Reading view

Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë/ E dashuruar me Vlorën, qyteti bëhet pjesë e pushimeve të saj

Mes fotove të shkrepura nga udhëtimet, dy spikasin sepse janë në Vlorë. Në një postim të saj në Instagram, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, i ka thënë mirupafshim Qershorit, duke publikuar 20 fotografi të ndryshme.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë. Mësohet se ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu pas vizitës nën masa të rrepra sigurie dhe sekrete për media, ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës.

Çifti ka shëtitur në shëtitoren ‘Lungomare’ dhe kanë drekuar në një restorant në zonë. Në fotografinë që kanë shkrepur në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve që është edhe administrator i një subjekti në Lungomare.

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit. Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës.

The post Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë/ E dashuruar me Vlorën, qyteti bëhet pjesë e pushimeve të saj appeared first on Sot News | Lajme.

  •  

Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia

Në portin e Vlorës ka nisur fluksi i mbërritjes nga Italia të emigrantëve apo turistëve për të kaluar pushimet verore në vendin tonë.

Siç shihet edhe nga pamjet, n, një dyndje mjetesh janë në kalatën e portit të Vlorës.

Sipas të dhënave mëngjesin e sotëm nga Brindisi kanë ardhur 364 pasagjerë dhe 77 makina.

Pritet që ditët në vijim të sjellin edhe më shumë fluks.

The post Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia appeared first on Sot News | Lajme.

  •  
❌