Reading view

Vetëm edhe 4 ditë për ofertat e Ventoro Motors në Vespa dhe modelet e Piaggio Group!



Kampanja e 1-vjetorit të Ventoro Motors by Auto Mita ka nisur të japë rezultate të prekshme. Dhjetëra klientë tashmë kanë shfrytëzuar zbritjet deri në 49% dhe kanë marrë modelin që e kanë dëshiruar prej kohësh. Por koha po ikën: oferta mbyllet më 31 gusht dhe stoku po tkurret çdo ditë.

Klientët që e shfrytëzuan rastin

Dëshmi për këtë janë vetë klientët. G.D. zgjodhi Vespa SuperTech 125, model që e bashkon stilin klasik italian me teknologjinë moderne. L.TH. u vendos për Aprilia Tuono 457, motoçikletë me karakter sportiv dhe dizajn agresiv, ndërsa Agon Myftiu mori Vespa Sprint S Elettrica, versionin elektrik që e sjell frymën ikonike të Vespa-s në një formë të qetë dhe ekonomike.




Këta klientë kanë një gjë të përbashkët: nuk kanë pritur deri në ditën e fundit. E kanë ditur çfarë duan dhe kanë vepruar në kohën e duhur, ndërsa shumë të tjerë ende po hezitojnë dhe rrezikojnë ta humbin modelin që e kanë ëndërruar për shumë kohë.

Me fillimin e shtatorit, kur rikthehet ritmi i punës dhe i shkollës, shumëkush kërkon një arsye për të nisur diçka të re. Një motoçikletë ose skuter mund të jetë pikërisht ai fillim: mënyrë më e shpejtë për t'u lëvizur nëpër qytet dhe një shtytje e mirë për ta nisur vjeshtën ndryshe nga zakonisht.

Shfrytëzoji edhe këto pak ditë të mbetura

Ky është edhe mesazhi kryesor për të gjithë ata që ende e kanë lënë vendimin për më vonë: zbritjet deri në 49% në modele të përzgjedhura Vespa, Piaggio, Aprilia dhe Moto Guzzi vlejnë vetëm deri më 31 gusht, me sasi të limituara në stok.

Modeli që e ke pasur në shënjestër mund të bëhet "I SHITUR" para se ta provosh. Eja në Ventoro dhe bëhu edhe ti pjesë e listës që po rritet çdo ditë.

Për informata: 045 600 456 & 0800 40 444

  •  

Deri në 49% ZBRITJE - Ventoro Motors by Auto Mita sjell ofertat më të mëdha të vitit për Vespa dhe modelet tjera!



Nuk është rastësi që çdo ditë e më shumë po i shohim rrugëve tona: Vespa që kalojnë nëpër qytet, skuterë të parkuar para çdo dyqani, motorë që presin krah veturave në semafor. Kjo pamje, e cila po bëhet gjithnjë e më e zakonshme, tregon një ndryshim real në mënyrën se si lëvizim: lëvizja me dy rrota nuk është më thjesht një alternativë, por zgjedhja e gjithnjë e më shumë njerëzve që kërkojnë shpejtësi, thjeshtësi dhe liri në çdo udhëtim.

Pikërisht në këtë moment, Ventoro Motors by Auto Mita mbush 1 vit dhe e feston si di ai më së miri: me zbritje deri në 49% në 9 modele të përzgjedhura. Nga Vespa, marka që ka fituar zemrat e shumicës e mbetet ndër më të kërkuarat, e deri te modele të tjera nga Piaggio, Aprilia dhe Moto Guzzi - ky është shansi për ta bërë tuajin motorin që keni pasur në mendje, me çmim që s'vjen dy herë.

Oferta përfshin disa nga modelet më të kërkuara të momentit. Piaggio Beverly 300, i njohur si një nga skuterat më të përshtatshëm për lëvizje të përditshme dhe rrugë të gjata, tani vjen për 4,750€ nga çmimi origjinal 6,100€. Vëllai i tij më i fuqishëm, Beverly 400, ofrohet për 5,490€ nga 7,490€.

Gama Vespa, gjithmonë e preferuara e atyre që duan stil dhe eleganca në lëvizjet urbane, është gjithashtu pjesë e ofertës. Vespa Elettrica, versioni elektrik i markës kult italiane, mund të bëhet i juaji për 3,500€ nga 6,900€ - një nga zbritjet më të mëdha të gjithë kampanjës. Vespa GTS 125 ulet në 4,500€ nga 6,100€, ndërsa modeli më i fuqishëm, Vespa GTS 310, vjen për 5,890€ nga 7,990€.






Për ata që kërkojnë diçka më sportive apo më prestigjioze, oferta shtrihet edhe te Moto Guzzi dhe Aprilia. Moto Guzzi Mandello V100 zbret në 11,990€ nga 14,990€, ndërsa Moto Guzzi V85 ofrohet për 9,500€ nga 11,900€. Nga ana e Aprilia-s, SR GT 200 vjen për 3,990€ nga 5,390€, kurse modeli i fuqishëm Tuono V4 ulet në 12,990€ nga 15,990€.

Përveç çmimeve të reduktuara, kampanja e vjetorit shoqërohet edhe me kushte shtesë që e bëjnë procesin e blerjes edhe më të lehtë. Gjatë kësaj periudhe, klientët përfitojnë:

  • Zbritje deri në 49% në motorë e skuterë të përzgjedhur
  • Aprovim nga TEB Banka brenda minutave
  • 4 vjet garancion

Qoftë për lëvizje të përditshme në qytet apo për ata që motorin e shohin si shok udhëtimesh dhe aventurash, oferta e ditëlindjes së Ventoro-s krijon një mundësi që nuk shfaqet shpesh gjatë vitit.

Ka megjithatë një element që duhet mbajtur parasysh: oferta zgjat vetëm 11 ditë, nga 21 deri më 31 gusht. Nëse ndonjë nga këto modele ka qenë prej kohësh në listën tuaj të dëshirave, kjo është periudha e duhur për ta parë nga afër dhe për të përfituar nga çmimi që, siç thonë edhe vetë nga Ventoro, "s'vjen dy herë".

Rrini gati për 21 gusht, ditën kur nis oferta më e madhe që Ventoro Motors by Auto Mita ka sjellë ndonjëherë. Vizitoni sallonin dhe shfrytëzoni zbritjet deri në 49%, para se oferta të mbyllet më 31 gusht - modeli që keni pritur prej kohësh mund t'ju presë tashmë, me çmimin që s'vjen dy herë.

Për më shumë informacion, kontaktoni në numrat e telefonit: 045 600 456 ose 0800 40 444.

  •  

Motorë dhe skuterë me deri në 49% zbritje – oferta e madhe e VENTORO-s nis më 21 gusht



Nëse keni menduar prej kohësh për një motor apo skuter të ri, fundi i gushtit mund të jetë momenti që keni pritur. Ventoro Motors by Auto Mita feston ditëlindjen e parë, ndërsa këtë herë dhuratat shkojnë për klientët, përmes ofertës më të madhe që kompania ka sjellë deri më tani.

Nga 21 deri më 31 gusht, motorët dhe skuterët e përzgjedhur në Ventoro do të ofrohen me zbritje deri në 49 për qind, duke krijuar një mundësi të veçantë për të gjithë ata që duan të blejnë modelin e tyre të preferuar me kushte më të favorshme.

Festa e ditëlindjes shoqërohet edhe me përfitime të tjera që e bëjnë procesin e blerjes më të lehtë.

Gjatë kësaj periudhe, klientët përfitojnë:

  • Zbritje deri në 49% në motorë dhe skuterë
  • Aprovim nga TEB Banka brenda minutave
  • 4 vjet garancion

Qoftë për lëvizjet e përditshme në qytet apo për ata që motorin e shohin si pjesë të aventurave dhe udhëtimeve të tyre, oferta e ditëlindjes së Ventoro-s sjell mundësinë për të zgjedhur mes motorëve dhe skuterëve me çmime dukshëm më të favorshme.

Por ka një detaj të rëndësishëm: oferta zgjat vetëm 11 ditë, nga 21 deri më 31 gusht. Prandaj, nëse një motor apo skuter ka qenë në listën tuaj prej kohësh, kjo është periudha për ta parë nga afër dhe për të përfituar nga zbritjet.

Rrini gati për 21 gusht. Vizitoni Ventoro Motors by Auto Mita dhe shfrytëzoni zbritjet deri në 49% para përfundimit të ofertës.

  •  

Modelet ekonomike të Dacia tani në superofertën e verës – vetëm 4.5 euro për 100 km



Këtë verë, Auto Mita sjell oferta të veçanta për dy nga modelet më të kërkuara të Dacia-s. Duster dhe Stepway tani vijnë me çmime të reduktuara, përfitime shtesë dhe kushte të favorshme blerjeje, duke e bërë këtë një mundësi të mirë për ata që kërkojnë një veturë ekonomike, të rehatshme dhe të gatshme për çdo udhëtim.

Në qendër të ofertës është Dacia Duster Expression 120 KF Automatik, SUV-i që kombinon hapësirën, performancën dhe aftësinë për t’iu përshtatur udhëtimeve në qytet dhe jashtë tij. Çmimi i modelit është ulur nga 25,490 euro në vetëm 22,990 euro, me një zbritje prej 2,500 eurosh.

Për ata që kërkojnë një veturë kompakte, moderne dhe komode për përditshmëri, në ofertë është edhe Dacia Stepway Expression 120 KF Automatik. Ky model tani kushton vetëm 20,490 euro, nga çmimi paraprak prej 22,490 eurosh, duke sjellë një kursim prej 2,000 eurosh.

Të dyja modelet vijnë me sistemin LPG, me kosto të llogaritur prej vetëm 4.5 eurosh për 100 kilometra, duke ofruar më shumë ekonomi në çdo udhëtim. Oferta përfshin gjithashtu deri në 10 vjet garancion, Kasko falas për vitin e parë dhe servisin e parë pa pagesë.

Duster është zgjedhja për ata që kërkojnë një SUV të fuqishëm dhe të gatshëm për çdo rrugë, ndërsa Stepway sjell stil, komoditet dhe shpenzime të ulëta në një format të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.

Oferta vlen deri më 31 gusht, ndërsa numri i veturave në dispozicion është i kufizuar.

Mos e humbni superofertën e verës! Vizitoni showroom-in e Auto Mita, provoni Dacia Duster ose Stepway dhe zgjidhni modelin që ju përshtatet. Për informata dhe rezervim të test-drive-it, telefononi në 045 600 999 ose 0800 30 333.

  •  

Green NCAP rendit Renault, Dacia dhe Volvo mes makinave më efikase për udhëtimet verore



Renault, Dacia dhe Volvo, tri marka të përfaqësuara nga Auto Mita, janë përfshirë nga Green NCAP mes veturave që dallohen për efikasitet në udhëtimet verore.

Për të analizuar performancën e tyre, Green NCAP ka simuluar një udhëtim prej 800 kilometrash, me një familje prej katër anëtarësh, bagazh të plotë dhe klimatizim të aktivizuar. Itinerari ka përfshirë autostradë, rrugë rajonale dhe zona urbane, duke krijuar kushte të ngjashme me një udhëtim real gjatë verës.

LEUVEN, Belgjikë – Këtë verë, miliona familje në Evropë do të nisen me veturë drejt destinacioneve të pushimit. Por cilat modele janë më të përshtatshme për udhëtime të gjata?Foto: Green NCAP

Renault 5 E-Tech u vlerësua si vetura elektrike kompakte më e mirë, me pesë yje për qëndrueshmëri, konsum prej 19.9 kWh për 100 kilometra dhe autonomi prej 296 kilometrash.

Volvo EX30 Extended Range u rendit si crossover-i elektrik më praktik, me autonomi prej 344 kilometrash dhe rreth 59 minuta karikim në total për përfundimin e rrugëtimit prej 800 kilometrash.

Ndërsa Dacia Bigster Hybrid u dallua si modeli hibrid familjar më i mirë për hapësirë dhe autonomi. Me konsum prej 5.9 litrash për 100 kilometra dhe autonomi të vlerësuar prej 847 kilometrash, ai mund ta përfundojë të gjithë udhëtimin pa ndalesë për furnizim.

Analiza ka përfshirë edhe modele të markave të tjera, ndërsa rezultatet tregojnë se një udhëtim efikas nuk varet vetëm nga madhësia e baterisë apo rezervuarit. Konsumi real, autonomia, hapësira dhe koha e ndalesave mbeten faktorë të rëndësishëm në zgjedhjen e veturës.

Në analizën e Green NCAP u dalluan edhe disa modele të tjera. Mercedes-Benz CLA EQ 250+ u rendit si vetura elektrike më e mirë për udhëtime të gjata, me autonomi të vlerësuar prej 605 kilometrash dhe vetëm rreth 14 minuta karikim për ta përfunduar rrugëtimin prej 800 kilometrash.

MINI Cooper E u vlerësua si alternativë efikase për çifte dhe udhëtime më të shkurtra, ndërsa Toyota C-HR u rendit si hibridi më ekonomik, me konsum prej 5.7 litrash për 100 kilometra.

Në kategorinë e veturave konvencionale me benzinë, SEAT Ibiza u dallua me konsum prej 6.2 litrash për 100 kilometra dhe autonomi të vlerësuar prej 645 kilometrash.

Modelet Renault, Dacia dhe Volvo i gjeni në Auto Mita, që i sjell këto marka në Kosovë me alternativa të përshtatshme për qytet, familje dhe udhëtime të gjata.

Për t’u njohur nga afër me modelet Renault, Dacia dhe Volvo, vizitoni Auto Mita dhe gjeni modelin që i përshtatet udhëtimeve tuaja këtë verë.

Numri kontaktues: 045 600 999

Facebook: https://www.facebook.com/AutoMita.Renault

Instagram: https://www.instagram.com/auto.mita/

Faqja zyrtare: https://automita.com/

  •  

Bli një Volvo te Auto Mita me zbritje deri në 15.000 euro dhe përfito dhuratë një vikend në Shqipëri!



Këtë verë, Auto Mita sjell oferta të veçanta për tri nga modelet më të kërkuara Volvo. Krahas zbritjeve deri në 15,000 euro, me blerjen e një veture Volvo përfitoni edhe një vikend për çift në Shqipëri, me qëndrim në hotel dhe udhëtim të përfshirë.

Në ofertë është Volvo XC90 Core 2.0 Mild Hybrid, me 250 KF, sistem AWD dhe transmision automatik. Çmimi i këtij modeli është ulur nga 87,900 euro në 72,900 euro, duke sjellë një zbritje prej 15,000 eurosh.

Për ata që kërkojnë një SUV modern, komod dhe të përshtatshëm për udhëtime familjare, Volvo XC60 Plus Dark 2.0 Mild Hybrid vjen me 250 KF, sistem AWD dhe transmision automatik. Modeli tani ofrohet për 58,990 euro, nga çmimi i mëparshëm prej 68,990 eurosh.

Pjesë e ofertës është edhe Volvo XC40 Core 2.0 Mild Hybrid, me 163 KF dhe transmision automatik. Ky model praktik dhe i përshtatshëm për përdorim të përditshëm ofrohet me çmim 38,900 euro, nga 45,900 euro.

Auto Mita ka menduar ta bëjë verën tuaj edhe më të mirë: zgjidhni modelin Volvo që ju përshtatet dhe pushimin për dy persona në Shqipëri merreni dhuratë, me hotel dhe udhëtim të përfshirë. Shfrytëzojeni ofertën dhe niseni verën me veturë të re e pushime të planifikuara.

Për t’i parë nga afër modelet Volvo XC90, XC60 dhe XC40, vizitoni sallonin e Auto Mita-s ose kontaktoni në numrat:

045 555 858 dhe 0800 20 222.

  •  

Oferta e Renault s'ka të ndalur - përfitoni para finales së Kampionatit Botëror



Kampionati Botëror po vazhdon me emocione e Auto Mita po mban ritmin me ofertat speciale për modelet Renault.

Në ofertë janë modele si Renault Captur i Ri Automatik dhe Renault Austral i Ri Automatik, dy zgjedhje që përshtaten lehtë me nevojat e përditshme. Me dizajn modern, teknologji praktike dhe komoditet në vozitje, Renault vazhdon të jetë alternativë e fortë për ata që kërkojnë veturë të re me kushte më të favorshme.

Krahas ofertave për modele Renault, Auto Mita ka përgatitur edhe shpërblime për klientët. Me blerje të përzgjedhura, klientët kanë mundësi të fitojnë iPhone 17, PlayStation 5 ose LED TV 65”.

E kjo po shihet edhe nga klientët që tashmë janë bërë pjesë e kampanjës, duke zgjedhur modelet Renault që u përshtaten dhe duke përfituar shpërblime gjatë kësaj periudhe.



Me garancion 10-vjeçar dhe modele të përshtatshme për përdorim të përditshëm, Renault mbetet zgjedhja ideale për ata që duan siguri, komoditet dhe vlerë afatgjate në blerjen e tyre të radhës.

Nxitoni, sepse oferta zgjat vetëm deri në finalen e Kampionatit Botëror, më 19 korrik.

Për më shumë informata, vizitoni showroom-in e Auto Mita-s ose kontaktoni në numrat:
045 600 999 ose 0800 30 333.

  •  

Loja vazhdon: Fito iPhone 17, LED TV 65” ose PlayStation 5 me çdo blerje të Renault Austral!



Pas interesimit të madh për ofertën e Renault Captur, Auto Mita po e zgjeron kampanjën duke përfshirë tani edhe Renault Austral i Ri Automatik, me çmim prej vetëm 29,990€.

Austral vjen si një SUV modern, i përshtatshëm për ata që kërkojnë komoditet, dizajn të avancuar, teknologji dhe përvojë të lehtë në vozitje. Me transmision automatik dhe hapësirë praktike, ky model është zgjedhje ideale si për përditshmëri, ashtu edhe për udhëtime më të gjata.

Por oferta nuk ndalet këtu. Me çdo blerje të Renault Austral, klientët kanë mundësi ta rrotullojnë Rrotën e Fatit dhe të fitojnë menjëherë një nga shpërblimet:

  • iPhone 17
  • PlayStation 5
  • LED TV 65”

Kjo e bën ofertën edhe më atraktive për të gjithë ata që po planifikojnë të blejnë një SUV të ri dhe duan të përfitojnë më shumë në momentin e zgjedhjes.

Sasia është e limituar, prandaj kjo është mundësia e duhur për ta parë Renault Austral nga afër, për të realizuar test-drive dhe për të përfituar nga oferta aktuale.

Nxitoni, sepse oferta zgjat vetëm deri në finalen e Kampionatit Botëror, më 19.07.

Për më shumë informata, vizitoni showroom-in e Auto Mita-s ose kontaktoni në numrat kontaktues:
045 600 999 dhe 0800 30 333.

  •  

Vespa prezanton “Edizione Ottantesimo”, modelin ekskluziv për 80-vjetorin e ikonës italiane



Vespa ka prezantuar në Romë modelin e veçantë Vespa Edizione Ottantesimo, si pjesë e ngjarjes “80 Years of an Icon”, e organizuar për të shënuar 80 vjet histori, stil dhe liri mbi dy rrota.

Ky edicion special i dedikohet koleksionistëve dhe adhuruesve të Vespa-s. I ndërtuar mbi bazën e modelit Vespa GTS 310, ai do të prodhohet në vetëm 1,946 njësi të numëruara, duke iu referuar vitit 1946, kur u krijua Vespa e parë.

Dizajni i këtij modeli është i frymëzuar nga çeliku i karrocerisë, elementi që ka përcaktuar identitetin e Vespa-s ndër vite. Pamja e tij kombinon elegancën klasike italiane me detaje moderne, duke sjellë një edicion që ruan karakterin origjinal të markës dhe njëkohësisht flet me gjuhën e kohës.

Detajet në nuancë të gjelbër, të vendosura në shalë, fellne dhe grafikën “80”, rikujtojnë modelet e para të Vespa-s, ndërsa mbulesa e pasme me pamje sportive i jep skuterit një karakter edhe më të veçantë. Çdo njësi vjen me emblemë të numëruar, gjë që e bën këtë model unik.

Në aspektin teknik, Vespa Edizione Ottantesimo pajiset me motorin modern 310 hpe, me 25 kuaj fuqi, si dhe me teknologji të avancuar për vozitje më komode dhe të sigurt. Në pajisjet standarde përfshihen ndriçimi LED, ekrani TFT 5 inç, sistemi i lidhjes VESPA MIA, ndezja pa çelës, kontrolli elektronik i tërheqjes ASR dhe sistemi ABS.

Për ta kompletuar këtë edicion, Vespa ka krijuar edhe një helmetë të dedikuar me dizajn të njëjtë, ndërsa klientët mund ta personalizojnë modelin me aksesorë origjinalë, përfshirë top case, mbajtëse bagazhesh, mbrojtëse dhe sistem kundër vjedhjes.

Çdo Vespa Edizione Ottantesimo shoqërohet edhe me një libër të veçantë nga Assouline, i cili sjell historinë e Vespa-s përmes imazheve ikonike dhe materialeve të rralla nga arkivat e Piaggio-s.

Vespa Edizione Ottantesimo është në dispozicion për porosi ekskluzivisht online në vespa.com, duke u pozicionuar si një nga seritë më të veçanta dhe më të kërkuara në historinë e markës.

  •  

Renault Megane E-Tech Electric e re vjen me më shumë karakter, performancë dhe teknologji



Renault Megane E-Tech electric vjen me pamje të rifreskuar, teknologji më të avancuar dhe përmirësime në përvojën elektrike, duke e bërë edhe më konkurruese në segmentin e veturave kompakte elektrike.

Në dizajnin e jashtëm, modeli i ri sjell linja më moderne dhe një identitet më të qartë vizual. Pjesa e përparme është ridizajnuar me grilë të mbyllur, detaje në formë diamanti dhe nënshkrim të ri ndriçimi, që i japin veturës prezencë më të dallueshme në rrugë. Edhe pjesa e pasme është përditësuar me drita të reja 3D, duke e bërë Megane E-Tech electric më të lehtë për t’u identifikuar nga çdo kënd.


Përveç dizajnit, Renault ka përmirësuar edhe përvojën elektrike. Bateria e re LFP me kapacitet të përdorshëm prej 67 kWh mundëson autonomi deri në 500 kilometra sipas ciklit WLTP, ndërsa karikimi i shpejtë DC arrin deri në 165 kW. Kjo do të thotë se bateria mund të karikohet nga 15 në 80 për qind për rreth 24 minuta.

Në brendësi, Megane E-Tech electric ofron një ambient komod dhe të lidhur me teknologji. Sistemi multimedial openR Link me Google të integruar sjell mbi 100 aplikacione, përfshirë Gemini, ndërsa planifikimi i rrugës dhe menaxhimi i karikimit janë optimizuar për përdorim më të lehtë në përditshmëri dhe udhëtime më të gjata.

Modeli vjen gjithashtu me deri në 30 sisteme ndihmëse për drejtimin, duke rritur sigurinë dhe komoditetin në rrugë. Gama është thjeshtuar në dy versione: Techno dhe Esprit Alpine, të dyja me pajisje të pasura dhe karakter të qartë.

Me dizajn më të theksuar, autonomi më të madhe, karikim më të shpejtë dhe teknologji më të përdorshme, Renault Megane E-Tech electric e re sjell një përvojë moderne për ata që kërkojnë një veturë elektrike praktike, elegante dhe të avancuar.

Për më shumë informata rreth modeleve Renault dhe veturave elektrike të gjeneratës së re në Kosovë, vizitoni Auto Mita ose kontaktoni ekipin për detaje.

Numrat kontaktues: 045 600 999 & 0800 30 333
Facebook: https://www.facebook.com/AutoMita.Renault
Instagram: https://www.instagram.com/auto.mita/
Faqja zyrtare: https://automita.com/

  •  

Ikona italiane Vespa feston 80-vjetorin edhe në Prishtinë!



Ventoro Motors solli në Kosovë atmosferën e veçantë të 80-vjetorit të Vespa-s, duke mbledhur bashkë adhurues të kësaj ikone italiane, përfaqësues të komunitetit Vespa dhe mysafirë të shumtë në një ngjarje të mbushur me stil, histori dhe pasion për dy rrota.

Gjatë festës u prezantuan modelet e reja Vespa 2026, modelet speciale të krijuara për 80-vjetorin e markës, si dhe edicioni i kufizuar Limited Edition Vespa Horse, i cili tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me dizajnin dhe karakterin e tij unik.

Ngjarjes iu bashkua edhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, i cili mbajti fjalim për këtë përvjetor të rëndësishëm, së bashku me ambasadoren e Vespa-s në Kosovë. Prania e tyre i dha festës një dimension edhe më të veçantë, duke theksuar lidhjen mes stilit italian, kulturës dhe komunitetit që Vespa ka ndërtuar ndër vite.

Foto: Ventoro Motors/ Facebook


Pjesë e festës ishin edhe anëtarë të komunitetit Vespa dhe Vespa Fanatics, të cilët sollën energjinë dhe dashurinë e tyre për markën. Nga modelet klasike deri te gjenerata më e re, çdo Vespa tregonte një pjesë të historisë së saj 80-vjeçare.

Në kuadër të ngjarjes u organizua edhe një giveaway me Vespa merchandise për të pranishmit, ndërsa momenti simbolik i prerjes së tortës shënoi kulmin e festës.

Foto: Ventoro Motors/ Facebook

Me këtë ngjarje, Ventoro Motors shënoi jo vetëm një përvjetor të rëndësishëm, por edhe vazhdimësinë e një historie që prej dekadash lidhet me stilin, lirinë dhe emocionin mbi dy rrota.

80 vite histori. 80 vite stil. 80 vite Vespa.

  •  

SCAN Ride and Delivery zgjedh Auto Mita dhe Dacia Duster Hybrid për projektin më të ri të taksive në Prishtinë



Prishtina po hyn në një fazë të re të mobilitetit urban me lansimin e SCAN Ride, platformës moderne që lidh pasagjerët me shoferë përmes aplikacionit, duke sjellë një përvojë më të thjeshtë, më transparente dhe më të sigurt të transportit në kryeqytet.

Për projektin e ri të taksive në Prishtinë, SCAN Ride and Delivery ka zgjedhur Auto Mita dhe Dacia Duster Hybrid, duke ndërtuar një flotë të re me dhjetëra vetura moderne, efikase dhe të përshtatshme për nevojat e përditshme të qytetarëve.

Si partner i SCAN Ride, Auto Mita është krenare të mbështesë një nga inovacionet më të reja në sektorin e mobilitetit në Kosovë. Me flotën e re të veturave Dacia Duster Hybrid, SCAN Ride sjell për herë të parë një platformë moderne të transportit urban që kombinon teknologjinë e avancuar, shoferët e verifikuar, çmimet transparente dhe standardet evropiane të shërbimit.

Dacia Duster Hybrid vjen si zgjedhje praktike për këtë projekt, falë hapësirës, komoditetit, ekonomisë në konsum dhe përshtatshmërisë për lëvizje urbane. Kjo e bën flotën e SCAN Ride të gatshme për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, duke ofruar udhëtime më të organizuara, më të sigurta dhe më të qasshme.

Me këtë bashkëpunim, Auto Mita dhe Dacia bëhen pjesë e një vizioni që synon ta modernizojë mënyrën se si lëvizet në Prishtinë. Rrugët e kryeqytetit tashmë po marrin një identitet të ri me veturat SCAN Ride, të cilat çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve.

Shkarko aplikacionin dhe provo përvojën e re të transportit urban:
www.scanapp-ks.com/app

  •  

Fito iPhone 17, LED TV 65 ose PlayStation 5 me çdo blerje të Renault Captur!



Kur oferta është e mirë, vendimi bëhet më i lehtë. Auto Mita sjell Renault Captur i RI Automatik me çmim prej vetëm 23,990€, duke e bërë një nga mundësitë më tërheqëse për ata që kërkojnë veturë moderne, praktike dhe të përshtatshme për përditshmëri.

Captur i ri vjen me dizajn të rifreskuar, komoditet në vozitje dhe transmision automatik, duke ofruar përvojë më të lehtë si në qytet, ashtu edhe në udhëtime më të gjata.


Por oferta nuk ndalet këtu. Përveç çmimit special, Auto Mita sjell edhe Rrotën e Fatit, ku mund të fitoni menjëherë një nga shpërblimet:

  • iPhone 17
  • PlayStation 5
  • LED TV 65”

Kjo e bën ofertën edhe më atraktive për të gjithë ata që po planifikojnë të blejnë një veturë të re dhe duan të përfitojnë më shumë në momentin e zgjedhjes.

Sasia është e limituar, prandaj kjo është mundësia e duhur për ta parë Renault Captur nga afër, për të realizuar test-drive dhe për të përfituar nga oferta aktuale.

Nxitoni, sepse oferta zgjat vetëm deri në finalen e Kampionatit Botëror, më 19.07.

Për më shumë informata, vizitoni showroom-in e Auto Mita ose kontaktoni në:
045 600 999 dhe 0800 30 300.

  •  

BOOOOM! Ventoro Motors nga Auto Mita sjell 4 vite garancion për Piaggio, Vespa dhe skuterët Aprilia



Ventoro Motors po e bën edhe më të sigurt zgjedhjen e një skuteri në Kosovë, duke sjellë për herë të parë 4 vite garancion për brandet Piaggio, Vespa dhe skuterët Aprilia.

Kjo ofertë u drejtohet të gjithë atyre që kërkojnë një mënyrë më të lehtë, më praktike dhe më ekonomike për të lëvizur në qytet, pa hequr dorë nga stili, komoditeti dhe kënaqësia në vozitje. Në një kohë kur trafiku dhe ritmi i përditshëm kërkojnë zgjidhje më të mençura, skuterët po bëhen gjithnjë e më shumë zgjedhje e duhur për lëvizje të shpejtë dhe fleksibile.

Me 4 vite garancion, klientët përfitojnë më shumë siguri pas blerjes, më shumë qetësi në përdorim dhe mbështetje afatgjatë nga Ventoro Motors. Kjo e bën vendimin për blerje edhe më të lehtë, sidomos për ata që duan një mjet të besueshëm për përditshmëri.

Oferta përfshin brende të njohura ndërkombëtare që i përgjigjen stileve të ndryshme të vozitjes: Vespa me elegancën e saj ikonike, Piaggio me funksionalitetin dhe komoditetin urban, si dhe skuterët Aprilia me karakter më sportiv dhe dinamik.

Përmes kësaj oferte, Ventoro Motors vazhdon të forcojë pozitën si destinacion i besueshëm për dy rrota në Kosovë, duke kombinuar modele cilësore, dizajn të dallueshëm dhe shërbim profesional për klientët.

Tani është momenti i duhur për të kaluar në dy rrota.

Për më shumë informata dhe për t’i parë nga afër modelet e disponueshme, vizitoni Ventoro Motors.

  •  

Trakla ndan përvojën me Renault Koleos: 6 vite pa asnjë problem



Producenti muzikor dhe inxhinieri i zërit, Dardan Belegu, i cili aktualisht shërben si Zëvendësdrejtor në Radio Dukagjini, ndan përvojën e tij 6-vjeçare me Renault Koleos.

Siç tregon ai, zgjedhja për këtë model erdhi nga nevoja për një veturë familjare, të rehatshme dhe të besueshme - një veturë që, gjatë viteve, ka arritur t’i përmbledhë të gjitha këto në përdorim të përditshëm.

Sipas Belegut, gjatë këtyre viteve nuk ka parë arsye për ta ndërruar veturën apo për të kaluar në diçka tjetër, pasi Koleos nuk i ka shkaktuar probleme dhe ka dëshmuar rehati, kualitet dhe besueshmëri në çdo rrugë.

Megjithatë, ajo që e ka bërë të mendojë për një veturë të re është oferta aktuale e Auto Mita: 10 VJET GARANCION = 10 VJET PA GAJLE. Siç shprehet ai, një veturë e re, e sapodalë nga “kesa”, me garancion 10-vjeçar, është një mundësi që ia vlen të shihet nga afër.

Në fund, Belegu e rekomandon këtë përvojë edhe për të tjerët. Ai thotë se edhe pas 6 vitesh përdorimi nuk ka pasur arsye të mendojë për ndryshim, ndërsa i fton të gjithë ta vizitojnë showroom-in, t’i shohin modelet nga afër dhe të bëjnë test-drive.

“Ejani, shihni nga afër, bëni test-drive dhe keni me dalë me të njëjtin rezultat që po e them unë”, është mesazhi i tij për ata që po mendojnë për një Renault të ri.

Për ta parë nga afër ose për test-drive, vizitoni showroom-in ose kontaktoni me Auto Mita përmes këtyre kanaleve:

Numrat kontaktues:

045 600 999 & 0800 30 333

Facebook:

https://www.facebook.com/AutoMita.Renault

Instagram:

https://www.instagram.com/auto.mita/

Faqja zyrtare:

https://automita.com/

  •  

3 palë zgjedhje në 2 vjet? Bëje zgjedhjen e duhur një herë për 10 vjet!



2 vjet, 4 vjet apo 5 vjet mund të jenë afate të zakonshme për shumë vendime, por kur bëhet fjalë për veturën tuaj, Auto Mita sjell një standard tjetër: Renault me 10 vjet garancion.

Me kampanjën “10 VJET GARANCION = 10 VJET PA GAJLE”, oferta vjen për klientët që duan siguri afatgjatë, teknologji moderne dhe një vendim që ka vlerë për shumë vite.

Përmes kampanjës “10 VJET GARANCION = 10 VJET PA GAJLE”, modelet Renault vijnë me një ofertë që bashkon dizajnin modern, teknologjinë e avancuar dhe mbështetjen afatgjatë për klientët që duan më shumë siguri në çdo kilometër.

Në ofertë është Renault Clio e re, një nga modelet më trend të këtij viti, tani me çmim duke filluar nga 18,990€.

Për ata që kërkojnë një SUV kompakt dhe dinamik, Renault Captur Automatik vjen duke filluar nga 23,990€, ndërsa Renault Symbioz ofrohet nga 25,990€.

Pjesë e ofertës është edhe Renault Austral Automatik, me çmim duke filluar nga 29,990€, si dhe Renault Rafale, modeli që sjell karakter më të fuqishëm, prezencë më premium dhe përvojë më të avancuar në vozitje, tani nga 39,990€.

Secili prej këtyre modeleve sjell më shumë se dizajn modern dhe teknologji të avancuar. Me garancion 10-vjeçar, klientët përfitojnë siguri afatgjatë, mbështetje të besueshme dhe një përvojë më të qëndrueshme në përdorimin e përditshëm të veturës.



Në një kohë kur shumë zgjedhje janë afatshkurtra, Auto Mita sjell një vendim që zgjat.

Zgjidh Renault me 10 vjet garancion dhe vozit me sigurinë që të duhet, sot dhe në vitet që vijnë.

Për rezervim të terminit dhe informata shtesë, mund të kontaktoni me Auto Mita përmes këtyre kanaleve:

Numri kontaktues:

045 600 999

Facebook:

https://www.facebook.com/AutoMita.Renault

Instagram:

https://www.instagram.com/auto.mita/

Faqja zyrtare:

https://automita.com/

  •  

Merr Moto Guzzi me vetëm 125€ në muaj - dhe ktheje çdo rrugë në aventurë



Kur rruga nuk është vetëm mënyrë për të arritur diku, por arsye për të nisur një aventurë, zgjedhja e motorit bëhet vendimtare. Ventoro Motors sjell ofertën e re për Moto Guzzi, markën italiane që ndërthur fuqinë, karakterin dhe stilin autentik për ata që duan ta përjetojnë çdo udhëtim me më shumë adrenalinë.

Falë mundësisë së financimit deri në 100% përmes bankës, ëndrra për ta pasur një Moto Guzzi bëhet më e arritshme. Tani, disa nga modelet më të veçanta të kësaj marke italiane mund t’i keni më afër, me kushte që e bëjnë më të lehtë nisjen drejt aventurës suaj të radhës.

Moto Guzzi V7 vjen si simbol i lirisë në dy rrota, me thjeshtësi të përsosur dhe karakter të pastër italian. Ky model tani mund të jetë i juaji për vetëm 125€ në muaj.

Për ata që kërkojnë rrugë më të gjata dhe aventura të reja, Moto Guzzi V85 Strada sjell kombinimin e duhur mes rehatisë, stilit dhe shpirtit eksplorues. Oferta për këtë model fillon nga vetëm 169€ në muaj.

Moto Guzzi V100 Mandello është zgjedhje për ata që duan fuqi, teknologji dhe përvojë më dinamike në vozitje. Me aerodinamikë adaptive dhe performancë italiane, ky model vjen për vetëm 190€ në muaj.

Në krye të ofertës është Moto Guzzi Stelvio ARAS, modeli që nuk njeh kufij, por vetëm rrugë të reja për t’u zbuluar. Me stil unik italian dhe karakter adventure, Stelvio ARAS tani ofrohet për vetëm 206€ në muaj.

Kjo është oferta për ata që duan më shumë se një motor - duan liri, karakter dhe adrenalinë në çdo rrugë.

Ndjeke adrenalinën, jeto aventurën.

Për më shumë info kontaktoni Auto Mita në 045 600 456 dhe 0800 40 444, ose vizitoni showroom-in.

  •  

Ilaç për kolonë? Merr Piaggio duke filluar nga vetëm 54€ në muaj!



Kolonat, pritjet e gjata dhe trafiku i përditshëm nuk kanë pse të jenë pjesë e rutinës suaj.

Me kampanjën “Ilaç për kolonë?”, Ventoro Motors sjell një alternativë më të lehtë, më të shpejtë dhe më praktike për lëvizje në qytet - modelet Piaggio, tani me oferta mujore dhe mundësi financimi deri në 100% përmes bankës.

Oferta nis me Piaggio Liberty 125, i cili vjen për vetëm 54€ në muaj. Ky model është zgjedhje e përshtatshme për ata që kërkojnë lëvizje të lehtë, stil urban dhe komoditet në përditshmëri.

Për ata që duan më shumë fuqi dhe prezencë në rrugë, Piaggio Beverly 310 ofrohet për vetëm 80€ në muaj, duke sjellë kombinim të mirë mes performancës, rehatisë dhe dizajnit modern.

Në ofertë është edhe Piaggio Beverly 400 S, me pagesë mujore prej vetëm 90€ në muaj. Ky model u dedikohet atyre që kërkojnë një përvojë më dinamike në vozitje, pa hequr dorë nga eleganca dhe komoditeti.

Ndërkaq, për një nivel më të avancuar të komoditetit dhe sigurisë, Piaggio MP3 530 Exclusive vjen me ofertë prej 162€ në muaj, duke u pozicionuar si një zgjedhje premium për lëvizje urbane dhe më shumë stabilitet në rrugë.

Me mundësi financimi deri në 100% përmes bankës, Ventoro e kthen lëvizjen me Piaggio në një zgjedhje më të afërt, më të lehtë dhe më të mençur për qytetin - pa pritje të gjata, pa stres trafiku dhe me stil në çdo nisje.

Mos rri n’kolonë, nisu!

Për më shumë informacione rreth ofertës, kontaktoni në 045 600 456 dhe 0800 40 444, ose vizitoni showroom-in për t’i parë modelet nga afër.

  •  

Ilaç për kolonë? Merr Vespa me vetëm 56€ në muaj!



Trafiku në qytet nuk ka pse të jetë më pjesë e rutinës së lodhshme ditore. Me kampanjën e re “Ilaç për kolonë?”, Ventoro Motors sjell Vespa-n si zgjidhje për ata që duan të lëvizin më lehtë, më shpejt dhe me më shumë stil.

Oferta përfshin disa nga modelet më të kërkuara të Vespa-s, me mundësi pagese mujore dhe financim deri në 100% përmes bankës.

Vespa Primavera 50 vjen me ofertë prej vetëm 56€ në muaj, ndërsa Vespa Primavera 125 ofrohet për vetëm 67€ në muaj. Për ata që kërkojnë një alternativë elektrike, Vespa Sprint Elettrica është në dispozicion për vetëm 70€ në muaj. Ndërkaq, modeli Vespa GTS 310 vjen me ofertë prej vetëm 91€ në muaj.




Me këto oferta ekskluzive, Ventoro Motors sjell një përgjigje të thjeshtë për një problem të përditshëm: kolonat. Vespa është zgjedhje për lëvizje urbane, për më pak pritje në trafik dhe për më shumë liri në rrugë.

Harro trafikun, lëviz me stil dhe shijo lirinë me Vespa.

Për informata shtesë dhe rezervime, mund të kontaktoni në: 0800 30 333, 045 600 456 ose të ndiqni Auto Mita në Facebook dhe Instagram (auto.mita).

  •  

Lansohet Renault Austral i ri - tani me super çmim dhe 10 vjet garancion!



Renault Austral i ri është lansuar në treg, duke sjellë një kombinim të dizajnit modern, teknologjisë së avancuar dhe një oferte që e bën menjëherë tërheqës për këdo që po mendon të kalojë në një SUV të ri.

Ky model Mild Hybrid Automatik ofron balancë mes performancës dhe efikasitetit, ndërsa pamja e rifreskuar, dritat karakteristike dhe interiori i sofistikuar e pozicionojnë në një nivel tjetër brenda segmentit të tij.

Oferta plotësohet me 10 vite garancion - 10 vite pa gajle, duke sjellë më shumë siguri, qetësi dhe besim në çdo kilometër.

Renault Austral aktualisht ofrohet me çmim promocional prej 29,990 euro.

Nëse po kërkon një SUV që kombinon stilin, teknologjinë dhe një ofertë tërheqëse në treg, Renault Austral i ri është një opsion që ia vlen ta shohësh nga afër.

Për ta parë nga afër ose për test-drive, vizitoni Auto Mita apo pikën në Prishtina Mall.Për ta parë nga afër ose për një test-drive, vizitoni Auto Mita ose pikën në Prishtina Mall.

Për informata shtesë dhe rezervime, mund të kontaktoni në 0800 30 333, ose të ndiqni Auto Mita në Facebook dhe Instagram (auto.mita), si dhe të vizitoni faqen zyrtare: renault-rks.com.

  •  
❌