Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një video shqetësuese e shpërndarë në rrjetet sociale po ngjall reagime të forta, pasi tregon momentin kur dy persona të veshur civil tentojnë të marr...

Një video shqetësuese e shpërndarë në rrjetet sociale po ngjall reagime të forta, pasi tregon momentin kur dy persona të veshur civil tentojnë të marrin me forcë një qytetar që kishte marrë pjesë në protestën e sotme para Kuvendit. Në pamje shihen dy civilë që e kapin qytetarin dhe përpiqen ta largojnë me forcë, pa u identifikuar dhe pa shfaqur asnjë dokument që të tregojë se përfaqësojnë një institucion shtetëror. Sipas personit që publikoi videon, tentativa nuk pati sukses dhe qytetari nuk u mor me vete. Pamjet kanë shkaktuar indinjatë në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kërkojnë sqarime mbi identitetin e personave të përfshirë dhe bazën ligjore të veprimeve të tyre. Videoja është një tjetër episod që vjen nga dita e tensionuar e protestës para Kuvendit, e shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit dhe ujit, si edhe shoqërime e arrestime.

36.8K views


💾

Tensionet para Kuvendit nuk janë ndalur as gjatë zhvillimit të seancës së fundit parlamentare të këtij sesioni. Pas përplasjeve me policinë, përdorimi...

Tensionet para Kuvendit nuk janë ndalur as gjatë zhvillimit të seancës së fundit parlamentare të këtij sesioni. Pas përplasjeve me policinë, përdorimit të ujit dhe gazit ndaj protestuesve, si edhe shoqërimeve të disa qytetarëve, revolta ka vijuar edhe ndaj automjeteve që hynë e dolën nga ambientet e Parlamentit. Në videon që mbërriti në redaksinë tonë shihet momenti kur një automjet del nga parkimi pranë Kuvendit dhe "bombardohet" me vezë nga protestuesit, mes thirrjeve kundër mazhorancës dhe klasës politike. Që prej orës 08:30, qindra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Parlamentit, në një protestë që u shoqërua me tensione të forta. Në disa momente protestuesit tentuan të afrohen pranë hyrjes së Kuvendit, ndërsa policia ndërhyri për t'i ndalur, duke përdorur ujë dhe gaz. Gjatë incidenteve pati edhe shoqërime e arrestime. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protesta nuk u shpërnda. Qytetarët vijuan të qëndrojnë pranë Kuvendit dhe të shprehin revoltën e tyre, ndërsa hedhja e vezëve ndaj automjeteve që dilnin nga godina u kthye në një nga momentet më të komentuara të ditës. Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe mbrëmjen e sotme, në orën 19:00, kur në Tiranë do të mbahet protesta e 54-t radhazi kundër klasës politike.

71.9K views


💾

Një banore e fshatit Vërdovë, në Bashkinë Pogradec, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar dy problematika që, sipas saj, prej jav...

Një banore e fshatit Vërdovë, në Bashkinë Pogradec, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar dy problematika që, sipas saj, prej javësh vijojnë të mbeten pa zgjidhje, pavarësisht se janë raportuar pranë institucioneve përgjegjëse. Sipas qytetares, Rruga e Minierës, ku ndodhet edhe Qendra Shëndetësore e fshatit, ka mbetur prej gati një muaji pa ndriçim publik, pasi shtyllat nuk funksionojnë. "I kam njoftuar edhe në komunë, edhe punonjësit që janë përgjegjës për mirëmbajtjen, por deri tani nuk është bërë asgjë. Na kanë thënë se nuk kanë llamba për t'i zëvendësuar," – shprehet ajo. Banorja tregon se mungesa e ndriçimit krijon pasiguri për të gjithë banorët, veçanërisht gjatë mbrëmjes, ndërsa thekson se në të njëjtën rrugë ndodhet edhe Qendra Shëndetësore, e cila frekuentohet çdo ditë nga qytetarët. Përveç ndriçimit, ajo ngre një tjetër shqetësim që lidhet me gjendjen e vetë Qendrës Shëndetësore. Sipas saj, shkallët dhe ballkoni i godinës janë të amortizuara, duke u kthyer në rrezik për pacientët, sidomos për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. "Më vjen keq kur shikoj të moshuarit dhe të sëmurët se si ngjiten në ato shkallë. Ka pasur edhe raste kur janë penguar. Kam pyetur infermieret dhe doktoreshën pse nuk rregullohen, por më kanë thënë se nuk ka fonde," – tregon qytetarja. Ajo kërkon që identiteti i saj të mbetet anonim, pasi nuk dëshiron të krijojë probleme në familje për shkak të denoncimit. JOQ Albania i bën thirrje Bashkisë Pogradec dhe institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë situatën në Rrugën e Minierës, në fshatin Vërdovë, dhe të ndërhyjnë për rikthimin e ndriçimit publik, si edhe për rehabilitimin e hyrjes së Qendrës Shëndetësore, në mënyrë që banorët të kenë kushte minimale sigurie.

26.3K views


💾

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Bregasit, në Bashkinë Finiq, ndërsa flakët po favorizohen nga terreni i vështirë dhe era e fortë q...

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Bregasit, në Bashkinë Finiq, ndërsa flakët po favorizohen nga terreni i vështirë dhe era e fortë që fryn në këtë zonë. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë dhe Delvinë, të cilat vijojnë punën në terren për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt zonave të tjera. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë bashkuar edhe banorë të fshatrave Vromero dhe Shelegar, të cilët po kontribuojnë me mjete rrethanore për të frenuar avancimin e zjarrit. Gjatë operacionit është lënduar një efektiv i shërbimit zjarrfikës, i cili ka përdredhur këmbën për shkak të terrenit të vështirë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe kanë transportuar zjarrfikësin deri te mjeti i urgjencës, ku ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

76.8K views


💾

Edhe pse protesta para Kuvendit vijon prej disa orësh dhe është shoqëruar me tensione e përplasje me forcat e policisë, një moment ndryshe është regji...

Edhe pse protesta para Kuvendit vijon prej disa orësh dhe është shoqëruar me tensione e përplasje me forcat e policisë, një moment ndryshe është regjistruar në fund të tubimit. Disa prej protestuesve kanë nisur të pastrojnë ambientet përreth Parlamentit, duke mbledhur mbeturinat e krijuara gjatë protestës. Në pamjet e siguruara nga vendngjarja shihen qytetarë me qese në duar, teksa mbledhin shishe plastike, letra dhe mbetje të tjera të shpërndara në trotuare dhe në rrugë. Mbeturinat ishin krijuar pas konsumimit të ushqimeve dhe pijeve gjatë protestës, por edhe si pasojë e tensioneve që shoqëruan tubimin, ku u hodhën sende të ndryshme në drejtim të forcave të policisë. Pas përfundimit të pastrimit, protestuesit i vendosën qeset me mbeturina përpara kordonit të efektivëve të Policisë së Shtetit, në një veprim simbolik që u pasqyrua edhe në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, situata para godinës së Kuvendit mbetet nën monitorimin e forcave të rendit, ndërsa protesta ka vijuar me thirrje dhe kërkesa drejtuar qeverisë.

21K views


💾

Një zjarr ka rënë këtë të enjte pranë pallateve të reja në Paskuqan, pasi banorë të zonës dyshohet se po digjnin mbeturina dhe shkurre. Si pasojë, fla...

Një zjarr ka rënë këtë të enjte pranë pallateve të reja në Paskuqan, pasi banorë të zonës dyshohet se po digjnin mbeturina dhe shkurre. Si pasojë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe përfshinë një sipërfaqe me bimësi. Për shkak të erës dhe temperaturave të larta, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonën përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave.

88.8K views


💾

Një zjarr i rënë në fshatin Romanat ka përfshirë dhe djegur ullinjtë e shumë banorëve. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur kur...

Një zjarr i rënë në fshatin Romanat ka përfshirë dhe djegur ullinjtë e shumë banorëve. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur kur një banor i zonës po digjte mbeturina, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në parcelat me ullinj. Banorët bëjnë me dije se zjarri dhe tymi vazhdojnë prej më shumë se një ore. Edhe pse në vendngjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës, sipas tyre ai është larguar, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shmangur dëme të tjera. Shkaqet e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.

126.3K views


💾

Banorët e lagjes “Kodër” në Sarandë denoncojnë se prej kohësh përballen me mungesë të vazhdueshme të furnizimit me ujë, ndërsa thonë se, pavarësisht a...

Banorët e lagjes “Kodër” në Sarandë denoncojnë se prej kohësh përballen me mungesë të vazhdueshme të furnizimit me ujë, ndërsa thonë se, pavarësisht ankesave të përsëritura, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse. Sipas një qytetareje që iu drejtua redaksisë, situata është bërë e papërballueshme dhe po përsëritet vazhdimisht, duke i detyruar banorët të gjejnë zgjidhje me forcat e tyre. “Jemi banorë të lagjes ‘Kodër’ në Sarandë dhe jemi pa ujë. Nuk dimë më si do të zgjidhet ky hall. Është e pamundur të jetojmë në këto kushte. Askush nuk na jep zgjidhje dhe askush nuk përgjigjet”, shprehet qytetarja. Ajo tregon se banorët e pallatit kanë kontribuar financiarisht për të siguruar depozita dhe pompa uji, në mënyrë që të furnizohen sa herë që rrjeti ndërpret furnizimin. Për më tepër, ata detyrohen të blejnë edhe autobote me ujë, ndërkohë që vijojnë të paguajnë rregullisht faturat e ujësjellësit. “Me iniciativën tonë kemi blerë depozita dhe pompa, ndërsa sa herë mbetemi pa ujë, paguajmë nga xhepi një bot me ujë. Ndërkohë, faturën e ujit jemi të detyruar ta paguajmë. Kjo nuk është as e drejtë dhe as normale”, thotë ajo. Sipas banorëve, uji që sigurohet me autobot nuk është i pijshëm dhe mund të përdoret vetëm për nevoja higjieno-sanitare. Ata shtojnë se, pasi qëndron disa ditë në depozita, uji fillon të krijojë myk, duke ngritur shqetësime edhe për sigurinë e tij. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për të garantuar furnizim të rregullt me ujë dhe për t'i dhënë fund një problematike që, sipas tyre, është kthyer në një shqetësim të përditshëm.

24.8K views


💾

Një përpjekje mbresëlënëse për shpëtimin e një maceje është filmuar nga kamerat, ku disa qytetarë krijuan një zinxhir njerëzor duke zbritur nga dritar...

Një përpjekje mbresëlënëse për shpëtimin e një maceje është filmuar nga kamerat, ku disa qytetarë krijuan një zinxhir njerëzor duke zbritur nga dritarja e një ndërtese për të shpëtuar kafshën që kishte mbetur e bllokuar mbi një tendë. Qytetarët u mobilizuan menjëherë dhe, duke formuar një varg me njëri-tjetrin nga dritarja e ndërtesës drejt poshtë, u përpoqën të arrinin macen që dyshohej se kishte mbetur e bllokuar në tendë. Ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdonte dhe të gjithë prisnin me ankth ajo që ndodhi ishte ndryshe pasi macja papritur arriti të ngjitej vetë me forcat e saj deri në katin e tretë të ndërtesës. Qytetarët që po ndiqnin momentin mbetën të habitur nga ajo që ndodhi. Pamjet e kësaj ngjarjeje u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe morën vëmendje të madhe.

28.9K views


💾

❌