Reading view

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës më 16 g...

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës më 16 gusht. E reja pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit dhe, pas trajtimit fillestar në Shqipëri, u transferua drejt Turqisë për të marrë mjekim të specializuar. Gjendja e saj vijoi të ishte kritike, por fatkeqësisht Ana nuk arriti ta fitojë betejën dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ana jetonte së bashku me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjes, pas ngjarjes tragjike që i mori asaj shëndetin dhe tashmë edhe jetën. Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, duke plagosur gjashtë persona. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve për t’u shpëtuar flakëve. Ceremonia e lamtumirës së fundit për Ana Dyrmishin do të zhvillohet nesër, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit. JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë njerëzve që e njohën Anën. U prehtë në paqe!

23.4K views


💾

  •  

Një video e një të riu shqiptar është bërë virale në TikTok dhe ka ndarë përdoruesit në dy grupe, pas deklaratave të tij për prindërit që vendosin të ...

Një video e një të riu shqiptar është bërë virale në TikTok dhe ka ndarë përdoruesit në dy grupe, pas deklaratave të tij për prindërit që vendosin të kenë fëmijë edhe në kushte të vështira ekonomike. Në videon që po qarkullon gjerësisht, i riu u bën thirrje personave që, sipas tij, nuk kanë mundësi ekonomike për të siguruar nevojat bazë, të mendojnë mirë përpara se të sjellin fëmijë në jetë. Ai kundërshton edhe argumentin se “fëmija është bekimi më i madh”, duke thënë se ajo që mund të konsiderohet bekim nga prindërit, mund të përjetohet ndryshe nga vetë fëmija nëse rritet në kushte të vështira dhe pa mundësi ekonomike. Deklaratat kanë shkaktuar komente të shumta, me qytetarët të ndarë mes atyre që e mbështesin idenë e tij për përgjegjësinë prindërore dhe atyre që e kundërshtojnë, duke argumentuar se vështirësitë ekonomike nuk duhet të jenë arsye për t’i mohuar dikujt të drejtën për të krijuar familje. Debati prek një çështje më të gjerë sociale: A duhet të kenë fëmijë vetëm ata që kanë mundësi të mira ekonomike, apo dashuria dhe përkushtimi i prindërve mund të jenë më të rëndësishme se kushtet financiare? Po ju si mendoni, ka të drejtë i riu apo e ka tepruar me deklaratat e tij? 🎥 TikTok - @driloooni

29.5K views


💾

  •  

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugëve në Vlorë. Në pamjet e dërguara në redaksi shihen ...

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugëve në Vlorë. Në pamjet e dërguara në redaksi shihen gropa të thella, çarje dhe dëmtime të konsiderueshme në asfalt, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Qytetari shprehet i shqetësuar për rrezikun që këto dëmtime paraqesin për drejtuesit dhe automjetet. “Përshëndetje JOQ, këto janë rrugët e Vlorës. Shikoni pak në çfarë lloj gjendjeje janë. Makinat s’kanë ku kalojnë. Nëse bie goma këtu, u ça direkt. I bëjmë thirrje Brunës të vijë ta rregullojë.” Sipas denoncuesit, gjendja e rrugës kërkon ndërhyrje për të shmangur dëmtimet e automjeteve dhe rrezikun për drejtuesit. JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari, duke sjellë në vëmendje problematikën dhe kërkesën për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

13.9K views


💾

  •  

Një qytetar nga Berati i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë të ndodhur në biznesin e tij. Sipas denoncuesi...

Një qytetar nga Berati i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë të ndodhur në biznesin e tij. Sipas denoncuesit, më 23 gusht një grua është paraqitur në lavanderi dhe ka kërkuar t’i huazohej një hekur, pasi në atë moment nuk kishte punonjës në lavanderi për t’ia hekurosur rrobat. Ajo ka marrë hekurin me premtimin se do ta kthente pasi të përfundonte hekurosjen e tyre në shtëpi. Por, katër ditë më vonë, pajisja ende nuk është rikthyer në lavanderi. Nëpërmjet JOQ Albania, denoncuesi i bën thirrje gruas që ta kthejë hekurin në lavanderi në Berat, përpara se, siç paralajmëron ai, të detyrohet t’i drejtohet Policisë. “Ta kthejë hekurin ose do ta denoncoj”, apelon ai.

60.5K views


💾

  •  

Policia Bashkiake e Lezhës ka reaguar menjëherë pas denoncimit të publikuar nga JOQ Albania, ku një qytetar kishte filmuar një person duke hedhur mbet...

Policia Bashkiake e Lezhës ka reaguar menjëherë pas denoncimit të publikuar nga JOQ Albania, ku një qytetar kishte filmuar një person duke hedhur mbeturina në hapësirat publike. Sipas njoftimit të Policisë Bashkiake, personi është identifikuar dhe ndaj tij janë marrë masat administrative përkatëse për hedhjen e mbetjeve dhe ndotjen e hapësirave publike. Në fotot e dërguara në redaksi shihet furgoni i përfshirë në rast, ndërsa efektivët e Policisë Bashkiake të Lezhës shfaqen duke plotësuar dokumentacionin dhe vendosur masën administrative ndaj personit përgjegjës. Reagimi i autoriteteve ka ardhur pas publikimit të pamjeve nga një qytetar, i cili kishte denoncuar hedhjen e mbeturinave në një hapësirë publike. Policia Bashkiake e Lezhës ka falënderuar qytetarin për denoncimin, si dhe JOQ News për informimin dhe publikimin e rastit. Ky reagim tregon edhe një herë rëndësinë e denoncimeve qytetare në evidentimin e rasteve të ndotjes dhe në nxitjen e institucioneve për të ndërhyrë. JOQ News falënderon qytetarin që solli rastin në redaksi dhe institucionet përgjegjëse për reagimin dhe marrjen e masave.

6037 views


💾

  •  

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme të konstatuar në Rrugën e Kombit. Sipas denoncuesit, ...

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme të konstatuar në Rrugën e Kombit. Sipas denoncuesit, një autobus me pasagjerë i kompanisë Memi Reisen, nga Kosova, po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe kryente parakalime të njëpasnjëshme ndaj automjeteve të tjera. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet autobusi i bardhë i kompanisë duke qarkulluar në autostradë, ndërsa në momente të caktuara kamera fokusohet edhe te shpejtësimatësi i automjetit nga i cili po regjistrohen pamjet. Qytetari pretendon se autobusi po lëvizte me shpejtësi mbi 130 km/h, duke kryer manovra që, sipas tij, rrezikonin drejtuesit e tjerë të mjeteve. “Sot kisha një rast në Rrugën e Kombit, ku një autobus me pasagjerë bënte manovra të rrezikshme me shpejtësi mbi 130, ku parakalonte çdo makinë të vogël. Autobusi është i kompanisë Memi Reisen nga Kosova.” Shpejtësia e pretenduar dhe mënyra e drejtimit të autobusit kërkojnë verifikim nga autoritetet përkatëse, veçanërisht për shkak se bëhet fjalë për një mjet që transporton pasagjerë. JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, duke kërkuar që rasti të verifikohet nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë rrugore.

47.1K views


💾

  •  

Një pamje mbresëlënëse është regjistruar në Mekë, ku një stuhi e fuqishme përfshiu qytetin e shenjtë mysliman dhe një rrufe e fortë goditi direkt Kull...

Një pamje mbresëlënëse është regjistruar në Mekë, ku një stuhi e fuqishme përfshiu qytetin e shenjtë mysliman dhe një rrufe e fortë goditi direkt Kullën ikonike të Sahatit. Çasti u kap nga fotografi Youssef Badjas, i cili dokumentoi momentin kur rrufeja ndriçoi qiellin e errët mbi strukturën 601-metra. Badjas e përshkroi mbrëmjen si “të paharrueshme”. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi rrufe në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve në mbarë botën. Stuhia u dokumentua edhe nga astronomi saudit Mulham Hindi, i cili publikoi materiale të aktivitetit intensiv elektrik. Sipas tij, gushti dhe shtatori njihen si muaj me dukuri të tilla të zakonshme atmosferike në Mekë dhe në rajonet perëndimore të Arabisë Saudite. Pavarësisht motit të keq, besimtarët dhe pelegrinët vijuan ritmet e tyre. Pamjet e transmetuara nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA) treguan besimtarët duke kryer namazin e Jacisë nën shi pranë Xhamisë së Madhe, ndërsa Emirati i Rajonit të Mekës publikoi gjithashtu imazhe zyrtare të vetëtimave që ndriçonin qytetin.

21K views


💾

  •  

Një ngjarje dramatike që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi është regjistruar më 19 gusht në Chengdu të Kinës. Një vajzë 14-vjeçare, e identifikuar ...

Një ngjarje dramatike që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi është regjistruar më 19 gusht në Chengdu të Kinës. Një vajzë 14-vjeçare, e identifikuar vetëm me mbiemrin Yang, ka përfunduar nën rrotat e një makine tip SUV teksa po udhëtonte me skuter. Sipas medieve vendase, 14-vjeçarja ishte duke parë telefonin ndërsa ngiste skuterin, kur u përplas me automjetin dhe mbeti e bllokuar nën të. Teksa çdo sekondë kalonte për jetën e të resë, dhjetëra kalimtarë të rastit nuk kanë hezituar për asnjë moment. Ata janë bashkuar me shpejtësi duke ngritur peshë makinën e rëndë për ta nxjerrë vajzën nga poshtë saj. Nga përplasja e fortë, 14-vjeçarja ka pësuar thyerje të kockave dhe plagë të shumta, por fatmirësisht ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

21K views


💾

  •  

Disa djem të rinj në bregdetin e Velipojës kanë bërë xhiron e rrjetit me pamjet e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ku shihen duke realizuar nj...

Disa djem të rinj në bregdetin e Velipojës kanë bërë xhiron e rrjetit me pamjet e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ku shihen duke realizuar një ide krejtësisht të pazakontë për të tërhequr vëmendjen. Të rinjtë kanë zgjedhur një mënyrë të çuditshme për t’u argëtuar gjatë ditëve të nxehta. Ata kanë marrë një kalë, e kanë ngritur në ajër dhe me vështirësi e kanë vendosur sipër një mjeti motorik uji (jetski). Këto pamje janë shpërndarë me shpejtësi rrufe në platformat online dhe kanë nxitur reagime të forta e të menjëhershme. Ngjarja e ka ndarë publikun në dy pole të prerë: nga njëra anë, disa komentues e kanë marrë situatën me humor duke e cilësuar si një shaka apo skenë argëtuese, ndërsa nga ana tjetër nuk kanë munguar kritikat e shumta. Pjesa më e madhe e ndjekësve e kanë dënuar veprimin, duke e quajtur rrezikim të panevojshëm dhe papërgjegjshmëri ndaj kafshës.

173.5K views


💾

  •  

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë ndryshuar itinerar, duke u zhvendosur në drejtim të Drejtorisë Vendore të Policisë s...

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë ndryshuar itinerar, duke u zhvendosur në drejtim të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku mbahet i arrestuar biznesmeni Ergys Agasi. Emri i Agasit ka qenë në fokusin e protestës pas arrestimit të tij nga Policia. Biznesmeni ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t. Me mbërritjen para Drejtorisë së Policisë, protestuesit kanë nisur në kor thirrjet ndaj tij ndërsa arrestimin e kanë lidhur me denoncimet politike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!”, është një nga thirrjet e dëgjuara gjatë protestës. Turma vijon të qëndrojë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa protesta është përqendruar tashmë te arrestimi i Agasit dhe akuzat ndaj qeverisë.

32.4K views


💾

  •  

Momentet e arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi kanë nxjerrë në pah një detaj që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik: orën luksoze që ai mbante ...

Momentet e arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi kanë nxjerrë në pah një detaj që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik: orën luksoze që ai mbante në dorë teksa agjentët e Operacionales i vinin prangat. Bëhet fjalë për një orë të markës me famë botërore “Richard Mille”, një nga emrat më ekskluzivë dhe më të shtrenjtë në industrinë e orëbërjes luksoze. Në varësi të modelit, çmimi i një ore të tillë nis nga rreth 150 mijë euro, ndërsa modelet më të rralla arrijnë lehtësisht vlerën e 300-400 mijë eurove. Për seritë më ekskluzive, çmimi mund të shkojë deri në 2-3 milionë euro. Mbajtja e një aksesori që kushton sa një shtëpi luksoze në momentin kur po prangosej nga policia është një detaj që, më shumë se çdo fjalë, tregon përmasat e pasurisë dhe luksit me të cilin rrethohej i shumëkërkuari i SPAK-ut.

11.4K views


💾

  •  

Një qytetare nga Saranda i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar kushtet në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, pas një vizite që, s...

Një qytetare nga Saranda i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar kushtet në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, pas një vizite që, sipas saj, e ka bërë para tre ditësh. Qytetarja tregon se në hyrje të parkut ka paguar një taksë prej 50 lekësh për person, ndërsa për transportin me trenin privat brenda parkut ka paguar 600 lekë vajtje-ardhje. Sipas saj, brenda parkut ka disa shërbime private, përfshirë kioska, restorante dhe ambiente akomodimi, ndërsa ngre shqetësimin se mirëmbajtja e ambienteve publike nuk është në të njëjtin nivel. “Në hyrje të urës, unë pagova një taksë prej 50 lekësh për person, sepse sipas policit të shtetit, Parku i Syrit të Kaltër është zonë e mbrojtur ndërkombëtare. Këtu fillon ironia. Mora trenin privat, vajtje-ardhje 600 lekë.” Qytetarja vijon duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si menaxhohet zona. “Kur futesh brenda në park, çdo gjë është private. Aty mund të gjesh dhoma pushimi, kioska që shesin suvenire, restorante. Në pasurinë tonë të përbashkët, të mbrojtur nga shteti, pasurohen 3 familje.” Por shqetësimi kryesor i saj lidhet me banjat brenda parkut. Sipas qytetares, ato ndodhen në gjendje të papërshtatshme dhe nuk ofrojnë kushtet bazë të higjienës. “Ironia vazhdon dhe thellohet. Banjat e montuara brenda në park ishin në gjendje skandaloze. Po ju dërgoj një video të banjave. Kërkoj ndjesë për pamjet.” Në videon e dërguar në redaksi shihen ambientet e banjave, ku gjendja e tyre ngre shqetësime për pastërtinë dhe mirëmbajtjen. Denoncimi vjen në një kohë kur Syri i Kaltër është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në jug të vendit dhe vizitohet çdo ditë nga turistë vendas e të huaj. JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga qytetarja, ndërsa kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë kushtet e higjienës dhe mirëmbajtjen e ambienteve në park.

26.1K views


💾

  •  

Një ngjarje e rëndë dhe me pasoja tragjike ka goditur një familje shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tre fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa d...

Një ngjarje e rëndë dhe me pasoja tragjike ka goditur një familje shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tre fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa dy fëmijë të tjerë dhe dy të rritur ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën, si pasojë e një zjarri shkatërrues që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në Jacksonville, Florida. Tragjedia ndodhi rreth orës 05:15 të mëngjesit të së mërkurës. Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Jacksonville, Percy Golden, bëri me dije se ekipet e emergjencës mbërritën brenda pak minutave, ku u përballën me flakë masive në katin e parë dhe tym të dendur në katin e dytë. Përpara mbërritjes së zjarrfikësve, dy të rritur kishin arritur të dilnin nga shtëpia së bashku me dy fëmijë. Dëshmitarët dhe fqinjët e zonës treguan momente dramatike nga përpjekjet për t'i shpëtuar: disa banorë arritën të prisnin në ajër një foshnjë dhe një të rritur, të cilët u hodhën nga dritarja e katit të dytë. Pavarësisht ndërhyrjes, gjatë kontrollit brenda banesës ekipet e shpëtimit gjetën pa shenja jete tre fëmijët e tjerë. Të afërmit e familjes me origjinë nga Shqipëria konfirmuan për mediat vendase se tre viktimat janë djem, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur moshën e tyre. Flakët u vunë nën kontroll rreth orës 05:40, por shtëpia u shkatërrua tërësisht, ndërsa dëme patën edhe dy banesa ngjitur. Si pasojë e ngjarjes, Kryqi i Kuq Amerikan po strehon 13 persona (7 të rritur dhe 6 fëmijë) që mbetën pa strehë. Përmes një reagimi zyrtar, Departamenti i Zjarrfikësve në Jacksonville shprehu ngushëllimet për këtë ditë të errët: "Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky. Mendimet tona janë me familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur, me të plagosurit, me ata që mbetën pa strehë dhe me zjarrfikësit që u përballën me këtë ngjarje tragjike." Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e shpërthimit të zjarrit.

4133 views


💾

  •  

Në kuadër të luftës brenda llojit Hita–Proda, Policia ka plasur foton e Ergys Agasit gjatë arrestimit të tij. Ndërkohë, tani që është vënë në pranga t...

Në kuadër të luftës brenda llojit Hita–Proda, Policia ka plasur foton e Ergys Agasit gjatë arrestimit të tij. Ndërkohë, tani që është vënë në pranga tenderxhiu më i madh i vendit, hapet zyrtarisht lufta se kush do t’i mbushë xhepat me tenderët e radhës nga arka e popullit.

3576 views


💾

  •  

Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të biznesmenit të shumëkërkuar nga SPAK, Ergys Agasi, gjatë një operacioni blic të zhvilluar ditën e sotme. Në p...

Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të biznesmenit të shumëkërkuar nga SPAK, Ergys Agasi, gjatë një operacioni blic të zhvilluar ditën e sotme. Në pamjet e siguruara, shihet se si agjentët e Forcave Operacionale kanë rrethuar menjëherë automjetin me të cilin udhëtonte Agasi në zonën e Plepave në Durrës, duke mos i lënë asnjë hapësirë për manovrim. Brenda pak sekondash, efektivët kanë ndërhyrë duke nxjerrë nga makina biznesmenin dhe personin që e shoqëronte, ish-zyrtarin e policisë Ulian Shpataraku, e duke u vënë prangat në vend. Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen e abuzimeve me tenderët e AKSHI-t, i akuzuar si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal. Pamjet e ndërhyrjes tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar mbi detajet e mëtejshme të këtij operacioni.

36.1K views


💾

  •  

Një pushuese i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë problematike në Plazhin e Pasqyrave, Sarandë, lidhur me faturat, s...

Një pushuese i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë problematike në Plazhin e Pasqyrave, Sarandë, lidhur me faturat, shezlongët dhe kushtet e shërbimit. Sipas denoncueses, fatura për shezlongun iu dha vetëm pasi e kërkoi me ngulm, ndërsa pretendon se pushuesve të tjerë nuk u lëshoheshin fatura. Ajo tregon se ka kontaktuar edhe Bashkinë Sarandë për të raportuar situatën, por sipas saj, numrat e kontaktit që ka provuar nuk kanë qenë funksionalë. Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me kushtet e shezlongëve dhe çadrave. Në pamjet e dërguara në redaksi duken pajisje të amortizuara dhe në gjendje të dobët, të cilat, sipas pushueses, nuk justifikojnë shërbimin e ofruar. Në një nga dokumentet e dërguara, fatura tregon një pagesë prej 3,000 lekësh për një shezlong, e lëshuar nga subjekti “MERKA KSAMIL”. Ora e regjistruar në faturë është 10:21:12. Pushuesja pretendon gjithashtu se fatura ishte lëshuar rreth një orë përpara se ajo dhe shoqëruesit e saj të uleshin në shezlong, duke kërkuar verifikimin e mënyrës se si po kryhet faturimi. “Në Plazhin e Pasqyrave në Sarandë, kushtet e shezlongëve ishin skandaloze dhe faturat ishin prerë një orë para se ne të uleshim në shezlong.” Në pamjet video shihet zona e plazhit, çadrat dhe shezlongët, ndërsa një punonjës lëviz mes pushuesve me fatura në dorë. Pretendimet e qytetares kërkojnë verifikim nga institucionet përkatëse, veçanërisht për mënyrën e lëshimit të faturave dhe kushtet në të cilat ofrohet shërbimi për pushuesit. JOQ Albania publikon denoncimin dhe materialet e dërguara nga pushuesja, ndërsa pret një reagim nga subjekti “MERKA KSAMIL” dhe institucionet përgjegjëse për kontrollin e aktivitetit në këtë zonë turistike.

64.7K views


💾

  •  

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Forcave Operacionale që çoi në prangosjen e biznesmenit të shumëkërkuar nga SPAK, Ergys Agasi. Mësohet s...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Forcave Operacionale që çoi në prangosjen e biznesmenit të shumëkërkuar nga SPAK, Ergys Agasi. Mësohet se bashkë me të është arrestuar edhe Ulian Shpataraku, ish-punonjës policie dhe person i besuar i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Sipas të dhënave, dy të arrestuarit janë lokalizuar fillimisht në qytetin e Elbasanit ku lëviznin me një automjet, teksa nën vëzhgim janë ndjekur deri në Durrës. Prangosja e tyre u realizua përfundimisht në zonën e Plepave. Agasi ishte shpallur në kërkim me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së si i dyshuar në krye të një grupi të strukturuar kriminal, i cili përmes presioneve, konkurrencës së pandershme dhe ndikimit paracaktonte fituesit e tenderëve në institucionin e AKSHI-t. Ndërkohë, autoritetet pritet të zbardhin me njoftim zyrtar rolin e saktë të Ulian Shpatarakut dhe akuzat që rëndojnë mbi të në kuadër të kësaj dosjeje.

9612 views


💾

  •  

Një pushuese i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese të ndodhur në Kunë-Vain, Shëngjin, ku një sasi e madhe...

Një pushuese i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese të ndodhur në Kunë-Vain, Shëngjin, ku një sasi e madhe mbeturinash është hedhur në një hapësirë pranë zonës turistike. Pushuesja tregon se ndodhet e akomoduar në një hotel në zonë dhe se pamjet e kaq shumë mbeturinave i ka parë nga ballkoni. Në videon e dërguar në redaksi, përveç grumbullit të madh të mbetjeve, shihet edhe një furgon pranë vendit, ndërsa sipas pamjeve ai është duke sjellë dhe hedhur mbeturina në këtë hapësirë. “Përshëndetje, desha me nda një gjë të shëmtuar që sapo pamë në Kunë, në Shëngjin. Për momentin jemi të vendosur në njërin hotel këtu edhe pamë këtë pamje të tmerrshme nga ballkoni. Do isha tepër e kënaqur nëse kjo video do të ishte publikuar.” Në pamje dallohen qese të zeza, kuti kartoni dhe mbetje të tjera të hedhura në mënyrë të çrregullt. Pranë tyre ndodhen edhe kontejnerë dhe automjete, ndërsa zona përreth është e banuar dhe e frekuentuar nga pushues. Situata është veçanërisht problematike gjatë sezonit turistik, kur Kunë-Vaini dhe Shëngjini presin një numër të madh vizitorësh. Hedhja e mbetjeve në hapësira të papërshtatshme dëmton imazhin e zonës dhe ngre shqetësime edhe për pastërtinë dhe higjienën. Pamjet ngrenë gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën e menaxhimit dhe depozitimit të mbetjeve në këtë zonë. Nëse konstatohet se mbeturinat janë hedhur në mënyrë të paligjshme, përgjegjësit duhet të identifikohen dhe të merren masat përkatëse. JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga pushuesja dhe i bën thirrje Bashkisë Lezhë dhe strukturave përgjegjëse që të verifikojnë rastin, të pastrojnë zonën dhe të marrin masa ndaj personave që ndotin hapësirat publike. Një zonë turistike nuk mund të kthehet në vendgrumbullim mbetjesh.

35.9K views


💾

  •  

Biznesmeni i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni të blic nga Forcat Op...

Biznesmeni i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni të blic nga Forcat Operacionale. Ndryshe nga raportimet e para paraprake, detajet e reja konfirmojnë se arrestimi i tij është kryer në zonën e Plepave në Durrës. Agasi është lokalizuar nga agjentët e Operacionales dhe i janë vënë prangat teksa po udhëtonte me një automjet. I shumëkërkuari ishte shpallur në kërkim lidhur me hetimet e SPAK-ut për dosjen e abuzimeve me tenderët e AKSHI-t dhe dyshohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Priten njoftimet zyrtare nga Policia e Shtetit dhe SPAK për detaje të mëtejshme mbi aksionin.

2847 views


💾

  •  
❌