Reading view

Shteti merr kredi 25 milionë euro për impiant të ri për trajtim të ujërave të zeza

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka  ofruar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës një kredi sovrane deri në 25 milionë euro në dobi të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit”Prishtina” për përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza, nëpërmjet ndërtimit të dy impianteve për trajtim të ujërave të zeza dhe zgjerimit të rrjetit. […]
  •  

Papa Françesku: Inteligjenca artificiale mund të përkeqësojë krizën në rritje të së vërtetës

Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ekonomikë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos që të monitorojnë nga afër zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), duke paralajmëruar se teknologjia mund të përkeqësojë “krizën e të së vërtetës” në rritje. Në një deklaratë me shkrim të lexuar në Davos, Papa vlerësoi aftësitë e teknologjisë AI, por […]
  •  

Kërcënimet për bomba mbyllin përkohësisht disa shkolla në Hungari

Forcat e rendit në Hungari po hetojnë kërcënimet që besohet se kanë ardhur nga i njëjti burim dhe kanë marrë masa paraprake. Emailet që përmbanin një kërcënim për bombë u dërguan në shumë institucione arsimore në Hungari të enjten në mëngjes, duke bërë që ato të mbylleshin përkohësisht për të ndërmarrë masa paraprake, tha Shtabi […]
  •  

Limaj: Zotohemi se prodhuesit vendorë do të jenë në fokus për ngritjen e kapaciteteve prodhuese

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherit kandidat për deputet, Fatmir Limaj, ka thënë se prodhuesit vendorë janë baza e forcimit të shtetit. Ai ka njoftuar se sot ka vizituar fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve në Ferizaj. “Sot, bashkë me bashkëpunëtorët, vizitova fabrikën e prodhimit të dyerëve dhe dritareve në Ferizaj, ku nga afër u […]
  •  

Arrestohen 5 femra, dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë

Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë kësaj jave ka ndërmarrë veprimet si në vijim: Rasti i parë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrje të veprës penale “Mundësim ose detyrim në […]
  •  

Ambasadori italian pas homazheve të varri i Rugovës: Lider historik, udhëhoqi Kosovën paqësisht drejt lirisë e pavarësisë

Antonello De Riu, ambasadori i Italisë në Kosovë, ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e vdekjes së tij. Kështu është njoftuar nga ambasada e Italisë, ku është shtuar se De Riu, në homazhe ka qenë i shoqëruar edhe nga presidentja Vjosa Osmani. Në postim Rugova vlerësohet si një lider […]
  •  

Trump pezullon për 90 ditë ndihmat ndërkombëtare: Çfarë dihet deri tani?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën, i cili pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike. Ende nuk është e qartë se si do të ndikojë ky vendim […]
  •  

Tërhiqet nga gara kompania e rekomanduar, ministria e Rozeta Hajdarit anulon tenderin për rezervat e grurit

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e ka anuluar tenderin për furnizim me grurë për nevoja të rezervave shtetërore për vitin 2024. Sipas sqarimit të MINT-it del se arsyeja pse është anuluar ky tender është se operatori i rekomanduar i MINT-it është tërhequr nga gara, shkruan Indeksonline. “Operatori ekonomik i rekomanduar është tërhequr dhe […]
  •  

Presidentja Osmani priti në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga znj. Petra Bayr, i cili do t`i vëzhgojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) ndaj institucioneve të […]
  •  

“100 milionë euro në projekte kombëtare”: Abdixhiku shpalos projektet multi-milionëshe në fushën e kulturës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në hapjen e Galerisë së renovuar të Arteve, ku përmendi investimet e mëdha që do të bëhen në fushën e kulturës nën qeverisjen e tij. Kreu i LDK-së shpalosi projekte ambicioze për kulturën, përfshirë ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit […]
  •  

Parashqevi Simaku shtrohet në Psikiatri: S’pranon mjekim, nëse del do të zhduket sërish

Këngëtarja e famshme shqiptare Parashqevi Simaku është shtruar në Spitalin psikiatrik të Nju Jorkut ku gjendet prej dy javësh. Shtrimi në Psikiatri erdhi pasi gjendja e saj u rëndua shumë një ditë pas takimit me të birin 21 vjeçar Luke dhe ish bashkëshortin Robert Nolfe i cili është martuar sërish dhe ka një vajzë. Mësohet […]
  •  

Paralajmërime të reja në Zvicër lidhur me mashtrimet e rreme përmes telefonit

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Zvicrës (NCSC) ka muaj që monitoron fenomenin e thirrjeve të rreme nga autoritetet e dyshuara policore, përcjell albinfo.ch. Por në vitin 2024 raportet e mashtrimit pothuajse u trefishuan, tha NCSC-ja në atë kohë, duke treguar se sa i përhapur është. Dhe me gjithë këto paralajmërime vitin e kaluar, mashtrimet […]
  •  

Lushaku-Sadriu: S’marr pjesë në përurime shkollash për efekte elektorale

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë dhe kandidatja për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu, ka refuzuar të marrë pjesë në përurimin e shkollës “Prishtina e re”, që është mbajtur sot, ku u vendos gur themeli i këtij projekti të ri. Lushaku-Sadriu, e cila është gjithashtu kandidate për deputete në këto zgjedhje, ka sqaruar se nuk do të marrë […]
  •  

Pse ukrainasit kundërshtojnë uljen e moshës të rekrutimit?

Svitlana Pokalchuk i dërgoi dy djemtë e saj adoleshentë jashtë vendit në mënyrë që të shmangnin shërbimin ushtarak në Ukrainën, kur të arrinin moshën. “E di se sa shumë djem më nuk janë në mesin tonë”, tha Pokalchuk për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë. “E shihni Facebook-un, sa njerëz po kërkojnë familjarët e […]
  •  

LDK: Kosova meriton zgjidhje reale – jo statistika të rreme, në lojëra shpërblyese online

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, e nisi sot konferencën për media nga selia e partisë, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë politike të presidentit historik, Ibrahim Rugovës. “Përshëndetje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shtëpia e lirisë, pavarësisë, demokracisë themelet e së cilës i vendosi Ibrahim Rugova e ku zot shtëpie, dikur fizikisht […]
  •  

Mbi 11 miliardë euro të mbledhura nga ATK-ja gjatë 25 vjetëve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar sot 25-vjetorin e themelimit duke numëruar shumë të arritura të realizuara gjatë viteve. Gjatë këtyre viteve ATK-ja në total ka grumbulluar 11 miliardë euro. Ilir Murtezaj, drejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës ka thënë se rrugëtimi për gjatë këtyre viteve ka qenë plotë me sfida, por […]
  •  

Reagon Franca: Veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës rrezikojnë perspektivën e heqjes së masave

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka lëshuar një komunikatë për media për veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe mbylljen e disa institucioneve paralele serbe nëpër disa komuna të Kosovës. MPJD-ja e Francës ka thënë se Parisi zyrtar shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme, meqë një vendim i tillë ndikon negativisht në jetën e […]
  •  

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, ishte pjesë e grupit terrorist “Al Nusra”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit O.K, për shkak të kryerjes së veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par. 2 të KPRK-së. Prokurori i shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave […]
  •  

Vrasja e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj fillon vuajtjen e dënimit me burg

Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, më 14 janar të këtij viti ka filluar vuajtjen e dënimit pas refuzimit të ankesës nga Gjykata e Apelit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit. Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elzana Kastrati. “Lidhur […]
  •  

​Hill: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën

Ambasadori në largim i SHBA në Serbi Christopher Hill deklaroi sonte, duke shpjeguar arsyet e vendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara (SHBA) ndaj industrisë së naftës të Serbisë (NIS), “se Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën” dhe theksoi se ai vend “duhet të largohet nga NIS”-i. “Për sa i […]
  •  
❌