Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan –

✇27.al
By: 27

Një efektiv policie është vënë në pranga këtë të shtunë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) njofton se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kyreinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47, gjatë drejtimit të mjetit të tij (jashtë shërbimit), është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan në aksin Cërrik – Elbasan, ku pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.87 mg/l.

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur –

✇27.al
By: 27

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë orëve të fundit në zonën e Lungomares në Vlorë, një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit, veçanërisht gjatë fundjavave.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve që ndodheshin në zonë në atë moment.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur, ndërsa raportohet se ai nuk mbante kaskë mbrojtëse në momentin e përplasjes, çka mund të ketë ndikuar në rëndimin e dëmtimeve.

🚑 I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve, veçanërisht motoristëve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të përdorin mjetet mbrojtëse, për të shmangur pasoja të rënda në rast aksidenti.

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’ –

✇27.al
By: 27

Mësuesi i anglishtes që u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit e arsimit bazë në shkollën Gustav Mayer në Tiranë është Dritan Zaimi.

Profesori nuk ka telefon dhe mundësi komunikimi drejtpërdrejtë me të, por sipas profileve online të hapura para shumë vitesh, Dritan Zaimi paraqitet si një figurë me formim akademik në gjuhë të huaja dhe me aktivitet paralel letrar.

Dritan Zaimi ka lindur më 5 maj 1975 në Gramsh. Ai ka përfunduar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë në vitin 1993 dhe në vitin 1997 është diplomuar si mësues i gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës.

Në website virtuale ai prezantohet se ka filluar të shkruajë vargje që në moshë shumë të vogël. Në vitin 2001 botoi përmbledhjen e tij të parë me poezi “Dhimbja”. Në krijimtarinë e tij letrare, vihet re një prani e theksuar e tematikave filozofike dhe shpirtërore, ku përdoren simbole që lidhen me jetën dhe vdekjen. Poezitë e publikuara online tregojnë një autor që reflekton mbi raportin e njeriut me të shenjtën.

Në orët e mësimit me nxënësit ju shfaqte video për Perëndinë dhe ju jepte detyra për urdhërimet e fesë që mendohet se përfaqësonte dëshmitarët e jehovait. Në një nga poezitë e tij shkruante “Atë që s’e kuptojmë e quajmë budalla. Atë që s’na kupton përsëri e quajmë budalla.”/ Top Channel

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit –

✇27.al
By: 27

Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili së fundmi zbuloi publikisht detaje nga marrëveshja financiare me Top Channel për hyrjen në Big Brother VIP Albania, duket se nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e formatit.

Pas publikimit të një videoje virale, ku ish-banori pretendonte se produksioni i kishte paguar 600 mijë lekë të vjetra për të mbuluar përkohësisht rrogën e bashkëshortes së tij, reagimet nuk kanë munguar. Sipas Vrenozit, kjo shumë ishte vendosur si kusht për hyrjen e tij në BBVA, në mënyrë që bashkëshortja të linte punën dhe të kujdesej për motrën e tij të sëmurë.

Megjithatë, kjo dalje publike duket se ka sjellë pasoja të menjëhershme. Moderatori i spektaklit, Ledion Liço, ka bërë një lëvizje të qartë distancimi, e cila nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

📱 Unfollow që ndez dyshime
Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, rezulton se Ledion Liço ka hequr Ilir Vrenozin nga lista e personave që ndjek në Instagram, një veprim që është interpretuar gjerësisht si reagim ndaj deklaratave të këtij të fundit.

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas thyerjes së heshtjes nga ana e Vrenozit mbi kushtet e kontratës së tij me produksionin, kontrata të cilat në formate të tilla konsiderohen rreptësisht konfidenciale.

🎭 Transparencë që kushton?
Ndërsa Vrenozi ka deklaruar se qëllimi i tij ishte thjesht të tregonte të vërtetën dhe arsyet humane pas marrëveshjes, duket se kjo “transparencë e tepruar” i ka kushtuar atij “miqësinë” virtuale me moderatorin e spektaklit, duke hapur debat të ri mbi pagesat, kontratat dhe prapaskenat e BBVA-së.

Deri më tani, Top Channel dhe Ledion Liço nuk kanë reaguar zyrtarisht, ndërsa historia vijon të jetë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale dhe mediat online.

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

✇27.al
By: 27

Myslim Murrizi
Me habit shum ky mosvendim i mender Gjykates Kushtetuese 4 me 4 ose siç i thone shahistet RREMI. Por me shum me habit fakti qe jan te “gezuar” te gjitha palet per kete mosvendim dhe ajo qe nuk me habiti fare ishte votimi ashtu siç “ pritej” i Sonila Bejtes dhe Gent Ibrahimit

Qysh mbreme po “vras” mendjen qe çne Sonila Bejte dhe Gent Ibrahimi te ken bere kte rrofishate ose “ huazim” mes “ ekipeve” qe i kane “ rritur” apo “ shitur” ne merkat si “ lojtar” te tyre!!!

Nje mender Gjykat Kushtetuese me frymor te peshtir qe njeher votojne ndryshe e heren tjeter harrojne si kan votuar heren e pare po per te njenjten çeshtje apo pa shtyll kurrizore njerzore etike dhe profesionale duhet shkrir si leter higjenike qe perdoret ne hale

Kta jan turpi i sistemit te drejtesis dhe treguesi me i qarte i degjenerimit te reformes politike qe u perdor per te ndertuar drejtesin e “ re” me funderrina te se kaluares dhe individ pa asnje vler ne te gjitha drejtimet

Ehhhh sikur te ishte edhe Llagami i KLGJ ne kete Gjykate apo Bogdani i KLP sa do ishin gezuar dynjanja

Perfituat nga rasti qe kjo Gjykate kishte 8 antare ne detyr nga 9 qe duhet te kete prandaj doli rezultati 4 me 4 se kur te shkoj dhe Genc Gjonçaj aty si antar i 9 keni per te pare qe te gjitha mosvendimet e tjera te mender kesaj Gjykate do jene 4.5 me 4.5 se ne çdo vendim do gjendet patjeter nje nga keta plehra qe do ndahet ose shqyhet ne dysh per te ruajtur “ balancat” qe te jene perseri te gjitha palet e kenaqura

Ishalla nuk “ eshte” merzit Çim Peka dhe Ilir Meta per voten e Sonila Bejtes se Rama dhe Xhafa besoj “jan” kenaqur pa mase nga votimi akrobatik i Gent Ibrahimit

Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

✇27.al
By: 27

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të kësaj fundjave. Sipas të dhënave të motit, e shtuna dhe e diela do të shoqërohen nga reshje shiu në pjesën më të madhe të qarqeve në vend, teksa nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore.

Po ashtu, paralajmërohet se nga reshjet mund të krijohen problematika të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane.

Sot pasdite (e shtunë, datë 7) dhe nesër (e diel, datë 8) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore në lartësitë mbi 1100 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Dibër, Lezhë dhe Durrës.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore: 2 / 11 °C

Sot pasdite era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në zonat malore. Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

✇27.al
By: 27

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i së shtunës do të sjellë emocione të forta.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të futet edhe një herë tjetër, fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli.

Për më shumë ndiqni Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel.

Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –

✇27.al
By: 27

Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e radhës në Kamëz akuzoi qeverinë se ka dhunuar votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.

Ai tha se pas Enver Hoxhës, armiku më i egër i votës së lirë ka kthyer procesin zgjedhor në një “farsë elektorale” dhe ka krijuar një “treg të zi” të votës, duke përdorur metoda anti-demokratike dhe anti-kushtetuese për të plaçkitur votën e qytetarëve.

Berisha theksoi se qytetarët kanë derdhur “lumenj djersë” në fushata elektorale, por sipas tij, e gjithë pushteti është përqendruar në duart e një personi, duke shkelur të drejtën e votës së lirë.

Berisha: Duke dhunuar votën tuaj, vullnetin tuaj të lirë njëlloj si në rastin e pushtimeve, gjithë pushteti u përqëndrua në duart e një njeriu. Keni derdhur lumenj djerse në fushata elektorale, por armiku më i egër i votës së lirë pas Enver Hoxhës, ka shndërrua procesin zgjedhor në farsë elektorale. Ka krijuar në fushatë elektorale tregun më të zi, tregun e votës. Tregu i vullnetit. Ka përdorur të gjitha metodat anti demokratike, anti kushtetuese, për të plaçkitur votën e qytetarëve.

SPAK tani mund te… –

✇27.al
By: 27

Gazetarja Klodiana Lala ishte pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku dha më shumë detaje mbi lënien në fuqi të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gazetarja shpjegoi se vendimi i GJKKO u rrëzua me votim 4 me 4, duke rikthyer pezullimin nga funksionet deri në vendimin e Apelit.

Lala theksoi se SPAK ka të drejtë të kërkojë në gjykatë pezullimin e çdo ministri, kryeministri apo presidenti, pa pasur nevojë për autorizim të Kuvendit për masa si pezullimi nga detyra.

Klodiana Lala: GJK ka arritur një vendimmarrje 4 me 4. Që një vendim i GJK të konsiderohet i marrë duhet të plotësojë kuorumin. Minimalisht Rama duhet të merret 5 vota në favor të tij. Ose që të rrëzohet, duhet të votonin 5 apo 6. Në momentin që nuk arrihet kuoromi, kërkesa konsiderohet e rrëzuar. GJK me 4 me 4 rrëzoi kërkesën dhe riktheu pezullimin nga funksionet. Nuk mund të ushtrojë funksionin e zv.kryeministres dhe ministres derisa të shprehet Apeli i GJKKO.

Zoti Rama kërkonte interpretim të dispozitës kushtetuese. Thoshte se ministri nuk pezullohet pasi gëzon atribute si deputeti i kuvendit. Duhet shkuar me kërkesë në Kuvend nga ana e SPAK. Kryetarja e GJK, SB> SB. MS, janë të qëndrimit që Balluku nuk pezullohet pasi SPAK duhet të kërkojë autorizim nga Kuvendi dhe të kërkojë heqjen imunitetin. GJK nuk e ka konsideruar anti-kushtetues vendimin e GJKKO u jep mundësinë SPAK në çdo rast të drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e çdo ministri. Nëse kryeministri presidenti apo çdo funksionar tjetër, do preferoja që GJK duhet të japë përgjigje përfundimtare.

Nuk e kemi të prerë. Do kemi nesër në vendimin e arsyetuar. SPAK ka mundësinë dhe e shfrytëzon momentin nëse po hetohet një ministër apo një zyrtar mund të kërkojë Gjykatës pezullimin nga funksionet. 4 që votuan kundër se autorizimi në Kuvend duhet kërkuar për arrestin në shtëpi, kontrollin personal. Për masat e tjera si ndalim i daljes jashtë vendit, pezullimin nga detyra nuk është e nevojshme.

Fund tragjik! Ish-Mbretëresha e Bukurisë humb jetën papritur në ngjarjen e rëndë –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në High Wycombe, Angli, ku 21-vjeçarja Elisha Skinner, e kurorëzuar Miss Faversham 2022, humbi jetën pasi makina e saj u rrokullis dhe e përplasi ndaj murit të ndërtesës së konviktit të Universitetit të Ri Buckinghamshire.

Elisha po shkarkonte sendet e saj nga makina kur ndodhi aksidenti. Familja bëri të ditur se ajo arriti të telefononte 999, ndërsa shërbimet e emergjencës mbërritën brenda pak minutash. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor dhe shoqeve të saj të dhomës, 21-vjeçarja ndërroi jetë në spital më 8 janar.

Funerali i saj të premten të kaluar tërhoqi mbi 200 pjesëmarrës, duke përfshirë miq dhe familjarë. Arkivoli u transportua me kalë dhe karrocë pranë shkollës së saj të vjetër, Abacisë, dhe të pranishmit u ftuan të vishnin kravata rozë, ngjyra e preferuar e Elishës.

Një hetim për vdekjen e saj është hapur në Gjykatën e Mjekëve Ligjorë në Beaconsfield, ku u konfirmua se makina e parkuar e kishte shtyrë atë drejt ndërtesës së konviktit. Hetimi i plotë pritet të mbahet më 23 qershor/SOT

Pastronazhistet bejne reagimin e papritur per Belinda Ballukun –

✇27.al
By: 27

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për heqjen e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një vendim pa vendim, pra me 4 vota pro dhe 4 kundër kërkesës së Ramës, kërkesa e këtij të fundit ra automatikisht pas barazimit në votim. Por duket se për PS-në e Fierit, organizata që drejtohet nga Balluku, pezullimi i saj vetëm sa ia shton shkëlqimin.

Dega e PS në qarkun Fier, e drejtuar nga vetë Balluku, ka reagua menjëherë me një postim mbështetës në rrjetet sociale ku shpalli se “asgjë s’e ndal”. As ligji, as Gjykata Kushtetuese, as logjika institucionale.

Ironia bëhet edhe më e trashë po të kujtojmë se herën e parë, PS e Fierit festoi për Ballukun me fishekzjarre kur Kushtetuesja i hoqi pezullimin, tani që u rikthye pezullimi, patronazhistët e Belindës në Fier kanë inkurajuar shefen me fjalët: “ Vazhdo të shkëlqesh, sepse je burim frymëzimi”.

“Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO) –

✇27.al
By: 27

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se analisti Baton Haxhiu ka qenë i lidhur me strukturat e ish-regjimit serb dhe se vetë Sllobodan Millosheviçi, sipas tij, e ka quajtur Haxhiun “të vetin” gjatë një takimi në Hagë.

Duke komentuar qëndrimet e fundit të Haxhiut për veprimet e SPAK, Berisha e cilësoi atë si pjesë të një misioni politik në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama dhe të marrëdhënieve të tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Pjesë nga bashkë bisedimi:

Pyetje: Në një shkrim të sotëm, Baton Haxhiu thoshte në këtë vend tani prokurori është më i fortë se kryeministri. Duke komentuar vendimet e SPAK, Haxhiu duket ka ndryshuar qëndrim, pasi kur bëhej fjalë për goditjen e opozitës, ai ishte pro SPAK, kurse tani për Ramën, ai i ka dalë kundër. Si i cilësoni këto qëndrime?

Sali Berisha: Tani, në qoftë se i keni harruar, po rikujtoj se Haxhiut i ka thënë në sy, në Hagë, Sllobodan Millosheviçi që ti je nash, ti je i yni. Haxhiu ka qenë agjent personal i shefit të zbulimit Stanishiç, të zbulimit të ish-Jugosllavisë.
Dhe këtu ai është ndërmjetësi i vëllazërisë së Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç.
Është njeriu që mori pjesë në takimin me katër sy, dhe dy ishin të Danjollit të Sherkës, personazhit të Rexhep Qosjes, ishin të Batonit ato dy sytë e tjerë aty.
Ndaj dhe këta mos prit ndonjëherë që ky soj njerëzish, ata janë në mision tërësisht në mburojë të Edi Ramës.
Prandaj dhe duhet t’i shumëzojmë me zero.

VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”… –

✇27.al
By: 27

Mançester Junajtid vazhdoi serinë e shkëlqyer të fitoreve nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Majkëll Kerrik, duke e çuar në katër ndeshje radhazi, pas triumfit 2-0 ndaj Totenhem në “Old Trafford”. Kjo humbje i shton edhe më shumë presionin trajnerit Tomas Frank tashmë të vënë në vështirësi.

Miqtë mbetëm me 10 lojtarë në minutën e 29-të pas daljes me karton të kuq të Romeros, teksa Mbeuemo në minutën e 38-të zhbllokoi sfidën. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 me 0. Për golin e sigurisë mendoi Fernandez në minutën e 81-të.

Ky triumf e ngjit në vendin e katërt skuadrën e Kerrik, me 44 pikë në 25 ndeshje

Ndërkohë, seria pa fitore e Totenhemit u zgjat në tetë ndeshje (4 barazime, 4 humbje), duke i lënë “Spurs” në vendin e 14-të dhe potencialisht vetëm gjashtë pikë larg zonës së rënies. Duelin e radhës Junajtid do e luajë në trasnfertë ndaj Uest Hemit, ndërsa Totenhemi pret Njukastëllin.

Berisha amniston ish anëtarët e Byrosë Politike, përballë ministrave hajdutë të Ramës –

✇27.al
By: 27

Sali Berisha, që vetëmburret si njeriu që përmbysi komunizmin në Shqipëri ka bërë bërë sot një krahasim të guximshëm mes vjedhjeve që bën pushteti i sotëm i Ramës dhe atyre për të cilat u akuzuan ish udhëheqësit e diktaturës gjysëmshekullore të vendit.

Duke i akuzuar anëtarët e Byrosë Politike për regjimin e egër të burgosjeve dhe persekutimeve që imponuan, ai i ka amnistuar ata në raport me vjedhjen e pasurive të qytetarëve të tyre. “Abuzimet e anëtarëve të byrosë politikë gjatë 45 vjetëve, nuk bëhen bashkë as sa vetëm gjysma e pasurive që kanë grabitur drejtorët e 5D në bashkinë e Tiranës”, tha ai gjatë një bisede online pyetje përgjigje me mbështetësit e tij.

Në fakt, nuk ka asnjë dyshim se bijtë e rilindur të baballarëve kultivuan në ndryshim nga të parët e tyre vesin e hajdutërisë që k si qëllim plaçkitjen e pasurive të këtij vendi.

Por çudi shkakton fakti se edhe lideri i një lëvizje antikomuniste, si Berisha i sheh shumë më të ndershëm ish udhëheqësit e djeshëm komunistë në raport me bandën e rilindasve të sotëm.

Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi –

✇27.al
By: 27

Mbrojtja që Edi Rama i ka bërë të pandehurës Belinda Balluku tashmë nuk është vetëm një cështje e brendshme politikë në Shqipëri, por ka mbërritur prej kohësh edhe në Bruksel e kancelaritë europiane të cilat monitorojnë vendin tonë në rrugën e integrimit.

Ndërsa të hënën kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, ky takim vjen në një moment kur Shqipëria s’ka mundur ende të marrë Raportin e vlerësimit të standarteve për reformimin e gjyqësorit për kapitujt 23 e 23 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë proçesi i mbylljes së grupkapitujve, i tha një burim diplomatik Lapsi.al.

Në mbledhjet e deritanishme në nivel ambasadorësh ka patur kërkesa për prova konkrete zyrtarësh të lartë të dënuar me vendime përfundimtare dhe sekuestrime të pasurive të tyre. Pra, qartësisht BE pret shembuj konkret të luftës kundër korrupsionit, por me kthesën e papritur që është bërë ndaj aferës së Belinda Ballukut, Edi Rama tashmë shihet me dyshim në Evropë.

Nëse SPAK dhe Gjykata e Posacme pengohen më tej në dosjen “Balluku”, integrimi drejt BE-së është në një pikëpyetje të madhe dhe nuk është cudi të kthehemi në pikën zero. Me metodologjinë e re të negociatave, mundet që një shtet anëtar i BE-së në këto rrethana të kërkojë rikthimin e tyre në pikën fillestare. Kapitujt 23-24 mbi gjyqësorin u hapën të parët dhe mbyllen të fundit.

Afera Balluku dhe rezistenca frontale që Rama po i bën gjyqësorit për ta lëshuar numrin dy të qeverisë së tij, është disktuar gjerësisht edhe në takimin e Grupit të Punës për Zgjerim mes diplomatëve europianë. Ndonëse ka qenë takim me diskrecion të plotë, sic ka mësuar Lapsi.al komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, ka thyer rregullin dhe ka kontaktuar kryeministrin Edi Rama për ta vënë në dijeni për klimën e rëndë të diskutimeve.

Kos i ka përcjellë Ramës qëndrimet aspak të qeta nga përfaqësues të vendeve kyçe si Gjermania, Franca dhe Holanda kryesisht për çështjen e SPAK ndaj zv.kryeministres së pandehur Belinda Balluku e cila megjithëse përballet nga akuza dhe është kapur në përgjime kompromentuese vazhdon të mbahet në detyre.

Ndonëse fuqia lobuese e Edi Ramës njihet në Evropë, duket se përplasja e tij me SPAK për të mbrojtur Belinda Ballukun konsiderohet një vijë e kuqe në Bruksel dhe nëse nuk ka një kthesë nga kreu i qeverisë shqiptare, procesi i integrimit në BE mund të stopojë menjëherë. Ky do të ishte edhe një dështim i madh për vetë Bashkimin Europian që ka mbështetur politikën e zgjerimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mbetet për t’u parë se si do të lëvizin gjërat prej të hënës kur Rama do të bisedojë në Bruksel me Antonio Costa. Zhvillim i ri në këtë përplasje është tashmë edhe vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut teksa topi është në dorën e Kuvendit për t’i hequr apo jo imunitetin politik krahut të djathtë të Edi Ramës. /Lapsi.al

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se… –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në qytetin e Vlorë, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka humbur jetën në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri është paraqitur në spitalin e Vlorës pa shenja jete. Mjekët kanë kryer menjëherë këqyrjen fillestare, nga e cila nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore që mund të lidhen me një akt kriminal.

Burime mjekësore bëjnë me dije se, në fazën paraprake të hetimeve, dyshohet që fëmija të ketë ndërruar jetë si pasojë e një reaksioni të fortë alergjik, i cili mendohet se është shkaktuar nga konsumimi i mjaltit. Megjithatë, ky mbetet vetëm një dyshim fillestar dhe nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore dhe ato hetimore kanë nisur ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes së 4-vjeçarit. Rezultatet e këtyre analizave pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka tronditur familjen dhe opinionin publik.

Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares –

✇27.al
By: 27

Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Armando Broja e nis nga stoli ndeshjen Bërnli-Uest Hem në Premier Ligë. Edhe pse pritej titullar, sulmuesi sërish mbetet në stol. Kështu 24-vjeçari humb vendin e titullarit prej ndeshjes me Totenhemin ku u kritikua për rastet e shpërdoruara.

Rikujtojmë që përballja me Uest Hemin është një duel mbijetese pasi skuadrat pozicionohen në vendin e 18 dhe 19 në kampionatin anglez.

FORMACIONET ZYRTARE

Na thërret në protestë më 10 shkurt, por ai është…. –

✇27.al
By: 27

Banorët e zonës së Rrjoll kanë bllokuar sërish punimet për ndërtimin e resortit turistik që po zhvillohet në këtë territor, duke vijuar protestën e tyre për të gjashtën ditë radhazi. Ata shprehen të vendosur për të mos lejuar vijimin e punimeve, të cilat sipas tyre cenojnë tokën, mjedisin dhe interesin e komunitetit vendas.

Prej disa ditësh, protestuesit kanë drejtuar edhe një thirrje publike ndaj kreut të Partia Demokratike, Sali Berisha, duke shprehur hapur pakënaqësinë për mungesën e mbështetjes nga ana e tij. Banorët thonë se janë ftuar të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për të martën, më 10 shkurt, por ndërkohë Berisha nuk ka reaguar dhe as nuk ka dërguar përfaqësues për t’i mbështetur në protestën e tyre lokale.

“Pse Sali Berisha na thërret më datë 10 kur ka interesat e veta që të bëjmë rrëmujë? Kur e sheh prej gjashtë ditësh këtë popull dhe nuk çoi asnjë përfaqësues, apo pse nuk erdhi vetë për të na përfaqësuar e mbështetur në grevën tonë, në tokën tonë? A mos vallë ka dorë edhe Sali Berisha në këtë mes? I lutemi, mos na thirr kur ke interesat e tua, por na mbështet edhe në interesat tona”, shprehet një prej protestuesve.

Edhe banorë të tjerë deklarojnë se protestat nuk do të ndalen dhe se punimet do të bllokohen çdo ditë. “Çfarë kemi mbetur këtu jemi, çfarë do të vijë do ta shohim. Kjo protestë nuk do të mbyllet as sot dhe as pas një muaji. I bëjmë thirrje shtetit që t’i nxjerrë këto dokumente dhe t’i vërë në dukje”, theksojnë ata.

Edhe gjatë ditës së gjashtë, punimet në kantier u ndërprenë përkohësisht, ndërsa banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar vijimin e projektit. Deri më tani është hapur vetëm rruga drejt kantierit të ndërtimit, por vendasit paralajmërojnë se në momentin që do të preket zona e plazhit apo pylli përreth, protestat do të përshkallëzohen dhe do të jenë edhe më të ashpra.

10 shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, deklaroi se 10 shkurti është dita e guximit, dita e besimit tek e ardhmja dhe tek rrëzim i kësaj organizate krimina. Kreydemokrati bëri thirrje që qytetarët të bashkohen, të betuar me 10 shkurt, duke vazhduar kryengritjen paqësore deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

“Unë ju falënderoj shumë për pyetjet. Shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë shqiptarëve sepse konstatoj se në këtë situatë kritike që po kalon vendi, ndjeshmëria, zemërimi dhe përgjegjësia juaj po bëhen gjithnjë e më e madhe, gjithnjë e më të vendosur për ti dalë zot këtij vendi, për të përmbushur këtë mision, mision që do të shpëtojë kombin shqiptar nga kjo organizatë kriminale.

Historia është e pamëshirë. Edi Rama largoi nga Shqipëria nga viti 2014-2023, 1 milionë e 99 mijë qytetarë vetëm në hapësirën e Shengenit. Po të llogarisësh dhe të tjerë, shkon në 45% të popullatës. Vitin e kaluar nga Shqipëria u larguan 420% më shumë të rinj se nga Serbia dhe vende të tjera.

Ndaj dhe 10 shkurti është dita e guximit tuaj. Është dita e dinjitetit tuaj. Dita e shpresës dhe besimit tuaj tek vetja, familja dhe e ardhmja. Të gjithë bashkohemi, të betuar me 10 shkurt se do të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale. Faleminderit!” tha Berisha.

Gjirokastër/ Absurdi me shitjen e biletave, turistët duhet të paguajnë dy herë hyrjen në kala –

✇27.al
By: 27

Një anomali e padëgjuar ndodh në Kalanë e Gjirokastrës, ku turistët vendas dhe të huaj, duhet të paguajnë dy bileta të ndryshme për të vizituar sitin historik. Bileta e parë paguhet për hyrjen në kala, ndërsa e dyta paguhet për të vizituar muzuen e armëve, i cili funksionon si institucion më vete. Kjo anomali pranohet dhe nga drejtues të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër, të cilët tregojnë se te turistët nuk pritet mirë.

Turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë kalanë e Argjiros në Gjirokastër përballen me pagesën e dy biletave, për shkak të ndarjes administrative brenda saj. Bileta e parë paguhet për hyrjen si monument kulture  e ndërsa e dyta për muzeun e armëve, i cili funksionin si institucion më vete edhe pse ndodhet brenda territorit të kalasë.  Kjo mënyrë organizimi dhe tarifimi e bën vizitën në kala më të kushtueshme për turistët vendas dhe të huaj, të cilët shpesh e perceptojnë kalanë si një terësi e vetme historike.

Ardis Duka, drejtor pranë institucionit përgjegjës të trashëgimisë kulturore Gjirokastër, pranon problematikën administrative që ekziston prej vitesh dhe që lë një shije negative tek vizitorët. Ai thekson se mes ministrisë dhe bashkisë, duhet të gjendet një zgjidhje ligjore për sa i përket unifikimit të çmimit të biletës.

Pavarësisht këtyre problematikave, Kalaja e Argjiros vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistet vendas dhe të huaj, duke ruajtur interes të lartë falë vlerave historike, kulturore dhe panoramës unike që ofron mbi qytetin e Gjirokastrës.

 

❌