar me polemika, pasi Federata Senegaleze e Futbollit ka reaguar publikisht për mungesë sigurie, probleme me akomodimin, stërvitjen dhe biletat për tifozët.

Në fushë, ata mbështeten te përvoja e Sadio Mane, i cili ka krijuar 18 raste më shumë se çdo lojtar tjetër dhe ka shënuar 11 gola në historinë e tij në AFCON. Portieri Eduard Mendi ka qenë një mur i vërtetë, me vetëm dy gola të pësuar në gjithë turneun.

Statistika dhe mungesa

Maroku ka pësuar vetëm një gol në gjithë turneun (penallti në fazën e grupeve).

Senegali ka mbajtur portën të paprekur në 15 nga 22 ndeshjet e fundit në AFCON.

Ky është takimi i parë ndonjëherë mes tyre në një finale AFCON.

Finalja e “Luanëve”, mes dy skuadrave elitare të Afrikës, ku njëra kërkon t’i japë fund një pritjeje historike, ndërsa tjetra të konfirmojë statusin e kampionit. Spektakli dhe tensioni janë të garantuara në Rabat.

gijotina.com/

Kjo është diçka krejt normale –

✇27.al
By: 27

“Dhe në fund, për kripë, jo për ëmbëlsirë, dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë.

Kjo është e pavërtetë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndaluar vizat për Shqipërinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata aktuale, nën orientimin e qartë prej kohësh të Presidentit Trump për politikën e re lidhur me emigracionin, ka vendosur që për 75 vende të botës, ndër të cilat edhe disa vende të Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova, të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara, jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës për biznes dhe më pas të mosrespektimit të afateve, por të qëndrimit atje për të filluar një punë, dhe kjo është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të Presidentit Trump dhe që nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ato që u thanë nga ata që hidhen përpjetë dhe që, përsëri, kur të bien në tokë, do të shohin se terreni mbi të cilin qëndrojnë është gjithmonë më i rrëshqitshëm.

Pra, do të humbin thellë e më thellë dhe do të hidhen përpjetë lart e më lart”-tha Rama.

gijotina.com/

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër –

✇27.al
By: 27

Kërcënimet e presidentit të SHBA-së Donald Trump për vendosjen e tarifave për 8 shtetet evropiane, Danimarkë, Norvegji, Suedi, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Holandë dhe Gjermani, pasi i janë bërë pengesë për të aneksuar plotësisht Groenlandën, kanë shkaktuar reagime të forta nga liderët në Evropë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer tha se Trump kishte gabuar plotësisht për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve që po “ndjekin sigurinë kolektive të aleatëve të NATO-s”, duke shtuar se ai do ta “ndjekë” këtë çështje me administratën amerikane.

Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti kërcënimin e tarifave “të papranueshme” dhe tha se nëse zbatohen, Evropa do të përgjigjet në mënyrë të koordinuar. Zyrtarë nga Norvegjia, Suedia, Franca dhe Gjermania përsëritën mbështetjen për Danimarkën dhe thanë se tarifat nuk duhet të jenë pjesë e diskutimeve për Groenlandën.

Presidenti amerikan tregoi se tarifat ishin një hakmarrje pasi vendet evropiane dërguan personel ushtarak në Groenlandë në një shfaqje mbështetjeje për territorin. Deri më tani, Franca ka dërguar deri në 15 persona në territorin danez, Gjermania ka dërguar 13 dhe Mbretëria e Bashkuar ka dërguar një oficer ushtarak.

Tarifa 10% do të hyjë në fuqi për 8 shtetet më 1 shkurt ndërsa parashikohet të rritet deri në 25% në qershor për çdo marr të eksportuar në SHBA nga këto shtete deri sa Amerika të arrijë marrëveshjen e plotë për blerjen e Groenlandës.

gijotina.com/

❌