Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Britania ndalon rrjetet sociale për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç –

✇27.al
By: 27

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, njoftoi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, duke e cilësuar vendimin si një “ndryshim të vërtetë për të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Duke prezantuar planin, Starmer deklaroi se rrjetet sociale i bëjnë fëmijët më të pakënaqur, lehtësojnë bullizmin dhe abuzimin, si dhe mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e tyre mendor. Sipas tij, masat e reja do të jenë më të rrepta se ato të miratuara në Australi.

Plani parashikon ndalimin e aksesit në platformat kryesore të rrjeteve sociale për të gjithë përdoruesit nën 16 vjeç. Gjithashtu, do të vendosen kufizime shtesë për shërbime të tjera online që nuk përfshihen drejtpërdrejt në ndalim, si aplikacionet e lojërave, ku do të hiqet mundësia e komunikimit me persona të panjohur.

“Ky nuk është një vendim që e marr lehtë”, tha Starmer, duke pranuar se rrjetet sociale kanë sjellë edhe përfitime për të rinjtë. Megjithatë, ai theksoi se “ndalimi i plotë është zgjedhja e duhur”.

Kryeministri britanik e bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp në Downing Street, në prani të aktivistëve që mbështesin ndalimin dhe prindërve që kanë humbur fëmijët e tyre si pasojë e problemeve të lidhura me përdorimin e rrjeteve sociale.

Starmer theksoi se nuk është i gatshëm të bëjë kompromis për çështjet që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve. “Për këtë arsye, ndalimi duhet të zbatohet dhe do të zbatohet”, deklaroi ai.

Qeveria britanike njoftoi të dielën se nëntë nga dhjetë prindër mbështesin vendosjen e kufirit minimal prej 16 vjeç për aksesin në aplikacione, sipas rezultateve të një konsultimi publik të zhvilluar për mbrojtjen e fëmijëve në internet.

Mediat pro Netanyahut në Izrael sulmojnë marrëveshjen SHBA-Iran dhe Trumpin –

✇27.al
By: 27

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ende nuk ka komentuar publikisht mbi marrëveshjen SHBA-Iran, por reagimet e komentuesve pro-qeveritarë zbulojnë zhgënjim dhe pakënaqësi në rritje ndaj Washingtonit dhe administratës Trump.

Yinon Magal, një prezantues i njohur në Channel 14 pro-Netanyahu, shkroi në X se Presidenti amerikan Donald Trump “doli humbës” dhe e quajti zëvendëspresidentin JD Vance “një maskara”, shkruan CNN.

Magal, i cili në të kaluarën e ka përkufizuar veten si “kanal” për mesazhet e Netanyahut, akuzoi të dërguarit e presidentit, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, se kanë ndikuar te presidenti nën presionin e Katarit. Magal tha në rrjetet sociale se “Katari i bleu (ata) me shumë para”, ndërsa i akuzoi se “i kanë tradhtuar vëllezërit e tyre në Izrael”.

Negociatorët e Katarit ndodheshin në Teheran për bisedime të dielën, para se të shpallej marrëveshja.

“Ne mbetëm vetëm”, përfundoi Magal.

Një burim izraelit i tha CNN se edhe Netanyahu, privatisht, e ka fajësuar Kushnerin dhe Witkoffin për krijimin e një përçarjeje mes dy liderëve. Sipas burimit, Netanyahu beson se ata janë ndikuar nga “Katari, i cili, nga frika ndaj Iranit, shtyu qëndrime që zgjeruan hendekun midis Jerusalemit dhe Washingtonit”.

Shimon Riklin, një tjetër komentues në Channel 14, tha në rrjetet sociale se “Trump po e bën Amerikën më të dobët se kurrë”. Ndërkohë, Amit Segal, një analist i njohur politik i krahut të djathtë në Channel 12 të Izraelit, citoi Henry Kissingerin në rrjetet sociale kur tha: “Mund të jetë e rrezikshme të jesh armik i Amerikës, por të jesh mik i Amerikës është fatale”.

Armiqësia ndaj Trumpit bie në kontrast të fortë me lavdërimet që presidenti amerikan kishte marrë nga figurat e krahut të djathtë në fillim të luftës me Iranin, kur Trump dhe Netanyahu shfaqën një front të bashkuar.

Në javët e fundit, ndërsa Trump u përpoq t’i jepte fund armiqësive, tensionet dolën në sipërfaqe dhe u përshkallëzuan në një seri përplasjesh publike lidhur me negociatat me Iranin dhe kushtet e armëpushimit me Hezbollahun në Liban.

U ekstradua nga Spanja 2 ditë më parë, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Eralbi Breçanin, djalin e ish-funksionarit te policisë Erzen Breçani, i ekstraduar disa ditë më parë nga Spanja.

Ai akuzohet nga SPAK për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga komunikimet e zbardhura ne SKY ECC Eralb Breçanit akuzohet si pjese e grupit kriminal bashkë me Ergys Dashin ( i vrarë në ekuador) dhe Ervin Matës.

Ai akuzohet për episodin e sasisë prej 446 kg kokainë e sekuestruar në Holandë në dhjetor të 2021, me bashkëpunëtorë edhe Ismail Zenelin e Besmir Murtatin.

Ndërkohë Ervin Mata mbahet i arrestuar në Brazil dhe pritet të ekstradohet në muajt ne vijim

Akuzat për pastrim parash/ Ilir Shtufi nuk pranon ekstradimin në Shqipëri, çfarë deklaroi para autoriteteve greke –

✇27.al
By: 27

Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi për llogari të SPAK dhe GJKKO, në lidhje me akuzën e pastrimit të parave, kërkon që të mos ekstradohet në Shqipëri.

Ai ka dalë sot para Gjykatës së Selanikut për procesin e masës së sigurisë me qëllim ekstradimin mes Interpol Athinës dhe Tiranës.

Më tej është Këshilli Gjyqësor kompetent do të vendosë për ekstradimin e 53-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Selanik, pasi ai kërkohet nga autoritetet e vendit të tij për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.

“53-vjeçari u arrestua në zbatim të Njoftimit të Kuq të Kërkimit Ndërkombëtar që ishte në pritje ndaj tij nga autoritetet shqiptare, të cilat kërkojnë arrestimin dhe ekstradimin e tij për veprat penale që dyshohet se janë kryer në vitin 2020 në Tiranë dhe konkretisht për “pastrim parash të kryer duke përfshirë fonde të nxjerra nga trafiku i drogës, pjesëmarrje në një organizatë të strukturuar kriminale dhe kryerje të veprave penale nga një organizatë kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, njofton “Protothema”.

Sot ai u soll në Prokurorinë e Apelit të Selanikut dhe u vendos që të mbetet në paraburgim derisa këshilli kompetent të vendosë mbi kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sipas informacioneve, 53-vjeçari deklaroi para prokurorit se “nuk jep pëlqimin për ekstradimin e tij dhe mohoi akuzat, duke pretenduar se nuk ka përfshirje”.

Siç është vërtetuar nga hetimi i autoriteteve, 53-vjeçari hyri në Greqi të premten e kaluar nga stacioni kufitar i Kristallopigjit, ndërsa herët në mëngjes të së njëjtës ditë autoritetet kryen hetime për arrestimin e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Kriminaliteti mbetet në rritje –

✇27.al
By: 27

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë për vitin 2025, duke paraqitur të dhëna që tregojnë një rritje të numrit të procedimeve penale dhe të koeficientit të kriminalitetit në vend.

Sipas Çelës, gjatë vitit 2025 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë trajtuar mbi 66 mijë materiale në shqyrtim, ose 8.55% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportit, Prokuroria e Tiranës ka përqendrimin më të madh të procedimeve, me 36.62% të totalit, e ndjekur nga Durrësi me 9.5%. Korça, Shkodra dhe Fieri përfaqësojnë secila rreth 7% të procedimeve, ndërsa numri më i ulët është regjistruar në Kukës dhe Dibër, me rreth 2%.

Prokurori i Përgjithshëm bëri të ditur gjithashtu se koeficienti i kriminalitetit, i llogaritur mbi bazën e procedimeve të regjistruara për 100 mijë banorë, ka shënuar rritje. Në vitin 2025 ky tregues arriti në 1145, krahasuar me 1037 në vitin 2024.

Sa i përket natyrës së veprave penale, 76% e procedimeve lidhen me krime, ndërsa 24% me kundërvajtje penale. Kategoria me numrin më të lartë të procedimeve mbetet ajo e veprave kundër rendit dhe sigurisë publike, që përbën 33% të totalit dhe ka shënuar një rritje prej 13% krahasuar me vitin paraardhës.

Vjedhjet e pasurisë përbëjnë 21% të procedimeve të regjistruara, megjithëse kanë pësuar një ulje prej 2%. Ndërkohë, veprat penale kundër familjes përfaqësojnë 7% të totalit, me një rritje prej 2%.

Rritjen më të ndjeshme e kanë shënuar veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës, të cilat përbëjnë 8% të procedimeve dhe janë shtuar me 51% krahasuar me vitin 2024. Ndërsa veprat kundër shkatërrimit të pronës dhe ato kundër shëndetit përbëjnë secila nga 3% të procedimeve të regjistruara.

“U ndoqën gjithsej mbi 50 mijë procedime që përbën një rritje prej 5.35% në krahasim me 24.  Mbi 27 mijë prej tyre janë procedime penale të regjistruara, 8.5% krahasim me 2024. Pati dhe mbi 22 mijë procedime të mbartura, dhe 184 janë procedime të rifilluara.

Numrin më të madh të procedimeve e ka pasur prokuroria e Tiranes me 36.62% ndjekur nga Durrësi me  9.5%, Korça, Shkodra dhe Fieri me 7% dhe më pak procedime rezultojnë Kukësi dhe Dibra me rreth 2% të totalit. Sa i përket koeficientit të kriminalitetit lidhur me procedimet e regjistruara për 100,000 banorë , në 2025 ky koeficient ishte 1145 ndërsa në 2024 ishte 1037. Raporti mes krimeve dhe kundërvajtjeve kriminale rezulton se 76% janë krime dhe 24% i përkasin kundërvajtjeve.

Veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve, janë ato kundër rendit dhe sigurisë publike me 33% rritur 13% krahasuar me 2024. Vjedhja e pasurisë përbën 21% të numnrit të procedimeve të regjistrimeve me ulje 2%, veprat penale kundër familjes përbëjnë 7% me rritje prej 2%. Veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës janë 8% dhe kanë pësuar një rritje prej 51 përqind. Veprat penale kundër shkatërrimit të pronës përbëjnë 3% ato kundër shëndetit 3%.”, tha Çela.

Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

✇27.al
By: 27

Një përpjekje për të zhvilluar një protestë qytetare në Përrenjas përfundoi pa pjesëmarrje, pasi thirrjes për t’u mbledhur në shesh nuk iu përgjigj pothuajse askush. Në tubim u paraqit vetëm një qytetar, i cili ironizoi mungesën e banorëve duke deklaruar se “banorët këtu nuk kanë halle e probleme”.

Ai tha se kishte menduar t’i drejtohej me disa mesazhe kreut të pushtetit vendor, por mungesa e pjesëmarrësve e bëri të pamundur. Në vijim, qytetari falënderoi me ironi edhe ata që po e ndiqnin nga kafenetë përreth.

“Mirëmbrëma, mirë se keni ardhur. Në fakt s’keni ardhur po s’ka problem, erdhëm ne. Erdhëm t’ju përshëndesim, thamë që si gjithë Shqipërinë ta organizonim një protestë dhe këtu në Përrenjas. Unë jam bir i kësaj ane. Po me sa duket ju s’paskeni halle dhe probleme fare. Unë kisha bërë mend që t’i thosha ca fjalë Nuriut, po s’ja them dot se ju qenkeni të gjithë në punë.

Megjithatë ne ju falenderojmë shumë, që na shikoni dhe nga kafja kështu. Patjetër që do falenderojmë policinë e shtetit. Faleminderit shumë. Edhe diçka doja t’ju thoja. Nëse ndokush ju pyet, se pse, nga ishte Vilson Blloshmi apo Genc Leka apo Petrit Blloshmi, mos i tregoni që ishte nga kjo anë. Sepse ata do të dridhen në varr. Mos i tregoni se ata dhanë jetën për këtë anë. Ju faleminderit”, u shpreh qytetari.

Ndërkohë sot në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 16-të radhazi kundër qeverisë. Sipas tyre, tubimet e deritanishme kanë regjistruar pjesëmarrje të lartë dhe kanë shërbyer si pikënisje për protesta të ngjashme edhe jashtë vendit.

Manifestime janë zhvilluar në disa qytete evropiane ku jeton komuniteti shqiptar, si edhe në Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, duke e lidhur mobilizimin e tyre me zhvillimet politike në Shqipëri.

Organizatorët pretendojnë se vala e protestave po zgjerohet përtej kufijve të vendit dhe se pjesëmarrja e diasporës po kthehet në një element të rëndësishëm të presionit politik ndaj qeverisë.

Kriminaliteti mbetet në rritje –

✇27.al
By: 27

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë për vitin 2025, duke paraqitur të dhëna që tregojnë një rritje të numrit të procedimeve penale dhe të koeficientit të kriminalitetit në vend.

Sipas Çelës, gjatë vitit 2025 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë trajtuar mbi 66 mijë materiale në shqyrtim, ose 8.55% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportit, Prokuroria e Tiranës ka përqendrimin më të madh të procedimeve, me 36.62% të totalit, e ndjekur nga Durrësi me 9.5%. Korça, Shkodra dhe Fieri përfaqësojnë secila rreth 7% të procedimeve, ndërsa numri më i ulët është regjistruar në Kukës dhe Dibër, me rreth 2%.

Prokurori i Përgjithshëm bëri të ditur gjithashtu se koeficienti i kriminalitetit, i llogaritur mbi bazën e procedimeve të regjistruara për 100 mijë banorë, ka shënuar rritje. Në vitin 2025 ky tregues arriti në 1145, krahasuar me 1037 në vitin 2024.

Sa i përket natyrës së veprave penale, 76% e procedimeve lidhen me krime, ndërsa 24% me kundërvajtje penale. Kategoria me numrin më të lartë të procedimeve mbetet ajo e veprave kundër rendit dhe sigurisë publike, që përbën 33% të totalit dhe ka shënuar një rritje prej 13% krahasuar me vitin paraardhës.

Vjedhjet e pasurisë përbëjnë 21% të procedimeve të regjistruara, megjithëse kanë pësuar një ulje prej 2%. Ndërkohë, veprat penale kundër familjes përfaqësojnë 7% të totalit, me një rritje prej 2%.

Rritjen më të ndjeshme e kanë shënuar veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës, të cilat përbëjnë 8% të procedimeve dhe janë shtuar me 51% krahasuar me vitin 2024. Ndërsa veprat kundër shkatërrimit të pronës dhe ato kundër shëndetit përbëjnë secila nga 3% të procedimeve të regjistruara.

“U ndoqën gjithsej mbi 50 mijë procedime që përbën një rritje prej 5.35% në krahasim me 24.  Mbi 27 mijë prej tyre janë procedime penale të regjistruara, 8.5% krahasim me 2024. Pati dhe mbi 22 mijë procedime të mbartura, dhe 184 janë procedime të rifilluara.

Numrin më të madh të procedimeve e ka pasur prokuroria e Tiranes me 36.62% ndjekur nga Durrësi me  9.5%, Korça, Shkodra dhe Fieri me 7% dhe më pak procedime rezultojnë Kukësi dhe Dibra me rreth 2% të totalit. Sa i përket koeficientit të kriminalitetit lidhur me procedimet e regjistruara për 100,000 banorë , në 2025 ky koeficient ishte 1145 ndërsa në 2024 ishte 1037. Raporti mes krimeve dhe kundërvajtjeve kriminale rezulton se 76% janë krime dhe 24% i përkasin kundërvajtjeve.

Veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve, janë ato kundër rendit dhe sigurisë publike me 33% rritur 13% krahasuar me 2024. Vjedhja e pasurisë përbën 21% të numnrit të procedimeve të regjistrimeve me ulje 2%, veprat penale kundër familjes përbëjnë 7% me rritje prej 2%. Veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës janë 8% dhe kanë pësuar një rritje prej 51 përqind. Veprat penale kundër shkatërrimit të pronës përbëjnë 3% ato kundër shëndetit 3%.”, tha Çela.

Edi Rama jep dorëheqjen! –

✇27.al
By: 27

Këtë të hënë mbahet protesta e 16 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kanë mbushur sheshet dhe vazhdojnë thirrjet për dorëheqjen e Ramës.

Protesta ka regjistruar një pjesëmarrje rekord, një marshim historik që i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Protesta organizohet në orën 18:00 në sheshin Skënderbej, për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Pas disa orësh fjalimi, marshimi vijon në rrugët e Tiranës.

Protestuesit të pandalshëm për orë të tëra marshojnë në rrugët e kryeqytetit me thirrjet “Rama në burg , Berisha në burg”; “Edi Rama jep dorëheqjen”; Atdheu nuk shitet.

Protesta janë mbajtur edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra,  ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Gjithashtu tubime madhështorë janë mbajtur edhe jashtë vendit. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kastës politike të korruptuar.

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, kapet në Belgjikë Gerd Gjinarari –

✇27.al
By: 27

Autoritetet belge kanë vënë në pranga Gerd Gjinararin, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali”, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Gerd Gjinarari është dënuar nga drejtësia italiane për vrasjen e Naim Zyberit, një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në Tiranën e viteve 1990.

Krimi ndodhi në vitin 1997 në një spital në Milano, ku Zyberi po merrte trajtim mjekësor. Sipas hetimeve, Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e spitalit duke u paraqitur si të afërm të pacientit dhe realizuan ekzekutimin me armë zjarri, të cilën e kishin fshehur brenda një buqete me lule.

Për këtë ngjarje, Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat italiane dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Në vitin 2019, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, vendim që shkaktoi reagime të forta dhe polemika në opinionin publik. Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Pas këtij vendimi, Gjinarari nuk u paraqit për ekzekutimin e masës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tij në Belgjikë pritet të hapë procedurat e ekstradimit.

Nuk kam kryer pastrim parash, nuk dua gjykim të shkurtuar –

✇27.al
By: 27

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, është tërhequr nga kërkesa për gjykim të shkurtuar në procesin penal ku akuzohet për pastrim parash.

Në seancën e zhvilluar në GJKKO, në momentin kur SPAK pritej të paraqiste pretencën përfundimtare, Kryemadhi kundërshtoi vijimin e procesit me gjykim të shkurtuar, duke deklaruar se nuk e ndjen veten fajtore dhe se organi i akuzës nuk ka marrë në konsideratë të ardhurat e saj.

“Nuk dua gjykim të shkurtuar. Nuk e ndjej veten fajtore. S’kam bërë pastrim parash. SPAK nuk ka marrë asgjë parasysh nga të ardhurat e mia”, u shpreh ajo para trupit gjykues.

Gjyqtarja i sqaroi të pandehurës se gjykimi i shkurtuar nuk nënkupton pranimin e fajësisë, por zhvillimin e procesit mbi bazën e akteve dhe provave të administruara deri në atë fazë të hetimit dhe gjykimit. Megjithatë, pas qëndrimit të saj, pritet që gjykata të vendosë mbi vijimin e mëtejshëm të procedurës.

Për Marjana Koçekun do të flasim kur… –

✇27.al
By: 27

Vendimi i deputetes Marjana Koçeku për t’u shkëputur nga Partia Socialiste ka sjellë reagimin e parë nga grupi parlamentar socialist.

Burime brenda PS-së i bëjnë me dije se kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka informuar deputetët socialistë se do të mbajë një qëndrim publik për këtë çështje në një moment tjetër.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se deri tani Balla nuk ka mundur të komunikojë drejtpërdrejt me Koçekun.

Deputetja e zgjedhur në Qarkun e Shkodrës njoftoi një ditë më parë largimin nga grupi parlamentar i PS-së, duke bërë të ditur se do të vazhdojë ushtrimin e mandatit si deputete e pavarur.

Mungesa e saj u vu re edhe në aktivitetin e organizuar me rastin e 34-vjetorit të Partisë Socialiste në sheshin “Italia” në Tiranë, ku ajo nuk mori pjesë.

Duke shpjeguar vendimin e saj, Koçeku u shpreh se orientimi i saj politik vazhdon të udhëhiqet nga të njëjtat parime dhe vlera që ka pasur para përfshirjes në politikë.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar Koçeku.

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –

✇27.al
By: 27

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën brenda ambienteve të GJKKO-së, ku gjatë seacës gjyqësore të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës janë konfliktuar fizikisht. Sherri ka ndodhur mes të pandehurit Petrit Çakraj dhe vëllezërve Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj.

Ata kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për t’i ndarë.  Ata akuzohen për për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit Renis Dobra.

Ende nuk dihen shkaqet e zënkës së tyre, ndërsa seanca ka qenë pa praninë e mediave.

Si ndodhi krimi:

23-vjeçari nga Dibra, Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra me litar mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa trupi i tij u gjet në liqenin e Shkopetit.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

E kaluara e errët në Gjermani, besohet të jetë bërë shkak i vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Shqipëri. Policia kriminale e Dibrës, ka zbuluar se Dobra ishte dënuar me disa vite burgim nga Drejtësia Gjermane për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të tre vëllezërit Aleksandër, Fatjon dhe Kristi Bushgjokaj, personazhe të njohur për policinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, të cilin pasi e vranë me litar e hodhën bashkë me makinën e tij buzë liqenit të Shkopetit. Dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë çuan grupin hetimor në drejtim të tre vëllezërve nga Tropoja.

Eliminimi i 23-vjeçarit është realizuar pas një plani të mirëmenduar. Për të kryer vrasjen, vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakri kanë marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës. Përmes kësaj skeme shpresonin të ishin të vështirë për t’u zbuluar nga autoritetet. Madje, makinave kanë tentuar t’u heqin edhe GPS-in, por nuk kanë mundur. Pasi policia identifikoi auromjetet përmes pamjeve, kuptoi se ishin marrë me qira, dhe më pas, përmes gjurmimit të GPS-së u dokumentuan me prova të gjithë lëvizjet kriminale për eliminimin e 23-vjeçarit. Vëllai më i vogël, Aleksandër Bushgjokaj, dyshohet se në krim ka bashkëpunuar për nxjerrjen për në Kosovë të vëllait tjetër, po me makinë të marrë me qira.

Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përgatit arratisjen e Belinda Ballukut në një shtet tjetër.

Në një komunikim për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, ku ai i paraqit në zbatim të masës së sigurisë, kreu demokrat deklaroi se informacionin e ka nga burime të besueshme.

Sipas Berishës, Rama po mendon se mos SPAK lëshon fletë arresti për Ballukun dhe për këtë arsye po përgatit terren për të nxjerrë jashtë vendit.

Ndërkohë sa i takon vetëm Ramës, Berisha deklaroi se ai “kudo që të shkojë do të vijë sërish për të dhënë llogari për krimet që ka kryer”.

“Rama po i përgatit Lubisë arratisjen, po i përgatit absolutisht Lubisë në një shtet tjetër, këtë e kam nga burime të mirinformuar. Mendon se mos po i sjellin ndonjë flet arresti nga SPAK dhe ajo të gdhihet në një shtet tjetër, diku tjetër. Këtë informim e kam nga burime të besueshme. Nuk them dot 100% të vërteta, por janë burime serioze. A po e përgatit për vetë ai këtë? Ju garantoj që edhe prapa diellit po të shkojë do vijë këtu të japë llogari për krimet që ka kryer”, tha Berisha.

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

✇27.al
By: 27

Një aksident i rëndë ndodhi sot rreth orës 08:45, në aksin rrugor Rrëshen-Reps, në “Rrugën e Kombit”.

Burime policore thanë se automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R., ka përplasur këmbësorin Kujtim Aliu, 46 vjeç.

Si pasojë është plagosur rëndë 46-vjeçari, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale, kurse grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për akuzat që janë publikuar ne disa media në lidhje me “Malin e Tiranës”, apo heqjen e sanksioneve nga ana e SHBA. Gjatë një pronocimi për mediat para ambienteve të SPAK, Berisha u shpreh se dosja faktoi trillimin e ulët që u bë atë kohë për Malin e Tiranës, nga opozita e opozitës, të cilët i cilësoi si “veglat e verbra të qeverisë”.

Arsen Rusta: Doktor, gjatë dy ditëve të fundit shpesh herë është folur që pas Malit të Tiranës jeni ju dhe djali juaj.

Sali Berisha: Bravo.

Arsen Rusta: Edhe një sekondë të lutem që të më japësh përgjigje për të dyja. Dhe ju jeni kthyer në parlament, por mungon ajo pjesa e dytë e postulatit tuaj, e dini vetë. Ju e dini ose e keni vendosur kur do të riktheheni në SHBA për një vizitë qoftë personale apo zyrtare, se tani s’keni më problem?

Sali Berisha: E para, të falenderoj. Dosja faktoi, shpifjen dhe trillimin e ulët, trillimin e ulët që u bë atë kohë për Malin e Tiranës, nga opozita e opozitës, veglat e verbra të qeverisë dhe mediat e tyre. Dhe mediat e tyre.

Arsen Rusta: Si është e vërteta? Keni lidhje apo jo?

Sali Berisha: Unë lidhje? Kurrë. Asnjë njeri… kjo është një pyetje që bazohet në trillimet e ulëta të atyre që u përpoqën të mbulojnë të vërtetën. Që u përpoqën të mbulojnë udhëtimin e qeveritarëve nga Tirana, e njerëzve të Tiranës, e takimit në Aruba, se do dilte. Dhe pastaj të opozitës së opozitës që i shërben qeverisë, e cila pa asnjë fakt, pa asnjë bazë akuzonte, por besoj se gjithçka tani në dorë të Altin Troplinit është dhe ka dalë shumë qartë se kush është dosja Aruba dhe kush është Mali i Tiranës. Kjo është. Për të dytën, natyrisht unë do shkoj, por një projekt të shpejtë nuk e kam tani, se duhet të shkoj kur të takoj miq, bashkëpunëtorë të mi atje, të takoj shumë miq.

Arsen Rusta: Pra nuk do shkoni për arsye shëndetësore siç është raportuar?

Sali Berisha: Tani këto janë një çift… është një grua dhe një burrë. Ata janë dashnorë të flaktë në shpifje dhe mashtrime. Jo në erotizma. Ata të dy kryesojnë listat, se njëra ka bërë shkollën e tjetrit dhe ata i përhapin këto. Është një turp i madh politik dhe mediatik. Janë mercenarë, kush i paguan, atë bëjnë. Dhe ata e përhapin, janë një burrë dhe një grua që s’kanë lidhje njëri me tjetrin por ashtu janë, të cilët janë dashnorë në shpifje. Shpifje, vetëm shpifje, nuk ka asnjë gjë të vërtetë ajo. As kam kërkuar kurrë ndonjëherë për të shkuar, për t’u vizituar. Vendimi është i plotë për mua dhe familjarët e mi, njëlloj për familjarët e mi dhe ky vendim më është komunikuar zyrtarisht nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori emrat e biznesmenëve e jo të qeveritarëve –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se autoritetet spanjolle kishin sjellë dosjen e plotë për takimin e Arubës, por ish-kreu i SPAK Altin Dumani nxorri emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve. Gjatë një pronocimi për mediat para ambienteve të SPAK, Kryedemokrati tha se prania e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba është konfirmuar nga gazetari investigativ italian.

Sipas tij, Aruba është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar, e bashkëpunimit të ngushtë të kryeminstrit Rama me kartelet e drogës.

Sali Berisha: Por sot unë dua të informoj shqiptarët se çfarë mercenarësh të pushtetit ka kjo ndërtesë. Prej 3 vitesh, shqiptarët dëgjojnë dhe kanë dëgjuar takimin famëzi në Aruba të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me bosët e karteleve të drogës. Prania e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba është konfirmuar nga gazetari investigativ, ndër më seriozët, i Italisë. Është konfirmuar nga mediat dhe kjo dihet universalisht. Aruba është damka më e zezë, është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar, e bashkëpunimit të ngushtë të Edi Ramës me kartelet e drogës.
Tani, çfarë ndodh këto ditë?

Këto ditë, autoritetet spanjolle, dhe jo vetëm ato, kanë sjellë dosjen e plotë, se këtu nuk bëhet asnjë hetim. Jo, jo, e ndaluar po të jetë për qeverinë. Pra, sollën dosjen e plotë dhe tani Altin Troplini Rama, vërini çdo mbiemër se i meriton, nxjerr me të drejtë emrat e biznesmenëve të implikuar, por jo të qeveritarëve. Shikoni se sa të pafytyrë janë. Shikoni se si këta mbrojnë kriminelët në zyrat më të larta të shtetit. A ka njeri që nuk e di sot se në çarterin për në Aruba shkuan qeveritarët?
Kush ishin ata?

Asnjëri nuk e thotë se kush ishin. Dhe ky është Altin Troplini që e fsheh. Ky është hetimi i tij. Por unë e garantoj se në këtë mënyrë ai do konsiderohet bashkëpunëtor me klanin Aruba. A mund t’i fshihet një populli zyrtari kriminel që fluturon nga Tirana në Aruba, që bën marrëveshje për thithjen e parave të drogës, ndërtimin e Malit të Tiranës dhe thuhet edhe në zona të tjera? Dhe tani dalin emrat e biznesmenëve që kanë shkuar, por nuk dalin emrat e qeveritarëve që shkuan dhe firmosën marrëveshje. Se mafia nuk firmos, i ka kodet e fshehta. Tani Omertën e zbaton Altin Troplini. Faqezi i them. Ke detyrime ndaj shqiptarëve. Se tani do t’u thuash se është punë sekreti.

Mendje cekët, mendoni se u bë deki kos dhe qeveria po mbytet –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të qytetarëve, duke i cilësuar pjesëmarrësit si “mendje të cekëta” dhe duke i akuzuar se po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.

Duke anashkaluar shqetësimet e protestuesve, Rama edhe njëherë ka zgjedhur gjuhën përçmuese, duke i quajtur marshimet “budallallëk” dhe duke paralajmëruar se ato po rrezikojnë sezonin turistik dhe ekonominë e familjeve shqiptare.

Në postimin në rrjetin social “X” Rama i ka etiketuar protestat si të kontrolluara nga “mendje të liga” dhe “forca destruktive”, duke i krahasuar me ekstremizëm dhe bullizëm online.

“Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:

  1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
  2. Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.
  3. Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.
  4. Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.
  5. Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre.

Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy:

Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Atentati në Mirditë/ 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit –

✇27.al
By: 27

45-vjeçari Valter Lleshi dyshohet të jetë vrarë për motive hakmarrje. Kjo është pista kryesore ku po heton policia për të hedhur dritë mbi vrasjen e tij.

Viktima ka qenë i skeduar për vrasjen e Anton Kelit në vitin 2020 në Rrëshen.

Anton Keli rezulton se është i afërm i Armando Gjinit edhe ky i ekzekutuar disa vite me parë në një sagë të përgjakshme me një tjetër fis në Rrëshen.

Lleshi u qëllua për vdekje në zonën e Mirditës në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mjetin e punës së tij.

Ai ishte punonjës i kompanise se Bazaltit në Spaç, mjetit të tonazhit të rëndë që përdorte i është vënë dhe lëndë plasëse pak muaj më parë, por që nuk shpërtheu.

Premtonte programe studimi jashtë vendit, prokuroria çon në gjyq administratorin i një kompanie –

✇27.al
By: 27

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq, të pandehurinAlban Thika për veprën penale “Mashtrimi, i kryer më shumë se një herë”.

Sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri, në cilësinë e administratorit të një shoqërie tregtare që operonte në fushën e trajnimeve dhe ndërmjetësimit për studime jashtë vendit, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa shtetas të huaj, duke përfituar shuma monetare në këmbim të premtimeve për shërbime që nuk janë realizuar sipas marrëveshjeve të lidhura.

Hetimet kanë dokumentuar se disa shtetas të huaj kanë kryer pagesa për procedura aplikimi dhe programe studimi, ndërsa shërbimet e premtuara nuk janë ofruar ose janë ofruar në mënyrë të pjesshme, duke u shkaktuar atyre dëm pasuror.

Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse vetëm kështu do e mposhtni Piktorin –

✇27.al
By: 27

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka shprehur mbështetjen e tij për të rinjtë që po protestojnë në Shqipëri, duke i cilësuar ata si “investimin më të madh strategjik që është bërë ndonjëherë në vend”.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Mehmeti vlerëson pjesëmarrjen e të rinjve në protestat kundër qeverisë dhe shprehet se zëri i tyre përfaqëson shpresën për një të ardhme më të mirë për vendin.

Në mesazhin e tij, ai kritikon ashpër elitën politike të tri dekadave të fundit, duke e akuzuar se ka dëmtuar interesat kombëtare dhe ka degraduar jetën publike në Shqipëri. Sipas tij, protestat janë një shenjë e ringjalljes së shpresës dhe krenarisë kombëtare.

Postimi

Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse kështu e zbukuroni Shqipërinë dhe vetëm kështu do ta mposhtni Piktorin, i cili nuk e kursen as familjen e Presidentit amerikan për ta mbuluar fytyrën vetjake të shkatërrimtarit të shqiptarisë.

Brohorimat tuaja kundër plehut politik tridekadësh, që ka mbuluar mëmëdheun, janë ftesa më e sinqertë për investitorët e huaj dhe investimi më i madh strategjik që ndonjëherë është bërë në Shqipëri.

Jo vetëm se po e largoni plehun politik që e ka mbuluar dhe po e kalb Shqipërinë, por ju po e shpëlani edhe mëkatin e gjeneratës sime, e cila ju la në duart e burrështetasve, të cilëve nuk do t’u besohej as një fermë pulash, ngaqë do t’i hanin shpendët dhe do t’i vidhnin vezët.

Mos bini pre e “mendjendriturve” të shumtë që dalin nëpër ekranet e televizioneve të financuara nga krimi, duke e mbrojtur Piktorin, sepse ata për këtë paguhen dhe, nëse bie punëdhënësi i tyre, ata mbeten pa grazhdin ku majmen dhe pa baltën e turpit, ku përpëliten si derra.

Jo vetëm tani, por gjithmonë, Shqipëria do të mburret me ju e do të turpërohet nga ata që sot duan ta heshtin dhe ta komprometojnë zërin tuaj të sinqertë rinor, i cili mëmëdheut ia freskon damarët e shpresës dhe krenarisë.

❌