❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nuk ka justifikim pĂ«r zvarritjen e procesit ndaj Ballukut –

✇27.al
By: 27

Ish deputeti socialist Petro Koçi, ka dalë sërish kundër qëndrimit të Partisë Socialiste në rastin e Belinda Ballukut, ku Kuvendi po zvarrit mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit.

Përems një postimi në rrjete sociale, Koçi thotë se Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësues i sovranit nuk ka asnjë justifikim ne zvarritjen e shqyrtimit te kërkesës se SPAK per te dhënë lejen parlamentare për mase sigurie ndaj një ministri apo deputeti.

Sipas tij, e vetmja arsye qe justifikon hapësirën kohore mes datës se mbërritjes se kërkesës dhe datës se shqyrtimit ne seance plenare është koha e përshtatshme ne dispozicion te anëtareve te Komisionit te Mandateve per te shqyrtuar dosjen e SPAK.

Ndërsa për mos daljen me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, Koçi thekson se cilido te jete vendimi dyopsionesh i GJK nuk ka efekt mbi ndjekjen penale.

“NdĂ«rsa arsyetimi i shtyrjes se shqyrtimit te çështjes ne ate Komision me faktin se Gjykata Kushtetuese akoma nuk Ă«shtĂ« shprehur ne mĂ«nyrĂ« pĂ«rfundimtare per ankimimin pĂ«rkatĂ«s te Kryeministrit nuk qĂ«ndron sepse GJK tashme duke mare shkas nga rasti Balluku do pĂ«rcaktojĂ« nje norme kushtetuese e cila do legjitimoje ose jo fuqine ligjore te GJKKO per te pezulluar ne te ardhmen nje ministĂ«r nga detyra. Cilido te jete vendimi dyopsionesh i GJK nuk ka efekt mbi ndjekjen penale”, arsyeton Koçi.

Mbrojtja politike e njĂ« tĂ« korruptuari Ă«shtĂ« njollĂ« e zezĂ« pĂ«r Kuvendin –

✇27.al
By: 27

NĂ« KonferencĂ«n e KryetarĂ«ve tĂ« Kuvendit, deputetja e PartisĂ« Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur akuza tĂ« forta ndaj mazhorancĂ«s, duke e konsideruar mbrojtjen politike tĂ« njĂ« tĂ« korruptuari si njĂ« “njollĂ« tĂ« zezĂ« pĂ«r Kuvendin”.

“Kjo qĂ« po ndodh Ă«shtĂ« njĂ« njollĂ« e zezĂ« pĂ«r Kuvendin. Mbrojtja politike e njĂ« tĂ« korruptuari Ă«shtĂ« çështje qĂ« ju bĂ«n me turp edhe juve. TĂ« mblidhet menjĂ«herĂ« KĂ«shilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugĂ«n drejtĂ«sisĂ« pĂ«r t’i hequr imunitetin.”-deklaroi ajo

Tabaku kërkoi veprim të menjëhershëm, duke theksuar se çdo vonesë në shqyrtimin e kërkesës për heqjen e imunitetit minon besimin te Kuvendi dhe drejtësia duhet të funksionojë pa ndërprerje.

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi, akuzoi Niko Peleshin, për shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit. Gjatë Konferencës së kryetarëve ai tha se kërkesat e opozitës për mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve janë refuzuar pesë herë, ndërkohë që mbledhja e parashikuar për më 28 janar u anulua dy orë para nisjes me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« sjellje arbitrare dhe argumentet kanĂ« zero bazĂ«, qoftĂ« nĂ« KushtetutĂ« apo nĂ« Rregullore. Askund nuk thuhet qĂ« Kuvendi duhet tĂ« presĂ« tĂ« shprehet njĂ« institucion tjetĂ«r pĂ«r njĂ« çështje qĂ« nuk ka lidhje me ne. Ka vetĂ«m njĂ« shpjegim: ju keni marrĂ« nĂ« mbrojtje korrupsionin e Edi RamĂ«s dhe Belinda Ballukut”, tha Bardhi.

Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb nĂ« vesh BelindĂ«s, por ajo ka genin terrorist –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Edi Rama po tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, ndaj ajo nuk po del me një vendim për çështjen e Belinda Ballukut.

Në konferencë me gazetarët, Sali Berisha deklaroi se në dosjen e Belinda Ballukut në çdo tre reshta dy janë për Ramën, për këtë arsye po bllokon, sipas tij, edhe drejtësinë.

Po ashtu, Sali Berisha deklaroi se “Belinda Balluku nuk bĂ«het kurban pĂ«r Edi RamĂ«n”.

Kryedemokrati ka paralajmëruar më tej se nisur nga këto afera, Partia Demokratike do të organzojë një tjetër protestë që sipas tij do të jetë më e madhja që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.

Berisha: Tani do ta ndaj nĂ« dy aspekte. ÇfarĂ« tregon ky proces. Tregon tĂ«rheqjen zvarrĂ«, se si Edi Rama tĂ«rheq zvarrĂ« dhe poshtĂ«ron GjykatĂ«n Kushtetuese.  Kjo Ă«shtĂ« dĂ«shmia e parĂ« e kĂ«saj qĂ« po ndodh.

Ajo mori përsipër një çështje, të cilën absolutisht nuk mund ta shqyrtonte pa kaluar në Apel dhe Gjykatën e Lartë. Dhe ajo po me urdhër të Edi Ramës, ka caktuar deri më tani 3 data dhe nuk e shqyrton dot, sepse Edi Rama e tërheq zvarrë për turpin e saj.

Edi Rama edhe njëherë, po të përdorja ca terma të lashtë, do të ishte i gatshëm ti shkrinte dhe plumb në vesh Lubi Ballukut, dhe ta hiqte qafe, po të mos ishte se dosja e saj në çdo 3 rreshta, 2 janë për Ramën. Këtu e ka hallin Rama dhe e kanë kuptuar të gjithë qytetarët, se ky i kujton qytetarët se janë njerëz që nuk marrin vesh.

E kanĂ« kuptuar qĂ« tĂ« gjithĂ« qĂ« ata kanĂ« hallin e vet, hallin e madh. Prandaj dhe qytetarĂ«t e patĂ« se ç’ishte 24 Janari. Nuk dilte kush sa pĂ«r LubinĂ« as te dera e shtĂ«pisĂ«, por e dinĂ« qĂ« Ă«shtĂ« Edi Rama kryesori nĂ« dosje dhe po bllokon drejtĂ«sinĂ«.

Kështu që protesta dhe vetëm protesta është rruga e vetme, shpresa e vetme që shqiptarët ti japin narkodiktatorit atë që i dhanë dikur diktaturës së parë, apo atë që i dha Bangladeshi, autokrates, atë që i dha Nepali autokratit, ti japin Edi Ramës shqiptarët dhe sa më parë.

Ajo është një sfidë, poshtërim që u bën shqiptarëve. Që unë ju vjedh, do të ju vjedh, që për mua ska drejtësi, që Gjykatën Kushtetuese e marr si leckë zvarrë, e zvarris, dhe bën ato që i them. Që këtu ligjin e bëj unë dhe ligji e kushtetuta janë letër e vdekur.

Prandaj dhe do flasin qytetarĂ«t. ËshtĂ« koha e qytetarĂ«ve tani, nuk ka asnjĂ« surprize. Ju them unĂ« ju, nuk heq imunitetin e saj, sepse ajo ia ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ«.

E merrnit si shaka kur unë thosha që ajo ka genin terrorist. Ka pasur gjyshin vrasës serial, po. Nuk shkon ajo kurban për Edi Ramën, mos kujto ti. Ajo e ka kryer krimin, por e ka kryer për Edi Ramën. Ajo është dorasi, por porositësi është Edi Rama. Kemi të bëjmë me një moment që vetëm populli mund ta zgjidhë dhe do ta zgjidhë populli, do ta populli.

Do të provojë Edi Rama guximin e qytetarëve. Do të provojë Edi Rama se si guxon tu thotë qytetarëve që ju kam vjedhur dhe do tu vjedh.

Nuk kanë dëgjuar qytetarët që Geron Meçe ka denoncuar Linda Ramën. Nuk ka ngel njeri që nuk e dinë ne. Se na merrej gjysma më e mirë e tij, na merrej me tendera. Ndërhynte për kunatin, për veten e vet se paratë i ndanin bashkë me të. Dhe janë qindra milionë euro.

Të gjitha këto do ti mbyllë në këtë mënyrë. Jo. Qytetarët nuk pranojnë ti mbylli dhe do flasin me të, e do vazhdojnë.

Nuk ka patur asnjë situatë të tillë, kurrë në Shqipëri. Ai duhet të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë nga qeveria. Të japë dorëheqjen dhe të krijojë qeveri teknike për të bërë zgjedhje dhe të mos bllokohet drejtësia.

U plagos pasi ndĂ«rhyri nĂ« sherrin mes babait dhe vajzĂ«s, i riu pĂ«rfundon nĂ« reanimacion –

✇27.al
By: 27

Onard Memlika, i riu që u plagos tri ditë më parë pasi ndërhyri në sherrin mes një babai dhe vajzës së tij, është transferuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas familjarëve, gjendja e Memlikës është e rëndë dhe ai ndodhet aktualisht në reanimacion.

Ngjarja ndodhi kur Memlika ndërhyri për të ndaluar sherrin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij, 24-vjeçare, e cila gjithashtu mbeti e plagosur. I riu ishte vetëm një kalimtar që tentoi të ndërhynte, por fatkeqësisht u dëmua gjatë përleshjes.

Policia e Durrësit njoftoi të hënën se fillimisht të plagosurit ndodheshin në spitalin rajonal dhe jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, gjendja e 35-vjeçarit Memlika është përkeqësuar në ditët e fundit, çka bëri të nevojshme transferimin në kryeqytet.

SpektakĂ«l pritet nĂ« Europa League, 36 ekipe zbresin nĂ« fushĂ« dhe bĂ«jnĂ« llogaritĂ« e kualifikimit –

✇27.al
By: 27

Europa League ashtu si Champions League do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Duele mjaft të luftuara dhe shumë delikate janë në program për t;u zhvilluar në të njëjtën orë, 21:00.

NĂ« fushĂ« do tĂ« zbresin ekipe si Aston Villa, Feyenoord, Rangers i Nedim Bajramit, Fenerbahce, Lyon, PAOK, Dinamo Zagreb e ArbĂ«r HoxhĂ«s, Roma dhe Yang Boys. 36 ekipet do tĂ« luftojnĂ« mes tyre “dhĂ«mbĂ« pĂ«r dhĂ«mbĂ«â€ pĂ«r biletĂ«n e kualifikimit.

Spektakël pritet në Europa League, 36 ekipe zbresin në fushë

Rama punon tĂ« mbajĂ« vetĂ«m BelindĂ«n dhe MirlindĂ«n! –

✇27.al
By: 27

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e rëndë që është krijuar me emigracionin e nxitur nga qeverisja skandaloze e rilindjes.

“Sipas publikimit tĂ« fundit tĂ« Eurostat, ShqipĂ«ria kryeson me diferencĂ« tĂ« madhe çdo shtet tjetĂ«r pĂ«r tĂ« larguarit nga vendi”.

“VetĂ«m largimi i Edi RamĂ«s e ndalon kĂ«tĂ« hemoragji tĂ« dhimbshme”, shkruan KĂ«lliçi.

Mesazhi:

Largohet 1 në 2 shqiptarë, Edi Rama punon të mbajë vetëm Belindën dhe Mirlindën!

Sipas publikimit të fundit të Eurostat, Shqipëria kryeson me diferencë të madhe çdo shtet tjetër për të larguarit nga vendi.

Duke marrë në konsideratë rezidentët në BE, Eurostat konkludon se Shqipëria ka 466 emigrantë për 1 mijë banorë.

Pra pothuajse 1 në 2 vetë!!!

Si shpjegohet që bashkëqytetarët tanë janë në këtë eksod masiv, kur Edi Rama dhe elisat e tij thonë se Shqipëria po shkëlqen dhe është në një majë të panjohur më parë.

Të vërtetën e tregojnë njerëzit me këtë largim dramatik.

Vendi po shkretohet prej qeverisjes së keqe, hajdutërisë dhe lidhjeve me krimin. Kur ligjin e bën Gysi që siguron verën 33 mijë euro për Palloshin, kur Rama thotë se korrupsioni është gjë normale, atëherë ke përzënë qytetarët.

Por e rëndësishme është të mbajmë këtu të pandehurën Belinda, dhe të mos lejojmë hetimin e saj.

Sheshi, protesta, revolta është zgjidhja e vetme.

Vetëm largimi i Edi Ramës e ndalon këtë hemoragji të dhimbshme.

Apeli i GJKKO “fal” ish-drejtoreshĂ«n e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarĂ« tĂ« BashkisĂ« TiranĂ« (Emrat) –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish-drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarët e tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Sipas vendimit tĂ« Apelit, tĂ« pandehurit u shpallĂ«n fajtorĂ« pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike” dhe secilit iu dha njĂ« dĂ«nim prej 9 muajsh burg, i cili u reduktua me njĂ« tĂ« tretĂ«n nĂ« pĂ«rputhje me Kodin e ProcedurĂ«s Penale, duke rezultuar nĂ« 6 muaj burg pĂ«r secilin. Gjithashtu, tĂ« pandehurve u hoq e drejta pĂ«r tĂ« ushtruar funksione publike pĂ«r njĂ« periudhĂ« prej 5 vitesh.

Por sot Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e ekzekutimit të burgut me kusht për të gjithë të pandehurit, duke i vënë ata nën shërbim porove për një periudhë 12-mujore.

Ata akuzohen se favorizuan nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme njĂ« kompani tĂ« zotĂ«ruar “de facto” nga ish-kreu i UjĂ«sjellĂ«sit, Redi Molla dhe ai i IMT-sĂ«, Mariglen Qato, duke e ushqyer atĂ« me tendera publikĂ«.

Sipas SPAK, gjatĂ« hetimeve paraprake Ă«shtĂ« provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, nĂ« cilĂ«sinĂ« e titullarit tĂ« autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion nĂ« varĂ«si tĂ« BashkisĂ« TiranĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me tĂ« pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, nĂ« cilĂ«sinĂ« e anĂ«tarĂ«ve tĂ« Komisionit tĂ« VlerĂ«simit tĂ« Ofertave dhe anĂ«tarin e NjĂ«sisĂ« sĂ« Prokurimit, Kristo Zhulati, kanĂ« krijuar avantazhe dhe privilegje tĂ« padrejta pĂ«r bashkimin e operatorĂ«ve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, nĂ« procedurĂ«n e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit tĂ« parkimit te Selman Stermasi”, tĂ« zhvilluar mĂ« 1 tetor tĂ« vitit 2019. Provat e mbledhura gjatĂ« hetimeve provojnĂ« plotĂ«sisht faktin se verifikimin dhe vlerĂ«simin e ofertave tĂ« operatorĂ«ve ekonomikĂ« qĂ« kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ« prokurimi nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« anĂ«tarĂ«t e KVO-sĂ«, por e kanĂ« bĂ«rĂ« persona tĂ« tjerĂ« qĂ« kanĂ« punuar nĂ« shoqĂ«rinĂ« “5D Konstruksion” sh.p.k.

Zyrtarët u morën të pandehur në kuadër të dosjes 5D, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish drejtor të Bashkisë së Tiranës. Ndërsa për drejtorët Redi Molla, Mariglen Qato e Taulat Tusha vijon gjykimi i ndarë me procedurë të zakonshëm. Nga këta zyrtarë, vetëm Mariglen Qato ndodhet prapa hekurave pasi dy të tjerët u dërguan në masa më të buta.

Apeli i GJKKO liron ish-drejtoreshĂ«n e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarĂ« tĂ« BashkisĂ« TiranĂ« (Emrat) –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish-drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarët e tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Sipas vendimit tĂ« Apelit, tĂ« pandehurit u shpallĂ«n fajtorĂ« pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike” dhe secilit iu dha njĂ« dĂ«nim prej 9 muajsh burg, i cili u reduktua me njĂ« tĂ« tretĂ«n nĂ« pĂ«rputhje me Kodin e ProcedurĂ«s Penale, duke rezultuar nĂ« 6 muaj burg pĂ«r secilin. Gjithashtu, tĂ« pandehurve u hoq e drejta pĂ«r tĂ« ushtruar funksione publike pĂ«r njĂ« periudhĂ« prej 5 vitesh.

Por sot Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e ekzekutimit të burgut me kusht për të gjithë të pandehurit, duke i vënë ata nën shërbim porove për një periudhë 12-mujore.

Ata akuzohen se favorizuan nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme njĂ« kompani tĂ« zotĂ«ruar “de facto” nga ish-kreu i UjĂ«sjellĂ«sit, Redi Molla dhe ai i IMT-sĂ«, Mariglen Qato, duke e ushqyer atĂ« me tendera publikĂ«.

Sipas SPAK, gjatĂ« hetimeve paraprake Ă«shtĂ« provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, nĂ« cilĂ«sinĂ« e titullarit tĂ« autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion nĂ« varĂ«si tĂ« BashkisĂ« TiranĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me tĂ« pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, nĂ« cilĂ«sinĂ« e anĂ«tarĂ«ve tĂ« Komisionit tĂ« VlerĂ«simit tĂ« Ofertave dhe anĂ«tarin e NjĂ«sisĂ« sĂ« Prokurimit, Kristo Zhulati, kanĂ« krijuar avantazhe dhe privilegje tĂ« padrejta pĂ«r bashkimin e operatorĂ«ve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, nĂ« procedurĂ«n e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit tĂ« parkimit te Selman Stermasi”, tĂ« zhvilluar mĂ« 1 tetor tĂ« vitit 2019. Provat e mbledhura gjatĂ« hetimeve provojnĂ« plotĂ«sisht faktin se verifikimin dhe vlerĂ«simin e ofertave tĂ« operatorĂ«ve ekonomikĂ« qĂ« kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ« prokurimi nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« anĂ«tarĂ«t e KVO-sĂ«, por e kanĂ« bĂ«rĂ« persona tĂ« tjerĂ« qĂ« kanĂ« punuar nĂ« shoqĂ«rinĂ« “5D Konstruksion” sh.p.k.

Pas bojkotit tĂ« PD-sĂ«, PS rrĂ«mben edhe hapĂ«sirat e opozitĂ«s te komisioni i ReformĂ«s Territoriale –

✇27.al
By: 27

Pas bojkotit të Partisë Demokratike, socialistët kanë kërkuar të vijojë puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative pa prezencën e deputetëve të opozitës dhe pa të drejtën e paritetit.

Sipas raportimeve, socialistët kanë deklaruar se nuk do të presin pafundësisht opozitën, pasi kjo e fundit vazhdimisht mungon në mbledhje, kështu që kanë propozuar ndryshime në përbërjen e këtij komisoni.

Sipas kërkesës, e cila do të shqyrtohet sot në Konferencën e Kryetarëve, PS kërkon të marrë shumicën e anëtarëve të komisionit, si edhe drejtimin. PS kërkon po ashtu që të shtohet një anëtar më shumë nga radhët e socialistëve.

Gjithashtu, socialistët thonë se nuk duhet të ketë më bashkëdrejtim, por drejtuesi të jetë Arbian Mazniku ndërsa Luçiano Boçi të jetë nënkryetar dhe jo më bashkëkryetar.

“QĂ« prej krijimit tĂ« Komisionit nĂ« datĂ«n 27.10.2025 (gjatĂ« njĂ« periudhe dy mujore) nga 4 mbledhje tĂ« njoftuara rregullisht vetĂ«m njĂ« mbledhje Ă«shtĂ« zhvilluar me pĂ«rbĂ«rje tĂ« plotĂ« tĂ« opozitĂ«s. Referuar vendimit tĂ« Kuvendit, kohĂ«zgjatja e punĂ«s sĂ« Komisionit Ă«shtĂ« parashikuar 9 muaj. Kjo kohĂ«zgjatje Ă«shtĂ« dakordĂ«suar duke pasur parasysh rĂ«ndĂ«sinĂ« e miratimit tĂ« reformĂ«s administrative-territoriale nĂ« kohĂ«, pra 1 vit pĂ«rpara zhvillimit tĂ« zgjedhjeve vendore 2027 nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« merren masat pĂ«rkatĂ«se ligjore, administrative dhe organizative. Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitĂ«s parlamentare si dhe fakti qĂ« reforma administrative-territoriale pĂ«rbĂ«n njĂ« nga prioritetet kyçe tĂ« programit tĂ« mazhorancĂ«s parlamentare ShqipĂ«ria 2030 dhe pĂ«r integrimin nĂ« BE, propozohet ndryshimi i pĂ«rbĂ«rjes dhe mĂ«nyrĂ«s sĂ« punĂ«s sĂ« Komisionit.

Si rrjedhojë, propozohet që pika III e Vendimit të ndryshohet mëkëtë përmbajtje:

Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë.

Në këtë mënyrë, i çelet rruga avancimit të reformës në përputhje me planin e punës të miratuar, së bashku me votat e opozitës parlamentare, në mbledhjen e datës 27.11.2025.

Më tej, propozohet që pika IV e Vendimit ndryshohen me këtë përmbajtje:

Kryetari i komisionit Ă«shtĂ« pĂ«rfaqĂ«sues i Grupit Parlamentar tĂ«  PartisĂ« Socialiste dhe zĂ«vendĂ«skryetari Ă«shtĂ« pĂ«rfaqĂ«sues i Grupit Parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike”,- thuhet nĂ« kĂ«rkesĂ«n e PS.

Kjo kërkesë e PSë, pritet të shqyrtohet mesditën e sotme, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Eksodi i tĂ« rinjve po zbraz ShqipĂ«rinĂ«! Kur rinia largohet, demokracia gĂ«rryhet –

✇27.al
By: 27

Deputetja e PD, njëkohësisht edhe zëvendëspresidente e EPP Women, Albana Vokshi, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, denoncoi emigrimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, duke e cilësuar atë një krizë të rëndë të demokracisë.

Gjatë fjalës së saj ,Vokshi theksoi se mbi 1.1 milion shqiptarë janë larguar në dekadën e fundit, kryesisht të rinj, ndërsa mungesa e shpresës, përjashtimi politik dhe rrjetet e patronazhit po i detyrojnë ata të braktisin vendin.

Ligjvënësja demokrate paralajmëroi gjithashtu se largimi i rinisë, po minon përfaqësimin demokratik dhe të ardhmen e vendit.

Deklarata e plotë:

I nderuar Kryetar, të nderuar kolegë,

Falënderoj raportuesit për raportin e tyre dhe për ngritjen e kësaj çështjeje jetike.

Në Shqipëri, studentët dhe të rinjtë kanë bërë histori. Në vitet 1990, ata u ngritën dhe rrëzuan diktaturën komuniste.

Historia na mëson cila është fuqia e rinisë.

–          Kur rinia ngrihet, regjimet bien!

–          Kur rinia largohet, demokracia gĂ«rryhet!

Sot, Shqipëria po përballet me eksod të rinisë.

Sipas Eurostat-it, vetëm në dekadën e fundit, 1.1 milion shqiptarë janë larguar drejt vendeve të BE-së. 78% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 34 vjeç. 80% e studentëve, 59% e maturantëve dhe 95% e atyre që studiojnë jashtë vendit duan të largohen dhe të mos kthehen më.

Raporti i fundit i Tranzicionit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i publikuar disa javë më parë, e konfirmon këtë alarm. Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë së saj përmes emigracionit dhe një e katërta e qytetarëve me arsim të lartë janë larguar.

Kjo nuk është një krizë ekonomike, kjo është një krizë e demokracisë!

Sepse kur tĂ« rinjtĂ« largohen, ata nuk marrin me vete vetĂ«m aftĂ«sitĂ« e tyre, por edhe zĂ«rin e tyre, votĂ«n e tyre dhe fuqinĂ« pĂ«r t’i mbajtur institucionet pĂ«rgjegjĂ«se.

Pasoja është thellësisht shqetësuese.

Zgjedhjet në vendet tona po vendosen gjithnjë e më shumë nga ata që mbeten, jo nga ata që do të jetojnë në të ardhmen.

Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, mbi 42% e votuesve ishin pensionistë.

Të rinjtë largohen sepse u mungon shpresa; sepse ndihen të përjashtuar politikisht dhe të papërfaqësuar; sepse administrata publike është e kapur nga rrjete patronazhi dhe jo nga merita; sepse nuk përballojnë dot strehimin, nuk gjejnë punë dinjitoze, nuk përballojnë koston e lartë të jetesës dhe varfërinë në rritje të të rinjve.

Emigrimi i të rinjve dhe plakja e popullsisë janë tashmë një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë.

Kjo Asamble e ka dhënë përgjigjen!

NĂ«se duam qĂ« tĂ« rinjtĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ«, duhet t’u japim dinjitet, mundĂ«si dhe njĂ« zĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, qĂ« ata tĂ« mos largohen nga vendi, por tĂ« dĂ«gjohen dhe tĂ« kontribuojnĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e vendit.

Ju faleminderit shumë.

12-vjeçarja dyshohet se u abuzua nga njerku, e Ă«ma i del nĂ« mbrojtje partnerit –

✇27.al
By: 27

Në Gjirokastër ka shpërthyer një skandal i rëndë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga bashkëjetuesi i së ëmës, Kelmend Krusa. Në një reagim të parë për mediat, nëna e vajzës ka mohuar që partneri i saj të ketë kryer ndonjë akt ndaj të bijës, duke deklaruar se nuk ka patur asnjëherë probleme me të dhe se denoncimi i vajzës është i pabazë. Ajo shton se bashkëjetuesi nuk ka bërë asgjë ndaj fëmijës dhe se nuk kishte dijeni për pretendimet e ngritura.

“UnĂ« jetoja me Kelmendin, nuk kemi patur probleme asnjĂ«herĂ«. Policia ka ardhur na ka kontrolluar shtĂ«pinĂ« dhe pastaj na ka shoqĂ«ruar. UnĂ« nuk kam bĂ«rĂ« denoncim sepse ai nuk i ka bĂ«rĂ« asgjĂ« vajzĂ«s. JanĂ« tĂ« gjitha gĂ«njeshtra. Nuk kam as dyshime mbi kĂ«tĂ« gjĂ«. Denoncimin e ka bĂ«rĂ« vajza pĂ«r ngacmim seksual, jo pĂ«r pĂ«rdhunim” tha ajo.

Ngjarja merr dimension edhe më tronditës, pasi Krusa dyshohet të jetë përfshirë më parë në vrasjen e babait të 12-vjeçares, ngjarje që ndodhi disa vite më parë në Dibër. Pas zhdukjes së bashkëshortit të saj në vitin 2018 dhe gjetjes së tij të vrarë, nëna e vajzës u largua në Gjirokastër duke marrë fëmijët dhe duke bashkëjetuar me Krusën, i cili rezulton të jetë edhe kushëri me viktimat e mëparshme.

Historia përfshin elemente të dhunës, abuzimit dhe lidhjeve të afërta familjare, duke e bërë të jashtëzakonshme dhe tronditëse. Trupi i pajetë i Artur Lleshit, babait të vajzës, ishte gjetur në dhjetor të vitit 2018 në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, rreth 9 muaj pas zhdukjes së tij.

Kam bĂ«rĂ« 11 kallĂ«zime, Salillari nuk hetohet se leku e hedh ujin pĂ«rpjetĂ« –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka deklaruar mëngjesin e kësaj të enjte se ka bërë një tjetër kallëzim për krime elektorale për Kreshnik Hajdarin e Pëllumb Salillarin, për të cilët sipas tij po zvarriten hetimet.

Jashtë ambjenteve të SPAK, Maliqi ka listuar disa nga aferat qe sipas tij janë bërë nga Hajdari dhe Salillari, ndërsa ka deklaruar se hetimet për ta, po zvarriten sepse janë hedhur lekë.

Maliqi ka bërë me dije se janë depozituar në total 11 kallëzime, ndërsa ka bërë thirrje që hetimet të shkojnë deri të fund dhe të bëhet drejtësi, për vjedhjet që sipas tij, u kanë bërë qytetarëve.

Fjala e plotë: 

Prokurori i rrethit të Beratit dhe e njeh mirë situatën në qarkun e Beratit, po për shkak edhe të lidhjeve që ka në atë zonë si me origjinë nga Skrapari, besoj që do të veprojë dhe do të përgjigjet për këto kallëzime që unë kam bërë.

Sigurisht qĂ« dyshoj se ku ndodhen kĂ«to kallĂ«zime, mbase dhe ndonjĂ« postier, shtatĂ« kallĂ«zime tĂ« tjera pĂ«rderisa pĂ«r katĂ«r çështje mĂ« kanĂ« kthyer pĂ«rgjigje, nuk i ka dĂ«rguar nĂ« SPAK, nuk e di, s’mund tĂ« mbaj pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ«. Por dua t’ju them, u bĂ«nĂ« tre vjet qĂ« kam bĂ«rĂ« 11 kallĂ«zime pĂ«r njĂ« krim tĂ« rĂ«ndĂ« elektoral.

Kuvendi i krimit KZAZ 64 u prish para tre muajsh, nĂ« dhomĂ«n e fshehtĂ« ku u ndĂ«rruan kutitĂ« e votimit, me pak vota ku u grabit mandati nĂ« 2023-shin, nĂ« Çuçi familjes, oligarku Salillari, banditĂ« tĂ« operacionales, Bistri nĂ« krye e shumĂ« drejtues policie. Si ka mundĂ«si ende tre vjet, kur do ta vendosin drejtĂ«sinĂ« kĂ«ta, pra Hajdarin e famshĂ«m dhe Salillarin se janĂ« tĂ« lidhur tĂ« dy kĂ«ta. Kur do i vendosin pĂ«r kĂ«to akuza qĂ« unĂ« kam bĂ«rĂ«?

Një, Sineci, 4 milionë euro në zonë të mbrojtur, pa leje mjedisi, nuk ka prokurori që mund ta mbyllë këtë çështje. Dhe një kallëzim është këtu, një kallëzim e kam çuar në prokurorinë e Beratit, edhe nga prokuroria e Beratit asnjë përgjigje, vazhdon hetimi të zvarritet. Dy kilometra asfalt mbi asfalt pa procedurë tenderimi të Salillarit, direkt ndikim elektoral. Jam thirrur në SPAK si dëshmitar për këtë, jam marrë në pyetje, asnjë dëshmitar nuk është thirrur. Tjetër, një rrugë tjetër në Goraj-Perondi, gjysma e punimeve është bërë nga ish-komuna e Perondisë.

Ndërkohë që shkelet rëndë, është thirrur vetëm një inxhinier. Një rrugë tjetër, 20.000 pound, kanë paguar banorët në Frashër që rrinë në Angli. Dëshmitarët janë dhënë me gati 10 dëshmitarë me pamje filmike dhe me prova, me mesazhe në SPAK. Jam thirrur në SPAK, por këta nuk është thirrur asnjëri prej këtyre. Krimi elektoral, ndarja e ndihmave, çakulli elektoral, tenderi i qenve, tenderi Viola Grin, 1 miliard e 700 milionë lekë. Hani i Qirozit, i dyshuar, njëkohësisht edhe pastrim produktesh dhe parash, ku vëllai i tij Anxhelo Kristos në Greqi ka ndërruar emrin, ka vajtur në Angli dhe i jep me një fjalë punonjësve të bashkisë të besuar të këtij, garanci me apartamente që i ka në emër të tij, vëllai i Hajdarit. Dhe ende asnjë hetim deri tani, asnjë nuk është thirrur deri tani.

ÇfarĂ« ndodh me kĂ«tĂ« shtet kur kĂ«ta e bĂ«jnĂ« me mua kĂ«tĂ« zvarritje, qĂ« kam qenĂ« drejtues policie nĂ« veri dhe nĂ« jug tĂ« ShqipĂ«risĂ«, ish-zĂ«vendĂ«sdrejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i burgjeve, tetĂ« vjet deputet, anĂ«tar i komisionit tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare, kryetar i komunĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« Beratit prej tre vitesh. Imagjino çfarĂ« u bĂ«jnĂ« qytetarĂ«ve tĂ« tjerĂ«. Kur do hetojnĂ« kĂ«ta ndaj kĂ«tij, kĂ«tyre abuzuesve, kĂ«tyre hajdutĂ«ve? Vajti SPAK-u, zbarkoi te zyrat e Salillarit, i morĂ«n kompjuterat, dokumentat, tĂ« gjithĂ«.

Ende të qetë, ende asnjë gjë nga SPAK-u, nga drejtësia deri tani. Ju e dini shumë mirë që unë po bëj tre vjet që vazhdoj për këtë krim elektoral në, në Kuçovë. Dhe çfarë ndodh? Gjykata Administrative në datë 6 nëntor më kthen përgjigje që ne shpallim moskompetencën dhe ia çojmë përsëri për ligjin e dekriminalizimit SPAK-ut. Ia çojnë KQZ-së, ndërkohë që SPAK-u e dënon një vit burg, e konvertuar në orë pune, 150 orë pune. Ka marrë vendim të formës së prerë. Ndërkohë që KAS-i ia kthen KQZ-së për falsifikim dokumentash dhe fshehje të dënimit. Imagjino se ku ka ndodhur.

Gjykata Administrative ia kthen pĂ«rsĂ«ri KQZ-sĂ« pĂ«r tĂ« shkarkuar Hajdarin e famshĂ«m. Dhe ende institucionet e kapura tĂ« shtetit dhe tĂ« drejtĂ«sisĂ« nuk veprojnĂ« asgjĂ«. Pse nuk veprojnĂ«? Sepse Salillari, mĂ« kujtohet ajo kĂ«nga e vĂ«llezĂ«rve Zena, se leku, leku e thyejnĂ« pĂ«rpjetĂ«, vetĂ«m leku e thyejnĂ« pĂ«rpjetĂ«, se s’ka mundĂ«si tjetĂ«r. Si ka mundĂ«si ky oligark, kĂ«ta banditĂ«, vjedhin, abuzojnĂ«, e kanĂ« çuar KuçovĂ«n nĂ« mesjetĂ«, grabitje. ÇfarĂ« nuk ndodh? Dhe akoma asnjĂ« hetim, akoma kur? Vitin tjetĂ«r qĂ« janĂ« zgjedhjet? QĂ« bashkĂ« me banorĂ«t e KuçovĂ«s, tĂ« majtĂ« e tĂ« djathtĂ«, do i japim dĂ«nimin e merituar kĂ«tyre hajdutĂ«ve, abuzuesve.

Kam bĂ«rĂ« 11 kallĂ«zime, pse zvarriten hetimet pĂ«r Salillarin dhe Hajdarin –

Mafia shqiptare bĂ«n kĂ«rdinĂ« nĂ« Itali! Si po depĂ«rtojnĂ« baronĂ«t e drogĂ«s pa miratimin e Cosa Nostra-s –

✇27.al
By: 27

Nga Giorgio Liuzzo – La Sicilia

Sot në Palermo, në selinë e Asamblesë Rajonale të Siçilisë , u mbajt një seancë dëgjimore delikate nga Komisioni Parlamentar Antimafia , i udhëhequr nga Presidenti Antonello Cracolici . Folësi kryesor ishte gazetari investigativ Giuseppe Bascietto , me origjinë nga Vittoria , i cili u thirr për të raportuar mbi zhvillimet e fundit në krimin e organizuar në Siçili. Një pjesë e seancës ishte e klasifikuar , një shenjë e rëndësisë dhe ndjeshmërisë së temave të diskutuara.

Bascietto shpjegoi se takimi, i cili zgjati gati dy orë , u pĂ«rqendrua kryesisht nĂ« aktivitetet e krimit tĂ« organizuar shqiptar dhe degĂ«zimet e tij nĂ« Siçili. “Ne nĂ« thelb folĂ«m pĂ«r krimin e organizuar shqiptar , aleancat e tij me figurat dhe klanet lokale: në Gela me familjet Paolello dhe Rinzivillo , në Catania me klanet Cappello , Arena dhe Nizza nga lagjja Librino , tĂ« cilĂ«t u bashkuan me Cappellos , duke lĂ«nĂ« pas Santapaolas . Në SirakuzĂ«, ështĂ« klani Bottaro , ndĂ«rsa zona e Avola , Pachino dhe Rosolini ështĂ« nĂ«n kontrollin e klaneve Aparo , Trigila dhe Crapula , me referenca edhe pĂ«r klanin Nardo .”

Sipas Bascietto-s, situata aktuale Ă«shtë shumĂ« shqetĂ«suese sepse “kĂ«to organizata tĂ« reja po e ndajnĂ« SiçilinĂ« nĂ« dysh , duke vepruar pa pĂ«lqimin e Cosa Nostra-s sĂ« Palermos dhe duke ia kaluar kokĂ«n. Kjo po krijon njĂ« sĂ«rĂ« problemesh dhe tensionesh nĂ« rajon”. Gazetari theksoi se si aftĂ«sia e shqiptarĂ«ve pĂ«r tĂ« krijuar aleanca ka qenĂ« thelbĂ«sore pĂ«r depĂ«rtimin e tyre në SiçilinĂ« juglindore , historikisht e konsideruar si “barku i butĂ«â€Â i rajonit , njĂ« zonĂ« qĂ« gjatĂ« viteve të Stidda-s i kishte shpallur luftë Cosa Nostra-s sĂ« Palermos .

Bascietto shpjegoi se si, sipas mendimit tĂ« tij, Siçilia juglindore po transformohet nĂ«Â â€œportin e ri tĂ« Gioia Tauro” , duke u bĂ«rĂ« njĂ« qendĂ«r nervore pĂ«r trafikun ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« drogĂ«s . “Droga mbĂ«rrijnĂ«, klasifikohen nĂ« fshat dhe mĂ« pas fshihen në fikĂ«set e zjarrit , speca ose në fundet e modifikuara tĂ« kamionĂ«ve, pĂ«r t’u shpĂ«rndarĂ« mĂ« pas nĂ« tĂ« gjithë EvropĂ«n . Logjistika Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«: fillon nga Catania , ngjitesh drejt Kalabrisë ku ndodhet mbulesa e familjeve historike ‘Ndrangheta’, si Coluccia ‘ndrina dhe ‘ ndrina e Gioiosa Ionica dhe Marina di Gioiosa Ionica . Nga atje vazhdon pĂ«r në Lecce dhe ende nĂ« zonĂ«n e Brindisit, ku vepron klani Buccorella , i lidhur me ‘ndrinat kalabreze të Coluccia , ato të Gioiosa Ionica dhe Marina di Gioiosa Ionica dhe tĂ« ashtuquajturat “puorcu” tĂ« Vittorias ; Nga Lecce mallrat ndĂ«rrojnĂ« shoferĂ« nĂ« çdo kryqĂ«zim, derisa tĂ« arrijnë nĂ« Gjermani , ku shpĂ«rndahen mĂ« tej pĂ«r tĂ« arritur nĂ« tĂ« gjithĂ« kontinentin.”

Deklaratat e tij kanĂ« tĂ«rhequr vĂ«mendjen e Komisionit , duke nxjerrĂ« nĂ« pah kompleksitetin dhe rrezikun e aleancave tĂ« reja kriminale qĂ« po ripĂ«rcaktojnë gjeografinĂ« e mafies siciliane . ” VetĂ«m hetimet e ardhshme do tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« sqarojnĂ« se deri nĂ« çfarĂ« mase kĂ«to organizata po veprojnĂ« pa pĂ«lqimin e mafies sĂ« vjetĂ«r”, nĂ«nvizoi gazetari, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r vigjilencĂ« tĂ« lartë dhe promovimin e njĂ« bashkĂ«punimi gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« ngushtĂ« midis zbatimit tĂ« ligjit dhe institucioneve .

PĂ«rmasa alarmante e emigracionit, ShqipĂ«ria kryeson listĂ«n e vendeve qĂ« kanĂ« mĂ« shumĂ« shtetas nĂ« BE –

✇27.al
By: 27

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian.

Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.

Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në vlerë absolute.

Sipas grafikut janë rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, por siç shënohet në legjendë, në grafik mungon Greqia, ku sipas të dhënave të ndryshme jetojnë të paktën edhe 500 mijë shqiptarë. Në nivelin e mbi 1 milionë banorëve, Shqipëria do të renditej në vend të katërt në numër absolut, pas shtetasve të Ukrainës, Turqisë, Marokut.

Nëse llogaritet në bazë të popullsisë së mbetur në vendin e origjinës, Shqipëria absolutisht kryeson, madje edhe pa përfshirë të dhënat e Greqisë. Shqipëria me rreth 550 mijë shtetas në BE dhe një popullsi 2.36 milion banorë, arrin rreth 230 shtetas për 1,000 banorë, një shifër shumë më e lartë se çdo vend tjetër në grafik.

Edhe pa përfshirë Greqinë, treguesi e vendos Shqipërinë dukshëm mbi vendet e tjera të rajonit, si Kosova (218), Maqedonia e Veriut (107), Bosnja dhe Hercegovina (125) apo Serbia (68), të cilat gjithashtu shfaqin nivele të larta emigracioni, por më të ulëta se Shqipëria.

Nëse përfshihet edhe Greqia, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, pesha e emigracionit për 1,000 banorë rritet edhe më shumë, duke arritur në 466 emigrantë për 1,000 banorë, pra afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

Diferencat janë të theksuara në raport me shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute për shkak të popullsisë së lartë që ato kanë në vendin e origjinës. Për Ukrainën, Eurostat raporton rreth 2.6 milion shtetas rezidentë në BE, por të krahasuar me një popullsi rreth 39 milion banorë, kjo përkthehet në rreth 67 shtetas për çdo 1,000 banorë.

Në rastin e Turqisë, me rreth 1.7 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 85 milion, pesha bie në rreth 20 për 1,000 banorë, ndërsa për Marokun, me rreth 1.5 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 37 milion, niveli është rreth 41 për 1,000 banorë.

Ky krahasim nxjerr nĂ« pah se grafiku i Eurostat, edhe pse e rendit ShqipĂ«rinĂ« jashtĂ« “top 10” nĂ« numĂ«r absolut, e vendos vendin nĂ« krye kur shifrat normalizohen me popullsinĂ«, duke reflektuar njĂ« emigracion me pĂ«rmasa shumĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r njĂ« vend tĂ« vogĂ«l, ndoshta unike nĂ« botĂ«, siç tregon qartĂ« dhe grafiku nĂ« raport me madhĂ«sinĂ« e popullsisĂ«./Monitor

Qeveri e medaljeve tĂ« kota, kolapsi digjital po zhyt biznesin nĂ« krizĂ« –

✇27.al
By: 27

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar kolapsin e shërbimeve digjitale të qeverisë shqiptare, duke theksuar se situata është veçanërisht dramatike për biznesin dhe profesionistët e lirë.

Tabaku shprehet në një video në rrjete sociale se i gjithë sistemi i teknologjisë së informacionit të qeverisë është i bllokuar, duke e bërë praktikisht të pamundur marrjen e shërbimeve bazë nga tatimet, institucionet publike dhe platforma e-Albania.

Deputetja rikujtoi betejën e fituar në Gjykatën Kushtetuese për profesionet e lira, ku mbi 20 mijë profesionistë u dëgjuan dhe fituan të drejtën e tyre. Por, sipas saj, për një pjesë të tyre, që nuk gjetën zgjidhje të plotë nga vendimi i Gjykatës, sot problemi është përkeqësuar për shkak të një sistemi të pezulluar dhe jofunksional.

Tabaku shpjegon se profesionistët e lirë nuk arrijnë dot të kryejnë veprimet më elementare: të gjenerojnë fatura, të llogarisin kostot apo të bëjnë një analizë minimale të punës së tyre ditore përmes sistemit self-care.

Sipas deputetes së PD-së, bëhet fjalë për tatimpagues të rregullt, njerëz korrektë me shtetin, të cilët paguajnë taksa të rritura dhe kosto të larta fiskalizimi, por nuk marrin as shërbimin minimal në këmbim.

“Kjo Ă«shtĂ« ‘qeveria e shĂ«rbimeve’. Kjo Ă«shtĂ« qeveria e medaljeve tĂ« kota,” deklaron Tabaku, duke ngritur pyetjen se kush do tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ«.

Tabaku e cilĂ«son realitetin aktual si paradoksal: njĂ« ShqipĂ«ri e shpallur ‘digjitale’, qĂ« nuk ofron dot as certifikata pĂ«r biznesin dhe qĂ« ndaj sipĂ«rmarrjes shqiptare pĂ«rgjigjet vetĂ«m me “ERROR 404”. Sipas saj, ky kolaps digjital po e zhyt biznesin nĂ« krizĂ« dhe po minon besimin e qytetarĂ«ve te shteti.

MorĂ«n 55 mijĂ« euro nga biznesmeni vlonjat, SPAK mbyll hetimet pĂ«r dy ish-prokurorĂ«t –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Posaçme ka pĂ«rfunduar hetimet pĂ«r dy ish-prokurorĂ«t, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini dhe ka dĂ«rguar nĂ« gjykatĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r kalimin e çështjes pĂ«r gjykim.

Kledian Llaho akuzohet nga SPAK pĂ«r korrupsion, ndĂ«rsa ish-prokurori tjetĂ«r, Çlirim Shahini, i cili ushtron profesionin e avokatit, pĂ«r ushtrim tĂ« ndikimit tĂ« paligjshĂ«m.

Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj shtetasit Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje.

Ky i fundit, pasi arriti t’i shmangej drejtĂ«sisĂ« pĂ«r dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatĂ«s pĂ«r vlerĂ«simin e masĂ«s, e cila u gjykua dhe u ndryshua brenda njĂ« ore nga gjyqtarja Edona Vajushi me kĂ«rkesĂ« tĂ« prokurorisĂ«.

Sipas SPAK, dyshohet se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Pando Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me qëllim zbutjen e masës së sigurimit ndaj tij.

Këto veprime, që sipas organit të akuzës janë të dokumentuara, provojnë ekzistencën e një skeme korrupsioni të organizuar, ku funksionarë të drejtësisë kërkonin përfitime monetare për favorizim në trajtimin e çështjeve penale.

Sipas prokurores Manjola Kajana, Llaho dyshohet se ka marrë 30 mijë euro nga miku i tij, biznesmeni Vasil Bakalli. Ky i fundit provohet se vlerat monetare i ka marrë në shtetin grek.

NdĂ«rsa prokurori i Papuçit, Çlirim Shahini, provohet se ka marrĂ« 25 mijĂ« euro nĂ« kĂ«mbim qĂ« t’i kĂ«rkonte gjykatĂ«s masĂ«n “detyrim paraqitje”, ndĂ«rsa nĂ« total dyshohet se janĂ« paguar 55 mijĂ« euro pĂ«r njĂ« masĂ« sigurimi.

Llaho e kërkoi këtë masë në gjykatë dhe ajo u miratua nga gjyqtarja Edona Vajushi, por për këtë të fundit nuk u provua akuza. Nën akuzë është edhe biznesmeni Vasil Bakalli për korrupsion, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit me prokurorin Llaho.

Zhdukja e Jurgen Karajt/ KĂ«rkimet ‘intensive’ tĂ« Vengut pa rezultat! Niset njĂ« ekip nga Kosova –

✇27.al
By: 27

Sot është dita e 20-të e kërkimeve për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka përfunduar në përroin e Darsit, në Bashkinë Klos. Pas 20 ditësh, shteti shqiptar nuk ka asnjë rezultat, asnjë gjurmë dhe asnjë përgjigje për familjen, duke treguar qartë se përballë emergjencave reale funksionon me improvizim dhe jo me kapacitete.

Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte mĂ« herĂ«t se vijojnĂ« kĂ«rkimet ‘intensive’ pĂ«r tĂ« riun, prej 20 ditĂ«sh tashmĂ« ende nuk ka asnjĂ« gjurmĂ« prej tij dhe trupi ende nuk Ă«shtĂ« gjetur.

PavarĂ«sisht se nĂ« terren janĂ« ushtria, forcat “Shqiponja”, zjarrfikĂ«set, punonjĂ«s bashkie dhe dhjetĂ«ra persona, kĂ«rkimet janĂ« zhvilluar pa mjete serioze teknologjike pĂ«r operacione nĂ«nujore. ShqipĂ«ria ende nuk disponon skanerĂ« ujorĂ« dhe dronĂ« nĂ«nujorĂ« funksionalĂ«, çka e bĂ«n tĂ« pamundur njĂ« operacion efektiv dhe i ekspozon institucionet si tĂ« papĂ«rgatitura dhe tĂ« prapambetura.

Sot pritet të mbërrijë ekipi i specializuar nga Kosova, i autorizuar nga Presidentja Vjosa Osmani, me pajisje si skaneri EDGE TECH 5201 dhe droni nënujor DEEP Trekker DTG 3 ROV, duke e nxjerrë zbuluar dështimin e plotë të shtetit shqiptar. Fakti që pas 20 ditësh kërkime shpresa vjen nga motra Kosovë nuk është bashkëpunim, por turp institucional dhe provë se Shqipëria nuk ka ndërtuar as kapacitetet minimale për të përballuar fatkeqësi të tilla.

Jurgen Karaj, dyshohet se u mor nga rrjedha e pĂ«rroit tĂ« fshatit Dars nĂ« Klos, mĂ« 9 janar, dhe ka pĂ«rfunduar nĂ« lumin Mat. Ai ishte duke udhĂ«tuar me njĂ« mjet tip “Audi” me drejtues 24 vjeçarin Andi Losha, kur ky i fundit humbi kontrollin dhe ranĂ« nĂ« pĂ«rrua.

Karaj dyshohet të jetë marrë nga rrjedha, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Ndërkohë Andi Losha u arrestua nga policia, pasi dyshohet se nuk e ka ndihmuar 30-vjeçarin.

ShfrytĂ«zonin apartamentin pĂ«r prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarĂ« –

✇27.al
By: 27

Procedohen dy shtetase braziliane, të cilat kishin përshtatur apartamentin për ushtrim prostitucioni.

Policia bĂ«n me dije se ka nisur procedim penal edhe ndaj dy “klientĂ«ve” shqiptarĂ«.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Njoftimi i policise

NĂ« vijim tĂ« operacioneve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme pĂ«r goditjen e prostitucionit, Seksioni pĂ«r Hetimin e Trafiqeve, me mbĂ«shtetjen e ForcĂ«s sĂ« Posaçme Operacionale, finalizoi fazĂ«n e 14-tĂ« tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale tĂ« hetimit pĂ«r njĂ« periudhĂ« 2-javore, pĂ«r veprat penale “Prostitucion” dhe “PĂ«rshtatja e ambienteve pĂ«r prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.

Gjithashtu u proceduan nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues nĂ« DurrĂ«s.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

ShfrytĂ«zonin apartamentin pĂ«r prostitucion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarĂ« –