Reading view

ElitaPlus prezanton pakot e analizave me zbritje deri në -33% – kontroll i plotë shëndetësor në një vend



Shëndeti nuk është diçka që kontrollohet vetëm kur shfaqen simptomat – por një proces që kërkon kujdes të vazhdueshëm. Në këtë drejtim, Elita Plus ka prezantuar një seri pakosh analizash laboratorike që ofrojnë një pasqyrë të plotë të organizmit, me çmime të reduktuara deri në -33%.

Si një nga laboratorët më të avancuar në Kosovë, ElitaPlus ofron mbi 500 analiza të ndryshme dhe përdor teknologji moderne për rezultate të sakta dhe të shpejta. Këto pako e bëjnë më të thjeshtë dhe më të qasshëm kontrollin shëndetësor për secilin.

Pakot që mbulojnë parametrat kryesorë dhe specifikë të organizmit

Oferta përfshin disa kategori analizash sipas sistemeve kryesore të trupit:

  • Pako e plotë – kontroll i përgjithshëm (gjak, mëlçi, veshka, vitamina, hormone)
  • Pako tiroide – funksioni i gjëndrës tiroide
  • Pako elektrolite dhe vitaminash
  • Pako gastrointestinale
  • Pako bazike dhe hormonale
  • Pako anemia
  • Tumor marker për meshkuj dhe femra

Këto përfshijnë analiza si hemogrami, CRP, lipidogrami, analiza hormonale dhe vitamina – që ndihmojnë në identifikimin e hershëm të problemeve.

Më shumë analiza, me kosto të optimizuar

Avantazhi kryesor i ofertës është kombinimi i analizave me çmime më të ulëta:

  • Zbritje deri në -33%
  • Pako të strukturuara sipas nevojës
  • Mundësi për më shumë analiza me më pak kosto

Kjo e bën më të lehtë kryerjen e kontrolleve të rregullta pa shpenzime të larta.

Nëse edhe ti po mendon për një kontroll më të plotë të shëndetit, sot është momenti i duhur.

Zgjidh pakon që të përshtatet dhe përfito nga ofertat e Elita Plus – sepse kujdesi ndaj vetes fillon me një vendim të thjeshtë.

  •  

21 nëntori, Dita e Shëndetit: Elita Plus me super ofertë 50% zbritje në çdo analizë



Elita Plus prej vitesh njihet si një nga laboratorët më të avancuar në vend, duke ofruar analiza të detajuara, teknologji bashkëkohore diagnostike dhe rezultate të sakta në kohë rekord.

Për ditën e shëndetit, laboratori sjell një super ofertë që i dedikohet gjithë qytetarëve: 50% zbritje në të gjitha analizat, vetëm më datë 21 nëntor, e premte.

Kjo ofertë speciale vjen si një thirrje e qartë për të gjithë që ta vendosin shëndetin në plan të parë. Kontrolli i rregullt dhe parandalimi janë mënyrat më të sigurta për të mbrojtur mirëqenien, dhe Elita Plus e bën këtë hap shumë më të lehtë e më të përballueshëm për secilin.

Çfarë përfitoni në “Ditën e Shëndetit”?

- 50% zbritje në të gjitha analizat laboratorike,

- Shërbim profesional dhe i përkushtuar nga stafi i kualifikuar,

- Teknologji moderne diagnostike dhe rezultate të verifikuara,

- Mundësi ideale për analiza preventive dhe kontrolle rutinë,

- Rezultate të shpejta, të sigurta dhe të qasshme online.

Qëllimi i kësaj oferte është të rrisë vetëdijen për shëndetin dhe të nxisë qytetarët që të mos neglizhojnë kontrollet e rëndësishme, pavarësisht ritmit të përditshmërisë.

Oferta vlen në të dy lokacionet e laboratorit: Qendra Diagnostike Endokrinologjike - Elita Plus, në Dardani dhe Ulpianë, Prishtinë.

Për më shumë kontaktoni:

Tel: +383 44 204 240

Website: www.elita-plus.com

  •  

Mos abuzoni me antibiotikë - Laboratori Elita Plus sjell testin që bën dallimin mes virusit dhe infeksionit bakterial



Me uljen e temperaturave dhe afrimin e stinës së ftohjeve, shumë njerëz po përballen me gripin dhe virusat sezonale.

Kjo periudhë kërkon kujdes të shtuar, sidomos për fëmijët, të cilët shpesh preken nga temperaturat e larta dhe simptomat e zakonshme të infeksioneve.

Në këtë kohë, është thelbësore të dallohet nëse shkaktari është virus apo bakter një dallim që ndikon drejtpërdrejt në trajtimin e duhur dhe në shmangien e përdorimit të panevojshëm të antibiotikëve.

Pikërisht për të shmangur këto pasiguri dhe për të mundësuar trajtim të saktë,Laboratori Elita Plus ka sjellë në Kosovë testin inovativ MxA/CRP – një metodë moderne diagnostikuese që ndihmon mjekët dhe prindërit të kuptojnë menjëherë llojin e infeksionit.

Testi MxA/CRP analizon njëkohësisht dy biomarkues të rëndësishëm të trupit:

MxA, që rritet në infeksionet virale,

dhe CRP, që rritet në infeksionet bakteriale (dhe në disa raste të rënda virale).

Kombinimi i këtyre dy treguesve i mundëson mjekut të marrë një vendim të shpejtë dhe të saktë për trajtimin më të përshtatshëm qoftë viral apo bakterial.

Nga vetëm një pikë gjaku nga gishti, pacienti merr dy rezultate: MxA dhe CRP për një diagnostikim të shpejtë, të saktë dhe pa pritje.

Shpesh prindërit shqetësohen sapo fëmija ka temperaturë dhe kërkojnë menjëherë antibiotikë, por ky test e eliminon pasigurinë– në vetëm pak minuta me testin inovativ nga Elita Plus, rezultati tregon qartë nëse kemi të bëjmë me virus apo bakter.

Falë këtij testi të ri, diagnoza bëhet më e saktë, trajtimi më i drejtë dhe shëndeti i pacientëve sidomos i fëmijëve mbrohet më mirë.

Testi MxA/CRPështë i disponueshëm në të gjitha pikat e Elita Plus.


Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare të Elita Plus ose kontaktoni laboratorin më të afërt.

  •  

Tetori i ndërgjegjësimit: Laboratori Elita Plus ofron pako speciale për parandalimin e kancerit të gjirit



Laboratori Elita Plus, një nga qendrat më të njohura diagnostike në vend, prej vitesh ofron shërbime të avancuara laboratorike dhe kujdes shëndetësor të besueshëm për pacientët.

Me teknologji moderne dhe staf profesional, Elita Plus është bërë adresë e sigurt për analiza të sakta dhe të shpejta.

Në kuadër të muajit tetor, i cili i dedikohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Elita Plus ka lansuar dy pako speciale analizash që ndihmojnë në identifikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Ky shërbim vjen si pjesë e përkushtimit të laboratorit për të rritur kujdesin shëndetësor të grave dhe për të theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

Vizita kardiologjike falas më 31 tetor

Përveç analizave, më 31 tetor, në hapësirat e Elita Plus, kardiologu Dr. Jetmir Sejdiu do të ofrojë vizita falas për të gjithë pacientët e prekur nga kanceri, duke dhënë kështu një mbështetje të çmuar shëndetësore.

Zbritje 33% për pacientët me kancer

Laboratori njofton gjithashtu se, gjatë kësaj periudhe, të gjithë pacientët e prekur nga kanceri do të përfitojnë edhe nga një zbritje prej 33% në analiza, duke e bërë kujdesin më të qasshëm dhe të lehtë.

Me këtë nismë, Elita Plus synon të jetë më afër komunitetit dhe të kontribuojë në luftën kundër një prej sëmundjeve më sfiduese të kohës sonë.


  •  
❌