❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri pĂ«rballĂ« KryeministrisĂ« –

✇27.al
By: 27

Kryetari i LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het”,Adriatik Lapaj sĂ« bashku me disa qytetarĂ«, ka shtruar tryezĂ«n e festĂ«s sĂ« fundvitit pĂ«rballĂ« KryeministrisĂ«, ku prej disa kohĂ«sh qĂ«ndron nĂ« formĂ« proteste.

Ai ka zgjedhur ta kalojë ndërrimin e viteve në shesh, si reagim ndaj skandaleve që kanë përfshirë qeverinë, përfshirë hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe skandalin me tenderat e AKSHI-t.

Me anĂ« tĂ« njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, Lapaj u ka bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve t’i bashkohen, duke shkruar: “Deri nĂ« 12 me tĂ« shtĂ«pisĂ«, pas 12-Ă«s ju pres nĂ« shesh.”

 

Rekord historik, ja cili Ă«shtĂ« kombi i vogĂ«l ishullor i cili “prek” BotĂ«rorin pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« –

✇27.al
By: 27

Cape Verde, Ă«shtĂ« njĂ« komb i vogĂ«l ishullor i cili, ka shkruar historinĂ« kjo pasi u kualifikua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s. Ekipi siguroi fitoren pĂ«rballĂ« Eswatini, nĂ« njĂ« ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 3-0. Duke i siguruar kĂ«shtu njĂ« “stol” vetes nĂ« kompeticionin mĂ« “gjigant” tĂ« futbollit.

Sipas “Times Of India”, Cape Verde Ă«shtĂ« vendi i dytĂ« mĂ« i vogĂ«l qĂ« arrin nĂ« BotĂ«ror, pas IslandĂ«s. “PeshkaqenĂ«t blu” dominuan grupi D me 23 pikĂ« ,duke u vĂ«nĂ« pĂ«rpara Kamerunit, vend i cili Ă«shtĂ« 8 herĂ« pjesĂ«marrĂ«se e BotĂ«rorit.

Ndërsa për suksesin historik të skuadrës ka folur edhe trajneri, Pedro Bitro. Ky i fundit është shprehur se kualifikimi ishte dhurata më e çmuar e ekipit për vendin duke theksuar edhe rëndësinë e arritjes gjatë 50-vjetorit të pavarësisë së vendit.

“T’u japĂ«sh kĂ«tĂ« lumturi kĂ«tyre njerĂ«zve Ă«shtĂ« e jashtĂ«zakonshme
 Ă«shtĂ« një  fitore pĂ«r tĂ« gjithĂ« popullin tonĂ« dhe mbi tĂ« gjitha, njĂ« fitore pĂ«r ata qĂ« luftuan pĂ«r pavarĂ«sinĂ« tonĂ«â€, ka thĂ«nĂ« trajneri Bitro.

 

Ta mirĂ«presim 2026 si vitin e bashkimit dhe tĂ« ringritjes sĂ« shpresĂ«s. –

✇27.al
By: 27

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri 2026.

Meta shkruan se 2026 le të jetë viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë.

Meta ndĂ«r tĂ« tjera thekson se: ‘2026 viti i pĂ«rkushtimit tĂ« madh pĂ«r njĂ« ShqipĂ«ri mĂ« tĂ« drejtĂ«, mĂ« sociale dhe mĂ« njerĂ«zore, ku ligji zbatohet njĂ«soj pĂ«r tĂ« gjithĂ«, ku liritĂ« dhe dinjiteti njerĂ«zor janĂ« tĂ« shenjta dhe respektohen plotĂ«sisht’.

‘Ku ka mundĂ«si dhe shpresĂ« pĂ«r çdo qytetar, dhe ku çdo shqiptar tĂ« jetojĂ« me dinjitet, siguri dhe mirĂ«qenie nĂ« shtĂ«pinĂ« tonĂ« tĂ« dashur, ShqipĂ«rinĂ«, ku e ardhmja tĂ« ndĂ«rtohet mbi ndershmĂ«rinĂ«, besimin dhe ligjin’, thuhet nĂ« urimin e MetĂ«s pĂ«r 2026.

Mesazhi

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Të dashur qytetarë shqiptarë,

Nga zemra ju uroj një Vit të Ri me shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi për ju, për familjet tuaja dhe për të gjithë të dashurit tuaj, kudo që ndodhen.

Me besim në vlerat tona të përbashkëta dhe me sytë nga e ardhmja, ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringritjes së shpresës.

Le të jetë ky një vit që na afron më shumë me njëri-tjetrin dhe na jep forcën për të ecur përpara, të vendosur përballë sfidave.

Qoftë 2026 viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku liritë dhe dinjiteti njerëzor janë të shenjta dhe respektohen plotësisht.

Ku ka mundësi dhe shpresë për çdo qytetar, dhe ku çdo shqiptar të jetojë me dinjitet, siguri dhe mirëqenie në shtëpinë tonë të dashur, Shqipërinë, ku e ardhmja të ndërtohet mbi ndershmërinë, besimin dhe ligjin.

Gëzuar 2026, Vitin e Ndryshimit, të Lirisë dhe të Shpresës së re për të gjithë shqiptarët.

Le tĂ« jetĂ« viti 2026 njĂ« vit suksesi pĂ«r ju dhe KosovĂ«n tonĂ« –

✇27.al
By: 27

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin që po përmbyllet dhe angazhimin për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar për vendin.

Në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve dhe bashkatdhetarëve kudo që ndodhen, Osmani ka vlerësuar vitin që lamë pas si një periudhë me sfida, por edhe me vendime të rëndësishme dhe përparime të dukshme në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova ka treguar vendosmëri në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit shtetëror, duke u përballur me përpjekje destabilizuese dhe duke u dëshmuar si faktor paqeje, stabiliteti dhe besueshmërie në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani përmendi gjithashtu se, ndonëse viti ka qenë sfidues edhe për shkak të vonesave në themelimin e institucioneve, ai ka dëshmuar forcën e demokracisë dhe të qytetarëve të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e punëtorëve, policëve, ushtarakëve, mësuesve, mjekëve, të rinjve, grave, si dhe mërgatës shqiptare.

Duke folur për vitin 2026, Osmani tha se Kosova hyn në Vitin e Ri me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta, duke përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë, avancimin e pozitës ndërkombëtare, mbështetjen e familjeve dhe rinisë, si dhe zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në fund të mesazhit, Presidentja uroi shëndet, paqe dhe begati për të gjithë qytetarët, duke ftuar që viti 2026 të nisë me besim, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

“Le tĂ« jetĂ« viti 2026 njĂ« vit suksesi pĂ«r secilin prej jush dhe pĂ«r RepublikĂ«n tonĂ«,” pĂ«rfundoi Osmani, duke uruar GĂ«zuar Vitin e Ri pĂ«r KosovĂ«n dhe qytetarĂ«t e saj.

ShqiptarĂ«t presin vitin e ri nĂ« errĂ«sirĂ«, nĂ« shumĂ« zona tĂ« vendit ndĂ«rpritet energjia –

✇27.al
By: 27

Pavarësisht se pas disa orësh viti shënën 2026, Shqipëria që së shpejti aspiron të anëtarësohet në BE ka shumë halle të cilat janë fare elementare.

Pasi Vlonjatët kaluan 5 ditë të tëra pa pikë uji në çezmat e tyre, sonte një pjesë e madhe e vendit po e feston natën e ndërrimit të viteve në errësirë totale.

Sipas raportimeve që kanë mbërritur nga qindra qytetarë, disa fshatra mes Tiranës dhe Fushë-Krujës janë përballur gjatë orëve të fundit me luhatje të tensionit të energjisë elektrike. Disa zona brenda në krzeqztet raportohet se janë aktualisht pa energji elektrike.

Probleme raportohen edhe në fshatrat e Devollit, në juglindje të vendit, ku qytetarët tregojnë se ka pasur shkëputje të energjinë elektrike.

Probleme ka në Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Lushnje gjithashtu.

Denoncimi i parë:

“Ne Elbasan lagja e me e madhe ne qytet 5maj gjysma lagjes pa drita kem gjith diten pa drita gezuar qofte viti i mbare per tgjith 2026 zot shendet ymer per tgjith shqiptaret!”

Denoncimi i dytë:

“NĂ« mes tĂ« TiranĂ«s pa drita.”

Denoncimi i tretë:

“Mirembrema, ja si po e presim 2026 ne fshatin Korie te Lushnjes. Pa drita ne erresire prej 1 ore”

Denoncimi i katërt:

“Kemi problem dhe ne Misto Mame, na lan pa ngrene edhe u ftohem, nuk prgj asnje tek sherbimi i klientit. O ndizni dritat u thuaj se na u ngri prapanicaaaaaa”

Denoncimi i pestë:

“Si jeni? Jemi pa drita prej 3 oresh
Keshtu i thoni atyre debilave pleq te Vlores qe thone ende “fajin e ka Saliu”
Sot nata e vitit te Ri, kemi femije te vegjel
”

Denoncimi i gjashtë:

“PĂ«rshendetje lagjja 15 e DurrĂ«sit ka 1 ore pa drita dhe QES nuk hapin telefonin naten e Vitit te Ri”

Denoncimi i shtatë:

“Duke pritur nderrimin e vitit ne Fshatin Gjergjan,Elbasan mbi 1 ore pa drita Faleminderit dhe gĂ«zuar”

Denonci i tetë:

“Mirembrema, ne Fier qe ne oren 15.25 jemi pa drita. Anonim ju lutem.”

Denoncimi i nëntë:

“Pershendetje, jemi banoret e rruges grigor cilka prane sanatoriumit , kemi 3 ore pa drita dhe askush nuk pergjigjet ne tel qe te vijne ti rregullojne. Po ngrijme ftohti me feminje te vegjel. Faleminderit.”

Denoncimi i dhjetë:

“Pershendetje, ju lutem doja te beja nje ankese ketu sepse Dispeceria e Oshee nuk kapet ne tel(gjithmone i zene). Ne diten me te ftohte te vitit, ne Sauk te ri, jemi pa drita dhe nuk dime cfare po behet. Cdo fundvit, si duket nga ngarkesa qe nuk perballohet, ketu ka difekt te madh! Nese mundeni postojeni, mbase nga ketu mund te merret parasysh kjo ankese! Faleminderit”

Denoncimi i njëmbëdhjetë:

“GĂ«zuar vitin e ri nga fshatrat e Lushnjes! Çfare viti thame se po futemi?”

Zakonet e Vitit tĂ« Ri nĂ«pĂ«r botĂ«! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze –

✇27.al
By: 27

Edhe pse pjesa mĂ« e madhe e botĂ«s bie feston mĂ« 31 dhjetor natĂ«n e ndĂ«rrimit tĂ« viteve, pĂ«rsĂ«ri ne nuk e festojmĂ« tĂ« gjithĂ« njĂ«soj. NĂ« Shtetet e Bashkuara, “traditat” mĂ« tĂ« njohura janĂ«: rĂ«nia e topit nĂ« Times Square, ndarja e njĂ« puthjeje me njĂ« tĂ« dashur nĂ« mesnate dhe fishekzjarre tĂ« panumĂ«rta. Por gjetkĂ« nĂ« mbarĂ« globin, traditat mund tĂ« pĂ«rfshijnĂ« pastrimin e plotĂ« tĂ« shtĂ«pisĂ« tuaj ose hapjen e njĂ« shege tĂ« freskĂ«t. Nga Spanja nĂ« Japoni, mĂ«poshtĂ« rediten disa nga traditat pĂ«r tĂ« mĂ«suar rreth 14 llojeve tĂ« festimeve tĂ« ndryshme tĂ« Vitit tĂ« Ri nĂ« mbarĂ« globin.

1. Vende të ndryshme: Ngrënia e ushqimeve me fat

NĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n, nata e Vitit tĂ« Ri festohet me njĂ« vakt nĂ« shoqĂ«rinĂ« e miqve dhe familjes. NĂ« disa vende, kjo do tĂ« thotĂ« tĂ« konsumohen ushqime specifike “me fat”. NĂ« SpanjĂ«, Portugali dhe nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« AmerikĂ«s Latine (si Kolumbia), pĂ«r shembull, janĂ« 12 rrush ose rrush tĂ« thatĂ«, dhe në Itali 12 lugĂ« thjerrĂ«za – njĂ« me secilĂ«n nga 12 tingujt e orĂ«s nĂ« mesnatĂ«.

Franca ka traditën e një pirgu petullash, ndërsa në Holandë njerëzit hanë donuts dhe ushqime në formë unaze. Estonezët festojnë deri në 7, 9, apo edhe 12 herë në natën e Vitit të Ri, pasi ata besojnë se për çdo vakt të konsumuar, personi fiton forcën e kaq shumë burrave vitin e ardhshëm.

2. Skocia: Patrimi i shtĂ«pisĂ« dhe “Auld Lang Syne”

Në Skoci, Hogmanay ështĂ« njĂ« festĂ« e Vitit tĂ« Ri qĂ« fillon mĂ« 30 dhjetor dhe pĂ«rfundon mĂ« 1 janar. Ka shumĂ« variacione tĂ« festimeve tĂ« Hogmanay nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, por tradita mĂ« e zakonshme Ă«shtĂ« ajo e “kĂ«mbĂ«s sĂ« parĂ«â€, e cila pĂ«rfshin tĂ« qenit i pari qĂ« viziton miqtĂ« dhe fqinjĂ«t, shpesh me njĂ« dhuratĂ« simbolike nĂ« dorĂ«.

NjerĂ«zit mblidhen pĂ«r tĂ« kĂ«nduar “Auld Lang Syne” (njĂ« kĂ«ngĂ« pĂ«r miqtĂ« qĂ« kujtojnĂ« aventurat e tyre nga shumĂ« kohĂ« mĂ« parĂ«) ndĂ«rsa ora shĂ«non mesnatĂ«n, por njĂ« nga traditat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« natĂ«s sĂ« Vitit tĂ« Ri Ă«shtĂ« pastrimi i shtĂ«pisĂ«.

3. Filipine: Veshja me pika dhe ngrënia e frutave të rrumbullakëta

PĂ«r tĂ« siguruar njĂ« vit tĂ« ri tĂ« lumtur, komuniteti filipinas beson se veshja e formave tĂ« rrumbullakĂ«ta (tĂ« tilla si pikat) promovon prosperitet dhe fat tĂ« mirĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ngrĂ«nia e frutave tĂ« rrumbullakĂ«ta – si portokall, shalqi, longan, rrush dhe pomelos – konsiderohet gjithashtu e rastĂ«sishme. ShumĂ« filipinas mbledhin 12 ose 13 fruta tĂ« rrumbullakĂ«ta dhe i shfaqin ato si qendrĂ«n e tryezĂ«s sĂ« tyre tĂ« darkĂ«s.

4. Brazili: Veshja me të bardha gjatë kërcimit në oqean

Veshja e bardhĂ« nĂ« natĂ«n e Vitit tĂ« Ri ka qenĂ« prej kohĂ«sh njĂ« traditĂ« me rrĂ«njĂ« nĂ« AfrikĂ«, pasi simbolizon paqen dhe pastrimin shpirtĂ«ror. NĂ« Brazil, Festa de LemanjĂĄ zhvillohet nĂ« kĂ«tĂ« natĂ« pĂ«r tĂ« nderuar perĂ«ndeshĂ«n afro-braziliane tĂ« detit (LemanjĂĄ). Kulmi i ngjarjes Ă«shtĂ« kur tĂ« gjithĂ« – tĂ« veshur me tĂ« bardha – vrapojnĂ« nĂ« ujĂ« pikĂ«risht nĂ« mesnatĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rcyer mbi valĂ«. Çdo valĂ« dhe kĂ«rcim nĂ«nkupton njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« ndryshme.

5. Meksikë: E ecura me një valixhe bosh

Në Meksikë ekziston një traditë në të cilën njerëzit marrin pjesë festimet në natën e Vitit të Ri për të ndihmuar në një vit të mbushur me udhëtime dhe përvoja të reja. Njerëzit ecin përreth me një valixhe të zbrazët ose do ta vendosin në mes të një dhome dhe do të shëtisin rreth saj.

6. Kuba: Hedhja e një kovë me ujë nga dera e përparme

NĂ« KubĂ«, njerĂ«zit nĂ« mĂ«nyrĂ« simbolike “mbledhin” tĂ« gjithĂ« shpirtrat e kĂ«qij dhe energjinĂ« negative nga 365 ditĂ«t e fundit dhe i flakin nga dera e pĂ«rparme. Nuk Ă«shtĂ« e pazakontĂ« tĂ« shohĂ«sh kova plot me ujĂ« tĂ« ndotur qĂ« fluturojnĂ« jashtĂ« shtĂ«pive gjatĂ« numĂ«rimit mbrapsht deri nĂ« mesnatĂ«. Kujdes nĂ«se e gjeni veten duke shĂ«titur nĂ«pĂ«r një lagje kubane nĂ« natĂ«n e Vitit tĂ« Ri.

7. Greqia: Varja dhe copëtimi i shegëve

“Podariko”, njĂ« zakon grek qĂ« pĂ«rafĂ«rsisht pĂ«rkthehet nĂ« “kĂ«mbĂ« tĂ« mirĂ«â€, synon tĂ« sjellĂ« fat nĂ« fillim tĂ« vitit. Para festĂ«s, familjet varin nga dera e tyre shegĂ«, qĂ« mendohet se janĂ« shenjĂ« fati, begatie dhe pjellorie. MĂ« pas, nĂ« natĂ«n e Vitit tĂ« Ri pak para mesnatĂ«s, tĂ« gjithĂ« fikin dritat dhe largohen nga shtĂ«pia nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« dĂ«rgojnĂ« njĂ« individ me fat qĂ« tĂ« jetĂ« i pari qĂ« do tĂ« rihyjĂ« nĂ« shtĂ«pi, i pari me kĂ«mbĂ«n e djathtĂ«. Kur bĂ«het si duhet, i sjell familjes njĂ« fat tĂ« mirĂ« pĂ«r vitin. MĂ« pas, njĂ« person i dytĂ« do tĂ« marrĂ« shegĂ«n nĂ« dorĂ«n e djathtĂ« dhe do ta godasĂ« me derë pĂ«r tĂ« parĂ« se sa fat – sa mĂ« shumĂ« fara tĂ« lĂ«ngshme tĂ« derdhen, aq mĂ« shumĂ« fat do tĂ« sjellĂ« viti i ri.

8. Gjermania: Shkrirja çon drejt të ardhmes hyjnore

NĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« EvropĂ«s gjermanishtfolĂ«se, si dhe nĂ« FinlandĂ«, Bullgari, Çeki dhe Turqi, Ă«shtĂ« zakon tĂ« ngrohni copa tĂ« vogla plumbi, pastaj t’i hidhni nĂ« ujĂ« tĂ« ftohtĂ« dhe tĂ« bĂ«ni njĂ« parashikim pĂ«r vitin e ri bazuar nĂ« format qĂ« krijohen. PĂ«r shembull, nĂ«se formohet njĂ« top, fati do tĂ« rrokulliset nĂ« rrugĂ«n tuaj.

9. Rusia: 12 sekonda heshtje para mesnate

Rusët thonë faleminderit për vitin e kaluar duke kujtuar ngjarjet e tij më të rëndësishme gjatë orëve që çojnë në mesnatë dhe mbajnë 12 sekonda heshtje para mesnatës.

10. Spanja: Në kërkim të burrit me shumë hundë

NĂ« rajonin e KatalonjĂ«s nĂ« veri tĂ« SpanjĂ«s, njĂ« personazh i veçantĂ« shfaqet nĂ« ditĂ«n e fundit tĂ« vitit. L’home dels nassos, ose njeriu me shumĂ« hundĂ«, ka aq hundĂ« sa kanĂ« mbetur ditĂ« nĂ« vit—dhe ai plotĂ«son dĂ«shirat, nĂ«se mund ta gjesh. Sipas kĂ«saj tradite spanjolle, fĂ«mijĂ«t inkurajohen ta kĂ«rkojnĂ« atĂ«, duke kuptuar rrallĂ« se nĂ« ditĂ«n e fundit tĂ« vitit, atij i ka mbetur vetĂ«m njĂ« hundĂ« dhe, pĂ«r rrjedhojĂ«, Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« dallohet.

11. Danimarka: Kërcimi në vitin e ri

Në mesnatë, danezët hidhen nga një karrige ose divan duke supozuar hedhjen në vitin e ri. Ky shihet si fat i mirë nëse e bëni dhe fat i keq nëse nuk e bëni, prandaj sigurohuni që të bëni një kërcim nëse ndonjëherë i bini ziles për Vitin e Ri në Danimarkë. Ata gjithashtu kanë një traditë të thyerjes së pjatave, që përfaqëson aktin e largimit të energjisë negative dhe vullnetit të keq.

12. Italia dhe Spanja: Veshja e të brendshmeve të kuqe

Italianët dhe spanjollët veshin të brendshme të kuqe për fat. Megjithatë, spanjollët këmbëngulin se të brendshmet duhet të jenë gjithashtu të reja për të pasur fat. Italianët gjithashtu shpesh hedhin sende të vjetra nga dritarja për të simbolizuar ardhjen e gjërave të reja me Vitin e Ri.

13. Japonia: Vizita e një tempulli për hajmali me fat

Shƍgatsu (Viti i Ri) zakonisht festohet me njĂ« vizitĂ« nĂ« tempullin lokal pĂ«r tĂ« shkĂ«mbyer bukuritĂ« e fatit tĂ« vitit tĂ« kaluar ( omamori ) me tĂ« reja. MĂ« pas, njerĂ«zit festojnĂ« me ushqime tradicionale tĂ« Vitit tĂ« Ri, tĂ« tilla si karkalecat (qĂ« besohet se sjellin njĂ« jetĂ« tĂ« gjatĂ«) dhe kaprolin e harengĂ«s (pĂ«r tĂ« rritur pjellorinĂ«).

14. Irlandë: Vendosja e një vendi shtesë në tryezë

Irlandezët kanë disa tradita të Vitit të Ri, të tilla si goditja e mureve të jashtme të shtëpive të tyre me bukë për të mbajtur larg fatin e keq dhe shpirtrat e këqij dhe fillimi i vitit me një shtëpi pa njolla, të sapo pastruar. Por një nga më të njohurat është vendosja e një pjate shtesë në tryezën e darkës për çdo të dashur të humbur në vitin e kaluar.

 

Surrel/ ShpĂ«rthim i fuqishĂ«m pranĂ« banesĂ«s sĂ« kryeministrit Rama, njerĂ«zit vrapojnĂ« tĂ« alarmuar nĂ« rrugĂ« –

✇27.al
By: 27

Një shpërthim i dyshuar është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Surrelit, zonë ku ka banesën edhe kryeministri Edi Rama. Banorë të lagjes kanë deklaruar se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë shpërthyese, e cila ka shkaktuar panik dhe lëvizje të menjëhershme të njerëzve në zonë.

Sipas dëshmive të para, disa persona janë parë duke vrapuar nga frika menjëherë pas zhurmës, por deri në këto momente nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin dhe nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të lënduar.

“U dĂ«gjua njĂ« zhurmĂ« shumĂ« e fortĂ«, si shpĂ«rthim. Nuk e dimĂ« çfarĂ« ka ndodhur, por dukej sikur erdhi nga brenda Surrelit”, – thanĂ« disa dĂ«shmitarĂ« okularĂ«.

Redaksia po kontakton me Policinë e Shtetit për informacion zyrtar mbi ngjarjen, megjithatë deri tani nuk ka një konfirmim apo sqarim nga autoritetet.

Duke qenĂ« se mbrĂ«mja e sotme pĂ«rkon me festimet e ndĂ«rrimit tĂ« viteve, nuk pĂ«rjashtohet mundĂ«sia qĂ« zhurma tĂ« ketĂ« ardhur nga fishekzjarre apo kapsolla festive, megjithatĂ« kjo pistĂ« mbetet pĂ«r t’u verifikuar.

Ngjarja është në zhvillim dhe priten informacione shtesë në orët në vijim.
Do të vijojmë të përditësojmë lajmin sapo të ketë qëndrim zyrtar.

2025, viti i lamtumirave edhe pĂ«r personalitete tĂ« artit e kulturĂ«s si edhe politikĂ«s –

✇27.al
By: 27

Gjatë vitit 2025 humbën jetën disa prej personaliteteve të shquara të politikës, gazetarisë, artit e kulturës në vend, si ish-kryeministri, Fatos Nano, ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, gazetari Artur Zheji, apo regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.

Këto figura me punën dhe pasionin e tyre formësuan shumë aspekte të jetës publike, dhe do të kujtohen gjithmonë për veprën që lanë pas.

Në janar të 2025 humbi jetën kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të fuqishme fetare dhe shoqërore që ka ndikim në Shqipëri dhe jashtë saj.

Viti 2025 ishte i trishtë për artin shqiptar. Në prill të këtij viti u nda nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.

Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe dhjetërave në filma, Xhepa ishte një nga figurat më të spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare

Më 1 shtator, Shqipëria humbi një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. I cilësuar si një prej regjisorëve që e shkroi me gërma të artit historinë e artit shqiptar, Dhimitër Anagnostit i numërohen në karrierën 40-vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Edhe për gazetarinë, 2025 do të ishte një vit i trishtë, me ndarje parakohe nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji. Ai ishte një figurë e rëndësishme në gazetari dhe analizën politike, duke pasur ndikim të madh në formimin e mendimit publik.

Në vitin që lamë pas, humbën jetën për shkak të problemeve shëndetësore edhe dy figura të spikatura, ish deputeti Andis Harasani dhe publicisti e historian Artan Lame

Në tetor të këtij viti, do të ndahej nga jeta ish kryeministri I vendit, Fatos Nano. Ai do të kujtohet si një figurë ndikuese dhe kontraverse, me mbështetës dhe kritikë, por me rol kyç në tranzicionin politik të Shqipërisë.

Viti mbyllet me një tjetër humbje të rëndësishme, atë të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili vdiq në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor, pas një arresti kardiak. Kasapi ishte një artist i dashur nga publiku shqiptar dhe humbja e tij la një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.

 

“Bozaxhiu” ynĂ« vazhdo bĂ«rtit, por nĂ« fund do tĂ« pĂ«rfundosh me pranga nĂ« duar –

✇27.al
By: 27

Nga Artan Hoxha 

E mbani mend personazhin Shaqo Duka te filmi “IlegalĂ«t”, qĂ« Ă«shtĂ« xhiruar nĂ« qytetin e VlorĂ«s?!

ËshtĂ« ai tipi pa lidhje me filmin, “Bozaxhiu”, tĂ« cilin regjisori e ka vendosur para çdo atentati apo ngjarje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« film.

Bozaxhiu(Shaqo Duka), shfaqet disa here dhe bĂ«rtet, “hajde bozĂ« meli, bozĂ« e freskĂ«t”, duke dashur tu shesĂ« ushtarĂ«ve italiane bozĂ« meli pĂ«rpara çdo ngjarje tĂ« madhe nĂ« film.

Në fakt kështu mu duk kryeministri ynë dje, ndërsa rrekej të justifikonte para gazetarëve çdo ngjarje ku ishte kapur me presh në duar.

Narrativa e tij kishte kaluar nga “kazani mediatik” nĂ« “700 tenxhere”, qĂ« ziejnĂ« dhe valojnĂ« vetĂ«m pĂ«r t’i rĂ«nĂ« nĂ« qafĂ« kĂ«tij “burri tĂ« ndershĂ«m”.

Sa herĂ« qĂ« gazetarĂ«t e pyesnin pĂ«r BelindĂ«n dhe skandalet me qindra miliona euro nĂ« infrastrukturĂ«, pĂ«rgjigjja e tij ishte si bozaxhiu i filmit, “hajde bozĂ« meli, bozĂ« e freskĂ«t”.

Gazetaret e pyesnin pĂ«r skandalet e AKSHI-t dhe tenderat sekretĂ« qindra miliona eurosh tĂ« Mirlinda Karçanajt, ndĂ«rsa pĂ«rgjigjja e kryeministrit vazhdonte, “hajde bozĂ« meli, bozĂ« e freskĂ«t”.

Kur e pyesnin pĂ«r koordinatorin e botĂ«s sĂ« krimit, pĂ«r VlorĂ«n e mbetur pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra pa ujĂ«, ai vazhdonte, “bozĂ« meli, hajde bozĂ« e freskĂ«t”


Vetëm mos harroni, zoti Tosti në fund, urdhëron kuestorin:

Arrestojeni atë bozaxhiun, Shaqo Duka e ka emrin


Prandaj “bozaxhiu” ynĂ«, vazhdo bĂ«rtit “hajde bozĂ« meli, bozĂ« e freskĂ«t”, pĂ«r tĂ« mbuluar çdo skandal ku tĂ« kanĂ« kapur me presh nĂ« duar, por nĂ« fund, do tĂ« pĂ«rfundosh si Shaqo Duka i filmit “IlegalĂ«t”, me pranga nĂ« duar


Skandal nĂ« VlorĂ«! Vidhet saraçineska e ujĂ«sjellĂ«sit, disa zona mbeten pa ujĂ« –

✇27.al
By: 27

NjĂ« vjedhje e ndodhur gjatĂ« mesnatĂ«s sĂ« kaluar nĂ« stacionin e ujĂ«sjellĂ«sit nĂ« lagjen “24 Maji”, pranĂ« Stacionit tĂ« Trenit tĂ« Mallrave nĂ« VlorĂ«, ka shkaktuar ndĂ«rprerje tĂ« furnizimit me ujĂ« nĂ« disa zona tĂ« qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, grabitja e saraçineskĂ«s sĂ« stacionit e ka bĂ«rĂ« tĂ« pamundur funksionimin normal tĂ« rrjetit tĂ« shpĂ«rndarjes, duke lĂ«nĂ« pa ujĂ« lagjen “24 Maji”, zonĂ«n e PetroliferĂ«s, zonĂ«n e TEC-it, Portin e Peshkimit si dhe ZvĂ«rnecin.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, grupet teknike të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë kanë ndërhyrë për zëvendësimin e pajisjes së vjedhur. Pas përfundimit të punimeve, furnizimi normal me ujë është rikthyer në të gjitha zonat e prekura.

Për ngjarjen është bërë denoncim në Policinë e Qarkut Vlorë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbrojnë pronën publike, duke theksuar se dëmtimi i infrastrukturës së ujësjellësit sjell pasoja të drejtpërdrejta për furnizimin me ujë të komunitetit dhe cenon interesin e përbashkët.

NĂ« 2026 shqiptarĂ«t do t’i bĂ«jnĂ« funeralin organizatĂ«s kriminale ‘Rilindja’ –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur vitin që lamë pas si një nga më të vështirat për shqiptarët. Ai ka denoncuar vjedhjen e votës gjatë farsës elektorale të 11 majit, korrupsionin e qeverisë dhe konsolidimin e narkoshtetit, duke theksuar varfërinë rekord të qytetarëve krahas pasurisë marramendëse të pushtetarëve.

GjatĂ« mesazhit tĂ« tij, kryedemokrati Sali Berisha jep njĂ« mesazh shprese pĂ«r 2026-Ă«n, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« vit si momentin e bashkimit kombĂ«tar pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar bandĂ«n kriminale nĂ« pushtet qĂ« quhet ‘Rilindje’ e drejtuar nga Edi Rama dhe rikthimit tĂ« demokracisĂ« dhe votĂ«s sĂ« lirĂ«.

“TĂ« dashur qytetarĂ« dhe qytetare shqiptarĂ«! Sonte ne presim vitin e ri 2026! Ndaj dhe unĂ« nga zemra ju uroj, kudo qĂ« ndodheni, nĂ« votrat familjare, nĂ« lokale, nĂ« udhĂ«time, nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« botĂ«, nĂ« institucionet e vuajtjes sĂ« dĂ«nimit, nĂ« spitale, GĂ«zuar vitin e ri 2026. Viti i ri pĂ«r tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t, pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit, Ă«shtĂ« vit shprese. Por, siç Ă«shtĂ« tradita, nuk mund tĂ« ndahemi nga ky vit pa hedhur njĂ« vĂ«shtrim drejt tij. Viti 2025 ishte njĂ« vit qĂ« shqiptarĂ«t kurrĂ« nuk e meritonin.
Ky vit i gjen ata qytetarët më të keqpaguar në Europë. Qytetarët me tavolinat më të pakta, sepse blejnë me çmimet më të shtrenjta, me rroga më të ulëta, me pensionet më të ulëta. Por ky vit i gjen ata gjithashtu me drejtorët, ministrat, qeveritarët më të pasur në Europë. Pasuritë e tyre marramendëse arrijnë pasuritë e regjimeve diktatoriale të dikurshme të Afrikës së 30 viteve më parë. Viti që lamë pas ishte një vit në të cilin kombi u pakësua dhe më shumë. Mijëra shqiptarë u ndanë nga jeta më shumë sesa erdhën në këtë jetë.

Viti 2025 ishte viti i agonisë së plotë të demokracisë shqiptare. Narkodiktatori, duke përdorur të gjitha mjetet dhe potencialet e një shteti, rrëmbeu votën e shqiptarëve dhe ndërtoi mazhorancën e krimit. Viti që lamë pas ishte viti i zjarreve, përmbytjeve më të mëdha, të cilat nuk ndodhën vetëm në Shqipëri, por ato për ne shqiptarët erdhën si në një vend pa shtet. Në fakt, viti 2025 do të mbahet mend edhe si viti i zbulimit të vjedhjeve më të mëdha në historinë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama, Lubi Balluku, familja Rama, Erjon Veliaj, drejtorët e tij në ministri, në bashki, zyrtarë në tërësi. Ky ishte viti në të cilin u burgos pas 46 protestave, kryetari i Bashkisë Tiranës. Viti në të cilin në regjistrat e prokurorisë, dolën emrat dhe vjedhjet e paimagjinueshme të Lubi Ballukut me 300 apartamente, dy jahte, 15 supermarkete. Emri i Edi Ramës në të gjitha mesazhet si përcaktues i tenderave dhe vetëm në tunelin e Llogarasë u zhdukën të paktën 50 milionë euro. AKSHI, përbën skandalin më të madh korruptiv jo të Shqipërisë, po të Europës.

AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, ishte epiqendra e krimit shtetëror, të padëgjuar më parë. Kopshti privat që varej direkt nga Edi Rama, ishte epiqendër e rrëmbimeve, pengmarrjeve për vjedhjen e qindra milionë eurove, në epiqendër të të cilës është Edi Rama me Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t, por dhe Lindën e Surrelit për shkak të kunatit. AKSHI është super skandali në të cilin të gjitha të dhënat personale, sekrete të çdo qytetari shqiptar, kaluan në duart e bandave. Kaloi kadastra e shtetit.
Kaloi çdo e dhënë. Dhe akoma më keq, të gjitha sekretet që NATO i ka besuar Shqipërisë, u eksportuan në kartel e drogës dhe tek armiqtë e saj, armiqtë e NATO-s. Viti 2025 ishte viti në të cilin kartelet e drogës të lidhura direkt me qeverinë shqiptare dhe me Edi Ramën, morën në dorë dhe u bënë zotër të tregut të kokainës në Europë. Pra u bënë kartelet më të fuqishme.

Ato me ndërhyrjet e tyre aktive në zgjedhjet e 11 majit, apo për ndërhyrjet e tyre, u shpërblyen me leje për ndërtimin e 450 kullave, resorteve turistike, pallateve dhe vilave në mbarë territorin. Pra, viti ishte të themi, viti në të cilin narkoshteti u konsolidua me shpejtësinë më të madhe. Por ishte dhe viti në të cilin opozita shqiptare ja doli të gozhdojë para komunitetit ndërkombëtar Edi Ramën si armik i egër i pluralizmit. Në 7 rezoluta denoncohet shtypja e pluralizmit nga institucionet e narkoshtetit. Denoncohet narkoshteti, denoncohen vjedhjet e shqiptarëve dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë elektorale. Kontrolli total mbi mediat dhe mashtrimi i tmerrshëm që ato ju bëjnë qytetarëve, për shkak të kontrollit mafioz.
Të gjitha këto janë sanksionuar edhe në dokumentin themelor të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri. Pra miq, të gjitha këto përbëjnë një bazë të fuqishme për çdo qytetar shqiptar për veprim, ndaj dhe me besim të plotë mund të themi se viti 2026 është viti i shpresës së madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

ËshtĂ« viti nĂ« tĂ« cilin ata do bashkohen si kurrĂ« mĂ« parĂ« pĂ«r t’i bĂ«rĂ« funeralin organizatĂ«s kriminale qĂ« quhet Rilindja dhe kryesohet nga Edi Rama. Do bashkohen si kurrĂ« mĂ« parĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar demokracinĂ« shqiptare, rikthimin e votĂ«s sĂ« lirĂ«.
PĂ«r tĂ« shpĂ«tuar familjen shqiptare nga njĂ« ligj shkatĂ«rrimtar pĂ«r gjininĂ« dhe familjen. PĂ«r tĂ« shpĂ«tuar ShqipĂ«rinĂ« nga rrokullisja e saj e madhe. Pra, kĂ«tĂ« vit çdo shqiptar qĂ« e do kĂ«tĂ« vend, e fillon si misionar, e fillon nĂ« lartĂ«sinĂ« e njĂ« misioni tĂ« madh shpĂ«timtar. Ndaj dhe unĂ« dua sonte t’ju uroj ju, gĂ«zuar kudo qĂ« ndodheni. NjĂ« vit tĂ« mbarĂ« nĂ« lartĂ«sinĂ« e shpresave dhe pritshmĂ«rive tuaja. GĂ«zuar!

Trafik i rĂ«nduar nĂ« Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –

✇27.al
By: 27

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan duke bllokuar qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes.

Trafiku i madh ka bërë që mijëra qytetarë të bllokohen në rrugë.

Mungesa e bajpasit në zonën e Elbasanit e ka kthyer këtë rrugë në gangrenë të lëvizjes së qytetarëve, ku pothuajse çdo ditë kalimi zgjat për orë të tëra.

Kjo situatë e përditshme vjen për shkak të mungesës së investimeve nga ana e qeverisë si dhe zvarritjeve të punimeve për mirëmbajtjen e rrugëve.

Gjatë kësaj periudhe festive, vendi është kthyer në një kaos të vërtetë sa i përket trafikut.

Qytetarët ankohen se presin me orë të tëra në rrugë, ndërsa prania e policisë në terren shpeshherë nuk e lehtëson situatën, por përkundrazi e përkeqëson atë, për shkak të mungesës së një menaxhimi të qartë dhe koordinimi të duhur të qarkullimit.

 

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

✇27.al
By: 27

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“NdĂ«rsa viti po i afrohet fundit, duam tĂ« festojmĂ« arritjet tona mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe gjithĂ« entuziazmin pĂ«r atĂ« qĂ« do tĂ« vijĂ« nĂ« vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney nĂ« brigjet e ShqipĂ«risĂ«, te Shtetet e Bashkuara qĂ« do tĂ« presin ngjarjet mĂ« tĂ« mĂ«dha sportive ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« botĂ«, partneriteti ynĂ« vazhdon tĂ« forcohet pĂ«rmes qĂ«llimeve dhe vlerave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta. GĂ«zuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ«!”, thuhet ne mesazh.

The post Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë appeared first on 27.

“DhuratĂ«â€ pĂ«r Vitin e Ri! “Wizz Air” le nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« fatit pasagjerĂ«t e linjĂ«s LondĂ«r-TiranĂ« –

✇27.al
By: 27

QytetarĂ« qĂ« kishin planifikuar tĂ« udhĂ«tonin sot nga Londra drejt TiranĂ«s me kompaninĂ« ajrore “Wizz Air” kanĂ« denoncuar sĂ«rish mungesĂ« serioziteti dhe kompetence nga ana e kĂ«saj kompanie. Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes nĂ« avion, ata janĂ« detyruar tĂ« zbresin sĂ«rish me arsyetimin se nĂ« kontenier ishte ndezur njĂ« sinjal paralajmĂ«rues.

Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.

QytetarĂ«t kĂ«rkojnĂ« reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe nisjen sa mĂ« shpejt drejt destinacionit tĂ« tyre, ku i presin familjarĂ«t pĂ«r t’u bashkuar me festat. Ata theksojnĂ« se kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« hasin probleme me kĂ«tĂ« kompani ajrore.

“Wizz Air” Ă«shtĂ« shpeshherĂ« objekt ankesash pĂ«r vonesa tĂ« shumta, anulime nĂ« momentet e fundit dhe mungesĂ« komunikimi apo pĂ«rgjigjeje ndaj udhĂ«tarĂ«ve.

Denoncimi 1:

Përshëndetje. Një tjetër tallje po ndodh me pasagjerët e Wizz Air nga Londra për Tiran. Pasi u ulëm në sendile dhe ishim gati për nisje na zbresin përsëri me arsyen se ka ndez një llamb konteri i avijonit. Kjo ësht një tallje kronike me pasagjerët Shqitar.

Denoncimi 2:

Pershendetje perseri wizzair “probleme teknike “ nga londra kemi kaq ore presim nuk i i dihet kur do marim fluturimin tjeter 
. Gezuar vitin e ri

Nga BotĂ«rori i futbollit te LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore, eventet madhore sportive nĂ« vitin 2026 –

✇27.al
By: 27

NdĂ«rsa 2025 Ă«shtĂ« nĂ« orĂ«t e fundit tĂ« tij, sytĂ« e admiruesve janĂ« hedhur tashmĂ« nga viti 2026 gjatĂ« tĂ« cilit do tĂ« pĂ«rjetojmĂ« emocione tĂ« shumta nga eventet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme sportive. Nga LojĂ«rat DimĂ«rore tĂ« Milano Cortina, BotĂ«ori i futbollit e deri te turnetĂ« e mĂ«dhenj Grand Slam e BotĂ«rori i Formula 1, kalendari i 12 muajve tĂ« ardhshĂ«m do tĂ« jetĂ« i pasur me ngjarje qĂ« padyshim do tĂ« na argĂ«tojne e qĂ« do t’i pĂ«rjetojmĂ« me entuziazĂ«m.

Një vëmendje të madhe do të kenë Lojërat Olimpike Dimërore në Milano Cortina. Edhe në Shqipëri interesi do të jetë i madh për eventin më të rëndësishëm të sporteve dimërore teksa sytë do të jenë më shumë te Lara Colturi, 19 vjeçarja që ka zgjedhur të garojë për flamurin kuqezi në skitë Alpine.  Lojërat Olimpike Dimërore do të nisin në 6 shkurt me ceremoninë e hapjes në San Siro. Në total do të garohet në 16 disiplina sportive në 18 impiante të vendosura në një sipërfaqe mbi 22 mijë km2  dhe ku do të përfshihen 3000 sportistë nga 90 vende të ndryshme të botës. Ceremonia e mbylljes do të jetë në 22 shkurt në Arena të Veronës dhe pak javë më vonë do të mbahen Lojërat Paralimipike Dimërore.

Por eventi që do të ketë sytë e miliarda banorëve në planetin Tokë do të jetë padyshim Kampionati Botëror i Futbollit, një eveniment që vazhdon ta ëndërrojnë edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova që në mars do të luajnë ndeshjet e playoffit. SHBA, Kanadaja dhe Meksika nga 11 qershori-19  korrik do të presin evenimentin më të jashtëzakonshëm të futbollit, në një edicion ku për herë të parë do të marrin pjesë 48 skuadra për të luajtur 104 ndeshje. Botërori i vitit të ardhshëm do të hapet me sfidën mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut në stadiumin mitik Azteca. Pas fazës së grupeve, në 28 qershor do të nisë faza me eliminim direkt, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Metlife Stadium të Neë Jersey, në 19 korrik, ndërsa ndeshja për vendin e tretë do të luhet në Hard Rock Stadium të Miamit

Një tjetër event i programuar për vitin 2026 është edicioni i radhës i Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Taranto në 21 gusht-3 shtator. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 4500 sportistë nga 26 vende që do të garojnë në 30 disiplina sportive. Ashtu sic do vit, tenisi ka vendin e tij të rëndësishëm në kalendarin sportiv teksa e gjithë vëmendje do jetë te dyshja Alcaraz-Sinner, që kane vendosur diktatin e tyre teksa në 2025 ishin dy lojtarët që kanë fituar turnetë Grand Slam. Australian Open, Roland Garros, ëimbledon dhe US Open janë eventet tenistike që do të kenë padyshim vëmendjen më të madhe ku sytë janë pikërisht nga dy numrat e parë të botës teksa pritet me kureshtje se si do të vijojë rivaliteti mes tyre

Kalendari sportiv 2026 nuk mund tĂ« quhet i plotĂ« pa sportet me dorĂ« teksa kĂ«tĂ« vit do tĂ« zhvillohet BotĂ«rori i Basketbollit tĂ« vajzave si dhe evropianĂ«t e volejbollit pĂ«r djem e vajza. Nuk do tĂ« mungojĂ« as BotĂ«rori i Formula 1 qĂ« do tĂ« ketĂ« ndryshime rrĂ«njĂ«sore nĂ« rregullore me Lando Norris qĂ« do tĂ« jetĂ« piloti pĂ«r t’u mundur, ndĂ«rkohĂ« qĂ« edhe MotoGP do tĂ« ketĂ« hapĂ«sirĂ«n e vet me Marc Marquez qĂ« do tĂ« vijĂ« si kampioni nĂ« fuqi me synimin pĂ«r tĂ« triumfuar sĂ«rish pĂ«r ta cuar nĂ« 10 numrin e titujve botĂ«ror nĂ« karrierĂ«n e tij. Me fjalĂ« tĂ« tjera na pret njĂ« vit i jashtĂ«zakonshĂ«m sportiv me evente pĂ«r t’u shijuar nĂ« maksimum nga tĂ« gjithĂ«.

 

Do takohem me Osmanin sĂ« shpejti pĂ«r çështjen e presidentit tĂ« vendit –

✇27.al
By: 27

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se do të takohet së shpejti me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar lidhur me zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm. Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda muajsh.

Duke folur nĂ« njĂ« ngjarje nĂ« PostĂ«n e KosovĂ«s nĂ« PrishtinĂ«, Kurti tha se “sĂ« shpejti do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet tĂ« bisedojmĂ« me tĂ« pĂ«r rrugĂ«n pĂ«rpara”.

Osmani e bëri të ditur synimin e saj për të garuar sërish për presidente në prill gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë më 29 dhjetor, por nuk është e qartë nëse ajo do ta gëzojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e ardhshëm.

Por, para kësaj, vendi duhet ta bëjë Kuvendin e ri dhe do ta formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat i dhuruan Kurtit një fitore bindëse.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 49.34 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.

Dhe Kurti u shpreh i bindur të mërkurën se ai nuk do të ketë telashe në formimin e qeverisë së re.

“Rezultati Ă«shtĂ« mĂ« i qartĂ« se asnjĂ«herĂ« mĂ« parë bllokimet nĂ« konstituimin e Kuvendit dhe pĂ«r formimin e qeverisĂ« sĂ« re janĂ« inekzistente”, tha Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.

Kurti mĂ« pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme nĂ« Kuvend pĂ«r formimin e qeverisĂ«.

Nëse partitë parlamentare nuk arrijnë ndonjë pajtueshmëri për çështjen e presidentit të ri, atëherë do të ketë sërish zgjedhje të parakohshme, dhe vendi do të zhytej edhe më thellë në krizë.

Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim tĂ« fshehtĂ« dhe njĂ« kandidati i duhen tĂ« paktĂ«n 80 vota tĂ« deputetĂ«ve – nga 120 nĂ« pĂ«rgjithĂ«si – nĂ« rundin e parĂ«. NĂ«se nuk i siguron ato nĂ« rundin e parĂ« dhe as nĂ« tĂ« dytin, i mjaftojnĂ« tĂ« paktĂ«n 61 vota nĂ« rundin e tretĂ«, por me njĂ« kuorum prej 80 deputetĂ«sh nĂ« sallĂ«.

DĂ«borĂ« dhe ngrica nĂ« ShqipĂ«ri –

✇27.al
By: 27

Pas një Dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe.

Sinoptikania Lajda Porja, tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut.

Megjithatë, ky episod i acartë nuk do të zgjasë shumë, pasi në fillim të janarit pritet një ndryshim i menjëhershëm i kushteve atmosferike, me rikthim të reshjeve, dëborë në zonat malore dhe më pas shira të dendur e erë të fortë në pjesën më të madhe të vendit.

“Nuk ka reshje dĂ«bore edhe zonat e thella kanĂ« pasur shumĂ« pak nĂ« njĂ« episod tĂ« shkuar, duke qenĂ« se dhjetori ishte njĂ« muaj shumĂ« i thatĂ«, pa reshje. Kemi pasur dy episode me reshje tĂ« papĂ«rfillshme, ose shumĂ« tĂ« pakta.

Parashikohet qĂ« sot edhe nesĂ«r moti tĂ« jetĂ« i kthjellĂ«t pa reshje dhe shumĂ« i ftohtĂ«. ËshtĂ« masĂ« qĂ« vjen nga Poli i Veriut dhe po pĂ«rpiqet qĂ« tĂ« depĂ«rtojĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« Ballkan, Ă«shtĂ« futur tashmĂ«.

Nuk do të qëndrojë shumë gjatë, por do të kthehet shumë shpejt. Me pak fjalë sot edhe nesër do të kemi temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin. Ka edhe një shtim të lagështirës. Tirana i është afruar sot temperaturave 0 gradë, sonte gjatë natës temperaturat do shkojnë -8 dhe -9 në zonat malore, në Korçë temperaturat do shkojnë në -6.

MĂ« pas kemi njĂ« ndryshim total nĂ« datĂ«n 2 janar,  futet njĂ« sistem qĂ« sjell reshje tĂ« pakta, kryesisht dĂ«borĂ« dhe reshje akoma mĂ« tĂ« forta nĂ« datat 4 dhe 5. NĂ« datĂ«n 2 rikthehet dĂ«bora nĂ« tĂ« gjithĂ« zonĂ«n malore, do tĂ« afrohet dĂ«bora nĂ« qarkun e ShkodrĂ«s, nĂ« KrujĂ« dhe nĂ« Elbasan. Zbret dĂ«bora deri nĂ« zonat e ulĂ«ta, por duke qenĂ« se reshjet janĂ« nĂ« sasi tĂ« ulĂ«ta. MĂ« pas nĂ« datat 4 dhe 5 do tĂ« ketĂ« reshje shiu me intensitet tĂ« lartĂ«, do tĂ« jenĂ« kryesisht reshje shiu pasi rriten temperaturat. Dita e diel dhe e hĂ«nĂ« do tĂ« ketĂ« erĂ« shumĂ« tĂ« fortĂ«, UltĂ«sira PerĂ«ndimore do tĂ« ketĂ« edhe rrebeshe shiu”, tha meteorologia.

FOTO/ TĂ« veshur njĂ«soj dhe tĂ« buzĂ«qeshur, familja Uzuni shkĂ«lqen nĂ« vigjilje tĂ« Vitit tĂ« Ri –

✇27.al
By: 27

Partnerja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Uarda Uzuni, ka ndarë me ndjekësit disa momente familjare në rrjetet sociale. Në fotografi ajo shfaqet krah Myrton Uzunit dhe djalit të tyre, Princ.

Familja është shfaqur e veshur njësoj, me pizhama të kuqe me vija jeshile, duke reflektuar atmosferë feste dhe harmoni.

Pamjet artistike tregojnĂ« njĂ« familje tĂ« buzĂ«qeshur dhe tĂ« qetĂ«. Postimi Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me mbishkrimin e thjeshtĂ«, por domethĂ«nĂ«s: “Ne tĂ« tre”.

 

 

Akuzohet pĂ«r shpĂ«rdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut nĂ« VlorĂ« (Emri) –

✇27.al
By: 27

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra një punonjës të Policisë së Shtetit në Vlorë, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për efektivin Xhuljano Xhaferri, me detyrë specialist hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Ndaj tij Ă«shtĂ« caktuar masa e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik”, me vendim tĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m VlorĂ«.

Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë pasi dyshohet se punonjësi i policisë nuk ka përmbushur detyrimet funksionale gjatë veprimeve hetimore që lidhen me një procedim penal të vitit 2024.

AMP bĂ«n me dije se veprimet ndaj efektivit janĂ« ndĂ«rmarrĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« “shpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s”.

Qeveria i gĂ«njeu pĂ«r bonusin e fundvitit, personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara protestojnĂ« nĂ« LezhĂ« –

✇27.al
By: 27

Personat me aftësi të kufizuara kanë dalë në protestë këtë të enjte në qytetin e Lezhës, pasi ende nuk kanë marrë shpërblimin e fundvitit të premtuar nga qeveria.

Që në orët e para të mëngjesit, ata janë grumbulluar para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare, duke kërkuar ekzekutimin e pagesës që u takon.

Protestuesit shprehen se ndodhen në vështirësi të mëdha ekonomike dhe se mungesa e këtij shpërblimi i ka vënë në pamundësi për të përballuar shpenzimet e festave të fundvitit.

Sipas tyre, pritja e gjatë dhe mungesa e një sqarimi zyrtar ka shtuar shqetësimin dhe pasigurinë, ndërsa theksojnë se kjo ndihmë është jetike për përballimin e nevojave bazë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Postës Shqiptare bëjnë me dije se fondet për pagesat ende nuk janë kaluar nga Thesari i Shtetit, çka ka sjellë vonesa në shpërndarje.

❌