Ajo ishte zhdukur që më 22 tetor 2025, pasi ishte parë në qendër të qytetit. Sot, më 15 janar, është gjetur trupi i pa jetë i shqiptares Floresha Prengu, 35 vjeçe, banore e Trentos 40 kilometra larg shtëpisë përgjatë lumit Adige. Trupi u njoh nga familjarët, të cilët deri në fund shpresuan për një përfundim tjetër. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime të rëndësishme, përfshirë emërimin e drejtoreshës së re të Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Në këtë detyrë është emëruar Marjeta Përlala. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
“Pres sqarime”, ka deklaruar Donald Trump duke iu referuar takimit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë mes sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, zëvendëspresidentit JD Vance dhe ministrit të Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen, si edhe përfaqësueses së Groenlandës, Vivian Motzfeld. Të dhënat e para mbi ecurinë e bisedimeve janë dhënë nga delegacioni europian gjatë një konference të ngarkuar për shtyp jashtë ambasadës së Danimarkës në Uashington. Sipas Rasmussenit, diskutimi ka qenë “i hapur dhe konstruktiv”, por palët mbeten të ndara sa i përket mënyrës se si mund të garantohet “siguria afatgjatë e Groenlandës”. Nga burime brenda delegacionit, megjithatë, kanë rrjedhur vlerësime më kritike: “takimi shkoi keq”, thuhet, ndërsa toni i Motzfeldit la të kuptohej vështirësia për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Tensionet gjeopolitike në Arktik po hyjnë në një fazë të re dhe të paparashikuar. Disa shtete europiane kanë vendosur të dërgojnë trupa ushtarake në Groenlandë, në përgjigje të kërkesës së Danimarkës dhe në një klimë gjithnjë e më të acaruar me Shtetet e Bashkuara. Kështu, Suedia, Norvegjia, Gjermania dhe Franca kanë nisur personel ushtarak për të forcuar praninë evropiane në ishullin arktik, raporton La Repubblica. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e fundit. Ndeshja e fundit në kampionatin Saudit, ku në një ndeshje përballë Al Bataeh ka tentuar të bëjë diçka për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja por pa sukses. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është përfshirë indirekt në një incident në Gjilan të Kosovës, ku shoqëruesi i tij është përleshur fizikisht me recepsionistin e një hoteli. Sipas mediave kosovare, Marku kishte shkuar në hotel bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa femra, për të siguruar dhoma të lira. Mungesa e dhomave të disponueshme çoi në një përleshje mes Gashit dhe recepsionistit, ku u hodhën dhe rrëzuan disa sende. Jozefin Marku nuk është përfshirë në përleshje, pasi gjatë incidentit dyshohet se ka qenë në veturë me dy shoqërueset femra. Policia e Kosovës po heton ngjarjen. Kujtojmë se Jozi u bë i njohur për publikun përmes formati “Big Brother VIP Albania”, ku në fund të rrugëtimit të tij televiziv kishte pasur një përplasje fizike me këngëtarin kosovar Gjesti. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Të shtunën, më 15 janar 2000, rreth mesditës, Zheljko Razhnatoviç (i njohur si Arkani), i shoqëruar nga dy truproja, doli nga ashensori dhe u drejtua për në hollin e Intercontinental në Beograd. Disa sekonda më vonë, Dobrosha Gavriç, një oficer policie me profesion, së bashku me Milan Gjurishiç dhe Dragan Nikoliç kaluan hyrjen e hotelit dhe ecën shpejt drejt Arkanit, siç njihej gjerësisht në të gjithë botën. Kur nxorën armët e tyre të sulmit, paraushtaraku famëkeq serb dhe dy truprojat e tij nuk patën kohë të reagonin dhe u shembën të vdekur. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Sipas njoftimit, parashihet që fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar të mbajë deklaratën përmbyllëse më 9 shkurt. Një ditë më pas, radha do të jetë e mbrojtësit të viktimave. Më 11 shkurt, deklaratën përmbyllëse është paraparë të bëjë ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Prej tre ditësh në Spitalin Onkologjik të Tiranës nuk kryhen radioterapia për rreth 100 pacientë në ditë, për shkak të prishjes së të dy acceleratoreve të vetëm njërin e ka dëmtuar dera e bunkErit, tjetrin problemi i funksionalitetit. Gazetari Osman Stafa raporton se kjo ka ndaluar protokollin e domosdoshëm trajtues për të sëmurët me kancer, duke i lënë pacientët në një pritje të pafundme dhe udhëtime të kota. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Policia ka arrestuar ditën e sotme një43-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte ndërtuar pa leje, një objekt dhe kishte nisur të ndërtonte, gjithashtu pa leje një tjetër. Ai gjithashtu kishte ndotur lumin e Tiranës, pasi shkarkonte aty, mbetjet nga punimet e ndërtimit. Policia po heton më shumë mbi rastin. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Është gjetur trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare dhe banuese në Trento, e cila ishte raportuar e zhdukur më 22 tetor. Lajmi i trishtë u konfirmua këtë të enjte, pasi familjarët kanë identifikuar trupin e saj. Sipas mediave italiane, trupi i Floresha Prengut është gjetur në fillim të kësaj jave, rreth 40 kilometra larg qytetit të Trentos. Pas verifikimeve, familja konfirmoi se bëhej fjalë për 35-vjeçaren, për të cilën për thuajse tre muaj kishte shpresë për një fund tjetër. Floresha, e martuar dhe nënë e dy vajzave të mitura, ishte larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit për të shkuar në punë, por nuk ishte kthyer më në shtëpi në orarin e zakonshëm. Alarmin për zhdukjen e saj e kishte dhënë bashkëshorti. Menjëherë pas zhdukjes, autoritetet italiane nisën kërkime intensive, ku u përfshinë zjarrfikësit, ekipe kërkim-shpëtimi, zhytës dhe helikopterë, si në zona malore ashtu edhe përgjatë lumit Adige. Për dy muaj me radhë, kërkimet vazhduan pa rezultat. Familjarë dhe të afërm kishin deklaruar se Floresha ishte shumë e lidhur me fëmijët e saj dhe se nuk kishte shfaqur asnjë shenjë shqetësimi. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet e vdekjes apo rrethanat e gjetjes së trupit. Rasti i saj ishte trajtuar edhe nga emisioni italian “Chi l’ha visto?”, i dedikuar personave të zhdukur. “Shpresuam deri në fund. Është një moment shumë i vështirë për të gjithë ne”, kanë deklaruar familjarët, duke falënderuar të gjithë ata që i mbështetën dhe shpërndanë apelin gjatë këtyre muajve. Stafi i JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të Floresha Prengut në këtë moment të dhimbshëm!
Një banor denoncon për JOQ gjendjen alarmante në fshatin Lojmë, në komunën Zapod të Kukësit, ku prej gati dy javësh banorët janë të izoluar totalisht për shkak të shembjeve masive të rrugës nga rrëshqitjet e dheut dhe rrebeshet. Siç shihet edhe nga pamjet, segmenti rrugor është bërë i pakalueshëm, duke e kthyer zonën në një rrezik të përhershëm për jetën e banorëve. Sipas denoncuesit, situata është tejet e rëndë, pasi nuk ka asnjë mundësi qarkullimi, as me mjete dhe as në këmbë. Në raste emergjente shëndetësore, banorët mbeten të braktisur, ndërsa frika është e madhe se një i sëmurë mund të humbasë jetën në shtëpi për shkak të mungesës së ndihmës. Izolimi i plotë ka paralizuar jetën normale të fshatit. Banorët shprehen të revoltuar ndaj Bashkisë Kukës dhe kryetarit Albert Halilaj, të cilët, sipas tyre, nuk ka marrë asnjë masë konkrete. Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe ndërhyrje urgjente, duke theksuar se po trajtohen me neglizhencë dhe harresë totale nga institucionet përgjegjëse.
Studimet shkencore kanë treguar se burrat ndihen më keq se gratë edhe në raste të temperaturës së lehtë trupore, si 37.2°C. Sipas ekspertëve, arsyeja lidhet me dallimet biologjike mes gjinive, konkretisht me kromozomet dhe hormonet seksuale. Sistemi imunitar i grave aktivizohet më shpejt dhe reagon më fuqishëm ndaj infeksioneve, falë hormonit estrogjen, i cili forcon mbrojtjen e organizmit dhe ndihmon në luftimin më të shpejtë të sëmundjeve. Në të kundërt, testosteroni tek burrat ngadalëson reagimin imunitar, duke i dhënë virusit më shumë kohë për t’u shumuar në trup. Sipas studiuesve, këto dallime biologjike ndikojnë edhe në mënyrën se si simptomat perceptohen dhe përjetohen nga individët. Burrat kanë më shumë gjasa të ndiejnë lodhje, dhimbje trupi dhe dobësi të përgjithshme edhe në fazat e hershme të një infeksioni, ndërsa gratë shpesh i përballojnë më lehtë këto shenja. Ekspertët theksojnë se këto rezultate janë të rëndësishme për mjekësinë dhe trajtimin e sëmundjeve infektive, pasi ndihmojnë në përshtatjen më të mirë të terapive sipas gjinisë. Studimi sugjeron se njohja e rolit të hormoneve dhe gjenetikës mund të çojë në strategji më efektive parandalimi dhe trajtimi në të ardhmen. Këto përfundime bazohen në studimin “Sex Differences in Immune Responses to Infectious Diseases: The Role of Genetics, Hormones, and Aging”, të publikuar në faqen e MDPI.
Vendimi i Gjykatës së Apelit për të lënë në “arrest shtëpie” tre të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço ka shkaktuar reagime të forta nga familja e viktimës. Babai i të riut, i revoltuar dhe i dëshpëruar, deklaroi publikisht se ky vendim përbën “lirimin” e autorëve dhe se drejtësia ka dështuar plotësisht, pas më shumë se tre vitesh pritje që nga qershori i vitit 2022. Në një deklaratë me tone të ashpra për mediat, ai shkoi edhe më tej duke kërcënuar hapur me vetgjyqësi. “Do t’i djeg me benzinë,” u shpreh babai i viktimës, duke reflektuar gjendjen e rëndë emocionale dhe zemërimin ekstrem ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi se i biri ishte i pafajshëm dhe se të dyshuarit janë persona të njohur për veprimtari kriminale, të cilët sipas tij janë mbrojtur padrejtësisht nga sistemi. Babai i Martin Çeços shtoi se djali i tij ishte kërcënuar para se të vritej dhe se nuk kishte asnjë lidhje me rrethanat që janë përmendur gjatë hetimeve. Sipas tij, ndonëse çështja ishte cilësuar si vepër penale e dënueshme me burgim të përjetshëm, sot të dyshuarit ndodhen jashtë qelive, ndërsa familja Çeço vazhdon të kërkojë drejtësi dhe zbardhje të plotë të vrasjes.
Një avion i kompanisë Turkish Airlines ka kryer një ulje emergjente në aeroportin El Prat të Barcelonës, pasi një pasagjer kishte krijuar një rrjet interneti pa tel gjatë fluturimit, emri i të cilit përmbante një kërcënim për bombë, bëri të ditur një zëdhënës i kompanisë ajrore. Sipas zëdhënësit të Turkish Airlines, Yahya Üstün, teksa fluturimi nga Stambolli po i afrohej destinacionit në Barcelonë, u konstatua se një pasagjer kishte hapur një pikë aksesi Wi-Fi në bord dhe kishte vendosur si emër të rrjetit një mesazh që përmbante kërcënim për bombë. Për pasojë, avioni u detyrua të kryente ulje emergjente. Garda Civile spanjolle njoftoi se kërcënimi nuk ka qenë real dhe se po vijojnë kontrollet përfundimtare në avion dhe ndaj pasagjerëve. Pasagjerët kanë zbritur vetë nga avioni dhe janë dërguar në një zonë të sigurt brenda aeroportit. Fluturimi TK1853 u nis nga Stambolli në orën 09:22, rreth 30 minuta me vonesë, dhe u ul në aeroportin El Prat në orën 10:57, gjithashtu me rreth 30 minuta vonesë. Autoritetet spanjolle theksuan se aeroporti i Barcelonës vijon të operojë normalisht, ndërsa incidenti është nën hetim.
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit më 13 janar është tashmë një manual i hapur se si nuk funksionon shteti. Një i paraburgosur me rrezikshmëri të lartë shoqërohet pa pranga, me dy policë në vend të katër, hyn në spital, qëllon efektivin dhe largohet qetësisht nga kati i tretë, sikur të ishte duke dalë për kafe. Pas arratisjes polici i goditur, i vetëm, me armën në një dorë dhe telefonin në dorën tjetër, del të kontrollojë sikur ka humbur delet, jo një kriminel. Dy ditë më pas, sot më 15 janar, i arratisuri mbetet i padukshëm, ndërsa institucionet vazhdojnë të flasin për angazhim maksimal, një shprehje që në Shqipëri zakonisht përkthehet, nuk kemi asnjë ide ku është. Shkarkime të shumta, por pa dobi për të gjetur dhe kapur të rrezikshmin e arratisur. Me pak fjalë, show mediatik që përkthehet në asgjë konkretisht. Drejtoria e Burgjeve, nën drejtimin e Klevis Qoses, garanton siguri vetëm në deklarata, ndërsa Policia e Shtetit, me në krye Ilir Prodën, duket se po luan lojën “ku u fsheh i arratisuri”. Ministria e Drejtësisë me drejtues Besfort Lamallari dhe Ministria e Brendshme me drejtuese Albana Koçiun, teorikisht përgjegjëse për këto struktura, shfaqen vetëm si dekor institucional, pa asnjë përgjegjësi reale. Protokollet ekzistojnë, por vetëm për t’u shkelur, zinxhiri i sigurisë ekziston, por vetëm për t’u këputur në hallkën e parë. Kryeministrit? Ndodhet në Abu Dhabi mes sheikëve, ndonëse në Shqipëri siguria ka marrë fund. Asnjë reagim, asnjë shkarkim të më të lartëve të zinxhirit institucional që lejuan që një kriminel të arratisej në mes të ditës, në sy të shtetit. Në fund, kemi një Altin Ndoci me rrezikshmëri të lartë që endet i lirë në vend, ose me e keqja dhe jashtë vendit dhe kemi një shtet që nuk arrin të ruajë një të paraburgosur në spital, por kërkon besim nga qytetarët. Një sistem drejtësie që funksionon si shfaqje teatrale dhe institucione që reagojnë vetëm pasi ndodh skandali. Ironia e hidhur është se i vetmi që e ka bërë “punën siç duhet” është i arratisuri, ndërsa shteti, edhe këtë herë, ka dështuar me sukses.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar sjelljen e papërgjegjshme të një shoferi në Unazën e Madhe. Ai ka treguar se drejtuesi i mjetit tip “Golf” i ka prerë rrugën në mënyrë të gabuar dhe rrezikshme. Qytetari thotë se denoncimin nuk e bën për të kërkuar ndërhyrjen e policisë apo për gjobë, por për të rritur ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe për të parandaluar gabime të tilla në rrugë. Ai thekson se siguria rrugore është përgjegjësi e të gjithëve dhe se këto sjellje duhet të shmangen për të garantuar qarkullim më të sigurt në kryeqytet. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje joq postoje pak te lutem Kjo makinë Golf më preu rrugën. Videon po e publikoj jo për t’i bërë thirrje policisë apo për gjobë, por vetëm për ndërgjegjësim, që këto gabime të mos përsëriten më në rrugë. Siguria është përgjegjësi e të gjithëve.
Zhvillime të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar në Durrës, ku Altin Ndoci u arrestua dhe më pas u dërgua për mjekim në spital. Hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime për një plan të mirëorganizuar arratisjeje, i cili dyshohet se ishte përgatitur prej kohësh. Sipas burimeve hetimore, nën verifikim janë vënë të gjithë personat që kanë zhvilluar takime me Ndocin në burgun e Durrësit gjatë gjashtë muajve të fundit. Dyshohet se disa prej këtyre kontakteve kanë pasur rol aktiv në organizimin e planit të arratisjes, ndaj autoritetet po thellojnë hetimet për të zbardhur të gjithë rrjetin e përfshirë. Në kuadër të hetimit, po analizohen edhe tabulatet telefonike të familjarëve dhe personave që e kanë vizituar në institucionin e vuajtjes së dënimit. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se arratisja ishte planifikuar në detaje, ndërsa shoqërimi drejt spitalit ishte kryer me masa sigurie më të ulëta se sa parashikon protokolli, fakt që po hetohet veçmas. Ndoci u shoqërua pa pranga në spital, nga 2 police të burgjeve, ndërsa protokolli e ka 4 persona ne shoqërim.
Banorët e rrugës “Prel Ivanaj” në Shëngjin kanë marrë fatin në duart e tyre duke shtuar vetë rrugën e fshatit pasi sipas tyre administrata e komunës nuk ka ofruar mbështetje të mjaftueshme. Duke kritikuar përdorimin e mjeteve komunale për nevoja personale të administratës, banorët shprehen se me forcat e tyre po ia dalin të bëjnë punë që s’u takojnë. Banorët theksojnë se nuk duan ndërhyrje selektive ose “servilizëm” nga autoritetet vetëm kur ka zgjedhje por punë dhe shërbime të pérhershme. Ky rast nxjerr në pah sfidat e banorëve që angazhohen vetë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe shpërfaq mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet lokale. Mesazhi i qytetarëve: Nje pershendetje shkon per administraten e komunes Shengjin nga rruga Prel Ivanaj .Ja kemi dal perher vete e nuk servilizohemi pa merak e mbani makinerite per punet e tuaja private. Mos harroni se sillen gjerat e mos na qoni servilat tuaja kur tkeni nevoj per hallet tuaja.Faliminderit e ne gezime.