Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Armand Duka, presidenti i “përjetshëm” i FSHF-së bëhet gati për mandatin e 7-të

Nga Rozalb Lika (Koha Jone)- Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar listën përfundimtare të kandidatëve për zgjedhjet e presidentit të FSHF-së, që do të zhvillohen më 16 shkurt. Por në fakt, përpara se delegatët të mblidhen dhe të votojnë, panorama është e qartë: Armand Duka është i vetëm në garë, pa rivalë, pa kundërshtarë dhe me një mbështetje të gjerë nga anëtarësia.

Source

Raporti i IFIMES: Jo “pse” u arrestua, por “si” u arrestua Ilir Meta!

Raporti i IFIMES (Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) për arrestimin e Ilir Metës mbetet problematik për Shqipërinë. IFIMES thekson se problemi nuk është vetë ekzistenca e një vendimi gjyqësor, por mënyra e ekzekutimit të tij. Kjo zhvendos debatin nga politika tek standardet procedurale dhe shteti i së drejtës: edhe kur ka bazë ligjore…

Source

Pas përmbytjeve, aksion për pastrimin e kanaleve kulluese në Lushnjë

Përmbytjet e ndodhura gjatë muajit janar nxorën në pah gjendjen problematike të kanaleve kulluese në zonën e Myzeqesë, të cilat rezultuan të papastruara dhe jashtë funksionit. Mungesa e mirëmbajtjes ndër vite ndikoi drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës, duke bërë që sasi të mëdha uji të mbeteshin në tokat bujqësore dhe të shkaktonin dëme të konsiderueshme. Aktualisht ka nisur ndërhyrja për…

Source

Deschamps mbron Mbappe: Nuk është egoist, s’ka pse të vrapojë 11 km për ndeshje!

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka dalë në mbrojtje të kapitenit të tij Kylian Mbappe, duke hedhur poshtë pretendimet se sulmuesi është “egoist” apo se nuk kontribuon mjaftueshëm në aspektin fizik për ekipin. Gjatë fjalës së tij të martën në Festivalin e Gazetarisë Sportive në Laval, Deschamps u pyet nga një gazetar që sugjeroi se ylli i “Les Bleus” është i vetmi që nuk vrapon sa duhet në…

Source

Rama me studentët e ekselencës: Rreth 1600 të punësuar përmes programit për punësimin e të rinjve

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në eventin e organizuar për praktikat e punësimit për studentët e ekselencës. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se nga ky program i është dhënë mundësia 1600 personave që të punësohen. Kryeministri foli edhe për projektin “Garanci Rinore” që siç tha Rama ka për qëllim të ofrojë trajnime e mundësi konkrete për të rinjtë. “Unë jam bërë besimtar i fortë…

Source

3 fitore radhazi nën drejtimin e Carricik, strategu: Nuk duhet të kalojmë në eufori!

Manchester United po kalon një periudhë pozitive në Premier League, duke regjistruar tri fitore radhazi, një ecuri që, sipas statistikave të viteve të fundit, kishte kohë që mungonte në “Old Trafford”. Pas suksesit të fundit, trajneri Michael Carrick e ka cilësuar stadiumin si një faktor që e bën gjithçka më të veçantë kur vijnë rezultatet. “Old Trafford është një vend i veçantë dhe bëhet edhe…

Source

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në krye të një delegacioni parlamentar, po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kongresin Amerikan, Kryetari Peleshi dhe delegacioni parlamentar zhvilluan takime me Kryetarin e Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Keith Self, si edhe me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen…

Source

Transferimi i Kante te Fenerbahce, klubi turk falënderon publikisht presidentin Erdogan

Në futbollin modern, historitë shpesh shkojnë përtej fushës së blertë. Në Turqi, transferimi i N’Golo Kanté te Fenerbahçe është shoqëruar me një falënderim publik që ka hapur debat mbi ndikimin e institucioneve shtetërore në operacionet e mëdha të merkatos. Klubi i Stambollit i ka atribuar një pjesë të suksesit të kësaj marrëveshjeje mbështetjes së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Source

Banorët e Velipojës sërish në protestë, përplasen me policinë

Ka nisur me përplasje me policinë edhe dita e tretë e protestave në Rrrjoll të Velipojës. Banorët tentuan t’i bllokojnë rrugën makinerive të punëve. Një banor ka rënë pa ndjenja teksa janë në pritje të ambulancës. Sipas banorëve, atyre po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për pronësinë.

Source

Benzema prezantohet në ekipin e ri: Al-Hilal është si Real Madridi, por në Azi!

Merkatoja saudite ka sjellë një zhvillim të papritur. Pas dy vitesh e gjysmë me fanellën e Al-Ittihad, Karim Benzema ka vendosur të vijojë aventurën e tij në Saudi Pro League, por me një tjetër klub, duke u transferuar te Al-Hilal në përfundim të merkatos dimërore. Një lëvizje që ka shkaktuar debat dhe që hap një kapitull të ri në karrierën e ish-fituesit të Topit të Artë.

Source

Përfundon ndërtimi i argjinaturës në lagunën e Karavastasë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka përfunduar ndërtimi i argjinaturës në lagunën e Karavastasë dhe se kjo ndërhyrje garanton gjithashtu funksionimin normal të sistemit të kullimit drejt hidrovorit. “Përfundojnë punimet për argjinaturën në Karavasta, që mbron tokat bujqësore të Bedatit nga ujërat e Adriatikut dhe garanton funksionimin e sistemit të kullimit drejt Hidrovorit…

Source

Shënoi tjetër gol në Turqi, Muçi: Ja sekreti i formës së mirë te Trabzonspori

Ernest Muçi ka folur pas fitores 3-0 të Trabzonsporit ndaj Fethiyesporit, duke analizuar paraqitjen e skuadrës dhe formën e tij personale. Sulmuesi shqiptar pranoi se ekipi e nisi ndeshjen me ritëm të ulët, por ndryshoi fytyrë në pjesën e dytë. “Ndeshjen e nisëm disi ngadalë, nuk e di saktësisht pse. Në pjesën e dytë morëm kontrollin e lojës, rritëm presionin dhe gjetëm golin. Deri sa të shënosh…

Source

Eurostat: Tkurrje e popullsisë së re në Shqipëri me mbi 18 mijë persona

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi popullsinë e moshës 15–29 vjeç në Europë nxjerrin në pah një situatë veçanërisht problematike për Shqipërinë, e cila kryeson renditjen për rënien më të madhe demografike të kësaj grup-moshe. Krahasuar me vendet e tjera europiane, vendi ynë po përjeton një tkurrje të përshpejtuar të numrit të të rinjve, që tejkalon ndjeshëm mesataret rajonale dhe kontinentale.

Source

Greqi: 15 viktima pas përplasjes mes anijes së Rojës Bregdetare dhe një varke me emigrantë

Të paktën 15 persona humbën jetën si pasojë e një përplasjeje detare mes një anijeje të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë pa dokumente, pranë ishullit grek të Kiosit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00, në zonën detare të Mersinidit, në Vrontados, në pjesën lindore të ishullit. Sipas autoriteteve, nga deti u nxorën 14 trupa të pajetë…

Source

Beci: Transformim rrënjësor bllokut të pallateve në “Isuf Sokoli”

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve për transformimin e plotë të bllokut të pallateve në rrugën “Isuf Sokoli”, një zonë që për vite me radhë kishte vuajtur nga degradimi dhe harresa. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Beci theksoi se falë rehabilitimit të sheshit dhe ndërhyrjes sistematike në fasadat e amortizuara, kjo lagje ka marrë tashmë një…

Source

Fakt interesant/ Mbappe ka shënuar thuajse në çdo minutë të ndeshjeve, përveç …

Kylian Mbappe vazhdon të mahnisë botën e futbollit jo vetëm me trofe dhe gola, por edhe me statistika vërtet unike. Një fakt interesant i publikuar së fundmi tregon se ylli francez, në moshën 27-vjeçare, ka shënuar gola në çdo minutë të një ndeshjeje futbolli, me përjashtim të vetëm dy minutave: 27-të dhe e 72-të. Një statistikë që flet qartë për vazhdimësinë, instinktin dhe aftësinë e…

Source

Rekomandimi i mediave të huaja: Çfarë mund të vizitoni në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Evropë, falë bukurive natyrore, trashëgimisë historike dhe çmimeve konkurruese, shkruan faqja turistike ”Turisti per caso”. Një udhëtim 7-ditor mjafton për të zbuluar esencën e vendit, duke përfshirë qytete historike, peizazhe malore dhe plazhe që rivalizojnë destinacionet më të famshme të Mesdheut. Tirana…

Source

Edhe shoqata e gazetarëve “abcd….. zh” kërkon rritje rrogash në Kushtetuese!

Pas shoqatës së gjyqtarëve dhe shoqatës së prokurorëve, të cilët kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese t’ju rrisë pagat, kur kjo është kompetencë e qeverisë dhe parlamentit për hierarkinë e pagave, ka reaguar edhe shoqata e re e gazetarëve me emrin “abcd….. zh” që Gjykata Kushtetuese t’ju rrisë rrogat nga 700 apo 1000 euro në muaj në 3000 deri në 5000 euro në muaj! Pritet me interes vendimi i…

Source

Edhe Prokurorët kundër kryeministrit Rama!

Pas kryeministrit Rama, ka reaguar edhe Shoqata e Prokurorëve. Ata shprehen se presioni nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. “Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një…

Source

❌