Armand Duka, presidenti i “përjetshëm” i FSHF-së bëhet gati për mandatin e 7-të
Nga Rozalb Lika (Koha Jone)- Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar listën përfundimtare të kandidatëve për zgjedhjet e presidentit të FSHF-së, që do të zhvillohen më 16 shkurt. Por në fakt, përpara se delegatët të mblidhen dhe të votojnë, panorama është e qartë: Armand Duka është i vetëm në garë, pa rivalë, pa kundërshtarë dhe me një mbështetje të gjerë nga anëtarësia.