Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, A2 CNN raporton se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në një lokal...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, A2 CNN raporton se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në një lokal në lagjen "Banesa" në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një grup të rinjsh janë përfshirë fillimisht në një konflikt, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Nga të shtënat dyshohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe kamarieri i lokalit. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

1586 views


💾

Një breshër shkatërrues goditi ultësirën e Piacenzës në Itali këtë mëngjes, duke shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella. Mediat italiane raportojnë se ...

Një breshër shkatërrues goditi ultësirën e Piacenzës në Itali këtë mëngjes, duke shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella. Mediat italiane raportojnë se zonat më të prekura janë rreth Monticelli d'Ongina, ku ranë " kokrra breshri me madhësinë e kajsive”, duke goditur fushat me domate, misër dhe kultura të tjera. "Nuk ka qetësi në fusha", thekson Confagricoltura e Piacenzës, e cila ka filluar hartëzimin e dëmeve. Shoqata vëren se vetëm pak ditë më parë, zona e Piacenzës u godit nga vala e motit të keq që goditi më rëndë provincat e Modenës dhe Reggio Emilia. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

2389 views


💾

Bridge returned error 400! (20655)

400 Bad Request

This is usually caused by an incorrectly constructed http request.

https://developer.mozilla.org/en-US/docs/Web/HTTP/Status/400

Details

Type: HttpException
Code: 400
Message: https://www.tiktok.com/embed/@news24.al resulted in 400 Bad Request
File: lib/http.php
Line: 36

Trace

#0 index.php(73): RssBridge->main()
#1 lib/RssBridge.php(39): RssBridge->{closure}()
#2 lib/RssBridge.php(37): CacheMiddleware->__invoke()
#3 middlewares/CacheMiddleware.php(44): RssBridge->{closure}()
#4 lib/RssBridge.php(37): ExceptionMiddleware->__invoke()
#5 middlewares/ExceptionMiddleware.php(17): RssBridge->{closure}()
#6 lib/RssBridge.php(37): SecurityMiddleware->__invoke()
#7 middlewares/SecurityMiddleware.php(19): RssBridge->{closure}()
#8 lib/RssBridge.php(37): MaintenanceMiddleware->__invoke()
#9 middlewares/MaintenanceMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#10 lib/RssBridge.php(37): BasicAuthMiddleware->__invoke()
#11 middlewares/BasicAuthMiddleware.php(13): RssBridge->{closure}()
#12 lib/RssBridge.php(37): TokenAuthenticationMiddleware->__invoke()
#13 middlewares/TokenAuthenticationMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#14 lib/RssBridge.php(34): DisplayAction->__invoke()
#15 actions/DisplayAction.php(54): DisplayAction->createResponse()
#16 actions/DisplayAction.php(89): TikTokBridge->collectData()
#17 bridges/TikTokBridge.php(30): getSimpleHTMLDOMCached()
#18 lib/contents.php(215): getContents()
#19 lib/contents.php(106): HttpException::fromResponse()
#20 lib/http.php(36)

Context

Query: action=display&bridge=TikTokBridge&context=By user&username=news24.al&format=Atom
Version: 2025-06-03
OS: Linux
PHP: 8.2.32

Go back

VerifiedJoseph

Forcat e armatosura britanike kanë zhvilluar një stërvitje të NATO-s në Estoni, ku kanë simuluar goditje me dronë me rreze të gjatë veprimi drejt obje...

Forcat e armatosura britanike kanë zhvilluar një stërvitje të NATO-s në Estoni, ku kanë simuluar goditje me dronë me rreze të gjatë veprimi drejt objektivave në zonën e Shën Petersburgut, qyteti ku ka lindur presidenti rus Vladimir Putin. Sipas The Sun, ushtria britanike po intensifikon përgatitjet për skenarë të mundshëm përballjeje me Rusinë, duke testuar gjatë manovrave dronët e rinj raketorë Nyan. Këta dronë kanë një rreze veprimi prej afro 250 kilometrash dhe janë projektuar për të goditur objektiva strategjikë si depo karburanti, depo municionesh dhe qendra komanduese ushtarake. Stërvitja u zhvillua në bazën ushtarake të Tapës në Estoni, rreth 250 kilometra në vijë ajrore nga Shën Petersburgu. Në këtë rajon ndodhen edhe baza detare strategjike ruse e Kronstadtit dhe baza ajrore ushtarake e Levashovos. “Gjatë stërvitjes testuam nëse droni mund të fluturonte nga këtu deri në Shën Petersburg. Gjithçka varet nga mbrojtja ajrore dhe lufta elektronike e kundërshtarit, që do të përcaktonin mënyrën e manovrimit”, tha një ushtarak britanik, i cituar nga The Sun. Sipas raportimit, dronët Nyan do të zëvendësojnë një kompani tankesh Challenger 2, e cila ka qenë e dislokuar në Estoni gjatë dhjetë viteve të fundit, duke reflektuar ndryshimin e strategjisë ushtarake drejt përdorimit më të gjerë të sistemeve pa pilot. #voxnews #media #news @voxnews.al

61 views


💾

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas incidentit të gjuajtjes me vezë të deputetëve nga protestuesit para nisjes së seancës së sotme plenare. Në një vid...

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas incidentit të gjuajtjes me vezë të deputetëve nga protestuesit para nisjes së seancës së sotme plenare. Në një video mesazh në rrjetet sociale, Braçe e cilëson të papranueshëm dhe jashtë çdo të drejte themelore, sulmin fizik ndaj deputetëve. Sipas tij, askush nuk ka të drejtë të sulmojë fizikisht një tjetër, duke theksuar se veprime të tilla nuk mund të justifikohen në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut. Ai kritikoi edhe kryetaren e Komisionit të Kuvendit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, për justifikimin sipas tij për të legjitimuar akte të tilla, duke nënvizuar se në një shtet demokratik reagimi ndaj kujtdo që gabon bëhet përmes votës dhe drejtësisë, jo përmes dhunës. Sipas Braçes, sulmet fizike janë karakteristikë e sistemeve ku ekstremizmi i dhunshëm zëvendëson institucionet demokratike, ndërsa Shqipëria ka zgjedhur rrugën evropiane, ku dhuna konsiderohet krim dhe jo mjet politik. #voxnews #media #news #erionbrace

2019 views


💾

Dy persona humbën jetën, mes të cilëve një shqiptar, dhe një u plagos në një aksident të rëndë ditën e djeshme, në zonën Pastorano në Itali. Në akside...

Dy persona humbën jetën, mes të cilëve një shqiptar, dhe një u plagos në një aksident të rëndë ditën e djeshme, në zonën Pastorano në Itali. Në aksident u përfshinë një “Fiat Stilo” dhe një automjet komercial “Piaggio Porter”. Viktimat janë një italian 69-vjeçar dhe një shtetas shqiptar 42-vjeçar. Tragjedia ndodhi rreth orës 13:50 të së dielës, më 19 korrik. Pas përplasjes, të dy automjetet mbetën të palëvizshme në qendër të rrugës. Sipas një rindërtimi fillestar, Piaggio Porter hyri në rrugën shtetërore Appia nga një rrugë dytësore dhe u godit nga Fiat Stilo, i cili po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Një nga personat që ndodhej në Porter u nxor, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të bllokuar brenda automjeteve. Pavarësisht përpjekjeve, nuk mund të bëhej asgjë për dy shoferët Një person tjetër, gjithashtu shtetas shqiptar, që ishte pasagjer, u plagos rëndë dhe u dërgua në spitalin e Casertës. ANSA raporton se jeta e tij nuk është në rrezik. #voxnews #media #news @voxnews.al

1742 views


💾

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë një apel publik për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, duke paralajmë...

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë një apel publik për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, duke paralajmëruar masa të rrepta ndëshkimore për të gjithë ata drejtues mjetesh që bëhen shkak për bllokimin e trafikut. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i dikasterit të Brendshëm theksoi se sjelljet që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk do të tolerohen më. Sipas ministrit Lamallari, është e papranueshme që për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të disa individëve të vuajnë drejtuesit e tjerë të mjeteve të cilët zgjedhin të respektojnë normat qytetare dhe kodin rrugor. Ai nënvizoi se rregullat janë të barabarta dhe duhet të zbatohen nga të gjithë pa asnjë përjashtim apo dallim. Zgjerimi i teknologjisë së monitorimit në akset kombëtare Për të garantuar zbatimin e ligjit në terren, Policia e Shtetit po shfrytëzon mjete të avancuara të monitorimit nga ajri. Ministri bëri të ditur se krahas dronëve që janë tashmë në funksion, strukturave policore do t’u shtohet së shpejti edhe një rrjet i ri monitorimi teknologjik. Bëhet fjalë për kamerat inteligjente të sistemit Smart City, të cilat është planifikuar të vendosen përgjatë akseve kryesore kombëtare dhe rrugëve strategjike të vendit. “Dronëve të Policisë së Shtetit do t’u shtohen së shpejti edhe kamerat inteligjente të sistemit Smart City, të cilat do të vendosen në akset kombëtare”, thekson Lamallari. Ky investim synon të rrisë sigurinë rrugore dhe të mundësojë identifikimin e menjëhershëm të shkelësve, duke ua kaluar të dhënat patrullave më të afërta të policisë në terren për vendosjen e gjobave përkatëse. Autoritetet shprehen se ky mekanizëm i ri do të shërbejë si një mjet efikas për të parandaluar vonesat artificiale në trafik dhe për të kultivuar një sjellje më të përgjegjshme nga ana e përdoruesve të rrugës. #voxnews #media #news

3345 views


💾

Policia arrestoi një shtetas italian banues në zonën e Napolit, kundër të cilit ishte në pritje një kërkesë arresti me qëllim ekstradimi nga autoritet...

Policia arrestoi një shtetas italian banues në zonën e Napolit, kundër të cilit ishte në pritje një kërkesë arresti me qëllim ekstradimi nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Operacioni u krye nga oficerë të Zyrës së Komisionerit të Sigurisë Publike të Fondit, si pjesë e kontrolleve të individëve të pranishëm në mjediset e akomodimit. Prania e 34-vjeçarit u zbulua nëpërmjet një alarmi të lidhur me kontrollet e klientëve të hotelit. Raporti arriti në Sallën e Operacioneve dhe shkaktoi ndërhyrjen e policisë. Oficerët arritën menjëherë në hotelin e treguar dhe konfirmuan praninë aktuale të personit të kërkuar. I kërkuari u shoqërua më pas në zyrat e Stacionit të Policisë për kontrollet e zakonshme. Në stacionet e policisë u kryen verifikime mbi dokumentacionin e pranishëm në bazën e të dhënave të Interpolit. Hetimet e mëtejshme konfirmuan vlefshmërinë e masës kufizuese të lëshuar nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe Interpol Tirana dhe pritet ekstradimi i tij. Sipas autoriteteve gjyqësore shqiptare, 34-vjeçari akuzohet për shmangie të taksave në vlerë prej afërsisht 150,000 eurosh në lidhje me aktivitetet e tij të biznesit në Shqipëri. Ai drejtonte një fabrikë këpucësh. Për këto fakte, ndaj tij ishte lëshuar një masë paraprake për t’u ekzekutuar në Shqipëri, si pjesë e një procesi penal që është ende në pritje, informon media italiane. Pas arrestimit të tij, ai u dërgua në burgun Latina. Tani mbetet në dispozicion të Gjykatës së Apelit kompetente për procedurat e ekstradimit. Gjykata do të duhet ta vërë në fuqi urdhrin brenda 96 orëve dhe të vendosë për kërkesën për ekstradim të bërë nga autoritetet shqiptare. #voxnews #media #news

1155 views


💾

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të anës së rrugës, duke krijuar rrezik ...

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e makinave. Tymi i dendur dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve. Në drejtim të zonës janë nisur disa zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. #voxnews #media #news @voxnews.al

2600 views


💾

Përveç gjyqit për llogari të të cilit po mbahet në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të ketë një përballje të re me SPAK në Gjykatën e P...

Përveç gjyqit për llogari të të cilit po mbahet në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të ketë një përballje të re me SPAK në Gjykatën e Posaçme. Kjo gjykatë do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt për të nisur një hetim penal për “falsifikim dokumentesh” të bërë ndaj Nesti Angonit, personazhit anonim mbi një dokument të të cilit SPAK nisi hetim ndaj kryebashkiakut. Në thelbin e shqyrtimit është ankimi i Erion Veliajt kundër një vendimi të Prokurorisë së Tiranës për “mosfillim procedimi penal”. Prokuroria vendosi të mos niste hetim mbi kallëzimin e bërë nga Veliaj në Prokurorinë e kryeqytetit në prill 2026, ku kërkonte identifikimin e personit real që fshihet pas “Nesti Angonit”, me pretendimin se prej tij ishte falsifikuar një dokument. Po ashtu, Veliaj kërkonte të verifikohej se si ishte depozituar në SPAK apo administruar kallëzimi i Angonit. Nga ana e saj, Prokuroria e Tiranës ka verifikuar se Nesti Angoni nuk figuron në regjistrin e Gjendjes Civile. Përveç kësaj, ka arsyetuar se nuk ka tagër, kompetencë të kontrollojë hetimet e kryera nga SPAK dhe vërtetësinë e akteve të administruar prej saj në dosjen “Veliaj”. Ky vendim është ankimuar nga Veliaj në Gjykatën e Tiranës, e cila më 15 korrik ka vendosur shpalljen e moskompetencës, dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Aktualisht, dosja ndodhet në duart e gjyqtarit Erjon Çela, që në ditët në vijim të caktojë datën e parë të shqyrtimit të saj. #voxnews #media #news @voxnews.al

1748 views


💾

❌