Reading view

Situata në Pukë është rënduar më tej, pasi në zonat e prekura nga zjarri raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me linjat telef...

Situata në Pukë është rënduar më tej, pasi në zonat e prekura nga zjarri raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me linjat telefonike. Të gjitha vatrat e zjarrit në Gojan të Pukës kanë dalë jashtë kontrolli. Sipas raportimeve të A2 CNN situata paraqitet mjaft kritike dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve. Banorët raportojnë se deri më tani nuk ka asnjë helikopter për shuarjen e zjarrit. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

4414 views


💾

  •  

Rënia nga gomonia rezultoi fatale për një 24-vjeçar i cili humbi jetën pasi u dëmtua rëndë nga helikat e motorit të mjetit lundrues. Ngjarja ndodhi pa...

Rënia nga gomonia rezultoi fatale për një 24-vjeçar i cili humbi jetën pasi u dëmtua rëndë nga helikat e motorit të mjetit lundrues. Ngjarja ndodhi pasditen e të enjtes në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun. Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji. Mësohet se i riu ndodhej në gomone bashkë me dy persona të tjerë ndërsa gjatë lundrimit ra aksidentalisht duke pësuar dëmtime të rënda. Policia njoftoi se i riu u transportua menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

958 views


💾

  •  

Zjarri në zonën e Dukatit po merr përmasa të frikshme, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në drejtim të Majës së Çikës. Era e fortë që për...

Zjarri në zonën e Dukatit po merr përmasa të frikshme, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në drejtim të Majës së Çikës. Era e fortë që përfshin zonën po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në terrenin e thyer malor. Situata mbetet problematike, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera.

6308 views


💾

  •  

Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse. Ngjarja ësht...

Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00 të mëngjesit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

10.5K views


💾

  •  

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Mësohet se një automje...

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa automjeti ka përfunduar në një terren të vështirë, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të komplikuar. Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga zona dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta se si automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

7026 views


💾

  •  

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur rivierën shqiptare për të kaluar pushimet ...

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur rivierën shqiptare për të kaluar pushimet verore. Në përfundim të qëndrimit të tij në Vlorë, Grenell është shprehur i impresionuar nga qyteti dhe bukuritë e Shqipërisë, duke e cilësuar Vlorën si një vend “magjik”. Në një postim në rrjetet sociale, Grenell ka ndarë me ndjekësit disa foto dhe video nga qëndrimi i tij në Shqipëri, duke theksuar se i ka realizuar vetë, në mënyrë spontane dhe pa planifikim. “Vlora, Shqipëria, është magjike”, shkruan Grenell.

3649 views


💾

  •  

Një valë sulmesh me raketa ruse gjatë natës ka vrarë të paktën tetë persona në kryeqytetin Kiev dhe në rajonin përreth, bëjnë të ditur autoritetet ukr...

Një valë sulmesh me raketa ruse gjatë natës ka vrarë të paktën tetë persona në kryeqytetin Kiev dhe në rajonin përreth, bëjnë të ditur autoritetet ukrainase. Blloqe apartamentesh dhe magazina u goditën gjatë “sulmit masiv” të së enjtes, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (DSNS), ndërsa u dëmtuan edhe një spital për fëmijë dhe një shkollë. Të paktën 33 persona kanë mbetur të plagosur. Autoritetet po punojnë për shpëtimin e personave të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur tashmë të nxjerrin dy persona të gjallë nga rrënojat. Ndërkohë, Rumania bëri të ditur se një dron kishte hyrë në territorin e saj në kufirin verior me Ukrainën, duke aktivizuar sirenat e alarmit ajror. Në orët e para të së enjtes, “një dron hyri në hapësirën ajrore kombëtare rumune, rreth 13 kilometra në lindje të qytetit të Galatit”, shkroi Ministria rumune e Mbrojtjes në një deklaratë. Droni u rrëzua në “një zonë të pabanuar”, duke shkaktuar një zjarr të vogël, i cili u shua. “Nuk u raportuan viktima apo dëme materiale”, shtoi ministria, duke theksuar se alarmi fillestar ishte hequr. Edhe ushtria polake tha se kishte nisur “operacione mbrojtëse ajrore” për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit, i cili ndan një pjesë të kufirit të tij juglindor me Ukrainën.

2199 views


💾

  •  

Një valë sulmesh me raketa ruse gjatë natës ka vrarë të paktën tetë persona në kryeqytetin Kiev dhe në rajonin përreth, bëjnë të ditur autoritetet ukr...

Një valë sulmesh me raketa ruse gjatë natës ka vrarë të paktën tetë persona në kryeqytetin Kiev dhe në rajonin përreth, bëjnë të ditur autoritetet ukrainase. Blloqe apartamentesh dhe magazina u goditën gjatë “sulmit masiv” të së enjtes, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (DSNS), ndërsa u dëmtuan edhe një spital për fëmijë dhe një shkollë. Të paktën 33 persona kanë mbetur të plagosur. Autoritetet po punojnë për shpëtimin e personave të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur tashmë të nxjerrin dy persona të gjallë nga rrënojat. Ndërkohë, Rumania bëri të ditur se një dron kishte hyrë në territorin e saj në kufirin verior me Ukrainën, duke aktivizuar sirenat e alarmit ajror. Në orët e para të së enjtes, “një dron hyri në hapësirën ajrore kombëtare rumune, rreth 13 kilometra në lindje të qytetit të Galatit”, shkroi Ministria rumune e Mbrojtjes në një deklaratë. Droni u rrëzua në “një zonë të pabanuar”, duke shkaktuar një zjarr të vogël, i cili u shua. “Nuk u raportuan viktima apo dëme materiale”, shtoi ministria, duke theksuar se alarmi fillestar ishte hequr. Edhe ushtria polake tha se kishte nisur “operacione mbrojtëse ajrore” për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit, i cili ndan një pjesë të kufirit të tij juglindor me Ukrainën.

2892 views


💾

  •  

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar pas gjashtë vitesh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Sipas BBC, Duka dhe Du...

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar pas gjashtë vitesh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Sipas BBC, Duka dhe Dukesha e Sussex po planifikojnë të largohen nga Kalifornia dhe të vendosen në një rezidencë private, jo-mbretërore, jashtë Londrës. Zhvendosja pritet të ndodhë më vonë gjatë këtij muaji. Edhe dy fëmijët e çiftit, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Mbretërinë e Bashkuar duke nisur nga shtatori. Mbreti Charles është informuar për vendimin e çiftit, ndërsa edhe Princi William dhe Princesha Catherine janë vënë në dijeni për zhvendosjen. Megjithatë, sipas raportimeve, nuk ka plane që Harry dhe Meghan të rikthehen në detyrat e tyre si anëtarë aktivë të familjes mbretërore. Çifti u largua nga Mbretëria e Bashkuar dhe hoqi dorë nga detyrat mbretërore në fillim të vitit 2020, duke u vendosur fillimisht në Kanada dhe më pas në Kaliforni.

2228 views


💾

  •  

Nëntë pjesëtarë të një task-force të US Marshals po ekzekutonin një urdhër arresti në shtëpinë e një personi të dyshuar. Gjatë operacionit, struktura ...

Nëntë pjesëtarë të një task-force të US Marshals po ekzekutonin një urdhër arresti në shtëpinë e një personi të dyshuar. Gjatë operacionit, struktura e jashtme e shtëpisë u shemb papritur, duke i rrëzuar agjentët. Momenti dramatik u filmua nga kamerat e trupit të agjentëve. Sipas US Marshals Service, i dyshuari kishte dështuar të regjistrohej si shkelës seksual.

2492 views


💾

  •  

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë badigardët e përfshirë në konfliktin e ndodhur pak ditë më parë në Sarandë. Ngjarja u...

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë badigardët e përfshirë në konfliktin e ndodhur pak ditë më parë në Sarandë. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, kur shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës, Mateo Bakalli, u përfshi në një konflikt dhe dyshohet se u dhunua fizikisht.

2183 views


💾

  •  

A2 CNN ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tre persona. Pamjet tregojnë moment...

A2 CNN ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tre persona. Pamjet tregojnë momentin kur automjeti, që lëvizte me shpejtësi të lartë, humbet kontrollin në një kthesë. Sipas të dhënave të ekspertizës, në momentin e aksidentit automjeti lëvizte me 114 km/orë. Nga rindërtimi i dinamikës së aksidentit rezulton se njëra prej gomave ka goditur platformën prej betoni ku ishte vendosur një tabelë. Pas përplasjes, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Tre personat që ndodheshin në makinë humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave të ekspertizës, përveç shpejtësisë së lartë, drejtuesi i automjetit rezultoi edhe nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ngjarja ndodhi në orët e para të së mërkurës, ndërsa viktimat janë Kleo Vrioni, 26-vjeçarja Sara Brugentelli dhe një 15-vjeçar.

5676 views


💾

  •  

Një qen besnik çoi policinë drejt shtëpisë së pronarit të tij, i cili ishte arratisur pasi u ndalua nga policia në Runcorn të Britanisë së Madhe. Sipa...

Një qen besnik çoi policinë drejt shtëpisë së pronarit të tij, i cili ishte arratisur pasi u ndalua nga policia në Runcorn të Britanisë së Madhe. Sipas policisë së Cheshire, 41-vjeçari Charles Foy po drejtonte në mënyrë të paligjshme një skuter elektrik në një rrugë publike, ndërsa dy qentë e tij vraponin pas tij. Kur policët i kërkuan të ndalonte, ai u largua me shpejtësi. Njëri prej qenve, një Labrador, nuk arriti të ndiqte ritmin dhe mbeti pas. Oficerët ndoqën qenin, i cili i çoi drejtpërdrejt te shtëpia e Foy-t. Atje, policia e gjeti të fshehur në papafingo, nën copa izolimi. Pamjet tregojnë momentin kur ai nxirret nga papafingoja dhe arrestohet. Foy u dënua me tre muaj burg për disa shkelje, përfshirë mosndalimin për policinë, drejtimin e mjetit ndërsa ishte i skualifikuar dhe përdorimin e një mjeti pa sigurim.

1502 views


💾

  •  

CNN i ka kushtuar një artikull Alpeve Shqiptare, duke vënë në fokus shtegun “Majat e Ballkanit” , një itinerar malor që përshkon Shqipërinë, Kosovën d...

CNN i ka kushtuar një artikull Alpeve Shqiptare, duke vënë në fokus shtegun “Majat e Ballkanit” , një itinerar malor që përshkon Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Në artikull theksohet bukuria e peizazheve alpine, natyra e ruajtur dhe rritja e interesit të turistëve ndërkombëtarë për këtë zonë, e cilësuar si një nga hapësirat e fundit të mëdha të natyrës së egër në Europë. Artikulli i CNN: Nga Lianne Kolirin Nuk ka pika të dukshme kontrolli apo kalime kufitare që të ndërpresin bukurinë e shtegut “Majat e Ballkanit”, megjithatë nuk është e pazakontë që një ditë të gjatë me lodhje fizike të nisë me një mëngjes të bollshëm në një shtet dhe të vazhdojë me një darkë të gatuar në shtëpi në një tjetër. Shtegu rrethor prej 120 miljesh përshkon Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën – ndonjëherë duke kaluar disa herë nga një shtet në tjetrin gjatë një dite të vetme ecjeje – përmes një vargmali të njohur si Bjeshkët e Nemuna. Ndërsa ky emër mund t’i ketë stepur fillimisht të gjithë, përveç aventurierëve më seriozë – kryesisht nga Europa Veriore – shtegu, që ndryshon vazhdimisht, po nis të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota për të eksploruar majat e larta gëlqerore, liqenet akullnajore, livadhet me lule të egra dhe pyjet e dendura me lagështi. Ato ofrojnë një qetësi që rrallë mund të gjendet në pjesët jugore të kontinentit. Në fakt, malet e kanë marrë emrin nga kushtet e tyre të vështira sezonale. Ky emër lidhet gjithashtu me izolimin e epokës së Luftës së Ftohtë, kur pjesë të këtyre territoreve ishin të paarritshme. Sot, ato janë shtëpia e asaj që, me të drejtë, është cilësuar si një prej hapësirave të fundit të mëdha të natyrës së egër në Europë – një peizazh që e ka ngritur “Majat e Ballkanit” pranë majës së listës së shtigjeve më të mëdha ndërkufitare të ecjes në botë. Aftësitë teknike për ngjitje malore nuk janë të nevojshme, por kjo nuk është një shëtitje e zakonshme. Bukuria e ashpër e këtyre maleve kërkon një palë çizme të forta, një çantë shpine të pajisur mirë dhe një nivel të mirë përgatitjeje fizike. Ngjitjet janë të pjerrëta dhe i gjithë shtegu ka një grumbullim total ngjitjeje prej gati 35 mijë këmbësh, që është dukshëm më shumë se lartësia e Everestit. Rekomandohet një përgatitje fizike përpara nisjes, si dhe përdorimi i shkopinjve të ecjes.

4000 views


💾

  •  
❌