Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

✇27.al
By: 27

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrë formë të prerë dhe gra që janë dënuar me 4 vite burg me vendim të formës së prerë deri në fund të vitit të kaluar, me përjashtim të disa kategorive të veprave penale, do të lirohen menjëherë nëse Kuvendi do t’i japë dritën jeshile këtij drafti amnistie penale që qeveria ka përgatitur.

Sipas draftit që do të kalojë nga Këshilli i Ministrave në Kuvend, pritet të përfitojnë mbi 10 mijë persona, me 380 të burgosur që pritet të lirohen menjëherë dhe 980 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi.

Lirim të menjëhershëm do të përfitojnë edhe të gjitha gratë që deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do t’u ketë mbetur edhe 4 vite burg për të vuajtur, pavarësisht masës së dënimit, apo burrat që  deri në hyrjen në fuqi të ligjit do të kenë edhe 3 vite të tjera burgim, pavarësisht sa janë dënuar.

Duke përjashtuar të gjithë të dënuarit për një sërë veprash penale, do të lirohen gjithashtu të gjitha gratë që në momentin kur hyn ligji në fuqi kanë mbushur 50 vjeç apo burrat mbi 60-vjeç apo edhe të dënuarit të rinj, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël.

LIROHEN MENJËHERË NGA BURGU (me përjashtimet e ligjit)
Burrat e dënuar deri në 3 vite ose më pak
Gratë e dënuara deri në 4 vite ose më pak
Burrat që u ka mbetur deri në 3 vite burg
Gratë që u ka mbetur deri në 4 vite burg
Burrat që janë 60-vjeç ose më shumë
Gratë që janë 50-vjeç ose më shumë
Të gjithë ata që ishin 18-vjeç kur kryen krimin

Ulje e dënimit
Përveç rreth 380 të burgosurve që përfitojnë lirim të menjëhershëm, rreth 1000 të tjerë do të duhet të kënaqen me ulje të dënimit. Në draft është parashikuar ulja e dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit. Por dhe këtu përjashtohen të gjithë personat e dënuar nga GJKKO, të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që i janë shmangur drejtësisë dhe të dënuar për vrasje në rrethana cilësuese, vrasja e funksionarit publik, vrasja e punonjësit të policisë dhe vrasja në familje.

Pushimi i ndjekjes penale
Gati 9000 qytetarë të tjerë pritet të përfitojnë nga amnistia penale përmes shuarjes së hetimit apo gjykimit ndaj tyre. Pra ndaj tyre nuk do të vijojë më hetimi apo gjykimi. Drafti parashikon përjashtimin nga ndjekja penale për të gjitha çështjet në hetim, çështjet e pashqyrtuara si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për krimet e bëra deri më 31 dhjetor 2025. Kjo për veprat për të cilat, Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak, parashikon dënim deri në 3 vjet burg, me përjashtim të veprave që kanë kriteret ndaluese.

Kush përjashtohet nga aministia
Përjashtohen si përfitues të kësaj amnistie penale, përveç uljes me një vit apo një vit e gjysmë të dënimet, të gjithë të dënuarit për vepra të rënda penale, janë plot 19 kategori të tilla, duke filluar nga krimet kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime seksuale, vepra kundër fëmijëve, veprat penale që prekin zgjedhjet e lira, bandat e armatosura dhe organizata kriminale, si dhe veprat e korrupsionit.

VEPRA PENALE QË PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA
Krime kundër njerëzimit
Krime kundër jetës
Krime kundër shëndetit
Krime seksuale
Krime kundër lirisë së personit
Krime kundër moralit dhe dinjitetit
Krime kundër fëmijëve, martesës e familjes
Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
Krime të falsifikimit të dokumenteve
Krime kundër të tokës e të ndërtimeve
Krime kundër mjedisit
Krime kundër pavarësisë e rendit kushtetues
Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera
Krime me qëllime terroriste
Krime kundër autoritetit të shtetit
Krime kundër drejtësisë
Krime kundër zgjedhjeve
Krimet nga banda të armatosura dhe organizata kriminale
Krime që gjykohen nga GJKKO

Të gjitha të arratisur dhe që i janë shmangur drejtësisë nuk përfitojnë asnjë kategori nga amnistia, duke përfshirë lirimin, uljen e dënimit apo edhe pushimin e ndjekjes penale.

gijotina.com/

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

✇27.al
By: 27

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrë formë të prerë dhe gra që janë dënuar me 4 vite burg me vendim të formës së prerë deri në fund të vitit të kaluar, me përjashtim të disa kategorive të veprave penale, do të lirohen menjëherë nëse Kuvendi do t’i japë dritën jeshile këtij drafti amnistie penale që qeveria ka përgatitur.

Sipas draftit që do të kalojë nga Këshilli i Ministrave në Kuvend, pritet të përfitojnë mbi 10 mijë persona, me 380 të burgosur që pritet të lirohen menjëherë dhe 980 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi.

Lirim të menjëhershëm do të përfitojnë edhe të gjitha gratë që deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do t’u ketë mbetur edhe 4 vite burg për të vuajtur, pavarësisht masës së dënimit, apo burrat që  deri në hyrjen në fuqi të ligjit do të kenë edhe 3 vite të tjera burgim, pavarësisht sa janë dënuar.

Duke përjashtuar të gjithë të dënuarit për një sërë veprash penale, do të lirohen gjithashtu të gjitha gratë që në momentin kur hyn ligji në fuqi kanë mbushur 50 vjeç apo burrat mbi 60-vjeç apo edhe të dënuarit të rinj, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël.

LIROHEN MENJËHERË NGA BURGU (me përjashtimet e ligjit)
Burrat e dënuar deri në 3 vite ose më pak
Gratë e dënuara deri në 4 vite ose më pak
Burrat që u ka mbetur deri në 3 vite burg
Gratë që u ka mbetur deri në 4 vite burg
Burrat që janë 60-vjeç ose më shumë
Gratë që janë 50-vjeç ose më shumë
Të gjithë ata që ishin 18-vjeç kur kryen krimin

Ulje e dënimit
Përveç rreth 380 të burgosurve që përfitojnë lirim të menjëhershëm, rreth 1000 të tjerë do të duhet të kënaqen me ulje të dënimit. Në draft është parashikuar ulja e dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit. Por dhe këtu përjashtohen të gjithë personat e dënuar nga GJKKO, të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që i janë shmangur drejtësisë dhe të dënuar për vrasje në rrethana cilësuese, vrasja e funksionarit publik, vrasja e punonjësit të policisë dhe vrasja në familje.

Pushimi i ndjekjes penale
Gati 9000 qytetarë të tjerë pritet të përfitojnë nga amnistia penale përmes shuarjes së hetimit apo gjykimit ndaj tyre. Pra ndaj tyre nuk do të vijojë më hetimi apo gjykimi. Drafti parashikon përjashtimin nga ndjekja penale për të gjitha çështjet në hetim, çështjet e pashqyrtuara si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për krimet e bëra deri më 31 dhjetor 2025. Kjo për veprat për të cilat, Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak, parashikon dënim deri në 3 vjet burg, me përjashtim të veprave që kanë kriteret ndaluese.

Kush përjashtohet nga aministia
Përjashtohen si përfitues të kësaj amnistie penale, përveç uljes me një vit apo një vit e gjysmë të dënimet, të gjithë të dënuarit për vepra të rënda penale, janë plot 19 kategori të tilla, duke filluar nga krimet kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime seksuale, vepra kundër fëmijëve, veprat penale që prekin zgjedhjet e lira, bandat e armatosura dhe organizata kriminale, si dhe veprat e korrupsionit.

VEPRA PENALE QË PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA
Krime kundër njerëzimit
Krime kundër jetës
Krime kundër shëndetit
Krime seksuale
Krime kundër lirisë së personit
Krime kundër moralit dhe dinjitetit
Krime kundër fëmijëve, martesës e familjes
Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
Krime të falsifikimit të dokumenteve
Krime kundër të tokës e të ndërtimeve
Krime kundër mjedisit
Krime kundër pavarësisë e rendit kushtetues
Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera
Krime me qëllime terroriste
Krime kundër autoritetit të shtetit
Krime kundër drejtësisë
Krime kundër zgjedhjeve
Krimet nga banda të armatosura dhe organizata kriminale
Krime që gjykohen nga GJKKO

Të gjitha të arratisur dhe që i janë shmangur drejtësisë nuk përfitojnë asnjë kategori nga amnistia, duke përfshirë lirimin, uljen e dënimit apo edhe pushimin e ndjekjes penale.

gijotina.com/

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

✇27.al
By: 27

Më datën 8 prill ora 11:00, Gjykata Kushtetuese  do të shqyrtojë ankimimin e  ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundër masave të sigurisë “arrest në burg”.

Raportohet se shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese do të bëhet në bazë dokumentesh, pa praninë e ish-presidentit Meta dhe të përfaqësuesve të SPAK.

Në Kushtetuese, Meta, i cili qëndron në paraburgim prej tetorit 2024, kërkon të shfuqizojë vendimet Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest në burg”.

gijotina.com/

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

✇27.al
By: 27

Nga dita e nesërme njoftohen të gjithë abonentët në Durrës se mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) shkak për këtë situatë janë remontet e planifikuara nga OST, gjatë të cilave stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të furnizohen me energji elektrike në intervalin ora 08:00 – 16:00.

Gjatë kësaj periudhe, kur stacionet do të jenë jashtë funksionit, SHRUKD do të kryejë riparime të planifikuara në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në zonën e Tarinit.

gijotina.com/

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes në të cilën është i përfshirë.

Raportohet se kërkesa e Veliaj do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.

Veliaj shprehu verbalisht pretendimin e tij për përjashtimin e gjyqtares gjatë seancës së fundit, ndërsa gjyqtarja kishte vendosur më parë të mbyllë shqyrtimin paraprak dhe të tërhiqet për dhënien e vendimit.

Ai argumentoi se nuk kishte pasur mundësi të njihte të gjitha aktet e dosjes, pasi nuk i ishin vënë në dispozicion.

gijotina.com/

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurimit ndaj Xhelal Rrajës, i cili ishte i pandehur dhe më parë i arrestuar në burg.

Me vendimin nr. 26, datë 04.02.2026, i marrë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, u pranua kërkesa e Rrajës për zëvendësimin e masës së sigurimit të vendosur më 15.05.2024 dhe 12.07.2024. Masa e re e caktuar ndaj tij është “arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit Penal.

Sipas vendimit:

-Rraja nuk mund të largohet nga banesa e tij dhe nuk mund të komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë me të.

 

-Zbatimi dhe mbikëqyrja e masës do të bëhet nga komisariati i policisë që mbulon vendbanimin e tij.

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore janë ngarkuar për ekzekutimin e vendimit.

Vendimi i GJKKO:

1. Kërkuesi Xhelal Rraja me datë 17.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit të vendimit Nr. 49, datë 15.05.2024 të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Tiranë, miratuar me vendimin Nr. 78, datë 12.07.2024 të kësaj Gjykate dhe caktimin e
masës së sigurimit atë të “Detyrimit për t’u paraqitur pranë Oficerit të Policisë
Gjyqësore”, për këtë shtetas”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora
Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 26, datë 04.02.2026, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të
pandehurit Xhelal Rraja, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 dhe me vendimin
Nr.78, datë 12.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me masën e sigurimit personal
“Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
3. Urdhërohet i pandehuri Xhelal Rraja, të mos largohet nga banesa e tij, e cila
ndodhet në ****, Njësia Administrative ****, ****.
4. Urdhërohet i pandehuri Xhelal Rraja, të mos komunikojë me persona të tjerë, me
përjashtim të personave që bashkëjetojnë me të.
5. Zbatimi dhe mbikqyrja e vazhdueshme e kësaj mase sigurimi të bëhet nga
Komisariati i Policisë që mbulon vendbanimin e tij.
6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Xhelal Rraja, nga ambjentet e
paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar ose i dënuar për ndonjë vepër
tjetër penale.
7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat
nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Tiranë, më datë 04.02.2026

gijotina.com/

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

✇27.al
By: 27

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi. Masë kjo e vendosur nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatar i tij, pas një sherri që nisi në këtë platformë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rikthimin e aplikacionit, i cili ishte i bllokuar që më 13 mars 2025.

Në vendim theksohet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore përkatëse, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për heqjen e masave të ndërprerjes së aksesit ndaj platformës”.

Kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se mbyllja e TikTok ishte masë e përkohshme dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë kineze për vendosjen e filtrave, për të minimizuar ndikimin e mundshëm negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 212 pika, 2, 174, 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

1. Heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “Tik Tok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.

2. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

3. Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministri lafrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Punëve të Brendshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi.

gijotina.com/

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

✇27.al
By: 27

Karim Benzema, tashmë pjesë e Al-Hilal, ka treguar shumëçka, madje duke u ndalur edhe te mardhënia me “rivalin” e dikurshëm Leo Messi. Fakti që Benzema ka luajtur me Real Madrid dhe Messi te Barcelona, u mendua se do të kishte një “hendek” mes tyre.

Por fjalët e sulmusit francez në adresim të 7 herë fituesit “Topi i Artë”, ka habitur jo pak, madje duke “hedhur poshtë” edhe vlerësimin “unikal” për Cristiano Ronaldon:

“Marrëdhënia ime me Messin është e mirë. E respektoj atë dhe ai më respekton mua. Ai është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. E vlerësoj vërtet gjithçka që ka bërë në futboll. Ai di shumë për lojën. Ai ishte një nga të parët që më uroi kur fitova Topin e Artë”. 

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një aksion kontrollesh në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet, në kuadër të një hetimi të gjerë për evazion fiskal. Operacioni është zhvilluar pas verifikimeve të kryera nga organi i akuzës, të cilat kanë nxjerrë në pah dyshime serioze për shkelje të ligjit në aktivitetin e këtyre subjekteve.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 13 milionë lekë, si edhe sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore. Gjithashtu, janë bllokuar dokumente shoqëruese dhe materiale të tjera që, sipas hetuesve, përbëjnë prova të qarta të paligjshmërisë në drejtim të evazionit fiskal.

“Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar mallra të marra në dorëzim pa fatura tatimore, shuma parash në vlerën e 13 milionë lekëve, si dhe dokumentacion që tregon dyshime të bazuara për aktivitet të kundërligjshëm dhe evazion fiskal. Po ashtu, janë sekuestruar shuma parash që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari e paligjshme”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë ende në vijim, me fokus identifikimin e shitësve realë që qëndrojnë pas këtyre dërgesave, si dhe dokumentimin e plotë të zinxhirit të veprimtarisë së dyshuar kriminale. Prokuroria pritet të hedhë dritë mbi mënyrën se si është shmangur detyrimi fiskal dhe nëse kemi të bëjmë me një skemë të organizuar.

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

✇27.al
By: 27

Zëdhënësja e PS për zgjedhjet e 11 majit, Silda Çepe ëshë emëruar drejtoreshë e IdentiTek, post të  cilin më parë e mbante Freskida Halilaj, por që u shkarkua.

Silda Çepe Anagnosti ka mbajtur disa detyra më parë si në administratë ashtu edhe në qeveri. Ajo ka qenë edhe zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

silda cepe1

Ndërkohë ish deputeti i Partisë Socialsite, Florenc Spaho ka marrë drejtimin e Illyrian Guard, pas largimit të Enrik Banushit.

Spaho ka qenë deputet i Partisë Socialiste prej vitit 2019 e në vijim në Elbasan, mirëpo në zgjedhjet e 11 Majit të vitit të kaluar, ai nuk arriti të siguronte mandatin, edhe pse grumbulloi 3 mijë e 95 vota. Më 22 korrik të këtij viti ai u emërua në krye të QSUT-së por qëndroi vetëm dy muaj në këtë detyrë dha dorëheqjen.

Shoqëria “Illyrian Guard” është e para shoqëri aksionere me kapital 100 % shtetëror, e cila u themelua në vitin 2019 dhe që ofron shërbimet e sigurisë dhe ruajtjes fizike të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç janë institucionet shtetërore dhe në vazhdimësi dhe të bizneseve apo ndërmarrjeve private.

Florenc Spaho

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

✇27.al
By: 27

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se është strofulla e fundit e hajdutëve të shqiptarëve.

Mungesa e një vendimi në lidhje me zëvendës kryeministren Belinda Balluku, sipas tij nënkupton që disa nga anëtarët e GJK janë të gatshëm të shkelmojnë ligjet dhe Kushtetutën, vetëm për të zbatuar sipas tij, urdhrat e kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Dita e djeshme faktoi para secilit prej jush, para të gjithë shqiptarëve, para komunitetit ndërkombëtar dhe mbarë botës se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është strofulla e fundit e hajdutëve tuaj.

Në një akt ekstrem vetëposhtërimi, ata të cilët Kushtetuta i përcakton si garantë të saj dhe i ka vendosur në piedestalin më të lartë të piramidës së pushtetit gjyqësor, ata po faktojnë para syve tuaj se janë strofulla e fundit e hajdutëve të narkoshtetit. Ata zotërinj dhe zonja, natyrisht jo të gjithë, se këtu nuk mund të mos vlerësoj qëndrime korrekte të ndonjërit prej tyre, dëshmojnë se janë të gatshëm jo të mbrojnë ligjin, Kushtetutën dhe interesat tuaja, por të shkelmojnë mbi ligjin, Kushtetutën dhe dinjitetin, moralin e vet.

Ata të Gjykatës Kushtetuese, mender Gjykatë, turp Gjykatë. Ata janë me shkollë, ata janë njerëz që kanë lexuar dhe lexojnë. Ata duhet të mbrojnë interesat tuaja. Po pse sillen kështu, sepse ashtu është kryeministri i vendit. Ndaj ju jeni shpresa e fundit e këtij vendi, ndaj të vazhdojmë me vendosmëri absolute, deri në legjitimitetin e moralit, dinjitetit dhe integritetit të shqiptarëve dhe Shqipërisë”, tha Berisha.

Ai dha koment edhe për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke deklaruar se piramida e pagave është përmbysur nga Rama ndër vite dhe tani ka diferenca të theksuara.

“Kurse për çështjen e pagave jam deklaruar dhe e them se është ekskluzive e ekzekutivit, qeverisë. Ka piramidë të pagave. tani piramida është përmbysur, hajde gjeje ti tani. Prokurori i Përgjithshëm merr gjysmën e rrogës së atij të SPAK. Ndaj ata kanë të drejtë, piramida është përmbysur nga Rama. Rrugat nisin nga Presidenti dhe poshtë, por këta i ndryshuan dhe shikoni diferencat, piramida u përmbys”, tha Berisha.

 

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të shoqatës së prokurorëve, në lidhje me debatin për rritjen e pagave të gjyqtarëve.

Në vazhdën e sulmeve të hapura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, Rama e ka nisur reagimin e tij duke e cilësuar shoqatën e prokurorëve si “ende e paregjistruar sipas ligjit”.

Rama e cilësoi qëndrimin e tyre si absurd, duke theksuar se bëhet fjalë për kategorinë më të privilegjuar në piramidën e pagave të shtetit shqiptar.

Megjithatë, dokumentet e publikuara nga gazetari Isa Myzyraj dhe vendimi i gjykatës tregojnë se shoqata është e regjistruar, duke nxjerrë në pah gënjeshtrën e Ramës.

“Kryeministri Edi Rama, në vazhdën e sulmeve të hapura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të këtij vendi, ka deklaruar se Shoqata e Prokurorëve nuk është e regjistruar sipas ligjit.

E vërteta është krejt ndryshe. Me ose pa dashje, kreu i qeverisë është gënjyer, dhe për pasojë ka gënjyer opinionin publik lidhur me regjistrimin e kësaj organizate.”- shprehet gazetari.

Më poshtë janë të gjitha dokumentet që vërtetojnë se kjo shoqatë është e regjistruar plotësisht dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi:

  

The post “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen appeared first on 27.

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se protesta kombëtare e 10 shkurtit mund të përshkallëzohet, nëse qytetarët e kërkojnë një gjë të tillë. Ai theksoi se gjithnjë e më shumë qytetarë po kërkojnë që protesta të jetë e pandërprerë dhe të mos lihet sheshi.

Berisha u shpreh se kjo kërkesë është e drejtë dhe do të zbatohet në momentin e parë të mundshëm. Ai akuzoi ashpër institucionet, duke i cilësuar si të degraduara dhe pa përgjegjësi ndaj qytetarëve. Sipas tij, vetëm zëri i qytetarëve do ta fitojë këtë betejë, me objektiv largimin e qeverisë aktuale.

“Gjithnjë e më i madh është numri i qytetarëve që kërkojnë një gjë të tillë. Unë i siguroj ata se kërkesën e tyre e konsideroj shumë të drejtë dhe se ajo në rastin më të parë të mundshëm do të zbatohet.

Pra, ata janë qytetarë të përgjegjshëm, që duan të përballen me këtë shtet të degraduar, të degjeneruar në shkallë ekstreme. Po si mundet një gjykatës Kushtetues të mos ndjenjë përgjegjësinë ligjore. Të mos ndjejë përgjegjësi para qytetarëve, por të bëhet strofulla e fundit e hajdutit të tij.

Vetëm fjala e qytetarëve ka ngelë këtu dhe unë kam bindje se këtë betejë qytetarët do ta fitojnë.
Nuk janë të paktë ata që po shkelmojnë mbi dinjitetin e tyre, ata që si shushunja po u thithin gjakun çdo ditë. Por prap guximi qytetar, ndershmëria dhe morali qytetar është qindra herë më i fuqishëm se ata.

Kështu që e kam deklaruar dhe e deklaroj, tani kemi një objektiv, largimin e këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve”, u shpreh ai.

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

✇27.al
By: 27

Familjarët e Ylli Dines, bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, kanë tre ditë që kanë humbur kontaktet me të.

Pas kallëzimit në polici, forcat e rendit nisën menjëherë kërkimet në zonë. Gjatë kontrolleve, në bregun e lumit Vjosë janë gjetur kërraba dhe velenxa që dyshohet se i përkisnin 65-vjeçarit.

Gjetja e këtyre sendeve ka shtuar dyshimet se ai mund të ketë rënë ose të jetë hedhur në ujërat e rrëmbyeshme të lumit, duke bërë që kërkimet të përqendrohen në shtratin e Vjosës.

Në vendngjarje ndodhen forca të Policia e Gjirokastrës, të cilat po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit.

 

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

✇27.al
By: 27

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor që doli zbuluar një vit më parë me 2800 tonë mbetjet toksike në kontejnerët që dërgoheshin drejt vendeve aziatike, për të cilin Prokuroria një ditë më parë lëshoi edhe disa urdhër arrestime.

Në një konferencë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka deklaruar se Prokuroria nuk preku ministrat e Ramës.

Sipas tij, 2 ministrat e kabinetit “Rama”, Pirro Vengu dhe Mirela Kumbaro, shpëtuan nga përgjegjësia me ndihmën e Prokurorisë së Durrësit, pasi drejtonin dikasterët e linjës kur ndodhi ngjarja, Mjedisi dhe Mbrojtja.

Deklarata

Aksioni i prokurorisë kundër trafikut të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme provoi një fakt të thjeshtë: për këtë krim të rëndë mjedisor nuk ka asnjë përgjegjësi politike. Ministrja e Mjedisit nuk mban përgjegjësi. Drejtori i Portit të Durrësit nuk mban përgjegjësi.

Siç e kemi paralajmëruar nga kjo Foltore, por edhe në terren, Prokuroria e Durrësit amnistoi Mirela Kumbaron dhe Pirro Vengun për krimin më të madh mjedisor të regjistruar në vend.

Kemi parë shfaqjet publike të Kumbaros si ministre, duke ndjekur qytetarët dhe duke i fyer për një qese mbeturinash. Ndërkohë, nën përgjegjësinë e saj, 2800 tonë mbetje të rrezikshme u ngarkuan në Elbasan, u transportuan në Durrës dhe u nisën drejt Tajlandës.

Kemi parë po ashtu shfaqjet e Pirro Vengut si Drejtor i Portit të Durrësit, me deklarata për forcimin e sigurisë dhe kontrolleve, në bashkëpunim me policinë dhe doganat. Mburrje dhe propaganda boshe.

Në realitet, nën drejtimin e tij, 2800 tonë mbetje të rrezikshme, të shpërndara në 108 kontejnerë, u ngarkuan pa asnjë pengesë dhe u nisën drejt Tajlandës. Dhe kjo nuk ishte ngarkesa e parë. Ishin disa të tilla. Rreth 50 mijë tonë mbetje do të kishin ndjekur të njëjtin itinerar, po të mos ishte ndërhyrja e autoriteteve të vendeve të tjera dhe Rrjeti i Bazelit.

Prokuroria e Durrësit mori më shumë se një vit hetim dhe arriti në një përfundim të paracaktuar: fajtorë janë disa specialistë dhe disa drejtorë të nivelit të mesëm. Ky është një krim i dytë, edhe më i rëndë se ai mjedisor: krimi i pandëshkueshmërisë.

Mesazhi u dha qartë edhe një herë: njerëzit e Edi Ramës nuk preken. Ashtu siç po mbrohen edhe sot figura të tjera të përfshira në afera të rënda.

Edhe pse të lidhur drejtpërdrejt me trafikun e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme, përgjegjësit jo vetëm që nuk u ndëshkuan, por u promovuan. Kumbaron e 2800 tonëve të mbetjeve të rrezikshme e dërguan të ‘edukojë’ fëmijët tanë. Vengun e 108 kontejnerëve të rrezikshëm e caktuan të ‘mbrojë’ gjithë atdheun.

Kjo ndodh kur përgjegjësia, si hallkë morale e shoqërisë, nuk ekziston më për qeverinë.

Në këto kushte, reagimi nuk është zgjedhje. Është detyrim.

Të bashkohemi më 10 shkurt, ora 17.00 te Kryeministria, ku mbrohen dhe frymëzohen të gjitha mbetjet e rrezikshme, mjedisore, politike dhe shoqërore.

Duhet ndalur këta banditë të cilët nuk ndalen para asgjëje!

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

✇27.al
By: 27

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

IFIMES ka dalë në përfundimin se ka pasur mangësi serioze procedurale gjatë arrestimit dhe ndalimit, duke përfshirë mungesën e provave se individi është informuar menjëherë për arsyet e arrestimit, kufizimet në të drejtën për akses të menjëhershëm në një avokat, mosdhënien e një karte të të drejtave dhe mirëmbajtjen joadekuate të dokumentacionit zyrtar.

IFIMES ka evidentuar gjithashtu dobësitë sistemike në sjelljen e Policisë së Shtetit me në krye Ilir Prodën, gjatë arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta.

“Çështja kryesore në këtë rast nuk është ekzistenca e një vendimi gjyqësor, por mënyra e zbatimit të tij. Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, por nga qëndrueshmëria e respektimit të procedurave, respekti për dinjitetin njerëzor dhe përputhshmëria me parimet e prezumimit të pafajësisë dhe transparencës. Zbatimi konsistent i rekomandimeve të Avokatit të Popullit përfaqëson një hap të nevojshëm drejt forcimit të llogaridhënies institucionale, profesionalizimit të policisë dhe ruajtjes së standardeve evropiane[11] të të drejtave të njeriut në Shqipëri”, thuhet në raport.

Në përfundim IFIMES ka kërkuar vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të rastit Ilir Metaj.

“Duke pasur parasysh rëndësinë politike të këtij rasti dhe kërcënimin potencial për normat demokratike, IFIMES kërkon vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të rastit Ilir Metaj për të garantuar respektimin e plotë të standardeve të të drejtave të njeriut, për të siguruar transparencën dhe për të mbrojtur liritë themelore”, thuhet në raport.

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

✇27.al
By: 27

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

IFIMES ka dalë në përfundimin se ka pasur mangësi serioze procedurale gjatë arrestimit dhe ndalimit, duke përfshirë mungesën e provave se individi është informuar menjëherë për arsyet e arrestimit, kufizimet në të drejtën për akses të menjëhershëm në një avokat, mosdhënien e një karte të të drejtave dhe mirëmbajtjen joadekuate të dokumentacionit zyrtar.

IFIMES ka evidentuar gjithashtu dobësitë sistemike në sjelljen e Policisë së Shtetit me në krye Ilir Prodën, gjatë arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta.

“Çështja kryesore në këtë rast nuk është ekzistenca e një vendimi gjyqësor, por mënyra e zbatimit të tij. Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, por nga qëndrueshmëria e respektimit të procedurave, respekti për dinjitetin njerëzor dhe përputhshmëria me parimet e prezumimit të pafajësisë dhe transparencës. Zbatimi konsistent i rekomandimeve të Avokatit të Popullit përfaqëson një hap të nevojshëm drejt forcimit të llogaridhënies institucionale, profesionalizimit të policisë dhe ruajtjes së standardeve evropiane[11] të të drejtave të njeriut në Shqipëri”, thuhet në raport.

Në përfundim IFIMES ka kërkuar vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të rastit Ilir Metaj.

“Duke pasur parasysh rëndësinë politike të këtij rasti dhe kërcënimin potencial për normat demokratike, IFIMES kërkon vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të rastit Ilir Metaj për të garantuar respektimin e plotë të standardeve të të drejtave të njeriut, për të siguruar transparencën dhe për të mbrojtur liritë themelore”, thuhet në raport.

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

✇27.al
By: 27

Partizani ka mbushur plotë 80 vite nga themelimi i tij. Gjithçka nisi më 4 shkurt të vitit 1946 dhe pjesa tjetër është histori. Në këtë segment kohor, “Demat e Kuq” e kanë fituar 17 herë titullin kampion, 15 Kupa të Shqipërisë, sikurse 3 Superkupa vendase.

Historiku i tyre pwrmban edhe një Kupë Ballkanike. Me rastin e kësaj dite të shënuar, klubi kryeqytetas ka bërë një postim demostrativ, nga trofetë e fituar te rëndësia e tyre në futbollin shqiptar e deri mbështetja masive e tifozëve.

Nëse i referohemi sezonin aktual, emri i madh i Partizanit nuk ka shumë “lidhje” me paraqitjet e deritanishme, vendi i 5-të në Superiore me 27 pikë në 22 javë, 15 pikë pas Vllaznisë kryesuese dhe 7 më pak se Dinamo e vendit të 4-të, pozitë që të jep mundësin të luash për titullin përmes “Final 4”.

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

✇27.al
By: 27

Autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja është dënuar me 24 vite burg. Gjykata e Tiranës ka dënuar Ilir Beqarajn si autor i vrasjes së Bejtjas.

Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Beqarajn.

Gentjan Bejtja u ekzekutua me 15 mars 2024 në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda.

Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, në ngjarje morën pjesë 4 persona.  Ata janë afruar me automjetin “Land Rover”, më të cilin kanë udhëtuar nga Fushë – Kruja, në drejtim të fshatin Larushkë. Ai që drejtonte makinën, ka ndaluar pranë rrugës kryesore, ndërsa tre të tjerët, të veshur me të zeza e të maskuar, janë afruar në këmbë drejt shtëpisë së Bejtjas, që ndodhej vetëm pak metra larg.

Duket se ata kanë pasur informacion të saktë për momentin kur duhej të afroheshin, duke qenë në atë koha ka qenë e hapur porta dhe janë futur brenda në oborr ku ndodhej Gentian Bejtja. Autorët sapo kanë parë objektivin e tyre kanë qëlluar të tre me breshëri, me të paktën 50 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Në 9 janar të vitit 2022, Gentjan Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

 

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

✇27.al
By: 27

Saif al-Islam Gaddafi, 53 vjeçar, djali i ish-liderit libian, kolonel Muamar Gaddafi , vdiq të martën kur burra të paidentifikuar hynë me forcë në kopshtin e asaj që supozohej të ishte një kompleks sigurie në Zintan, në veriperëndim të Libisë. Ata e vranë atë me armë zjarri.

“Katër burra të armatosur sulmuan rezidencën e Saif al-Islam Gaddafi-t pasi çaktivizuan kamerat e mbikëqyrjes dhe më pas e ekzekutuan atë”, tha Abdullah Othman Abdurrahim , një mik i familjes Gaddafi.

Kushëriri i Saifit, Hamid Gaddafi , shtoi se ai “ra si martir”, duke shpjeguar se adresa e kompleksit do të mbetej sekret.

Avokati i 53-vjeçarit të ndjerë konfirmoi gjithashtu vdekjen e tij, duke deklaruar se atentati u krye nga një “njësi prej katër personash”.

Motra e Saifit dha një version tjetër të ngjarjeve, duke i thënë televizionit libian se ai vdiq pranë kufirit algjerian. Pas vrasjes së babait të tij në vitin 2011, Saif al-Islam konsiderohej personi më i fuqishëm në Libi dhe një trashëgimtar i mundshëm.

Si djali i dytë i diktatorit dhe gruas së tij të dytë , Safia Farkas , Saif al-Islam ishte pjesë e rrethit të ngushtë të babait të tij dhe kryente detyra diplomatike në emër të tij, pavarësisht se nuk kishte asnjë rol zyrtar në qeveri. Ai fliste rrjedhshëm anglisht dhe kishte një doktoraturë nga Shkolla e Ekonomisë në Londër, raporton Daily Mail.

Ai luajti një rol kyç në afrimin e Libisë me Perëndimin nga viti 2000 deri në rënien e regjimit të Gadafit. Ai ndihmoi në negociatat që Libia të hiqte dorë nga programi i saj bërthamor dhe gjatë marrëveshjes së kompensimit për familjet e të vrarëve në bombardimin e fluturimit 103 të Pan Am në Skoci në vitin 1988.

❌