❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

AsnjĂ« efektiv nuk Ă«shtĂ« paraqitur pĂ«r ndihmĂ« nĂ« spital –

✇27.al
By: 27

Partia Demokratike ka reaguar duke e konsideruar si mashtrim dhe të pabazë deklaratën e policisë se janë plagosur 12 efektivë.

PD deklaron se, sipas informacioneve të tyre të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë.

“PĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« ngjyrosur me dhunĂ« njĂ« protestĂ« masive kundĂ«r narkoregjimit, nuk Ă«shtĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse frika e RamĂ«s dhe shĂ«rbĂ«torĂ«ve tĂ« tij se zhvillimet politike nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« arritur nĂ« ‘kilometrin e fundit’”– thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e policisë.

“Çdo tejkalim i ligjit do tĂ« merret shĂ«nim dhe çdo abuzues do tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plota.

Ky është fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë.

TĂ«rbimi i demonstruar sonte me pĂ«rdorim gazrash helmuese dhe dhune tĂ« shpĂ«rpjestuar Ă«shtĂ« dĂ«shmi e kĂ«saj.”- thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Deklarata e plotë

Partia Demokratike i konsideron mashtrime dhe të pabaza pretendimet e zëdhënësve të narkopolicisë se janë plagosur 12 efektivë policie.

Sipas informacioneve tona të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë.

PĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« ngjyrosur me dhunĂ« njĂ« protestĂ« masive kundĂ«r narkoregjimit, nuk Ă«shtĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse frika e RamĂ«s dhe shĂ«rbĂ«torĂ«ve tĂ« tij se zhvillimet politike nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« arritur nĂ« ‘kilometrin e fundit’.

Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e  policisë.

Çdo tejkalim i ligjit do tĂ« merret shĂ«nim dhe çdo abuzues do tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plota.

Partia Demokratike falenderon edhe njëherë të gjithë mbështetësit dhe protestuesit, dhe siguron të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se ata do të marrin çdo ndihmë ligjore dhe mbështetje.

Ky është fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë.

Tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhune të shpërpjestuar është dëshmi e kësaj.

Sherr mes dy personave nĂ« bulevardin “Ismail Qemali” nĂ« VlorĂ«, plagoset me thikĂ« njĂ«ri prej tyre –

✇27.al
By: 27

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Fjodor Zeqo, banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasin Ilir Suloti po ashtu banues në Vlorë.

I dëmtuari ndodhet në spitalin Vlorë duke marrë ndihmën mjekësore.

Autori i kësaj ngjarje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.

MĂ« kanĂ« gjuajtur me shpullë  –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë protestës kombëtare të opozitës të zhvilluar sot në Tiranë, ku një fëmijë 10-vjeçar është shoqëruar nga policia dhe dyshohet se është dhunuar fizikisht.

Bëhet fjalë për Romeo Kora, 10 vjeç, i cili sipas deklarimeve nuk ka pasur komunikim me familjen e tij pas shoqërimit.

Raportohet se i mituri ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe është i traumatizuar nga ngjarja.

Sipas dëshmisë së dhënë, fëmija ka deklaruar se është goditur me shpullë në kokë, ndërsa ndodhej brenda një mjeti policie.

“MĂ« kanĂ« gjuajtur me shpullĂ« kĂ«tu nĂ« kokĂ«â€, mĂ«sohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« i mituri.

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orĂ«sh nĂ« shesh kundĂ«r RamĂ«s, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellĂ«s dhe ujĂ« me piper –

✇27.al
By: 27

Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme, 24 janar, protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë e cila zgjati për rreth 3 orë mes fjalimeve dhe përplasjeve.

Pas fjalimit të Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me bomba molotovë dhe fishekzjarrë godinën e Kryeministrisë, ndërsa forcat e rendit iu kundërpërgjigjen me sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper.

Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit ku u përsërit i njëjti skenar.

Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.

Nga demokratët u raportua se qytetarë dhe protestues u shoqëruan nga policia në mënyrë të padrejtë. Ndërsa nga policia u raportua se disa efektivë mbetën të lënduar.

Po ashtu, dhjetëra protestues kanë mbetur të lënduar nga dhuna policore e Ilir Prodës, mes tyre edhe të mitur.

I mituri që u plagos nga dhuna policore

Të lënduar nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe uji me piper mbetën gjithashtu edhe grupet e xhirimit të medieve dhe gazetarët në terren që po ndiqnin protestën kombëtare.

Si para kryeministrisë edhe para Parlamentit zona u rrethua si skenë krimi, ku ekspertët e kriminalistikës mblodhën provat.

Berisha: U ngritëm si feniksi, plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë

Sali Berisha tha para protestuesve se ky është kilometri i fundit për të goditur qeverinë e Edi Ramës. Ai u shpreh se opozita që kanë bërë vitet e fundit, ka qenë maratonë jo e lehtë dhe e mbushur me dhunën e narko-shtetit.

Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion dhe bllokim të drejtësisë, ndërsa theksoi se zemërimi i qytetarëve është i drejtë dhe i ligjshëm.

“Sot ne jemi nĂ« kilometrin e fundit me ndihmĂ«n e Zotit, asgjĂ« s’do tĂ« na ndalĂ« drejt fitores tonĂ«. Sot ne jemi para triumfit tĂ« madh. ShumĂ«kujt triumfi mund t’i duket shumĂ« larg, kur sheh udhĂ«kryqin nĂ« tĂ« cilin ndodhet ShqipĂ«ria. Por miqtĂ« e mi, opozita qĂ« kemi bĂ«rĂ« vitet e fundit, ka qenĂ« maratonĂ« jo e lehtĂ«. NjĂ« karvan maratonĂ« e mbushur me dhunĂ«n e narko-shtetit. Por edhe njĂ« qĂ«ndresĂ« stoike, sakrifica tĂ« dhimbshme nga ne. Ishin vite tĂ« njĂ« pĂ«rballje tĂ« egĂ«r.

Përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë. Përdori burgjet, trillimet, manipulimet, lubimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë. Në rrugëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne i dëshmuam shqiptarëve dhe botës që Shqipëria pa opozitë ishte turpi i tyre.

Në këtë rrugëtim, ne u ngritëm si feniksi nga hiri dhe arritëm në kilometrin e fundit si partia më e mbështetur nga shqiptarët. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narko-diktaruë. Zoti ju bekoftë.

NĂ« rrugĂ«timin tonĂ« epik, i provuam shqiptarĂ«ve dhe botĂ«s qĂ« jemi tĂ« pamposhtur dhe sot, nĂ« kilometrin e fundit, jemi mĂ« tĂ« vendosur se kurrĂ« nĂ« objektivin tonĂ«. Sot jemi mbledhur masivisht nĂ« kĂ«tĂ« protestĂ« madhĂ«shtore. Secili nga ne duhet tĂ« rikujtojĂ« ato qĂ« ne realizuam sĂ« bashku”, tha Berisha.

Protestuesit hedhin flakadanë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Menjëherë sapo mbaroi fjala e Sali Berishës, protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishkezjarre drejt kryeministrisë.

Veprimi u krye në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga forcat e rendit.

Pas kësaj, protestuesit u nisën drejt godinës së Kuvendit ku edhe aty për më shumë se një orë pati tensione dhe përplasje mes policisë dhe militantëve demokratë.

protesta e opozites 24 janar perplasje policia (3)

protesta e opozites 24 janar perplasje policia (5)

Policia e Shtetit reagoi në mënyrë të ashpër duke përdorur sasi të madhe uji me piper dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit te Kryeministria.

Kjo situatë e paprecedentë ndodhi në një moment kur protestuesit po largoheshin pasi u ishte bërë thirrje nga organizatorët që të zhvendosen drejt Kuvendit.

Në një moment policia largoi kordonin policor dhe nga prapa kryeministrisë doli autoboti që hodhi ujë me piper drejt bulevardit dhe një tjetër gaz lotsjellës.

Më pas, forcat e rendit sulmuan sërish ashpër protestuesit te Kuvendi me sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe uji me piper, ku lënduan disa persona.

Në një moment, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i doli përpara botit të ujit, i cili po shpërndante protestuesit.

Arrestime dhe të lënduar

Si pasojë e shpërthimeve me molotov para Kryeministrisë dhe para Parlamentit, policia njofton se janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, dhjetëra protestues kanë mbetur të lënduar nga dhuna policore, mes tyre edhe të mitur, që siç duket është plagosur në kokë dhe sytë i ka plot me lot.

I mituri që u plagos nga dhuna policore

Luçiano Boçi u shpreh se qytetarët u dhunuan me urdhër të Ramës dhe drejtorit të kapur politikisht dhe nga krimi, duke iu referuar kështu Ilir Prodës.

Nga selia blu, Sali Berisha i kërkoi komisariateve të lironin 25 protestuesit e arrestuar.

“Duhet tĂ« betohemi se me kĂ«tĂ« betejĂ«, ky do tĂ« jetĂ« kilometri ynĂ« i fundit, do tĂ« jetĂ« fundi i merituar i Edi RamĂ«s dhe narkoqeveritarĂ«ve tĂ« tjerĂ«. KĂ«rkoj lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« 25 protestuesve paqĂ«sorĂ«, tĂ« cilĂ«t nĂ« mĂ«nyrĂ« absolute nuk kanĂ« kryer asnjĂ« akt dhe janĂ« marrĂ« vetĂ«m si akt urrejtjeje me urdhĂ«r tĂ« Edi RamĂ«s. I kĂ«rkoj komisariateve t’i lirojnĂ« menjĂ«herĂ«, tĂ« mos zbatojnĂ« asnjĂ« urdhĂ«r qĂ« bie nĂ« kundĂ«rshtim me KushtetutĂ«n dhe ligjet e vendit. Nuk mund kurrĂ«, njĂ« popull me asgjë  Ju e patĂ« gatishmĂ«rinĂ« e atyre njerĂ«zve, qĂ« ishin tĂ« gatshĂ«m t’i jepnin Edi RamĂ«s nĂ« 30 minuta atĂ« qĂ« meriton. Ne kemi njĂ« mision dhe vetĂ«m njĂ« mision, pĂ«rmbysjen e kĂ«tij regjimi kriminal. AsgjĂ« s’e shpĂ«ton mĂ« kĂ«tĂ«. Fatin e Enver HoxhĂ«s do ketĂ«.

Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme, një betejë e pandërprerë, një betejë. Të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurën të mundur. Për protestën e ardhshme do e njoftojmë.

Rama është një kufomë e pakallur. I përgëzoj të gjithë. Popull gjigand. Po përmbysni diktaturën e dytë të Shqipërisë.

Ai foli sikur ishte djali i Gaddafit. KĂ«saj radhe e pĂ«rshkruaj siç Ă«shtĂ«â€, tha Berisha.

Berisha: Protesta e arriti qëllimin!

I pyetur nĂ«se protesta e sotme e arriti qĂ«llim, kryedemokrati Sali Berisha u pĂ«rgjigj qĂ« “PO”.

“ PlotĂ«sisht. Beteja me diktaturĂ«n nuk Ă«shtĂ« njĂ« ndeshje futbolli, jo. Mos e merrni kĂ«shtu. Beteja me diktaturĂ«n Ă«shtĂ« njĂ« qĂ«ndresĂ« e vazhdueshme.  ËshtĂ« njĂ« betejĂ« e pandĂ«rprerĂ«. ËshtĂ« njĂ« betejĂ«, tĂ« cilĂ«n tĂ« pamposhturit opozitarĂ«, ata qĂ« bĂ«jnĂ« tĂ« pamundurat, tĂ« mundshme, do ta fitojnĂ«.”, tha ai.

Protesta e radhës kur do jetë?

Berisha u pĂ«rgjigj: “Do e njoftojmĂ« protestĂ«n e radhĂ«s dhe variantet e saj. Por ne tani jemi nĂ« fushĂ« betejĂ« dhe absolutisht nuk ndalemi gjer nĂ« rrĂ«zimin e tij.”

Renditja e Superiores, fitorja me Partizanin e ngjit VllazninĂ« nĂ« krye sĂ« bashku me Egnatian –

✇27.al
By: 27

Sot u zhvilluan dy ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Egnatia mbylli takimin ndaj Bylisit me një barazim 2-2, ndërsa Vllaznia shfrytëzoi ndalesën e kampionëve dhe triumfoi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0.

Me kĂ«tĂ« fitore, Vllaznia kryeson tabelĂ«n sĂ« bashku me Egnatian, por me avantazh nĂ« ndeshjet direkte ndaj rivalĂ«ve. Partizani rikthehet te humbjet, duke regjistruar katĂ«r nĂ« pesĂ« ndeshjet e fundit, dhe mbetet vetĂ«m 7 pikĂ« larg zonĂ«s sĂ« ftohtĂ« – njĂ« diferencĂ« e barabartĂ« me Dinamon, qĂ« ndodhet nĂ« vendin e katĂ«rt.

Bylisi, aktualisht nĂ« zonĂ«n e “play out”, ndodhet njĂ« pikĂ« mbi Flamurtarin dhe pret rezultatin e ndeshjes Tirana-Flamurtari qĂ« zhvillohet nesĂ«r pĂ«r tĂ« parĂ« pozicionin e pĂ«rfundimtar nĂ« renditje.

Dy ndeshje të tjera të interesit për këtë javë janë edhe Teuta-Vora dhe Elbasani-Dinamo, që mund të ndikojnë dukshëm në luftën për mbijetesë dhe renditjen e mesit të tabelës.

Image

 

Gazi lotsjellĂ«s kishte skaduar/ Policia gjen zgjidhjen, e hedh mbi protestuesit e opozitĂ«s –

✇27.al
By: 27

Gjatë protestës së sotme të opozitës, gazetarët kanë vënë në dukje se, gazi lotsjellës i hedhur nga policia drejt protestuesve kishte skaduar prej më shumë se 2 vitesh.

Policia përdori në masë të madhe hedhjen e gazit lotsjellës drejt protestuesve si te Kryeministria ashtu edhe para ambienteve të Kuvendit, për të shpërndarë qytetarët.

Nga ana tjetër protestuesit u përgjigjën me sende të forta, përfshirë edhe gurët e trotuareve dhe hedhja e molotovit ndaj efektivëve të policisë.

33eaf9db Cb17 4373 Bed9 Ab09642c7a07

Nuk do tĂ« ndalemi deri nĂ« rrĂ«zimin e RamĂ«s, tani as vrimĂ«n e miut nuk do ta gjesh mĂ« –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve, të cilët iu bashkuan protestës së opozitës dhe sipas tij, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke folur për mediat para selisë blu, Berisha tha se Edi Rama as në zyrë nuk qëndroi përkundër asaj që i kërkoi më herët.

“SĂ« pari, mirĂ«njohje tĂ« pakufishme guximtarĂ«ve, demokrateve e demokratĂ«ve, protestuesve, qytetarĂ«ve qĂ« sot nĂ« protestĂ«n mĂ« tĂ« fuqishme, lebetitĂ«n regjimin e urryer tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe shqiptarĂ«ve. LebetitĂ«n narkodiktatorin.
ËshtĂ« kryekriminel.

Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës. Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.

Tani, përkundrejt qëndrimit qytetar, guximtar të protestuesve, narkopolicia përdori në agresivitet absolut, mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera. Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë, e demonstruesve me policinë. E garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën. Dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve. U bëj thirrje policëve, mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njerui që nuk ka ligj as moral.

Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. Sot duhet të ndjeheni krenarë për aktin tuaj. Duhet të betohemi se me këtë betejë, kilometri ynë i fundit do jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjera. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute me të gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës.

U kĂ«rkoj komisariateve t’i lirojnĂ« menjĂ«herĂ«, tĂ« mos zbatojnĂ« asnjĂ« urdhĂ«r qĂ« vjen nĂ« kundĂ«rshtim me ligjet dhe KushtetutĂ«n e vendit. Nuk mundet kurrĂ« njĂ« popull me asgjĂ«. Ju e patĂ« vetĂ«, ju ishit vetĂ« aty. Ju e patĂ« gatishmĂ«rinĂ« e atyre njerĂ«zve qĂ« ishin tĂ« gatshĂ«m t’i jepnin Edi RamĂ«s pĂ«r 30 minuta atĂ« qĂ« meritonte. Absolutisht kjo gatishmĂ«ri do vazhdojĂ«. Ne kĂ«tĂ« betejĂ« do e vazhdojmĂ«.

Ne kemi njĂ« mision dhe vetĂ«m njĂ« mision, pĂ«rmbysjen e kĂ«tij regjimi kriminal, e kĂ«tij narkoregjimi, e kĂ«tij armiku tĂ« shqiptarĂ«ve dhe tĂ« ShqipĂ«risĂ«. AsgjĂ« nuk e shpĂ«ton mĂ« kĂ«tĂ«. AsgjĂ« nuk e shpĂ«ton. Fatin e Enver HoxhĂ«s do ketĂ«,” tha Berisha.

Protestuesi shkĂ«putet nga turma dhe e ndjek me çadĂ«r nĂ« dorĂ«, efektivi i policisĂ« largohet me vrap (Video) –

✇27.al
By: 27

Një moment i veçantë në protestë ishte dhe ai i një qytetari që shkëputet nga turma e protestuesve dhe me çadër në dorë ndjek një nga efektivët e policisë, që ndodhej para Kuvendit.

Siç shihet në këto pamje, protestuesit ndjek me çafër në dorë punonjësin e rendit, ndërsa ky i fundit ia mbath me vrap.

Qytetari ndjek disa metra policin, por një polic tjetër e ndalon duke tentuar ta godasë.

Me shami nĂ« fytyrĂ« pĂ«r tĂ« bllokuar gazin lotsjellĂ«s, ShkĂ«lzen Berisha shfaqet nĂ« protestĂ« –

✇27.al
By: 27

GjatĂ« protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s para Parlamentit, ShkĂ«lzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, u shfaq mes protestuesve me njĂ« shami mbi hundĂ« dhe gojĂ«, pĂ«r t’u mbrojtur nga gazi lotsjellĂ«s qĂ« pĂ«rdori policia pĂ«r tĂ« shpĂ«rndarĂ« turmĂ«n.

Shkëlzen Berisha u pa ndër qytetarët, duke mbështetur qëndrimin e tyre dhe duke marrë pjesë në aktivitetin e protestës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se ndaj protestuesve, që aktualisht ndodhen para parlamentit, po hidhet gaz lotsjellës jashtë çdo limiti të lejueshëm.

Ai denoncon se efektivët po bëjnë dhunë shtetërore ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se një zonje e kanë dëmtuar në kokë, ndërsa një fëmijë e kanë tërhequr zvarrë.

“ËshtĂ« hedhur gaz jashtĂ« çdo limiti tĂ« lejueshĂ«m. A thua se jemi nĂ« luftĂ«. TĂ« gjithĂ« kĂ«ta kĂ«tu janĂ« me urdhĂ«r tĂ« Ergys Agasit pĂ«r tĂ« ndaluar qytetarĂ«t pĂ«r protestĂ«.

Kjo Ă«shtĂ« dhunĂ« shtetĂ«rore. Nuk Ă«shtĂ« parĂ« e dĂ«gjuar tĂ« hedhĂ«sh gaz nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«. NjĂ« zonje ia kanĂ« çarĂ« kokĂ«n, 300 policĂ« tĂ« çajnĂ« kokĂ«n e njĂ« zonje nga dhuna, njĂ« fĂ«mijĂ« e kanĂ« marrĂ« zvarrĂ«. “, tha ai.

 

Me shami nĂ« hunds pĂ«r tĂ« bllokuar gazin lotsjellĂ«s, ShkĂ«lzen Berisha shfaqet nĂ« protestĂ« –

✇27.al
By: 27

GjatĂ« protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s para Parlamentit, ShkĂ«lzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, u shfaq mes protestuesve me njĂ« shami mbi hundĂ« dhe gojĂ«, pĂ«r t’u mbrojtur nga gazi lotsjellĂ«s qĂ« pĂ«rdori policia pĂ«r tĂ« shpĂ«rndarĂ« turmĂ«n.

Shkëlzen Berisha u pa ndër qytetarët, duke mbështetur qëndrimin e tyre dhe duke marrë pjesë në aktivitetin e protestës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se ndaj protestuesve, që aktualisht ndodhen para parlamentit, po hidhet gaz lotsjellës jashtë çdo limiti të lejueshëm.

Ai denoncon se efektivët po bëjnë dhunë shtetërore ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se një zonje e kanë dëmtuar në kokë, ndërsa një fëmijë e kanë tërhequr zvarrë.

“ËshtĂ« hedhur gaz jashtĂ« çdo limiti tĂ« lejueshĂ«m. A thua se jemi nĂ« luftĂ«. TĂ« gjithĂ« kĂ«ta kĂ«tu janĂ« me urdhĂ«r tĂ« Ergys Agasit pĂ«r tĂ« ndaluar qytetarĂ«t pĂ«r protestĂ«.

Kjo Ă«shtĂ« dhunĂ« shtetĂ«rore. Nuk Ă«shtĂ« parĂ« e dĂ«gjuar tĂ« hedhĂ«sh gaz nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«. NjĂ« zonje ia kanĂ« çarĂ« kokĂ«n, 300 policĂ« tĂ« çajnĂ« kokĂ«n e njĂ« zonje nga dhuna, njĂ« fĂ«mijĂ« e kanĂ« marrĂ« zvarrĂ«. “, tha ai.

 

Deputeti Luçiano Boçi pĂ«rplaset me policinĂ«, hidhet gazlotsjellĂ«s dhe ujĂ« me piper ndaj protestuesve –

✇27.al
By: 27

Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë.

Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.

Situata para Parlamentit u tensionua edhe më shumë kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit.

“Policia duhet tĂ« bĂ«jĂ« detyrĂ«n jo tĂ« godasĂ« qytetarĂ«t dhe tĂ« hedhĂ« gaz lotĂ«sjellĂ«s. Sjellja e tyre nĂ« disporpocion, dhe shtoi tensionin qĂ« u reflektua para Kuvendit. Do tĂ« vijojmĂ« tĂ« qĂ«ndrojmĂ« kĂ«tu”, tha Boçi teksa komentoi pĂ«rplasjen qe ai pati me uniformat blu.

Pas kësaj, forcat e rendit hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë protestuesit.

luciano boci policia (2)

luciano boci policia (1)

Protestuesit tentojnĂ« tĂ« futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellĂ«s dhe ujĂ« me piper –

✇27.al
By: 27

Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë.

Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.

Situata para Parlamentit u tensionua edhe më shumë kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit.

Pas kësaj, forcat e rendit hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë protestuesit.

luciano boci policia (2)

luciano boci policia (1)

“Plehra!” Deputeti demokrat pĂ«rplaset me efektivĂ«t civilĂ«: Mos i prekni çunat


✇27.al
By: 27

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, në drejtim të kryeministrisë u hodhën bomba molotov, ndërsa policia shpërndau turmën me ujë dhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë një incident është shoqëruar mes deputetit të PD, Besat Xhaferri dhe forcave të rendit, ku raportohet se janë shoqëruar tre të rinj.

Deputeti Xhaferri  degjohet duke i thenĂ« efektivĂ«ve tĂ« policisĂ« qĂ« tĂ« “mos i prekĂ« çunat”.

“Mos i prek çunat, o plehra. Mos mĂ« preku mua. Ca tĂ« qetĂ«sohem o plehra, jeni cuna tĂ« rinj, por jeni plehra. KĂ«ta ta dini. Plehra”, dĂ«gjohet tĂ« thotĂ« deputeti i PD, Besart Xhaferri.

The post “Plehra!” Deputeti demokrat pĂ«rplaset me efektivĂ«t civilĂ«: Mos i prekni çunat
 appeared first on 27.

Kur vidhesh je nĂ« tĂ« drejtĂ«n e vetĂ«mbrojtjes pĂ«r tĂ« reaguar me çdo lloj force –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar sot gjatë protestës para Kryeministrisë se do të jetë gjithmonë me protestuesit. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se është e nevojshme revolta kundër qeverisë, teksa shtoi se kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarë do lloj force.  I pyetur për takimet e tij me demokratët, që Berisha e ka cilësuar si axhendë personale, Salianji theksoi se janë në të mirë të PD-së dhe shoqëria kërkon që PD të jetë parti fituese.

Salianji: Kam qenë në çdo protestë opozitare. I jam bashkuar PD dhe opozitës, kam qenë denoncues i çdo afere korruptive të qeverisë. Nga lidhjet me krimin te aferat korruptive te denoncimet për keqqeverisjen. Sot është një ditë ku të gjithë qytetarët duhet të dalin për larguar qeverinë e Edi Ramës për shkak të korrupsionit dhe të rrënimit ekonomik dhe shkretimit të Shqipërisë.

Ekspozimi që i ka bërë SPAK dhe dy dosjet e fundit, të zëvendës kryeministres dhe AKSHI, ku janë ekspozuar lidhjet e krimit me pushtetin dhe përdorimi i pushtetit politik për të fuqizuar dhe pasuruar njerëzit e lidhur me qeverinë, tregon se kjo qeveri nuk ka legjitimitet moral për të qeverisur. Kjo është arsyeja. Qytetarët kërkojnë të njëjtën gjë pavarësisht se shumë prej tyre nuk dalin në shesh pavarësisht nga shqetësimet e tyre të përditshme dhe besojnë te demokratët që kanë dalë në shesh.

Sot dua të respektoj protestën, por duhet të jemi në revoltë. Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarëdo lloj force. Janë vjedhur miliona euro. Kemi parë se çfarë po ndodh edhe në rrugë, që janë kthyer si Qukës-Qafë Plloça apo tuneli i Llogarasë, dhe elementë të tjerë që e bëjnë të domosdoshme revoltën. E rëndësishme është se qytetarët po protestojë dhe është në formë reagimi për të mos pranuar gjendjen e keqe që e ka zhytur Shqipërinë kjo qeverisje.

Axhenda ime Ă«shtĂ« axhendĂ« publike, nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« shoqĂ«risĂ« dhe PD. ShoqĂ«ria kĂ«rkon qĂ« PD tĂ« jetĂ« parti fituese. Padiskutim qĂ« ripĂ«rtĂ«rija e PD i shĂ«rben vetĂ«m opozitarĂ«ve dhe shoqĂ«risĂ«. Do tĂ« jemi nĂ« komunikim pĂ«r t’u pĂ«rgjigjur tĂ« gjithĂ« elementĂ«ve. NĂ«se personalisht ndĂ«rmarr njĂ« nismĂ« pĂ«r ta bĂ«rĂ« PD fituese mĂ« nderon pavarĂ«sisht se janĂ« mijĂ«ra demokratĂ« nĂ« çdo sallĂ« qytetesh ku kanĂ« qenĂ« plot, Kjo tregon diçka.

U ngritĂ«m si feniksi dhe plagosĂ«m pĂ«r vdekje bishĂ«n narko-diktaturĂ« –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur para mijëra shqiptarëve në protestën madhështore në Bulevard, është shprehur se, demokratët, opozitarët sot janë në kilometrin e fundit dhe asgjë nuk i ndal drejt fitores.

Berisha theksoi se, mediat e kapura nga pushteti, këtë javë tentuan që ta fshehin këtë mesazh, por ai kumbon në çdo shtëpi të shqiptarëve.

Pjesë nga fjala:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, opozitarë dhe opozitare, të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sonte. Të dashur shqiptare dhe shqiptarë kudo që ndodheni sonte. Përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur dhe guximtarë të kombit shqiptar, të pranishëm sonte në këtë shesh beteje dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Të nderuar drejtues të PD, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë.
Vëllezër dhe motra. Do ta nis këtë fjalë me një mesazh që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë. Mesazhi im është ky, sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë.

Sot ne jemi para triumfit tĂ« madh, shumĂ«kujt triumfi mund t’i duket ende larg kur sheh udhĂ«kryqin nĂ« tĂ« cilin ndodhet ShqipĂ«ria. Por miqtĂ« e mi, opozita qĂ« kemi bĂ«rĂ« sĂ« bashku vitet e fundit ka qenĂ« pa dyshim maratonĂ« jo e lehtĂ«. Thuaj njĂ« kalvar maratonĂ« e mbushur me dhunĂ«n e narkoshtetit, presione dhe izolime oruelliane ndaj nesh, por edhe njĂ« qĂ«ndresĂ« stoike, sakrifica tĂ« dhimbshme nga ne.

Ishin vitet e një përballje të egër me regjimin e narko-diktatorit Ramaduro, biri i një xhelati që firmoste varjen e kundërshtarëve politikë dhe që përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë.
Ai bëri gjithçka, përdori burgjet, manipulimet, lobimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë.
Në udhëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne u dëshmuan shqiptarëve dhe botës, se projekti i Shqipërisë pa opozitë apo kallp opozitë, ishte turpi i tyre, ishte turpi i historisë, që ne kurrë nuk do ta pranonim kurrë, të gatshëm

Në këtë udhëtim ne u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe nga izolimi më i thellë arritëm në kilometrin e fundit si forca politike më e mbështetur nga shqiptarët dhe partitë simotra në mbarë botën. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shpresa e vetme e shqiptarëve.
Zoti u bekoftë!

 

Vdekje a liri, kjo Ă«shtĂ« e vetmja rrugĂ« pĂ«r shpĂ«timin e ShqipĂ«risĂ« –

✇27.al
By: 27

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur në protestën Kombëtare të Partisë Demokratike, theksoi se liria fitohet me guxim dhe kurajë. Blushi u shpreh se guximin e protestuesve nuk e ndal dot një regjim sipas tij i kalbur, teksa shtoi se zgjedhja para qytetarëve është e qartë, dinjitet përballë skllavërisë. Blushi tha ndër të tjera para mbështetësve opozitarë, se opozita duhet ti prijë sakrificës së çdo qytetari.

“MirĂ«mbrĂ«ma, motra dhe vĂ«llezĂ«r! TĂ« dashur qytetarĂ«! Liria na thĂ«rret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetĂ«m kur vendosim tĂ« paguajmĂ« çdo çmim pĂ«r lirinĂ«! Kur e ndajmĂ« mendjen tĂ« veprojmĂ« dhe tĂ« mos pranojmĂ« kurrĂ«n e kurrĂ«s vjedhjen, dhunĂ«n dhe gĂ«njeshtrĂ«n, si normalitet. Liria fitohet vetĂ«m me guxim, me kurajĂ« dhe pĂ«rballje.
Guximin dhe zemërimin tuaj nuk ka fuqi në botë që e ndal dhe jo më një regjim kalbësirë si ky i Ramaduros.
Bashkimi ynë sot po trondit në themel çdo mur që Narkoregjimi ka ngritur përballë jush.

Po trondit çdo narkopolic, çdo patronazhist, çdo strukturĂ« kriminale, qĂ« Edi Rama ka krijuar pĂ«r t’u mbrojtur nga revolta dhe zemĂ«rimi juaj. Ky regjim i mbaruar nuk ka mĂ« asnjĂ« shpresĂ« t’i mbijetojĂ« ortekut tĂ« popullit qĂ« ka vendosur tĂ« jetojĂ« i lirĂ«. Sot, vendimi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ« dhe i padiskutueshĂ«m. MirĂ«qenie dhe jo varfĂ«ri! Dinjitet dhe jo skllavĂ«ri! Komb dhe jo shkombĂ«tarizim! A vdekje, a liri! Ky Ă«shtĂ« misioni ynĂ«. Kjo Ă«shtĂ« e vetmja rrugĂ« pĂ«r shpĂ«timin dhe lirinĂ« e ShqipĂ«risĂ«. Loti i çdo nĂ«ne, qĂ« Edi Rama me axhendĂ«n antikombĂ«tare tĂ« shpopullimit ia dĂ«boi djalin dhe vajzĂ«n nĂ« emigrim, Ă«shtĂ« borxhi ynĂ«.

Sakrifica e pĂ«rditshme e çdo prindi qĂ« lufton çdo ditĂ« pĂ«r bukĂ«n e gojĂ«s sĂ« familjes Ă«shtĂ« detyrimi ynĂ«. Vuajta e çdo tĂ« sĂ«muri me tumor nĂ« Onkologjik, qĂ« lufton me jetĂ«n pĂ«r mungesĂ«n e ilaçeve, Ă«shtĂ« thirrje pĂ«r drejtĂ«si. PoshtĂ«rimi i çdo pensionisti, prindi dhe gjyshi tonĂ«, qĂ« nuk shtyn dot muajin me pensionin mizerabĂ«l, na detyron tĂ« reagojmĂ«. Mundi dhe djersa e çdo fermeri qĂ« hedh produktet e veta nĂ« kanal dhe qĂ« sheh se si Edi Rama i vjedh edhe ndihmat e BE, na detyron njĂ« reagim. Prodhuesit “Made in Albania” qĂ« nuk gjejnĂ« treg pĂ«r prodhimet e tyre sepse importuesit klientelistĂ« e kanĂ« shkatĂ«rruar tregun, u detyrohemi njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r pyetjen edhe sa duhet t’i durojmĂ« kĂ«ta banditĂ«?

Të rinjtë që bëjnë dy-tre punë dhe nuk blejnë dot shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente, meritojnë një rrugëzgjidhje. Tirana, Vlora, por edhe gjithë qytetet dhe fshatrat që ende thahen për ujë të pijshëm ndërkohë që Kreu i Organizatës lag gurmazin me verë 33 mijë euro shishja, i kanë sytë nga ne. Kurrë nuk mund të pranojmë që nevoja e Edi Ramës për të pirë mall të helmojë nga droga edhe fëmijët tanë. Ky regjim që ruan Edi Ramën dhe çetën e tij të kusarëve me qindra badigardë, por që nuk cakton një polic për të ruajtur sigurinë e fëmijëve në shkolla, që theren me thika e humbin jetën, nuk do të lejojmë më asnjë minutë më shumë të qëndrojë në pushtet.

Durrësi, Lezha, Gjirokastra dhe çdo zonë e përmbytur nga korrupsioni në javët e fundit duhet ta dinë se dallga gjigande e këtij reagimi popullor do ta përmbysë përgjithmonë këtë regjim. Se nga flakët që Edi Rama ndezi për të djegur pasuritë e biznesmenëve të ndershëm te 5 Majit për të ndërtuar kulla krimi dhe droge, do të përvëlohet vetë. Shqipëria jonë nuk mund të jetë kurrë më Narkoshtet, as pronë e krimit të organizuar, as plaçkë e një grushti oligarkësh dhe as e mafias ndërkombëtare. Kurrë nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet në një Soros-land dhe as të pranojmë që toka e shqiponjave të kthehet në fermë për internacionalen e surogacisë. Ne nuk kërkojmë hakmarrje.

Ne kĂ«rkojmĂ« liri, demokraci, shtet ligjor dhe drejtĂ«si tĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Ky regjim, qĂ« mbron interesat mafioze tĂ« pakicĂ«s dhe i harron, i braktis dhe i dhunon qytetarĂ«t, nuk mund tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« mĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. Ne do t’ua kthejmĂ« ShqipĂ«rinĂ«, shqiptarĂ«ve! Republika e ShqipĂ«risĂ« duhet tĂ« jetĂ« e sovranit dhe e ligjit, kurrĂ« e njĂ« Kryebanditi dhe njĂ« grupi tĂ« strukturuar kriminal qeveritar, qĂ« vjedh shtetin, taksat dhe grabit tĂ« ardhmen tonĂ«. Sakrificat dhe vuajtjet tuaja kĂ«to 13 vite kĂ«rkojnĂ« shpagim. Por “DrejtĂ«sia e Re” u kthye nĂ« armĂ«n dhe patericĂ«n e Ramaduros pĂ«r ta mbrojtur atĂ« nga ndĂ«shkimi ligjor pĂ«r korrupsionin dhe krimet e tij duke ndĂ«shkuar qytetarĂ«t e thjeshtĂ« dhe duke ua vĂ«shtirĂ«suar mĂ« shumĂ« jetĂ«n atyre.

Shumë prokurorë e gjyqtarë janë kthyer sot në kamikazë të Edi Ramës. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë, që rrëmbeu në mënyrë mafioze Ilir Metën dhe e mban sot padrejtësisht në burg, që izoloi për 333 ditë Sali Berishën, që rrëmben jo vetëm drejtues të opozitës, por edhe qytetarë dhe biznesmenë të ndershëm, siç faktoi afera familjare e AKSHIT-t e Edi Ramës. Fuqia jonë nuk qëndron te dhuna, por te vendimi ynë për të jetuar të lirë, të sigurt dhe me dinjitet në Atdheun tonë. Unë përulem me mirënjohje për sakrificat dhe qëndresën e gjithësecilit prej jush. Por kjo nuk mjafton.

Ne, opozita, duhet t’i prijmĂ« me çdo sakrificĂ« guximit tuaj! Ta kthejmĂ« lirinĂ« nĂ« misionin tonĂ« kombĂ«tar. TĂ« shembim kĂ«tĂ« mur tĂ« hajdutĂ«risĂ« dhe krimit tĂ« organizuar tĂ« shkrirĂ« njĂ«sh me shtetin. TĂ« shembim ligjin antifamilje, tĂ« lartĂ«sojmĂ« figurĂ«n e nĂ«nĂ«s dhe babait, dhe tĂ« mbrojmĂ« vatrat tona nga ky sekt mafioz pa fe dhe pa Atdhe! T’i kthejmĂ« popullit çdo qindarkĂ« dhe pasuri tĂ« grabitur nga organizata kriminale dhe kryetari i saj. TĂ« rikthejmĂ« votĂ«n e lirĂ« dhe tĂ« mbrojmĂ« si sytĂ« e ballit demokracinĂ«, nĂ« themelet e sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« gjaku dhe sakrificat sublime tĂ« shqiptarĂ«ve qĂ« dhanĂ« jetĂ«n nĂ« pĂ«rballje me diktaturĂ«n.

TĂ« shkĂ«rmoqim dhe ta shkulim nga rrĂ«njĂ«t kĂ«tĂ« regjim tĂ« kalbur narko-mafioz! Ne do tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« ShqipĂ«ri tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« dhembshur, qĂ« mendon, kujdeset dhe qĂ« u shĂ«rben tĂ« gjithĂ«ve, ku drejtĂ«sia dhe mundĂ«sitĂ« janĂ« tĂ« barabarta pĂ«r çdo shqiptar. Ky Ă«shtĂ« shteti dhe Republika qĂ« meritoni ju. Republika e shqiptarĂ«ve tĂ« ndershĂ«m qĂ« jetojnĂ« me djersĂ«n e ballit. Nuk do tĂ« lejojmĂ« qĂ« ajo tĂ« bĂ«het NarkoRepublika e Edi RamĂ«s. PĂ«r lirinĂ« ja vlen çdo sakrificĂ«! A vdekje, a Liri! Fitore!” tha Blushi.

“VllazĂ«n, demokracia nĂ« rrezik”, protestuesi tĂ«rheq vĂ«mendjen me veshjen e pazakontĂ« –

✇27.al
By: 27

Një formë e pazakontë proteste ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e sotme ku një qytetar është shfaqur i veshur tërësisht me të bardha, duke përcjellë mesazhe të forta politike përmes mbishkrimeve në veshje.

NĂ« pjesĂ«n e pasme tĂ« bluzĂ«s sĂ« tij lexohej thirrja: “VllazĂ«n, demokracia nĂ« rrezik. Ta shpĂ«tojmĂ«â€, ndĂ«rsa nĂ« pantallona ishte shkruar “PoshtĂ« diktatura”.

Protestuesi mbante në kokë një plis, simbol tradicional shqiptar, të kombinuar me një shall të zi, elemente që i shtonin peshë simbolike paraqitjes së tij.

Ervin Salianji i bashkohet protestĂ«s para kryeministrisĂ«, e shoqĂ«ron edhe Ilir Vrenozi –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Valbona Mëhilli, Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij.

Kujtojmë se prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të marrëdhënieve të tyre.

Salianji organizon herë pas here takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD. Kreu i PD, Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.

SurprizĂ« e madhe nĂ« BundesligĂ«, Bayerni pĂ«son nĂ« shtĂ«pi humbjen e parĂ« tĂ« sezonit –

✇27.al
By: 27

Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon të Bundesligës, duke u mposhtur 2-1 në shtëpi nga Augsburgu në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit gjerman.

Te skuadra e Augsburgut u aktivizua edhe mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, i cili zhvilloi një paraqitje solide dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 75-të.

Bavarezët hynë në këtë përballje me një seri mbresëlënëse prej 16 fitoresh dhe dy barazimesh, por këtë herë nuk arritën të ruanin ritmin dominues.

Hiroki Ito zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, duke i dhënë epërsinë Bayern.

Megjithatë, Augsburgu reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Arthur Chaves barazoi shifrat në minutën e 75-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, mesfushori francez Han-Noah Massengo shënoi golin vendimtar, duke kompletuar përmbysjen e madhe.

Pavarësisht kësaj disfate, Bayern Munich mbetet në krye të renditjes me 50 pikë.

Ndërkohë, kjo fitore rezulton jetike për Augsburgun, i cili ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe largohet nga zona e rrezikut, duke marrë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në elitën e futbollit gjerman.

❌