Reading view

Arbitrazhi për Vlorën/ Shejtanët vallëzojnë gjithmonë jashtë shishes

Nga Lorenc Vangjeli Pesëmbëdhjetë muaj pas uljes simbolike të dy avionëve në pistën e aeroportit të Vlorës, projekti që u prezantua si një sukses i madh vazhdon të mos jetë funksional. Ndërkohë, mbi të rëndojnë tre zhvillime serioze: aeroporti ende nuk ka përfunduar, Shqipëria përballet me mundësinë e një arbitrazhi ndërkombëtar dhe janë shtuar dyshimet për parregullsi në procedurën e…

Source

  •  

Luis Henrique drejt largimit? Interi gati të hidhet në sulm për emra të rinj

Interi vazhdon të ndjekë me interes mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, i cili konsiderohet një nga objektivat kryesorë të klubit për të përforcuar mesfushën me një profil ndryshe nga lojtarët aktualë. Megjithatë, çdo hap konkret për anglezin varet nga e ardhmja e Luis Henrique. Pas afrimit të Djed Spence, i cili pritet të marrë vendin e titullarit në krahun e djathtë…

Source

  •  

Zjarr në Cërrik, flakët përfshijnë ullishten dhe afrohen pranë banesave

Vatra të shumta zjarri kanë shoqëruar këtë sezon veror në bashkinë e Cërrikut, duke mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme shërbimet zjarrfikëse. Një tjetër zjarr u shfaq mesditën e kësaj të diele në Lagjen nr. 1 të qytetit, ku flakët përfshinë një parcelë me ullinj me sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarri u raportua rreth orës 12:45 dhe, për shkak të përmasave të tij si edhe afërsisë me zonat e…

Source

  •  

Zjarr në Novoselë, flakët përfshijnë ullishtet në Trevllazër

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj në fshatin Trevllazër, në Njësinë Administrative Novoselë, ku flakët vijojnë të jenë aktive. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë fillimisht për izolimin e vatrës dhe më pas për shuarjen e plotë të zjarrit. Ndërhyrja po vështirësohet nga erërat e forta, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve në zonën me pemëtari…

Source

  •  

Zjarri në Vukatanë, Beci: Ndërhyrja e menjëhershme shmangu pasoja më të rënda

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse shmangu përhapjen e një zjarri të qëllimshëm në Vukatanë të Shkodrës. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, publikoi pamje nga operacioni për vënien nën kontroll të flakëve, duke bërë të ditur se personi i dyshuar për ndezjen e zjarrit është shoqëruar në Policinë e Shkodrës. “Një vatër zjarri e vënë qëllimisht në Vukatanë u izolua falë reagimit të…

Source

  •  

Transportonin 11 emigrantë drejt Tiranës kundrejt pagesës, në pranga dy 21-vjeçarë

Dy operacione policore të zhvilluara në qarkun e Korçës kanë çuar në arrestimin e dy 21-vjeçarëve, të dyshuar për dhënie ndihme kundrejt pagesës për kalimin e paligjshëm të kufirit të emigrantëve nga vendet e treta. Në kuadër të operacioneve “Route 2” dhe “Qatromi”, policia ka kapur gjithsej 11 emigrantë në dy raste të ndryshme, të cilët dyshohet se po transportoheshin drejt Tiranës kundrejt…

Source

  •  

Nga SHBA në Ballkan, zjarret përhapen me shpejtësi/ Mijëra banorë evakuohen

Shtetet e Bashkuara u përballën të shtunën me një situatë të rënduar nga zjarret, duke kaluar në nivelin më të lartë të gatishmërisë. Sipas autoriteteve federale, në vend u raportuan 149 incidente aktive, përfshirë 88 zjarre të mëdha që vijonin të ishin jashtë kontrollit, ndërsa rreth 29 mijë e 400 forca ishin angazhuar në operacione. Gjendja më problematike paraqitet në veriperëndim të SHBA-së…

Source

  •  

Pogradec/ Iu gjetën armë dhe municion në banesë, në pranga 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi gjatë kontrollit të dy banesave të tij, policia zbuloi një armë zjarri automatike dhe municion luftarak që i mbante pa leje. Operacioni i koduar “Befasia” u zhvillua nga specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas informacioneve operative dhe veprimeve hetimore për identifikimin e rasteve të armëmbajtjes së paligjshme.

Source

  •  

KUR POLICIA SULMOHET, AUTORITETI I SHTETIT VIHET NË PROVË !

Nga Musa Kurtulaj Në pak muaj, Shqipëria ka parë një varg ngjarjesh që nuk mund të kalohen si incidente të zakonshme. Në Sarandë, dy punonjës policie u dhunuan, ndërsa së fundmi u sulmua edhe shefi i krimeve. Po në Sarandë, më herët, një punonjës policie u dhunua nga një person i arrestuar, ndërsa po shoqërohej me furgon drejt gjykatës. Në Shkodër, vetëm pak kohë më parë…

Source

  •  

Shpërthim në Zallë të Fushë-Krujës/ Eksplozivi në banesën e Ylli Zallës, digjet edhe makina e tij

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në derën e banesës së Ylli Zallës, 49 vjeç, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa automjeti në pronësi të 49-vjeçarit, i parkuar pranë banesës, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Ylli Zalla është person i shpallur në kërkim prej disa muajsh në lidhje me një…

Source

  •  

Zjarri përfshin resortin në aksin Sarandë-Syri i Kaltër, raportohet për dëme të mëdha materiale

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele resortin “Mesopotam Agroturizëm”, përgjatë aksit rrugor Sarandë–Syri i Kaltër. Flakët kanë rënë rreth orës 05:30 dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë strukturën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke e shkatërruar plotësisht resortin. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Pritet që ekspertiza dhe hetimet në…

Source

  •  

Situata nga zjarret, 10 vatra ende problematike/ Operacioni më i madh po zhvillohet në Lurë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 vatra zjarri në të gjithë vendin, 10 prej të cilave vijojnë të jenë aktive, ndërsa 3 të tjera janë nën monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në përballimin e situatës janë angazhuar 499 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 120 efektivë, 5 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht…

Source

  •  

Zjarri në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë: Pesë të plagosur në Tiranë, një vajzë me djegie të shumta

Gjashtë persona mbetën të lënduar nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë në orët e para të mëngjesit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa pesë prej tyre u transportuan në Tiranë për trajtim të specializuar. Ministria bën të ditur se tre të lënduar po trajtohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Source

  •  

Sarandë/ Dh*nohet shefi i krimeve Mateo Bakalli, përfundon me dëmtime në trup dhe fytyrë

Një incident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku është dhunuar shefi i krimeve të qytetit, Mateo Bakalli. Sipas të dhënave paraprake, Bakalli është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona, përpara se të sulmohej. Si pasojë, ai ka marrë dëmtime në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për…

Source

  •  

Zjarri në Vlorë, reagon Policia: Shkak shkëndija elektrike, dy të lënduar me djegie të konsiderueshme

Një zjarr i rënë rreth orës 04:05 në ambientet e hotelit “Brooklyn”, në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ka shkaktuar plagosjen e gjashtë pushuesve. Pesë prej tyre janë nga Kosova, ndërsa një tjetër nga Rrësheni. Sipas Policisë, zjarri ka qenë aksidental dhe dyshohet se është shkaktuar nga djegia e prizës elektrike së një frigoriferi në ambientet e restorantit. Pesë nga të lënduarit janë dërguar…

Source

  •  

Zjarri në hotelin e Vlorës, mjeku jep detaje: Një grua në gjendje kritike me djegie të rënda

Shefi i Reanimacionit në Spitalin Rajonal të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen e të lënduarve që mbërritën në spital pas zjarrit të rënë në një hotel në zonën e Lungomares. Sipas tij, në spital u transportuan gjashtë persona, të cilët ndodheshin në katin e dytë të godinës në momentin kur shpërthyen flakët. Tre prej tyre kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë u…

Source

  •  

Zjarr në Lungomare, përfshihet një hotel në flakë, 7 persona përfundojnë në spital

Një zjarr ka përfshirë një hotel në zonën e Lungomares, në Vlorë, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe stafit. Si pasojë e incidentit, 7 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në lokalin e katit të parë të godinës dhe më pas janë përhapur në…

Source

  •  

Kushte atmosferike të favorshme, si pritet të jetë moti këtë të diel

Kjo e diel do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm në të gjithë vendin. Fillimisht, qielli do të jetë i kthjellët, ndërsa gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave, të cilat herë pas here do të jenë të dendura. Nga mesdita deri në orët e pasdites, në zonat lindore dhe jugore priten reshje lokale dhe afatshkurtra shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga veriperëndimi drejt…

Source

  •  

Zyrtare! Djed Spence firmos me Interin deri në vitin 2031

Djed Spence është zyrtarisht lojtari më i ri i Interit. Futbollisti anglez ka mbyllur transferimin përfundimtar nga Tottenham te klubi zikaltër, duke firmosur një kontratë që e lidh me Interin deri në vitin 2031. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një shifër prej 30 milionë eurosh, ndërsa në kontratë janë përfshirë edhe 2 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.

Source

  •  
❌